2016-11-10

Ja tre kandidatët e mundshëm për sekretar të shtetit amerikan dhe çfarë kishin deklaruar ata për Kosovën



Nga Fitim Daka 

Rrjeti televiziv CNN ka publikuar listën e mundshme të sekretarëve të jashtëm të SHBA nën drejtimin e presidentit Donald Trump. Si emër i parë rënditet këshilltari i Bush, John Bolton (67), që për hirë së vërtetës nuk ka qenë dashamirës i Kosovës dhe pavarësisë së saj.




Në 6 shkurt 2008, kur përgatitej pavarësia e Kosovës, 67 vjeçari do shprehej:

“Shqiptarët e Kosovës dhe serbët duhet të dijnë që të mos kërkojnë aspiratat më të larta. Mendoj se pozicioni i SHBA dhe Evropës duhet të vendoset sipas negociatave mes dy palëve. Unë mendoj se Rusia duhet të ketë rol me aktiv,” tha ai që shprehu gjithashtu frikën se Kosova mund të bëhet strehe e ekstremizmit fetar. Këto deklarata ai i ka bërë për Zërin e Amerikës në zyrën e saj në Serbi, që me gjasë mund të kenë qenë me tendenca në atë kohë. Por administrata Bush në të cilën ai punonte si këshilltar, është mbështetëse e plotfuqishme e pavarësisë.

Image

Newt Gingrich (73)

Kandidati tjetër i mundshëm për sekretar të jashtëm është senatari Bob Corker (64) nga Tenesi, që ka vizituar Kosovën këtë vit dhe ka mbështetur aspiratat e saj.

“E di se disa qytetarë të Kosovës do të protestojnë nesër për të shprehur vizionin e tyre për të ardhmen e Kosovës, ata kanë çdo të drejtë që të protestojnë në mënyrë paqësore. Megjithatë, dallimet politike duhet të zgjidhen përmes debatit dhe jo dhunës. Dita e pavarësisë duhet të jetë ditë e gëzimit dhe asgjë më shumë. Shteti im ka qenë me ju që nga fillimi dhe ne ende jemi me ju sot. Unë gjindem këtu me shumë përfaqësues të kongresit dhe se prania jonë këtu paraqet lidhjen e fortë që kemi ndërmjet dy vendeve tona”, tha zoti Corker në vigjilje të pavarësisë së Kosovës, 2016.

Dhe si kandidati i tretë citohet të jetë Newt Gingrich (73), një kundërshtar i administratës Clinton-Al Gore në fund të shekullit të kaluar, që akuzonte se kishte punuar shumë pak për të luftuar ndikimin ruso-kinez në Evropë. Ai kandidoi në radhët e republikanëve për president në 2012, ku humbi përballë Mitt Romney

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...