Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/11/06

Studentët shqiptarë në Shkup i grisin diplomat e kolegjit të Fetah Gulenit, kundërshtarit të Erdoganit


Kohë më parë një grup i ish nxënësve të kolegjit Jahja Kemal kanë protestuar para objektit të këtij institucioni arsimor me grisjen e diplomave të tyre.
Kjo pas grusht shtetit që thonë se tentoi ta bëjë Fetullah Guleni, pronar i linjës së kolegjeve “Jahja Kemal” ndaj pushtetit turk, njofton portali nga Maqedonia Shenja, njofton Insajderi.

Muhamed Tahiri u bëri apel gjithë prindërve që të mos i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë kolegj, që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë që e kanë bërë ata.

“Si pasojë e ngjarjeve të mbrëmshme të organizuara nga grupi terrorist i Fetullah Gylenit, në territorin e Republikës së Turqisë, ne sot shprehim shqetësimin tonë të thellë ndaj këtij institucioni arsimor i cili është i dirigjuar po nga ky grupacion.”

“Fjala e fundit që ne duam tua përcjellim qytetarëve tanë është kjo. Ne dje gabuam, ju nesër mos gaboni. Andaj sot revoltën tonë do ta shprehim me grisjen e diplomave tona”, deklaroi Muhamed Tahiri, ish nxënës i kolegjit ” Jahja Kemal”.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...