Pasditën e vonë të së hënës përfundoi autopsia e trupit të aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur në rrethana ende të paqarta në qëlinë e paraburgimit në Prizren.
Gjatë ditës së djeshme autoritetet e Kosovës deklaruan se i ndjeri kishte ndërruar jetë pasi kishte konsumuar disa barna, pretendim i cili hodh poshtë sot pas autopsisë së trupit.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha hodhi poshtë faktin se në qëlinë e Deharit të ishin gjetur barna apo llojë të tjera medikamentesh, të cilët mund të kenë shkaktuar humbjen e jetës së tij, raporton Albeu.com.
Syla konfirmoi se shkaku i vdekjes së Deharit ishte mungesa e frymëmarrjes, ndërkohë që i janë gjetur edhe dy shenja në trup, një e gërvishtur në qafë dhe një tjetër tek kyçi i dorës.
“Si informacion i parë mund të thuhet se si pasojë e vdekjes së tani të ndjerit Astrit është asfiksia apo mos frymëmarrja dhe pengesat në frymëmarrje. Sigurisht që rezultati përfundimtar i kësaj ekspertize do të del së shpejti.
Do të informohet edhe i autorizuari i familjes dhe të gjithë me kohë do të informoheni. Po siguroj edhe këtë se prej ditës së parë kemi qenë mjaft transparent.
Kemi qenë mjaft të angazhuar ne si Prokurori e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovë, hetuesit , forenzikën dhe me ekspertët e mjekësisë ligjore. Prej ditës së parë kemi qenë të angazhuar dhe transparent dhe do të jemi deri në përfundimin e këtij procesi”., - tha Hoxha.
Hoxha tha se deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar për vdekjen e paqartë të Deharit.
“Hetimet janë duke u zhvilluar prej momentit kur kemi marr informacionin për këtë akt dhe për momentin ende nuk kemi të arrestuar as të dyshuar.
Mirëpo hetimet janë duke u zhvilluar. Shkakun duhet ta japë ekspertiza mjeko- ligjore. Nuk kemi informacione të tilla. Është bërë incizimi i vendit të ngjarjes në mënyrë më profesionale.
Nuk janë gjet barëra … Ka disa gërvishtje, një në qafë edhe një në byzylykun e dorës së majtë.
Kështu shkaqet po ju them përsëri , krejt janë egzaminu edhe këto gërvishtjet edhe gjitha tjera edhe në pjesë të brendshme të trupit dhe sigurisht do ta japin rezultatin pas raportit përfundimtar… Për momentin nuk kemi të dyshuar “. – përfundoi Hoxha.
Nisur nga nxitimi për ta shpallur si vetëvrasje kur ende nuk kishte një ekspertim, por edhe për vetë mënyrën se si ka ndërruar jetë Astrit Dehari, kjo duket një vdekje tejet e dyshimte nisur edhe nga fakti se vetëm dy vite më parë, atij i vdiq edhe vëllai tjetër, po në rrethana të paqarta, por që në versionin zyrtar të policisë u tha se ishte hedhur nga kati i gjashtë i banesës duke kryer vetëvrasje.
Vdekjet e dyshimta të vellezërve Dehari
Dy vite më parë, Astritet i vdiq vëllai, Arbënori. Sipas policisë, ai u vetëhodh nga kati i gjashtë i apartamentit ku jetonte në Prishtinë, vetëvrasja e cila u shoqërua me dyshime të mëdha për faktin se ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni që mund ta çonin në këtë akt.
Ashtu si edhe Astriti, edhe Arbënori ishte aktivist i Vetëvendosjes që nga formimi i saj, si anëtar i Sekretariatit për Media dhe Komunikim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Por familjarët dhe ata që kanë njohur Arbënorin asnjëherë nuk e kanë pranuar vetëvrasjes, pasi kanë deklaruar se Arbënori nuk ka patur asnjë arsye për të kryer atë akt.
Edhe vdekja e Astritot, vjen me shumë pikëpyetje. Edhe ai ndërroi jetë në mënyrë në tragjike, duke qenë i paraburgosur në burgun e Prizrenit.
Sipas policisë, ai kishte konsumuar ilaçe dhe kishte rënë në komë. Astriti ishte i paraburgosur si aktivist i Vetëvendosjes, pasi ishte njëri nga gjashtë të akuzuarit për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gusht të këtij viti.
Familja Dehari ka dyshimet e saj, duke bërë edhe një kërkesë për angazhimin e një eksperti të jashtëm për të marrë pjesë në autopsinë e djalit të tyre.
Për zbardhjen e vdekjes së Astritit aktualisht janë përfshirë Policia, Prokuroria dhe Mjekësia Ligjore e Kosovës ndërsa në rolin e mbikqyrësit do të marr pjesë edhe mjek ligjor nga Shqipëria.
Por pavarësisht kësaj, dyshimet nuk janë hequr as për vdekjen e Astritit e as të Arbënorit.
Avni Dehari lindi më 3 maj 1947, në fshatin Sllupçan të Likovës, Kumanovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme, gjimnazin, e mbaroi në Preshevë, kurse u diplomua në Fakultetin e Filologjisë – gjuhë dhe letërsi shqipe, në vitin 1974, në Prishtinë.
Nga viti 1981 deri më 1999, Dehari ka jetuar në Zvicër. Dehari ka qenë anëtar i LPK-së bashkë me gruan e tij, Xhemilen.
Avni Dehari me familjen e tij që nga viti 2001 jeton në Prishtinë.
Familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999, e kryefamiljari Avni Dehari është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, poet dhe ish-kryeredaktor në “Zëri i Kosovës”.
Deri më tash i ka botuar këta libra: poemën për fëmijë “Dielli”, me pseudonimin Agim Vardari, monografinë “Arif Seferi – në shërbim të popullit”, në bashkautorësi me Destan Hajdinin, përmbledhjen poetike për të rritur “Pas rrezes së diellit”, librin për fëmijë në prozë “Saja fluturuese”, përmbledhjen me poezi për fëmijë “Hëna në dritare”, “Kënga e Drerit Fjalëpak” “Flokëhapareshuri” dhe “Gjergji i Arberisë”. “Nxin e qesh natyra” është libri i tij i nëntë.
SA LARG E SA AFËR SHQIPËRIA
(Frymëzuar nga udhëtimi për në Kërçovë, ku më 14, 15 dhe 16. 11. 2014 u mbajt manifestimi poetik “Takime nën Rrap)
Nga Prishtina në Kërçovë
Ec e ec..
Krejt bota Shqipëri
E Shqipëria kurrkund!
Ec e ec nëpër Shqipëri,
Sa më afër Kërçovës,
Shqipëria më afër Diellit!
Ec e ec…
Sa më afër Shqipërisë,
Shqipëria përtej fanitjes!
Shqipëria
Nën zhgan bajlozësh
Mbrun diellin e së nesërmes
Shqipëria sa larg,
Shqipëria sa afër!
Shqipëria
Më shumë se një pëllëmbë tokë,
Shqipëria
Më shumë se gjeografi dhembjeje,
Më shumë se një e qarë nëne.
Shqipëria
Më afër se këmisha e trupit,
E dashuruar në jetën tonë,
E dashuruar në tonën vdekje.
Shqipëria
Pjek dashurinë
E ne te këmbët e saj
Këndojmë baladën e Gjergj Elezit
E Motra të nesërmen qëndis në gjergjef.
Çamëri, dhembja ime
Çdo mbrëmje vdesim,
Nga plagët e tua,
Çdo mëngjes lindim
Me mallin për ty,
Çamëri!
Midis stuhish,
Në udhëkryq të takova,
Çarlat e gjoksit tënd
Ma vranë shikimin,
Memec mbeta,
E baladën e Mollës së Kuqe
Në vargun e përgjakur ta fsheha!
Vajtoret
Flokëthinjura,
Faqeçjerra,
Mbi kurmin tënd,
Një grusht dhe në cep shamie,
Natë e ditë ta bëjnë gjëmën!
Buzëplasura, Çamëri,
S’paska varg që t’i numëron plagët!
Ku të gjej atë varg që t’i mëlcon dhembjet!
Në balljen ngjyrë deti,
Në jelekun fletë shqiponje,
Në palë fustanelle,
Palë flamuri,
Mallkimi,
Mallkthimi,
Lëmashk të kanë zënë!
Çamëri,
Dhembja ime,
Altar t’u bëfsha
Për nusërimin tënd,
Përkrah Tesprotit
Në amfiteatrin e Dodonës.
Vetëm atëherë Çamëri,
Në qiell e në tokë,
Diellit pellazg do t’i falem
Për tri ditët e afshit të zemrës,
Për të cilat kemi rënë në cikna dimrash
Dhe jemi ngritur në bulim pranverash.
Atëherë, Çamëri,
Ditën e parë,
Si marsi trillan në legjendë,
Zervën do ta nguros me gjithë lukuni,
Ditën e dytë,
Me nimfat do të lahem në Thyamis,
Që ditën e tretë
Në buzëqeshjen tënde të trëndafiltë
Të vdesim e të lindim
Pa plagët e tua, pa mallin për ty!
Prishtinë, 28 nëntor 2013
Mall përvëlues
Riti i fisit tim
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Në dhe të huaj,
Në afshin tënd u poqa,
U përcëllova,
Gati u treta,
Vendi im, oqean malli!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Rrezja e diellit tënd,
Agimeve të trëndafilta,
Nuk ma puthi ballin,
Vendi im liqen lotësh!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Pa gurgullimën e krojeve të tua,
Shekuj m’u bënë,
Vendi im,
Ujëvarë bjeshke!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Në dhe të huaj,
Butësinë e ograjave,
Më kot ta kërkova,
Vendi im,
Ëndërr fëmijërie!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Mezi i plaka
Pa urimin “Tungjatjeta!”
Rit i fisit itm,
Vendi im,
Gurrë jete!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Pa cicërimën e ëmbël
Të zogjve pranverorë,
Vendi im,
Vetull ylberi!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Në dhe të huaj,
Pa mugullimin e marsit,
Dehje për kthim,
Etje për lirinë e shumëpritur!
Vendi im krahëhapur,
Vendi im prehërngrohtë,
Shekujt nuk më dalkan,
Ta shuaj mallin përvëlues
Në gjirin tënd magjepsës!
Amaneti i shokëve
(Dëshmorëve: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka)
Të dashuruar pas rrezes së diellit,
Në udhën e rrahur ndër shekuj,
Ranë shokët tanë,
Vdekjen me vdekje e mundën,
Ditë e natë pranë nesh qëndrojnë
Si yj që nuk shuhen kurrë.
Nderim e lavdi
Ata paçin përjetë,
Se amanet na i lanë:
Gjakun,
Kurrë të mos na ndalet hovi rinor,
Gjuhën,
Zemrat të na i zbutë e të na i forcojë,
Sytë,
Horizonteve ta hedhim vështrimin,
Këmbët,
Hapin ta kemi të gatshëm për marshim,
Grushtin,
Shtrigat t’i shkallmojmë,
Krahët,
Agimet e kuqërremta t’i përqafojmë,
Zemrat, oh zemrat,
Kambanë për ditën e madhe.
Heu, kush shkel mbi gjakun e tyre,
Dritë e diellit e verboftë,
Mallkimi i tokës nënë e zëntë!
********
Reuters shkruan rreth marshit protestues për Astrit DeharinKryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha hodhi poshtë faktin se në qëlinë e Deharit të ishin gjetur barna apo llojë të tjera medikamentesh, të cilët mund të kenë shkaktuar humbjen e jetës së tij, raporton Albeu.com.
Syla konfirmoi se shkaku i vdekjes së Deharit ishte mungesa e frymëmarrjes, ndërkohë që i janë gjetur edhe dy shenja në trup, një e gërvishtur në qafë dhe një tjetër tek kyçi i dorës.
“Si informacion i parë mund të thuhet se si pasojë e vdekjes së tani të ndjerit Astrit është asfiksia apo mos frymëmarrja dhe pengesat në frymëmarrje. Sigurisht që rezultati përfundimtar i kësaj ekspertize do të del së shpejti.
Do të informohet edhe i autorizuari i familjes dhe të gjithë me kohë do të informoheni. Po siguroj edhe këtë se prej ditës së parë kemi qenë mjaft transparent.
Kemi qenë mjaft të angazhuar ne si Prokurori e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovë, hetuesit , forenzikën dhe me ekspertët e mjekësisë ligjore. Prej ditës së parë kemi qenë të angazhuar dhe transparent dhe do të jemi deri në përfundimin e këtij procesi”., - tha Hoxha.
“Hetimet janë duke u zhvilluar prej momentit kur kemi marr informacionin për këtë akt dhe për momentin ende nuk kemi të arrestuar as të dyshuar.
Mirëpo hetimet janë duke u zhvilluar. Shkakun duhet ta japë ekspertiza mjeko- ligjore. Nuk kemi informacione të tilla. Është bërë incizimi i vendit të ngjarjes në mënyrë më profesionale.
Nuk janë gjet barëra … Ka disa gërvishtje, një në qafë edhe një në byzylykun e dorës së majtë.
Kështu shkaqet po ju them përsëri , krejt janë egzaminu edhe këto gërvishtjet edhe gjitha tjera edhe në pjesë të brendshme të trupit dhe sigurisht do ta japin rezultatin pas raportit përfundimtar… Për momentin nuk kemi të dyshuar “. – përfundoi Hoxha.
Vdekjet e dyshimta të vellezërve Dehari
Dy vite më parë, Astritet i vdiq vëllai, Arbënori. Sipas policisë, ai u vetëhodh nga kati i gjashtë i apartamentit ku jetonte në Prishtinë, vetëvrasja e cila u shoqërua me dyshime të mëdha për faktin se ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni që mund ta çonin në këtë akt.
Ashtu si edhe Astriti, edhe Arbënori ishte aktivist i Vetëvendosjes që nga formimi i saj, si anëtar i Sekretariatit për Media dhe Komunikim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Por familjarët dhe ata që kanë njohur Arbënorin asnjëherë nuk e kanë pranuar vetëvrasjes, pasi kanë deklaruar se Arbënori nuk ka patur asnjë arsye për të kryer atë akt.
Sipas policisë, ai kishte konsumuar ilaçe dhe kishte rënë në komë. Astriti ishte i paraburgosur si aktivist i Vetëvendosjes, pasi ishte njëri nga gjashtë të akuzuarit për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gusht të këtij viti.
Familja Dehari ka dyshimet e saj, duke bërë edhe një kërkesë për angazhimin e një eksperti të jashtëm për të marrë pjesë në autopsinë e djalit të tyre.
Për zbardhjen e vdekjes së Astritit aktualisht janë përfshirë Policia, Prokuroria dhe Mjekësia Ligjore e Kosovës ndërsa në rolin e mbikqyrësit do të marr pjesë edhe mjek ligjor nga Shqipëria.
Por pavarësisht kësaj, dyshimet nuk janë hequr as për vdekjen e Astritit e as të Arbënorit.
Kush është Avni Dehari, babai i Astrit dhe Arbënor Deharit?
Avni Dehari lindi më 3 maj 1947, në fshatin Sllupçan të Likovës, Kumanovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme, gjimnazin, e mbaroi në Preshevë, kurse u diplomua në Fakultetin e Filologjisë – gjuhë dhe letërsi shqipe, në vitin 1974, në Prishtinë.
Nga viti 1981 deri më 1999, Dehari ka jetuar në Zvicër. Dehari ka qenë anëtar i LPK-së bashkë me gruan e tij, Xhemilen.
Avni Dehari me familjen e tij që nga viti 2001 jeton në Prishtinë.
Familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999, e kryefamiljari Avni Dehari është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, poet dhe ish-kryeredaktor në “Zëri i Kosovës”.
Deri më tash i ka botuar këta libra: poemën për fëmijë “Dielli”, me pseudonimin Agim Vardari, monografinë “Arif Seferi – në shërbim të popullit”, në bashkautorësi me Destan Hajdinin, përmbledhjen poetike për të rritur “Pas rrezes së diellit”, librin për fëmijë në prozë “Saja fluturuese”, përmbledhjen me poezi për fëmijë “Hëna në dritare”, “Kënga e Drerit Fjalëpak” “Flokëhapareshuri” dhe “Gjergji i Arberisë”. “Nxin e qesh natyra” është libri i tij i nëntë.
SA LARG E SA AFËR SHQIPËRIA
(Frymëzuar nga udhëtimi për në Kërçovë, ku më 14, 15 dhe 16. 11. 2014 u mbajt manifestimi poetik “Takime nën Rrap)
Nga Prishtina në Kërçovë
Ec e ec..
Krejt bota Shqipëri
E Shqipëria kurrkund!
Ec e ec nëpër Shqipëri,
Sa më afër Kërçovës,
Shqipëria më afër Diellit!
Ec e ec…
Sa më afër Shqipërisë,
Shqipëria përtej fanitjes!
Shqipëria
Nën zhgan bajlozësh
Mbrun diellin e së nesërmes
Shqipëria sa larg,
Shqipëria sa afër!
Shqipëria
Më shumë se një pëllëmbë tokë,
Shqipëria
Më shumë se gjeografi dhembjeje,
Më shumë se një e qarë nëne.
Shqipëria
Më afër se këmisha e trupit,
E dashuruar në jetën tonë,
E dashuruar në tonën vdekje.
Shqipëria
Pjek dashurinë
E ne te këmbët e saj
Këndojmë baladën e Gjergj Elezit
E Motra të nesërmen qëndis në gjergjef.
Çamëri, dhembja ime
Çdo mbrëmje vdesim,
Nga plagët e tua,
Çdo mëngjes lindim
Me mallin për ty,
Çamëri!
Midis stuhish,
Në udhëkryq të takova,
Çarlat e gjoksit tënd
Ma vranë shikimin,
Memec mbeta,
E baladën e Mollës së Kuqe
Në vargun e përgjakur ta fsheha!
Vajtoret
Flokëthinjura,
Faqeçjerra,
Mbi kurmin tënd,
Një grusht dhe në cep shamie,
Natë e ditë ta bëjnë gjëmën!
Buzëplasura, Çamëri,
S’paska varg që t’i numëron plagët!
Ku të gjej atë varg që t’i mëlcon dhembjet!
Në balljen ngjyrë deti,
Në jelekun fletë shqiponje,
Në palë fustanelle,
Palë flamuri,
Mallkimi,
Mallkthimi,
Lëmashk të kanë zënë!
Çamëri,
Dhembja ime,
Altar t’u bëfsha
Për nusërimin tënd,
Përkrah Tesprotit
Në amfiteatrin e Dodonës.
Vetëm atëherë Çamëri,
Në qiell e në tokë,
Diellit pellazg do t’i falem
Për tri ditët e afshit të zemrës,
Për të cilat kemi rënë në cikna dimrash
Dhe jemi ngritur në bulim pranverash.
Atëherë, Çamëri,
Ditën e parë,
Si marsi trillan në legjendë,
Zervën do ta nguros me gjithë lukuni,
Ditën e dytë,
Me nimfat do të lahem në Thyamis,
Që ditën e tretë
Në buzëqeshjen tënde të trëndafiltë
Të vdesim e të lindim
Pa plagët e tua, pa mallin për ty!
Prishtinë, 28 nëntor 2013
Mall përvëlues
Riti i fisit tim
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Në dhe të huaj,
Në afshin tënd u poqa,
U përcëllova,
Gati u treta,
Vendi im, oqean malli!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Rrezja e diellit tënd,
Agimeve të trëndafilta,
Nuk ma puthi ballin,
Vendi im liqen lotësh!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Pa gurgullimën e krojeve të tua,
Shekuj m’u bënë,
Vendi im,
Ujëvarë bjeshke!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Në dhe të huaj,
Butësinë e ograjave,
Më kot ta kërkova,
Vendi im,
Ëndërr fëmijërie!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Mezi i plaka
Pa urimin “Tungjatjeta!”
Rit i fisit itm,
Vendi im,
Gurrë jete!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Pa cicërimën e ëmbël
Të zogjve pranverorë,
Vendi im,
Vetull ylberi!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Në dhe të huaj,
Pa mugullimin e marsit,
Dehje për kthim,
Etje për lirinë e shumëpritur!
Vendi im krahëhapur,
Vendi im prehërngrohtë,
Shekujt nuk më dalkan,
Ta shuaj mallin përvëlues
Në gjirin tënd magjepsës!
Amaneti i shokëve
(Dëshmorëve: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka)
Të dashuruar pas rrezes së diellit,
Në udhën e rrahur ndër shekuj,
Ranë shokët tanë,
Vdekjen me vdekje e mundën,
Ditë e natë pranë nesh qëndrojnë
Si yj që nuk shuhen kurrë.
Nderim e lavdi
Ata paçin përjetë,
Se amanet na i lanë:
Gjakun,
Kurrë të mos na ndalet hovi rinor,
Gjuhën,
Zemrat të na i zbutë e të na i forcojë,
Sytë,
Horizonteve ta hedhim vështrimin,
Këmbët,
Hapin ta kemi të gatshëm për marshim,
Grushtin,
Shtrigat t’i shkallmojmë,
Krahët,
Agimet e kuqërremta t’i përqafojmë,
Zemrat, oh zemrat,
Kambanë për ditën e madhe.
Heu, kush shkel mbi gjakun e tyre,
Dritë e diellit e verboftë,
Mallkimi i tokës nënë e zëntë!
********
Agjencia britanike e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një shkrim marshit protestues të organizuar sot për Astrit Deharin i cili vdiq në rrethana të paqarta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Në shkrim mes tjerash theksohet se me mijëra mbështetës të opozitës të Kosovës marshuan nëpër Prishtinë të martën duke fajësuar qeverinë për vdekjen e aktivistit të burgosur të dyshuar për përfshirje në një sulm me granatë në ndërtesën e parlamentit.
“Sulmi ndodhi kur parlamenti ishte në prag të votimit të marrëveshjes kufitare me Malin e Zi, një parakusht për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe udhëtimin pa viza. Vetëvendosje, partia më e madhe opozitare, kundërshtoi marrëveshjen.
Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij të shtunën dhe autoritetet po e hetojnë rastin.
Partia e tij dyshon se ai u vra dhe fajëson qeverinë për mossigurimin e sigurisë së mjaftueshme në burg.
“Tension ka qenë në rritje gjatë vitit të kaluar në mes të partive politike. Deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës brenda parlamentit disa herë për të protestuar kundër një marrëveshje me Serbinë që i jep serbëve më shumë autonomi për zonat e banura me serb dhe marrëveshjen kufitare me Malin e Zi”.
“Mbështetësit e opozitës u përleshën me policinë disa herë gjatë të njëjtës periudhë”.
Partitë opozitare kundërshtojnë marrëveshjen kufitare, e cila ende nuk është miratuar nga Kuvendi , duke thënë se përmes saj Kosova po do t`ia falë 8000 hektarë tokëMal të Zi, përfundon artikulli i Reuters.
**********
Avni Dehari kërkoi drejtësi për Astritin një ditë para vdekjes, dëgjoni deklaratën e tij
Një ditë para të merrte vesh lajmin për vdekjen e djalit të tij, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, babai Avni Dehari, kishte kërkuar drejtësi për të burgosurit.
Babai i Astritit, Avni Dehari kishte thënë se djali i tij padrejtësisht po mbahej në burg dhe shtoi se shumë shpejt aty ku është djali i tij do të gjenden pushtetarët që po e dëmtojnë të ardhmen e këtij vendi përmes padrejtësive të ndryshme.
Dehari kishte deklaruar se ky pushtet dhe kjo Qeveri që burgos njerëzit e tij dhe monton procese i ka ditët e numëruara.
Hetuesit gjejnë ditarin me 63 faqe të Astrit Deharit
Burime të Indeks brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se hetuesit lexojnë dhe analizojnë çdo pjesë të ditarit të Astrit Deharit i cili është shkruar gjatë kohës së paraburgimit.
I njëjti burim ka treguar se sipas informacioneve të siguruara, javën e kaluar Astrit Dehari është vizituar nga familjarët e tij disa herë, por gjithmonë ata kanë qenë të shoqëruar nga një përfaqësues i Vetëvendosjes.
Floripress:Flori Bruqi