Sipas babit të Astritit, Avni Dehari, familja e tij nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës të këtij pushteti, të cilin ata e quajnë një pushtet vrastar.
“Dje, zyra e të ashtuquajturit President i Kosovës, përmes një postieri personal, ka bërë përpjekje t'i lë në dorë prindërve të Astrit Deharit një letër të mbyllur. Prindërit e Astritit e kanë refuzuar pranimin e kësaj letre, pa e hapur fare, pasi janë njoftuar nga kush është dërguar kjo letër. Familja Dehari me këtë rast deklaron se nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës të institucioneve më të larta të këtij pushteti vrastar, apo vartësve dhe zbatuesve të politikave të këtyre pushtetarëve”, thuhet në komunikatën e Familjes Dehari