Pas zgjedhjes së Donald Trump për shef të Shtëpisë së Bardhë, ka filluar të shtrohet pyetja se cilët njerëz do t’i vendosë ai në pozitat kryesore shtetërore.
Rudy Guiliani
Medie të huaja thonë se ish prefekti i New Yorkut Rudy Guiliani mund ta marrë vendin e Prokurorit Shtetëror e shef i Kabinetit të Donald Trumpit përmendet emri i Reince Priebus, kryetar aktual i Komitetit Kombëtar Republikan.
Reince Priebus
Ende nuk dihet se kush do të jetë Sekretar i Shtetit, përkatësisht shef i diplomacisë.
Për këtë post përmenden emrat e katër kandidatëve të mundshëm, e më së shumte shanse aktualisht ka një grua, Paula Dobriansky.
Paula Dobriansky
Dobriansky njihet si eksperte e politikës së jashtme, ka pasur rol kryesor si diplomate dhe kreatore e politikës në administratat e pesë presidentëve amerikanë, qoftë demokratë, qoftë republikanë. Është eksperte për Europën Lindore dhe njohëse e madhe e Ballkanit, e ish - Bashkimit Sovjetik si dhe është eksperte për çështje politiko – ushtarake. Ka qenë nënsekretare shteti për Demokraci dhe çështje globale në vitet 2001 e 2009.
Newt Gingrich
Pos kësaj, tash për tash kandidat jozyrtar për Sekretar Shteti janë edhe Newt Gingrich,bashkëpunëtor kryesor i Trumpit gjatë fushatës, pastaj kryetari aktual i Komitetit të Senatit për Punë të Jashtme Bob Corker dhe ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara John Bolton.
Bob Corker
John Bolton Michael Flyn
Forrest Lucas
******
Mundësitë që të ndodhë janë thuajse zero (për të mos thënë zero fare), por sërish New York Post thotë se ka një rrugë (mision i pamundur) sesi në vend të Trump, detyrën më 20 janar ta marrë Hillary Clinton.
Sipas sistemit elektoral amerikan, amerikanët vetë nuk votojnë drejtpërdrejtë për Presidentin e tyre të ardhshëm, por për përfaqësuesit e Kolegjit Elektoral. Pikërisht këta të fundit mblidhen dhe zgjedhin kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Në këto zgjedhje, Donald Trump ka siguruar 290 përfaqësues në këtë Kolegj, ndërsa Hillary Clinton, ndonëse mori rreth 200 mijë vota popullore më shumë, siguroi vetëm 228 përfaqësues.
Pikërisht në këtë Kolegj varet shpresa e fundit e demokratëve. Mbështetësit më të zjarrtë të Hillary Clinton nuk duan të pranojnë humbjen, ashtu siç bëri vetë kandidatja demokrate. Tashmë ata shpresojnë që një pjesë e 290 përfaqësuesve që morën votën popullore në emër të Donald Trump, ta injorojnë atë dhe të zgjedhin Hillaryn.
Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në të shkuarën, por New York Post, përcjell TCh, thotë se kur të mblidhet më 9 dhjetor, nuk ka asnjë pengesë ligjore, as kushtetuese që një përfaqësues i Kolegjit të ndryshojë mendim dhe të mbështesë një tjetër emër nga ai për të cilin ka bërë fushatë.
********
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë se si kryeministër i Serbisë në vitin 2013 kishte folur me
Donald Trumpin për investime të tij në Serbi
Ivica Daçiq është i bindur se kryetari i sapozgjedhur amerikan Donald Trump do ta vizitojë Serbinë.
"Ai e ka dërguar shumë shpejt ekipin vet për të hulumtuar lokacionin për ndërtim të hotelit, por atëbotë nuk ka qenë i gatshëm as ekipi dhe as lokacioni. Keq që nuk ndërtoi hotel në Beograd, sepse tani do të kishim shumë përparësi”, citon ”Blic” të ketë thënë Ivica Daçiq.