2016-11-06

LETËR PUBLIKE PËR PROF.QAZIM BERISHËN ....


I dashuri miku im Prof.Qazim Berisha!

Profesor Qazim Berisha është shkrimtar, poet dhe publicist që karakterizohet nder shkrimtarët e veçante në letrat e sotme shqipe.

Është i veçantë për guximin e tij që para dhe pas luftës,Lirisë- futet edhe në ato tema që ishin tabu gjerë me tashti.

Asnjëherë i sfiduar edhe kur ishte i goditur në kohën e egër të monizmit jugosllavë, s 'do të jetë i sfiduar edhe tashti nga persona të caktuar që ia kanë zilinë.

Qazim Berisha nuk do të mund të sfidohej kurrë, se ka ne dorë një armë të fortë:

Ka lapësin që shkruan kuq e zi.

Themë troq Ishqë kur shkruante dhe krijonte libra professor Qazim Berisha, shkrimtarët kishin frikë ti përmendnin dëshmorët,e le që të shkruhej për ta.

Isha dëshmitar i kohës vetë unë,kur para lufte ju bëra redaktor dhe Editor (FLOMED-Prishtinë) i librave të Qazimit tone të madh kur ai i botojë për dëshmorët e rënë të paraluftës,si dhe për ushtarët e vrarë nga dora gjakatare e ish ushtarakëve në Armaten Jugosllave(JNA).

Kur Qazim Berisha shkruante libra dhe fejtone në gazetën “Fjala jonë”, asnjë revistë tjetër ,si dhe Shtëpi botuese nug guxonte ti botonte librat e tij për ushtarët dhe dëshmorët e rënë(ishte kjo kohë e paraluftës kur satrapi Sllobodan Millosheviq,bënte kërdinë në ish Republikat Jugosllave).

Është më se e arsyeshme dëshira dhe kërkesa e gjeneratave të reja për të ditur dhe për të mësuar sa më shumë për jetën dhe veprën e simboleve të qëndresës kombëtare, dëshmorëve dhe heronjve të kombit.

Aq më tepër kjo dëshirë merr vlera dhe bëhet imperativ i kohës, sidomos sot, kur vlerat tona kombëtare, fitorja e lavdishme e UÇK-së, si dhe gjaku i dëshmorëve, janë vënë në rrezik nga klasa kolaboracioniste, nga ata që dje jo vetëm ishin kundër luftës çlirimtare, por edhe e penguan dhe sabotuan zhvillimin e saj në të gjitha format dhe me të gjitha forcat.

Derisa heronjtë e vërtetë injorohen, në anën tjetër edhe tradhtarët shpallen heronj dhe në anën tjetër injorohet Adem Jashari dhe heronjtë tjerë të kombit, dhe po përgatiten dosjet për denoncimin e luftëtarëve të UÇK-së dhe dërgohen në Gjykatën e Hagës.

E dihet se heronjtë dhe dëshmorët, me shembullin e tyre, duhet të bëhen simbol frymëzimi, shembuj të lartë vetëmohimi dhe edukimi të brezit të ri.

Prandaj, edhe librat tuaj që lexuesi shqiptar I ka në dorë, del në dritë me këtë qëllim fisnik, sepse porosia e madhe e dëshmorëve dhe gjakut të derdhur me shekuj ende nuk është çuar në vend.

Trojet e robëruara shqiptare ende nuk janë çliruar tërësisht dhe po përpëliten në udhëkryq.

Fati i tyre vazhdon të jetë i lidhur në rezoluta (si 1244) të padefinuara, të cilat pengojnë pavarësinë e plotë dhe bashkimin kombëtar.

Të urojë shëndet,mbarësi dhe shumë suksese miku im i penës dhe dijës!

Sinqerisht ,

Flori Bruqi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...