Familja e të ndjerit, Astrit Dehari, ka njoftuar se sot nuk do të bëhet varrimi i djalit të tyre, i cili vdiq derisa ishte duke shkuar nga burgu i Prizrenit për në spital
“Ju informojmë se varrimi i Astrit Dehari djalit te Avni Dehari NUK bëhet sot (e diel) Për më shumë ju informojmë më vonë”, thuhet në njoftimin e Familjes Dehari.
Astrit Dehari ka ndërruar jetë të shtunën dhe ishte duke u mbajtur në paraburgim prej 67 ditësh nën dyshimin se ishte i përfshirë në një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.
Partia e Visar Ymerit, Vetëvendosje, ka kërkuar përgjegjësi nga Shteti për vdekjen e aktivistit të tyre derisa institucionet shtetërore kanë kërkuar zbardhjen sa më të shpejt të kësaj ngjarjeje.
Madje, familjarët e Deharit kanë kërkuar që gjatë autopsisë të ketë edhe mjekë të pavarur për të zbardhur të vërtetën lidhur me vdekjen e Astritit.
Deri më tash, zyrtarët e Policisë, Prokurorisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë thënë se Astrit Dehari vdiq në rrethana ende të pasqaruara.
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje do të ndezin qirinjë në kujtim të aktivistit Astrit Dehari, i cili dje i ka dhënë fund jetës së tij në burgun e Prizrenit.
Ndezja e qirinjve do të bëhet para Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 17:00. Kurse, në ora 13:00, Lëvizja Vetëvendosje do të mbaj një konferencë për media, lidhur me këtë tragjedi që i ndodhi familjes Dehari, derisa djali i tyre ishte në paraburgim. Familja e të ndjerit, Astrit Dehari, ka njoftuar se sot nuk do të bëhet varrimi i djalit të tyre.
Astrit Dehari, ishte i arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës, dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.
Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, duke rënë nga ndërtesa ku banonte.
astrit dehari“Ju informojmë se varrimi i Astrit Dehari djalit te Avni Dehari NUK bëhet sot (e diel) Për më shumë ju informojmë më vonë”, thuhet në njoftimin e Familjes Dehari.
Partia e Visar Ymerit, Vetëvendosje, ka kërkuar përgjegjësi nga Shteti për vdekjen e aktivistit të tyre derisa institucionet shtetërore kanë kërkuar zbardhjen sa më të shpejt të kësaj ngjarjeje.
Madje, familjarët e Deharit kanë kërkuar që gjatë autopsisë të ketë edhe mjekë të pavarur për të zbardhur të vërtetën lidhur me vdekjen e Astritit.
Deri më tash, zyrtarët e Policisë, Prokurorisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë thënë se Astrit Dehari vdiq në rrethana ende të pasqaruara.
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje do të ndezin qirinjë në kujtim të aktivistit Astrit Dehari, i cili dje i ka dhënë fund jetës së tij në burgun e Prizrenit.
Ndezja e qirinjve do të bëhet para Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 17:00. Kurse, në ora 13:00, Lëvizja Vetëvendosje do të mbaj një konferencë për media, lidhur me këtë tragjedi që i ndodhi familjes Dehari, derisa djali i tyre ishte në paraburgim. Familja e të ndjerit, Astrit Dehari, ka njoftuar se sot nuk do të bëhet varrimi i djalit të tyre.
Astrit Dehari, ishte i arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës, dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.
Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, duke rënë nga ndërtesa ku banonte.
Prokuroria kërkon ekspertizë mjeko-ligjore për rastin Dehari
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë, të dielën, se Prokuroria dhe ekipet përkatëse, kanë kryer të gjitha hetime në bazë të rregullave për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit.
Dehari ndodhej nën masën e paraburgimit, pasi u arrestua javë më parë me akuzën për përfshirje në sulmin me armë zjarri mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Kryeprokurori Hoxha tha se nga hetimet e deritashme, rezulton se i ndjeri është dërguar në spital pa shenja jete.
Ai tha se prokurori është duke mbledhur edhe disa informacione, por ato më kryesoret do të jenë pas përfundimit të autopsisë që do të bëhet nga ekspertët mjeko-ligjorë.
“[I ndjeri] është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Aty tash i kemi disa kërkesa të familjarëve se duan ekip më të gjerë dhe ekspertë të jashtëm. Mirëpo, ne do të veprojmë në kuadër të kompetencave të Kodit të Proceduarës Penale. Ne, po ashtu, e kemi lëshuar urdhëresën për caktimin e tre ekspertëve mjeko-ligjorë [kosovar] që do të marrin pjesë në autopsi”, shpjegoi Hoxha.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me anë të një deklarate për media ka kërkuar që të sqarohet në detaje vdekja e Deharit.
“Në mënyrë që dhimbja e rëndë familjare dhe shqetësimi i publikut të mos manipulohen, kërkojmë nga institucionet përkatëse të ligjit, që në mënyrë urgjente të sqarojnë në tërësi dhe në detaje këtë rast”, thuhet në deklaratën dërguar medieve.
Lëvizja Vetëvendosje, anëtar i së cilës ishte Dehari, ka shprehur pikëllimin e thellë për vdekjen e tij, ndërsa ka nënvizuar se “si hero do ta kujtojë përgjithmonë”.
Po ashtu, ky subjekt politik me anë të një komunikate, ka thënë se pas deklaratave kontradiktore të organeve të shtetit, Lëvizja Vetëvendosje mban pikë së pari përgjegjës për këtë vdekje zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, Prokurorinë dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë mbajtur Astrit Deharin si të burgosur politik për 68 ditë rresht, pa zhvilluar një gjykim të paanshëm dhe të drejtë me akuza krejtësisht të montuara.
Një sulm mbi Kuvendin e Kosovës, u krye në muajin gusht me armë zjarri duke shkaktuar dëme materiale. Javë më vonë Policia e Kosovës arrestoi gjashtë persona me dyshimin se kanë kryer vepër penale të sulmit mbi objektin zyrtar.
Miratohet kërkesa e familjes e të ndjerit Astrit Dehari për përfshirjen e ekspertit të pavarur në autopsi
Ministria e Drejtësisë njofton opinionin se me vendim të Prokurorisë, është lejuar përfshirja e ekspertit të kërkuar nga familjarët e të ndjerit Astrit Deharit, në cilësinë e vëzhguesit në procesin e autopsisë.
“Aktualisht, ekipi i mjekëve ligjorë mbetet në pritje të propozimit të emrit të ekspertit nga familjarët e të ndjerit, në mënyrë që të fillojë sa më parë autopsia dhe të sqarohen zyrtarisht shkaqet e vdekjes”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë kërkon nga të gjitha institucionet e përfshira, në veçanti Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë dhe siguron familjarët dhe opinionin se do të ndërmarrë të gjitha masat që janë në mandatin e Ministrisë për të siguruar transparencë në këtë proces.
“Deri në marrjen e raportit zyrtar, Ministria e Drejtësisë mbështet mjekët ligjorë për fillimin sa më të shpejtë të obduksionit në përbërjen e kërkuar nga familja e të ndjerit dhe fton të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të përmbahen nga paragjykimet lidhur me rastin”, përfundon komunikata.