Keshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, njëherësh edhe zëvendësministër i Pushtetit Lokal i ftuar në emisionin “Kontakt”, me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel, ka thënë se analisti Daniel Serwer paraprakisht i ka dëgjuar deklaratat e tij kur ka thënë se Kosova është e rrezikuar nga Lëvizja Vetëvendosje më shumë se nga Rusia.
“Ai i ka dëgjuar intervistat e mija kur kam thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e keqja më e madhe e këtij vendi. Po ta merrte pushtetin Vetëvendosja, ne do të kishim të instaluar diktaturë në këtë vend. Unë jam kundër kësaj Lëvizje sepse lëvizjet e tilla nuk kanë vend në vendet demokratike. Lëvizjet që përdorin dhunë nuk kanë vend në një sistem demokratik”, ka thënë Gecaj.
E, për deklaratën e përbashkët që po përgatitet për t’ia dërguar Brukselit zyrtar, për heqjen e vizave për Kosovarë, Gecaj thotë se qëllimi kryesor është që të marrin pjesë të gjitha partitë politike pozitë-opozitë, pasi që është proces që pritet me vite.
Ndërsa duke folur për mos prezencën e listës serbe në institucione ai ka thënë se nuk kanë marrë asnjë shkresë nga ta në mënyrë që të dëshmojnë bojkotin ndaj institucioneve.
Gecaj ka thënë se nuk do të ketë shantazhe ngase Qeveria i ka votat edhe pa Listën Serbe, vetëm në proceset kur kërkohen 2/3 e votave.
Për këto dhe shumë të tjera ndiqeni intervistën në Kontakt.