Zgjedhjet në SHBA: Këto janë shtetet “fushëbetejë” që mund të përcaktojnë fituesin
Këto janë shtete të ashtu-quajtura fushëbeteje, shtete të lëkundura ku asnjëri nga kandidatët nuk ka një epërsi të qartë. Pikërisht për këtë arsye pretendentët shpenzojnë në këto shtete më shumë kohë dhe fonde për fushatë.
Ka një numër arsyesh përse gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara merr këtë rrjedhë:
Gara shtet më shtet
Në vend të votës popullore, në Shtetet e Bashkuara zgjedhjet presidenciale varen nga gara shtet më shtet, ku pretendentët përpiqen të marrin sa më shumë vota elektorale nga fitoret në këto shtete. Sa më e madhe popullata e një shteti, aq më shumë vota elektorale merr kandidati që fiton në atë shtet.
Të tjerë faktorë që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve janë përbërja demografike dhe kahja politike e popullatës, të cilat nuk ndryshojnë shumë nga një votim në tjetrin.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara zhvillohen çdo katër vjet dhe gjatë kësaj periudhe përbërja demografike e shtetit mbetet pak a shumë njësoj, pasi numri i votuesve të rinj që shtohen qoftë nga të ardhurit e rinj apo nga brezi që mbush moshën, si dhe numri i votuesve që vdesin është relativisht i vogël në krahasim me popullatën totale.
Si rezultat, demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump nuk kishin nevojë të bënin fushatë në shtete si Nju Jorku, Havai, Uajoming, apo Alabama. Asnjë kandidat republikan nuk ka fituar në Nju Jork apo Havai që nga 1984, ndërsa Uajoming dhe Alabama nuk kanë votuar për një demokrat që në 1964.
“Për këtë arsye, shtetet fushëbetejë janë fokusi qendror i gjithë procesit elektoral,” thotë për Zërin e Amerikës politologu Jeremy Meyer.
“Të dyja kampet organizojnë në 12 shtetet e lëkundura operacione masive fushate me reklama të shumta në televizor dhe telefonata për të bindur votuesit”.
Shtetet që ende nuk dihet për kë do të votojnë në këto zgjedhje ndodhen në pika të ndryshme të vendit:
* Florida
* Ohajo
* Kolorado
* Pennsilvania
* Nevada
* Virxhinia
* Miçigan
* Karolina e Veriut
* Ajova
* Arizona
* Uiskonsin
* Nju Hampshër
* Xhorxhia
Republikani Mitt Romney fitoi në Arizona, Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut në 2012. Presidenti Barak Obama fitoi në shtetet e tjera.
Florida and Ohajo, të dyja me një numër të madh votash elektorale janë dy shtete që ndiqen me vëmendje në çdo proces zgjedhor.
Që nga zgjedhjet e 1976 në Florida kanë fituar gjashtë herë demokratët dhe katër herë republikanët. Në Ohajo gjatë kësaj periudhe ka pasur pesë fitues republikanë e pesë demokratë.
Koloradon e ka fituar një kandidat republikan shtatë herë që nga 1976, por Barak Obama fitoi atje në 2008 dhe 2012 duke sinjalizuar ndryshime në këtë shtet.
Zoti Obama theu një traditë edhe më të gjatë republikane në Virxhinia, ku fitoi të dyja zgjedhjet. Ky shtet ka zona ku spikat mbështetja për republikanët apo për demokratët.
Në periferitë e Virxhinias pranë Uashingtonit, në kryeqytetin e shtetit, Riçmond dhe në qytetin Njuport Njus votuesit zgjodhën zotin Obama, ndërsa shumë zona rurale votuan për zotin Romney në 2012.
Edhe Florida paraqet një mozaik të ngjashëm: zoti Obama fitoi në qytetet Majami, Tampa, Orlando dhe në kryeqytetin e shtetit, Tallahasi.
Shtetet e përçara dhe parashikimi i rezultatit
Kahja politike e elektoratit në shtete të caktuara, sidomos në rastet kur këto shtete kanë votues që janë të ndarë në preferencat e tyre politike, dikton edhe mundësinë për të parashikuar se kush do të fitojë.
Në 2004 në një garë shumë të fortë në Ohajo, dy rrjete televizive pritën deri në orën një të mëngjesit në ditën pas zgjedhjeve për të deklaruar se George Bushi kishte fituar në atë shtet. Rrjete të tjera pritën edhe më gjatë.
Në vitin 2000, procesi krijoi shumë pikëpyetje në Florida. Demokrati Al Gori u bëri sfidë rezultateve fillestare që nxirrnin George Bushin fitues. Një betejë ligjore u vu në lëvizje që përfundoi me vendimin e Gjykatës së Lartë më shumë se një muaj pas zgjedhjeve
Amerikanët i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur presindentin e tyre të ardhshëm.
Por kush do të jetë fituesi i kësaj gare kaq të egër midis dy kandidatëve, garë e cila tronditi disa herë opinionin publik.
Ndërkohë, qytetarë nga disa shtete po mbajnë rradhë në qendrat e votimit për të hedhur votën e tyre.
Ata do të zgjedhin mes dy kandidatëve, republikanit Donald Trump dhe demokrates HillariKlinton.
Sipas sondazheve të deritanishme, kryeson kandidatja demokrate, por theksojmë se diferenca mes dy kandidatëveështë tepër e ngushtë.
Një parashikim tronditës ka ardhur në mesin e kësaj "katrahure", raporton "The Independent".
Allan J. Lichtman, profesor i shquar i historisë në Universitetin Amerikan, tha se demokratët nuk do të jenë në gjendje të mbajnë Shtëpinë e Bardhë.
"Donald Trump do të fitojë", ka thënë Lichtman, njeriu që parashikoi saktë zgjedhjet presidenciale në 30 vitet e fundit.
"Amerikanët votojnë, bota pret në ankth"
Ora e zgjedhjes mes Hillari Klintonit dhe Donald Trumpit ka rënë dhe bota po pret me shqetësim se kush do të jetë në krye të SHBA-ve.
Klinton, 69 vjeç, në krye të sondazheve, shpreson të hyjë në histori si gruaja e parë presidente e SHBA-së pas 44 presidentëve që prej George Ëashington në 1789.
Demokratja ka përfunduar mitingun e saj të fundit duke iu kërkuar zgjedhësve të votojnë vizionin e saj për një Amerikë plot shpresa, mikëpritëse dhe bujare, disa orë para hapjes së qendrave të votimit.
Amerikanët do të votojnë duke nisur nga ora 06:00 në krahun lindor të SHBA-së (11:00 GMT). Emri i fituesit nuk do të dalë para orës 22:00 në këtë pjesë të Amerikës (03:00 GMT e mërkurë).
Hillari Klinton synon të drejtojë vazhdimin e presidentit demokrat, Barak Obama dhe bëri thirrje për bashkim, përtej palëve, në orët e fundit të fushatës.
Republikani populist, Donald Trump, 70 vjeç, i veshur me petkun e kalorët, shpreson të krijojë të papriturën me efektin e një "Brexiti në fuqi të tretë" referuar votës së papritur të britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian.
Në përfundim të fushatës së tij, ai premtoi se do të bashkonte vendin pas kufijve të sigurt dhe do ta bënte Amerikën prioritet.
"Dëshiroj të jem presidente e të gjithë amerikanëve, demokratëve, republikanëve, separatistëve", ka deklaruar Klinton duke u shprehur e sigurt se më e mira mbetej për të ardhur për SHBA-në, nëse do të zgjedhim një amerikë bujare që përfshin të gjithë botën.
Një koncert i madh me Bruce Springsteen u zhvillua në Filadelfia, qyteti i deklaratës së pavarësisë. Të pranishëm ishin presidenti amerikan, Barak Obama së bashku me bashkëshorten, Mishelle, ish-presidenti, Bill Klintondhe vajza e tij, Chelsea.
"Ju keni një person të jashtëzakonshëm për të cilën të votoni, Hillari Klinton", deklaroi presidenti amerikan.
Mijëra persona morën pjesë dhe në mitingun e Donald Trump në Raleigh në Karolinën e Jugut, me Lady Gaga.
"Kontrata ime me zgjedhësit amerikanë fillon nga një plan për t'i dhënë fund korrupsionit të qeverisë dhe për t'i rimarrë vendin grupeve të presionit", përsëriti ai në mitingun e fundit, shkruan Brigitte Dusseau.
Kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hillari Klinton votoi sot në një shkollë fillore pranë banesës së saj në Chappaqua, në shtetin e Nju Jorkut.
E shoqëruar nga baskëshorti i saj, ish-presidenti Bill Klinton, ajo është pritur nga një turmë entuziaste prej rreth 150 personash, të cilët i ka falenderuarpër mirëbesimin që i kanë dhënë.
"Shumë njerëz kanë besim tek rezultati i këtyre zgjedhjeve, çdo të thotë kjo për vendin tonë dhe unë do të bëj më të mirën nëse më jepet mundësia të fitoj sot", ka thënë Klinton pas daljes nga qendra e votimit.
Ndërkohë, gara mes dy kandidatëve ka qenë tepër e ngushtë, dhe zgjedhjet në SHBA deri më tani kanë qenë të qeta për shkak të masave të rrepta të sigurisë në mbarë SHBA-të.
*******
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve Joe Biden, ka hedhur votën e tij në shkollën Alexis I. du Pont High në Wilmington, ku po votohet për president të Shteteve të Bashuara.
"Lajmi i keq është se unë nuk po shkoj larg", ka thënë me shaka Bide, duke shtuar se ai do të vazhdojë të luftojë kundër pabarazisë në të ardhura, pasi ai të largohet nga detyra.
Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Jill, në fund të procesit të votimit, Biden ka thënë se "kjo është një ditë e bukur për të votuar".
Donald Trump-amerikanëve:
Sot është dita jonë e fitores!
Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, u tha mbështetësve të tij në tubimin përfundimtar të fushatës presidenciale, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vetëm pak orë larg ndryshimit më të madh që ka ndodhur ndonjëherë.
"Sot është dita jonë e fitores", ka thënë kandidati republikan në Miçigan, një shtet që ka qenë për dekada të tëra demokrat, por Trump sheh një mundësi në mesin e votuesve të klasës punëtore, të cilët janë dëmtuar nga rënia e industrisë së automobilave.
"Ne më në fund do të mbyllin librat e historisë lidhur me Klintonët, jetët e tyre, skemat e tyre, korrupsionet e tyre", ka thënë ai për kandidaten demokrate Hillari Klinton.
Ndërkohë, amerikanët po vazhdojnë sot procesin e votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm i cili do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.
Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve, HillaryClinton, bashkë me këshilltarët e saj dhe ekiipin që kanë punuar në fushatën e saj presidenciale, kanë realizuar një video ku u bëjnë thirrje amerikanëve të dalin dhe të votojnë.
Përmes kësaj videoje, HillaryClinton u bën thirrje të gjithë amerikanëve të dalin sot në zgjedhje.
“Mos rri në vend, dilni dhe votoni” është motoja e përdorur në këtë video.
Floripress:Flori Bruqi