2016-11-11

Këshilltari i Trampit i quan protestuesit “bandë qaramane e prishur”

Obama mbështet të drejtën për të protestuar në SHBA


Presidenti Barack Obama e ka mbështetur të drejtën e qytetarëve për të protestuar jo dhunshëm, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, me rastin e protestave që janë duke u zhvilluar në shumë qytete kundër zgjedhjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

"Ne e kemi të mbrojtur me Kushtetutë fjalën e lirë. Presidenti beson se kjo është një e drejtë që duhet të mbrohet. Kjo e drejtë duhet të shfrytëzohet në mënyrë jo të dhunshme", ka thënë Josh Earnest.

"Është e rëndësishme për të kujtuar, dy ditë pas zgjedhjeve, ne jemi demokratë dhe republikanë, por ne së pari jemi amerikanë dhe patriotë", tha për gazetarë Ernest, raporton Reuters.

Ai shtoi se ky është mesazhi që Obama shpreson që shumica e njerëzve do ta dëgjojnë.

Në qytetet që konsiderohen si mbështetësit kryesor të Partisë Demokratike, janë mbajtur protesta kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump, dhe po ashtu një e tillë është e organizuar edhe në afërsi të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Siç është raportojnë mediat amerikane protestat janë mbajtur në kryeqytetin amerikan, në New York, Atlanta, Austin, Boston, Çikago, Denver, Philadelphia, Portland, San Francisko dhe Seattle



Këshilltari i Donald Trump, Rudy Giuliani sot i ka kritikuar protestat kundër zgjedhjes së Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara dhe demonstruesit i quajti "një bandë qaramane e prishur".

Giuliani tha se ka përshtypjen se demonstruesit janë kryesisht studentë, e që shumica e studentëve nuk e kanë mirëpritur fitoren e Trumpit. Ai shtoi se në shumë kampuse universitare, është në rritje numri i studentëve konservatorë dhe ata rebelohen edhe kundër profesorit.

Ai tha se këshilla Trump në këtë situatë për protestuesit është: "Qetësohuni, gjërat nuk janë aq keq sa duken. Më jepni një vit dhe unë mendoj se ju do të shihni se jetoni në një vend shumë më të mirë se sa që jetojmë tani. Nëse ju nuk e bëni, unë nuk e di, ju nuk mund të qani përsëri", tha ai.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...