2016-11-11

Komisionari Johanes Hahn, pozitës dhe opozitës: Harroni zgjedhjet e parakohshme, punoni drejt rrugës europiane

195386
Komisionari Johanes Hahn dhe kryeministri Isa Mustafa kamë lansuar Agjendën për Reforma Europiane.

Hahn në fjalën e tij ka thënë se që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) institucionet europiane kanë treguar perspektivë europiane për vendin tuaj.

“Kjo marrëdhënie është edhe përcaktues për të ardhmen tonë të përbashkët”.

“Aspiratat kosovare për integrime europiane janë të vërteta”.

“Ky duhet të shihet një qëllim kombëtarë, jo vetëm si çështje e Qeverisë – por e të gjithë akteve kyç, përfshirë shoqërinë civile dhe të gjithë akterët tjerë”.

Hahn tregoi se bashkë më kryeministrin Mustafa e kanë diskutuar nevojën për të pasur sa më të saktë agjendën e rrugës europiane.

“Dëshiroj të jem i qartë se ne nuk mund të mos punojmë dhe që të na ikin këto mundësi”.

“Ne duhet t’i mbledhim ose korrim të mirat e marrëveshjes së MSA”.

“Kjo do të gjenerojë vende të punës dhe do ta bëj vendin më tërheqës për qytetarët e Kosovës që të investojnë në të”.

“Për ta arritur këtë duhet të jeni shumë konkret dhe prioritetet ti zbatoni nga 12 deri në 18 muaj”.

“Unë jam shumë i kënaqur me natyrën gjithëpërfshirëse të këtij procesi – siç ka ndodh me komunitetin e këtij biznesi dhe me shoqërinë civile”.

“Me lejoni të jem i qartë agjenda e reformave europiane është prioritet i Bashkimit Euriopan”.

Hahn tha se pavarësisht kush e udhëheqë Qeverinë detyrat duhet kryer që kjo marrëveshje t’i sjellë të mira vendit.

“Për këtë ne kemi ndarë 165 milionë euro për të ju ndihmuar në agjendën e reformave drejt Europës”.

Përgjegjësia mbetet tek ju që ta bëni projektin e suksesshëm.

“Të gjitha partitë duhet të punojnë së bashku në rrugën e integrimit europian, dhe këtë secili nga ju duhet të synojë – duhet të punojnë në këtë drejtim dhe ta shfrytëzojë kohën e mbetur”.

“Mos diskutoni për zgjedhjet e parakohshme, por trajtoni çështjet që ju kanë mbetur”.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...