2016-11-11

Tomë Gashi: Nuk i fajësoj mediet por ata që iu dhanë materialet



Në lidhje me publikimin e videos dhjetë orëshe nga burgu i Prizrenit, të datës kur kishte vdekur Astrit Dehari, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi vlerësoi që ky publikim ka dëmtuar kredibilitetin, duke fajësuar personat që u mundësuan medieve të marrin këtë material.

“Është shumë e qartë që është dëmtua kredibiliteti, pa marrë parasysh që publikimi i videos ka arritë të formoj një esencë në popullatë për atë se çfarë ka ndodhur. Askush nga profesionistët dhe avokatët nuk do që t’i fajësoj mediet, mirëpo unë i fajësoj ata që u kanë mundësuar medieve që të vijnë deri tek ky material” ka thënë Gashi në një intervistë në Info Magazine, Klan Kosova.

Për më tepër avokati Tomë Gashi ka folur edhe për disa mediume, që sipas tij, kanë treguar se sa e lehtë është që të manipulohet me video.

“Një nga mediumet ka publikuar dy video. Në njërën shihen gardianët ndërsa në tjetrën janë fshirë” ka thënë Gashi.

Ndërsa, sipas Gashit rasti i vdekjes së Astrit Deharit, po shfrytëzohet për luftë politike.

“Kjo është luftë speciale, mes opozitës dhe pozitës dhe po shfrytëzohet rasti i vdekjes tragjike të Astrit Deharit. Kjo është katastrofë dhe në këtë shtet secili është i rrezikuar, përderisa ky rast po shfrytëzohet për luftë politike në mes të pozitës dhe opozitës” deklaroi Tomë Gashi.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...