2016-11-07

Informim perkitazi me nje shtremberim qe ka te beje me themelimin e Teatrit Dodona.


From: Teatri Dodona <info@dodona.org> 
To: ptcflomed@yahoo.co.uk

6 Nov at 11:00 PM

Pershendetje

I nderuar, per hire te informimit te drejte te opinionit, bashkengjitur po ju dergojme vendimin e skenuar te themelimit te teatrit Dodona. po keshteu informata mund te gjeni edhe ne wikipedia.

Teatri i te Rinjve, Femijeve dhe te Kukullave u themelua me 12 nentor 1986.

Une jam punetor ne Teatrin e te Rinjve, Femijeve dhe te Kukullave qe nga 11 shkurti 1986.


 Prandaj jane te pa verteta informtat qe plasohen ne vahdimesi se Teatri Dodona eshte themeluar ne vitin 1992 apo nga Enver Petrovci.

 E verteta eshte se ne vitin 1992 emertimit te teatrit iu shtuan "Dodona".Kjo ka ndodhe ne qershor te vitit 1992 , sakaq qe deri me kete kohe jane pergatitur 6 premiera.

Ne vitin 1992 pas marrveshjes me shkrim ne mes Enver Petrovcit, drejtor dhe Faruk Begollit drejtor i FTD-se fillon pune edhe skena per te rritur.


1. "Pylli eshte i te gjithve" Autor-Shaip Grabovci(premiera e pare), 16 maj 1986 pastaj, "Rosak baltaku", "Elefanti i vogel kurreshtar", " Enderra e vajzes dhe babadimri", "Minuku lozonjar", "Posta e porositur", "Picrraku".

Nga fillimi 1986 e deri me ditet e sotit jane realizuar 49 premiera ne skenen e teatrit te kukullave dhe mbi 90 premiera ne skenen per te rritur. 


Numri i shikuesve ne shfaqjet e teatrit eshte rreth 650 000.

Me respekt


Valdet Rama


Menaxheri i programit.

************



From: ptcflomed@yahoo.co.uk
To:TetriDodona<info@dodona.org>


From: Teatri Dodona <info@dodona.org>


To Flori Bruqi@yahoo.com

Today at 13:42


I nderuar zoti Flori Bruqi

Ju falenderoj per korrektesin tuaj. Informatat e derguara kane te bejne me informimin e portalit, ne menyre qe deklarata e personave

te ndryshem te mund te verifikohen.Teatri Dodona eshte i interesuar qe te plasoj dokumenacione te cilat vertetojne ngjarjet

historike.Liria e fjales i mundeson kujtdo te flas, çfare do, dhe pasi ne Kosoven e pas luftes shume individ pretendojne se historia fillon

pikrisht nga ata per x çeshtje, ne kemi vendosur qe permes publikimit te dokumentacioneve relevante t'i pergenjeshtrojme pohimet e tilla. Per kete arsye do ta vleresonim larte perkrahjen tuaj.


Me respekt

Valdet Rama

Menaxher i programit




Redaksia për hirë të informimit publikë ,publikon :

Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona”
Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona” (më parë i njohur si Teatri i të Rinjve, Fëmijëve dhe i Kukullave - "Dodona"), është themeluar me 12 nëntor 1986, me vendim të Bashkësisë punuese të KK të Prishtinës.

Meritat më të mëdha për themelimin i takojnë Rabije Bajramit dhe Ismajl Ymerit.

Premiera e parë e këtij teatri u dha më 16 maj 1987, me shfaqjen “Pylli është i të gjithëve”.

Në vitin 1992 ky institucion fitoi edhe kulmin mbi krye. Që nga kjo kohë, përveç shfaqjeve për fëmijë, nisën të inskenohen edhe shfaqjet për të rritur, apo ajo që ne në “Dodonë” i themi: Skena e Mbrëmjes.

Që nga themelimi e gjerë më sot janë shfaqur mbi 34 premiera në skenën e teatrit të kukullave dhe mbi 70 premiera në skenën për të rritur.

Më 1994 futen masat e dhunshme të Serbisë edhe në këtë teatër. Por, stafi i “Dodonës” nuk e ndali punën, duke u bërë ky teatër bastion i kulturës në gjuhën shqipe. Që nga ai vit, e deri më 1999 - të çlirimit të Kosovës - janë shfaqur mbi 400 programe të ndryshme, në të dy skenat.

Teatri është pjesëmarrës dhe i shpërblyer në shumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, si: Festivali Evropian i Teatrove të Kukullave në Pogradec, Festivali i Teatrove Shqiptare në Dibër, Festivali i Kajros, Festivali i Luganos, Ditët e Kulturës Shqiptare në Paris, Ditët e Teatrit të Kukullave në Mistellbah të Austrisë etj.

Në kuadër të aktiviteteve të teatrit "Dodona" duhet përmendur edhe Festivalin për Fëmijë dhe të Rinj, "Liri nuk do të të dëshpëroj", i mbajtur më 13-23 shtator 1999.

Ndërkaq, që nga viti 2011, “Dodona” organizon tradicionalisht edhe Festivalin e Teatrove të Kukullave, ku marrin pjesë trupat më të njohura nga rajoni.


Stafi
Drejtor:

Agron Shala
email: agron.shala@dodona.org


Menaxher:

Valdet Rama
email: valdet.rama@dodona.org


Regjisore:

Melihate Qena


Aktorë:


Roza Berisha - Fejzullahu

Faik Gashi

Avni Hoti                                            

Avdi Azemi


Shef i ekipit teknik:

Skender Latifi



Realizatorë teknikë:

Bedri Maloku

Fadil Bekteshi

Albert Gashi


Arkatare/arkiviste:

Sebahate Hyseni


Stafi:

Muharrem Plepolli

Azem Berisha

Ismail Ramadani

Rasim Gërbeshi

Rexhep Muji

Kadri Llapashtica



NrTitulli i shfaqjesPREMIERAREPRIZASHIKUES
1Pylli është i të gjithëve16.05.198710241.219
2Rosak baltaku27.10.198821050.868
3Elefanti  vogël kureshtar10.07.19894810.620
4Ëndrra e vajzës dhe Babadimri28.12.199071.148
5Minuku lozonjar20.05.199118141.180
6Posta e porositur25.12.199118033.753
7Picrraku22.06.199214022.242
8Kënga si dhuratë17.12.19934710.714
9Përralla me lara28.05.1994829.681
10Princesha Zobeidë05.02.199512536.782
11Qeni që nuk dinte të lehë21.02.199510717.543
12Një minak për nipin Mak16.12.199510920.136
13Gjahtari dhe e Bukura e Dheut25.05.19967014.850
14Goni Trazovaçi11.12.19969215.141
15Llamba magjike e Alajdinit17.03.1997151.900
16Tomi e Xheri09.04.199723552.914
17Topi Hopi28.03.1998192.765
18Po 10.10.199881.213
19Kësulëkuqja17.10.1998293.118
20Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët08.12.1999383.354
21Në dhomën katër me tre18.12.199911316.351
22Goni ne fushën e minave03.04.200019833.959
23Tërë bota Kosovë10.12.200011316.385
24Princeshat dhe dragoi03.02.2001385.467
25Rosak Pastërtori16.06.2001795.959
26Sytë e gjyshes10.10.200111817.799
27Konkursi10.12.2001335.107
28Xhuxhi nga Taxhuxhi04.05.2002181.460
29Gjysmagjeli15.01.200281.019
30Pula këlloçkë e Abës Loçkë28.03.2003161.232
31Mustaqoshi Larosh14.10.2006332.827
32Përralla e furrtarëve08.03.2008485.204
33Vjollca magjike 19.03.20103292
34Vashëza me xixare11.12.2010546.482
 Total 2716
510.684

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...