Agjencioni floripress.blogspot.com
2016/11/11
Babai i Astrit Deharit: Shteti ma vrau djalin
Avni Dehari, babai i të ndjerit Astrit Dehari, ka thënë se nuk iu besojnë më institucioneve shtetërore, prokurorisë apo gjyqit.
Sipas Deharit, këtë mosbesim e kanë krijuar vet institucionet me punën dhe veprat që kanë bërë deri sot, e veçanërisht duke iu referuar rastit të vdekjes së djalit të tyre Astritit dhe Arbnorit.
Këto deklarime babai i të ndjerit Astrit Dehari, i tha në një konferencë për medie të organizuar bashkë me anëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.
”Ne nuk kemi asnjë besim në këtë prokurori, shtet apo gjyq. Jo që ne nuk duam por ata e kanë krijuar vet këtë mosbesim”.
”Kanë deklaruar që ai ka vdekë nga përdorimi i barnave, e pas obduksionit u vërtetua që Astriti nuk ka përdor asnjë dromcë barna, asgjë nuk i është gjetur në mushkëritë e tij”.
”Kam kërkuar vizitë për Astritin, kërkesa është bërë si gjithë kërkesat tjera që e kanë procesin, është nënshkruar nga gjykatësi. Kemi dhënë lejen, kemi hyn në prani të atyre që ata vet i kanë caktu e jo ne”.
”Prokurori thotë një ditë që nuk e kam nënshkruar lejen për vizita, një ditë tjetër prokurori thotë që unë nuk e di se kush mundet të hyj e kush jo aty”.
”Prokurori qenka instrument politik i këtij pushteti për të cilën nuk po e përfundojnë punën siç duhet”.
”Shteti e ka vra Astritin, mediet hiena që po mundohen të përfitojnë nga kjo viktimë”.
”Në këtë Prokurori që del çdo ditë i ndryshon faktet, dëshmitë, unë nuk kam besim”.
”Këta edhe të gjallë me ma sjell Astritin, unë nuk ua dua”.
”Nga këto institucione të cilët e kanë për detyrë të hetojnë rastin deri në fund, edhe të gjallë me ma sjell Astritin me duart e tyre, unë nuk e dua”, ka përfundauar Avni Dehari, babai i të ndjerit Astrit Dehari,
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.
AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
No comments:
Post a Comment