2016-11-06

Çfarë do të ndodhë në botë nëse fiton Hillary Clinton apo Donald Trump?



“Parashikimet se çfarë do të ndryshojë në ekonomi dhe në marrëdhëniet me Europën, Rusinë dhe Kinën”

Image result for amerika


Janë ditë ankthi. Jo vetëm në SHBA. Këto mund të thuhet se janë zgjedhjet presidenciale me pritshmëritë më të ulëta për të sigurinë e stabilitetin. Ekonomia është problemi. Diplomacia nuk mbetet pas, veçanërisht në një kohë tensionesh me Rusinë.
Image result for amerika
Hillary Clinton, një politikane me përvojë, e ka humbur disi mbështetjen nga skandali e-maileve dhe kërkesa më e fundit e FBI për hetim. Donald Trump konsiderohet i rrezikshëm, por në sondazhe ai po fiton pikë. I rrezikshëm për stabilitetin jo vetëm në SHBA.

Image result for amerika

Por çfarë do të ndryshojë me zgjedhjen e demokrates apo të mbështeturit nga republikanët në Shtëpinë e Bardhë? Lapsi.al po sjell një shkrim të publikuar në mediat ndërkombëtare me disa parashikime mbi ndryshimet që mund të sjellin ata në ekonomi apo në politikën e jashtme.

Image result


NËSE FITON CLINTON

Ekonomia

Programi i demokratëve parashikon një miks ndërhyrjesh publike dhe incentivash për sipërmarrjet. Mbi të gjitha, një plan investimesh federale në infrastrukturë: rrugë, hekurudha e aeroporte. Më pas, një seri incentivash për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, të konsdieruara si bizneset që hapin më shumë vende pune. Do të ketë penalizime, por mbeten për t’u vendosur, për sipërmarrjet që vendosin të transferojnë prodhimin jashtë (shih ndryshimet me Trump më poshtë në lapsi.al). Investime të shumta edhe për energjinë e rinovueshme, me objektivin për t’i bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës një vend lider në prodhimin e energjisë diellore. Pozicion më i dyshimtë mbi teknikën e nxjerrjes së gazit.

Taksat, shkolla dhe shëndetësia

Vazhdimësi thelbësore me politikën e ndjekur gjatë 8 viteve të fundit nga administrate Obama. Clinton parashikon një rritje të tatimit të shtresës më të pasur të popullsisë. Vazhdimësi edhe për reformën në shëndetësi, të njohur si ObamaCare. Objektivi është shtrirja e saj, me synimin për të zvovëluar barrën për bizneset. Disa karakteristika të reja vijnë në arsimin e lartë. Clinton ka huazuar propozimin e Bernie Sanders për regjistrimin në universitete. Nga tani e tutje familjet me të ardhura më pak se 85 000 dollarë në vit nuk do të paguajnë tarifat e shkollimit, zakonisht aq të larta sa për të detyruar nxënësit të marrin shumë kredi bankare. Brenda vitit 2021 kufiri i të ardhurave për të mos paguar për shkollimin do të rritet në 125.000 dollarë, duke i dhënë ndihmë një pjese të shtresës së mesme.


Image result for evropa

Raportet me Europën

Politika e jashtme do të jetë më e orientuar drejt Europës. Për Hillary Clinton aleancën me partnerët e kontinentit të vjetër është e domosdoshme. Ashtu si të gjithë presidentët amerikanë, megjithatë, ajo do të ketë në konsideratë më shumë marrëdhëniet me vendet individuale dhe me institucionet e BE-së.

Image result for rusia


Raportet me Rusinë

Janë të këqija. Ashtu janë edhe marrëdhëniet personale mes Hillary Cliton e Vladimir Putin. Mosbesimi reciprok është shndërruar kohët e fundit në një përplasje shumë të hidhur. Kandidatja demokrate akuzoi presidentin rus për manovra për të dëmtuar zgjedhjen e saj duke mbështetur Donald Trump. Stafi i Hillary Clinton ka akuzuar në mënyrë të qartë Moskën si përgjegjëse e “sulmit kibernetik” brenda serverit të Partisë Demokratike. Në perspektivë tensionet në Evropën Lindore mund të rriten, si në very në veçanti në kufirin me Letoninë, si në Qendrën e Jugut, ku kriza ukrainase është ende e pazgjidhur. Duhet parë nëse, sapo të zgjidhet presidente, Clinton do të shohë ndonjë formulë bashkëjetese me Putin. Roli i Rusisë, për shembull, është i rëndësishëm për të gjetur një rrugëdalje për luftën civile në Siri.

Image result for Lindja e Mesme

Lindja e Mesme

Këtu mund të shihet një ndryshim në krahasim me strategjinë e presidentit Obama. Clinton është për një ndërhyrje vendimtare në Siri: do të kërkojë me forcë propozimin për një zonë të ndalim-fluturimit mbi vendin. Ndoshta edhe një qëndrim më të vendosur ndaj presidentit Bashar al Assad dhe aleatit të tij Putin. Duket e përjashtuar, për momentin, mundësia që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë trupa në terren. Për pjesën tjetër është e konfirmuar, natyrisht, aleanca me Izraelin. Fushata Hillary Clinton, për më tepër, është financuar nga një grup i sipërmarrësish kryesorë të filo-Netanjahu të komunitetit hebre. Edhe për këtë fakt, del në dritë një e panjohur në marrëdhëniet me Iranin. Clinton ka mbështetur marrëveshjen bërthamore, por në krahasim me Obamën, do të ketë një qëndrim më të matur ndaj Teheranit.

Image result for Kina

Kina dhe tregtia ndërkombëtare

Në muajt e fundit, Cliton ka kritikuar marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë nën diskutim, sidomos TTP, marrëveshjen me vendet aziatike, nga e cila është përjashtuar Kina. Si presidente, megjithatë, ajo do të duhet të gjenjë një ekuilibër për të mbajtur tregjet e hapur për kompanitë amerikane, veçanërisht tani që eksportet po mbështesin rimëkëmbjen ekonomike të SHBA. Marrëdhëniet me Kinën mbetet të komplikuara, por këtu mund të ketë hapësira për negociata pragmatike, përcjell lapsi.al. Edhe Pekini po dërgon sinjale bezdie ndaj agresivitetit të Putin dhe megalomanisë së diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Qeveria kineze dëshiron stabilitetin. Mbi këtë bazë pritet që Hillary ngrejë dialogun.



NËSE FITON TRUMP

Parashikimet e qendrave studimore

Rënie e bursave ndërkombëtare dhe e dollarit. Panik mes aleatëve amerikanë në Azi, NATO dhe Europë. Një Trump guximtar që bëhet i zemëruar apo depresiv, kur të zbulojë armiqësinë me Kongresin, ku shumë republikanë nuk do ta mbështesi, nuk mund të bëjë thuajse asgjë. Parashikimet e shumicës dërrmuese të qendrave kërkimore se çfarë do të ndodhë në rast të fitores së Donald Trump, janë gjithnjë me një tendencë katastrofike. E vërteta është se mund të bëhen parashikime të përcipta, sepse askush nuk e di se çfarë ka në të vërtetë në mendje “The Donald”, një karakter që gjatë fushatës zgjedhore tregoi edhe aftësinë për të ndikuar në media.

Për pesimistët ai do të vazhdojë me këtë regjistër edhe si president, sepse kjo është natyra e tij: aktor, në gjendje të përqëndrohet në një çështje, për të thelluar një lëndë, për të kërkuar zgjidhje për një problem kompleks (përkthim i lapsi.al). Por ka nga ata që mendojnë se “Donald” është një sipërmarrës i paskrupullt, por jo neutral: nuk pati skrupuj për të përdorur një retorikë të ashpër populiste gjatë fushatës, por si president do të shmante gabimet me pasoja katastrofike për ekonominë dhe dëbimin e miliona emigrantëve të paligjshëm që punojnë dhe prodhojnë në Shtetet e Bashkuara, ose të angazhohen në luftërat e tregtisë sidomos me Kinën, çka do të çonte në rënien shkëmbimeve tregtare. Në çdo rast, rruga e tij do të jetë jashtëzakonisht me gropa nga faktorë të jashtëm, me të cilët do të duhet të luftojë edhe Hillary – një Kongres i papërmbajtshëm dhe zvogëlim i rolit të SHBA-së në botë – si dhe për mungesën e përvojës politike dhe të qeverisë. Trump është mësuar t’i konsiderojë të gjitha aspektet e jetës (duke përfshirë edhe martesat) si transaksioneve. Por kriza të tilla si Siria, ku kryqëzohen interesa kontradiktore të fuqive rajonale, fraksioneve lokale, grupeve terroriste, subjekteve fetare, nuk zgjidhen duke firmosur një çek.

Emigracioni

Trump nuk do të dëbojë 11 milioën emigrantët e paligjshëm, kryesisht meksikanët. Do të përpiqet të tregojë grushtin e hekurt në ekstrem me emigrantët e paligjshëm që kanë kryer krime të natyrës serioze, në mënyrë që të japë idenë se e ka përmbushur premtimin. Por pastaj duhet të gjejë një mënyrë për të rregulluar shumicën e të huajve që punojnë dhe kontribuojnë në rritjen e PBB-së amerikane. Ndoshta do të vendosë një kthim të përkohshëm në vendet e tyre të origjinës, por pasi të kenë përvetësuar një leje pune për t’u kthyer në SHBA. Dhe pastaj një mur në kufirin me Meksikën. Askush nuk e thotë, por pjesërisht ky mur ekziston aktualishtë. Një mur i vetëm i madh është teknikisht i pamundur dhe në çdo rast Kongresi nuk do të votonte ligjin e nevojshëm për ta ndërtuar atë: edhe për republikanët, në mandatin e ardhshëm, prioritet do të jetë problemi i rikuperimit të votës hispanike. Do të paraqesë një projekt dhe do të shtonjë disa pjesë për nevoja mediatike.

Image result for NATO

NATO

A dëshiron me të vërtetë Trump ta shkatërrojë atë? Sigurisht nuk e konsideron një institucion themelor siç ka qenë që nga lufta e deri më sot. Do të dojë ta lehtësojë, por jo ta braktisë. Do t’u kërkojë europianëve të paguajnë më shumë. Clinton nuk i jep të drejtë, sepse thotë se ajo çfarë bën Amerika në NATO nuk është një shpenzim, por një investim.

Image result for NATO

Por tema e ribalancimit të kontributeve (vendet e pasura si Gjermania paguajnë pak dhe përfitojnë më shumë nga mbrojtja nën ‘”ombrellën” ushtarake amerikane) është në tavolinë për një kohë të gjatë. Edhe Obama, edhe pse pa i mëshuar fort, u ka kërkuar partnerëve europianë të japing më shumë. Parashikohet një rritje e vogël në kontributet, çka do të shërbejë që Trump ta shesë si fitore përpara elektoratit të tij.


Image result for Kina

Marrëdhëniet me Kinën

Luftë tregtare me Kinën? Nuk ka gjasa, por do të ketë tensione kur do të kuptojë se ka shumë pak mjete për të nxitur audiencën e tij për të ndryshuar traktatet ndërkombëtare tashmë të nënshkruara në një drejtim më të favorshme në Shtetet e Bashkuara (përkthim i lapsi.al(. Si biznesmen ai e di se tregtia rrit qarkullim, por ajo çfarë i shqetëson tregjet është fakti se Trump është një lloj i veçantë i sipërmarrësit: një ndërtues që është mësuar të bazohet tek mbështetja politike, me një mentalitet mjaft proteksionist. Kjo është arsyeja pse bursat kanë frikë: frikë nga irracionalitetit I tij dhe paparashikueshmëria, por edhe natyra e tij që e bën të marrë parasysh tarifat dhe barrierat si mjete potencialisht të dobishme.

Ekonomia

E gjithë kjo rrezikon ta ngadalësojë ekonominë, e cila, duke qenë tashmë në vitin e shtatë të një cikli të zgjerimit dhe të punësimit rritje, prej vitit 2009, herët a vonë, siç ekonomistët parashikojnë në bazë të të dhënave historike, do të përballej me një recesion të ri. Kjo ndoshta e gjatë mandatit presidencial 2016-2020, duke parë se ciklit i fundit ekspansionist ishte 5 vjet dhe që në histori pothuajse kurrë nuk ka shkuar përtej 10 vjetëve. Por ekonomia, pas tronditjes së vitit 2008, ka pësuar një mutacion gjenetik dhe Trump, që në çështjet e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi është më afër demokratëve sesa republikanëve, mund të përpiqet për t’i japë asaj një goditje si një “stimul”, si ajo e Obamës në vitin 2009.

Kongresi dhe Gjykata e Lartë

Vendimi i parë atu duhet të jetë zëvendësimi i gjyqarit Scalia, i cili vdiq gjashtë muaj më parë, në organit më të lartë kushtetues juridik. Kongresi republikan ka penguar Obamën për ta bërë këtë. A do të ketë Trump sukses? Pothuajse me siguri jo, nëse ai zgjedh, siç është premtuar, një konservator. Demokratët do të përdorin kompetencat e tyre vetos në Senat, ashtu sic bënë republikanët. Trump do të vërë re se pothuajse të gjitha ligjet e tij do të pengohen, jo vetëm nga opozita demokrate, por edhe nga republikanë që shpesh e konsiderojnë si pushtues. A do të reagojë duke u përpjekur të bëjë lëvizje autoritare të sforcuara? Apo do të bjerë në depresion?

Image result for rusia

Rusia dhe Siria

Politika e jashtme është ndoshta e panjohura më e madhe në rastin e një presidence të Trump. Instinkti i tij është izolacionist (kundër marrëveshjeve ekonomike dhe aleancave ushtarake me vendet e tjera-sqarim i lapsi.al): nuk ka luftëra të reja, iluzionin se Amerika mund të ruajë ndikimin e saj pa qenë nevoja të jetë fizikisht e pranishme në çdo pjesë të botës. Shqetësues është edhe manifestimi disa herë i respektit dhe vlerësimit për Putin, i cili është armiqësor ndaj SHBA.

Image result for siria

Disa i frikësohen një afrimi në bazë të marrëveshjeve që favorizojnë në mënyrë të qartë një Rusi më perandorake. Duke i lënë, për shembull, Moskës dorë të lirë në kaos sirian. Ka dhe nga ata që imagjinojnë takime të nivelit të lartë në Camp Davis mes Trump dhe Putin që kalërojnë krah për krah, me gjoksin jashtë. Imazh satirik, natyrisht, por pas një fushate që ka kthyer politikën amerikane në komedi dhe pastaj në farsë (me një shkëlqim të tragjedisë), asgjë nuk mund të përjashtohet. Dhe, sa i përket tragjedisë, duhet të kemi parasysh se, në qoftë se Trump nuk ka një karakter raketëhedhësi, do të zbulojë shumë shpejt se fuqitë e tij presidenciale janë shumë të kufizuara në politikën e brendshme dhe ekonomi, por shumë hapësirë ​​për manovrim në politikën e jashtme dhe në fushën ushtarake. Në atë pike, gaztorit të frustruar nga impotenca, mund t’i lindte ndonjë ide e çuditshme …

Nebih Bunjaku : SPIUNI



Spiun po, por kurrë njeri,
pa mëmëdhe, pa katandi.

Turiderr nuhat n’ugar,
i zgjebosur, qen, zagar.

Thur intriga n’avlëmend,
i bën gropën popullit tënd.

Gjuhënepërkë, krejt farmak,
Në shpirt e zemër nuk ke gjak.

Je meit, kufom’ e mjerë,
Spiunllëkun ke për nder.

Hije n’hije endesh kot,
dje kërmë derri, hale sot.

Vetë shëmtira e këtij dheu,
s’të qas kombi, as atdheu.

Të mallkoi nëna në djep:
Jetofsh jetën për gazep!

O mizor, more spiun,
s’lahet shpirti me sapun.

Nebih@Bunjaku

Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se të arrestuarit e së premtes në mbrëmje, nën dyshimin për terrorizëm, po përgatisnin sulme në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.





Shtatë të akuzuarit nga Mitrovica, Ferizaj, Skenderaj dhe Prishtina, do të qëndrojnë për një muaj në paraburgim, kështu ka vendosur mbrëmë Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ata akuzohen se janë të lidhur me organizatat terroriste ISIS dhe Al Nusra.

Mbrëmë është raportuar se Prokuroria Speciale beson se të arrestuarit ishin në kontakt me Lavdrim Muhaxherin, ish udhëheqësin e shqiptarëve në Siri, dhe në bazë të udhëzimeve të tij, ata përgatisnin sulme ndaj institucioneve të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit.
Sipas prokurorisë, të dyshuarit kishin cak institucionet e sigurisë, të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë vendin dhe të shkatërrojnë strukturat ekonomike, politike dhe financiare.
Të akuzuarit, sipas Prokurorisë, i takojnë një rrejti të gjerë terrorist në Ballkan, ku përveç Kosovës, përfshihen edhe të dyshuar tjerë nga Maqedonia dhe Shqipëria.

Lajmi.net ka siguruar pretendimet e Prokurorisë ku thuhet se institucioni i akuzës kosovare ka kërkuar masën e paraburgimit për shtatë të akuzuarit duke marrë parasysh kontaktet e tyre jashtë vendit që i kanë pasur dhe po ashtu konsideron se është i bazuar dyshimi se në këtë rrjet terrorist gjenden edhe shumë anëtar tjerë të organizatës së njëjtë të cilët gjenden në liri dhe gjatë hetimeve është e nevojshme të merren deklaratat e shumë dëshmitarëve, ashtu që po të gjenden të pandehurit në liri do të përpiqen të ndikojnë në dëshmitarë apo në të pandehur të tjerë.

“Konsiderojmë se është e bazuar edhe frika se të pandehurit duke marrë parasysh seriozitetin e veprës penale për të cilën dyshohen, konsiderojmë që të njëjtëve duhet t’u caktohet paraburgimi ashtu që të na mundësohet puna e papenguar për zhvillimin e hetimeve. Siç e dinë gjykata e cila ka marrë raportin e kontrollit në lokale të ndryshme, ne do të nxjerrim të gjitha shënimet të cilat ndoshta do të përdorën si prova në procedurë të mëtejme hetimore. Duke marrë parasysh se që të gjithë të pandehurit në bazë të masave të fshehta është vërtetuar se kanë pasur kontakte me personat tjerë nga Maqedonia dhe Shqipëria, ashtu që nëse të njëjtit do të lëshohen në liri, ekziston rreziku së të njëjtit do të arratisen dhe të jenë të paarritshëm për organet”, thekson Prokuroria Speciale.
Tutje, sipas Prokurorisë, në bazë të masave të fshehta të cilat janë lëshuar nga kjo gjykatë, ka rezultuar se të gjithë të pandehurit kanë mundur të kenë kontakte me persona tjerë që kanë vepruar e që veprojnë në territorin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, dhe po ashtu të njëjtit dyshohen se i takojnë organizatave ISIS dhe Al Nusra.

Të akuzuar janë: Bujar Brahimi, Visar Ibishi, Liridon Morina, Burim Istrefi, Leotrim Musliu, Kenan Plakaj dhe Leotrim Vojvoda.

Strukturimi i lëvizjes së Fetullah Gylenit në Kosovë


Një ngjarje e ngjashme ndodhi në Lipjan. Në vitin 2008 Kryetari i Komunës së Lipjanit Shukri Buja, parcelën ku është ndërtuar Kolegji Mehmet Akif i Lipjanit ia transferoi Qendrës Arsimore Gylistan për 99 vite. Ndërtesa e Kolegjit të FETO-së anash rrugës Prishtinë-Shkup, është ngritur në një parcelë prej 52 mijë metër katror. Marrëveshjen që komuna e Lipjanit e ka bërë me Qendrën Arsimore Gylistan, nuk mund ta dijmë. Por nuk është aq vështirë që ta parashohim se gjendja edhe këtu është e përafërt.

Shkruan: Nga Ayhan Demir*

ayhan_demir@hotmail.com

Kemi thënë se do të bëjmë fjalë për çështjen e parcelës publike të FETO-s në Kosovë. Qëndrojmë prapa fjalëve tona. Me shembuj do t’ju tregojmë se si tokat që populli i Kosovës i përvetësoi duke derdhur gjak dhe duke e dhënë jetën, këta i përvetësuan duke u arsyetuar me shkollë. Teoman Durallë thotë kështu: S’ka gjë tjetër që mund ta kontrollojë njeriun pos turpit. Rrjedhja e ngjarjeve të përvetësimi të parcelave të Kolegjeve Mehmet akif në Prizren dhe Lipjan janë shembuj tipik të kësaj fjale.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, parcelën ku është ndërtuar Kolegji Mehmet Akif, Institucioneve Arsimore Gylistan ua dha pa pagesë me anë të një protokolli të nënshkruar në Shkurt të vitit 2011.

Në këtë protokoll gjenden nënshkrimet e Kryetarit të Komunës së Prizrenit Ramadan Muja dhe Kryetarit të Kryesisë së Qendrës Arsimore Z. Turgay Şen. Kjo ndërtesë Kolegji, hapja e së cilës u bë në Dhjetor të vitit 2011 u ngrit në një hapësirë prej 50.000 metër katror.

Kjo e nënkupton këtë: 50 mijë metër katror pronë publike ju dha FETO-s pa u dhënë asnjë qindarkë dhe pa kaluar përmes miratimit të kuvendit. Në vitin 2012 anëtari i asokohshëm i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Ridvan Hoxha, këtë çështje e adresoi në gjyqësor. E akuzoi te Gjykata e Qarkut të Prizrenit dhe në EULEX, (Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë).

Pretendimi i Hoxhës ishte ky: “Pronat e paluajtshme të Komunës, iu transferuan Qendrës Arsimore dhe Edukative Gylistan pa ju paraqitur Kuvendit të Komunës.” Gjykimi zgjati plot tri vite. Si rezultat, Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja u shpall fajtor për “Keqpërdorim të detyrës.” Por Muja vendimin e ngriti në një nivel më lartë, këtë vendim Muja e dërgoi në Gjykatën e Apelit. Nëse gjykata e shkallës së dytë e miraton vendimin, Muja s’do të mund të jetë në detyrë për 30 muaj. Do të shihet edhe një herë se FETO që shkakton zhurmë për “hajni” dhe “keqpërdorim” janë vetë haram-ngrënës. Të vijmë te kontrata mes Komunës së Prizrenit dhe Qendrës Arsimore Gylistan… Nga tërë marrëveshja që përbëhet prej katër paragrafeve, më së shumti vëmendjen e tërheq neni i tretë.

Sipas paragrafit të parë të nenit të tretë; “Qendra Arsimore Gylistan çdo vit do t’i shkollojë nga 5 fëmijë të dëshmorëve pa pagesë. Fëmijët e dëshmorëve sipas rekomandimeve të Komunës së Prizrenit, do të zgjidhen prej atyre që janë të suksesshëm në provimin pranues. Nëse fëmijët e dëshmorëve nuk kanë sukses në provim, në shkollë do të pranohen fëmijët e familjeve të varfra dhe ata të fshatit Korishë. ”

Sipas paragrafit të dytë të nenit të tretë; “Qendra Arsimore Gylistan, sipas rekomandimeve të anëtarëve të Kuvendit të Komunës, do të organizojë kurse pa pagesë pë fëmijët e dëshmorëve dhe fëmijët e familjeve të varfra.”

Sipas paragrafit të tretë të nenit të tretë; “Punësimi i personelit kur të ketë nevojë, do të realizohet në përputhje me preferencat e Komunës së Prizrenit.”

Sipas paragrafit të katërt të nenit të tretë; “Do të jetë e hapur për bashkëpunim që të organizojë aktivitete arsimore-kulturore dhe sportive me shkollat publike në Komunën e Prizrenit.”

Kur i shohim këto nene lindet nevoja për t’i bërë disa pyetje. Cilin prej këtyre neneve e zbatoi Qendra Arsimore Gylistan që është dega e FETO-së në Kosovë? Sa fëmijë të dëshmorëve dhe të varfër i shkolloi me bursa? Sa prej fëmijëve të dëshmorëve dhe të varfërve ju dha kurse? Sa njerëz u punësuan duke e pasur parasysh pëlqimin e Komunës së Prizrenit? Sa herë organizoi aktivitet të përbashkët sportiv dhe kulturor me shkollat publike të Komunës së Prizrenit? Fatkeqësisht përgjigjet e këtyre pyetjeve nuk janë të kënaqshme.

Në kolegjet që janë të lidhura me FETO-n, fëmijëve të dëshmorëve dhe atyre të familjeve të varfra nuk ju dha mundësi shkollimi me bursa. Ata e preferuan paranë. Fëmijët e familjeve të pasura i shkolluan me bursa. Në këtë mënyrë realizuan kontakte të afërta me familjet e pasura dhe që ju ec fjala në udhëheqësin e shtetit. Pastaj filluan të përfitojnë nga ata. Nga fëmijët që janë në gjendje të mirë mblidhen para në emër të ndihmave humanitare. Kurse familjet që ju ec fjala në shtet, i mbulojnë punët e ndyta të FETO-së.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi në Lipjan. Në vitin 2008 Kryetari i Komunës së Lipjanit Shukri Buja, parcelën ku është ndërtuar Kolegji Mehmet Akif i Lipjanit ia transferoi Qendrës Arsimore Gylistan për 99 vite. Ndërtesa e Kolegjit të FETO-s anash rrugës Prishtinë-Shkup, është ngritur në një parcelë prej 52 mijë metër katror. Marrëveshjen që komuna e Lipjanit e ka bërë me Qendrën Arsimore Gylistan, nuk mund ta dijmë. Por nuk është aq vështirë që ta parashohim se gjendja edhe këtu është e përafërt.

E dini ç’thonë: Njeriu lidhet për fjalë, kafsha për litar. Këta ndryshe flasin e ndryshe mendojnë. Nëse këta s’mund t’i kapim për fjale, as njerëz s’mund t’ju themi. Të marrim borxh nga Ibrahim Tenekeci: Për ne atdheu nënkupton moral. Njerëzve pa atdhe të FETO-së, lirisht mund t’ju themi të parmoralshëm.

Javën e ardhshme uroj të vazhdojmë me propagandën e zezë që të parmoralshmit në shkollat e FETO-së e realizojnë në rrjetet sociale.

*Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt

Specialja ka dëshmi se përgjimi në Maqedoni është bërë me urdhër të Nikolla Gruevskit


Përgjimet në Maqedoni janë bërë me vendim të kuadrove të VMRO-DPMNE-së të instaluara në MPB, të cilët kanë keqpërdorur sistemin e sigurimit të informacioneve ku shfrytëzues janë kreu i vendit e më së shumti kryeministri Nikolla Gruevski, ka thënë ish-ministri i brendshëm dhe lider i Partisë Demokratike Pavle Trajanov.

Jam i bindur se Prokuroria Speciale Publike ka dëshmi të shumta dhe materiale të sigurta si dëshmi se kush ka përgjuar dhe me urdhër të kujt dhe kush ka qenë shfrytëzues i informacioneve.

Obstruksionet që po bëhen dhe pengesat nga ana e gjykatave dhe ky bastion që është formuar në gjykatën penale duhet të shpërbëhet, e për këtë unë propozoj që të ndryshohet përbërja e Këshillit Gjyqësor dhe gjithë gjykatësit t’i nënshtrohen rizgjedhjes, ka thënë Trajanovi

Nga: Dalip Greca : Shqiptaro-amerikani që tronditi opinionin shkencor


img_7863-423x330

Për një kohë të gjatë vështirësitë që gjente teoria Darwianiane e evolucionit gradual të llojeve i ka ndjerë edhe Profesor Nelson Çabej dhe, duke u marrë me to, ka zhvilluar teorinë e vet të evolucionit.Ai arriti në idenë themelore mbi rolin qëndror të informacionit epigjenetik në zhvillimin dhe evolucionin e botës së gjallë rreth 12 vjet më parë.Tashmë ka një teori, që mban emrin e tij.

Profesor Nelson R Çabej, që jeton në New Jersey, ka një jetë që merret me shkencë, por, përveç revistave të huaja, media shqiptare nuk ka pasë kohë të merret me të.Ndoshta nga që ai është tepër modest dhe nuk mund të dalë para gazetarëve dhe të rrahë gjoksin”Ej , unë jam ai që kam tronditur botën akademike me teorinë time, që i kundërvihet evolucionit gradual të Darvinit”. Ai ka tashmë “patentën” e teorisë së vetë, por nuk është kujtuar askush që t’i akordojë atij qoftë edhe një titull të thjeshtë merite,megjithëse kemi krijuar një ushtri me “Mjeshtra të Mëdhenj” e me “Nder i Kombit”, edhe pse profesori është aq i njohur në rrethet shkencore, jo vetëm në Amerikë.

Është edhe përgjegjësia e ne, gazetarëve, që në median shqiptaro-amerikane, përcjellim si sensacione ndodhi të rëndomta, shpesh folklorike, apo tjerrim lajme se aksh president amerikan, apo zv/president, për senatorë apo kongresistë, që drekojnë apo darkojnë në pizzeritë a restorantet e shqiptarëve, por nuk shkruajmë dy radhë për profesorin, librat e të cilit kanë hyrë në rreth një mijë biblioteka universitare amerikane, dhe ka arritur që të renditet në top-listën e librave shkencorë më të lexuar. Nuk e di nëse profesorët e fakulteteve të Shkencave të Natyrës, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, kur spjegojnë teorinë e Darvinit, a u përcjellin studentëve informacionin se ka një shkencëtar në Amerikë, teoria e të cilit,është kundrvënse e asaj të Darvinit për evolucionin gradual, që tashmë studiohet në universitetet amerikane, kanadeze, izraelite etj?! Një teori antirrymë.

Nelson R Çabej është autori i shumë librave në fusha të ndryshme të biologjisë (gjenetike, biologjia teorike, filozofia e evolucionit, biologjisë dhe zhvillimit etj). Ai jeton me gruan, Nikoletën dhe djalin, Redonin, në pjesën veriore të New Jersey, USA. Ndërmejtës i takimit tim dhe intervista me Profesor Çabejn, është dr. Hasan Ademaj, nga Kosova. Ai e kishte lexuar librin e profesorit dhe kishte ndjekur ecurinë e tij. Më kishet folë plot entuziazëm për pritjen që i kanë bërë studimeve të profesorit qarqet shkencore në Amerikë dhe shtete të tjera. Rasti është mbret, thotë një shprehje popullore. Gjatë vizitës së tij në Paris, Prof. Çabej kishte takuar Doktorin e Shkencave Arsim Spahiu, i cili i kishte kërkuar që pesë librat e tij t’i sillte në bibliotekën e Vatrës. Korrekt si gjatë të gjithë jetës së tij, Profesor Çabej, i kërkoi dr. Hasanit që të ndërmjetësonte për plotësimin e kësaj porosie. Kështu u takuam tek Vatra. Më pas një kafe dhe intervista.



SI LINDI TEORIA E EVOLUCIONIT E PROFESOR ÇABEJT?

Profesor Nelson Çabej mendon se Darwini ka qënë dhe mbetet një kolos i shkencës botërore, por shkenca nuk është dogmë e pandryshueshme. Teoritë shkencore krijohen mbi bazën e atyre që dihen në kohën e krijimit të tyre, por vjen një kohë që çdo teori duhet të modifikohet ose dhe të zëvëndësohet për të shpjeguar dukuritë e reja që zbulohen. Në një kuptim të ngushtë teoria e seleksionit natyror është po aq e vërtetë sot sa edhe një shekull e gjysëm më pare, kur Darwini e parashtroi atë. Por ndërsa gjeniu me seleksionin natyror shpjegoi se si në brezat e njëpasnjëshme mbijetojnë e lënë më shumë pasardhës ata individë që pësojnë ndryshime të vogla të favorshme, njohuritë e kufizuara të kohës nuk e lejuan atë të kuptonte se si lindin ato ndryshime që sjellin evolucionin. Me zhvillimin e gjenetikës dhe zbulimin e genit, biologët menduan se ndryshimet e vogla Darwiniane ishin ndryshimet në genet (mutacionet genike) të cilat sjellin evolucionin. Por shumë fakte të zbuluara në këtë gjysmë shekullin e fundit bien në kundërshtim me këtë shpjegim gjenetik.

Mbi të gjithë këta fakte është dukuria që sot njihet si ”eksplozioni Kambrian”, që ndodhi rreth 542 milion vjet më parë, kur dolën në mënyrë jo graduale darwiniane, por në mënyrë “eksplozive” të menjëherëshme, të gjitha grupet e mëdha të kafshëve që ekzistojne sot. Janë paraqitur një numër teorish të reja për ta shpjeguar këtë dukuri enigmatike, por asnjera prej tyre nuk jep një mekanizëm bindës të eksplozionit Kambrian dhe dukurive të tjera. Biologët anembanë botës sot janë në “garë” për të gjetur shpjegimin e këtij fenomeni. Për një kohë të gjatë veshtirësite që gjente teoria Darwianiane e evolucionit gradual të llojeve i ka ndjerë edhe Profesor Çabej dhe, duke u marrë me to, ka zhvilluar teorinë e vet të evolucionit.Ai arriti në idenë themelore mbi rolin qëndror të informacionit epigjenetik në zhvillimin dhe evolucionin e botës së gjallë rreth 12 vjet më parë.

img_7862

TEORIA “ÇABEJ” TREGON SE NGA I MARRIN GJENET “INSTRUKSIONET”

Cili është thelbi i kësaj kundërvënie, që përcjell teoria “Çabej”? Sa janë përkrahësit dhe kundërshtarët? Me pak fjalë, ju jeni kundër rrymës, si do të formulohej kjo antirrymë?-kjo ishte njëra nga pyetjet që i drejtova profesor Çabejt. Përgjigja e tij: Megjithë të çarat e pariparueshme që ka marrë teoria gjenetike e evolucionit, për arsye të njohura, shumica e autorëve akoma mbeten besnikë të saj, edhe për shkak të inercisë. Por numri i atyre që vënë në dyshim dhe kundërshtojnë shpjegimin gjenetik të evolucionit vjen duke u rritur.

“Rryma e re” nuk është homogjene dhe brenda ka disa variante të ndryshme. Profesori më spjegon se Teoria e tij mbështetet në mekanizma epigjenetike (pas- ose mbigjenetike), të cilat kontrollojnë dhe regullojnë funksionin e geneve. Në mënyrë të thjeshtë teoria pohon se çdo gen “di” vetëm një gjë: të prodhojë një ose disa proteina. Por genet nuk dinë atë që është kritike për funksionin e tyre: kur, ku dhe për sa kohë duhet të prodhojnë proteinat. Teoria”Çabej” tregon se nga i marrin genet “instruksionet” për t’u “ndezur” ose “shuar”. Veç kësaj, organizmat e gjallë nuk jane “thasë” proteinash. Ato janë struktura marramëndësisht komplekse ku miliarda/triliona qeliza të qindra llojeve të ndryshme vendosen në vende të caktuara saktë për të formuar organizmin e kafshës, duke përfshirë edhe njeriun.

Teoria”Çabej” e shpjegon zhvillimin e organizmit nga veza deri në pjekuri, jo me informacionin gjenetik në ADN, por fillimisht me informacionin epigjenetik që prindët vendosin në qelizat seksuale (vezë e qelizë spermatike) e, më vonë, gjatë zhvillimit embrional deri në pjekuri, “instruksionet” për zhvillimin e organeve dhe formimin e organizmit vinë nga sistemi nervor në formën e sinjaleve kimike.

10 VJETË PËR TA SHKRUAR LIBRIN E “TEORISË ÇABEJ”

Teoria”Çabej” është konkretizuar në një libër voluminoz. Ky libër erdhi si kurorëzim i një pune 10-vjeçare. Pas provave të para që bëri duke hedhur për diskutim për disa vite idetë e veta me biologë nga shumë vënde të botës në newsgrupe të biologjisë ne internet, në vitin 2001 ai arriti të botoi një libër me titull “Quantic Evolution” (Evolucioni Kuantik), ndërsa në vitin 2004 – librin Neural Control of Development (Kontrolli Nervor i Zhvillimit Embrional) dhe pas tre vjetëve pune intensive,të lodhshme, por pasionante, në vitin 2008 arriti që të botoi teorinë “Çabej” në formë të plotë në një vëllim prej 900 faqesh, që mbante titullin “Epigenetic Principles of Evolution” (Parimet Epigjenetike te Evolucionit). Ai shprehet se “kam arsye të them se ky libër është vepra e jetës sime.” Në vitin 2012 ky libër u botua me të njëjtin titull, por tani jo më nga vetë autori, por nga Shtëpia Botuese amerikane “Elsevier”.

Vlerësimi pozitiv i librit të tij në dy recensione që dolën në dy revista serioze shkencore (Quarterly Review of Biology dhe BioEssays) nga dy specialistë të evolucionit në Kanada dhe Izrael ishte një rekomandim i mjaftueshëm për ta futur në planin e botimeve të Elsevier-it, Shtëpisë më të madhe të botimeve akademike në botë.

Shqipëria e ministrit Enver, si “arrë mes nofullave Beograd-Prishtinë”!

Nga Besi BEKTESHI


Ishte i pritshëm për mua ai shpjegimi i rëndësishëm i Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës mbi emrin e tij Enver! Normalisht që edhe unë si shumë të tjerë kisha kuriozitet të dija çfarë thotë Ministri Enver Hoxhaj, jo për emrin e tij Enver, sepse as që ka ndonjë gjë të keqe përkundrazi, por kur është mbiemri Hoxha-j në lidhje me të! Padyshim që ministri kosovar me emrin Enver dhe mbiemrin Hoxhaj, i qartësoi të gjithë se emri i ishte vënë për dashurinë për vendin, apo Shqipërinë?! Unë e kuptoj shumë mirë, fare mirë, krejtësisht mirë dhe e besoj. Por për dashurinë për Shqipërinë ka dhe emra të tjerë si bie fjala Ismail apo Isa, apo Naim apo – emra të tjerë plot?! Por jo, ai që ka menduar ti vendosë emrin fëmijës (babai ose të tjerë njerëz të rëndësishëm të familjes) menduan emrin Enver!? Duke qenë të qartë për mbiemrin Hoxha pas tij?! Ka dhe një rast tjetër si ky në Shqipëri dhe në mos gabohem unë, edhe në këtë rast, shpëtimi është te ajo “j” mbas mbiemrit Hoxha. Ku e kam fjalën? E kam fjalën se Ministri i Jashtëm i Kosovës u bëftë 100 e sa të dojë vjeç me emër dhe mbiemër, sepse as që ka rëndësi se si i ka ato, sepse ne nuk mund të shqetësohemi pse në familjen e tij kanë menduar se duke ja vënë emrin Enver dhe mbiemrin Hoxha, kanë dashur të urrejnë më shumë Beogradin dhe na bëjnë ne shqiptarëve këtej - një shije të keqe me emrin e diktatorit kur fëmija të bëhet Ministër i Jashtëm i Kosovës së Pavarur?! As ai s’ka faj për emrin e tij, as unë për timin, sepse është veprimtari i baballarëve – por realiteti këtej andej sigurisht ka problem dhe sigurisht është i ndryshëm. Mbase nuk është njësoj, por nga biseda e tij në televizion së paku - ne kuptuam Ministrin e Jashtëm dhe tipin e tij të diplomatit dhe politikanit në Prishtinë. Esenca e bisedës së Hoxhaj-t ishte se në Prishtinë ishin të shqetësuar kur Shqipëria bisedon dhe takohet me Serbinë, rrit apo zhvillon marrëdhënie me Beogradin pa kaluar konsultuar, këshilluar në Prishtinë?! Ka ndryshim mes mentalitetit të kohës kur ju vendos emri ministrit dhe kësaj kohe – po shumë të madh?! Po pse ky shqetësim? Po sepse “Shqipëria marrëdhëniet e saj me Serbinë nuk mund ti zhvillojë pa Kosovën si marrëveshje” dhe tjetra është se “Beogradi mund ti keqinterpretojë këto marrëdhënie direkte të Shqipërisë me Serbinë”?! Më qartë për ne “vdekatarët këtu poshtë” do të ishte kështu: Tirana sa herë të ulet apo të bisedojë me Beogradin, duhet të marrë aprovimin dhe lejen e Prishtinës!? Kjo sepse “aty janë të shqetësuar” shumë për këtë gjë?! Ka një ndryshim epokal nga momenti i emrit Enver i cili ishte ai që nuk para pyeste për Prishtinën dhe i bënte si ti vinin interesat (si për mirë dhe për keq) në raport me Jugosllavinë dhe sidomos me Beogradin – e kohës në demokraci ku si Beogradi dhe Tirana, teorikisht janë drejt BE-së dhe patjetër sipas meje nga pas (me hapa them se si dëshirë e kam të hyjë përpara tyre) do t’ju vijë dhe Prishtina?! Nga trimëria e shokut Enver dikur me Beogradin te thënia se “janë USA dhe BE që rakordojnë dhe zgjidhin punët e Kosovës, sepse Shqipëria është tepër e vogël” nuk ka kaluar shumë kohë, por emri në fakt ka mbetur ka mbetur po ai - Enver.

Por ato që duhet të kuptojnë – tashmë janë bërë të qartë se në çfarë platforme është njeriu që mbi dhjetë herë ka përmendur “unë jam Ministër i Jashtëm” i Kosovës dhe po flas kështu?! Përsëritja shumë herë e një “punësimi të tillë” përpara një audience të madhe, do të thotë se ose ti nuk beson se je realisht, ose audienca nuk është e qartë (një pjesë as nuk do të dijë fare) se ti je – Ministri Jashtëm i Kosovës?! Përndryshe nuk është e nevojshme ta thuash jo kaq shpesh - por asnjëherë! Ministri Enver Hoxhaj përsëriti shumë herë se “libri im, në librin tim, kur te libri im” dhe aty morëm vesh se ky ishte politikani tjetër që ka sukses me librat, përveç Edi Ramës dhe Ben Blushit – si qeveritar apo deputet them?! Por më tepër se sukses – kuptohej se kërkonte sukses nga që asnjë titull nuk mbahet mënd nga librat e tij realisht e më vjen keq seriozisht, për injorancën tonë?! Ministri Enver Hoxhaj dukej një person i vetëkënaqur – me një fjalë shumë i “dashuruar mbas fjalës së tij” por dhe ideve të tija që i besonte (kam unë një si lloj opinioni) si më të mrekullueshmet në botë. Dukej në “çehre” - më falni shprehje të fytyrës dhe artikulim e rrumbullakim të fjalive, që mesa duket, i percepton si e folur jo vetëm diplomatike, por dhe akademike po ti referohem librave që për fat të keq ne nuk i dinim?! Po – shpresojmë ti sjellë sikundër tha dhe te ne! Pastaj barazlargimi politik në raport me Tiranën...?! Kjo ishte legjendë fare! Sa herë binte fjala për Ramën ose qeverinë e tij, Ministri Enver Hoxhaj nxitonte me shumë pasion të përmendte Berishën dhe qeverinë e tij. Biles njëherë, pa rënë fare fjala për Ramën (i gjithë emisioni për ekzibicionin e tij, pra Ramës po bëhej) ministri përmendi ndihmën e pa kursyer dhe të madhe të Berishës – dhe bëri mirë fare?! Nuk është se kuptuam se ai ka më përzëmë bie fjala Berishën se sa Ramën, por në fund të fundit edhe po të jetë kështu – asgjë të keqe nuk ka?! Ku kishte më mrekulli konstatimi nga Ministri Enver Hoxhaj se “Kosovarët ndiqnin kudo televizionet e Shqipërisë se sa ato të Kosovës”?! Kjo sigurisht nga dashuria dhe ndjenja për Shqipërinë! As që e diskutoj variantin e ministrit – por kam një dyshim të vogël, por fare të vogël, se “Televizionet në Shqipëri” janë jo vetëm më të mira se sa në Kosovë, por për nga fuqia dhe programacioni për madhësinë e shtetit dhe popullsisë , më të fortat dhe se në Serbi, Mal të Zi po e po, Maqedoni, dhe kam një lloj frike se në ditët e sotme dhe se në Greqi?! Janë më shumë si numër, teknologjikisht, më shumë internacionalisht, më shumë kombëtarisht dhe nuk ka pse mos shikohen – por jo si në kohë të Enverit që shante Beogradin them unë dhe sidomos kur vendosesh emri Enver?! Për ti rënë shkurt, Ministri Enver Hoxhaj nuk kishte problem vetëm me ekzibicionizmin e Ramës, por dhe me modelin shqiptar, sidomos atë model fitues shqiptar të kozmopolitizmit, politikës së lirë, modernitetit për integrim – dhe këtë e sqaronte shumë herë, duke thënë se “unë kam detyrë politikën e jashtme për shtetin e Kosovës”. Po pra që ne të kuptonim qartë se – këtë nuk mund ta bëjë Tirana?! Po pra gati-gati se ishte vetëm ai – i autorizuar ta bënte dhe se ishte më i indikuari dhe akoma më tepër më i talentuari?! Kushedi – edhe mundet të jetë dhe na duhet përsëritur kjo gjë natë ditë!

Megjithatë, Ministri Enver Hoxhaj besoj se në mbi 9-të dekada se Kosova, që Shqipëria është shtet sovran dhe një administrim pothuaj në vete – ka nxjerrë shumë Kryeministria, Ministra të Jashtëm, Monark, Kolaboracionist në qeverisje nën pushtimin e dikujt, Diktatorë dhe pastaj në këto 26-të vite në liri plot të tjerë?! Jam i sigurtë që janë marrë me Kosovën të gjithë si kur ka qenë jashtë kufijve dhe kur ishte brenda territorit me shqiptar! I kanë pasur herë për mirë dhe herë për jo mirë interesat e Kosovës. Sot në saj të NATO-s dhe perëndimit, por dhe ndihmës së madhe të shteti vëlla shqiptar Shqipëri, ka një shtet shqiptar që quhet Kosovë, që vërtetë ka filluar të shikojë dhe mbrojë interesat e tij dhe kjo është një lumturi e madhe për të gjithë ne?!

Vetëm se – askush në botë, politikisht, diplomatikisht, moralisht, kombëtarisht, patriotikisht, nuk mund dhe nuk do ta vendosë kurrë Shqipërinë si “arrë” mes nofullave Beograd – Prishtinë. Prishtina kurrë nuk mund të jetë një nofull, për këtë elementë kaq shumë të deformuar diplomatikisht. Këtë gjë nuk mund ta bëjë askush qoftë dhe i emëruar apo indikuar të bëjë politikën e jashtme të Prishtinës. Nuk mund të ndodhë kjo gjë. Më vjen keq ta them, por boll shtet i çuditshëm është Shqipëria, boll i mbrapshtë ndër kohëra, por ka diçka të jashtëzakonshme: është në vijën e parë të intezës dhe marrëveshjes kombëtare shqiptare, në raport luajal dhe partnere e madhe me USA, BE dhe NATO. Shtetërimin prej kohësh më të gjata në Shqipëri dhe një “ministër i indikuar” i duhet ta respektojë sepse – nuk mund të ketë Beograd dhe Serb që “jua hedh” Tiranës dhe shqiptarëve nga që në Prishtinë i dinë më mirë “gjërat”?! Atë anashkalimin e Beogradit në saj të Tiranës për Prishtinën – për ta nënvlerësuar dhe mos konsideruar, ta përkthejnë në pazotësi të një pjesë të vogël të Prishtinës zyrtare, për tu bërë faktor rilevant, modern, dhe i fortë në rajonin ku jetojnë shqiptarë, serb, grek dhe të tjerë?! Një formë e tillë politike e ngritur prej disa kohësh në Prishtinë, nuk ka thelb diplomacie dhe as zgjuarsie, por “fobie” të jashtëzakonshme bisede mes të barabartëve Beograd dhe Prishtinë. Nëse pastaj një ministër thotë se “akoma nuk na njohin Kombet e Bashkuara” sigurisht kjo është akoma më rënduese dhe paragjykuese për ato që e shtrojnë si problem pengues, në barazi komunikimi. Megjithatë asgjë për tu shqetësuar – më e mira është që ekonomia të lidhet, rrugët të bëhen, bisedat të bëhen, kryeministrat të takohen, punët tona Prishtinë -Tiranë të rakordohen dhe qytetarët të pasurohen. Fjalët për “shqetësim” se Shqipëria kur flet me Serbinë nuk konsultohet as nuk informohet – kanë më tepër cilësi personale dhe grupi se sa populli. Kështu që nuk është shumë, aq shumë për vërtetë –tu shqetësuar.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...