2017-07-21

Ismail Kadare: Kur shteti vret poetët




1.

Sa herë që në takime ndërkombëtare shkrimtarësh, ku flitej për terrorin komunist, ka rënë fjala për dy poetët e rinj shqiptarë, Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën, të pushkatuar në verën e vitit 1977, është gjendur gjithmonë dikush që ka kërkuar fjalën për sqarim. Në të gjitha rastet, duke kërkuar ndjesë për dëgjimin ndoshta gabim, njeriu ka kërkuar të dijë, nëse data e pushkatimit ka qenë vërtet korriku i vitit 1977, apo ka pasur ndonjë keqkuptim përkthimi. Përgjigjja i ka lënë shtang gjithë dëgjuesit. Është e vërtetë se më 1977, askund në botën komuniste nuk pushkatoheshin më poetët, por në Shqipëri kjo ndodhte.

Dhe pikërisht në Shqipëri, natën e 17 korrikut 1977, dy poetët shqiptarë, të lidhur me pranga, i çuan në një rrah të shkretë, të quajtur “Përroi i Firarit”, disa kilometra larg qytetit të vogël të Librazhdit. Atje, pasi i shkuan në plumb, ashtu në pranga siç ishin, i rrokullisën në gropën e hapur, mbi të cilën, pas hedhjes së baltës, nuk vunë as gjurmë, as shenjë, në mënyrë që të mos i gjente dot askush. Ky është epilogu i librit tronditës të Sadik Bejkos, me titullin prej balade: “Vilsoni dhe Genci”. Ky libër, ashtu si memoriali i tyre përuruar pak kohë më parë, ashtu si shkrimet që na lanë, ashtu si kujtesa jonë, i ngre ata nga toka, plot dritë e shkundëllimë, për të rrokullisur në gropë e në baltë vrasësit e tyre, e bashkë me ta, epokën e krimit komunist në Shqipëri.

S‘ka shumë kohë, Këshilli i Evropës, pas shumë pengesash, nxori, më në fund, Rezolutën historike për dënimin e krimeve të komunizmit. Të gjitha vendet ish-komuniste janë vënë përpara kërkesës për pastrimin e ndërgjegjes së popujve që kaluan nëpër këtë kalvar. Në qoftë se gjithë vendet e Evropës ish-komuniste ndodhen sot të përfshirë në këtë proces të vështirë moral, Shqipëria duhej të ishte në radhën e parë të tij. Dhe kjo, për arsyen e thjeshtë se, ndërsa në të gjithë treguesit e jetës Shqipëria zinte vendin e fundit, kishte një tabelë ku, për turpin e saj, zinte vendin e parë: atë të krimit shtetëror.

Për fat të keq, Shqipëria e sotme, aq e zellshme në të keqen që shkoi, nuk po tregon asnjë ngut për t‘u ndarë prej saj. Jo vetëm kaq. Ka njëfarë kohe, që hapësira mediatike dhe botimet shqiptare, kanë pësuar një përmbytje të paparë prej pranisë gati nostalgjike të regjimit që u përmbys. Kujtime e dëshmi të dyshimta, mashtrime ulëritëse, portrete xhelatësh me ngjyra të rreme, kureshti rozë e falsifikime pa fund, të gjitha këto janë të shkruara nga njerëz që hiqen sikur nuk kanë parë, madje as kanë kuptuar se ç‘ndodhte. E këta bablokë kinse naivë, jo vetëm që kanë ditur gjithçka, jo vetëm kanë ndjekur me admirim xhelatët te sheshi i varjes apo pushkatimit, por shpesh ka ndodhur që i kanë dhënë viktimës plumbin e fundit, për të festuar pastaj, siç e tregon Sadik Bejko në librin e tij “fitoren mbi armikun e klasës”.

Raporti me krimin është një nga raportet themelore të një populli me ndërgjegjen e vet. Pa pastrimin e saj, asnjë popull nuk mund të ketë një shëndet moral normal. Një pjesë e madhe e zvetënimit të paparë që po përjeton Shqipëria sot, lidhet me këtë proces të munguar.

Pas librit monumental “Rrno për të tregue”, të At Zef Pllumit, libri “Vilsoni dhe Genci”, është i dyti që po botohet kohët e fundit në këtë rrafsh. Në kohën kur diktatura e përmbysur përpiqet të riciklohet nëpërmjet shtypit dhe botimeve në jetën shqiptare, libra të tillë janë si ledhet që do t‘i presin udhën sulmit të saj. Ndaj, këta libra e këto ledhe duhet të shtohen e të forcohen gjersa ta vënë në gjunjë të keqen, gjersa ta detyrojnë të heshtë krrokamën e saj.

2.

Libri “Vilsoni dhe Genci” është historia e një vrasjeje. Një vrasje mizore e bërë jo nga ndonjë kriminel, nga ndonjë psikopat, apo vrasës në seri, por nga një shtet që emërtohej Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Nuk është një gabim juridik, nuk janë dy viktima që gabimisht janë arrestuar në vend të dy të tjerëve. S‘është rrjedhojë e një intrige vetjake, që arrin të çojë në shesh të pushkatimit dy të pafajshëm. S‘është pasojë e një egërsie doktrinare që për faje të vogla, jep dënime tepër të rënda. S‘është falsifikim dosjeje, as procesi. Është më mizore se të gjitha këto. Është vendim i vetëdijshëm i një shteti, i cili, një ditë të bukur, midis shtetasve të vet, zgjedh dy viktima të radhës, krejtësisht të pafajshëm, për t‘i bërë fli, ashtu si tributë primitive dikur. Dënime të njerëzve të pafajshëm nga shtete egërshanë, historia ka njohur shpesh. Shkaqe të ndryshme; kriza politike, rrezikim i pushtetit, armiqësim ndërkombëtar, nevojë për terror, e të tjera si këto, i kanë shtyrë shtetet që, në mënyrë cinike, me vetëdije, të mbytin njerëz të pafajshëm. E megjithatë ajo që ndodhi në Shqipëri në verë të vitit 1977, ka qenë më mizore se praktikat e mësipërme.

Dhe ja sepse: Shteti komunist shqiptar jo vetëm i zgjodhi dy viktimat qysh në fillim për t‘i vrarë, por i zgjodhi në atë mënyrë, që viktimat, dy poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, të plotësonin disa kushte. E para, që jo vetëm të ishin nga klasa e përmbysur politikisht, por të ishin nga ato familje që kishin ende autoritet, dhe që përfaqësonin dinjitetin tradicional shqiptar. Familje të tilla, që qëndronin midis “dyerve të mëdha” dhe familjeve të zakonshme, përbënin një ind tepër të fuqishëm të shoqërisë shqiptare, ind që komunistët nuk e duronin dot. Ishte lehtë të rrëzoje ca kulla gjysmëfeudale, shpesh të përlyera me shtetin osman, kurse këtë ledh të fortë, falë të cilit shqiptarët kishin mbijetuar në kohë të rënda, ishte vështirë ta shpërbëje.

Kështu ishin dy familjet, Lekët dhe Blloshmët. Ishin goditur herë pas here, ishin mbajtur vazhdimisht nën përgjim, por megjithatë në një mënyrë ose një tjetër, ato nuk e kishin ulur kokën, ashtu siç do t‘u pëlqente komunistëve. Përvijimi i nderit, i burrërisë së dikurshme, i hijes së derës së shquar, ndonëse në mënyrë të ndrojtur, ende rrezatohej prej tyre. E kjo gjë ishte e mjaftueshme që në sytë e militantëve komunistë, Blloshmët dhe Lekët, të shiheshin si rrezik për autoritetin e partisë. Brashnjarët e provincës, ata që pasi kishin marrë ca tituj shterpë, si sekretari i Parë i Rrethit, kryetar i Degës së Brendshme, shefi i Kuadrit të Komitetit Ekzekutiv të Qarkut, shef i Bashkimeve Profesionale, sekretari i Parë i Rinisë, e të tjera si këto, ndiheshin keq përballë çdo spikame të autoritetit moral të të përmbysurve. Ndaj, si hienat prisnin orën e hakmarrjes.

Vilson Blloshmi e Genc Leka, ishin më shumë se bij nga familje të tilla. Në kushtet e reja të komunizmit, në mënyrë të ndryshme nga etërit e tyre, ata e vazhdonin traditën e dinjitetit njerëzor. Ata ishin të kulturuar, lexonin libra, mësonin gjuhë të huaja, përkthenin perla të poezisë franceze e evropiane, shkruanin dhe vetë vjersha dhe ç‘ishte tepër e veçantë, përpiqeshin që në këtë Shqipëri të tharë prej propagandës komuniste, të mbanin gjallë ca rrezatime, ca trille, ca “mondanitete” të një belle epoque, versioni ballkanik i viteve ‘30. Kështu, për shembull, Vilson Blloshmi e kishte bërë zakon që a sa cusine, kushërirës së tij, piktores Lume Blloshmi, që nga Bërzhezhda e ashpër, t‘ia shkruante letrat frëngjisht.

Gjithë këtë mikroklimë evropianiste, e krijonin në intimitet, për kënaqësinë e tyre vetjake, pa provokuar askënd. Ishte mënyra e tyre për t‘i bërë qëndresë shkretëtirës, “Saharës” socialiste. Ndonëse të ndërgjegjshëm për gjendjen e tyre politike, ata nuk

hynin në jetë me mllef dhe urrejtje kundër letrarëve të tjerë, atyre që i kishin dyert e hapura, aq sa mund të hapeshin dyert në Shqipëri. Vilsoni dhe Genci përpiqeshin të integroheshin, aq sa mundeshin, në jetën kulturore. Besonin, me sa duket, se donin apo s‘donin komunistët, Shqipëria do të fillonte të zbutej, dhe për këtë duhej të përpiqeshin të gjithë. Ata mendonin se artin e vërtetë nuk e bënte dot kurrë regjimi, ndaj, sado e vështirë të ishte, do të përpiqeshin të merrnin pjesë në krijimin e tij. Në këtë kah, ata ishin me të vërtetë model dhe lajmëtarë të një Shqipërie pa mllefe e pa zi.

E për këtë, me sa duket, për sytë e regjimit ishin edhe më të rrezikshëm. Ata u zgjodhën për flijimin e radhës, sepse ishin të tillë, të ndershëm, pohues, të qytetëruar, evropianistë, luksozë dhe natyrisht të brishtë. Ata ishin të pashëm, që pëlqeheshin prej vajzave dhe grave, një faktor ende i pahulumtuar ky, që ka luajtur një rol fatal në egërsinë e goditjes kundër tyre. Duke rrëzuar “lulen e djemve”, siç thuhej, diktatura shqiptare, pasi kënaqte shefat e lartë në Tiranë, anëtarët e pagdhendur apo ziliqarë të Byrosë Politike, iu bënte edhe një dhuratë militantëve të provincës, atij vulgu shqiptar, që ishte aq i zellshëm për të goditur gjithçka të fisme që ende kishte mbetur në komunizëm, sa ç‘kishte qenë i zellshëm për të njëjtën gjë, në kohën e perandorisë merhume osmane. Ky vulg që ende sot strehohet pas fjalës “popull”, vazhdon të shtrajtojë fytyrën e Shqipërisë, dhe do ta bëjë këtë, gjersa të mos vihet në gjunjë prej pjesës më të shëndetshme të saj.



3.

Ashtu si dy poetët martirë, koha e martirizimit të tyre, nuk ishte zgjedhur rastësisht. Ajo ishte në logjikën bazë mbi të cilën mbështetej gjithë sistemi: ripërtëritja në mënyrë ciklike, ashtu si stinët e motit, e terrorit dhe e dhunës. Në vitet ‘70, pas dënimit të shumë komploteve të paqena, që çuan në burg a në pushkatim shumë zyrtarë komunistë, u shfaq, me sa dukej, dyshimi se mos ky transferim i luftës së klasave brenda Partisë, krijonte idenë se ishte harruar armikja e përjetshme: e djathta e përmbysur. Parulla famëkeqe “armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet”, tregonte më së miri se krimi ishte burimi energjetik kryesor i kësaj diktature. Ndaj ai duhej kërkuar gjithmonë, me çdo mënyrë, dhe në të gjitha rrethanat.

Më 1977, Shqipëria komuniste kishte vendosur një rekord të ri dhune. Ishte pushkatuar në moshën 74-vjeçare Dom Shtjefën Kurti, klerik katolik, ngaqë në kampin e internimit, ku po shtynte ditët e pleqërisë, kishte pagëzuar një fëmijë. Formula e pagëzimit njihet si fraza e parë e shkruar në gjuhën shqipe. Si e tillë, ajo ka qenë dyfish e shenjtë për gjithë shqiptarët. Ajo mësohej nga të gjithë nxënësit, në të gjitha kohërat, por askujt nuk mund t‘i shkonte ndër mend se do të vinte një ditë, që nga shqiptimi i saj, në një katund të Lushnjës, në fund të shekullit të 20-të, një frat shqiptar do të rrëzohej nga plumbat e shtetit shqiptar.

Pushkatimi i Dom Shtjefën Kurtit, i Vilson Blloshmit, Genc Lekës, ashtu si mijëra të tjerëve përpara tyre, tregonte se shteti komunist nuk do ta harronte kurrë prenë e vet të parapëlqyer, klasën e përmbysur. Me këtë donte të tregonte se mëshirë s‘do të kishte kurrë për askënd, por mëshirë s‘do të kishte sidomos, për të përmbysurit. Në librin e tij, Sadik Bejko sjell, midis shumë dëshmish, një rrëfim tronditës të një prej shefave kryesorë të diktaturës.

“Në një takim në rreth të ngushtë, ish-ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, me cinizëm ka pranuar se fshatarët e pasur, tregtarët, pronarët na mbajtën me bukë e me veshje gjatë luftës sonë partizane. Dhe tani që ne i shpallëm të deklasuar dhe armiq, ata prapë po na ndihmojnë. I vumë nën pranga dhe i mbyllëm në kampe që, falas, të na thajnë kënetat, të nxjerrin mineralin e nëntokës, të ndërtojnë aeroporte, pallate banimi, kanale vaditëse… I keqtrajtojmë, i burgosim, i vrasim kot së koti dhe kur të duam. Nga ky tmerr e nga kjo llahtari, frikësohet në palcë gjithë pjesa tjetër e popullit dhe na bindet. Disa prej tyre, me hir, por më shumë me pahir, i kemi kthyer në spiunë, në bashkëpunëtorët tanë. Kështu, klasat e përmbysura kanë punuar dhe po punojnë për ne”.

Këto radhë nuk kanë nevojë për koment. Ajo që ngjan e padurueshme është trajtimi i kësaj pjese të historisë pas përmbysjes së komunizmit. Krijohet përshtypja se në tablonë e krimit të shkuar, vëmendja kryesore përqendrohet te dënimi i pjesëtarëve të nomenklaturës komuniste, por kurrsesi te klasa e përmbysur. Lihet të nënkuptohet se krimet e vërteta skandaloze, të palogjikshme, kanë qenë ato kundër komunistëve, kundër të vetëve, kurse të tjerët, të përmbysurit, ata ishin gjak i huaj, rrjedhimisht dënimi i tyre, në një mënyrë ose një tjetër, ishte i logjikshëm, ngaqë “ashtu ishte koha”.

Kohë “ashtu”, kohë për krim nuk ka pasur kurrë në botë, por ka pasur doktrina e njerëz vrastarë që, për fat të keq, vërtiten ende midis nesh. Një armatë e tërë sahanlëpirësish përpiqen sot ta ndihmojnë diktaturën e rrëzuar të fshehë tmerret e saj. Këta janë ish-informatorë të saj, ish-spiunë e denonciatorë, që kanë zënë vend në mekanizmat e

pushtetit, të profesoratit, të diplomacisë, të mediave e, natyrisht, të biznesit. Një pjesë janë familjarë të atyre që kanë vrarë e torturuar me duart e tyre, që kanë kryesuar komitete pushkatimesh pa gjyq, që kanë tmerr nga hapja e arkivave të fshehta e botimi i dokumenteve.

Një nga veprimet më të errëta të kësaj armate, është përpjekja për atë që quhet “transferimi i krimit”. Qëllimi është që nëpërmjet çoroditjes dhe shpërndarjes së fajit, të mbetet jashtë fajësimit, pjesa më e errët e diktaturës, ajo, duart e së cilës kullonin gjak. Ky thelb përbëhet nga një mekanizëm që ngjante i dyzuar, por që, në të vërtetë, ishte një: truri që e ngjizte dhe duart që e kryenin lemerinë.

4.

Libri “Vilsoni dhe Genci” na zbret në skutën më të errët të këtij atelieu, atje ku mbruhet e keqja. Është përherë tharmi i saj fillestar, ideja e luftës së klasave. Është mungesa e mëshirës për të rrëzuarin. Është shkallëzimi i egërsisë. Është shfrimi shtazarak mbi viktimat: hetuesia, torturat, poshtërimi. Së fundi, është kulmorja e së keqes: paraqitja e krimit si një festë. Ne e ndjekim hap pas hapi atë që ndodh. Parandjenjat e para të fatkeqësisë, retë e zeza të dyshimit, arrestimin e dy poetëve, qelitë e errëta, hetuesit e ligj, torturat. Vilsoni dhe Genci, do të paguanin për gjithçka. Do të paguanin dashurinë e tyre për artin, për poezinë, për përkthimet nga Bodleri dhe Remboja, për elegancën, finesën, gratë që i deshën, letrat e shkruara në frëngjisht.

Në mbarim të këtij kalvari, të dy djemtë martirë nuk njihen më. Por ata i pret një torturë e fundit, gjyqi. Në kohën që po përgatitet salla e gjyqit, vendosja e parullave në mure, e megafonëve, e cohës së kuqe mbi tryezë, ndodh diçka tjetër. Dy nënat e djemve, çajnë e ndajnë për të arritur gjer në Tiranë. Është shpresa e fundit për pakëz mëshirë, për pakëz njerëzi. Është kodi më i lashtë i traditës së racës njerëzore, kërkimi i mëshirës prej nënës. Te rruga që çon në lagjen e bllokut, ku banojnë “udhëheqësit”, ato presin me orë e me ditë të tëra një makinë, makinën e një gruaje. Në shumicën e historisë së pushkatimeve në Shqipëri, përsëritet e njëjta skenë: nënat që kërkojnë mëshirë nga gruaja më e fuqishme e Shqipërisë. Ato kanë një fije shprese, sepse ende besojnë se gruaja, që është vetë nënë, diçka do të kuptojë nga dhembja e nënës që duan t‘ia vrasin djalin. Por gjer më sot, nuk është dëgjuar asnjë rast, që kjo grua të ketë ndier mëshirë për ndonjë nënë. Dhe siç shkruan në epilogun e librit, Sadik Bejko, tani që ky libër botohet, kjo grua është duke shkruar ende kujtimet për burrin e saj, shefin e Shqipërisë së atëhershme. E në këto kujtime shkruhet, ndër të tjera, se pse ka qenë e domosdoshme që për të lulëzuar Shqipërinë duheshin vrarë, patjetër, mijëra e mijëra njerëz, me fjalë të tjera, përse duheshin vrarë patjetër Vilsoni dhe Genci.

Në kohën që të dy nënat, dy zonjat e vjetra e të përzitura, Blloshmi dhe Leka, po ktheheshin zemërthyer në Bërzhezhdë, përgatitjet për gjyqin ishin në mbarim e sipër. Ishin shkruar parullat për forcimin e luftës së klasave, dhe për lavdinë e Partisë e të shefit të saj, nëpër mure. Ishin vendosur megafonët, që do të jepnin entuziazmin e popullit. Ishte bërë gati lista e pranimeve të reja në parti etj., etj. Shkurt, si rrallëkund në botë, gjyqi që do t‘u merrte jetën dy krijesave njerëzore, po i ngjante një koncerti festiv. Kanibalët e dikurshëm, kur mblidheshin për vrasjet e tyre rituale, nuk kanë qenë më të lemerishëm.

5.

Libri “Vilsoni dhe Genci” i Sadik Bejkos, nuk është një libër që kërkon revansh. Ai kërkon në radhë të parë kujtesë. Dufi i revanshit është i pandarë nga prodhimi i urrejtjes. Mirëpo, pikërisht revanshi dhe urrejtja do ta fyenin më së shumti kujtimin e dy poetëve martirë. Ata jetuan për tjetër gjë dhe shpresuan në tjetër gjë. Por, në qoftë se urrejtja do ta fyente kujtimin e tyre, kujtesa e munguar do të ishte edhe më e padurueshme. Ajo do t‘i rrëzonte ata për së dyti, madje më egërsisht se ç‘i rrëzuan plumbat atje te “Përroi i Firarit”. Ndaj librat si ky, ndaj memoriali i tyre në vendlindje, ndaj memoriali i madh për viktimat e komunizmit, ai që ende po vonon, janë të domosdoshëm e shëlbues për këtë vend.

Komunizmi ka rënë në Shqipëri, por jo pluhuri dhe duhma e tij. Vezët e gjarprit janë ende kudo. Ato vazhdojnë të pjellin mashtrim, dhunë psikike e sidomos urrejtje. Ato janë shpërndarë në partitë e majta e të djathta, në të voglat e të mëdhatë. Ato rrinë syçelët për t‘i siguruar mbrojtjen historike diktaturës së rrëzuar. Ato nxitin një kritikë të sipërfaqshme, shpeshherë në nivel vjershurinash e artistësh, për të hequr vëmendjen nga ajo që përbënte thelbin e sistemit: krimin e mirëfilltë. Provoni të prekni dosjet delikate të tij. Provoni të kërkoni seriozisht dhe jo sa për të larë gojën të fshehtat e ndryra me shtatë palë çelësa nëpër arkiva. Provoni të flisni për famëkeqin “Fond të Partisë”, miliona dollarët e depozituara në banka të huaja prej regjimit komunist, të cilin asnjë nga qeveritë postkomuniste nuk guxon ta kërkojë. Provoni, pra, të prekni tabu të tilla dhe ju do të gjendeni befas nën breshëritë e një sulmi të pandërprerë, të palodhshëm, që vazhdon me muaj, me stinë e disa herë me vite. Vezët e gjarprit, për këtë janë programuar: të përtëritin helmin e tij.

E pavarësisht nga këto, koha e tyre ka kaluar. Në rrugëtimin e tij drejt përparimit dhe Evropës, populli shqiptar, bashkë me dëshmitë e rënda, do të tregojë, në radhë të parë, letrat e tij të fisnikërisë. E midis këtyre letrave, dy djem nga Bërzhezhda, dy poetë, dy njerëz që kërkuan të bënin art, në kohën që kërkohej egërsi, do të jenë të përhershëm e të paharrueshëm.

JETA DHE VEPRA VILHELME VRANIRI HAXHIRAJ( 08.12.1944 -JETON)






Image result for VILHEME VRANARI

Vilhelmja lindi në Kaninë më 08.12.1944. Pinjolle e familjes së princit Gjergj Arianiti,u arsimua me shumë vështirësi. Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi vetëm për tri (3) lëndë. Pas burgosgjeve të babait , xhaxhait dhe vrasjeve makabre të familjarëve, internohet për së dyti me familjen Vrana dhe i mohojnë ushtrimin e profesionit deri në rënien e dikataturës. Rifitoi të drejtën e studimeve, në degën Hisori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë . Punoi 25 vjet punëtore e vetëm më 1990-të rifilloi punë në arsim dhe u muarr me publicistikë. Më 1997, e rinxjerrin jashtë radhëve të arsimit dhe vazhdon pa punë si demokrate .Pas viteve 1990 ka punuar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Vlen të përmëndet si një veprimtare e shquar. Është formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit ( 22/4/1992)

Image result for VILHEME VRANARI

Është një nga 4-5 femrat e para që u ngritën kundër diktaturës. Ka qenë themeluese dhe Kryetare e L. D. të Gruas -dega Vlorë, 1991-98, si dhe Anëtare e K.K. të L.D. G. Sh.dhe të P.D.Sh. Kjo i dha mundësinë të gjejë vetveten.
Në moshën 52 vjeçe u realizua ëndrra e saj. U botua vëllimi i parë poetik. Më pas provoi prozën e shkurtër (skicë, tregim, novelë), fabulën, përrallën, romanin. Kujtojmë se merret me studime historike.

Image result for VILHEME VRANARI
Në 20 vite ka realizuar 39 vepër letrare ,si dhe 3 ribotime. Ka gati për botim 2 romane, një poezi, ese publicistikë, një me prozë të zgjedhur, skica letrare një studim filozofik etje.
Gjinia letrare, ku autorja gjen veten të plotësuar, është romani. Deri tani ka botuar 20 romane, ku spikat personazhi femër dhe problemet sociale që tjetërsuan njerinë si rezultat i varfërisë ekonomike, shpirtërore dhe mendore, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dje dhe sot. Tejet e suksesshme është: Trilogjia“Vështroni Meduzën”( 3 vol), ku në mbi 1100 fq. përshkruhet realiteti shqiptar, që nis nga shek. i XV-të dhe deri në rënien e diktaturës. Në romanin“Rrëfim në të perënduar”, ngrihet me forcë kundër dhunës ndaj femrës. Te romani “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me dashurinë e dy të rinjëve, që sfidon diktaturën, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqërore. Është e para dhe e vetmja autore që solli Babanë e Kombit, Ismail Bej Vlorën të gjallë pas 100 vitesh, si personazh. Ndaj edhe Dr. Fatmir Terziu -Londër dhe Prof.Dr.Eshref Ymeri në ShBA, e kanë quajtur romanin e saj"Rikthim i Ismail Qemalit" "E Munguara në Letërisnë Shqipe". Ose shkrimtari Bedri Çoku kur flet për vlerën e këtij romani bashkëkohor, thekson:" Shkrimtarja e kombit ngriti Babanë e Kombit nga varri shekullor që t'i rrëfehej, se s'kishte tjetër se kujt t'i qahej..." Aktualisht krahas letërsisë artistike dhe punës studimore , vazhdon publicistikën në disa gazeta me rëndësi në Tiranë, Kosovë, SHBA, Londër, Kanada, Bukuresht, Itali, Zvicër ,Austri, Gjermani, Suedi etje…dhe për disa vite ka qenë Kr/redaktore e Gazetës “Kanina”.

Image result for VILHEME VRANARI

Puna e saj është vlerësuar nga kritika profesionale, si:Kallulli, Grillo, Laço, Spahiu, F.Sina, Bubani,Terziu, Prençi, C.I.Fortino, M.Antonesku, Qelaru, V. Muça, O.Gargano,F. Minguli, si dhe shumë analistë, shkrimtarë dhe lexues. E vlerësuar me mbi 20 çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, krijimtaria e saj është përfshirë në 24 antologji në disa shtete. Edhe pse është në moshën 72 vjeç, e pranon sfidën me krijimtarinë e saj autentike, filozofike, psiko-sociale dhe shpresëdhënëse, duke u ballafaquar me krijimet e letërsisë shqipe. Ka botuar tek ShB "Toena" dhe tani boton te ShB"Nacional"
Image result for VILHEME VRANARI
Vilheleme Vranari Haxhiraj, pasardhëse e familjes më të lashtë të Kaninës,të Princit Gjergj Arianiti, të cilën sot pa frikë e quajnë “ Herta Muleri Shqiptare”.

Ishte kjo origjinë, që Vilhelmes diktatura komuniste i mohoi çdo të drejtë njerëzore. I burgosën babanë, xhaxhallarët, i vran një xhaxha dhe kushërinjtë , ndaj ajo e kishte të ndaluar të ëndërronte dhe të ushtronte profesionin.
*Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe pjesë teatrale(skenarë) për fëmijë.
*Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, politikë, kulturë, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Bukuresht, Francë, Suedi, Gjermani, Austri, Zvicër, ShBA, Kanada etje…
*Ka përkthyer 3 libra nga gjuha italiane.
*E vetmja autore shqiptare që futet në Antologjinë italiane(2010-2012) mes 100 autorëve fitues nga e gjithë bota.
*Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u përkthye në gjuhën rumune.
*Duke i dhuruar lexuesit 42 vepra brenda 20 viteve, mjaft publicistikë në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave më të shquar të letërsisë shqipe.
* Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.
*Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe.
* Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht.
*Së dyti solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit , frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50 vjeçare.
*Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë
*Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.
*“Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj) do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës. Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror. Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin nobël për letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990. Sot Vilhelmja me punën e saj ka Urdhrin e”Mjeshtre e Madhe e Penës”, një vlerësim plotësisht i merituar.

Nga Mujë Buçpapaj




BOTIME TË AUTORES

*Poezi:
-Loti nuk ka faj, 1996
-Të pres, 2000
-Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, Bukuresht-2009.

*Prozë e shkurtër:
-Mamaja, novelë 2000
-Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)
-Rrugë pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.
-Mamaja, novelë Rumanisht- Bukuresht - 2011
-Çmimi i Dualizmit ,novelë, ShB Nacional-2012
-Një mall i pashuar.novelë, ShB Nacional-2014,
-Dashuria plagoset..., por nuk burgoset-ShB Nacional-2016
*Romane:
-Dhembje nëne, 1998
-Jetë në udhëkryq, 2001
-Ringjallur si Krishti, 2002
-Amanti i Arbërisë, 2003
-Rrëfim në të perënduar, 2007
-Unaza e Prangosur, 2008
-Zonja me karafila të bardhë, 2009
-Dritëhijet e medaljes…enigmë, 2010- ShB Nacional
-Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional -
-Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011
-Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012
-Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012
-Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012
-Ankthi i së Vërtetës, botoi - botimi i dytë, ShBNacional-2013
-Bashkë në dashuri dhe atdhetari -ribotim- Bukuresht 2014
-Loja e mëkatit-roman-ShB Nacional-2015
-Unikale – roman- ShB Nacional-2015

*Trilogji:
-Prolog Jete, roman I, 2007
-Vështroni Meduzën, roman II, 2005
-Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.

Ese-Publicistikë
-"Pa Titull” - libri i I-rë -ShB Nacional-2011-
-“Pa koment”- libri i II-të- ShB.Nacional-2016

*Letërsi për fëmijë:

-10 Fabula, 2000
-Bëmat e Dhelprës fabula, 2002
-Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003
-Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, përralla, 2008
-E dini se ç’emër kam?! fabula e gjëegjëza , 2009
-Përrallat e vendit Blu/cikël me përralla:
-Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, 2010-- ShB Nacional
-Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla, 2011-- ShB Nacional
-Shoku im arushi-përralla - 2013-- ShB Nacional

*Presin dritën e botimit:
-Simfoni shpirti - skica
-Ai dhe Ajo - novelë
-Sa do të doja – poezi- përkthyer në greqisht
-Rruga filozofike e Prof.dr.Isuf Luzit -studim
-Tradhtia e Madhe Kombëtare- Studim

* Krijimtaria e Vranarit është përfshirë në 24 antologji. Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumune e shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, që janë në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse

*Vlerësime Letrare dhe Mirënjohje: çmime kombëtare e ndërkombëtare, si:
*Çmimi“Petro Marko” për romanin“Dilema e së nesërmes”, L.SH.A(2006).
*Çmimi për “Poezinë e mir’interpretuar”, Lidhja e Shkrimtarëve (2007).
*Çmimi “Protagonist i vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”
*Çmimi “Ndërkombëtar” Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Torino (Itali -2009)
*Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009).
*Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i medjave-2009
*Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” (Kaninë, 2010).
*Çmimi “Mirënjohje e Klubit Drita” (Athinë, 2010)
*Çmimi “Mirënjohje e Vlorës” me Medalie Argjendi (2010)
*Çmimi i “Karrierës” konkursi letrar në Prozë (2010)
*“Çmimi i parë” Mal i Zi” (2011) në 100 vjetori i kryengritjes së Mbishkodrës
*Çmimi i tretë për romanin Vonë tejet vonë-2011
*Çmimi "Mirënjohje e Arsimit Shqiptar" -7 mars 2012 (për 100 vjet Pavarësi)
*Vlerësohet me Urdhrin "Mjeshtre e Madhe e Penës" dhe Medalje Ari nga Presidenti i Republikës Prof.Dr. Bamir Topi ,më 27-6-2012 (në 100 vjet Pavarësi Kombëtare)
*Çmimi "Mirënjohje e Bukureshtit” për 100 vjetorin e Pavarësisë (28 Nëntor 2012)
*Shpallet "Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë" në 100 vjetorin e Pavarësisë.
*Fituese e çmimit “Premio internazionale di Poezia” -Firence- Italia - 2011. E vetmja autore shqiptare mes 100 autorëve nga e gjithë bota që përfshihet në antologjinë Italiane të 3 viteve (2010-2012)
*Çmimi “Pena e Kristaltë”dhe “Çmimin e Dytë” në Suedi-14 Mars 2014
*Merr titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”nga Sh.A.K Mbarëkombëtare Labëria.-4 tetor 2014
*“Çmimin e Parë Internacional”-Suedi-28 mars 2015
* Çmimi i Karrierës”-nga Sh.B.Nacional dhe gazeta Nacional -Dhjetor 2016
*”Çmimi i Karrierës”-Festivali “Pranvera Poetike Durrsake- 13 maj 2017


SA DO TË DOJA
( Fituese e “Premio internazionale di poesia 2009-2012)-Itali

Do të doja një botë
në paqe dhe harmoni.
Pa mllefe,
pa hakmarrje,
pa urrejtje,
pa cinizëm,
pa luftra dhe robëri
Dëshiroja …
që botën
ta kisha në dorë,
t’ia shtrydhja
gjithë ligësitë
që shpirtrat helmojnë,
të shpëtoja jetët
që ajo shkatërron!

Do të pëlqeja...
një botë plot mirësi,
që të mbjellë
mirëkuptim,
tolerancë,
begati, vëllazërim
dhe dashuri!

Doja të ishte
një botë
pa mashtrim,
pa tragjedi dhe mjerim,
ku njerëzimi
të mos njohë intriga,
as vuajtje,
as zhgënjim.

Doja të shihja
një botë të mbarë.
Pa dhunë,
pa krime,
pa prostitucion
dhe trafik.
Tej e ndanë globit
të mos enden më jetimë.

E dua botën pa tradhti,
të jetë e bukur dhe e dëlirë!


*HAPMA ZEMRËN, O NËNË!
Fituese e çmimit të parë - Suedi-2015

Me krenari ty të falem,
Kosovë!
Para teje në gjunjë
përulem o nënë!
Nderim…
mirënjohje…
përkushtim…
për shekuj të tërë!

Mbështetur kokën ,
në prehërin tënd,
hapma zemrën,
më bëj pak vënd.

Kosovë!
O bijë martirësh…
Lejomë,
që mallin të ta shuaj
Për djemtë e vajzat lastarë,
që as jetën s’ kursyen
për ty, nënë, e dhanë.

Kosovë!
Bijë e Shqipes krenare,
përse shekujt të drobitën
Luftrat…
hallet…
dhe dertet të rritën,

Kosovë!
futmë ti, në gjirin tënd…
o mëmë.
Me ledha…
ngrohtësi
e dhembshuri…
të t’i shëroj plagët …
e shpirtit tënd!

Ndaj, hapma zemrën
e më bëj pak vend,
qetësinë ta gjej
në kraharorin tënd!


*FËMIJËT

Ç’janë fëmijët vallë ?
- pyeti dikush.
-Fëmijët janë:
“Të brishtë si lastarët...,
të pafajshëm si rrezet e diellit,
të dëlirë si vesa e mëngjesit.
Janë të ëmbël si nektari,
përkëdhelës si flladi
Janë mjalti...
i gjithë bletëve të botës,
janë zërat...
aromat...
dhe ngjyrat e gjithë tokës
pafajësi e engjëjve,
ngrohtësi e rrezeve të diellit,
pafundësia e kaltërsisë së qiellit.
Thesaret e pafund...
të mbi dhe nëntokës,
Janë dashuria e pavdekshme...
e universit...
dhe e gjithë kohës...
Fëmijët janë...
Uji...
Drita...
dhe oksigjeni i botës!
Janë të hajthëm...
por kujdes…
ruajini,
që të mos i shpërbëjnë
tufanet e kohës!


*MËRGIMI

Mërgimi...
ah, mërgimi,
kjo plagë e rëndë,
e shkaktuar jo nga plumbi,
por nga malli i zhuritur,
për një gurë e për një dru,
për gurgullimën e përroit me zhurmë
për një shkrep a një shpat mali,
për flladin detar
a për murlanin,
për diellin që ngroh shpirtin e atdhetarit,
për një serenatë korçare ...
a një polifoni labe,
për çiftelinë a cylën dyjare,
për prushin në vatër e tymin në oxhaqe,
për brumin që vjen në magje,
për drynët e ndryshkur...
që mbyllën sa e sa pragje,
për vajzat dhe djemtë lastarë ,
që ta bëjnë shpirtin behar.
Eh, kurbeti...,kurbet,
i rëndë si vreri!
I huaj në dhe' të huaj mbeti.
Atje...atje larg,
në vetmi mallin e treti.
Në kurbet për çfarë s' ke mall?!
Për nënë...edhe për babë...
Për të shtrenjtën tokën time,
për një fjalë të ëmbël shqipe.
I mallkuar qoftë...
ai që shpiku kurbetin...
pa atdhe...i huaj mbeti,
kohëgjëmat që sjell tërmeti!


*TË FALEM , O VLORË

Të falem …
ty Vlorë!
O qytet i Diellit,
ty...Parajsa,
ku kanë folenë Perënditë…

Adriatiku i kaltër…
të dhuroi mirësinë…
Joni blu i thellë…
me të tepërt të fali bujarinë…

Kodrat me agrume e ullinj…
dhuratë e vyer për begati.
Të pyes moj fatmadhe:
-a gjendet ndokund..
një tjetër Perlë margaritare... si ti ?!

Ndaj Zoti…
me bujari të përkëdheli...
sepse të ka pasur ...
dhe përjetësisht të ka
“Të Përzgjedhurën e tij…”

Unë...
bijë gjaku..., prej kurmit tënd...
përgjërohem
sot e në përjetësi,
se kurrë nuk do të të ndërroj
me asnjë thesar
të gjithësisë...

Të lutem,
më thuaj,
o qytet ëndërr...fantazi,
a mund ta gjej kund ...
si ti një tjetër mrekulli ?!


*RRËNJËT
Fituese e çmimit internnacional “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Itali (Torino) 2009

Rrënjët…
këtu i mbollën ,
në këtë tokë të larë në gjak.
Degët…
nëpër botë u shpërndanë
Syri…
lot pikoi,
kur dritën e së vërtetës ai pa…
Gjuhën e mëmës…
ëmbël shqiptuan,
atje,
ku rrënjët hodhën shtat.
Horizontet e përflakura shijuan…
aty,
ku blegërin qengji manar
Nëpër botë kërkuan,
askund nuk i panë,
u kthyen e i gjetën
rrënjët…
aty... ku i lanë…!


*LËNGOJNË KUJTIMET

Këtu lindën të parët tanë
këtu derdhën djersën
dhe këtu eshtrat i lanë…
Erdhëm...kërkuam,
po ç’gjetëm vallë?
Kujtimet nën gërmadhë…
Rrëmuam…
gërmuam…
të gjenim…
një datë,
një emër,
një fjalë,
por koha e egër i fshiu,
i mori zvarrë…
Thellë dëgjohet një lëngatë!
Jemi dhe ne…
Përse na harruat vallë?!


* NË KËTË QYTET

Në zemër të qytetit
kam lindur…
Në këtë qytet bregdetar
u lodha duke pritur…

Këtu melodia xanxare
shndërrohet në këngë e valle.
Këtu jeta vlen
më tepër se çdo ëndërr djaloshare.

Në këtë qytet,
ku deti s’fle kurrë,
këtu dua të prehem,
mëngjezeve të zgjohem këtu.

Dua …që rrezja e diellit
të më përkëdhel,
ëndërra të më përkund
dhe flladi ëmbël të më puth.

Gjenerali Daut Haradinaj thotë se serbët s’kanë arsye të jenë kundër qeverisë së Ramushit

Image result for daut haradinaj

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë për Ekonomia Online se asnjëra nga partitë në vend nuk ka asnjë arsye për ta kundërshtuar qeverinë e ardhshme të drejtuar nga vëllai i tij.

Madje ai është shprehur i bindur se Qeverinë do të krijohet nga koalicioni PAN, do ta përkrahë dhe Lista Serbe.

“Mendoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë të drejtën ta thonë fjalën e vet në Kuvend, ne jemi të hapur në bashkëpunim me të gjithë. Nuk besoj që Lista Serbe ose ndonjë parti politike ka arsye të fortë për me kundërshtua qeverisjen e ardhshme”, ka thënë ai.

Haradinaj tutje ka thënë se formimi i institucioneve do të ndodhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve, pasi shpreh bindjen se kanë mbështetjen e duhur të deputetëve për një gjë të tillë.
“Ne jemi njëherë duke e pritur certifikimin e rezultateve dhe jemi të sigurt që koalicioni vetëm e ka kryer detyrën e vet, jemi të sigurt që nuk do të humbim kohë dhe besoj se formimi i institucioneve do të jetë shumë i shpejtë menjëherë pas certifikimit të rezultateve”, ka pohuar Haradinaj.

E duke folur për kandidatin për kryetar të Komunës së Deçanit, Haradinaj ka thënë se nëse organet e partisë e marrin vendimin që të jem kandidat, do ta respektojë, ka thënë ai.

“Unë mendoj se mbështetjen gjithsesi do ta kem por kjo nuk është situatë në tavolinë ta shohim njëherë, organet e partisë do ta marrin vendimin se kush do të jetë kandidat për Deçan, gjithsesi që në këto rrethana unë jam prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndërsa në të ardhmen e afërt të shohim se si vendos partia gjithsesi unë jam njeri i partisë dhe respektoj vendimet”, ka pohuar Haradinaj.


****
Daut Haradinaj ka lindur më 6 prill 1978 në fshatin Gllogjan të Deçan-it është politikan,jurist Shqiptar dhe po ashtu ka qenë komandant në Ushtrin Çlirimtare të Kosoves i cili se bashku më Rexhep Selmin dhe Mujë Krasniqin me rastin e vrasjes se mesuse-it Halit Geci me 28 nëntor 1997 dolen publikisht dhe deklaruan formimin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, Daut Haradinaj dha kontribut te jashte zakonshem ne luften e Kosoves ku sherbeu ne zonen opreative te Rrafashit te Dukagjinit, Dauti eshte nje nga 5 vellezerit Haradinaj te cilet u shquan per guximin dhe kontribimin e tyre ne luften e Kosoves pas luftes Dauti ushtron postin e nënkryetartit të AAK-së dhe vellau i tij i madh Ramush Haradinaj është kryetar i AAK-së qe nga viti 2004 Dauti ushtron postin e Deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Dauti aktualisht banon dhe jeton në Prishtinë dhe është i martuar.

Gina Lollobrigida, ikona e kinemasë mbush 90 vjeç

Image result


E njohur në të gjithë botën, Gina Lollobrigida feston sot, 4 korrik, 90 vjetorin e lindjes. Diva italiane ka mishëruar bukurinë mesdhetare, në ekranin e madh dhe jo vetëm, në një luftë në distancë me rivalen e pandashme Sophia Loren.

Related image

Ka qenë emblemë e bukurisë në vitet ’50-të, një epitet i ngjitur për të nga Vittorio De Sica në filmin e 1951 “Il processo di Frine”.

E lindur në 1927 në Subiaco (Romë) si Luigia Lollobrigida, humbi familjen si pasojë e një bombardimi gjatë luftës.

Related image

Takimi me botën e spektaklit vjen në 1947 në skenën e “Miss Roma” dhe falë fotoromanit “Në fund të zemrës”.

Në të njëjtin vit dërgohet në finalet e “Miss Italia”, nuk fiton por vitrina e konkursit i hap dyert e Cinecittà.

Related image
Vendimtar ishte takimi me Luigi Zampa, i cili i ofroi të interpretonte “Campane a martello” dhe “Cuori senza frontiere”, me Monicelli dhe Steno, me Pietro Germi dhe me Carlo Lizzani, që e lançuan si aktore në fillim të viteve ’50-të.

Related image

E kërkuar nga shumë regjisorë të famshëm ishte Luigi Comencini që e adresoi tek Vittorio De Sica në suksesin e famshëm të “Pane, amore e fantasia” (1953). Që nga ai moment interpretoi role impenjative.

Related image
Në vitet ’70-të kinemasë iu bashkua edhe televizioni: nga “Pinocchio” të Comencini tek seria amerikane “Falcon Crest”, deri në daljen e fundit të filmit “La romana” të Giuseppe Patroni Griffi. Në këtë periudhë pasioni për fotografinë e tërhoqi në xhiro në të gjithë botën, duke e çuar në galeritë më prestigjoze .

Related image
Në 1996 miku i saj Gian Luigi Rondi e ftoi për David di Donatello për karrierën dhe dhjetë vite më pas i dorëzohet një trofe special për të festuar 50 vjetorin e statujës së parë të fituar me “Gruaja më e bukur në botë”.

Novelisti spanjoll Jose Carlos Rodrigo Breto , 1000 faqe mbi Ismail Kadarenë







Jose Carlos Rodrigo Breto është eksperti më i madh spanjoll mbi punën e Kadaresë.

Tema e doktoraturës së tij, titullohet “Ismail Kadare dhe Strategjia e Madhe”, dhe janë gati 1000 faqe që i janë kushtuar shkrimtarit më të madh shqiptar, disa herë favorit për nobelin letrar.
Siç e përshkruajnë mediat spanjolle, puna e Rodrigo Breto është një punë shkencore e cila nuk i është atribuuar asnjëherë Kadaresë më parë.
“Janë gjithsej pesë vite punë në këtë temë timen mbi Kadarenë. Vitin e fundit kam shkruar, ndërsa vitet tjera kanë qenë vetëm kërkim dhe analizim i veprave të Kadaresë” tregon Breto. Ai ka hapur edhe një blog online ku tregon mbi analizat që i bën veprave të Kadaresë.
Breto është vetë novelist ndërsa tema e tij po pret të redaktohet. Ai është gati për tu bërë doktor i shkencave në Estudios Literarios në Madrid.

SËMUNDJET MORALE


NGA BAHRI OMARI*




Marrë nga Dielli i Vatrës, i gati para një shekulli

20 korrik 1916


Mjerisht një sëmundje epidemike po shumohet midis shqiptarëve: sëmundje e politikës.
Çdo shqiptar të thuash se sheh njëfarë autoriteti në vethen e tij të bisedojë nga çdo pikëpamje mbi politikën e përgjithëshme ose më shumë të vendit të tij.
Dhe shumë nga ne e dënojmë, e bëjmë tradhëtor, e çnderojmë ose e lartësojmë një njeri duke bazuar gjykimin tonë mi ca fjalë të thata likshtëdëgjuar andej-këtej, pa patur as të pakën e së pakës nonjë njohuri për biografin e atij njeriu që dënohet ose çnderohet.
Tjatri, sikur ka marrë diplomë nga universiteti i Londrës, të hedh broçkulla; dhe në daç t’i mbushësh mëndjen, atë çast të mori nëpër këmbë dhe të gjeti të paditur.
Më e madhja çudi është kur përdorin këto fjalët e ra, pa i kuptuar dhe i pëlcasin sheshit.
Një sëmundje karakteristike e vëndeve tona, e cila bren gjëndjen sociale të një kombi. S’mund të gjesh një të tillë mani në kombet e qytetëruara.
Më të shumët e këndonjësve tanë kanë jetuar shumë kohë në Amerikë, dhe do t’ua ketë hequr vërejtjen dhe do ta kenë parë se sa nuk u përket amerikanëve politika; doemos atyre që janë jashtë politikës, dhe jo atyre q’e kanë për detyrë.
Po trashëgojmë një sëmundje greke, se më shumë në grekër është përhapur kjo sëmundje. Kjo sëmundje ndalon njerinë të përparonjë në punën e tij dhe e bën nevralgjik. Kjo sëmundje të bën të fëlliqësh gojën dhe të prishësh moralin. Mos të imitojmë turqit dhe grekërit. Të bëhemi seriozë.
Padija ndahet më dy: një është ay që s’di dhe e tregon padijën, tjatri është ay që s’di dhe s’ia ka për pesë.
Në këtë sërën e dytë hyjnë dhe ata që kanë marrë një mësim superficiel (d. m. th. si e shkruara mbi akull). Nga kjo radhë janë më shumë ata të mjerë politikanë të cilët janë gati të të shesën nga çdo degë shkënce dhe diturie, apo s’u vjen rëndë të të tregojnë mësimet e larta prej universiteteve të dyshimta. Oh! sa mjerim i math për ne të gjorët që s’dimë se sa na vlen lëkura!
Mori botën më qafë gjithënjë çarlatanizma, e cila humbet idealin dhe mendimin qëndrestar, që është faktori m’i math në përparimin e përgjithëshmë të njerëzisë, se i vjen mbarë sicilit të shesë pa blerë, që të marrë famë. Shumë një mikrob i lik!
Si këto, dhe egoizma zë një vënt të math midis moraleve tona të prishura; pothua u bë zakon, pa dëgjuar ndopak zënë ndërgjegjësor, t’i mohojmë vlerën tjatrit, kurse vetja jonë është për të qarë hallë; tallen të verbërit me atë me një sy. Si e si ta biem fjalën mi një pikë që ai tjatri nuk e di, dhe atëherë shkrijmë tërë diturinë tonë të paqënë; dhe ç’nuk thomi, se kështu e dimë që nuk na e gjejnë dot kleçkën.
Lipset të jemi seriozë me zëmër dhe jo me fjalë, të mbajmë cilësitë e prindërve dhe të hedhëm ato të ndyrat, të cilat na kanë ardhur jashtazi nga kombet që kanë shkelur Shqipërinë. Ta ndreqim Qeverinë Shqiptare me themel të pa tundur, se moral i prishur kalbëzon rrënjat e qeverisë dhe nuk e lë të vepëronjë lirisht, e pengon dhe më në funt e rrukullis nga maj’ e shkëmbit.
Cilësit e liga qenë që dërrmuan Qeverinë Romane dhe ra në duart e Barbarëve.
* Bahri Omari ka sherbyer 6 vjet Editor i Gazetes Shqiptaro-Amerikane “DIELLI”

Ju rrëfej legjendat dhe të vërtetat për Skënderbeun



Nga Faik Konica


Asnjë rrëfim për vetitë luftarake të shqiptarëve nuk do të ishte i plotë pa përmendur Skënderbeun, heroin mesjetar të Shqipërisë, i cili për afër një çerek shekulli i mundi turqit e hatashëm nën udhëheqjen e dy sulltanëve të fuqishëm dhe vetë kurrë nuk u thye.
Në Shqipëri ai është bërë legjendar për pesë shekuj dhe gjithashtu e kanë quajtur me të drejtë “kampion i krishterimit”, titull ky që ia kanë dhënë papët e Romës, sepse ishte veprimtaria e tij për t’u bërë një ledh, që ndihmoi të shpëtonte Evropa e krishterë nga pushtimi turk, një katastrofë kjo që do të kishte qenë shkatërrimtare për botën e qytetëruar.
Ndoshta mënyra më e mirë për të vlerësuar Skënderbeun është t’u drejtohesh fjalëve që kanë thënë për të disa shkrimtarë dhe ushtarakë të shquar.
Diku në veprën e tij të vëllimshme Volteri ka guxuar të shprehet se sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453. Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kuebekut, ka thënë: “Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse”.
Autori anglez i shekullit të shtatëmbëdhjetë, Sër Uiliam Tempël, në punimin mbi “Virtytin heroik”, e rendit Skënderbeun me shtatë mbretër të pakurorëzuar të Evropës:
“… bëmat dhe virtytet e të cilëve mund t’u lejojnë atyre me të drejtë të renditen krahas kaq mbretërve e perandorëve… Gjergj Kastrioti, i quajtur zakonisht Skënderbeu, princ i Epirit, dhe Huniadi, mëkëmbës i mbretit të Hungarisë, që kanë qenë dy kapedanët më ngadhënjimtarë dhe burra të shkëlqyer, kampionë të vërtetë të krishterimit sa qenë gjallë dhe tmerr i turqve, sepse me forca të pakta iu bënë ledh për aq shumë vjet gjithë fuqive të Perandorisë Osmane… dhe Skënderbeu asnjëherë nuk mblodhi bashkë mbi gjashtëmbëdhjetë mijë veta për të gjitha fitoret e famshme që korri kundër turqve, të cilët ishin disa herë si numër mbi njëqind mijë”.
Vetë Sulltani Mehmeti II, pushtuesi i Stambollit, ka thënë një herë: “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë”.
***
Sipas legjendës Skënderbeu, siç njihet me këtë emër turk Gjergj Kastrioti, lindi në vitin 1403 dhe, siç na thotë peshkopi Noli, por pa e besuar plotësisht, “e mori peng Muradi II në moshën nëntë vjeç. Kjo do të ketë ndodhur më 1412, meqë Skënderbeu kishte lindur më 1403″. Më pas peshkopi Noli shton duke e shpjeguar: “Por më 1412 në Turqi sundonte Mehmeti I dhe jo Muradi II, që erdhi në fron nëntë vjet më vonë, më 1421″.
Po ta ndjekim më tej legjendën, Skënderbeu u edukua në shkollat më të mira të Perandorisë Osmane, ku ai shfaqi një talent ushtarak të shquar dhe në mënyrë paradoksale, u bë njeriu më i dashur për Portën e Lartë.
Ishte ky djalosh nëntëvjeçar, që tridhjetë e një vjet më vonë u kthye në Shqipëri dhe i mundi turqit për afër njëzet e pesë vjet deri sa vdiq më 1468.
Në mendjen e lexuesit mund të lindë kjo pyetje: a është e mundur për një djalosh nëntëvjeçar, të rritur në luks, të trajtuar si hero dhe që i dhanë një titull princëror, t’i hidhte mënjanë këto gjëra tridhjetë e një vjet më pas dhe të kthehej për të shpëtuar vendlindjen nga bamirësit e tij?
Kjo pyetje nuk mund të marrë një përgjigje të drejtë e të përshtatshme, derisa të mos kemi më shumë fakte konkrete, që mund të jenë diku, ndoshta në Bibliotekën e Vatikanit.
Peshkopi Noli e hedh fjalën, por nuk e shpjegon plotësisht këtë mister. Megjithatë ai beson me të fortë se Skënderbeu e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës nga viti 1412 deri më 1443 ose në Shqipëri, ose në kufijtë pranë Shqipërisë. Po të jetë e drejtë kjo teori, atëherë do të kemi çelësin për dashurinë dhe përkushtimin e Skënderbeut ndaj vendlindjes.
Po të pranohej se Skënderbeu kaloi tridhjetë e një vjet diku në Perandorinë Turke, çfarë shoqërie gjeti ai kur u kthye në Shqipëri?
Peshkopi Noli mendon, por nuk e përpunon më tej, se shtresat shoqërore shqiptare mund të kenë qenë atëherë këto: fshatarët e lirë në viset malore, një lloj sistemi feudal në tokat fushore pjellore dhe “qytete të lulëzuara” gjatë bregdetit.
Sipas peshkopit Noli, ka pasur disa “aristokratë të vegjël, ose më mirë prijës patriarkalë të malësorëve”. Por shumica e shqiptarëve kanë qenë të lirë, meqë “bujkrobëria dhe skllavëria as mund të mendoheshin për ta”.
Një vëzhgues i mprehtë ka thënë me mençuri: “Një shqiptar nuk mund të ishte një skllav”. Dhe lidhur me këtë, është mjaft interesante që: “Në tregjet e skllevërve të Turqisë askush nuk mund të blinte një shqiptar… sepse ishte e pamundur t’i urdhëroje ata dhe ishin tepër të rrezikshëm për pronarët e tyre”.
Vëzhgimet e mësipërme mund të shpjegojnë përse popujt e tjerë të Ballkanit iu nënshtruan Turqisë fare lehtë, ndërsa shqiptarët u bënë ballë me sukses turqve për një çerek shekulli.
Me gjithë fitoret e panumërta, Skënderbeu gjatë gjithë kohës ka pasur telashet e veta me kuislingë. Herë pas here krerë të tij e tradhtonin dhe bashkoheshin me armikun. Disa këmbëngulnin për “bisedime për paqe”, siç na thotë peshkopi Noli, por “Skënderbeu as nuk donte të dëgjonte për to. Megjithatë shpesh shumica mbizotëronte”. Paqja u arrit më 27 prill 1463, pikërisht pesë vjet para se ai të vdiste. Por më 27 nëntor të po atij viti ai e rifilloi luftën kundër turqve, që vazhdoi deri në vdekjen e tij.
Disa nga veprimet luftarake më të mëdha të Skënderbeut lidhen me përpjekjet e turqve për të pushtuar Krujën, kryeqytetin e tij. Përpjekja e parë për të marrë Krujën u bë më 1450 nga Murati II, i cili pësoi disfatë pas një lufte epike prej pesë muajsh.
Duke përshkruar madhështinë e rrethimit të Krujës, autori amerikan Agnes Replajer në një artikull me titullin “Skënderbeu”, botuar në “Catholic World” të dhjetorit 1889, shkruan: “Vetë përmasat në të cilat qe planifikuar pushtimi i Krujës, tregojnë se sa i thellë qe zemërimi i sulltanit dhe sa ngulmues qëllimi i tij. U mblodhën njëqind e gjashtëdhjetë mijë veta… ushtria pushtuese marshoi drejt Krujës, i mbuloi gjithë fushat përreth, përpara portave masive të kështjellës vendosi topat, që atëherë ishin një risi imponuese për punët e luftës, dhe i kërkoi garnizonit të dorëzohej. Ata morën një përgjigje sfiduese dhe osmanët sulmuan muret, por u zmbrapsën me një tërbim aq të madh, sa mbi tetë mijë jeniçerë ranë në luftim, ndërsa Skënderbeu fluturonte si shqiponjë mbi shkëmbinj, priti sa beteja të arrinte kulmin dhe atëherë u lëshua teposhtë mbi armikun e hutuar, i çau llogoret e tij, i vuri zjarrin fushimit dhe gjithçka para tij e shkatërroi dhe i vrau e i preu”.
Përpjekjen e fundit për ta marrë Krujën e bëri në korrik 1467 Mehmeti II, i biri dhe trashëgimtari i Muratit, pikërisht më pak se një vit para se vdekja ta hiqte heroin nga skena e betejës. Për këtë sulm peshkopi Noli thotë se Mehmeti “e la ushtrinë e tij të madhe të lirë dhe shkatërroi me zjarr e hekur çdo cep të Shqipërisë ku mundi të shkelë”. Por shpejt ai “e kuptoi se çmimi për repartet që binin në kurthe dhe i shfaroste Skënderbeu, ishte shumë i lartë” dhe … “u kthye në Stamboll i poshtëruar e i mundur”.
***
Gjithë autorët për Skënderbeun, që nga Marin Barleti e deri te Eduard Giboni dhe peshkopi Noli, kanë ngritur lart heroizmin e tij luftarak, por pak gjë është thënë për aftësinë e tij që të punonte me njerëzit.
Në kohën e tij Shqipëria ka qenë e ndarë në disa principata dhe çdo prijës ishte ziliqar e krenar, siç mund të jetë një shqiptar, për rëndësinë e vet në tablonë e gjërave.
Në këtë pështjellim e përleshje, që afrohej me anarkinë, erdhi Skënderbeu më 1443. Për të sjellë rregull në këtë kaos, ai thirri një kuvend të gjithë princave në Lezhë më 2 mars 1444, ku formoi Lidhjen e Princave Shqiptarë, duke u bërë vetë kryekomandant i ushtrisë së Lidhjes. Ishin më shumë se një duzinë princash, por me anë të diplomacisë e të shpirtmadhësisë ai ia doli t’i mbante ata të bashkuar derisa vdiq. Një njeri më i vogël nuk do t’ia arrinte dot.
Herë pas here disa prej tyre u lëkundën, por personaliteti i tij dinamik i mbajti ata të bashkuar fort si në mengene. Por mengeja u prish sapo ai u varros në Katedralen e Shën Nikollës së Leshit më 17 janar 1468. Pak kohë më pas Lidhja e tij u përça dhe bashkë me të ra edhe Shqipëria, për të mos u ngritur dot më deri më 1912, pas katërqind e dyzet e katër vjetësh.
Kështu Shqipëria qe vendi i fundit në Ballkan që iu nënshtrua turqve dhe i fundit që rifitoi lirinë e vet.
*Marrë me shkurtime nga libri “SHQIPËRIA – KOPSHTI SHKËMBOR I EVROPËS JUGLINDORE DHE SHKRIME TË TJERA). Zgjedhur e përgatitur nga prof. Nasho Jorgaqi.

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...