Vilhelmja lindi në Kaninë më 08.12.1944. Pinjolle e familjes së princit Gjergj Arianiti,u arsimua me shumë vështirësi. Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi vetëm për tri (3) lëndë. Pas burgosgjeve të babait , xhaxhait dhe vrasjeve makabre të familjarëve, internohet për së dyti me familjen Vrana dhe i mohojnë ushtrimin e profesionit deri në rënien e dikataturës. Rifitoi të drejtën e studimeve, në degën Hisori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë . Punoi 25 vjet punëtore e vetëm më 1990-të rifilloi punë në arsim dhe u muarr me publicistikë. Më 1997, e rinxjerrin jashtë radhëve të arsimit dhe vazhdon pa punë si demokrate .Pas viteve 1990 ka punuar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Vlen të përmëndet si një veprimtare e shquar. Është formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit ( 22/4/1992)
Është një nga 4-5 femrat e para që u ngritën kundër diktaturës. Ka qenë themeluese dhe Kryetare e L. D. të Gruas -dega Vlorë, 1991-98, si dhe Anëtare e K.K. të L.D. G. Sh.dhe të P.D.Sh. Kjo i dha mundësinë të gjejë vetveten.
Në moshën 52 vjeçe u realizua ëndrra e saj. U botua vëllimi i parë poetik. Më pas provoi prozën e shkurtër (skicë, tregim, novelë), fabulën, përrallën, romanin. Kujtojmë se merret me studime historike.
Gjinia letrare, ku autorja gjen veten të plotësuar, është romani. Deri tani ka botuar 20 romane, ku spikat personazhi femër dhe problemet sociale që tjetërsuan njerinë si rezultat i varfërisë ekonomike, shpirtërore dhe mendore, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dje dhe sot. Tejet e suksesshme është: Trilogjia“Vështroni Meduzën”( 3 vol), ku në mbi 1100 fq. përshkruhet realiteti shqiptar, që nis nga shek. i XV-të dhe deri në rënien e diktaturës. Në romanin“Rrëfim në të perënduar”, ngrihet me forcë kundër dhunës ndaj femrës. Te romani “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me dashurinë e dy të rinjëve, që sfidon diktaturën, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqërore. Është e para dhe e vetmja autore që solli Babanë e Kombit, Ismail Bej Vlorën të gjallë pas 100 vitesh, si personazh. Ndaj edhe Dr. Fatmir Terziu -Londër dhe Prof.Dr.Eshref Ymeri në ShBA, e kanë quajtur romanin e saj"Rikthim i Ismail Qemalit" "E Munguara në Letërisnë Shqipe". Ose shkrimtari Bedri Çoku kur flet për vlerën e këtij romani bashkëkohor, thekson:" Shkrimtarja e kombit ngriti Babanë e Kombit nga varri shekullor që t'i rrëfehej, se s'kishte tjetër se kujt t'i qahej..." Aktualisht krahas letërsisë artistike dhe punës studimore , vazhdon publicistikën në disa gazeta me rëndësi në Tiranë, Kosovë, SHBA, Londër, Kanada, Bukuresht, Itali, Zvicër ,Austri, Gjermani, Suedi etje…dhe për disa vite ka qenë Kr/redaktore e Gazetës “Kanina”.
Puna e saj është vlerësuar nga kritika profesionale, si:Kallulli, Grillo, Laço, Spahiu, F.Sina, Bubani,Terziu, Prençi, C.I.Fortino, M.Antonesku, Qelaru, V. Muça, O.Gargano,F. Minguli, si dhe shumë analistë, shkrimtarë dhe lexues. E vlerësuar me mbi 20 çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, krijimtaria e saj është përfshirë në 24 antologji në disa shtete. Edhe pse është në moshën 72 vjeç, e pranon sfidën me krijimtarinë e saj autentike, filozofike, psiko-sociale dhe shpresëdhënëse, duke u ballafaquar me krijimet e letërsisë shqipe. Ka botuar tek ShB "Toena" dhe tani boton te ShB"Nacional"
Ishte kjo origjinë, që Vilhelmes diktatura komuniste i mohoi çdo të drejtë njerëzore. I burgosën babanë, xhaxhallarët, i vran një xhaxha dhe kushërinjtë , ndaj ajo e kishte të ndaluar të ëndërronte dhe të ushtronte profesionin.
*Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe pjesë teatrale(skenarë) për fëmijë.
*Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, politikë, kulturë, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Bukuresht, Francë, Suedi, Gjermani, Austri, Zvicër, ShBA, Kanada etje…
*Ka përkthyer 3 libra nga gjuha italiane.
*E vetmja autore shqiptare që futet në Antologjinë italiane(2010-2012) mes 100 autorëve fitues nga e gjithë bota.
*Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u përkthye në gjuhën rumune.
*Duke i dhuruar lexuesit 42 vepra brenda 20 viteve, mjaft publicistikë në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave më të shquar të letërsisë shqipe.
* Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.
*Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe.
* Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht.
*Së dyti solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit , frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50 vjeçare.
*Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë
*Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.
*“Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj) do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës. Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror. Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin nobël për letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990. Sot Vilhelmja me punën e saj ka Urdhrin e”Mjeshtre e Madhe e Penës”, një vlerësim plotësisht i merituar.
Nga Mujë Buçpapaj
BOTIME TË AUTORES
*Poezi:
-Loti nuk ka faj, 1996
-Të pres, 2000
-Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, Bukuresht-2009.
*Prozë e shkurtër:
-Mamaja, novelë 2000
-Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)
-Rrugë pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.
-Mamaja, novelë Rumanisht- Bukuresht - 2011
-Çmimi i Dualizmit ,novelë, ShB Nacional-2012
-Një mall i pashuar.novelë, ShB Nacional-2014,
-Dashuria plagoset..., por nuk burgoset-ShB Nacional-2016
*Romane:
-Dhembje nëne, 1998
-Jetë në udhëkryq, 2001
-Ringjallur si Krishti, 2002
-Amanti i Arbërisë, 2003
-Rrëfim në të perënduar, 2007
-Unaza e Prangosur, 2008
-Zonja me karafila të bardhë, 2009
-Dritëhijet e medaljes…enigmë, 2010- ShB Nacional
-Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional -
-Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011
-Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012
-Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012
-Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012
-Ankthi i së Vërtetës, botoi - botimi i dytë, ShBNacional-2013
-Bashkë në dashuri dhe atdhetari -ribotim- Bukuresht 2014
-Loja e mëkatit-roman-ShB Nacional-2015
-Unikale – roman- ShB Nacional-2015
*Trilogji:
-Prolog Jete, roman I, 2007
-Vështroni Meduzën, roman II, 2005
-Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.
Ese-Publicistikë
-"Pa Titull” - libri i I-rë -ShB Nacional-2011-
-“Pa koment”- libri i II-të- ShB.Nacional-2016
*Letërsi për fëmijë:
-10 Fabula, 2000
-Bëmat e Dhelprës fabula, 2002
-Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003
-Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, përralla, 2008
-E dini se ç’emër kam?! fabula e gjëegjëza , 2009
-Përrallat e vendit Blu/cikël me përralla:
-Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, 2010-- ShB Nacional
-Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla, 2011-- ShB Nacional
-Shoku im arushi-përralla - 2013-- ShB Nacional
*Presin dritën e botimit:
-Simfoni shpirti - skica
-Ai dhe Ajo - novelë
-Sa do të doja – poezi- përkthyer në greqisht
-Rruga filozofike e Prof.dr.Isuf Luzit -studim
-Tradhtia e Madhe Kombëtare- Studim
* Krijimtaria e Vranarit është përfshirë në 24 antologji. Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumune e shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, që janë në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse
*Vlerësime Letrare dhe Mirënjohje: çmime kombëtare e ndërkombëtare, si:
*Çmimi“Petro Marko” për romanin“Dilema e së nesërmes”, L.SH.A(2006).
*Çmimi për “Poezinë e mir’interpretuar”, Lidhja e Shkrimtarëve (2007).
*Çmimi “Protagonist i vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”
*Çmimi “Ndërkombëtar” Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Torino (Itali -2009)
*Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009).
*Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i medjave-2009
*Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” (Kaninë, 2010).
*Çmimi “Mirënjohje e Klubit Drita” (Athinë, 2010)
*Çmimi “Mirënjohje e Vlorës” me Medalie Argjendi (2010)
*Çmimi i “Karrierës” konkursi letrar në Prozë (2010)
*“Çmimi i parë” Mal i Zi” (2011) në 100 vjetori i kryengritjes së Mbishkodrës
*Çmimi i tretë për romanin Vonë tejet vonë-2011
*Çmimi "Mirënjohje e Arsimit Shqiptar" -7 mars 2012 (për 100 vjet Pavarësi)
*Vlerësohet me Urdhrin "Mjeshtre e Madhe e Penës" dhe Medalje Ari nga Presidenti i Republikës Prof.Dr. Bamir Topi ,më 27-6-2012 (në 100 vjet Pavarësi Kombëtare)
*Çmimi "Mirënjohje e Bukureshtit” për 100 vjetorin e Pavarësisë (28 Nëntor 2012)
*Shpallet "Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë" në 100 vjetorin e Pavarësisë.
*Fituese e çmimit “Premio internazionale di Poezia” -Firence- Italia - 2011. E vetmja autore shqiptare mes 100 autorëve nga e gjithë bota që përfshihet në antologjinë Italiane të 3 viteve (2010-2012)
*Çmimi “Pena e Kristaltë”dhe “Çmimin e Dytë” në Suedi-14 Mars 2014
*Merr titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”nga Sh.A.K Mbarëkombëtare Labëria.-4 tetor 2014
*“Çmimin e Parë Internacional”-Suedi-28 mars 2015
* Çmimi i Karrierës”-nga Sh.B.Nacional dhe gazeta Nacional -Dhjetor 2016
*”Çmimi i Karrierës”-Festivali “Pranvera Poetike Durrsake- 13 maj 2017
SA DO TË DOJA
( Fituese e “Premio internazionale di poesia 2009-2012)-Itali
Do të doja një botë
në paqe dhe harmoni.
Pa mllefe,
pa hakmarrje,
pa urrejtje,
pa cinizëm,
pa luftra dhe robëri
Dëshiroja …
që botën
ta kisha në dorë,
t’ia shtrydhja
gjithë ligësitë
që shpirtrat helmojnë,
të shpëtoja jetët
që ajo shkatërron!
Do të pëlqeja...
një botë plot mirësi,
që të mbjellë
mirëkuptim,
tolerancë,
begati, vëllazërim
dhe dashuri!
Doja të ishte
një botë
pa mashtrim,
pa tragjedi dhe mjerim,
ku njerëzimi
të mos njohë intriga,
as vuajtje,
as zhgënjim.
Doja të shihja
një botë të mbarë.
Pa dhunë,
pa krime,
pa prostitucion
dhe trafik.
Tej e ndanë globit
të mos enden më jetimë.
E dua botën pa tradhti,
të jetë e bukur dhe e dëlirë!
*HAPMA ZEMRËN, O NËNË!
Fituese e çmimit të parë - Suedi-2015
Me krenari ty të falem,
Kosovë!
Para teje në gjunjë
përulem o nënë!
Nderim…
mirënjohje…
përkushtim…
për shekuj të tërë!
Mbështetur kokën ,
në prehërin tënd,
hapma zemrën,
më bëj pak vënd.
Kosovë!
O bijë martirësh…
Lejomë,
që mallin të ta shuaj
Për djemtë e vajzat lastarë,
që as jetën s’ kursyen
për ty, nënë, e dhanë.
Kosovë!
Bijë e Shqipes krenare,
përse shekujt të drobitën
Luftrat…
hallet…
dhe dertet të rritën,
Kosovë!
futmë ti, në gjirin tënd…
o mëmë.
Me ledha…
ngrohtësi
e dhembshuri…
të t’i shëroj plagët …
e shpirtit tënd!
Ndaj, hapma zemrën
e më bëj pak vend,
qetësinë ta gjej
në kraharorin tënd!
*FËMIJËT
Ç’janë fëmijët vallë ?
- pyeti dikush.
-Fëmijët janë:
“Të brishtë si lastarët...,
të pafajshëm si rrezet e diellit,
të dëlirë si vesa e mëngjesit.
Janë të ëmbël si nektari,
përkëdhelës si flladi
Janë mjalti...
i gjithë bletëve të botës,
janë zërat...
aromat...
dhe ngjyrat e gjithë tokës
pafajësi e engjëjve,
ngrohtësi e rrezeve të diellit,
pafundësia e kaltërsisë së qiellit.
Thesaret e pafund...
të mbi dhe nëntokës,
Janë dashuria e pavdekshme...
e universit...
dhe e gjithë kohës...
Fëmijët janë...
Uji...
Drita...
dhe oksigjeni i botës!
Janë të hajthëm...
por kujdes…
ruajini,
që të mos i shpërbëjnë
tufanet e kohës!
*MËRGIMI
Mërgimi...
ah, mërgimi,
kjo plagë e rëndë,
e shkaktuar jo nga plumbi,
por nga malli i zhuritur,
për një gurë e për një dru,
për gurgullimën e përroit me zhurmë
për një shkrep a një shpat mali,
për flladin detar
a për murlanin,
për diellin që ngroh shpirtin e atdhetarit,
për një serenatë korçare ...
a një polifoni labe,
për çiftelinë a cylën dyjare,
për prushin në vatër e tymin në oxhaqe,
për brumin që vjen në magje,
për drynët e ndryshkur...
që mbyllën sa e sa pragje,
për vajzat dhe djemtë lastarë ,
që ta bëjnë shpirtin behar.
Eh, kurbeti...,kurbet,
i rëndë si vreri!
I huaj në dhe' të huaj mbeti.
Atje...atje larg,
në vetmi mallin e treti.
Në kurbet për çfarë s' ke mall?!
Për nënë...edhe për babë...
Për të shtrenjtën tokën time,
për një fjalë të ëmbël shqipe.
I mallkuar qoftë...
ai që shpiku kurbetin...
pa atdhe...i huaj mbeti,
kohëgjëmat që sjell tërmeti!
*TË FALEM , O VLORË
Të falem …
ty Vlorë!
O qytet i Diellit,
ty...Parajsa,
ku kanë folenë Perënditë…
Adriatiku i kaltër…
të dhuroi mirësinë…
Joni blu i thellë…
me të tepërt të fali bujarinë…
Kodrat me agrume e ullinj…
dhuratë e vyer për begati.
Të pyes moj fatmadhe:
-a gjendet ndokund..
një tjetër Perlë margaritare... si ti ?!
Ndaj Zoti…
me bujari të përkëdheli...
sepse të ka pasur ...
dhe përjetësisht të ka
“Të Përzgjedhurën e tij…”
Unë...
bijë gjaku..., prej kurmit tënd...
përgjërohem
sot e në përjetësi,
se kurrë nuk do të të ndërroj
me asnjë thesar
të gjithësisë...
Të lutem,
më thuaj,
o qytet ëndërr...fantazi,
a mund ta gjej kund ...
si ti një tjetër mrekulli ?!
*RRËNJËT
Fituese e çmimit internnacional “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Itali (Torino) 2009
Rrënjët…
këtu i mbollën ,
në këtë tokë të larë në gjak.
Degët…
nëpër botë u shpërndanë
Syri…
lot pikoi,
kur dritën e së vërtetës ai pa…
Gjuhën e mëmës…
ëmbël shqiptuan,
atje,
ku rrënjët hodhën shtat.
Horizontet e përflakura shijuan…
aty,
ku blegërin qengji manar
Nëpër botë kërkuan,
askund nuk i panë,
u kthyen e i gjetën
rrënjët…
aty... ku i lanë…!
*LËNGOJNË KUJTIMET
Këtu lindën të parët tanë
këtu derdhën djersën
dhe këtu eshtrat i lanë…
Erdhëm...kërkuam,
po ç’gjetëm vallë?
Kujtimet nën gërmadhë…
Rrëmuam…
gërmuam…
të gjenim…
një datë,
një emër,
një fjalë,
por koha e egër i fshiu,
i mori zvarrë…
Thellë dëgjohet një lëngatë!
Jemi dhe ne…
Përse na harruat vallë?!
* NË KËTË QYTET
Në zemër të qytetit
kam lindur…
Në këtë qytet bregdetar
u lodha duke pritur…
Këtu melodia xanxare
shndërrohet në këngë e valle.
Këtu jeta vlen
më tepër se çdo ëndërr djaloshare.
Në këtë qytet,
ku deti s’fle kurrë,
këtu dua të prehem,
mëngjezeve të zgjohem këtu.
Dua …që rrezja e diellit
të më përkëdhel,
ëndërra të më përkund
dhe flladi ëmbël të më puth.