2017-07-21

Gina Lollobrigida, ikona e kinemasë mbush 90 vjeç

Image result


E njohur në të gjithë botën, Gina Lollobrigida feston sot, 4 korrik, 90 vjetorin e lindjes. Diva italiane ka mishëruar bukurinë mesdhetare, në ekranin e madh dhe jo vetëm, në një luftë në distancë me rivalen e pandashme Sophia Loren.

Related image

Ka qenë emblemë e bukurisë në vitet ’50-të, një epitet i ngjitur për të nga Vittorio De Sica në filmin e 1951 “Il processo di Frine”.

E lindur në 1927 në Subiaco (Romë) si Luigia Lollobrigida, humbi familjen si pasojë e një bombardimi gjatë luftës.

Related image

Takimi me botën e spektaklit vjen në 1947 në skenën e “Miss Roma” dhe falë fotoromanit “Në fund të zemrës”.

Në të njëjtin vit dërgohet në finalet e “Miss Italia”, nuk fiton por vitrina e konkursit i hap dyert e Cinecittà.

Related image
Vendimtar ishte takimi me Luigi Zampa, i cili i ofroi të interpretonte “Campane a martello” dhe “Cuori senza frontiere”, me Monicelli dhe Steno, me Pietro Germi dhe me Carlo Lizzani, që e lançuan si aktore në fillim të viteve ’50-të.

Related image

E kërkuar nga shumë regjisorë të famshëm ishte Luigi Comencini që e adresoi tek Vittorio De Sica në suksesin e famshëm të “Pane, amore e fantasia” (1953). Që nga ai moment interpretoi role impenjative.

Related image
Në vitet ’70-të kinemasë iu bashkua edhe televizioni: nga “Pinocchio” të Comencini tek seria amerikane “Falcon Crest”, deri në daljen e fundit të filmit “La romana” të Giuseppe Patroni Griffi. Në këtë periudhë pasioni për fotografinë e tërhoqi në xhiro në të gjithë botën, duke e çuar në galeritë më prestigjoze .

Related image
Në 1996 miku i saj Gian Luigi Rondi e ftoi për David di Donatello për karrierën dhe dhjetë vite më pas i dorëzohet një trofe special për të festuar 50 vjetorin e statujës së parë të fituar me “Gruaja më e bukur në botë”.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...