2017-07-18

Media shqiptare humbi një vokacion të shkëlqyer


Prof. Dr. Lisen Bashkurti



U nda nga jeta Qani Mehmeti. Nuk dua ta besoj. Vdekja e rrembeu ate qe meritonte te rronte gjate sepse vetem i jepte te gjitheve. Nderkohe vdekja po le pas njerez qe duhej t’i kishte marre sepse vetem duan t’i marrin kesaj bote. Qaniu ishte nje njeri unik.

I shkolluar ne menyre te gjere. I pajisur me nje kulture te pasur jetesore. I talentuar tej mase per gazetari te cdo zhanri. Hulumtues i fakteve, ngjarjeve e situatave. Prognozues i mprehte dhe e sakte. Qani Mehmeti ishte nje korpus me vehte diturie dhe jete. Qani Mehmeti la pas nje boshllek te madh. La zbrazeti tek bashkeshortja vet, tek vajza dhe djali, te miqte dhe koleget e shumte, te faqet e gazetave, te ekranet e radiot ane e mbane Ballkanit.

Por Qaniu eshte nga ata qe punojne ne te gjalle per pavdeksine e tyre. Ai na la pas nje korpus publicistik te ralle dhe unik. Ai na la shkollen e debatit “pro dhe kontra”. Ai na la pas nje model gazetari te ditur, te mprehte, te guximshem, atdhetar, liberal dhe stilist te mrekullueshem. Qaniu u nda ne moshen me te mire. Ishte koha kur pena e tij vetem krijonte. Ishte momenti kur shpirti i tij buronte si gurre. Ishte casti kur Kombi kishte kaq shume nevoje per mendimin e tij. Ti u ndave nga kjo bote miku im, Qani Mehmeti. Le pas shume brenga…kishe plot endrra..bartje shume deshira….Do na mungosh perjete Qani Mehmeti…ike kur me se shumti kishin nevoje per dashurine tende familja, per penen tende shoqeria, per keshillat e tua koleget, per humorin tend shoqeria… Prehu ne paqe Qani Mehmeti dhe i paharruar qofte jeta dhe vepra jote!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...