Nga
Fritz RADOVANI:
SHKA NUK BANI TURKU,
SLLAVI E GREKU E BANI “NËNA E JUEJ PARTI
!”
ME ATA TRADHTARË, QË PO I
VENË MINAT EDHE KËSAJ SHQIPNI !
8 NANDOR 1941: VETEM TË ZEZA
I SOLLI KOMUNIZMI SHQIPNISË !
1944 MAJI – TIRANË: “Në ditët e fundit, sikundër na
lajmëroi radjoja e Londrës, paska arritur në Kryeqytetin e Perandorisë
Britanike një gjeneral përfaqsonjës i Titos që deklaroi“Nuk ka asnjë dyshim se
lëvizja e Titos synon në rikrijimin e ish Jugosllavisë, sikundër nuk ka asnjë
dyshim se edhe Jugosllavija e Titos, përsa u përket minoritetëve do të ndjekë
po atë politikë të maruemes Jugosllavi, që konstatonte në sllavizimin e
minoritetëve dhe veçanërisht për sa u përket shqiptarëve në çdukjen e tyre
fizike me anën e masave shumë moderne për sllavët: të masakrave kolektive, të
kolonizimit, të emigrimit të forcuar dhe kështu me rradhë, me që shqiptarët u provua
se është e pamundur të sllavizohen...” “Tokat e Liruara 1941-1944: Përmbledhje dokumentesh”, nga
Qerim Lita. Vllimi III, botim i vitit 2016.
■Mardhanjet e Enver Hoxhës me Dushan Mugoshen
dhe Miladin Popoviqin, siç tregon edhe e “njohura” e tyne Nexhmije Hoxha,
kishin të bajnë kryesisht per “drejtuesin” që do të vinte në krye të Partisë
Komuniste Shqiptare. Problemi i ripushtimit të tokave tona të lira nga viti
1941, dhe varsia e plotë e Shqipnisë nga Jugosllavia komuniste, nuk mund të
diskutoheshin fare, jo pse, ashtu u vendos në Jalta, po ashtu donte “druzhe”
Tito.
■Asht e domosdoshme që të hapim dhe të studjojmë
arkivat historike, per me nxjerrë perfundimin se cili asht kenë qellimi që
Konferenca e Jaltës “arrijti me fshij nga harta e Ballkanit ‘Shqiptarët”?! Mos
asht ky veprim një perputhje me Kongresin e Berlinit 1913, kur u vendos për të ruejtë “statusquon” në Ballkan dhe
paprekshmëninë e Perandorisë Otomane vetem për interesat e veta. Konferenca
zgjati plot një muej deri me 13 korrik 1878 kur përfundoi Kongresi. Vazhdimsia
ishte edhe ma tragjike, mbasi kur Perandoria Otomane do të dorzonte çelsat e
Ballkanit, ajo u pajtue me sllavët per coptimin e Trojeve Shqiptare. Pergjegjen
ma të saktë Europës ia dha Don Nikoll Mazrreku, që e pagoi me 38 vjetë burg në
sistemin komunist të instaluem në Shqipni nga Jalta në 29 Nandor 1944.
Fakti historik i kësaj katastrofe asht shkrue
nga z. H. Kissinger në librin “Diplomacia”...
1945 “Dy vitet e para pas luftës, vetëm
Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.” (fq. 443) Shqipnia ju
la sllavokomunistit Tito, që jo vetem vazhdoi shtypjen pamëshirë mbi Popullin Shqiptar
me injorantin karrierist Enver Hoxha, por edhe e shkatrroi perfundimisht tue e
shkëputë nga Europa, me pelqimin e diktatorit Stalin...
■Kur ne themi se “Shqipëria është çliruar nga bijtë e
saj...”, Enveri, në intervistat që ka dhanë në Jugosllavi me 30 qershor
1946, kur shkoi me u dekorue nga Tito “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, me 1
korrik 1946, ka thanë: “Është e pamundur të imagjinosh rezistencën e popullit
të vogël shqiptar kundër armikut pa luftën e popujve jugosllavë”. E ky tradhtar
ishte “hero” i tyne dhe vazhdon me kenë edhe sot!
■Dokumenti ma i turpëshem i firmosun
nga E. Hoxha në vitin 1946, në Konferencën e Paqës në Paris, as nuk zehet me
gojë nga pseudohistorianët tanë, edhe pse Enveri e ka folë aq bukur në gjuhen
frenge... Karriga e vet i dukej ma e bukur se Kosova...Para se të shkonte në
Paris, ishte mysafir në shtëpi të Titos,
e porsa mërrijti atje deklaroi: “Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë,
Jugosllavisë”. Një kusht per mbajtjen e kolltukut!
■Asnjëherë në këta 76 vjetë nuk asht thanë as shkrue e verteta e Trojeve Shqiptare, që mbas 1944 mbeten jashta Hartës Shtetit Shqiptar, vetem pse tradhëtarëve Hoxhës dhe Alisë, historianët tanë i pluhnosnin dokumentat me “akuzat ndaj fqinjëve, kryesisht me pretendimet greke dhe qendrimin prosllav të disa shteteve europjane që në vitin 1913”.
■Asnjëherë në këta 76 vjetë nuk asht thanë as shkrue e verteta e Trojeve Shqiptare, që mbas 1944 mbeten jashta Hartës Shtetit Shqiptar, vetem pse tradhëtarëve Hoxhës dhe Alisë, historianët tanë i pluhnosnin dokumentat me “akuzat ndaj fqinjëve, kryesisht me pretendimet greke dhe qendrimin prosllav të disa shteteve europjane që në vitin 1913”.
***
■Bana një “parathanje” të
shkurtë të asaj tragjedije që u fillue në 1941 dhe po vazhdohet nga
trashigimtarët e tyne tash 76 vjetë, per me arrijtë tek qellimi kryesor i
fqinjve tanë:
SHKOMTARIZIM
E ZHDUKJE E SHTETIT SHQIPTAR TË GJERGJ KASTRIOTIT
Mbi bazen e Parimeve komuniste: “Shpif e shpif, se diça mbetë!”, “Përçai e sundo!”, “Mbillni urrejtje!” dhe, predikoni “Jugosllavia e Re”, “Republika e Re”... “Katolikët e Shqipnisë së Veriut...” e së fundi: “Tregu i Perbashkët i Ballkanit Perëndimor...”, qendra e të cilit “organizohet” nga Samiti i Triestes, Selia e Beogradit e minaret e Stambollit!
Mbi bazen e Parimeve komuniste: “Shpif e shpif, se diça mbetë!”, “Përçai e sundo!”, “Mbillni urrejtje!” dhe, predikoni “Jugosllavia e Re”, “Republika e Re”... “Katolikët e Shqipnisë së Veriut...” e së fundi: “Tregu i Perbashkët i Ballkanit Perëndimor...”, qendra e të cilit “organizohet” nga Samiti i Triestes, Selia e Beogradit e minaret e Stambollit!
■Të
gjitha rrolle nder pantollonat e A. Merkel dhe komisionerit Hahn, që tregon
idenë se “...nisma e liderve për krijimin e tregut të
përbashkët duhet të nënkuptohet si largim i pengesave, për të lejue rrjedhje të
lirë të tregtisë dhe shërbimeve, dhe se kjo, do përmirësonte rajonin
ekonomikisht”... Asht kenë një shprehje e vjeter, ma e vjeter se “idea e tyne”
në Kongresin e Berlinit: “A e ke pa një pelë n’ atë anë?”...
■Sikur ky
“projekt i Tregut Perbashkët i Ballkanit Perëndimor” mos t’ ishte shkatrrimi perfundimtar
i “Asaj copë Shqipni të Gjergj Kastriotit”, që ka mbetë jo nga mëshira e
zemergjansia e tyne, po nga “Shpata që Gjergji i Madh i la trashigim Gjergjit
Vogel, nder Alpet e Ilirisë së vjeter”, bash aty ku anadollaku Enver Hoxha (pra
gjyshi i pushtetarëve të sotem), me 29 Maji 1969 i vuni dinamitin dhe shkatrroi
kulm e themel Monumentin Madhshtor kombtar Kishen e Vaut të Dejës, ku u
kunorzue Mbrojtësi i Europës nga të pakrahasueshmit osmanllinjë, të
pandryshueshem nga të sotmit po, edhe të nesermit...
■Po, Rusia plakë
e Stalinit “math” po pajtohet me planet “Pro – sllave”? – Me siguri po!
Mjafton
“zhdukja” e Kanunit Lekë Dukagjinit, Emnit të At Shtjefen Gjeçovit, Lahutës së
At Gjergj Fishtës, Flamurit të Dedë Gjo’ Lulit, Emnave të At Mati Prennushit e
At Buon Gjeçaj, Martirizimi dhe gjenocidi komunist ndaj Popullit Shqiptar,
Inteligjencës sonë dhe të Klerit Katolik Shqiptar të pergatitun në Europën
Perëndimore, Gjuhës Gegnishte dhe Gjakut derdhun per Liri dhe Pavarsi nga
Shqiptarët Trima t’ Alpeve tona... Shfarosja e Demokratëve Luigj Gurakuqi,
Bajram Curri, Don Nikoll Kaçorri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Ibrahim
Rrugova... Janë “garanci” e tradhtarëve të Popullit Shqiptar!
■E Ju,
Vlonjat.., merrni vesht njëherë e mirë se çka do ky Kryeministri prej Jush:
Dhe, mbasi të
ngritni monumentet e “atyre heronjëve që vranë Ata Lleshrat e Prengrat vetem
pse ishin Katolik...”, “Republika e Re, duhet të groposin tre pash nendhe të
gjitha Monumentet e Avni Rrustemit, që na pat vra mikun tonë: Esad Pashë Toptani!”
Melbourne,
Korrik 2017.