2017-07-21

Ministri teknik i Brendshëm Dritan Demiraj fiton gjyqin ndaj MM për t’u kthyer në FA


Ministri teknik i Brendshëm Dritan Demiraj ka fituar gjyqin për t’u rikthyer në postin e kolonelit në Forcat e Armatosura.

Image result for Dritan Demiraj

Vendimi për Demirajn është dhënë nga Gjykata Administrative e Apelit. Ai u shkarkua nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Modheli në shtator 2014, me të cilën pati jo pak pëplasje me akuza dhe kundërakuza.
Related image

Demiraj ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, aq sa njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Related image

Kolonel Dritan Demiraj, “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale, u shkarkua nga detyra me 18 dhjetorit 2014 dhe u lirua me vendim te Kodhelit nga ushtria pas 31 vitesh kontribut.

Profili i ministrit, Dritan Demiraj! Profili i ministrit, Dritan Demiraj!


Related image



Në të gjitha mediat e ditës së sotme ka tërhequr vëmendjen fakti. se një ditë përpara se të emërohej ministër i brendëshëm, kolonel, Dritan Demiraj, njeriu mbi shpatullat e të cilit Lulzim Basha ka lënë barrën e vështirë të garantimit të zgjedhjeve, ishte në palestër. Portalet publikuan video dhe foto ku njeriu që ka shërbyer plot 31 vjet në ushtrinë shqipëtare, është duke stërvitur një studente në Kick-box. Pamjet tregojnë një burrë muskoloz, të zhdërvjellët dhe tejet të vendosur për ti shërbyer misionit që ka marrë: ti rrezistojë deri në fund falangave të Edi Ramës.

Për PD-në kryeministri është një kapobandë që kontrollon një rreth të gjëra kriminelësh, oligarkësh dhe të fortish që do ti përdori për ditën e tij më të rëndësishme, 25 qershorin. Prandaj në këtë optikë asaj i duhej që në ministrinë që ende mban hijen e Sajmir Tahirit, të vendoste dikë të pathyeshëm, ushtarak kokëfortë dhe idhtar të arteve marciale si kolonel Demiraj (shiko foton).

Image result for Dritan Demiraj
Por përpos këtyre njeriu që do të kontrollojë polisinë e shtetit ka edhe një aftësi tjetër që i duhet shumë opozitës. Ai është pothuajse një fanatic i selisë Blu. Si ushtarak karrierrë nuk duhet të ishte kështu. Por një sërë rethanash jetësore kanë bërë që ai të jetë gjithnjë e më pranë PD-së.

Akti që e bëri atë të hiqte edhe maskën e të depolitizuarit i takon dhjetorit 2014, kur ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, që në katër muajt e ardhshëm do të jete homologe e Demirajt duke u ulur të dy bashkë në tryezën ovale të qeverisë, Kodheli pra vendosi ta shkarkonte nga puna. Motivacioni dukej i stisur dhe aspak bindës: “largim pa leje jashtë shtetit”. Megjithëse Demiraj pretendoi se ai kishte marrë leje, se një ushtarak karrierre nuk mund të bënte kurrë shkelje të tilla, se edhe nëse ndodhte ndonjëherë aplikohej vërejtja dhe jo drejtpërdrejt lirimi, këto argumenta nuk pinë ujë.

Ministrja Kodheli dhe shtabi i përgjithshëm nuk u tërhoqën as përpara arsyetimit se ai ishte pjesmarrës i trupave tona në Afganitan, se ishte dekoruar si “Nderi i Kombit” se madje ishte nderuar me medalie edhe nga Pentagoni në vitin 2011 “Army Commendation−s” nga US Army, në Afganistan dhe “Medalje e Noble Patron of Armor” në të njëjtin vit.
Image result for Dritan Demiraj
Rasti i shkarkimit të tij që bëri një zhurmë të madhe mediatike e armiqësoi edhe më shumë kolonel Demirajn me pushtetin e Rilindasve. Siç ka ndodhur rëndom në këtë vend humbja e punës për arsye politike i bën njerzit gati kamikazë të krahut tjetër politik.

Pak a shumë kjo ka ndodhur edhe me kolonelin e liruar nga detyra dy vite e gjysëm më parë. Gazetarët kanë investiguar fije për pe shënimet e tij në rrjetet sociale. Dhe qëndrimet e Demirajt nuk janë as më pak as më shumë sesa ato të një militant të thekur të opozitës.

“Fatkeqësi që qeveria shqiptare është qeveri e konfirmuar nga e gjithë bota si narkomane” shkruan në një status Demiraj (shiko disa statuse poshte). Pastaj shkon edhe më tej kur i quan drejtuesit e rilindjes plehra: “Shqipëria është kthyer në kazanin më të madh të plehrave të Europës deklarojnë gazetat franceze. Normal pasi kur drejtohesh nga plehrat, në vend plehrash do të kthehesh”. Nga fshikullimet e ministrit të sapo emëruar nuk kashpëtuar as ministrja e mbrojtjes kundër të cilës ai dha intervista me fjalë denigruese që në dhjetor 2014. Ai nuk nguron ta thërasë Mrikë, me emrin e saj të vegjëlisë njësoj si Sali Berisha: “Nuk kam patur kurrë dyshim, madje e kam ritheksuar me dhjetëra herë se ky personazh do të hyjë në histori për keq dhe skandalet e saj te panumerta. Padyshim qe do te marre denimin e merituar nga ligji, populli i vet per arroganco-injorancen ne drejtimin e MM”. Po të shkojmë më tej ai i beson akuzave se ministrat e Ramës kanë bërë të gjithë nga 30 milionë USD, se ata janë të lidhur me trafikantëët. Ai e thërret Ramën naltgjatësia narkoman etj.

Image result for Dritan Demiraj


Ky është pra njeriu që Basha i uli Ramës në krahun e tij të djathtë në tryezën e qeverisë. Nga një pikpamje kjo është edhe më e rëndë sesa ajo që i bëri Meta kur i futi në kabinet Ylli Manjanin.

Por tani sfida nuk është se kush ia punon kundërshtarit prapa shpine. Tani loja është e ndryshme. Kush arrin të fitojë betejën e zgjedhjeve.
Image result for Dritan Demiraj
Dhe në këtë prizëm Lulzim Basha ka emëruar një besnik. Një njeri që i ka besuar të gjithë propagandës së PD-së për drogën, krimin korrupsionin. Dhe nga kjo pikpamje kryeopozitari mund ta bëjë gjumin i qetë. Përveçse njeri i flaktë me partinë ai ka edhe përvojën e luftëtarit të afganistanit edhe vullnetin, këmbënguljen dhe ambicien e njeriut të ushtruar me artet marciale. Kolonel Demiraj i ngjan vërtet profilit të karateistit që duhet të bllokojë në 25 qershor Ramën.

Image result for Dritan Demiraj

Ai ka në bagazhin e tij besnikërinë ndaj kauzës dhe këmbënguljen e njeriut të poshtëruar nga kjo shumicë. Ai do t’a tregojë atë. Ai dëshëron gjithashtu të hakmerret. Por a janë këto cilësi të mjaftueshme për të penguar një pushtet aq të sofistikuar dhe me lidhje aq të fshehta sa ai i Ramës? Kjo pritet ende të shihet. Kjo është sfisa reale e Dritan Demirajt. Përndryshe pas 25 qershorit, kolonelit përsëri mund të mos i shkruaj askush.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...