Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/07/21

Novelisti spanjoll Jose Carlos Rodrigo Breto , 1000 faqe mbi Ismail Kadarenë







Jose Carlos Rodrigo Breto është eksperti më i madh spanjoll mbi punën e Kadaresë.

Tema e doktoraturës së tij, titullohet “Ismail Kadare dhe Strategjia e Madhe”, dhe janë gati 1000 faqe që i janë kushtuar shkrimtarit më të madh shqiptar, disa herë favorit për nobelin letrar.
Siç e përshkruajnë mediat spanjolle, puna e Rodrigo Breto është një punë shkencore e cila nuk i është atribuuar asnjëherë Kadaresë më parë.
“Janë gjithsej pesë vite punë në këtë temë timen mbi Kadarenë. Vitin e fundit kam shkruar, ndërsa vitet tjera kanë qenë vetëm kërkim dhe analizim i veprave të Kadaresë” tregon Breto. Ai ka hapur edhe një blog online ku tregon mbi analizat që i bën veprave të Kadaresë.
Breto është vetë novelist ndërsa tema e tij po pret të redaktohet. Ai është gati për tu bërë doktor i shkencave në Estudios Literarios në Madrid.

No comments:

Post a Comment

Mateo Borri është pretendent kryesor për të fituar Big Brother VIP Albania 5 pasi ka mbështetjen më të madhe nga publiku.në Big Brother VIP Albania 5

Familjarët e 5 banorëve u shfaqën në “ledwall” ndërsa ishte vëllai i Mateos ai që lajmëroi finalistin e dytë. Mateo Borri është pretendent k...