2017-07-24

Dokumentari që sjell historinë e Shote Galicës

Dokumentari që sjell historinë e Shote Galicës
Qerime Halil Radisheva, e njohur si Shote Galica, ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare, për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare dhe për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri. Shote Galica është një nga figurat e pavdekshme historike, që edhe sot njihet dhe dhe kujtohet si një heroinë kombëtare, shembull i një gruaje luftëtare.

“Shote Galica” ishte pjesë edhe e edicionit të nëntë të PriFilmFest, me regji të Dojan Mema, i cili u shfaq në dje në kuadër të këtij festivali, në Teatrin Kombëtar. Më shumë se sa një dokumentar historik, “Shota” vë në qendër femrën shqiptare përmes, figurës së Shote Galicës. Dokumentari sjell një pjesë të historisë së Shote Galicës, përmes tre vajzave të reja, të cilat edhe pse të reja në moshë kanë dëgjuar shumë për heroinën shqiptare. Në dokumentar, një historiane nga Shqipëria sjell fakte nga historia për luftën 12-vjecare të Shotës kundër pushtuesve serbë, austro-hungarezë e bullgarë, me qëllim të bashkimit të trojeve shqiptare.

Dokumentari sjell edhe kujtimet e mbesës së Shote Galicës, e cila mban edhe emrin e Shotës, Qerime. Premiera e dokumentarit “Shota” është dhënë më 22 shtator 2016.

Pirro Prifti: Maqedonia është e fiseve ilire


Profesori i njohur Pirro Prifti pas shkrimit të botuar paradite në InfoPress se sipas të gjitha gjasave Maqedonia e sotme mund ti marrë dy emërtime të cilat janë emërtime ilire, ka dhënë një analizë të tij në facebook për këtë çështje.

Ja statusi i tij i plotë:

Pirro Prifti: Maqedonia është e fiseve ilire


Maqedonia eshte nje treve e madhe qe ne kohen e lashte fliste iliro-pellazgishte e cila e perfshin Paonine.
Maqedonia eshte e fiseve ilire. Por sllavet jane vendosur atu. Nuk mund te fshihet realiteti. Le te rrije me emrin e saj natyror ku jetojne shqiptare e sllave. Sepse neser nuk do te kete as sllave dhe as shqiptare, pasi tua marre Greqia.
Prandaj them qe Greqia po perdor nje DREDHI te madhe per te justifikuar gjysmen tjeter te Maqedonise se bashku me Selanikun (Thesalonika) qe ka marre si trofe pas vitit 1878.
Cfare beri Greqia me Epirin dhe dhe Camerine? Mori gjysmen e dhe kryeqytetin e saj Janinen, dhe sot po kerkon pjesen tjeter ne Shqiperi. Keshtu KA PER TE BERE EDHE ME MAQEDONINE….. SAPO TE VENDOSET EMRI PAEONI-greket do te thone se pjesa qe quhet Maqedoni eshte e jona (pra e grekve)..

Polemika/ Mimoza Ahmeti kundër "Kadaresë"; Henri Çili: S’jua ka ai fajin për mediokritetin letrar


Pas kritikave të shkrimtares Mimoza Ahmeti për “Çmimin Kadare” dhe cilësimit me ironi për shkrimtarin e madh, Kadare, si “Shkrimtari Perëndi”, që duhet t’u hapë rrugë të rinjve, reagon botuesi Henri Çili.

Polemika/ Mimoza Ahmeti kundër

Në një shkrim publikuar po në “Mapo”, pas atij të shkrimtares Ahmeti, botuesi Çili thekson se shkrimtari i madh nuk ka asnjë ndikim në vendimet e jurisë dhe se pas 27 vitesh Shqipëria ende nuk ka arritur të prodhojë një autor ndërkombëtarisht të njohur.
Shkrimi i Mimoza Ahmetit për çmimin Kadare:

Me ose pa dije, bota ku jetojmë është ende një ego e fortifikuar, muret e së cilës janë në mendje, por jo vetëm: ato janë edhe te fuqia e cila është pushtet. Kjo ndërtesë e egos (Bildung) u transformua në shekuj duke kaluar nga kapital diktati në një referencë sa vjen e më e vetjake njerëzore.

ramadani
Letërsia e gjelbër e vë njeriun në përmasën e vetëmjaftueshmërisë. Romani i gjelbër, poezia e gjelbër nuk është vetëm ai/ajo që flet për natyrën dhe njeriun, por gjithë çfarë minimizon shkallën e mitit në kuptimin e botës dhe e përgatit njeriun për një jetë pa komplikime sociale, është ekologji, gjelbërim.

Reduktimi i egos, ky proces i pashmangshëm për vetë natyrën e numërueshme të materialit fals me të cilin është endur, të ndarjes së botës më dysh: pozitive – negative, partizan – ballist, “shef i shërbimit sekret të Shqipërisë në kohën e Zogut” apo shërbëtor i Pallatit të ëndrrave në kohën e Xhaxhit, si të gjitha llojet e gjërave që ekzistojnë prej cilësie kundërvënieje, tregon artificën me të cilin ego ngre e mban diferencë.
mimoza_ahmeti_1
Kjo nuk ia heq, përkundrazi ia shton nevojshmërinë reduktimit, domethënë shprehjes së fjalës së lirë, njohjes e prezantimit në rastin e autorëve të rinj të romanit a poezisë, po dhe arteve të tjera, që janë në gjendje ta bëjnë dhe po e bëjnë këtë ndryshim cilësor me mjete arti e teknike aq mirë.

Romani është pikërisht gjinia letrare që zhvillon konceptin, duke hapur rrugë për tjetrin, veçanërisht me ndryshimin moral-ndjesor në qëndrim ndaj objektit, që është njëherësh riformulim i objektit për të gjithë. Ky proces sjell informacion të shtresave të padukshme për shtresat e dukshme dhe shndërron vetë lëndën e dimensionimit përgjatë përqafimit libër- lexues.

Ka pastaj dhe ego të rralla, që përgjithësojnë në rrallësi, po në të përgjithshmen, algoritmi narrativ lëviz në një problem që ka një vlerë të përbashkët për të ndarë, të një grupi, apo të një njeriu të vetëm, kushedi.

Të jetuarit në një botë të cilën modernët e quajnë e Tjetërsimit, nuk është një ngushëllim për romancierët e rinj e të vjetër ndaj lexuesit mungues të tyre të humbur prej diktatesh, por është një tregues për abundancën si evazion të lexuesve që dikush tjetër, me mjete pushteti, mund të sigurojë, të cilin thjesht për rimë me emrin roman, po e quaj Rahman.

Le të supozojmë se Rahmani ka korrur dy mijë për qind signifikancë totale te një shoqëri lexuesish në vite, me hir e me pahir. Ky evazion, përveç krefjes së egos së Rahmanit, është provë e mbulimit me kast të të gjithë variablave të tjerë artistikë që shoqëria prodhon në formë veprash letrare prej autorësh, për të dhuruar ndërgjegje me art me anë të leximit. Sistemet sociale dhe ato letrare me sa duket kanë një mekanizëm ndërlidhës, i cili bëhet më i vështirë për krijuesin, në vendet me liri të kufizuar.

Tautologjia e vazhdueshme e një vetëmandatimi: Rahmani që ndërhyn herë pas here në opinione letrare me politikë, duke siguruar me to vazhdimësinë absolutiste të veprës së vet e uzurpuar tërë hapësirën e publikimit e reklamimit, ku i përkushtohet: kritika, distribucioni, përkthimi i librit në gjuhë të huaja, deri në panaire ndërkombëtare, tregon për censurën selektive të këtij mekanizmi.

Kjo krijon më pas një precedent tjetër të dëmshëm: zvordhjen e dëshirës së autorëve për të hyrë e signifikuar në një arenë- rrenë, ku të gjithë tundin kokën se është e vërtetë, e duartrokasin, por dinë se është një gënjeshtër.

Letërsia Shqipe nuk ka pasur asnjëherë, madje, aq më tepër, nuk ka, vetëm një romancier. Le ta themi hapur se gjenia e prozës shqipe është kaq e larmishme dhe e një dimensioni kaq kompleks, sa mund të habiste edhe një shoqëri me kulturë fuqie.

Po në vazhdim ndodh frustrimi i autorësisë letrare, prej një egoje të universalizuar me mjete pushteti – një fenomen po aq tiranik sa edhe frustrimi i së drejtës së fjalës në regjimin totalitar të shkuar. Duket e pabesueshme por kemi prodhuar shkrimtarin Perëndi që tani prodhon veten duke na bërë politikë për art, madje edhe kur i drejtohet artit; le të shohim në intervistën e fundit të tij te Mapo, për konkursin e romanit, me emrin e tij, se si shprehet.

Nga njëra anë pohon se nuk ua njihkemi mirë jetën shkrimtarëve të shquar shqiptarë të së kaluar për arsye të regjimit (thua se nuk patën njerëz e familje për të treguar për ta edhe pas çerek shekulli demokraci), nga ana tjetër akuzon mbi të kaluarën e jetës së tyre me informata të dyshimta, të paverifikuara. Kështu e quan kuriozitet që nuk u dënua një shkrimtar, dhe “duhet t´i zbulojmë këto kuriozitete”. Flet për individualitetin e një autori, që nuk e kuptoj përse i duhet gjindur ceni biografik në vend që të vlerësohet vepra. Përmend për të fjalën “dënim” që as regjimit, si duket, nuk i vajti mëndja t´ia adresonte. Kërkon luftë klase në letërsi. Thotë: “…ne që e kishim aq të lehtë për të dënuar gjithkënd”. Kush ne?! Dhe fut si pa dashje emrin e Kutelit në këto kontekste , dhe me një gur qëllon shumë zogj.

Për fituesin e çmimit me emrin e tij, të sivjetmë, thotë se është shkrimtar serioz. Ky term nuk përdoret në kritikën letrare. Fituesi i çmimit lidhka trevat shqiptare me shqipen dhe kjo është e rëndësishme, po nëse romani paska vlerë artistike plus, aq më mirë. Nuk mund ta kuptoj këtë shkujdesje deri në arrogancë ndaj principit letrar: zëvendësimin me politizime të opinioneve letrare. Do të doja që këto lajthitje të ishin naivitet i pasionit kombëtar, por ai e përdor pasionin kombëtar të shqiptarëve për të forcuar poltronën e vjetër.

Ndryshe foli përkthyesi Gjerman, Hans Joachim Lanksch, të njëjtën ditë, në MAPO, për letërsinë shqipe, në shkrimin me titull: “Ne përpiqemi të përhapim letërsinë shqipe, por…”

Me altruizëm dhe patriotizëm shpirtëror ai u lutet shqiptarëve ( ndërsa kulturat e tjera u luten përkthyesve të huaj) që: “Fakti se me përjashtim të veprës kadareane letërsia shqipe është një terra inconita në Gjermani, Austri dhe Zvicër, është një pengesë e madhe për ne përkthyesit” dhe më pas, sikur të qe ai shqiptar e ne gjermanë, na drejtohet: “Të dashur miq, falmani për ca fjalë shqipe troç, nuk dua të jem mësuesi i Shqipërisë, mirëpo institucionet përkatëse duhet ta kuptojnë se kultura, sidomos letërsia, është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e imazhit të vendit tonë në botën e jashtme”.

Do t’i përgjigjem zotit Lanksch se shumë autorë këtu e ndiejnë frustrimin dhe shtypjen direkte apo të tërthortë të shkrimtarit që amalgohet me pushtetin, dhe të pushtetit që ia shpërblen, siç e ndjej edhe unë, edhe në rastin kur u përpoqa të përktheja me çdo kusht një nga veprat e mia “Gruaja Halucinante” (Roman, OMBRA GVG, 2006), në Gjermanisht, në vitin 2007, vepër e cila në shqip rrëshqiti pa ndonjë qëndrim të kritikës. Joachim Roem, përkthyesi i mrekullueshëm i poezive të mia të dikurshme të sapo-hapjes së Shqipërisë në nëntëdhjetën, më la në baltë. Rahmani e kishte përvetësuar përkthyesin dhe ai nuk mund të bënte pa lejen e tij. Këtë mund të them edhe për Jusuf Vrionin, të cilin e pati ekskluzivisht të vetin; Jusufi më kërkoi vetë të përkthente librin tim me poezi ”Delirium” e pastaj u tërhoq.

E botova Romanin Gruaja Halucinante dy vjet më pas, me ndihmën e Kultur- Kontaktit, në Austri, me shumë sakrifica, e pengime nga Rahmani. Por në katalogun e Panairit Ndërkombëtar të librit në Messe të Austrisë,( jemi në vitin 2009 tani), isha e vetmja autore që poshtë fotos kisha një reklamë në vend të librit. Dhe kjo nuk ishte rastësi. Kjo pengonte kalimin e librit tim në një gjuhë tjetër, në anglisht, frëngjisht, pasi botuesit që kishin ardhur nga bota e Perëndimit nuk do ta gjenin librin të kataloguar. E shoqja e Rahmanit kishte edhe ajo një libër në të njëjtin panair me mua, të kataloguar bukuri. Aty kuptova se pushteti i Rahmanit për të penguar ishte transnacional!

Romani i gjelbër shqiptar ka një lëvizje kaq të gjerë e të pasur dhe ende nuk ka një adresë ku të korelojë dhe jo të censurojë vlerën. Sepse ai është spontan dhe jo i programuar për kopjim politik. Për romanin modern shqiptar nuk mund të mos përmend kryeveprën e shkrimtarit Henrik S. Gjoka “Simfonia e fundit në ishullin Simon” që më pati tronditur me artin e shkrimit dhe domethënien, që e lexova para disa vitesh. Jeta dhe vepra e këtij autori lidhen pashmangshmërisht me njëra-tjetrën te romani “Gjuetia e Pëllumbave”. Modele të reja perceptimi. Me qendër njeriun. Por edhe te fillestarët: si romani “Bërthama”, e autores Eir Plasari, që fitoi çmimin Migjeni, që ende ka mbetur vetëm në shqip dhe një seri autorësh të tjerë, plot rijësi, që i takova në botimet e “Mapo”, por dhe gjetkë.

Shkrimtarë si Kuteli, Poradeci, Fishta, Ballanca, Trebeshina, e të tjerë, që shkolla e realsocit i brryloi, që çdo letërsi tjetër do t’i kthente në muza të një identiteti letrar dhe jo vetëm aq, edhe më të vonët autorë të tjerë, tregojnë variacione narrative autentike, por nuk stimulohen, përkundrazi.

Ndërkohë Rahmani iu thotë lexuesve se Marksi nuk e ka mirë kur propozon se shkrimtarët duhen përkëdhelur. Për veten e tij i mori maksimalisht përkëdheljet e regjimit, i shiti për disidencë në Perëndim dhe nuk po le gjë pa bërë të mos ngrenë krye krijuesit!

Ka ardhur koha të zbythet e të lërë vend edhe për autorët e tjerë, madje duhej me kohë ta kish bërë, edhe për bashkëmoshatarët e tij, të cilëve padrejtësisht iu absorboi krejt mjedisin e lexuesve, në vite, me talent dhe makiavelizëm; por edhe më të rinjve fare le t´u hapë udhë. Të mos zgjedhë e propozojë për përkthime në gjuhë të huaja autorë që nuk ia përcikin hijen.

“Tutori” quhet romani që paraqita në konkurs sivjet, një vepër e vogël por e madhe për nga dimensioni letrar dhe sublimimi i viteve që m´u deshën për ta përftuar duke e jetuar, por u habita kur më thanë se ishte e ndaluar pjesëmarrja e autorëve në Razëm, ku deklarohej çmimi!

Jam fituesja e Festivalit të parë Ndërkombëtar të Poezisë, San Remo, Itali, organizuar nga RAI, ku m’u dorëzua Palma e Artë në transmetim direkt, por as edhe një televizion i yni nuk mori mundimin një herë të marrë atë segment filmimi të fitores që e panë italianët, e t’ua tregojë shqiptarëve, pasi është dhe e tyrja.

I them Rahmanit se shkrimtari i madh mbahet mend, para së gjithash, nga bonsensi, nga mënyra se si e pranon tjetrin dhe veten te tjetri! Taktikave që përdor për posedim letrar me politika ka kohë që u ka dalë era…Do të ishte mjerim për çdo lloj arti dhe artisti që të përdorte truket e pushtetit për t’u bërë tërheqës!

Shkrimi nga botuesi Çili:

E dashur Moza, duke qenë një nga poetet e mia të preferuara, dhe një nga bashkëpunëtoret në rubrikën e rrjetit të kritikës shqip në gazetën “Mapo”, u befasova kur lexova shkrimin tënd për çmimin “Kadare” dhe, në përgjithësi rreth debatit që ka shkaktuar edicioni i tretë i këtij çmimi.

Fillimisht, do të doja të thosha që befasia, në fakt nuk është vetëm e jotja, është përfaqësuese nga konstatimi i mungesës së përgjithshme të emancipimit në mjedisit letrar shqiptar. Unë sapo jam futur në kuadrin e iniciativës letrare të Universitetit Europian të Tiranës gjatë këtyre viteve për të strukturuar, për të ndërtuar, për të bërë funksional e legjitimuar për nga cilësia çmimin letrar “Kadare”, një çmim që jepet tashmë për herë të tretë, dhe besoj që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje. Mungesa e emancipimit është befasuese. Shkrimtarë të njohur të cilët refuzojnë të jenë në juri sepse nuk duan të kenë belara, votime jurish të cilët zihen e përpëliten me njëri tjetrin, pjesëmarrës të çmimit të cilët, pas kësaj, as denjojë të vijnë e të përfillin ceremoninë e honorifikimit të një kolegu të tyre, që gjithsesi njëri do ishte fitues dhe nuk do ishin 40 apo 50 shqiptarë.
henri-ramadan
Por mbi të gjitha, këtë vit, jam befasuar nga reagimet shumë të ashpra të dy prej favoritëve të këtij çmimi, të Virion Graçit dhe tëndin, pasi ishit në short listën e pesë finalistëve. Tamam-tamam është një gjë e ditur banaliteti, meskiniteti apo ligësia e mjediseve letrare kudo në botë. Mirëpo mendoja se kjo ligësi iu përkiste shkrimtarëve periferikë, të parealizuar apo shkrimtarëve të cilët mekanizmin e dështimit përpiqen t’ia projektojnë mjedisit letrar, kohës, epokës, komploteve apo ndonjë gjëje tjetër.

Por, personalisht jam shumë i zhgënjyer që përfaqësues tipik i këtij fenomeni jeni ju dhe Virion Graçi, dy autorë që personalisht ju njoh dhe ju respektoj.

Përtej momentit personal, mendoj që teprimi i madh në lidhje me këtë temë, ia vlen të ndalemi, të analizojmë e të shkojmë më tej.

Së pari, kohët kanë ndryshuar e dashur Moza. Jetojmë në kohë lirie, dhe askush nuk ka detyrim ndaj askujt, dhe askush nuk i jep llogari askujt mbi ndërtimin e një çmimi, një jurie, mënyrën si voton apo mënyrën si akordohet një çmim. Aq më tepër sikurse thashë, se ekzistojnë qendra të mëdha, personazhe të mëdha që kushtëzojnë çmimet, eksportin letrar shqiptar për 27 vjet pas një hyrjeje në botën e lirë, ku liria e qarkullimit të ideve, përkthimeve është e plotë. Madje-madje kaotike. Si të tillë ne kemi marrë iniciativën letrare për të ndërtuar çmimin Kadare si një mënyrë për të inkurajuar autorin shqiptar, që shkruan shqip, letërsinë shqipe, jo vetëm nëpërmjet një çmimi, me një vlerë monetare shumë të mirë, prej 10 mijë eurosh, por edhe përmes botimit dhe marrëdhënieve publike, reklamimit të këtij autori në harkun e një viti pas botimit të fituesit. Kështu kemi bërë me fituesit: Rudolf Markun, Shkëlqim Çelën dhe kështu do të bëjmë edhe me Musa Ramadanin.

Në vend që kjo iniciativë të meritojë një përshëndetje ose të paktën indiferencë, paranoja deri në marrëzira ngrihen në qarkullim në lidhje me skema, kundërskema apo kontrolle të këtij çmimi, për të cilin unë dhe juria, janë dhjetë emra, që çdo vit kemi qenë dhe jemi dëshmitarë.

Së dyti, Ismail Kadare, shkrimtari ynë i shquar i cili pati mirëkuptimin të na lejonte emërtimin e çmimit “Kadare”, pikërisht për inkurajim të autorit shqiptar, për të rritur reputacionin e autorit shqiptar, për të rritur reputacionin e këtij çmimi, që është në bazë të qëllimit, më sjell në vëmendje një fjali të tij. Para tre vjetësh kur Kadare pas shumë hezitimesh (sepse mund të lindnin debate të kësaj natyre) na dha leje për emërtimin e çmimit, duke na thënë: “Nëse ju mendoni se kjo i shërben letërsisë shqipe dhe promovimit të saj, pse jo. Por unë nuk dua, për asnjë arsye të kem lidhje me procesin, fituesin, me emrat”. Dhe, në fakt kështu ka ndodhur. Juritë e çmimit Kadare kanë votuar lirshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, për autorin që kanë menduar, duke kryer një proces transparent.

Një gjykim që gjithsesi mbetet subjektiv, por të tilla janë çmimet, që nga dita që janë krijuar e deri sa të perëndojë bota.

E treta dhe më e rëndësishmja, kontributi i Kadaresë nëpërmjet këtij çmimi për autorët shqiptarë, i cili ndryshon kryekëput nga çmimi ndërkombëtar Kadare, nga mesi i viteve ’90, ka diçka shtesë për të theksuar: Kadare nëpërmjet parathënieve, rekomandimeve, diskutimeve, eseve të tij ka nxitur sa më s’ka letërsinë shqipe, autorin e ri apo autorin shqiptar këtu dhe jashtë vendit.

Kujtoj disa parathënie, shënime letrare, intervista apo pjesë nga libri “Mëngjese në kafe Rostand”, ku ai përmend e promovon autorët shqiptarë që kanë botuar jashtë, zonjat e letërsisë shqipe apo autorin shqiptar në përgjithësi i cili del jashtë. Si i tillë Kadare meriton të quhet një promovues sui generis i letrave shqipe.

Nuk duhet të harrojmë e dashur Moza, që Ismail Kadare është e vetmja markë publicitare e letërsisë shqipe e kulturës shqiptare që ne kemi në qarkullim dhe që mund të potencojmë në botën e qytetëruar ku lufta, konkurrenca e veprave cilësore është absolutisht e ashpër, e pamëshirshme.

Fakt është që në këto 27 vjet ku liria e botimeve ka qenë e garantuar, liria e qarkullimit të ideve dhe shkëmbimit kulturor me botën e jashtme ka qenë e garantuar po ashtu, ne nuk kemi arritur të prodhojmë, esencialisht, një autor apo një brez autorësh shqiptarë ndërkombëtarisht të njohur. Dhe për këtë, jo vetëm që Ismail Kadare nuk ka faj, e ka fajin vetëm mediokriteti letrar, apo për ta thënë në mënyrë më të sjellshme, cilësia e munguar e letërsisë apo autorëve shqiptarë për t’u bërë ndërkombëtarisht të përfillshëm.
henri-ramadan
Me gjithë ndihmën e Kadaresë, duke promovuar përmes parathënieve, shënimeve, rekomandimeve për shumë e shumë autorë shqiptarë, përsëri njohja ndërkombëtare nuk ka qenë e mundur.

Të shohim, nëse në të ardhmen, ndonjë përfaqësues apo fitues i çmimit “Kadare” do të bëjë thyerjen. Pra, do të thyejë premisat për një famë ndërkombëtare të një shkrimtari tjetër shqiptar.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja. Kohët kanë ndryshuar rrënjësisht. Iniciativat kulturore dhe letrare nuk janë më pronë e askujt. Ato janë pronë e të gjithëve. Përbashkimi konstruktiv rreth këtyre iniciativave, çmimeve, dhe eventeve kulturore e letrare, është ndoshta shtrati letrar ku mund të lindin apo kultivohen talentet e mëdha. Të cilat ndoshta një ditë mund të kishim një cilësi të re për të kapërcyer kufijtë e kulturës shqiptare dhe për të hyrë në mjedisin letrar ndërkombëtar.

Kadare për Skënderbeun: Prijësi më i madh i Ballkanit!

Intervisat/ Kadare për Skënderbeun: Prijësi më i madh i Ballkanit!
“Gjergj Kastrioti ishte prijësi më i madh i Ballkanit , absolutisht më i madhi i epokës së vet . Ai ishte i pari që përpunoi me mendje të hekurt, dhe vizion madhështor rrugën e Shqipërisë , nga do të ecte ajo, nga lindja apo perëndimi. Nuk janë të rastit lëvdatat ndaj tij, ai qe themeluesi i idesë shqiptare me tërë ndërlikimin e saj. Prandaj ka marë kaq famë në Evropë ai, nuk e mori për sytë e bukur. Ka më shumë famë se Shqipëria vet. Ai ishte prijësi më i madh i Ballkanit që i dha vendit të tij një orientim drejt Europës deri në fund , sa vdiq. Ai ishte testamenti i parë i orientimit të shqiptarëve. Testamentin e tij e zgjohu rilindja shqiptare. Ky është një rrugëtim shumë i gjatë. Tani kanë dalë lloj lloj sofistash që thonë, po jo turqit s’kanë qenë aq të kqij. Thuhet, po pse qëndruam ne 500 vjet me ta ? Pesëqind vjet e patën të gjithë ballakanasit Turqinë në qafë, jo vetëm ne shqiptarët, e patën greku, që mbahet si flamurtar kundër Turqisë, serbët , bullgarët, gjithë Ballkani. Nuk është teori, kjo është e vertetë!
Kanë dalë tani, pale, ca gjoja si shkencëtarë, dhe po ti shikosh dalin studiuar në Turqi, të cilët vijnë me idenë që Shqipëria të kthehet përsëri në zonë turke. Kjo është e turpshme. Shqipëria është europiane, Shqipëria ka qënë europiane dhe, pikë. Shqipëria ka qen shtet tipik europian, ashtu siç ishte me principata feudalesh. Europa ka qenë me principata feudalësh në atë kohë. Se ne kujtojme ajo ka qenë si sot me terë ato shtete të ngritura. Italia ka qenë jo e përçarë, por dhjet herë më e përçarë se Shqipëria. Ajo ka qenë me tërë ato mbretëri që ziheshin dhe përgjakeshin me njëra tjetrën” (I.Kadare , Köln më dhjetor 2010-ën ..intervistë )

Para ca kohe u përhap, jo vetëm djepi por dhe kurora e Serbisë është Kosova, por edhe heroi ynë, Skënderbeu është serb. Doli më vonë nje sulm mbi Skënderbeun. Nga mund të jetë sllav ai? Nëna mund të jetë ose është dhe sdo të thotë asgjë . Feudalet e mëparshëm martoheshin ashtu. Dhe as na turpëron fare ne një gjë e tille. Kjo ska të bëjë fare. Po vete më tutje, edhe babai i Skënderbeut mund të ishte sllav, punë e madhe ! Emri i tyre ishte i lidhur vetëm me Shqipërinë. S ka asnjë rëndësi , vetëm idjotët mund të mbahen pas këtyre tezave. E quan historiani Schmidt , Ivan Kastrioti babanë e Skënderbeut , sepse ka gjetur diku ne dokumenta sërbe. ne e morëm me shumë nxehje k`të gjë . Problemi është, ti thuash , more zotëri sërb a ishte sërb Skenderbeu ?- Po pika të raftë ai të braktisi, s’donte të dëgjonte emrin ty ,ai erdhi e u dashurua me një atdhe tjetër, ta zëmë se, në qoftë se ! Ju jeni turpëruar jo ne.


Familja Gjon Kastrioti , Gjergj Kastrioti, janë të lidhur me Shqipërin në mijëra e miliona dokumenta e pikë. Miti ishte i keq, se në vulgun botëror pi ujë kjo gjë edhe sot. Po ne duhet të dinim të shpjegonim, e jo te druhemi se obobo e bëri një zvicerian, gjerman dhe s’duhet kundërshtuar. Ja thua dhe gjermanit dhe austriakut dhe kujdo. Ç´do të thuash me këtë, le që s´ështe e vërtetë, po përse i jep kaq bujë të madhe ?…(I.Kadare ,Köln , 12.12.2010)

Skënderbeu, siç ndodh me personazhet e mëdhenj, mbështjell rreth vetes gjithçka thelbësore që ka të bëjë me kombin shqiptar. Sot, pas 600 vjetësh, ai mbetet personazhi numër një, më aktual se kurrë, i lidhur drejtpërdrejt me problemin themelor të kohës: rikthimin e Shqipërisë në Europë. Ai është programuesi i parë i këtij projekti. Ka 600 vjet që himnizohet për këtë projekt dhe po aq vite që sulmohet pikërisht për të. Në këtë pikë ai është i pamposhtur dhe do të dilte i pamposhtur, qoftë edhe kundër vetë Shqipërisë, në rast se ajo do ta humbte përkohësisht orientimin, siç i ndodhi gjatë komunizmit. Duke e pranuar Skënderbeun si një personazh të madh të saj, Europa ka pranuar në të vërtetë thelbin shqiptar, atë që rastis të jetë më i fortë se Shqipëria fizike. Nuk ishte as pjellë e ndonjë miti, e as e ndonjë besimi fetar. U gjend në qendër të historisë dhe kjo s’është aspak një metaforë. Ideja e mbrojtjes së Europës nga mësymja osmane ishte ideja e parë e kohës. Shumë popuj u rreshtuan për mbrojtjen e saj: ballkanasit, hungarezët, polonezët, austriakët, por Kastriotit i qëlloi të gjendej pikërisht në rrugën e mësymjes së parë, asaj më të tmerrshmes. Arbëreshët e cilësojnë si “të pafat”, ngaqë nuk arriti dot të tërhiqte plotësisht Europën, për të luftuar në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, ai bëri të pabesueshmen: bashkoi aq sa mundi ushtrinë dhe kështjellat e tij me europianët, sidomos me afrimin e fundit të jetës. Do të mjaftonte vetëm ky akt, në të vërtetë kjo ide, për ta bërë të pavdekshëm.

Ecje e Brishtë mbi Poezinë «MALL» të Fiqerete Kukli


Fiqerete Kukli

Qysh kur lexova poezinë e parë nga kjo poete e përkryer mbeta i mahnitur dhe më vonë,më bindi mëndja se nuk isha zhgënjyer.

Tash kam përpara poezinë senzacionale «Mall»,ku poetja me tone sentimentale,por edhe me dhembje shpreh,me fuqinë artistike të vargut lirik mallëngjimin për prindërit,për kohën e fëmijërisë,që kurrë nuk mund e ze./ E dini ku do të doja të isha tani?/dhe përgjigjja sugjestionale/Tek prehëri i Nënës do të shtrija kokën.Të cilën gjë e dëshirojnë të gjithë,por u mungon senzacioni poetik.

Do të çmallej duke derdh gjolin e lotëve/ Të lija lotët atje për ta kompenzuar poetikisht qetësinë/Të merrja qetësinë e humbur/mallin për shtëpinë ku u rrita.Që shtëpitë e lindjes,edhe moti të rrënuara,na zgjojnë mallin trishtues e nuk na shqitën nga ëndrrat.

Sigurinë fizike,poetja,si çdo fëmijë tjetër,e kërkon pranë babait:Të isha në gjoksin e babës/Ah,atje askush s`më prek/Ai shpatën nxjerr këllefit.

Dhe si prindër smund e dallon asnjërin,çka realisht ngjet me fëmijët:/Të rrija me të dy,në mes tyre/Të shtrihesha e të flisnim/e të flisnim deri në agim/.

Brishtësinë e butësinë e nënës e do patjetër,prej së cilël nuk mundet leht të ndahet:/e prehëri i nënës për pak të ishte i imi/fare pak.Nëna është dashuri,që graviteti i asaj dashurie nuk të le të largohesh./Zog të bëhesha e të fluturoja mbi det/të rrija në gjoksin e babës/e tek varri i nënës.Në këte varg i vie erë poezive të kurbetçarve të Rilindjes Kombëtare,e veçmas të Filip Shirokës.

Malli për të kaluarën,për shtëpinë e lindjes,si dhe për prindërit janë dhën me ngjyra të kristalta dhe kanë forcën që ta emocionojnë çdo lexues të vemendshëm.
Poezia,me veçoritë karakteristike që ka,trajtohet princeshë e arteve audiovizuele

“Kosovarët nuk janë shqiptar por serb të …“




Fahri Xharra


Kjo thënje nuk është e tanishme por qarkullon në shkrimet serbe që nga koha e pas Konferencës së Shën Stefanit ; dhe qarkullon ende sot e kësaj dite . E tmerrshme !
Kishte me qenë e vetmuar sikur mos t`ishte bartur në kancelaritë europiane dhe sikur mos t`ishin mbyllur sytë nga Europa; mbyllje syve me qëllim !sepse ne as atëherë e as sot nuk kemi mundur t`a bindim Europën që nuk jemi mbetje osmane. Po ,po “mbetje osmane” !
Kujt t`ia mbyllim gojën së pari ? Europës “dashakeqe” , serbit , grekut apo shqiptarit dashakeq ?
Po, pse shqiptarit ? sepse kështu shkruhet nga vet shqiptarët : . “ Duke e parë shkatërrimin e Perandorisë Otomane në Ballkan , fuqitë e mëdha europiane të frikuara nga dalja e Serbisë dhe Greqisë në Adriatik; pas Kongresit të Berlinit , austriakët i zhvilluan disa projekte që nga muslimanët dhe të krishterët albanofon të krijon kombin Shqiptar (? ???????, ??? shqiptarë.) Austriakët i shkruan tekstet e para për shkollat shqipe, austriakët e vjedhin Skenderbeun , shenjtorin e krishterë serbo malazez, dhe e shndërruan në hero nacional shqiptar, i mësuan shqiptarët të shkruajnë me shkronja latine dhe i mësuan se si të jenë armiq kundër Serbisë, Greqisë dhe Turqisë “’ ( Olsi Jazexhi )

Edhe kjo:” Shteti i formuar nga Europa i quajtur Shqipëri , e kishte për qëllim vetëm “ civilizimin “ e muslimanëve në shqiptar…. Marionetat , në krye të Shqipërisë që nga Princ Vidi , mbreti Zog e deri tek Edi Rama janë munduar të minimizojnë rolin e islamit në Shqipëri. Mu këtu ishte edhe arsyeje e vrasjes se Esad Pashës nga agjentet e Italisë , sepse Esati ishte dhe musliman e edhe mik i Serbisë.” ( O.Jazexhi)
Edhe kjo :”Problemi i banorëve të Shqipërisë Otomane për t’u bërë shqiptarë dhe ndarë nga koncepti i ‘turkut’ ka qënë i madh. Edhe në Shkodër ku katolikët dhe muslimanët, moralisht dhe shpirtërisht ishin thjeshtë turq edhe kaurë. Hafiz Dalliu tregon që në vitin 1908 kur Refik Bej Toptani që ishte kryetar i Xhemijetit (Xhon Turqve) të Tiranës dhe një nga pak propagandistët e shqiptarizmit, nisi të shpërndajë disa abetare me gërma latine në qytet, u përballë me rebelimin e popullit, hoxhallarëve, oficerëve, qeveritarëve, tregtarëve dhe pasanikëve. Një nga myderizat e sajoi edhe një vjershë: Tirande vardër ej babam, I a dinçei tahsin ider. Në rrugët e Tiranës, fëmijët ju bërtisnin ‘shqiptarëve’ ‘Ngordhi shqipja jahu!’ Ndërsa halldupët e Tiranës këndonin: Gjithë të zezat i kam punue / por shqip shyqyr s’kam këndue. Biles katunaria e Tiranës e cila ishte urdhëruar nga Xhon Turqit e Tiranës për të vrarë ‘kaurët shqiptarë’ kur del në qytet dhe takojnë Refik Bej Toptanit e pyesin: – zotni, po na thonë se jeni ba shqiptar. “

Pra qartas shihet se ne vet e mohojmë të shqiptarinë tonë.

“Mosnjohjen e konceptit të shqiptarisë e rrëfen edhe Dom Ndoc Nikaj në kujtimet e tija, ku ndër të tjera tregon se fanatizma fetare kishte bërë ‘muslimant… të lidhur me rrajë me besimin muhametan qi nuk e dalloshin dot në kujtim se shkputja nga sundimi i Sulltanit ishte sikur mohimi i besimit të tyne… Shqyptar n’at kohë, prej të shumve, ishte nji fjalë qi i pershtatej vetëm Krishtianve.’ Këtë fakt e tregon edhe Eqerem Bej Vlora i cili tregon se:botëkuptimi i shumicës dërrmuese të shqiptarëve në vitet 1900 deri 1906 ka qenë për të ardhur keq. Askush nuk e ndjente veten pjesëtar të një populli: kudo që të ishte popullsia ndahej në dy kampe, të ndara e të prera si me thikë. Në njërin bënin pjerë ato tre të kartërta që pyetjes se çfarë ishin, i përgjigjeshin ‘tyrk elhamdylillah’ (turk, i qofshim falë Zotit)… çereku tjetër, shqiptarët ortodoksë dhe hera herë, (por rrallë) edhe katolikë quheshin gjaurr (kaurrë), emërtim që jo vetëm i përçmonte, por edhe i ndante nga tërësia e popullit shqiptar, si një element i ndryshëm, madje, do të thosha i huaj.”

Po sot ? Edhe sot , Mero Baze shkruan ato çka i thonë: Olsi Jazexhi, në një intervistë për gazetën TemA, thotë se shqiptarët, deri para vitit 1912, kanë qenë turq. Madje, sipas tij, ka qenë Perandoria Osmane ajo që krijoi kombin shqiptar. Kësisoj pretendimesh vazhdimisht ka shfaqur Akademia Serbe ndaj shqiptarëve.
Për të, Skënderbeu dhe Nëna Tereza janë figura fetare, ndërsa Rilindja e Naim Frashërit e sajoi Skënderbeun.
“Në Shqipëri dhe Kosovë myslimanët përbëjnë shumicën e nuk mund të pranojnë si heronj figura nga propaganda katolike”, thotë ai. “Kur qeveritë në Kosovë dhe në Shqipëri mundohen të imponojnë një fe dhe të poshtërojnë një tjetër, njerëzit reagojnë kundër figurave që nxisin përçarje”. Jazexhi thotë se “kemi qenë Turqi” deri në vitin 1912. Sipas tij, Perandoria Osmane nuk i ka pushtuar shqiptarët.
“Shqipëria është pjellë e Turqisë evropiane”, thotë ai, duke shtuar se historinë na e kanë shkruar italianët e austriakët. Ndaj, shprehet se shpreson se historia do të rishikohet dhe se në tekstet shkollore “do të mësojmë që përpara vitit 1912 kemi qenë osmanë, se Perandoria Osmane nuk ka qenë e keqe siç tregon historiografia katolike”.

Serbet shkruajnë: “Kështu turqit në lunftën e tyre kundër serbëve i angazhuan serbet e islamizuar dhe te shqiptarizuan nga Rashka, Mali I zi , Hercegovina Bosna dhe Kosova . Pra të gjithë armiqt e Serbëve i çfrytëzoi serbët e islamizuar dhe të shqiptarizuar të cilët sot janë ata që quhen “Šiptari “ në Kosovë e Metohi , Maqedoni , Mal të Zi dhe në Shqipëri (dr Vladan ?or?evi? u istorijskom osvrtu: “Arnauti” )

Kur edhe mediumet tona shkruajnë se ” shqiptarët, deri para vitit 1912, kanë qenë turq. Madje ka qenë Perandoria Osmane ajo që e krijoi kombin shqiptar “ /
A është kjo thënje serbe apo shqiptare ?

Dr. Selfullah Maloku: Kryepeshkopi Anastas nën ndikimin rus!

Dr. Selfullah Maloku: Kryepeshkopi Anastas nën ndikimin rus!
Kisha Ortodokse Ruse, vitet e fundit në frymën e Presidentit Rus Vladimir Putin, i cili tashmë e ka bërë publike deshirën e tij që ta kthejë Rusinë në qendër të Ortodoksisë boterore.

Kjo është parë është në zhvillimet që pati në mbledhjen e fundit të Sinodit Pan Ortodoks në Qipro ku Kisha Ortodokse Ruse kërkoi që të merrte drejtimin e Patriakanave Ortodokse dhe Kirilli, drejtuesi i Kishes Ortodokse Ruse të kthehet në drejtuesin e botës ortodokse. Kisha Ortodokse Ruse tashmë është kthyer në një aleat të shtetit zyrtar Rus në përhapjen e ndikimit dhe frymes pan ortodokse ruse kryesisht, në vëndet e Ballkanit ku kjo frymë është mbizoteruese. Kohët e fundit është bërë e qartë strategjia e Rusisë dhe Kishës së saj Ortodokse ku kërkon që të kontrollojë Kishat e tjera Autoqefale duke bërë që të ketë një numer sa më të madh Kishash mbështetëse e satelite të saj por dhe një ndikim gjithnjë e më të madh ne Ballkan. Këtij ndikimi nuk kishte se si ti shpëtonte dhe Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare e cila megjithëse e udhëhequr prej më shumë se dy dekadash “Autoqefali” nga Kryepeshkopi grek Anastas Janullatos, nuk i ka.shpëtuar varësise indirekte nga Kishat e tjera ortodokse. Fillimisht ishte ndikimi grek nëpërmjet Kishës Ortodokse Greke, investimet greke, Peshkopë e drejtues greke e gjithçka në frymën greke.

Ndërsa aktualisht, të ndodhur para faktit të kryer atij të mos pasjes më të beneficjeve nga Shteti, e Kisha Ortodokse Greke, Kryepeshkopi Anastas nuk mund ta linte KOASH-in pa “ndihma” e investime për të cilat Ai dhe KOASH-i ka nevojë. Nga ana tjetër, Kisha Ortodokse Ruse e shteti Rus kishin deshirë dhe nevojë që të shtrinin ndikimin e tyre pan-ortodokse në KOASH e Shqipëri. Nisur nga ky fakt Kisha Ortodokse Ruse me ndërmjetësimin e Ambasadës Ruse në Tiranë nxitoi të zinte dhe mbushte boshllëkun e lënë nga mungesa e ardhjes së ndihmave nga Greqia. Me një qëllim të qartë në vetvete, Rusia nuk mund ta linte pa ndihmë KOASH- in dhe Kryepeshkopin Anastas i cili ne 25 vjet të drejtimit të KOASH e ka mbajtur, menaxhuar e drejtuar vetëm me ndihmat e ardhura nga Greia. Kjo shërbeu qe jo vetëm Kisha Ruse, Amabasada Ruse në Tiranë e shteti Rus të kthente vëmëndjen tek Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare por dhe Kryepeshkopi Anastas si njohës i mirë i këtyre lojrave e ka kuptuar idenë dhe dëshiren e Rusisë dhe ka. bërë nje “kthesë” drejt kësaj të fundit me idene dhe kerkesen dhe deshiren e vetme atë të pasjes se ndihmave dhe donacioneve nga Rusia nëpërmjet Kishes Ortodokse Ruse.

Vizitat e diplomatëve Rusë në Tiranë në KOASH, ftesa nga Patriarku Kirill e donacione të ndryshme bënë afrimin e butë midis KOASH-it dhe Rusisë. Por pas ndikimit të madh në Kishën Ortodokse Serbe, të Malit të Zi dhe atë të Maqedonisë, tani i erdhi rradha Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare qe te kalonte nën ndikimin e butë Rus. Rusisë dhe politikës së saj eksansioniste i duhet KOASH-i, i duhet për të shtuar numrin e Kishave të saj që mund te votonin pro saj mbi kthimin e saj në drejtuse të Kishave dhe kthim në kryeqëndër të Ortodoksisë botërore.

Por në një rast votimi, asaj Rusisë i duhet një numër sa më i madh votash pro që të realizohet ideja e Putinit për pasjes së qendrës së Ortodoksisë Rusinë. Tashmë që “bashkepunimi” midis KOASH-it dhe Rusisë është evidente , kjo e fundit i ka kërkuar Anastasit të kryejë rolin e ndërmjetesit midis Kishes Ortodokse Serbe dhe Patriakanës së Stambollit për njohjen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Maqedonisë.

Arsyeja është e thjeshtë, Rusia e Putini dhe Kisha Ortodokse Ruse po shkojnë me shpejtësi drejtë kërkesës për një votim e ne këto raste duhet nje numër sa më i madh votash Kishash Autoqefale. Në këtë rast Rusia me ndërmjetësimin e Anastasit i jep Maqedonisë Autoqefalinë duke kërkuar voten e saj në këmbin të gjithë kësaj që po bën për dhënien e kësaj Autoqefalie. Ndërsa Anastasi në fund përvec idesë se ende ka reputacion në Patriakanë mund të marrë dhe ndihmat e shumë pritura nga Rusia.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...