“Shote Galica” ishte pjesë edhe e edicionit të nëntë të PriFilmFest, me regji të Dojan Mema, i cili u shfaq në dje në kuadër të këtij festivali, në Teatrin Kombëtar. Më shumë se sa një dokumentar historik, “Shota” vë në qendër femrën shqiptare përmes, figurës së Shote Galicës. Dokumentari sjell një pjesë të historisë së Shote Galicës, përmes tre vajzave të reja, të cilat edhe pse të reja në moshë kanë dëgjuar shumë për heroinën shqiptare. Në dokumentar, një historiane nga Shqipëria sjell fakte nga historia për luftën 12-vjecare të Shotës kundër pushtuesve serbë, austro-hungarezë e bullgarë, me qëllim të bashkimit të trojeve shqiptare.
Dokumentari sjell edhe kujtimet e mbesës së Shote Galicës, e cila mban edhe emrin e Shotës, Qerime. Premiera e dokumentarit “Shota” është dhënë më 22 shtator 2016.