Familja jeton me qira në Tiranë dhe në 5 vitet e fundit kanë ndërruar me dhjetëra shtëpi pasi asnjëherë nëna e Mikaelës nuk ka ja dalë mbanë të paguajë qiranë deri në fund. Vetë ajo tashmë është e sëmurë dhe e operuar, e nuk mund as të punojë. Për rrjedhojë nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët e saj.
Kësaj here është Mikaela ajo që ka vendosur të rrëfejë me fjalët e saj pak historinë e familjes, përmes rubrikës “Njerëz” në Tirana Today me shpresën që lutja e saj e vetme që ata të kenë një shtëpi të tyren e të mos enden rrugëve të Tiranës, të bëhet realitet.
“Nuk e kuptoj pse mami thotë që me zor fiton bukën e gojës”-është mënyra naive e vogëlushes e cila, dashje pa dashje, tregon që bota e saj fëminore është dëmtuar nga lotët e nënës dhe fakti që nuk i percepton dot gjithë vështirësitë ekonomike me të cilat përballet kjo familje.
Aktualisht ata marrin një ndihmë modeste ekonomike dhe nëna e Mikaelës shpreson të mund të përfitojë një bonus qiraje edhe nga Bashkia e Tiranës. Por zgjidhja më e mirë e vuajtjeve të kësaj nëne dhe 3 fëmijëve të saj do të ishte të kishin një shtëpi të tyren.
TiranaToday