2017-10-17

Nga Flori Bruqi : Dialogu shqiptro-serb në qorrë - sokak ?


Në kemi nevojë për mobilizim politik dhe qytetar ndaj presionit luftarak që po e bën Serbia. 

Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, janë “duke i pritur ditët të vështira”, sipas tij është e nevojshme për “mobilizim politik dhe qytetarë për kundërshtimin e aktiviteteve të tilla të Serbisë.

“Ne të gjithë duhet të mobilizohemi politikisht, por edhe në akseptin civil që të mos merren më presione që Serbia po i bënë në Kosovë, për shkak të planit të tyre që veriu i Kosovës të aneksohet nga Serbia. Kosovaret nuk do ta lejojnë këtë.

Kosova gjithë këto presione dhe provokime do t’i rezistoi duke i përdorur të gjitha mundësit ligjore dhe kushtetuese që i ka në dispozicion.

Kosovarët  do të ua bëjmë të qartë edhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian se nuk do të lejojmë që të na rrezikojë integritetin territorial të Kosovës.

 Ka qenë e nevojshme për të dy vendet të bëjnë marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet që nga viti 2013, disa marrëveshje janë arritur, ndërsa të tjerat janë në rrugën e zbatimit, por duhet të shihet përpara dhe të bëhet gjithçka që është e mundshme për të normalizuar marrëdhëniet mes vendeve.

Serbia duhet të ndaloj provokimin e renda që po bënë kundër Kosovës, të tilla si urdhër-rresti, treni dhe muri në Mitrovicë.

 Disa parti politike ishin pjesë e bisedimeve, si dhe disa përfaqësues kanë marrë pjesë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por thotë se edhe në Kuvendin e Kosovës e kanë votuar për marrëveshjen e parë në vitin 2013.

“Në kemi nevojë për mobilizim politik dhe qytetar ndaj presionit luftarak që po e bën Serbia. Ata janë duke pritur që ne të kemi ditë të vështira në marrëdhëniet me Serbinë.(Flori Bruqi)



Ulrike-Lunacek-2010.JPG
Nënkryetarja e Parlamenti Europian. Ulrike Lunaçek: S’ka nevojë për negociata të reja Kosovë- Serbi, por zbatim të marrëveshjeve

Mendoj se është e domosdoshme që edhe Kosova e edhe Serbia të zbatojnë atë që janë marrë vesh në Bruksel, ka deklaruar sot nënkryetarja e Parlamenti Europian. Ulrike Lunaçek, e cila ka qenë raportuese për Kosovën, transmeton Koha.net.

“Sinqerisht nuk dëshiroj të dëgjoj se çdo gjë duhet biseduar nga fillimi. Por, duhet zbatuar atë që është premtuar. Kjo vlen për të dy palët”, citon FoNet të ketë thënë Lunaçek për DW.

Në Parlamentin Europian krejtësisht qartë themi se kjo vlen edhe për Serbinë, pra nuk jemi të njëanshëm, por theksojmë se edhe Serba ka shumëçka për të plotësuar ka konstatuar Lunaçek.

Mendoj se edhe Kosova e edhe Serbia kanë humbur shumë kohë sepse nuk e kanë zbatuar atë për të cilën janë pajtuar.

“Pra, jo negociata të reja, por zbatim, zbatim, zbatim”, ka thënë Lunaçek.

Lidhur me zgjedhjet në Kosovë, Lunaçek ka shfaqur shpresën se shumica qeveritare në Kosovë do ta ratifikojë Marrëveshjen për kufi me Malin e Zi dhe se do ta luftojë korrupsionin.

Image result

Presidenti i Kosovës  Hashim Thaçi mund të flasë me Serbinë, por nuk ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje...

Presidenti Hashim Thaçi mund të udhëheqë dialogun me Serbinë edhe para konstituimit të institucioneve, por nuk ka të drejtë kushtetuese të nënshkruajë asnjë marrëveshje pa pëlqimin paraprak të Kuvendit, vlerësojnë njohësit e Kushtetues.

Shoqëria Civile shkuarjen e tij në Bruksel e sheh si tentim për të qenë në qendër të vëmendjes dhe tentim shfrytëzimi të vakuumit institucional për të marrë në duar frenat e dialogut.

Sidoqoftë, dialogu që u zhvillua pas pavarësisë, fillimisht nisi për çështje teknike e më pas për normalizim marrëdhëniesh, u bazua në dy rezolutat e Kuvendit të Kosovës, e para e miratuar në marsin e 2011-ës dhe e dyta në tetorin e 2012-ës.

Që të dyja këto e obligojnë Qeverinë e Kosovës që të raportojë në mënyrë të rregullt për ecurinë e dialogut para Kuvendit.

Por në rastin e udhëheqjes së dialogut nga Presidenti, mbetet në vullnetin e tij nëse do të raportojë ose jo.

Boris Tadic 2010 Cropped.jpg
Prof.Dr.Borislav Ljuba Tadiq: 
Dialogu më s`ka kuptim, Kosova mori atë që deshi


Ish presidenti Tadiq potencoi për mediat serbe se “kjo qeveri dha edhe atë që deri më tani nuk ishte e humbur, duke u arsyetuar në krijimin e një asociacioni që quhet ‘Bashkësi e komunave me shumicë serbe’, por që ajo bashkësi do të ketë rol të një OJQ-je, bile edhe më pak se ajo.

Në një intervistë dhënë mediave serbe, ish presidenti serb, Boris Tadiq theksoi se plani i tij, i shpalosur para pesë vitesh e që ishte i përbërë prej katër pikash, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit ai plan tanimë nuk ka vlerë, ngase disa çështje, që atëherë ishin të mundshme për t’u realizuar, tanimë janë të pamundshme.

Ai, ndër të tjera, shtoi se Aleksandar Vuçiq dhe Tomisllav Nikoliq, kanë mashtruar qytetarët në zgjedhjet e 2012-ës, duke premtuar se të gjitha marrëveshjet e arritura më herët do të zhvlerësohen, njoftojnë mediat serbe, transmeton RTK.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit kanë pamundësuar të luftojmë edhe për atë deri më atëherë ishte e mundur të fitohet, ndërkaq tanimë jemi para aktit të kryer dhe çdo marrëveshje për çështje të tilla shërben drejt ndarjes së përgjegjëve dhe mjegullim para syve të publikut për të thëne se bëjmë dialog”, theksoi ish presidenti Tadiq.

Tutje ai theksoi se dialogu mbi ato çështje kishte kuptim vetëm para nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit.

“Kjo qeveri lejoi të instalojë sistemin ligjor në gjithë territorin e Kosovë së pavarur, duke përfshirë edhe veriun. Ndërkohë që në mandatin tim si president nuk kemi pranuar dhe suksesshëm kemi arritur ta ruajmë atë që Serbia nuk kishte humbur gjatë luftës ’98-’99”, theksoi ish presidenti serb, Tadiq.

Ndër të tjera, ish presidenti Tadiq potencoi se “kjo qeveri dha edhe atë që deri më tani nuk ishte e humbur, duke u arsyetuar në krijimin e një asociacioni që quhet ‘Bashkësi e komunave serbe’ por që ajo bashkësi do të ketë rol të një OJQ-je, bile edhe më pak se ajo, bile edhe më keq, kjo qeveri nuk do të jetë në gjendje të luftojë që edhe kjo të zbatohet”.


Marko Djuric 2014-mc.rs.jpg


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq thotë Beogradi s ‘ka partner për biseda me Prishtinën



Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot në panelin e Forumit për Siguri të Beogradit është ankuar se Serbia nuk ka me kë të flasë për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, transmeton Koha.net

“Ka muaj që nuk kemi partner për dialog dhe implementim. Tani jemi në ajër dhe varemi nga mëshira e tyre (Kosova) që të emërojnë dikë i cili do të merrej me këtë”, ka thënë ai.

Ai, siç njofton rts, ka theksuar se është koha që gjatë kërkimit të zgjidhjes për Kosovën të fillohet me marrjen para sysh se çfarë duan shqiptarët dhe çfarë duan serbët në Kosovë.

"Nuk jam i sigurt nëse gjatë viteve të shkuara kjo zgjidhje qenë e njëjtë për serbët e për shqiptarët. Ai ka thënë se për serbët Kosova është krahinë autonome, për shqiptarët e për në pjesë të botës Kosova është shtet, ndërsa popullata atje nuk e është e kënaqur me këtë status pasi një pjesë e madhe e shqiptarëve e duan atë pjesë të Shqipërisë e ndërsa serbët e duan pjesë të Serbisë”, ka thënë Gjuriq duke shtuar se pak kush është i kënaqur me këtë status.

Ai në vazhdim ka thënë se normaliteti në Kosovë do të thotë ekonomi më e mirë, më shumë vende pune dhe më pak papunës.

“Jemi të gatshëm të punojmë me Prishtinën në këto qëllime nga të cilat dobi kanë dy palët”, tha Gjuriq duke përfunduar se “normaliteti nuk është marrja me statusin porse kushtet më të mira për njerëzit

Zyrtari serb i për Kosovën ka thënë të mos jetë i sigurt shqiptarët do të ndalen me pavarësinë e Kosovës e si shembull ka marrë atë që Shqipëria ka emëruar shqiptarë nga Kosova, ndërsa Hashim Thaçi ka kërkuar për kosovarët pasaporta të Shqipërisë .

Refreni monoton i Serbisë: Nuk do ta njohim Kosovën




Ministri serb Aleksandar Vulin ka thënë se Kosova po përpiqet ta evitojë dhe mos ta respektojë marrëveshjen e Brukselit

“Do të ketë shumë përpjekje që Prishtina ta evitojë Marrëveshjen e Brukselit dhe zbatimin saj. Për Marrëveshjen e Brukselit nuk ka çfarë të bisedohet tjetër, çdo gjë është negociuar, nuk mund të bisedohet për atë që është marrë vesh dhe që është nënshkruar”, citon tanjug të ketë thënë Vulin.

Ai ka theksuar se pozita e Beogradit është e qartë, se ai kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

"Për ne Kosova nuk është dhe nuk do të jetë shtet, nuk do të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Vulin.

Rreth Kosovës, Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin “ia kthen fjalën” ambasadorit amerikan në Beograd

Rreth Kosovës, Vulin “ia kthen fjalën” ambasadorit amerikan në Beograd


Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin është përpjekur të hedhë poshtë kritikat e ambasadorit amerikan në Beograd Kyle Sccot lidhur me qëndrimin e tij ndaj të dënuarit nga Haga për krime lufte në Kosovë, gjeneralit Vladimir Lazareviq.

Scot në Twitter kishte thënë se “disa muaj punë në përmirësimin e i imazhit të Serbisë bë SHBA, mund të shkatërrohen me një deklaratë”.

"Lazareviq është njeri i lirë ndërsa e drejta ime është ta respektoj luftën tij dhe luftën e popullit tim. A duhet ta lavdëroj bombardimin dhe të kërkoj arsyetim për shkëputjen e Kosovës? Nuk di ushtri që do të turpërohej nga gjenerali Lazareviq e unë me siguri se jo”, citon FoNet të ketë thënë Vulin duke e vlerësuar gjeneralin për “qëndrim të guximshëm kundër agresorëve të NATO-s” në vitin 1999.

Lazareviq është dënuar me 14 vjet burg nga Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Për deklaratën lavdëruese të Vulinit për kriminelin Lazareviq Washington Post ka shkruar artikullin "Ministri serb i Mbrojtjes lavdëron kriminelin e dënuar të luftës”.

Rusia shton presionin ndaj Serbisë për statusin e bazës së vet në Nish


Rusia shton presionin ndaj Serbisë për statusin e bazës së vet në Nish

Rusia e ka shtuar presionin ndaj Serbisë duke kërkuar status diplomatik për personelin rus në kapacitetin kundërthënës, për të cilin zyrtarët e Shteteve të Bashkuara besojnë se mund të shndërrohet në bazë spiunimi e Rusisë në Ballkan.

Moska disa herë i ka përgënjeshtruar raportet se e ashtuquajtura, Qendër humanitare ruso-serbe, në qytetin jugor Nish, është bazë e Rusisë për përgjim të perëndimit në Ballkan. Mëtutje, agjencia AP nga Beogradi, raporton se Ballkani është një rajon i tensionuar ku Rusia garon për ndikim.

Moska disa herë ka thënë se kjo qendër shërben vetëm për misione humanitare.

Zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se gjatë takimit të sotëm, ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Chepurin, ka kërkuar nga ai për ta zgjidhur statusin e qendrës “sa më shpejtë që të jetë e mundur” për shkak të “vëllimit të punëve të saj”.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se “as Moska e as Uashingtoni” nuk do të ndikojnë në vendimin e qeverisë për statusin e qendrës në Nish.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë qendër, e cila është hapur nga Rusia dhe Serbia në vitin 2011.

Lokacioni i saj është afër kufirit të Serbisë me Bullgarinë, anëtare e NATO-s, dhe me Kosovën, ku ndodhet një bazë e madhe ushtarake amerikane dhe trupat paqeruajtëse të NATO-s.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme ka hedhur akuza të rënda në drejtim të miqve ndërkombëtarë për disa premtime që sipas tij iu bënë në këmbim të krijimit të Gjykatës Speciales.



Presidenti i Kosovës zt.Hashim Thaçi, gjatë një fjalimi, madje ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se kjo e fundit ka bashkëpunim maksimal dhe reciprok me Serbinë, ndërsa bashkëpunimi i saj me Kosovën është minimal, përkatësisht nuk ka bashkëpunim fare. Akuzave të Thaçi i është përgjigjur Ambasada e Amerikës, duke treguar se Gjykata Speciale do të jetë e paanshme.


Ambasada amerikane në Kosovës i është përgjigjur akuzave të Presidentit Thaçi, i cili gjatë ditës se djeshme akuzoi ndërkombëtarët se i premtuan gjumë gjëra në këmbim të formimit të Gjykatës Speciale. Thaçi po ashtu ka hedhur dyshime edhe për anshmërinë e Speciales në raport me Kosovën.

Në një përgjigje për media, Ambasada e Amerikës ka treguar se SHBA do të mbesin të përkushtuar për veprimin e suksesshëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Shtetet e Bashkuara mbesin tërësisht të përkushtuara për veprimin e suksesshëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, dhe ne përshëndesim përkushtimin e institucioneve shtetërore për të bashkëpunuar me Gjykatën. Bashkëpunimi i Kosovës me këtë proces do të forcojë pozitën ndërkombëtare të shtetit dhe do te jete tregues konkret I parimeve elementare demokratike ku sundimi i ligjit vlejnë për te gjithë qytetarët, njësoj”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ambasadës.

Në Ambasadën amerikane nuk kanë lënë pa e përmendur edhe anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Në këtë aspekt, ata kanë bërë me dije se SHBA do të përkrahë Kosovën në çdo moment.

“Shtetet e Bashkuara përkrahin fuqishëm Kosovën ne anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare; anëtarësimi i se cilës bazohet në kritere specifike për çdo institucion dhe Qeveria e SHBA-ve do të vazhdojë të punojë nga afër me Kosovën që ajo t’i përmbushë ato kërkesa”.

Presidenti Thaçi në një paraqitje para shoqërisë civile, ku foli për Specialen, deklaroi se në bazë të disa të gjeturave të hulumtimit, ekzistojnë keqinformata, pritje joreale, dezinformata të qëllimshme për atë se çfarë është dhe çfarë do të sjellë Gjykata Speciale.

Thaçi ka thënë se Gjykata Speciale nuk është disavantazh, por është një avantazh për Kosovën.

“Shpesh thuhet se mbi Kosovën qëndron një re e zezë të cilën duhet ta largojmë. Të jemi të qartë, atë re të zezë e ka krijuar Serbia, dhe askush më mirë se kosovarët nuk mund ta largojnë atë re të zezë. Pra, Gjykata Speciale është një mundësi për të forcuar ndjenjën e drejtësisë në Kosovë, e ritheksoj ndjenjën e drejtësisë”, ka thënë ai.

E, si asnjëherë më parë, Thaçi ka goditur shtetet mike të Kosovës, të cilat kanë kërkuar krijimin e Gjykatës Speciale, duke theksuar se si këmbim ato kishin premtuar një sërë

“(…) u premtua se do të mundë të aplikonim për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës, që do të ndodhte liberalizimi i vizave shpejt, që do të kemi mbështetje masive për anëtarësim në UNESCO, se do të themelonim Forcat e Armatosura të Kosovës shpejt dhe se do të kemi njohje të reja. Kosova mbajti fjalën, themeloi Gjykatën. Bashkësia Ndërkombëtare asnjë nga këto premtime nuk i realizoi, përkundrazi Kosovës iu vështirësua rrugëtimi euroatlantik”, tha dje Thaçi.

Deputetët e Parlamentit të Kosovës miratuan me 03.08. 2015 me shumicë votash ndryshimet kushtetuese, që mundësuan themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte. Pro themelimit të Gjykatës Speciale votuan 82 deputetë, 5 ishin kundër dhe një abstenoi.

Parlamenti nuk është për ty zt.Milaim Zeka ?

Një muaj arrest shtëpiak për deputetin Zeka


 Gjykata Themelore ka marr vendim që deputeti Milaim Zeka të lirohet nga paraburgimi dhe ta vuajë masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal".

Lajmin e ka konfirmuar për Kp avokati i deputetit Zeka, Gazmend Halilaj i cili ka e kundërshtuar vendimin e kryetarit të Trupit Gjykues Isuf Makolli duke thëne se edhe kjo masë është kundër klientit të tij dhe se ai është i pafajshëm.

Ai tha se do të bëjë ankesë në Gjykatë të Apelit.

Porkurori kishte kërkuar 30 ditë paraburgim për deputetin Zeka. Ai është arrestuar dje nën dyshimin për mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Milaim Zekën

Prokuroria Speciale, në seancën e cila është mbajtur sot për gjykimin e deputetit Milaim Zeka, ka kërkuar 30 ditë paraburgim. Lajmin e ka bërë të ditur pala mbrojtëse e deputetit Zeka, avokati Gazmend Halilaj

Në seancën e cila u mbajt sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, prokurorja e rastit po kërkon shqiptimin e masës prej 30 ditësh paraburgim për Milaim Zekën.

Prokuroria Speciale po kërkon që deputeti Milaim Zeka të dërgohet në paraburgim nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal".

Seanca ka përfunduar, ndërsa Gjykata pritet shpejt ta marrë vendim rreth rastit të deputetit Zeka.

Zeka u ndalua dje nga Policia si i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, pra si i përfshirë në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani.

Partneri i tij i biznesit, Ilir Krasniqi, me të cilin dyshohet se mashtruan kosovarët për viza pune në Gjermani, tashmë është në paraburgim



“Milaim Zeka të jap dorëheqje, mos të vazhdojë 
abuzimin me shtetin”

Prokuroria e Shtetit ka filluar hetimet ndaj deputetit të Nismës për Kosovën në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka për mashtrimin e 920 qytetarëve të Kosovës përmes një agjencie punësimi për në Gjermani. Ai akuzohet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi. Partneri i tij ndodhet në paraburgim.

Pas kësaj akuze nga Prokuroria po kërkohet dorëheqja e Zekës nga postimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës.


Duke komentuar në lidhje me këtë, analisti politik Faik Krasniqi, ka thënë se politika në Kosovë ka qenë strehë për politikanët e korruptuar, të cilët e kanë përdorur për t`u pasuruar.

“Në Kosovë politika gjithmonë ka qenë ''strehë'' për politikanët e korruptuar. Politika nga politikanët tek ne përdoret për t'u pasuruar dhe për ta vjedhur shtetin, dhe jo që ata politikanë të jenë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai.

Po ashtu, Krasniqi ka thënë se drejtësia në vend është bërë pronë e politikës dhe se në vend të drejtësisë politikanët e kanë shndërruar shtetin në pronë private.

“Gjithmonë po duhet të përmendim organet e drejtësisë, një drejtësi e kalbur dhe skajshmërisht e korruptuar. Një drejtësi që është bërë pronë e politikës dhe parapolitikës. Dhe në mungesë të kësaj drejtësie, këta politikanë këtë shtet e kanë shndërruar në pronë të tyre private”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndërsa, sa i përket rastit të deputetit Zeka, ai ka thënë se do të duhet të jepte dorëheqje dhe se nuk ka ndodhur ende që një politikan të dënohet për korrupsion.

“Padyshim që deputeti Zeka do të duhej të jepte dorëheqje, edhe pse asnjë politikan deri më tash nuk e ka bërë një gjë të tillë, apo s'kemi asnjë rast deri më tash që një politikan apo zyrtar shteti të jetë dënuar për ndonjë rast korruptiv. Mos veprimi i organeve të drejtësisë edhe në këtë rast me deputetin Zeka, u jep hapësirë politikanëve që të vazhdojnë abuzimin me shtetin, sepse e dinë që janë të paprekshëm nga organet e drejtësisë”, ka thënë Krasniqi.

Tërheqja e SHBA-së, vështirësohen edhe më shumë punët për Kosovën në UNESCO Arben SylejmaniNGA ARBEN SYLEJMANI MË 17 TETOR 2017 NË ORA: 07:39FOTO GALERI Ilustrim Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të largohen nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO). Vendimi i SHBA-së për tu tërhequr nga UNESCO, po shihet se një vështirësi e radhës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar. Kjo për faktin se SHBA-të si shteti më i fuqishëm në botë dhe njëherit aleati më i madh i Kosovës duke qenë anëtar i kësaj organizate do të mund të lobonin pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Njohës të çështjeve ndërkombëtar dhe deputet që janë anëtar në Komisionin për Politika të Jashtme e shohin këtë si një humbje për Kosovën. Image Zafir Berisha FOTO GALERI “Është humbje e madhe për Kosovën tërheqja e SHBA-ve nga UNESCO, sepse duke qenë aleati më i madh i shqiptarëve, ajo gjithqysh do të shtrinte ndikimin e saj tek shtetet e tjera të botës për të votuar pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, tha deputeti i NISMA-s për Kosovën, Zafir Berisha dhe njëherit anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme. Ai shtoi se kjo paraqet një vështirësi shtesë për vendin për anëtarësim në UNESCO. Qeveria shpreson se deri në vitin 2019, SHBA do të tejkaloj problemet me UNESCO-n Nga ana tjetër, përfaqësuesit e qeverisë shpresojnë deri në vitin 2019, atëherë kur Kosova do të aplikoj për anëtarësim në UNESCO, SHBA-të do të zgjedhin këtë mosmarrëveshje më këtë institucion ndërkombëtar. “Duke qenë se Kosova sivjet nuk ka aplikuar për UNESCO për arsye tashmë të ditura për publikun dhe se Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s mbahet çdo dy vjet, Kosova do të aplikojë për UNESCO tek në vitin 2019 dhe deri atëherë besohet se kontestet mes aleatëve të Kosovës siç janë ShBA me UNESCO do të tejkalohen”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit dhënë për “Bota sot”. Sipas Qeverisë, Kosova mbështetet fuqishëm tek Amerika për sa i përket anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare dhe punon ngushtë me ShBA-në të gjitha rrethanat. Murtezaj: Kosova të bashkëpunojë edhe me shtetet tjera të fuqishme Edhe ish-ministri i punëve të jashtme Valon Murtezaj dhe njëherit profesor në Universitetin e Parisit thotë se SHBA-të janë përkrahës i madh për Kosovën. Image Valon Murtezaj FOTO GALERI “Shtetet e Bashkuara janë përkrahësi më i madh i Kosovës në skenën ndërkombëtare. Kur jemi të anëtarësimi në UNESCO, tani është një periudhe dy vjeçare që e kemi deri të momenti tjetër i aplikimit. Vendimi i SHBA-ve për tu tërhequr nga UNESCO sapo ka ndodhur, dhe mbetet të gjenden modalitet si të veprohet më tej”, tha Murtezaj për “Bota sot”. Ai tha se Kosova pret që ta ketë ndihmën e SHBA-së, dhe do ta ketë atë. Kurse, sa i përket UNESCO-s, Murtezaj thotë se Kosova duhet të bashkëpunojë edhe me shtetet e tjera fuqishme që janë miqësore me Kosovën. “Duhet punuar bashkë edhe me vendet tjera përkrahëse si Franca, Britania, Gjermania e vende te tjera”, shtoi Murtezaj. Baraliu: U bë buj shumë, u punua pak për UNESCO-n Image Mazllum Baraliu FOTO GALERI Nga ana tjetër, profesori universitar Mazllum Baraliu theksoi se institucionet e Kosovës bënë shumë zhurmë e pak punë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. “Është mjaft për të ardhur keq dhe indinjuese për institucionet e Kosovës pse nuk kanë punuar më shumë, dhe të bënin më pak zhurmë në mënyrë që siguronin votat dhe të bëheshim anëtar i UNESCO-s”, është shprehur Baraliu për “Bota sot”. Ai shtoi se institucionet e Kosovës do të duhej të bënin më pak zhurmë në mënyrë që mos ta dinte Serbia se cilat shtete po e përkrahin Kosovën. Ndryshe, në nëntor të vitit 2015, Kosova nuk ka arritur të marrë numrin e votave të mjaftueshme në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s për tu bërë anëtare e kësaj organizate. Për anëtarësimin e Kosovës kanë votuar 92 shtete. Për të siguruar anëtarësimin janë dashur 95 vota. Ndërsa këtë vit Kosova nuk ka aplikuar për UNESCO, pasi Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj javë më parë bëri të ditur se për shkak të mos sigurimit të votave nuk do të aplikojnë fare, ku kjo nga shumë njohës dhe analist u quajt edhe dështim i madh për Kosovën. Kujtojmë se Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s mbahet çdo dy vjet, Kosova do të aplikojë për UNESCO tek në vitin 2019.

Arben Sylejmani
Arben Sylejmani


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të largohen nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO). Vendimi i SHBA-së për tu tërhequr nga UNESCO, po shihet se një vështirësi e radhës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.

Kjo për faktin se SHBA-të si shteti më i fuqishëm në botë dhe njëherit aleati më i madh i Kosovës duke qenë anëtar i kësaj organizate do të mund të lobonin pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.


Njohës të çështjeve ndërkombëtar dhe deputet që janë anëtar në Komisionin për Politika të Jashtme e shohin këtë si një humbje për Kosovën.


“Është humbje e madhe për Kosovën tërheqja e SHBA-ve nga UNESCO, sepse duke qenë aleati më i madh i shqiptarëve, ajo gjithqysh do të shtrinte ndikimin e saj tek shtetet e tjera të botës për të votuar pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, tha deputeti i NISMA-s për Kosovën, Zafir Berisha dhe njëherit anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme.

Ai shtoi se kjo paraqet një vështirësi shtesë për vendin për anëtarësim në UNESCO.

Qeveria shpreson se deri në vitin 2019, SHBA do të tejkaloj problemet me UNESCO-n

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e qeverisë shpresojnë deri në vitin 2019, atëherë kur Kosova do të aplikoj për anëtarësim në UNESCO, SHBA-të do të zgjedhin këtë mosmarrëveshje më këtë institucion ndërkombëtar.

“Duke qenë se Kosova sivjet nuk ka aplikuar për UNESCO për arsye tashmë të ditura për publikun dhe se Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s mbahet çdo dy vjet, Kosova do të aplikojë për UNESCO tek në vitin 2019 dhe deri atëherë besohet se kontestet mes aleatëve të Kosovës siç janë ShBA me UNESCO do të tejkalohen”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit dhënë për “Bota sot”.

Sipas Qeverisë, Kosova mbështetet fuqishëm tek Amerika për sa i përket anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare dhe punon ngushtë me ShBA-në të gjitha rrethanat.

Murtezaj: Kosova të bashkëpunojë edhe me shtetet tjera të fuqishme

Edhe ish-ministri i punëve të jashtme Valon Murtezaj dhe njëherit profesor në Universitetin e Parisit thotë se SHBA-të janë përkrahës i madh për Kosovën.


I“Shtetet e Bashkuara janë përkrahësi më i madh i Kosovës në skenën ndërkombëtare. Kur jemi të anëtarësimi në UNESCO, tani është një periudhe dy vjeçare që e kemi deri të momenti tjetër i aplikimit. Vendimi i SHBA-ve për tu tërhequr nga UNESCO sapo ka ndodhur, dhe mbetet të gjenden modalitet si të veprohet më tej”, tha Murtezaj.

Ai tha se Kosova pret që ta ketë ndihmën e SHBA-së, dhe do ta ketë atë.

Kurse, sa i përket UNESCO-s, Murtezaj thotë se Kosova duhet të bashkëpunojë edhe me shtetet e tjera fuqishme që janë miqësore me Kosovën.

“Duhet punuar bashkë edhe me vendet tjera përkrahëse si Franca, Britania, Gjermania e vende te tjera”, shtoi Murtezaj.

Baraliu: U bë buj shumë, u punua pak për UNESCO-n


Nga ana tjetër, profesori universitar Mazllum Baraliu theksoi se institucionet e Kosovës bënë shumë zhurmë e pak punë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Është mjaft për të ardhur keq dhe indinjuese për institucionet e Kosovës pse nuk kanë punuar më shumë, dhe të bënin më pak zhurmë në mënyrë që siguronin votat dhe të bëheshim anëtar i UNESCO-s”, është shprehur Baraliu .
Ai shtoi se institucionet e Kosovës do të duhej të bënin më pak zhurmë në mënyrë që mos ta dinte Serbia se cilat shtete po e përkrahin Kosovën.

Ndryshe, në nëntor të vitit 2015, Kosova nuk ka arritur të marrë numrin e votave të mjaftueshme në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s për tu bërë anëtare e kësaj organizate.

Për anëtarësimin e Kosovës kanë votuar 92 shtete. Për të siguruar anëtarësimin janë dashur 95 vota.

Ndërsa këtë vit Kosova nuk ka aplikuar për UNESCO, pasi Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj javë më parë bëri të ditur se për shkak të mos sigurimit të votave nuk do të aplikojnë fare, ku kjo nga shumë njohës dhe analist u quajt edhe dështim i madh për Kosovën.

Kujtojmë se Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s mbahet çdo dy vjet, Kosova do të aplikojë për UNESCO tek në vitin 2019.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...