2017-10-17

Nga Flori Bruqi : Dialogu shqiptro-serb në qorrë - sokak ?


Në kemi nevojë për mobilizim politik dhe qytetar ndaj presionit luftarak që po e bën Serbia. 

Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, janë “duke i pritur ditët të vështira”, sipas tij është e nevojshme për “mobilizim politik dhe qytetarë për kundërshtimin e aktiviteteve të tilla të Serbisë.

“Ne të gjithë duhet të mobilizohemi politikisht, por edhe në akseptin civil që të mos merren më presione që Serbia po i bënë në Kosovë, për shkak të planit të tyre që veriu i Kosovës të aneksohet nga Serbia. Kosovaret nuk do ta lejojnë këtë.

Kosova gjithë këto presione dhe provokime do t’i rezistoi duke i përdorur të gjitha mundësit ligjore dhe kushtetuese që i ka në dispozicion.

Kosovarët  do të ua bëjmë të qartë edhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian se nuk do të lejojmë që të na rrezikojë integritetin territorial të Kosovës.

 Ka qenë e nevojshme për të dy vendet të bëjnë marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet që nga viti 2013, disa marrëveshje janë arritur, ndërsa të tjerat janë në rrugën e zbatimit, por duhet të shihet përpara dhe të bëhet gjithçka që është e mundshme për të normalizuar marrëdhëniet mes vendeve.

Serbia duhet të ndaloj provokimin e renda që po bënë kundër Kosovës, të tilla si urdhër-rresti, treni dhe muri në Mitrovicë.

 Disa parti politike ishin pjesë e bisedimeve, si dhe disa përfaqësues kanë marrë pjesë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por thotë se edhe në Kuvendin e Kosovës e kanë votuar për marrëveshjen e parë në vitin 2013.

“Në kemi nevojë për mobilizim politik dhe qytetar ndaj presionit luftarak që po e bën Serbia. Ata janë duke pritur që ne të kemi ditë të vështira në marrëdhëniet me Serbinë.(Flori Bruqi)



Ulrike-Lunacek-2010.JPG
Nënkryetarja e Parlamenti Europian. Ulrike Lunaçek: S’ka nevojë për negociata të reja Kosovë- Serbi, por zbatim të marrëveshjeve

Mendoj se është e domosdoshme që edhe Kosova e edhe Serbia të zbatojnë atë që janë marrë vesh në Bruksel, ka deklaruar sot nënkryetarja e Parlamenti Europian. Ulrike Lunaçek, e cila ka qenë raportuese për Kosovën, transmeton Koha.net.

“Sinqerisht nuk dëshiroj të dëgjoj se çdo gjë duhet biseduar nga fillimi. Por, duhet zbatuar atë që është premtuar. Kjo vlen për të dy palët”, citon FoNet të ketë thënë Lunaçek për DW.

Në Parlamentin Europian krejtësisht qartë themi se kjo vlen edhe për Serbinë, pra nuk jemi të njëanshëm, por theksojmë se edhe Serba ka shumëçka për të plotësuar ka konstatuar Lunaçek.

Mendoj se edhe Kosova e edhe Serbia kanë humbur shumë kohë sepse nuk e kanë zbatuar atë për të cilën janë pajtuar.

“Pra, jo negociata të reja, por zbatim, zbatim, zbatim”, ka thënë Lunaçek.

Lidhur me zgjedhjet në Kosovë, Lunaçek ka shfaqur shpresën se shumica qeveritare në Kosovë do ta ratifikojë Marrëveshjen për kufi me Malin e Zi dhe se do ta luftojë korrupsionin.

Image result

Presidenti i Kosovës  Hashim Thaçi mund të flasë me Serbinë, por nuk ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje...

Presidenti Hashim Thaçi mund të udhëheqë dialogun me Serbinë edhe para konstituimit të institucioneve, por nuk ka të drejtë kushtetuese të nënshkruajë asnjë marrëveshje pa pëlqimin paraprak të Kuvendit, vlerësojnë njohësit e Kushtetues.

Shoqëria Civile shkuarjen e tij në Bruksel e sheh si tentim për të qenë në qendër të vëmendjes dhe tentim shfrytëzimi të vakuumit institucional për të marrë në duar frenat e dialogut.

Sidoqoftë, dialogu që u zhvillua pas pavarësisë, fillimisht nisi për çështje teknike e më pas për normalizim marrëdhëniesh, u bazua në dy rezolutat e Kuvendit të Kosovës, e para e miratuar në marsin e 2011-ës dhe e dyta në tetorin e 2012-ës.

Që të dyja këto e obligojnë Qeverinë e Kosovës që të raportojë në mënyrë të rregullt për ecurinë e dialogut para Kuvendit.

Por në rastin e udhëheqjes së dialogut nga Presidenti, mbetet në vullnetin e tij nëse do të raportojë ose jo.

Boris Tadic 2010 Cropped.jpg
Prof.Dr.Borislav Ljuba Tadiq: 
Dialogu më s`ka kuptim, Kosova mori atë që deshi


Ish presidenti Tadiq potencoi për mediat serbe se “kjo qeveri dha edhe atë që deri më tani nuk ishte e humbur, duke u arsyetuar në krijimin e një asociacioni që quhet ‘Bashkësi e komunave me shumicë serbe’, por që ajo bashkësi do të ketë rol të një OJQ-je, bile edhe më pak se ajo.

Në një intervistë dhënë mediave serbe, ish presidenti serb, Boris Tadiq theksoi se plani i tij, i shpalosur para pesë vitesh e që ishte i përbërë prej katër pikash, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit ai plan tanimë nuk ka vlerë, ngase disa çështje, që atëherë ishin të mundshme për t’u realizuar, tanimë janë të pamundshme.

Ai, ndër të tjera, shtoi se Aleksandar Vuçiq dhe Tomisllav Nikoliq, kanë mashtruar qytetarët në zgjedhjet e 2012-ës, duke premtuar se të gjitha marrëveshjet e arritura më herët do të zhvlerësohen, njoftojnë mediat serbe, transmeton RTK.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit kanë pamundësuar të luftojmë edhe për atë deri më atëherë ishte e mundur të fitohet, ndërkaq tanimë jemi para aktit të kryer dhe çdo marrëveshje për çështje të tilla shërben drejt ndarjes së përgjegjëve dhe mjegullim para syve të publikut për të thëne se bëjmë dialog”, theksoi ish presidenti Tadiq.

Tutje ai theksoi se dialogu mbi ato çështje kishte kuptim vetëm para nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit.

“Kjo qeveri lejoi të instalojë sistemin ligjor në gjithë territorin e Kosovë së pavarur, duke përfshirë edhe veriun. Ndërkohë që në mandatin tim si president nuk kemi pranuar dhe suksesshëm kemi arritur ta ruajmë atë që Serbia nuk kishte humbur gjatë luftës ’98-’99”, theksoi ish presidenti serb, Tadiq.

Ndër të tjera, ish presidenti Tadiq potencoi se “kjo qeveri dha edhe atë që deri më tani nuk ishte e humbur, duke u arsyetuar në krijimin e një asociacioni që quhet ‘Bashkësi e komunave serbe’ por që ajo bashkësi do të ketë rol të një OJQ-je, bile edhe më pak se ajo, bile edhe më keq, kjo qeveri nuk do të jetë në gjendje të luftojë që edhe kjo të zbatohet”.


Marko Djuric 2014-mc.rs.jpg


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq thotë Beogradi s ‘ka partner për biseda me Prishtinën



Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot në panelin e Forumit për Siguri të Beogradit është ankuar se Serbia nuk ka me kë të flasë për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, transmeton Koha.net

“Ka muaj që nuk kemi partner për dialog dhe implementim. Tani jemi në ajër dhe varemi nga mëshira e tyre (Kosova) që të emërojnë dikë i cili do të merrej me këtë”, ka thënë ai.

Ai, siç njofton rts, ka theksuar se është koha që gjatë kërkimit të zgjidhjes për Kosovën të fillohet me marrjen para sysh se çfarë duan shqiptarët dhe çfarë duan serbët në Kosovë.

"Nuk jam i sigurt nëse gjatë viteve të shkuara kjo zgjidhje qenë e njëjtë për serbët e për shqiptarët. Ai ka thënë se për serbët Kosova është krahinë autonome, për shqiptarët e për në pjesë të botës Kosova është shtet, ndërsa popullata atje nuk e është e kënaqur me këtë status pasi një pjesë e madhe e shqiptarëve e duan atë pjesë të Shqipërisë e ndërsa serbët e duan pjesë të Serbisë”, ka thënë Gjuriq duke shtuar se pak kush është i kënaqur me këtë status.

Ai në vazhdim ka thënë se normaliteti në Kosovë do të thotë ekonomi më e mirë, më shumë vende pune dhe më pak papunës.

“Jemi të gatshëm të punojmë me Prishtinën në këto qëllime nga të cilat dobi kanë dy palët”, tha Gjuriq duke përfunduar se “normaliteti nuk është marrja me statusin porse kushtet më të mira për njerëzit

Zyrtari serb i për Kosovën ka thënë të mos jetë i sigurt shqiptarët do të ndalen me pavarësinë e Kosovës e si shembull ka marrë atë që Shqipëria ka emëruar shqiptarë nga Kosova, ndërsa Hashim Thaçi ka kërkuar për kosovarët pasaporta të Shqipërisë .

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...