2017-10-30

Pakti Rama- Meta për kreun e SHISH, a kishte prapaskena takimi 30 minutësh?





Krejt papritur kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika, ka dhënë dorëheqjen. Një lajm, që në fakt erdhi surprizë në këtë të hënë tetori, po të kemi parasysh faktin, që publikisht ishte folur për një rikonfirmim të mandatit të dytë të Likës, pas përfundimit të mandatit të tij të parë në gusht.

Pak ditë më parë, analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit “Opinion” foli për një marrëveshje faktike mes Ramës dhe Metës për të mos e lëvizur kreun e SHISH, i cili ka varësi direkte nga këto dy institucione.

Por ngjarjet janë zhvilluar me shumë shpejtësi këtë paradite, kur vetëm pak minuta pas publikimit të dorëheqjes së Visho Ajazit, Kryeministri Rama shkon të takojë në zyrën e tij presidentin Meta, për të parën herë në një takim mes tyre.

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta, që të dy të bien në konsensus për emrin e ri, që është ai i Helidon Bendos, deri më sot zv. Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Bendo, është emëruar si zv.drejtor një vit më parë si zgjedhje e të majtëve dhe e qeverisë Rama, ndërsa është prezantuar ne 2016 në këtë detyrë nga Sandër Lleshi, asokohe Këshilltar i Kryeministrit për Sigurinë.

Pyetja që ngrihet në këtë panoramë ngjarjesh është: Cila qe arsyeja që i ndryshoi kursin lëvizjeve? Përse Visho Ajazi dha dorëheqjen, kur mendohej se do të siguronte edhe një mandat të dytë?

A ndikoi çështja Tahiri në këtë vendim? Si është e mundur që Rama dhe Meta dakordësuan kaq shpejt për këtë çështje delikate, duke lënë mënjanë inatet politike?

Le të mos harrojmë, cilësimin që e majta i ka bërë gjithmonë Ajazit, si “njeri i Berishës”.


Visho Ajazi Lika ka drejtuar një prej institucioneve më të rëndësishme të Shqipërisë, atë të Shërbimit Informativ Shtetëror. Por në këto 5 vite, emri Ajazit është lakuar shpesh në skandale përgjimesh, apo të tjera si këto.

Skandali më i bujshëm i Visho Ajazit, është ai i përgjimit të Metës dhe Ramës, ku thuhet se ai ka përgjuar të paktën 300 biseda mes tyre. Ndër të tjera Ajazi është akuzuar edhe për përgjime të një pjese të madhe të politikanëve në Shqipëri. Sipas listës, figuronin të përgjuar me më shumë apo më pak intensitet afro 25 deputetë të mazhorancës.

Midis tyre, emrat e Edi Ramës, Ilir Metës, Saimir Tahirit, Erion Veliajt, Vangjel Dules, Tom Doshit, Ben Blushit, Taulant Ballës, Besnik Bares, Paulin Sterkajt, Armando Prengës, Mark Frrokut, Ilir Beqajt, Pjerin Ndreut. Ndërsa në PD, veç Lulzim Bashës, të përgjuar figuronin edhe Astrit Patozi, Ilir Rusmali dhe Sokol Olldashi. Ky ishte një ndër skandalet më të mëdha të këtij institucioni, por që edhe pse nisi një proces hetimor nga ana e Komisionit të Sigurisë, nuk u arrit në asnjë përfundim.

Ja akuzat që rëndojnë mbi Visho Ajazin:

Punësimi i SHIK-asve të Gazidedes

Një tjetër skandal është se Visho Lika kur mori drejtimin e SHISH e mbushi institucionin me agjentë të ish-SHIK të Bashkim Gazidedes. Skandali u denoncua nga mediat dhe më pas Lika e pranoi në Komisionin e Sigurisë. Gjatë një raportimi në prill të 2014, ai pranoi se shumica e të rekrutuarve në Shërbimin Informativ Shtetëror kanë qenë pjesë e SHIK të ’97, disa prej të cilëve kanë zbatuar skenarin e terrorit të Sali Berishës, duke rrahur, masakruar, torturuar dhe zhdukur kundërshtarët politikë. “Shumica e të pranuarve kanë qenë ish-punonjës. Emërimet në Shërbimin Informativ Shtetëror janë bërë në përputhje me ligjin”, ka deklaruar ai në atë kohë.

Shërbimi ndaj PD

Gjatë gjithë kohës që ka qenë në detyrë, Visho Lika është akuzuar se i ka shërbyer Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. Ish-kryeministri ka qenë më i informuar se vetë policia në shumë raste dhe dyshimet kanë qenë se kreu i SHIH i jepte informacione. Rasti më flagrant ishte ai i ndalimit në Holandë të Arben Frrokut. I pari që e lajmëroi këtë gjë ishte ish-kryeministri Sali Berisha në një studio televizive. Shumë persona nuk e besuan, por pastaj doli se çdo gjë që ai kishte thënë ishte e vërtetë. Dyshimet e politikës janë pikërisht tek Visho Ajazi Lika, i cili përmes përgjimeve e ka marrë vesh këtë informacion dhe më pas ka vënë në dijeni ish-kryeministrin Sali Berisha.

Akuzat kanë qenë se Visho Lika ka dekonspiruar të gjitha informacionet hetimore. Shumë informacione dalin në media nga deputetët demokratë dhe dyshimet janë që këto informacione merren nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Të gjithë e dinë se si Visho Lika erdhi në detyrë, ku ishte vetë Berisha ai që e emëroi. Tani ka dyshime të forta se Berisha vijon të mbetet në kontakt për çdo gjë të rëndësishme. Rasti tjetër që tregon lidhjet e Visho Likës me PD është se socialistët tentuan disa herë ta shkarkojnë kur morën detyrën, por Bujar Nishani nuk e pranoi kërkesën e qeverisë. Madje u ngrit dhe një komision hetimor ndaj tij ku u zbuluan shumë probleme, por që sërish nuk u ndërmor asnjë masë për ta shkarkuar.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...