2017-10-30

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante. Ai ia ka paraqitur zyrtarisht largimin nga detyra kryeministrit Edi Rama, ndonëse nuk bëhen të ditura motivet e dorëheqjes



Visho Ajazi Lika u emërua në detyrën e drejtorit të SHISH në gusht të vitit 2012. Ende nuk ka emra të përfolur për drejtor të ri të SHISH.

Por gazetari investigativ, Artan Hoxha jep detaje të reja në lidhje me dorëheqjen e Kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

Siç raporton Hoxha për “BW”, Visho Ajazi Lika e ka dhënë dorëheqjen fundjavën e kaluar, ndërsa shton se duhet të ketë ndodhur diçka e rëndësishme që ka shtyrë të marrë këtë vendim.

Për të bërë lëvizjen e tij dhe emërimin e zëvendësuesit në këtë post kërkohet rakordimi i dy drejtuesve të lartë siç është Kreu i Shtetit dhe Kryeministri, ashtu siç edhe ndodhi edhe sot, kur Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama vendosën të takohen.

Visho Ajazi Lika u lind më 12 mars 1956, në Shkodër. Përvoja e tij e gjatë si punonjës publik, administrator publik, akademik, software inxhinier dhe menaxher IT, diplomaci dhe inteligjencë, kombinuar me karakterin entuziast, motivim të lartë, ambicie e dinamizëm, background të fortë matematik dhe përvojë të gjerë në programim, është një pasuri e krijuar nga vite të gjata pune intensive.

Shtuar dhe rreth tre vitet e fundit në politikëbërje në fushën e shoqërisë së informacionit, si dhe në Qeverisje, i ka mundësuar z. Visho Ajazi Lika të ndërmarrë një hap të rëndësishëm, atë të pranimit të marrjes së drejtimit të një institucioni të rëndësisë së veçantë kombëtare, me besimin se kontributi i tij do të jetë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale të SHISH-it.

Përvoja e gjatë e punës në ekip dhe aftësitë drejtuese të tij, janë një garanci se drejtimi i ardhshëm i këtij institucioni do të jetë një vlerë e shtuar në detyrat e tij veçanërisht të rëndësishme në funksion të Sigurisë Kombëtare dhe detyrave të tjera kushtetuese dhe ligjore.

Z. Visho Ajazi Lika është drejtues i fokusuar në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit, në përmirësimin e punës në grup, promovimin e karrierës në institucion dhe në pengimin e çdo tentative për të dalë jashtë kuadrit ligjor, të cilit SHISH-i duhet t’i përmbahet me fanatizëm.


****

Visho Ajazi u lind më 12 mars të vitit 1956 në Shkodër. Prej 5 vitesh me rradhë, ai drejtoi një prej insitucioneve më të rëndësishme në vend siç është Shërbimi Informativ Shtetëror. Përvojat profesionale të Ajazit janë të shumta. Ai ka qënë pjesë administratës publike, një akademik i suksesshëm, inxhinier software, dhe menaxher IT.

Në vitin 2012, Ajazi mori postin e Drejtorit të SHISH, të cilin e mbajti prej 5 vitesh, me plotë polemika dhe tensione. Emri i tij është dëgjuar shpesh në media gjatë këtyre viteve, sidomos në situata delikate të cilat kanë pasur lidhje me sigurimin e shtetit.

Formimi Akademik:

UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS 1976-1981
PROGRAMI SPECIAL 5 VJECAR
DOKTORATURË NË SHKENCAT KOMPJUTERIKE 1991
HULUMTIME POST DOKTORATURËS MARS-KORRIK 1993
UNIVERSITETI POLITEKNIK I BARCELONËS
STRUKTURAT OCTREE NË KTHESAT DHE SIPERFAQET 3D

EKSPERIENCA PROFESIONALE DHE PUNËSIMI

SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT GUSHT 2012
DREJTOR
KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHJETOR 2009- GUSHT 2012
ZËVENDËSMINISTËR PËR I-TIK
IQOR MARS 2007- NENTOR 2009
ZËVENDËS PRESIDENT PËR TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT;
EQUIFAX (IRMC) DHJETOR 1998- SHKURT 2007
SENIOR PROGRAMMER ANALIST
DREJTUES I PROJEKTIT GENERIC NBS PACKAGES
ORIFLAMME LTD KORRIK 1997 – PRILL 1998
ADMINISTRATOR I SISTEMIT KOMPJUTERIK TË KOMPANISË;
SHËRBIMI INFORMATIV KOMBËTAR SHTATOR 1994 – KORRIK 1997
DREJTOR I SHËRBIMIT TË JASHTËM;
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME MAJ 1993 – GUSHT 1994
DIPLOMAT DHE SEKRETAR I PARË NË AMBASADËN SHQIPTARE NË RIAD, ARABI SAUDITE;
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS SHTATOR 1991 – MAJ 1993
PËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT TË INFORMATIKËS;
UNIVERSITETI I TIRANËS SHTATOR 1984-GUSHT 1991
PEDAGOG NË KATEDRËN E INFORMATIKËS;
NDËRMARRJA E KONSUMIT TË GJERË SHTATOR 1981-GUSHT 1984
MATEMATIKAN.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...