“….E tmerrshme deklerata e Visat Zhitit…qe te largohej djalli nga ambasada e Shqiperise ne Vatika nat Andrea David beri lutjen e Shen Mikeli dhe bekoi mjedisjet. Nebjem ca kohe ne paqe. Ndersa une doja ti pergjigjesha Presidentit sa pa ikur ai nga detyra. E kisha gati nje poezi – grotesk. …Ne ambasade, e them me keqardhje gjeta nje si personazhi I Kafkes, vecse metamorfoza kishte ndodhur ne te kunderten. Instikti stermadh qe shderruar ne diplomat. Ja shkaku i se gjithes. Ajo u duhej aty. Nje djall e di se per c’interesa, puna e tyre…!
(Gazeta “Tema” 1 nendor 2014, pjese nga libri i tij)
Ish-Ministri i Kulturës, Visar Zhiti, i cili është kandidat për ambasador në Vatikan, e ka cilësuar si një inkuizicion të ri deklaratën e përfaqësuesit të kishës katolike George Frendo.
“M’u duk shkrim për një inkuizicion. Së pari, ai që ka folur, nuk e di në ka folur, në emër të vetes, a të kujt tjetër. Unë nuk e njoh dhe nuk e di a më njeh. Po patjetër që nuk më njeh. Ai nuk e di çfarë jam unë, mysliman, apo katolik, apo bektashian, apo laik. Unë, meqenëse po bëjmë këtë bisedë, kam kohë që punoj me kulturën katolike si një nga themelet e Europës së bashkuar.Jam përkthyes i poezive të Papa Vojtilës, jam autor i katër librave për nënë Terezën. varësisht nga origjina, unë në burg kam qenë mes priftërinjve katolikë, ata ishin midis të tjerëve, miqtë e mi. Dhe, ku e di ai që unë nuk jam pagëzuar në burg, ku ai nuk guxon të kthejë kokën ta shohë? Jam, në një gjendje të rëndë. Më duhet të pushoj së qari që të flas me ju”, shprehet Zhiti në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”.
“ Unë jam shumë i krishterë, nëse ai do ta dijë. Kam vepra të krishtera. Edhe libri im i fundit, “Lajmëtarët e Europës”, është himn për priftërinjtë e masakruar nga komunizmi. Ne, jemi shtet laik, nëse sipas tij, përdoret gjuha e shifrave, që Shqipëria ka 15% të popullsisë katolike, e që unë mendoj se janë më shumë, atëherë ai le të pretendojë që në Vatikan të ketë 15% të krishterë në atë ambasadë. Logjika e shifrave kjo është, nëse ai do logjikë shifrash. Nëse Shqipëria sipas zotërisë, konsiderohet vend mysliman dhe ka 15% katolik, le të pretendojë që 15% e punonjësve të jenë katolikë në të gjitha ambasadat, qoftë edhe në Vatikan dhe jo të nxjerrë brirë djallëzor për të arritur një qëllim tjetër që nuk ka lidhje me punën, me diplomacinë, me fenë, aq më tepër me Krishtërimin”, vijon më tej Zhiti në reagimin e tij.”
Gazeta “Dita. 8 shkurt 2015)
Visar Zhiti emërohet zyrtarisht si i ngarkuar me punë në Vatikan
- 03/13/2015 – Gazeta “Illyria” New-York
Tiranë, 13 mars 2015 – Qeveria shqiptare e ka firmosur tashmë emërimin e Visar Zhitit si të ngarkuar me punë në Selinë e Shenjtë.
Burime të sigurta kanë konfimuar për Ora News se vendimi është marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme në fillim të javës dhe Vatikani është vënë zyrtarisht në dijeni.
Pritet që brenda një harku të shkurtër kohor, Zhiti të nisë detyrën e tij në Vatikan si i ngarkuari me punë i Shqipërisë.
Ora News kontaktoi me Visar Zhitin, i cili vlerësoi qeverinë shqiptare, e cila çoi deri në fund vendimarrjen që Visar Zhiti ta përfaqësonte në Vatikan.
“Vlerësoj shmë vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeverisë dhe që shtetit që kishte një pikësynim dhe e çoi deri në fund atë që tha, nëse ata menduan se unë isha njeriu që duhej atje. Pavarësisht pengesave që u krijuan, që edhe kur janë subjektive, bëhen objektive, është menduar që kjo të çohet deri në fund dhe unë e vlerësoj”, tha ai.
Zhiti përsëriti angazhimin e tij, për një përfaqësim të denjë të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë.
“Unë do përmbush angazhimet e mia që lindin nga kjo detyrë. Dua të përsëris çka kam thënë edhe më parë, se edhe Ambasadori nuk është regjisori i një pjese teatrale, por duhet të plotësojë vizionin e shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në atë vend, duke kërkuar të bëjë një imazh sa më të mirë për vendin, për të zgjeruar lidhjet, sidomos me Vatikanin që është fuqi botërore shpirtërore dhe ndikon shumë në moralitetin e njerëzimit dhe drejtësinë e kësaj bote. Shqipëria ka fatin e mirë që me Vatikanin ka pasur marrëdhënie shekullore”, tha Zhiti. (r.m.)
POSTI I AMBASADORIT NUK ESHTE LEJE KRIJUESE POR PUNE KRIJUESE NE SHERBIM TE KOMBIT TEND….
ZEF PERGEGA
Qe caktimi i njerezeve ne poste diplomati apo ambasadori eshte nje loje e ndyre me sy te piste kete e din cdo njeri tashme. Nuk ka nevoje per shume fakte e komente per te kuptuar se ne ambasadat tona ka nje perqindje te madhe diplomatesh nga koha e shkuar kujtojme ketu Maxhunet, Minxhozet…Nashot..disa me lidhje martesore me te huaj nga bota arabe dhe me mbiemra te huaj. Disa te lidhur edhe me boten e krimit, te narkotrafikut te dale nga organet e sigurimit dhe te kupoles se bunkerit. Asnjehere parlamenti shqiptar nuk e mori ne analize ceshtjen e aktivitetit te trupit tone diplomatic jashte shtetit, perberjen e tyre, lidhjet e tyre fare e fisnore. Detyra e trupit diplomatic eshte nje vend reserve per te plotesuar teket dhe detyrimet e qeveritareve per shenrbetoret e tyre. Nje vend per pushime e defrime deri ne ekstaze.
Eshte e tmerrshme dekerata e Zhitit, i cili si i ngarkaur me pune ne ambasaden Shqiptare ne Vatikan, kjo si per inat te kreut te shtetit, arriti te shkruaj nje liber rreth kesaj ceshtje qe kishte te bente me rastin e tij personal. Kur nje poet apo shkrimtar qe ka shkruar per kombin, diktaturen, qofte edhe per persekutimin e klerikeve, bie ne nivele kaq nonzero qe te shkruaj per kete konflikt te panevojshem, kjo nuk eshte normale dhe e padit personalitetin e tij disi te fshehur.
Nuk kam asnje dijeni per trupin diplomatic te Shqiperise, jashte shtetit, por di se eshte nje kulle e ftohte dhe nje cerdhe antikombatare e percarese me komunitet shqiptare qe jetojne ne boten e lire. Ato me se pakti jane skenaristet e ngaterresave ne diaspore dhe ketu ne Amerike ka raste te panumerta. Me vjen rende nga vetja kur nje ambadasor shqiptar ne Amerike llahet ne nje darke ku flitet per vrasje mes shqiptareve. Nuk dua as nuk do ta bej publikimin e nje kasete qe ne fakt kur njerezve u preken interest e hedhin ne internet. Une nuk kam asnje inters, ua du te miren sic ia dua vendit tim.
Fjala eshte: “A e ndryshoi Visar Zhiti personazhin e Kafkes ne ambsaden Shqiptare ne Vatikan?! Dhe kush eshte ky qe poeti nuk goxon te ia permende emrin ?! kaq I paprekshem eshte ky apo kjo?! Dita I erdhi Enverit jo me nje diplomati! Artikulli nuk thote gje per kete. Ai me se shumti ben fjale mbi telefonaten bajate dhe pa edukuate qe Rama I paska bere Nishanit per mos dekretimin e Zhitit. Qe ne fakt ia ka zhytur vetes me teper tapen personalitetit te tij krijues. Librin nuk e kemi ne dore. Por a perben ceshtje letrare e kombetare botimi i nje libri per kete qellim?! Per keto kulisa?! Qe ere diplomacie nuk mbajne. Pse me kaq uth caktimi i Zhitit si perfaqesues i shtetit shqiptar ne Vatikan dhe ne nje menyre edhe te katolicizmit shqiptar, kontributit te klerit per formimin e kombit shqiptar me tipar edhe educate prendimore?!
Po te ishte me te vertete respect ndaj katolicizmit shqiptar, dhe mos paragjykimi fetar sa ambasadore katolike kemi ne boten muslimane, kur nuk kemi asnje ne boten e cilizvizuar prendimore?! Jo jaran, caktimi i trupit diplomatic I Shqiperise jashte shtetit eshte harem sulltanesh. Kurr nje dobi nuk ia kane sjelle vendit te tyre. Cilin grup kulturor apo biznesi sollen ato ne Shqiperi?! Cilin liber shkruan ato per Shqiperine qe te njihet ne boten e jashtme?! Asnje! Cilin takim organizuan ato me diasporen Shqiptare qe ne Amerike ka edhe miliardera shqiptare ne heshtje qe shikojne punen e vet, qe te investojne ne Shqiperi?! I vetmi bznesmen shqiptaro-amerikan eshte Ekrem Bardha, por me nje lule nuk vjen pranvera ne vendin e krimit dhe te maruanes.
Ne kete kontekst deklerata e Visar Zhitit ne librin e tij se At Andrea beri lutjen dhe bekimin qe te largohej djalli nga ambasada e Shqiperise eshte skandaloze. Kjo mund te ndodhe nese aty ka ndodhur nje vrasje…!
Ministri i Jashtem duhet te thirret menjehere ne interpelance parlamentare dhe te jape shpjegime ne kuvendin e Shqiperise dhe mediat e varuara dhe servile te pakten njehere te tregohen ne lartesine e misionit te tyre.