Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është deklaruar lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovës.
Presidenti Thaçi thotë se mbarëvajtja e zgjedhjeve të sotme ishte një sukses i radhës në forcimin e demokracisë dhe shtetit tonë.
Thaçi ka përgëzuar qytetarët që treguan kulturë të lartë demokratike.
"Mbarëvajtja e zgjedhjeve të sotme ishte një sukses i radhës në forcimin e demokracisë dhe shtetit tonë.
Përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës që treguan kulturë të lartë demokratike, organizatorët, partitë politike, monitoruesit dhe mediet që ishin të palodhshëm për të siguruar një proces zgjedhor që përmbush të gjitha standartët evropiane", ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.
****
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se procesi i votimit shkoi mirë dhe pa ndonjë pa rregullsi.
Sipas saj nuk ka pasur ndonjë problem të madh të procesit. Ai ka ftuar që të kemi punë dhe inkurajoi për numrin të votave dhe dërgimin e vullnetit të popullit.
****
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka realizuar me sukses planin operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, që kishte për qëllim ofrimin e sigurisë si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës.
"Pjesë e planit policor ka qenë edhe inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, që sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike", ka bërë të ditur policia, nëpërmjet një njoftimi.
Sipas PK'së, vlen të theksohet në aspektin e sigurisë në përgjithësi procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente madhore, të cilat në një mënyrë apo tjetër nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
"Referuar informacioneve zyrtare janë evidentuar disa raste të ndryshme, por që me veprimet profesionale dhe të menjëhershme janë menaxhuar me sukses nga autoritetet kompetente, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit", thuhet në njoftimin e PK'së.
Në Policinë e Kosovës në gjithë territorin e vendit janë evidentuar disa raste penale, si dhe katërmbëdhjetë (14) incidente të natyrave të ndryshme, të cilat Policia e Kosovës ka thënë se i ka trajtuar dhe menaxhuar me sukses sipas procedurave të parapara ligjore.
***
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se qytetarët edhe një herë e kanë shprehur besimin për PDK-në.
Ai ka thënë se së bashku do të jenë forca e ndryshimit.
“Qytetarët treguan, edhe një herë, besimin e palëkundur që kanë për Partinë Demokratike të Kosovës. Ju falënderoj nga zemra të gjithëve për votëbesimin tuaj. Bashkë, si gjithmonë, jemi forcë e ndryshimit’.
***
Në konferencën për media, Abelard Tahiri tha se në këto zgjedhje PDK-ja, i ka fituar bindshëm në shumicën e komunave.
Deputeja Blerta Deliu tha se në 16 komuna PDK ka dalë si parti e parë dhe është adresa kryesore në vend" Jemi partia e parë në vend dhe kemi fituar në rang nacional. Konfirmohemi si partia e parë" , tha Blerta Deliu në konferencën për media që u mbajt në orën 20.
****
Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, vlerësoi se fitorja e saj në Mitrovicë është e pritshme.
“Fitorja është duke u thelluar dhe këtë rezultat e kam parë edhe në fushatën zgjedhore. Shoh një entuziazëm. Fitorja është duke u thelluar dhe unë kam koalicion me qytetarët e Mitrovicës”
Para selisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, tashmë janë mbledhur qytetarë të shumtë në përkrahje të kandidates të PDK-së, Valdete Idrizi.
Ata janë parë me vetura dhe flamuj të shumtë të PDK-së nëpër rrugët e Mitrovicës.
Kandidatja për kryetare të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, tha para mediave se nuk mund të precizojë saktë shifrat, por fitorja e PDK-së është duke u thelluar bindshëm.
“Rezultatet janë shumë të mira nga terreni, nuk mund të flas me shifra konkrete, por ajo që e di me siguri, fitorja është duke u thelluar bindshëm”, ka thënë Idrizi.
Ajo ka falënderuar të gjithë ata të cilët e kanë mbështetur atë dhe programin e PDK-së për qytetin e Mitrovicës.
****
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj tha se rezultati tregon se është fitues.
“Unë kam pritur këtë rezultat, deri në 35 për qind, por vota është shpërndarë për shkak të numrit të madh të kandidatëve për kryetar nga partitë ka ndikuar edhe rezultati. Unë pres që të fitoj bindshëm në balotazh”. Ai tha se pret bashkëpunim me të gjithë.
***Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Zenun Pajaziti, ka thënë se partia e tij ka arritur t’i rikthejë votat e humbura në zgjedhjet e kaluara.
Ai ka thënë se PDK’së i janë dyfishuar votat në krahasim me zgjedhjet e 2013’s.
Pajaziti ka thënë se pret që të dalë i dyti në Gjilan, dhe të shkojë në balotazh.
Por, sipas një ‘exit poll’-i, të realizuar nga instituti “Gani Bobi”, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar, Lutfi Haziri, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, kanë marrë më së shumti vota në zgjedhjet lokale, të mbajtura sot.
Gjilanasit, sipas këtij sondazhi të realizuar me qytetarë pas votimit, do të zgjedhin në rrethin e dytë mes Hazirit dhe Kurteshit për kryetar të Komunës.
****
Nga informacionet që ka marr PDK-ja nga terreni, kandidati i kësaj partie për Drenasin, Ramiz Lladrovci ka fituar pa balotazh.
Fitoren e Lladrovcit nuk mohojnë as nga shtabet zgjedhore të kundërshtarëve të tij.
*****
Kandidati i PDK’së për kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është i bindur se do të dalë fitues në këtë komunë pas balotazhit.
“Do të dalim fitues në balotazh”.“Platforma jonë qeverisëse i tërheq të gjithë”, theksoi Aliu.Aliu thotë se në PDK e kanë pritur një rezultat të tillë.“E kemi prit këtë rezultat, madje kemi prit rezultat edhe më të thellë”, tha ai.
Agim Aliu ka marrë 39.5 për qind të votave dhe do të sfidohet në balotazh nga Muharrem Svarqa i LDK'së që moti 31.1 për qind të votave.
****
Kandidati i PDK’së për kryetar të Klinës, njëherësh kryetar aktual i Komunës, Sokol Bashota, ka fituar 36.7 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake, të publikuara nga organizata “Demokracia në Veprim”.
Në vend të dytë renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 25.79 për qind të votave.
Ndërkaq, në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës, me 24.15 për qind.
***
Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt Bekim Jashari ka shpallur fitoren në këtë komunë.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka ftuar qytetarët që të festojnë në sheshin e qytetit.
“URIME!!! BASHKE PER SKENDERAJN TONE. Festojme nga ora 21:30 ne Sheshin Adem Jashari ne Skenderaj”, ka shkruar Jashari në Facebook.
****
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili , po kryeson si partia e parë në Kosovë.
“Ky rezultat tregon besimin ndaj PDK-së. Jemi në 15 komuna duke prirë në Kosovë dhe kjo tregon se është një rikonfirmim për ndryshimin që ajo mund të jep në Kosovë”, tha ai për RTK-në.
Sipas tij fitorja ka ardhur pasi që oferta e PDK-së, është më e mirë.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bëri me dije se LDK-ja, është partia e parë në votën komunale për asamble.
“Bindshëm do të i mbajmë 9 komuna. Do të i kemi më shumë se gjysmën e komunave shqiptare. Do të jemi edhe në Novobërdë në balotazh”, tha ai në konferencën për media.
Ai bëri me dije se do të ketë më së shumti numrin e komunave. “Do të kemi numrin më të madh të votës popullore”, tha ai.
Në Partinë e Albin Kurtit po vazhdon heshtja pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve komunale. Nuk po japin asnjë koment për rezultatet e zgjedhjeve lokale që e nxjerrin Vetëvendosjen si partinë e tretë e të katërt në nivel vendi.
Lëvizja Vetëvendosje nuk është konfirmuar në asnjë prej komunave të Kosovës si parti e parë, me përjashtim të Prishtinës.
Rezultatet e para tregojnë se Partia e Albin Kurtit është në vend të tretë e edhe në të katërtin në nivel vendi.
Në këtë situatë, në Selinë e Vetëvendosjes po vazhdon heshtja.
Pavarësisht se kishin paralajmëruar fitore pa balotazh në Prishtinë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Sidoqoftë, Vetëvendosje, përpos Prishtinës, është në balotazh edhe në Prizren derisa ende nuk dihen rezultatet e qyteteve tjera.
***
Kryetari i VV-së, Visar Ymeri në një konferencë për media tha se VV-ja në Prishtinë po prin bindshëm.
“Jemi në garë në 10 komuna. Prej të cilave do të fitojmë, në Gjilan, Prizren”, theksoi ai. Sipas tij dy subjektet e mëdha PDK dhe LDK, po tkurren, ndërsa sipas tij VV ka shënuar rritje. Sipas tij zgejdghejt krahasohen zgjedhjet lokale me zgjedhjet lokale.
Kurse Glauk Konjufca tha se të gjitha sondazhet kanë treguar se do të fitohet pa balotazh. Ai tha se do të kenë më shumë vende në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
****
“Bindshëm do të i mbajmë 9 komuna. Do të i kemi më shumë se gjysmën e komunave shqiptare. Do të jemi edhe në Novobërdë në balotazh”, tha ai në konferencën për media.
Ai bëri me dije se do të ketë më së shumti numrin e komunave. “Do të kemi numrin më të madh të votës popullore”, tha ai.
Arban Abrashi i ka penguar Shpend Ahmetit fitoren në Komunën e Prishtinës në garën për të parin e kryeqytetit.
Ahmeti ndiqet nga Arban Abrashi i LDK’së, i cili ka arritur të fitojë 33.7 për qind të votave.
Ndërkohë Vetëvendosja nuk e ka shumicën në Asamblenë e Prishtinës.
*****
Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 46.6 për qind të votave si kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës.
Ahmeti ndiqet nga Arban Abrashi i LDK’së, i cili ka arritur të fitojë 33.7 për qind të votave.
Ndërkohë Vetëvendosja nuk e ka shumicën në Asamblenë e Prishtinës.
Në Partinë e Albin Kurtit po vazhdon heshtja pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve komunale. Nuk po japin asnjë koment për rezultatet e zgjedhjeve lokale që e nxjerrin Vetëvendosjen si partinë e tretë e të katërt në nivel vendi.
Lëvizja Vetëvendosje nuk është konfirmuar në asnjë prej komunave të Kosovës si parti e parë, me përjashtim të Prishtinës.
Rezultatet e para tregojnë se Partia e Albin Kurtit është në vend të tretë e edhe në të katërtin në nivel vendi.
Në këtë situatë, në Selinë e Vetëvendosjes po vazhdon heshtja.
Pavarësisht se kishin paralajmëruar fitore pa balotazh në Prishtinë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Sidoqoftë, Vetëvendosje, përpos Prishtinës, është në balotazh edhe në Prizren derisa ende nuk dihen rezultatet e qyteteve tjera.
***
Kryetari i VV-së, Visar Ymeri në një konferencë për media tha se VV-ja në Prishtinë po prin bindshëm.
“Jemi në garë në 10 komuna. Prej të cilave do të fitojmë, në Gjilan, Prizren”, theksoi ai. Sipas tij dy subjektet e mëdha PDK dhe LDK, po tkurren, ndërsa sipas tij VV ka shënuar rritje. Sipas tij zgejdghejt krahasohen zgjedhjet lokale me zgjedhjet lokale.
Kurse Glauk Konjufca tha se të gjitha sondazhet kanë treguar se do të fitohet pa balotazh. Ai tha se do të kenë më shumë vende në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
****
Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit,Mytaher Haskuka tha se rezultatet që i kanë janë të parët, por edhe në exit poll janë në balotazh.
“Deri më tani nuk kemi pasur asnjë takim me paritë e tjera, Do të fitojmë së bashku me votuesit. Në momentin që bëjmë koalicion duhet të kemi program. Ne nuk do të paragjykojmë. Nuk kemi asnjë vijë të kuqe me partitë politike. Kemi marrë vota nga çdo pjesë e qytetin dhe rrethinës”, tha ai për RTK-në.
Ai është ankuar se ka pasur disa parregullsi në këtë komunë. Haskuka tha se do të pres rezultatet zyrtare. Sipas tij ka pasur rritje edhe nga zgjedhjet e 11 qershorit.
*****
Burim Berisha kandidat i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës ,ka thënë se LDK ka fitore bindëse në Fushë- Kosovë.
Sipas Berishës LDK ka marrë plotë 60% të votave në këto zgjedhje.
“Fitoren e kemi sigurt, në asnjë pikë në gjithë komunën nuk kanë mundur të fitojnë asnjë parti në të gjitha pikat jemi fituesi, dhe dikund rezultatit do të jetë dikur 60 përqind do të jetë fitore bindëse”, ka deklaruar Berisha.
Kujtojmë se Burim Berisha ka udhëhequr me Fushë-Kosovën për katër vite radhazi.
Kurse kandidati i VV-së, Avni Zogiani ka thënë se ende nuk i kanë të plota rezultatet.
“Ende nuk i kemi rezultatet, i kemi copë- copë, nuk mund të japim një konkludim”, tha Zogoani
****
PDK ka marrë 32.7 % të votave ndërsa LDK-ja 30.2% në Ferizaj.
Vetëvendosja ka mbledhë 22.9%, AAK 8.3%, NISMA 2.3%.
Partitë tjera kanë mbledhur 3.5% të votave.
Gabimet në këto të dhëna mund të jenë 1 ose 1.2 për qind, gjë që bën që mundësitë për ndryshime të jenë të vogla.
Kujtojmë se kjo komunë sipas EXIT POLL-it do të shkojë në balotazh.
Në këtë komunë do të garojnë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Ferizaj do të shkojë në balotazh.
Atje në balotazh do të jenë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
****
Kështu raportojnë rezultatet e para të Exit Poll-it , ku PDK renditet me 34.5% të votave duke pasuar nga AKR me 28.2% të votave.
Kujtojmë se Mitrovica sjell befasi pasi qëndron në balotazh ku pritet të përballen Agim Bahtiri nga AKR si dhe Valdete Idrizi nga PDK.
Këto rezultate vijnë nga ekipi në krye me analistin Shkëlzen Maliqi të cilët kanë përpunuar të dhënat e mbledhura nga shtatë komuna në Kosovë.
****
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati, i njohur si Fehi, ka hedhur poshtë rezultatin e ‘exit poll’-it të zgjedhjeve lokale, të realizuar nga instituti “Gani Bobi”.
Sipas këtij sondazhi, të realizuar me qytetarë pas votimit, Ferati ka dalë i katërti.
Në vend të parë, sipas 'exit poll'-it, ka dalë Valdete Idrizi e PDK'së, e ndjekur nga Agim Bahtiri i AKR'së dhe Safet Kamberi i LDK'së.
“Exit poll-ët nuk janë gjithnjë të saktë”, ka thënë Ferati në Klan Kosova.
Ai ka kujtuar se Vetëvendosje kishte dalë e para në Mitrovicë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, ndërsa tani, sipas tij, është e pakuptimtë që ai të renditet i katërti.
Ferati ka thënë se dyshon se në Mitrovicë ka pasur blerje të votave.
“Edhe AKR, edhe PDK kanë intensifikuar blerjen e votave – në lagjet e varfra dhe në bastione”.
"Përderisa KQZ nuk e publikon rezultatin, të tjerat janë supozime", është shprehur ai.
Ai ka thënë se nëse KQZ e konfirmon atë të katërtin, atëherë, sipas tij, zyrtarizohet keqpërdorimi në Mitrovicë.
*****
Udhëheqësi i Listës Serbe dhe kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq, sipas informatave të stafit zgjedhor të kësaj liste ka fituar në zgjedhjet e sotme lokale.
Rakiq, raportohet se fitoi bindshëm në garën për kryebashkiakun e Mitrovicës së Veriut.
****
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij tashmë është dyfishuar. Thotë se tri komuna i kanë fituar pa balotazh.
"Aleanca në 3 komuna që ka qeverisë i ka fituar pa balotazh, Junikun, Deçanin dhe Obiliqin. Në Suharekë, Rahovec, Gjakovë balotazh. Në raund të dytë në Pejë, në Klinë dhe Istog", u shpreh Haradinaj.
Ai tha se po presim për rezultatin në Kaçanik. "Aleanca ka dyfishim të numrit të komunave", përfundoi ai.
***
Ardian Gjini prin në Komunën e Gjakovës. Kështu sipas Demokracisë në Veprim, kandidati i AAK-së për 10 për qind është përpara Mimoza Kusari-Lilës.
Ardian Gjini prin në Komunën e Gjakovës. Kështu sipas Demokracisë në Veprim, kandidati i AAK-së për 10 për qind është përpara Mimoza Kusari-Lilës.
Alternativa do të jetë në balotazh me AAK-në në Gjakovë.
Sipas DnV-së, Gjini prin me 10 për qind ndaj Kusari-Lilës.
Për fitore në këtë komunë, më parë janë deklaruar të dy kandidatët, Gjini e Kusari-Lila.
Radio Televizioni i Kosovës (RTK), gjatë ditës ka pasur program special për zgjedhjet e 22 tetorit.
Sonte për të debatuar për zgjedhjet dhe rezultatet në RTK, po marrin pjesë në debat analistët. Fisnik Halimi, Dritëro Arifi, Rrahman Paçarizi dhe Ilir Ibrahimi.
Për më shumë ndiqeni live debatin
Rrjeti i organizatave DnV ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale.
Sipas kësaj organizate balotazh do të ketë në shumicën e komunave.
Raundi i dytë nuk do të zhvillohet në Lipjan, Junik, Fushë Kosovë, Viti, kurse në dyshim është Peja ku pritet të vendosin votat e fundit.
Këto janë statistikat e plota
Gjilani:
Deçani – AAK pa balotazh
Gjakova: AAK 10% para Mimoza Kusari – Lilës
Istog: LDK – 43.46 AAK – 37.36
Kaçanik: PDK – 39.64 VV – 21.48
Klinë: PDK – 36.7 AAK – 25
Fushë Kosova: LDK – 62% VV – 19.75
Kamenicë: VV – 34% – LDK 28%
Mitrovicë: PDK – 30.32% – AKR – 25.8%
Lipjan: LDK – 56% PDK – 23.1%
Obiliq: AAK – 46.95% LDK – 26%
Rahoveci: AAK – 34.48% PDK – 28.05%
Peja: LDK – 50.08% AAK: 31.9%
Podujevë: 50.8% VV – 29%
Prishtina: VV – 44.46% LDK – 35%
Prizren: 29.66% VV – 22.7% LDK – 19.08%
Skënderaj: Bekim Lushtaku – 83%
Shtime: PDK – 34.8% LDK – 26.4%
Suhareka: AAK – 39.44% LDK – 33%
Ferizaj: PDK – 39.65% LDK – 31.08%
Vitia: LDK – 52% VV – 24.33%
Vushtrria: PDK – 32.09% VV – 27.07%
Malisheva: Nisma 39% – PDK 27%
Junik: AAK 58%
Hani i Elezit: Rufki Suma – 58%