voal.ch
Ishte e vetmja pianiste shqiptare që mori pjesë në Festivalin e sivjetmë Chopin Festival në Gaming të Austrisë, që hapjen solemne e ka pas më 11 gusht, kurse është mbyllë në mbrëmjen e së dielës, shkruan voal.ch.
Vetë Lule Elezi ka thënë për media dhe gjithashtu ka shkruar në rrjetin social se në mbrëmjen e saj, ajo ka performuar vepra të njohura nga opusi krijues i kompozitorit botëror Frederic Chopin, duke zënë vend në mbrëmjen më romantike të këtij edicioni, pasi që, pianistja Elezi ka performuar në mbrëmjen “Nokturno nën dritën e qirinjve.
Ndërkohë, bëhet e ditur se mbrëmja ku ka performuar pianistja kosovare ishte përcjellë nga mysafirë të rëndësishëm, nga fusha e politikës, kulturës, ekonomisë…
Chopin Festival organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare Frederic Chopin në Vjenë të Austrisë, kurse ky edicion është hapur nga presidenti i Shoqatës Chopin në Vjenë, Theodor Kanitzer.