2017-10-26

Prof.Dr.Shpejtim Bulliqi tregon se kur përfundon matja e vijës kufitare me Malin e Zi

Ndonëse, demarkacioni është bërë problemi kyç që Kosovës nuk po i liberalizohen vizat, Komisioni Shtetëror për Shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, është duke vazhduar matjet dhe angazhimin që shumë shpejt të dorëzojë raportin final të kryeministri Haradinaj.


Ende nuk dihet datë konkrete për finalizimin e gjithë kësaj çështjeje të zhurmshme, por kryetari i Komisionit për demarkacion, Shpejtim Bulliqi i tha lajmi.net se po punohet që kjo të përfundojë sa më shpejt.

“Tash për tash po punojmë. Jemi të interesuar të kryejmë sa më shpejt”, tha ai.

Tani për tani, sipas Bulliqit ekspertët janë në proces të grumbullimit të të dhënave dhe kur të analizohen të gjitha vjen edhe raporti final.

“Jemi duke punuar jemi në proces të grumbullimit të materialeve edhe praktike, edhe teorike dhe analizës së dokumentacionit shtetëror nuk do ta qojmë larg dhe do ta dërgojmë raportin final”, deklaroi shkurt Bulliqi, duke mos treguar se sa javë ose edhe muaj do të shkojnë që çështja e demarkacionit të mbyllet një herë e mirë.

Megjithatë, kryeministri Ramush Haradinaj kohë më parë pati thënë se Kosova do të kërkojë nga BE që vendit t’i hiqet ky kush dhe të liberalizohen vizat, pasi e ka quajtur padrejtësi, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete në këtë aspekt.

Nga ana tjetër, Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka ripërsëritur disa herë se nuk do të ketë viza për Kosovën deri në përmbushen e të gjitha kritereve të parapara nga BE.

Edhe pse u bë e ditur nga BE për specifikën e kushteve, duhet të kihet parasysh edhe deklarata tjetër e kryeministrit Haradinaj kur tha se marrëveshja aktuale e demarkacionit me Malin e Zi nuk do të kalojë asnjëherë, së paku jo forma aktuale, e që për një gjë të tillë deklaratat e deri tanishme të zyrtarëve malazias thonë se nuk do të ketë rishikim të marrëveshjes.

Ndërkohë, dje diplomati amerikan Brain Hoyt Yee, por jo vetëm pasi edhe zyrtarë tjerë të shteteve mike të Kosovës, tha se Kosova të përfundojë sa më shpejt çështjen e demarkacionit dhe qytetarët të marrin vizat.

E pas krejt kësaj, po pritet raporti final i Komisionit për demarkacion dhe të shihen hapat e Qeverisë së Kosovës rreth kësaj çështje problematike deri në këto momente.

***

Komisioni per caktimin e vijes kufitare me Malin e Zi, nuk i ka perdore hartat topografike te Institutit Gjeografik te ish Jugosllavise, por ka perdore disa harta tjera, te cilat simbas tyne vlejne, e ato te Institutit nuk vlejne.

Keshtu ka thane Shpejtim Bulliqi, deputet i LDK ne emisionin Rrokum Roll, tue shtue se “duhet me gjete ndonji super-ekspert per kete, sepse nuk di çka te them ndryshe”.

Ai ne vazhdim thekson se, “gabimet e Komisionit kosovar jane ba qysh ne start me metodologji, sepse jane mbeshtete vetem ne nji kriter, ate kadastral. Nuk kane marre per baze asnji kriter tjeter”.

Bulliqi ne vazhdim ka publikue nji argument ekskluziv ne Rrokum Roll. Fjala asht per procesverbalin e Komisionit te Malit te Zi, ku thuhet se pala kosovare ja ka transferue tana kompetencat Malit te Zi per percaktimin e vijes kufitare ndermjet dy shteteve.

Bulliqi tha se ky procesverbal asht ne faqen zyrtare te Komisionit malazez.

Simbas ketij dokumenti, pra, pala malazeze e ka pergjegjesine e plote per me pregadite draftin e caktimit te vijes kufitare.

Bulliqi ka thane se kete dokument e kane edhe qeveritaret tane.

Bulliqi ne fund thote se “pergjegjesine kryesore e ka Komisioni i pales kosovare dhe askush tjeter per kete”.

Ai ka shtue se, “na duhet me i ruejt marredhaniet me Malin e Zi”.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...