2017-10-15

Raportit të Dick Martit nuk ka qenë aksidental, por i motivuar politikisht, sepse është botuar vetëm një ditë pas zgjedhjeve të vitit 2010.


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në debatin me temë Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”. Duke folur për Gjykatën Speciale, Thaçi theksoi se është një mundësi për të forcuar ndjenjën e drejtësisë në Kosovë.


Presidenti po ashtu shoti se publikimi i raportit të Dick Martit nuk ka qenë aksidental, por i motivuar politikisht, sepse është botuar vetëm një ditë pas zgjedhjeve të vitit 2010.

“Publikimi i pjesëve të raportit në media ndërkombëtare me ndikim të rusëve, raporti është shprehje e mllefit ndaj kontributit të SHBA dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Institucionet e Kosovës këtij raporti iu përgjigjen me shumë përgjegjësi”, tha Thaçi, raporton Telegrafi.

Ai shtoi se vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale erdhi si nevojë politike ndërkombëtare e akterëve ndërkombëtar, se sa për drejtësi.

Thaçi drejtoi edhe akuza ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare për mos mbajtje të premtimeve.

“Nga Bashkësia Ndërkombëtare na u premtua se do të mund të aplikonim për anëtarësim në Këshillin e Evropës, se do të ndodh liberalizimi i vizave, që do të kemi mbështetje masive për anëtarësim në UNECO, se do të formimin Ushtrinë e Kosovës shpejt dhe që do të kemi njohje të reja. Kosova mbajti fjalën themeloi Gjykatën, mirëpo Bashkësia Ndërkombëtare asnjë nga këto premtime nuk i realizoi, përkundrazi Kosovës iu vështirësua rrugëtimi euroatlantik”, u shpreh Thaçi, duke thënë se Kosova u tregua më lojale, por u ndëshkua më së shumti.

Presidenti i vendit shtoi se për Gjykatën Speciale duhet të themi atë që e dimë dhe që është e saktë. “Gjykata Speciale do të merret vetëm me krimet e supozuara nga individë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Thaçi.


Ai shtoi se Gjykata ka bashkëpunim maksimal dhe reciprok me Serbinë, ndërkaq me Kosovën bashkëpunimi është minimal, simbolik dhe i njëanshëm.

“Gjykata Speciale do të jenë një pikë drejtësi në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë”, shtoi Thaçi.

Presidenti u shpreh se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe legjitime.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...