"Ne tashmë e kemi parë kush janë shqiptarët nga Kosova ata janë të përfshirë në aktet e terrorizmit, trafikut të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Nëse Evropa e bën një gjë të tillë, ky do të ishte gabimi i dytë kur ata e njohën pavarësinë e Kosovës të shpallur njëanshmërisht", ka thënë Ivashov për mediat ruse.
Ivasov ishte në Hagë si një dëshmitar në gjyqin e Millosheviçit.
Për rëndësinë e Hagës ai thekson se kjo gjykatë është një farsë e perëndimit.
"perëndimi përcaktuan serbët si fajtorët kryesorë, në konfliktin e zhvilluar në Kosovë. Aty e pashë qëndrimin dashamirës ndaj shqiptarëve. Ndër dëshmitë e vlefshme të dëshmitarëve, mes të cilëve ishin Jevgeni Primakov dhe unë, janë vënë menjëherë nën dyshim. Kur Primakov dëshmoi në këtë gjyq në bazë të informacionit të shërbimit të inteligjencës së jashtme ruse, gjykata i pat injoruar ato fakte”, ka thënë Ivasov.