2017-10-17

Deputeti kontravers i Republikës së Kosovës,zt. Milaim Zeka u arrestua pak orë pasi shtrëngoi duart me kryeministrin e Kosovës zt.Ramush Haradinajn

Deputeti Zeka u arrestua pak orë pasi shtrëngoi duart me Haradinajn

Vetëm pak orë pasi kishte shtrënguar duart me kryeministrin, Ramush Haradinaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka përfunduar në duart e Policisë së Kosovës.

Zeka është arrestuar, pasi që dyshohet për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Avokati mbrojtës i deputetit, Gazmend Halilaj, ka thënë që nuk ka asnjë provë që Zeka të ketë lidhje me këto akuza apo me të tjera.

Halilaj paralajmëroi betejë juridike me Prokurorinë Speciale.

Arrestimin e Zekës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Ish-gazetari, aktualisht deputet, dyshohet se ishte i përfshirë në një skemë të organizuar të mashtrimit për punësim jashtë vendit.

Ditë më parë, gazeta online ‘Insajderi’, kishte publikuar hulumtimin për këtë skandal me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes bashkë me partnerin e tij biznesmen, Ilir Krasniqi.

“920 kosovarë kanë provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi, e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi”, kishte shkruar Insajder, më 3 tetor të këtij viti.

Sipas hulumtimit, aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune.

Por, në vend të punësimit dyshohet se aplikantët janë gjendur brenda një skeme mashtrimi, për të cilën Prokuroria ka nisur hetimet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Partneri i Zekës, Ilir Krasniqi, tashmë ndodhet në paraburgim, pasi për të njëjtën skemë ishte arrestuar para disa javësh

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...