Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/10/15

Gazetari Radio TV Dugagjin Arben Ahmeti : Këta janë emrat që do të kërkohen nga Gjykata Speciale


Arben Ahmeti ka thënë se në raportin e Dick Martyt përmenden figura si Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Azem Syla, Fatmir Limaj, Shaip Muja, Sabit Geci, e Sami Lushtaku – Grupi i Drenicës.
Arben Ahmeti: Këta janë emrat që do të kërkohen nga Gjykata Speciale (Video)
https://dukagjini.gjirafa.com/?video=ahmeti-keta-jane-emrat-qe-do-te-kerkohen-nga-gjykata-speciale



Sipas gazetarit Ahmeti, aty përmendet edhe Ramush Haradinaj, por vetëm tek referencat e raportit.

“Në fakt prej këtyre emrave, ndoshta pak më lehtë do të kalojnë në këtë proces Haradinaj dhe Limaj. Gjykata e Hagës, kur i ka hetuar Limajn e Haradinajn, i ka hetuar për një kohë të caktuar të luftës. Nuk besoj që një gjykatë tjetër do të hetojë për të njëjtën periudhë kohore, kështu që unë mendoj se që këta dy persona mund të ndihen më rehat”.

“Kështu që kushdo që është përmendur në raportin e Dick Martyt, duhet ta dijë që do të shkojë atje”, ka thënë ndër tjerash Ahmeti në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjinit.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...