2017-12-25

Deklarata e fortë e priftit shqiptar: Meta përdhosi historinë, i dha nënshtetësinë një antishqiptari


Presidenti i Republikës Ilir Meta i dha nënshtetësinë, një kërkesë e hershme e kryepeshkopit, që i ishte refuzuar nga të gjithë presidentët përpara Ilir Metës, me argumentin e ndjeshmërisë së kësaj çështje për opinionin publik shqiptar. Kundërshtimet erdhën pikërisht sepse Anastas Janullatos nuk ishte shqiptar dhe kjo mund të çonte në humbjen e autoqefalisë së kishës.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i priftit të kishës “Shën Maria” në Elbasan, At Nikolla Marku i cili e quan këtë akt një turp pasi dihet se grekët po luftojnë që kishën ortodokse ta kenë gjithmonë të tyren. Ai thekson ndër të tjera se presidenti Meta ka bërë diçka të pafalshme, saqë mori nje vendim të gabuar, si dhe ne kemi kundërshtuar gjithmonë sepse rregullat e kishës të çdo shteti ndryshojnë.

“Është përdhosur historia e shqiptarëve, martire e kishës ortodokse shqiptare janë shumë të shqetësuar atje ku janë brenda, bashkë një zëri ata thonë çfarë po bëhet atje lart mbi ne? Kush po e rrëmben Shqipërinë? Grekët luftojnë që kishën ortodokse ta kenë gjithmonë të tyren. Ne duam që të shkojë drejtësia në vend, duam që kishën ortodokse shqiptare ta drejtojë veprimtarinë e asaj ta shqiptaret më gjak dhe me gjuhe shqiptare”.

Mediat serbe: Këta janë tre miliarderët që po derdhin para në Amerikë për projektet në Kosovë



Mediat serbe po vazhdojnë me shkrime të ‘thata’ karshi Kosovës.
Së fundmi, e përditshmja “telegraf.rs” ka publikuar një artikull ku tregon për disa biznesmen të suksesshëm shqiptarë.
Në këtë shkrim shpjegohet se si Behgjet Pacolli, Harry Bajraktari dhe Florin Krasniqi kanë financuar projekte të ndryshme në Amerikë për të arritur suksese në Republikën e Kosovës.
Për këta të fundit, sipas këtij mediumit beogradas, janë duke u derdhur një shifër tejet e madhe para, që ka të bëjë me miliona euro, transmeton Indeksonline.
Aty përmendet lehtësimi në administratën e ish-presidentit Klinton, Barack Obama dhe tani së fundmi për kabinetin e Donald Trump.

Largohet nga puna kritikja e pushtetit, Kimete Berisha

Njëra prej komentuesve e kritike më të ashpra të pushtetit, aktive në rrjetet sociale, Kimete Berisha është larguar nga puna e Këshillit Drejtues në Galerinë Kombëtare të Kosovës, dy vjet pa i skaduar kontrata.

Kësisoj, i pari i MKRS-së, Kujtim Gashi ka ndërruar përbërjen e këshillave drejtues të institucioneve qendrore të kulturës.
Në vendimin e marrë nga ai shihet se në mesin e tyre është edhe Kimetja.

Kush po përpiqet të denigrojë figurën e Skëndërbeut? Flet Ylli Gurra



Myslimanët në Shqipëri nuk kanë asnjë kompleks me figurat kombëtare të besimit katolik. Kështu deklaroi për për Zërin e Amerikës muftiu i Tiranës Ylli Gurra.
Gurra theksoi se duke filluar nga Teuta e epokës ilire, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe deri tek Dom Nikollë Kaçorri, këto figura janë ylli polar dhe figura përbashkimi për çdo qytetar të Shqipërisë.
Por ana tjetër, Myftiu i Tiranës pranoi se ekzistojnë rryma që po përpiqen të denigrojnë figurën e Skënderbeut.
Zëri i Amerikës: Zoti Gurra, dua t’ju bëj një pyetje lidhur me figurën e heroit kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu, që luftoi kundër pushtuesve otomanë. Këtë meritë ia njohin edhe vendet europiane. Si shpjegohet që ka përpjekje për denigrimin e figurës së tij? A mendoni se ka një axhendë prapa kësaj?
Ylli Gurra: Më vjen shumë mirë që më jepet mundësia përmes jush, duke ju falenderuar për pyetjen, të përcjell edhe një herë fuqishëm dhe të nënvizoj se muslimanët dhe gjithë shqiptarët nuk kanë asnjë kompleks me figurat kombëtare, duke filluar nga Teuta e epokës ilire, apo Gjergj Kastrioti Skënderbeu, apo tek i pari kryetar i shtetit shqiptar Ismail bej Vlora Qemali, kryetari i parë i Senatit, i cili ka qenë njëherësh edhe kryemyftiu i Shqipërisë 1912-1929, Veli Dibra, apo Atë Fan Noli, i cili ka drejtuar shtetin shqiptar, apo Dom Nikollë Kaçorri, të cilët janë shprehi e gjallë e asaj çka ne besojmë dhe ushqejmë se këto figura janë ylli polar për çdo qytetar të Shqipërisë, janë figura përbashkuese dhe shprehje e unitetit tonë vëllazëror, sa kombëtar aq edhe fetar.
Zëri i Amerikës: Cilat janë këto rryma atëherë, që përpiqen të denigrojnë figurën e Skënderbeut?
Ylli Gurra: Ka edhe qarqe, individë dhe qarqe të caktuara, të cilët dëshirojnë që shqiptarët në këtë shekull të mos mund të bashkohen, ose të mos munden shqiptarët të bëhen ata që kanë qenë dhe që duhet të jemi. Shqiptarë ka në Republikën e Shqipërisë, shqiptarë ka edhe në Republikën e Maqedonisë, shqiptarë ka edhe në shtetin e Kosovës, shqiptarë ka edhe në Republikën e Malit të Zi, po ashtu ka edhe në Çamëri. Pra, një e drejtë sa hyjnore, sa historike aq edhe legjitime, që shqiptarët janë një komb që kanë për të sjellë përmes figurave të tyre kombëtare vetëm dhe vetëm të drejtën e lirisë dhe vetëm paqe.
Lojtës Videosh
00:00
05:58

Kur Jugosllavia mburrej me djalin e ambasadorit jugosllav në Meksikë, Veton Surroin



Revista e Beogradit “Tempo” e popullarizuar në krejt hapësirën e ish-Jugosllavisë, në vitin 1980 kishte vizituar Familjen Surroi në Meksikë, ku Rexhai Surroi, babai i Vetonit, ka përfaqësuar Jugosllavinë në cilësinë e ambasadorit.
Por, vetë ambasadori nuk ka qenë fokusi i “Tempos”. Gazetës i kishte rënë në sy, i biri i diplomatit, më saktësisht sporti me të cilën merrej ai.
Në vitin 1980, si 19-vjeçar, Surroi për dallim nga moshatarët, i ishte dedikuar futbollit amerikan edhe pse për disa vite bashkë me familjen kishte jetuar në Meksikën e çmendur mbas futbollit evropian.
“Djaloshi, i lindur në Prishtinë, jeton me familjen e babait të tij ambasador tash e 4 vjet në Meksikën me diell”, thuhet në shkrim.
Aty Surroi përshkruhet si një nga lojtarët më të mirë të futbollit amerikan.
“Duke pasur parasysh afrinë me SHBA-në, kjo lojë në Meksikë ka mjaft adhurues. Vetoni robust ka folur gjatë për këtë pasion sportiv, nuk është lehtë që një vend të huaj t’i arrish majat e sportit”.
Më pas “Tempo” përcjell fjalët e të atit Rexhai Surroit, i cili krenohet që i biri, Vetoni, ka vazhduar hapave të tij, pasi edhe vetë kishte qenë sportist, portier i Prishtinës.
Kjo gazetë shkruan se tek ambasadori Surroi mblidhen jugosllovenët që u bie puna të shkojnë në Meksikë.
“Ambasadori gjen kohë për t’i pritur të gjithë duke shkëmbyer me ta muhabet për Meksikën dhe vendlindjen e tij”.
“Bashkëshortja Nahireja vërehet shpejt, ajo nuk është përcjellëse pasive e bashkëshortit të saj. Është mjaft aktive dhe e njohur mirë me gjithçka. Thënë shkurt: një ambasadore e vërtetë! Ndërsa vajza Sljaka (siç e shkruan gazeta emrin e Flakës), një adhuruese e flaktë e Partizanit (ekip beogradas i futbollit), po ashtu është sportiste e pakonkurrencë në shkollën e saj, po më shumë i intereson volejbolli dhe basketbolli”, shkruan Tempo.
Por, vëmendjen e vizitorëve nga vendi, e merr Vetoni, i njohur edhe për atë që brenda në fakultet dy vjet të studimeve i ka kryer për një vit, ndërsa tani është në fund të studimeve për gjuhë angleze dhe letërsi.
“Nostalgjia më së shumti e mundon secilin njeri tonin në dhe të huaj. Por, shumë do të donin të shihnin edhe pjesë tjera të botës. Unë them se kam humbur diçka që është e pakompensueshme: fëmijërinë me moshatarët e mi në vendin tim, më të dashurin”.
“Më është dashur të adaptohem me jetën në Bolivi dhe Meksikë, ndërsa në sport e kam kërkuar argëtimin. Kam ushtruar shumë edhe e kam siguruar vendin standard në klubin gjysëmprofesional të futbollit amerikan Felinos”, shprehej Surroi.
Më poshtë mund t’i lexoni disa pjesë të intervistës
Shumica mendojnë se ky është një sport i vrazhdë, jo interesant?
-Kjo është një lojë shumë interesante, ku vjen në shprehje inteligjenca dhe fuqia e lojtarit. Në shikim të parë, kjo është një lojë e vrazhdë. Por në të vërtetë ky është një argëtim për më të guximshmit me mjaft agresivitet kalorësiak. Mendoj se njerëzve tanë, me natyrë luftarake do t’u përgjigjej shumë futbolli amerikan.
Cili është kualiteti i ligës ku garoni?
– Janë dy liga të futbollit amerikan. Një e studentëve (më e dobët), dhe kjo e jona –më e fortë. Tash jemi në mes të tabelës.
Si e shihni futbollin evropian, sokerin, siç e quajnë këtu, është më popullor se futbolli amerikan, edhe pse afërsia me Amerikën është e rëndësishme dhe për sportin në Meksikë.
– Gjithçka shkon me tradita. Sokerin e kanë sjellë evropianët në Meksikë, e pasi Meksika është afër me Amerikën Qendrore dhe jugore, është e qartë pse futbolli amerikan pak ka mbetur anash. Përveç kësaj edhe pajisjet janë më të shtrenjta.
Thuhet se lojtarët e futbollit amerikan shquhen për dy veti: shpejtësinë dhe fuqinë?
– E saktë. Duhet të peshosh 90 kilogramë, unë këtë nuk e kam arritur ende. Shpejtësinë e kam – rreth 6,6 sekonda për 36.58 metra (40 yarda).

Vrasësit serbë me pagesë mbjellin frikë nga Ballkani në Afrikë



Gazeta  “Blic” e Beogradit, në versionin e saj të shtypur, ka temë speciale vrasësit serbë me pagesë të cilët kryejnë urdhra për vrasje nëpër shtete të botës.
Sipas kësaj gazete, vrasësit serbë me pagesë, “zanatin” për vrasje e poqën gjatë luftërave të viteve të 90-ta të shekullit të shkuar nëpër vendet e ish-Jugosllavisë.
Në fillim, thotë kjo gazetë, transmeton Koha.net,vrasësit për një vrasje merrnin deri në gjysmë milioni euro.
Tani çmimi ka rënë dhe për një vrasje mizore, “punëkryesi” merr vetëm 10 mijë euro.
Nga vrasjet e tilla ka filluar po mbillet në Ballkan dhe në Afrikë.

UP-ja e humbi betejën me Kishën Serbe vetëm pse neglizhoi seancat gjyqësore



Përfaqësues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk kishin marr pjesë në seancat e Gjykatës Themelore në Prishtinë për të paraqitur fakte me të cilat do të vërtetohej se Universiteti i Prishtinës është pronar i pronës me sipërfaqe prej mbi 4 hektarësh në Prishtinë, ku aktualisht gjendet kisha ortodokse serbe “Sveti Nikolla”. Mbi këtë bazë Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore për hedhjen poshtë të padisë nga ana e UP’së kundër Kishës Ortodokse, të bërë qysh në vitin 2012.
Në fillim të vitit 2012, Universiteti i Prishtinës kishte filluar procedurat e padisë kundër kishës ortodokse “Sveti Nikolla” në Prishtinë për uzurpim të 4.27.16 hektarësh tokë dhe ndërtim të kishës në pronën universitare.
Universiteti kishte kërkuar nga Gjykata Themelore që t’ia njohë të drejtën pronësore dhe ta detyrojë Kishën Ortodokse Serbe që t’ia kthejë këtë pronë universitetit.
Dy vite më vonë Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte konsideruar si të tërhequr padinë e paditësit Universiteti i Prishtinës, kundër te paditurës Kisha Ortodokse Serbe “Sveti Nikolla” në Prishtinë, për vërtetim pronësie.
Gjykata kishte vlerësuar se paditësja (UP) nuk ka prezantuar në seancën kryesore, për kundër faktit se ka qenë e ftuar në mënyrë të rregullt, duke u bazuar ne nenin 423.3 të LPK.
Neni 423.3 thotë shprehimisht se nëse paditësi nuk vjen në seancën kryesore dëgjimore edhe pse është thirrur rregullisht, konsiderohet se ai ka hedhur poshtë akuzat, përveç nëse paditësi deklaron se ai kërkon që procesi të vazhdojë në mungesë të tij / saj.
Madje mungesën në seancën e datës 17.11.2015 dhe me date 18.11.2015 përfaqësuesja e Universitetit të Prishtinës në këtë çështje, e kishe arsyetuar me protestat e disa dhjetëra punëtoreve para ndërtesës së rektoratit. Këto arsyetime, kjo gjykate i konsideroi si te pabazuara, duke vlerësuar se kjo nuk ishte pengese qe ata te mos marrin pjese ne seance.
Edhe përkundër mungesës së përfaqësueseve të Universitetit si pala paditëse në seancat e Gjykatës, UP kishte vendosur të ankohet ndaj këtij vendimi, për shkak të siq i quajti, shkeljeve thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore, duke propozuar që gjykata e shkallës së dytë, të aprovojë në tërësi ankesën si të bazuar, kurse aktvendimin e ankimuar ta prishë dhe lëndën ta kthej në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje.
Këtë ankesë e ka hedhur poshtë të hënën Gjykata e Apelit duke e vërtetuar vendimin e shkallës së parë.
“Gjykata e shkallës së dytë vlerësimin juridik të gjykatës së shkallës së pare e aprovon në tërësi si të rregullt dhe të ligjshëm”, thuhet në aktvendimin e publikuar të Gjykatës së Apelit.
Vendimi i apelit bazohet në shkresat e lëndës dhe procesverbalet mbi shqyrtimin kryesor në të cilat vërehet se paditësja ka qenë e ftuar në mënyrë te rregullt për të prezantuar faktet, por që mungesat e saj nuk kanë qenë të arsyetuara.
I kontaktuar nga Gazeta Express, Rektori i Universitetit, Marjan Dema nuk ka dashur ta komentoj vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit, duke thënë se të gjitha këto zhvillime kanë ndodhur kur ai nuk ka qenë në pozitën e Rektorit të Universitetit.
Gazeta Express ka pyetur edhe Sekretarin e përgjithshëm të Universitetit, Esat Kelmendin për arsyet përse përfaqësues të UP’së nuk kanë marr pjesë në seanca, por ai nuk është përgjigjur, duke njoftuar se sot do të mbaj një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me këtë çështje.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...