2018-01-28

Peja dhe bukuritë e saja

Karakteristike e përgjithshme e pozitës së Pejës është se; ajo shtrihet në skajin veri-prendimorë të luginës së plleshme të Dukagjinit, para grykës piktoreske, nën shpatët e Alpeve shqiptare (Albanian Alps).Peja shtrihet në luginën e Lumbardhit rrethuar me Alpet Shqiptare. Peja, se bashku me tërë Rrafshin e Dukagjinit, shtrihet ndërmjet gjerësisë veriore gjeografike 45-50 shkallë dhe 42-53 shkallë dhe gjatësisë gjeografike lindore 19 shkallë, 58’ 30’ gjer më 21 shkallë.

Qyteti i Pejës është i vendosur në teracën neogjene aluviale në lartësi mbidetare 505-520m. Ky qytet ngritet në fushën e rrafshit të Dukagjinit dhe rrenzë bjeshkve të larta.Peja në pikpamje gjeomerfologjike përbën një tërsi ekonomike dhe në vete ruan e kultivon traditë të një historie të lashtë. Peja lidhet me çarkullimin rrugor me Prishtinën, Mitrovicën, Gjakovën, Rozhajën e Plavën.
Qyteti është i rrethuar me Bjeshkët, që janë pjesë e masivit dinamika që përfshinë tërë Ballkanin prëndimorë. Këto bjeshkë formojnë një kurorë majesh të larta siç janë: maja e Kopranikut (2460m), Mali Zhlep (2352 m), Hajlën (2460 m) Mokra (1932m), malet e Lumbardhit gjegjësisht Guri i Verdhë (2522m), maja e Viellakut (2012m), Peklena, maja e Hasanit etj.
Me rrjedhë të shpejtë grykës shkëmbore të Rugovës, lumi “Lumbardhi” fillon të gjarpron fushës së Pejës, duke kaluar në mes të qytetit dhe duke e ndar në dy pjesë. Lumbardhi i cili gjatë rrjedhjës formon fusha pjellore, derdhet në lumin më të madh të qujtur ‘ “ Drini i Bardhë” që buron nga bjeshkët e Zhlepit në fshatin Radac. Lumbardhi ka një sasi uji prej 300 m-3 në sekond. Por malët e Pejës janë të pasur edhe me liqenjë si: Liqeni i Niçinatit dhe Liqeni i Ridit. Vetitë klimatike të Dukagjinit, pra edhe të Pejës, karakterizohen me klimë të mesme kontinentale të modifikuara, me komponente të klimës mesdhetare.

Pozita gjeografike shumë e volitshme si dhe vetitë e relievit dhe të klimës, kanë ndikuar në banimin e ketyre territoreve qysh nga fillimi i indo-evropizmit të Gadishullit Ballkanik. Dardanet, janë formuar si kombësi sipas E. Qabej, para shek. XII p.e.s.
Kur bëhet fjalë për treven e Dardanisë, në të cilën përfshihet edhe Peja, Dardanet sipas studiueses F. Papazoolu, trajtohen në suazat e fiseve të Ballkanit qendror në kohën para Romake. Dardanët, përmenden si luftëtar të fortë, xehtar shumë të mirë, blegtorë dhe tregtar të njohur. Dardanet ishin fisi më i madh Ilir që u vue në krye të mbretërisë dardane, në Ballkanin qendror, kryesisht në Kosovë.

Peja-Qendër regjionale e Dukagjinit verior, identike për nga numri i banorëve me pandanin e vet jugor Peja me 181.130 banorë para fillimit të luftës, ka po ashtu të përfaqësuar mirë grupin terciaro-kuartar të popullatës, me të cilin qëndron para Prizrenit dhe e dyta pas Prishtinës, ndër qendrat kosovare me (32,6%). Dendësia e popullsisë është e madhe me rreth 300 banorë në 1 (një) km-2. nataliteti është 34, kurse mortaliteti 7.Peja është qendër e një regjioni të gjerë me (afro 1.500 km-2), kurse Peja me fshatrat e saja ka 603 km2. Mbrenda kufive administrativ të Komunës së Pejës ka 97 vendbanime të organizuara në 28 bashkësi territoriale. Komuna e Pejës kufizohët me: Istogun, Klinën, dhe Deçanin.

Kurse me komunën e Plavës, Beranës dhe Rozhajës kufizohët me Malin e ZI. Në anën tjetër, kufizohët me Republikën e Shqiperisë.Territori i Komunës së Pejës përbehët nga dy terësi gjeografike: njëra me klimë kontinentale të shprehur klimë mesdhetare që përfshin përafërsisht 30% të siperfaqës së përgjithshme, dhe vargmalet e Alpeve shqiptare në veriprendim, me një rrjet hidrografik të zhvilluar që ndikon si modifikim i klimës në këtë pjesë.


****
Zhvillimi urban i Pejës, ka kaluar nëpër periudha të ndryshme historike, duke filluar nga kohët më të hershme gjë që dëshmohet nga trajtat e thirrjeve. Në literaturën e deritanishme, në lidhje me emërtimin e Pejës ekzistonin disa periudha të emërtimeve; ajo antike dhe ajo e mëvonshme.
Emërtimin “Siparantum” e gjejmë të Ptolemeu (87-150), në veprën e tij “Gheographia”, që mbështesin edhe shumë historian, arkeolog, gjeograf,publicist etj. Siparantum, sipas burimeve arkeologjike-antike ishte në rang të “Muniupiumit” (qytetit), për ndryshe lokaliteti i dytë me rendësi në territorin e Kosovës, pas Ulpianës. Procopi historian bizantin me (565), jep pëshkrimin përlokalitetin e shënuar si “Pentza” që zëvendëson emërtimin si Siparantum e që më vonë merr trajtën “Pek-Pekia-Peja”.

Territori i Pejës ka qenë gjatë historisë së vet, se pari pjesë e Dardanisë Ilire, pastaj në kuadër të Romës, Bizantit, Mesjetë e Serbisë, e më vonë e perandorisë Turke. Për historin antike të Pejës, rëndësi të madhe ka pasur vendbanimi antik në lokalitetin “Gradina”, që padyshim paraqet vazhdimsinë e vendbanimit të mëparshëm Dardan. është zbuluar edhe një numër objektesh arkeologjike që na shtynë të konstatojmë se këtu duhet të ketë qenë një qendër administrative municipiale e tërë Rrafshit të Dukagjinit.
Peja si qytet përmendet që nga viti 1202, gjatë periudhës së feudalizmit të zhvilluar, kurse në kartën e Stevan Prvovençanit rreth vitit 1215, përmendet si fshat në rrefshin e Hvosnos. Kah fundi i shek. XIII, përmendet si “Pek” dhe “Pek arhiepiskupova”. Në shek. XIV Peja përmendet nga Raguzanet dhe Kotorasit që shkonin për të tregëtuar në pejë “in Pecho”, kurse në vitin 1378 përmendet karvani “in novam montem Pech et Prisren”. Të dhënat historike rreshtojnë se Peja me rrethinë pas betejës së Kosovës 1389 e deri me 1462 administrohet njëherë nga Balshajt e pastaj nga Dukagjinët.
Pas betejës së Kosovës (1389), filloi depërtimi turk në Ballkan. Peja deri më 1462, qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lesak i sulltanit dhe kishte marrë pjesë edhe në betejën e Kosovës të pushtuar në kohën e Sulltan Mehmetit II, me 26.IX.1462 me ç’rast u formua “Sanxhaku i Dukagjinit”.
Në gjysmën e dytë të shek. XVI, Peja numëron 142 shtepi të kontensionit islam dhe vetëm 15 shtepi të përkatësisë fetare të krishterëve.

Islamizimi u përqafua prej një pjese të aristrokracisë shqiptare për të ruajtur privilegjet e veta klasore. Mahmut Pash Dukagjini, me tu berë musliman ishte emërua për Sanxhakbe të Sanxhakut të Dukagjinit, prej të cilit edhe u krijua dega e re e Dukagjinasve musliman me emërin Mahmut Begollajt e Pejës. Gjatë shekullit XVII, Peja vazhdimisht zhvillohej dhe duke i krahasuar me gjendjen e një shekulli më parë, qyteti i pejës u rrit nme 600 shtepi dhe 130 fshatra dhe përjetoi një zhvillim të hovshëm të zejtarisë dhe tregtisë.
Gjatë shek. XVII, ndodhën edhe trazirat dhe luftërat austro-osmane që e përfshinë edhe territorin e Pejës (1683-1690). Këtë kohë e karaktirizon lufta në mes Begollajve të Pejës, Çaushollajve dhe Bushatlijve për sundimin e Shkodrës që vazhdoi gati gjysem shekulli. Gjatë viteve 1782-1784, epidemia (kolera) perfshiu edhe Pejën, e cila shkaktoi shumë viktima. Ndersa në vitin 1835 mori zjarrë kryengritja e përgjithshme që përfshiu edhe Pejën. Mirpo, Turqia, ia doli që ta shunë kryengritjën shqiptare, në këtë situatë pushtuesi turk hyri në periudhën e tanzimatit dhe reformave. Në këtë kohë qyteti i Pejës numronte 12.977 banorë dhe 193 fshatra, kurse pazari i qytetit (çarshia) kishte 550 dyqane të regjistruara. Po në këtë kohë qyteti kishte hyrë në rrugën e një zhvillimi të dukshëm shoqroro-ekonomik. Krijimi i një rrjeti të gjërë dyqanesh e punimesh, marrëdhëniet ekonomike me botën e jashtme e kishin kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme. Qyteti i Pejës në këtë kohë ishte një nga qytetet më të pasura të Rrafshit të Dukagjinit.
Nga pikpamja etnike qyteti i Pejës ishte i banuar me popullsi shqiptare e cila përbënte pjesën dërmuese të banorve të saj me kulturë, gjuhë, traditë dhe zakone të veta të lashta. Në Pejë në pallatin e Ismet Pashës dukej edhe bibloteka turko-franqeze prej vitit 1836. Peja më 1881-1912 bëhet qendër e sanxhakut të Pejës, kurse mytesarif u emrua Ali Pashë Gucia. Në këtë kohë dokumentat e shumëta tregonin shkallën e organizimit të lëvizjes kombtare shqiptare në periudhën e Lidhjes Shqipetare të Prizrenit në qytetin e Pejës.

Historia e Pejës në fund të shek.XIX ,është e lidhur ngusht me mbajtjen e Kuvendit të Pejës. Duke qenë së rreziku i copëtimit të tokave shqiptare po rritej, rrethet patriotike shqiptare shtruan si detyrë krijimin e një organizate të re, që të vihej në krye të Levizjës Kombëtare. Në krye të lëvizjes u vu Haxhi Zeka, një nga udhëheqsit më të shquar të Lëvizjes Kombëtare në Vilajetin e Kosoves dhe në mbarë Shqipërinë. Për këtë qellimë në vitin 1899 në Pejë u mblodh një Kuvend, ku moren pjesë delegat nga gjithë Kosova. Kuvendi formoj një Besëlidhje, që u quajt “Besa-Besë” ose Lidhja e Pejës. Besëlidhja e re udhëheqej nga atdhetari Haxhi Zeka. Lidhja e Pejës i kërkoj Sulltanit që tokat shqiptare të drejtoheshin nga shqiptarët, dhe në shkolla e në zyra të flitej gjuha shqipe. Perandorija Osmane, e frikësuar, dërgoj ushtri të mëdha dhe e shpërndau.
Lidhjen e Pejës, me ç’rast, vrau edhe shumë patriotë shqiptar, midis tyre edhe udhëheqsin Haxhi Zeka me 1902.Perpjekjet e popullit shqipëtarë për çlirim vazhduan edhe më vonë. Në këto rrethana qyteti i Pejës pas lufterave Ballkanike u pushtua nga Serbija dhe Mali i Zi, me ç’rast, populli shqipëtarë i’u nënshtrua gjenocidit, shkombëtarizmit dhe asimilimit. Me 1913 në rrethinat e Pejës dhe të Gjakoves, u pushkatuan 400 banorë që refuzuan të ndërrojnë fenë e tyre Myslimane, ose Katolike dhe kombësin e tyre shqiptare. Shumë prej këtyre nuk pranuan të ndërronin fenë, kështu që, në mënyrë më tragjike e humbnin jetën mbi stufen e skuqur.

Popullsia në hapësirën e Drenicës


Treva e Drenicës që shtrihet në zemër të Dardanisë, përherë ishte e banuar me popullatë iliro-dardane, paraardhës të shqiptarëve. Ky komunitet i pranisë së popullsisë shqiptare në këto anë ka vazhduar gjatë tërë historisë, nga kohët më të hershme, nga antika ,mesjeta e deri në ditët e sotme. Megjithatë, deri në fillim të gjysmës së dytë të shek. XV mungojnë të dhënat për numrin e banorëve. Pas pushtimit të këtyre viseve nga ana e Perandorisë Osmane, për herë të parë u bë më 1455 regjistrimi i popullsisë ,mandej më 1477, 1478, pastaj i Sanxhakut të Shkodrës , i Kazasë së Novobërdës, në gjysmën e dytë të shek. XVI dhe më vonë sallamet e Vilajetit të Kosovës, për shek. XIX dhe fillimin e shek. XX japin të dhëna edhe për popullsinë e vilajeteve, sanxhaqeve, kazave dhe nahive. Por duhet theksuar se burimet Osmane përkitazi me numrin e banorëve në viset shqiptare, pra edhe këtu për Drenicë e Kosovë, nuk bëjnë fjalë përkatësinë kombëtare të popullsisë. Bëhej regjistrimi i shtëpive dhe i njerëzve. Regjistrimet bëheshin për qëllime të mbledhjes së tatimeve dhe të regrutimit, edhe për këtë shqiptarët fshinin numrin e saktë të anëtarëve të familjes dhe shtëpive. Pushteti osman regjistrimin e bënte sipas përkatësisë fetare, e jo sipas përkatësisë kombëtare, duke mos përfillur kështu as gjuhën dhe as kombësinë. Ashtu që mungesa e regjistrimeve jo të plota dhe statistikat e hartuara vetëm në bazë të përkatësisë fetare, më vonë shkonte në favor të politikës dhe qarqeve sunduese ballkanike, në radhë të parë të Serbisë.
Para opinionit evropian paraqiteshin shënime për kinse numrin e vogël të shqiptarëve dhe numrin gjoja të madh të serbëve në këto vise shqiptare. Nëpërmjet kësaj ata përpiqeshin t’i arsyetonin aspiratat pushtuese të tyre ndaj trojeve shqiptare, që aktualisht akoma ishin nën pushtetin e Perandorisë Osmane. Historianët serb, thirreshin edhe thirren në të dhënat jo të sakta të shek. XIV, ku dihet që sipas kanunit të car Dushanit që ishte shumë i ashpër ndaj banorëve të fesë katolike, duke i konsideruar e dënuar si heretik, dhe në kanun parashihej kthimi i katolikëve në ortodoks dhe i shndërrimit të kishave katolike në kisha ortodokse- sllave. Priftërinjtë e besimit katolik dënoheshin nëse mbanin, predikonin ose përhapnin fenë. Me ligjet e këtilla drakonike kisha ortodokse ndikonte që pjesa më e madhe e popullsisë vendase t’i pranonte emrat e fetarë ortodoks e sllav, ose të pranonin parashtesat sllave në emrat shqiptar.
Këtë e shfrytëzuan dhe po e shfrytëzojnë në paraqitjen e numrit të banorëve sipas qëllimeve të caktuara të vendeve të tyre, në falsifikimin e shënimeve statistikore. Megjithatë, këtu në Drenicë ekzistojnë prova tjera relevante, në bazë të të cilave mund të konkludohet se popullsia shqiptare përbënte shumicën absolute të popullsisë.
Në Drenicë para vitit 1912, serb kishte vetëm në këto fshatra : Bajë, Suhogërllë (tash Suriganë), Runik, Radishevë, Kotorr, Kastërcë (tash Kastriot), Leçinë, dhe Vojnik. Baja ishte fshati më i madh për kah numri i banorëve, mandej vinin fshatrat Runik e Suhogërllë e në fshatrat e tjera numri i familjeve serbe ishte shumë i vogël. Banorët më të vjetër e konsiderojnë veten ata të fshatit Bajë. Për ta ka të dhëna se kah fundi i shek. XVII, aty erdhën 3 familje nga Kolloshini i Ibrit dhe një familje nga Plava, erdhën aty si çipçi të zonave të Pejës dhe u vendosën në pronat e shqiptarëve të cilët e lëshuan fshatin për shkak të një sëmundje dhe u vendosën ne vendin që sot thirret Çitak. Me siguri, banorët e fshatrave tjera të kombësisë serbe duhet të jenë edhe më vonë të vendosur nëpër ato fshatra. Nuk u përmenden familjet tjera koloniste të vendosura këtu nëpër Drenicë pas luftës së parë Botërore ( numri i atyre familjeve koloniste është dhënë kur është bërë fjalë për secilin fshat të Drenicës veç e veç ). Edhe në pronat e Manastirit të deviçit ishin të vendosura 2-3 familje serbe të cilat kujdeseshin për pronat e kishës.
Kah fundi i vitit 1912, me largimin e ushtrisë së Perandorisë Osmane, Drenica u pushtua nga ana e ushtrisë serbe, e cila në vitin tjetër (1913) bëri regjistrimin e popullsisë. Dhe sipas shënimeve statistikore rrethi i Drenicës që ishte në suazë së Qarkut të Zveçanit, kishte 7 komuna 72 fshatra dhe 23.821 banorë disa vendbanime të Drenicës administrativisht ishin të përfshira në rrethin e Graçanicës i cili i takonte qarkut të Kosovës. Mungojnë të dhëna për numrin e banorëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Por me përfundimin e luftës, ushtria serbe me ndihmën edhe të asaj franceze hyri edhe në Kosovë (kah fundi i vitit 1918) dhe filloi ndarjen territoriale në qarqe, rrethe dhe organizimin e pushtetit civil (me disa ndryshime, ngeli sipas ndarjes së vitit 1913).
Sipas regjistrimit me 31 janar 1921, në rrethin e Drenicës ishin 19.450 banorë, prej tyre 17.808 shqiptar, 1572 serbë-kroatë, 19 sllavë, 8 turq, 1 gjerman, 1 hungarez dhe 41 të tjerë. Këtu nuk janë llogaritur banorët e fshatrave që ju takojnë rretheve tjera. Sipas këtij regjistrimi del se në këtë rreth 91.55% e popullsisë së përgjithshme ishin shqiptarë. Ndërsa në komunat e këtij rrethi përbërja e popullsisë shqiptare sillej kështu :
1. Në komunën e Bajës, prej gjithsej 2307 banorëve 1228 ishin shqiptarë ose 53.22 % (1051 ishin serbë ).
2. Në komunën e Krasmirofcit, prej gjithsej 2960 banorëve, 2933 ishin shqiptarë ose 99.08 % (serbë nuk kishte fare).
3. Në komunën e Llaushes prej gjithsej 3461 banorë, 3198 ishin shqiptarë ose 92.40 %, (në këtë komunë ishin gjihsej vetëm 251 serbë).
4. Në komunën e Kopiliqit prej gjithsej 2602 banorë, 2351 ishin shqiptarë ose 90.35 %, (ndërsa numri i serbëve ishte 251).
5. Në komunën e Abrisë, prej gjithsej 3685 banorëve, 3678 ishin shqiptarë ose 99.81 % (në këtë komunë numri i serbëve ishte vetëm 7 banorë).
6. Në komunën e Polacit prej gjithsej 2292 banorëve të gjithë ishin shqiptarë.
7.Në komunën e Prekazit, prej gjithsej 2143 banorëve 2128 ishin shqiptarë ose 99.30 %, (serbe ishin 14 ).
Në periudhën 1921-1941 popullsia e Drenicës ndryshoi për kah përbërja nacionale pasi u sollën 563 familje koloniste. Që nga viti 1921 e deri më 31 dhjetor 1932, në Drenicë u vendosën 426 familje kolonistësh. Të cilët u vendosën nëpër territoret e 7 komunave diku më shumë e diku më pak.
Nga të ardhurit u formuan vendbanimet e reja si : Fshati Serbicë (ashtu është i shënuar në dokumente) me 53 familje, lokacion i ri në mes të Llaushës dhe Klinës së Poshtme. Në jug të Serbicës Novosella me 12 familje, në komunën e Polacit, Kralica me 45 familje, Tomisllavi me 15 familje si vendbanim i ri në mes të Klinës së Epërme dhe Ternavcit dhe Novokosjera me 18 familje në pronat e Ҫitakve, në mes fshatit Ҫitak dhe Runik.
Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1948 në territorin e rrethit të Drenicës ishin gjithsej 35.144 banorë.
Në vitin 1953 rrethi i Drenicës kishte 4986 familje me 37.923 banorë, përafërsisht përqindja gati e njëjtë me regjistrimin e mëhershëm.
Në vitin 1961 Komuna e Skenderajt kishte 30.479 banorë ndërsa Komuna e Drenasit kishte 22.044 banorë.
Në territorin e Komunës së Skenderajt sipas regjistrimit të vitit 1971 kishte 36.660 banorë.
Në territorin e Komunës së Drenasit sipas regjistrimit të vitit 1971 numri i përgjithshëm i popullsisë ishte 29.329 banorë.
Sipas regjistrimit të vitit 1081 në Komunën e Skenderajt dhe atë të Drenasit, që përfshinë pjesën më të madhe të territorit të Drenicës ishin 87.541 banorë . Në këtë numër nuk janë përfshirë banorët e fshatrave të Drenicës që u takojnë komunave tjera si Lipjanit, Malishevës, Vushtrrisë, Shtimes dhe Suharekës.
Regjistrimin e popullsisë ,popullata shqiptare e kishte bojkotuar, megjithatë, sipas disa shënimeve statistikore del se në vitin 1991 në territorin e Komunës së Skenderajt ishin 58.399 banorë ndërsa në Komunën e Drenasit ishin 53.802 banorë.
Regjistrimi i fundit (2011) -Sipas entit statistikorë të Kosovës në regjistrimin e fundit të popullsisë në vitin 2011, në Komunën e Skenderajt ishin gjithsejtë 51.255 banorë, kurse në Komunën e Drenasit numri i përgjithshëm i popullsisë ishte 58.531 banorë. Gjithsej numri i përgjithshëm i popullsisë në këto dy komuna pa përfshirë numrin e banorëve të fshatrave që u përkasin komunave tjera është 109.786 banorë, ndërsa numri i popullsisë që u takon komunave tjera është 6646 banorë .

Vendbanimet e Drenicës sipas popullsisë

Komuna e Drenasit

Vendbanimet e komunës së Drenasit sipas popullsisë
Numri i popullsisë0-500500-1000> 1000Gjithsejtë
Vendbanimet2102436

Komuna e Skenderajit

Vendbanimet e komunës së Skenderajit sipas popullsisë
Numri i popullsisë0-500500-1000> 1000Gjithsejtë
Vendbanimet15201752

Komuna e Lipjanit

Vendbanimet e komunës së Lipjanit sipas popullsisë
Numri i popullsisë0-500500-1000> 1000Gjithsejtë
Vendbanimet1247

Komuna e Shtimes

Vendbanimet e komunës së Shtimes sipas popullsisë
Numri i popullsisë0-500500-1000> 1000Gjithsejtë
Vendbanimet0112

Vendbanimet në hapësirën e Drenicës

Drenica si regjion i Kosovës ka disa tipare të veçanta etnokulturore. Në pikëpamje të konfiguracionit dhe në pikëpamje të sipërfaqes, Drenica përbën një tërësi ovale, që fillon në jug me fshatin Pjetreshticë dhe mbaron në veri me fshatrat Radishevë e Padalishtë. Pjesa dërrmuese shtrihet në luginë jo aq të pëlleshme, rreze maleve te Blinajës dhe Goleshit në jug, malet e Qyqavicës dhe të Kosmaqit në pjesën qendrore deri te malet e Brusit e të Suriganës në veri.
Drenica ka 103 fshatra, që shtrihen në dy komuna kompakte etnike, Në Drenas dhe Skenderaj. Disa fshatra të tërësisë kompakte të Drenicës administrativisht u takojnë komunave: Shtime, Lipjan, Vushtrri, Mitrovicë, Burim, Malishevë dhe Therandë.
Rreth 40% e vendbanimeve të Drenicës administrohen nga komunat jashtë saj, siç janë:
Luzhnicë, Javor, Dukë, Karaçicë, Shalë (ish-Sedllar), Risinovc, Mirenë, Galicë, Mikushnicë, Dubovc, si dhe disa fshatra të Mitrovicës, Burimit dhe të Klinës.
Sa i përket pozitës gjeografike të vendbanimeve të Drenicës, ato paraqesin një tërësi të veçantë natyrore dhe gjeografike. Drenica ka pozitë qendrore etnografike në Kosovë. Ajo ka një shtrirje meridionale nga malet e Radishevës në veri deri tek malet e Caralevës në jug.

Skenderaji

Komuna e Skenderajt zë vend qendror në Drenicë, shtrihet në një sipërfaqe 378 km2. Në veri kufizohet me Komunën e Mitrovicës, në lindje me Vushtrrinë, në jugperëndim me Drenasin dhe Klinën, ndërsa në perëndim me Burimin (Istogun).
Territori i komunës së Skenderajt ka konfiguracion kodrinor-malorë me një lartësi mbidetare mesatare prej 500–700 m, kurse pika më e lartë është ajo e Qyqavicës me lartësi 1117 m.
Relievi- Ka reliev të butë, përshkohet me lugina lumenjsh të vegjël, kryesisht dominon klimë e mesme kontinentale që karakterizohet me dimra të ashpër, vera të thata me temperatura të larta e reshje të pakta, ndërsa ka një florë dhe faunë të pasur.
Popullsia – Në komunën e Skenderajt banojnë mbi 72.000 banorë ku 99% janë shqiptarë. Në strukturën e popullsisë kryesisht dominon mosha e re dhe atë: 47% deri në moshën 20 vjeçare, 48% nga 20-60 vjeç, ndërsa vetëm 5% më të moshuar se 60 vjeç.
Pozicioni gjeografikë- Komuna e Skenderajt ka pozicion gjeografik qendror në Kosovë, 50 km në veriperëndim të kryeqytetit të Kosovës ,Prishtinës.
Klima- Në komunën e Skenderajt si makro klime mbizotëron klima kontinentale me verëra të nxehta dhe dimra të ashpër e të ftohët. Meqenëse ka një terren kodrinor- malor me siguri ka edhe mikroklima të caktuara në pjesë të caktuara të territorit të saj, por në mungesë të një stacioni meteorologjik nuk ka të dhëna të sakta. Të dhënat për kushte klimatike të komunës merren nga stacioni meteorologjik i Mitrovicës.

Vendbanimet e Komunës së Skenderajit

Vendbanimet e komunës së Skenderajt janë:
Arbneshi (Luboveci), Kotorri, Abria e Poshtme, Kruebardhi (Krasaliqi), Aqareva, Kuqishti (Kuçica), Baja, Luqina, Baksi, Likoci, Bunjaku (Krasmirofci), Lekaj (Rakinica), Buroja, Llausha, Qirezi, Makermali, Qitaku, Marina, Qubreli, Mikusha, Dardani (Krusheci), Murga, Dashesi, Pemishta (Padalishta), Trimori (Tërrnafci), Prekazi i Epërm, Ermali (Bezhniku), Prekazi i Poshtëm, Gojfile (Prelloci), Radisheva, Gurelezi (Kozhica), Rezalla, Polaci, Rrezina (Plluzhina), Runiku, Surigana, Izbica, Shpati (Tërrnava), Kastrioti, Tica, Klina e Epërme, Turiqeci, Klina e Mesme, Tushila, Klina e Poshtme, Vojniku, Klysyra (Lludeviqi), Vitaku, Kodërniku (Kllodernica), Kopiliqi i Epërm, Kopiliqi i Poshtëm.

Drenasi

Territori i komunës së Drenasit(ish-Gllogocit) shtrihet në pjesën e Kosovës qendrore. Sipërfaqja e gjithmbarshme e kësaj komune përfshinë 290 km2 apo 2.66 % të sipërfaqes së territorit të Kosovës. Gjithë kjo trevë ,e cila përbëhet nga 42 vendbanime është e rrethuar me Malet e Berishës, Kasmaqit, Qyqavicës, Goleshit dhe Lipovicës (Blinajës). Këto male shtrihen në të dy anët e Luginës së lumit Drenica. Sipërfaqet e tokës së Luginës së Drenicës i përshkon sistemin e ujitjes “Ibër-Lepenc”. Pasuritë natyrore- E veçanta tjetër e kësaj treve është miniera dhe shkritorja e “Ferronikelit”,si dhe disa gurore. Nëpër këtë komunë kalojnë lumi Drenica dhe Vërbicë, uji i të cilave shfrytëzohet për nevojat e ujitjes së tokave bujqësore. Lidhja me pjesët e tjera- Kjo komunë, ne pikëpamje të ndërlidhjes tokësore lidhet më pjesët tjera të Kosovës më anë të hekurudhës Fushë Kosovë-Pejë dhe rrugës magjistrale Prishtinë – Bushat (Komoran)-Pejë ,dhe rrugët ndër kommunale Shalë- Lipjan dhe Bushat-Drenas-Skenderaj.
Popullsia- Sipas regjistrimit të fundit, kjo trevë kishte një popullsi prej mbi 67,000 banorëve ,ndërkaq sipas vlerësimeve të fundit tani janë mbi 73,000 banorë. Popullata e kësaj komune jeton në 42 vendbanime : në 36 fshatra, 2 qendrave urbane, 3 lokaliteteve dhe qendrës së Drenasit. Vështruar nga përbërja gjinore, popullatën e Drenasit e përbëjnë 51.3% meshkuj dhe 48,7% femra. Komuna është e banuar ekskluzivisht vetëm nga Shqiptarët.


Vendbanimet e Komunës së Drenasit janë:
Abria e Poshtme, Pokleku, Arllati, Qëndresa (Tërrsteniku), Bletari (Gllobari),Shkabaj (Gllobari), Çikatova, Shpati (Godanci),Damaneku, Zabeli i Epërm, Dodona (Gradica), Zabeli i Poshtëm, Drenasi (Gllogovc), Drenari (Shtrubullova), Dritani (Dobroshevci), Flamurasi (Sankoci), Fortesa (Vërbofci), Fushtica e Epërme, Fushtica e Poshtme, Grykasi (Tërrdci) ,Gjergjas (Gjerfjica), Kodra (Shtutica), Komorani, Krojeti (Krajkova), Korrotica e Epërme, Likoshani, Qëndresa (Baicë), Llapushniku, Malishti (Vasileva), Ndrekaj Negrosi, Nënkalaja (Vuqaku), Nikaj (Nekoci), Palluzha.

Literatura

  • Ҫitaku, I. : Drenica 1991-1999, Prishtinë 2004.
  • Osmani, J. : Vendbanimet e Kosovës- Drenica, Prishtinë 2005.
  • Qeriqi, A. : Krojmiri (1455-1999), Prishtinë 2007.
  • Pushka, A. : Atlas, Kosova dhe vazhdimësia etnike shqiptare, Prishtinë 1997.
  • Qeriqi, A. : Në gjurmim të lashtësisë, Prishtinë 2002
  • Pushka, A. dhe Krasniqi, N : Gjeografia e klasës së IX,Libri Shkollorë, Prishtinë 2013
  • Final Draft Strategjia Minerare
  • Seferi, H : Resurset natyrore në pellgun e Drenicës, Punim masteri, Prishtinë.
  • Resurset natyrore të Kosovës
  • Ҫavolli, R. : Geografia e klasës së VI, Pejë 2004
  • Instituti Inkos –“Studimi për Vlerësimin e hulumtimeve dhe rezervave gjeologjike të qymyrit në Kosovë”, Baseni i Kosovës,Prishtinë 2007
  • Shoqata e Inxhinierëve të Kosovës-“Zhvillimi i qëndrueshëm tekniko-teknologjik dhe mjedisi”,(konferencë shkencore), Prishtinë 2002,fq. 157-164 dhe
  • Ferronikeli - “Raporti i pyetësorit për miniera”, Prishtinë, 2006.

2018-01-24

Letër nga Jahja Lluka

Lidhja shpirtërore mes popullit shqiptar dhe hebre është unike dhe si e tillë duhet të ruhet sa të ekzistojë jeta mbi Tokë.

Në historinë e njerëzimit shqiptarët nuk njihen për krime mizore ndaj popujve të tjerë, nuk njihen raste që në natyrën e popullit tonë të ushqehet urrejtja ndaj tjetrit.
Me gjithë pushtimet e jashtme,  me gjithë kanosjen e rrezikut apo të mosekzistencës tonë ne arritëm të mbijetojmë.
Por jo vetëm për vete, duke njohur rrezikun e zhdukjes populli shqiptar mbetet i vetmi në Evropë që i hapi derën një populli të largët por me histori të ngjashme sikurse i yni, hebrejve.
Ende nuk dihet saktë sa hebrejë kaluan këtej, në këtë kontekst nuk janë të rëndësishme shifrat sa i rëndësishem mbetet qëllimi madhor, qoftë dhe vetëm një hebre të kishte ardhur këtu, fakti që ekzistonte gadishmeria për ta ndihmuar, për mos ta dorëzuar, tregon në vetvete veprën hyjnore të popullit tonë.
Qytetrimi nuk mund të ekzistojnë pa humanizëm, dhe kush tregoi humanizëm më të lartë se shqiptarët në Evropë përgjatë kësaj periudhe, kur ligjet djallëzore morën frymë dhe po shfaqeshin pa drojë.
Me gjithë rrezikun e tyre, fshatra e qytete në Kosovë që nga Mitrovica,Prishtina,Peja,Gjakova, Deçani,Gjilani etj,pranuan dhe strehuan qindra hebrejë duke mos i dorëzuar në asnjë mënyrë tek armiku.
Ka shumë histori se si familjet shqiptare në Kosovë i pranuan hebrejtë mes familjesh, shqiptarët nuk dinin çdo thotë të jesh antisemit sepse ata kur takonin hebrun, së pari shihnin njeriun, pastaj mikun, duke i respektuar njëlloj si njerëzit e gjakut mos dhe më shumë.

Edhe pse këto familje shqiptare i takonin besimit mysliman, dhe dihet botërisht urrjtja e popujve mysliman të Lindjes ndaj hebrejve dhe fesë së tyre.
Për shqiptarët ka një zot dhe një besë dhe kjo ndikoi që hebrejtë e gjetën tokën e premtuar, gjetën sofrën që i priti tek familjet shqiptare. Madje lidhja e tyre u forcua sa shumë raste që familjet shqiptare myslimane i pagëzuan fëmijet me emra hebre shkaku i respektit dhe dashurisë që treguan për hebrejtë, në kohën kur antisemitizmi ishte ligj në shumë qendra evropiane.
Dhe jo vetëm në Kosovë dhe jo vetëm tek shqiptarët e fesë islame, por në gjithë trojet shqiptare, në famlije shqiptare të ritit katolik dhe ritit ortodoks, kudo që erdhën hebrejtë ndër shqiptarë gjetën ngrohtësinë, njerëzinë, njohën Besën dhe nuk ekziston asnjë rast i vetëm që një herbe të jetë dorëzuar nga dora shqiptare.

Kjo lidhje që u krijua mes shqiptarëve dhe hebrejve duhet ruajtur, historitë e qinda familjeve që u vllazëruan mes vete, duhet të jenë shembull për mbarë botën, duhet të jenë sinjal se çdo të thotë të tregohesh njeri dhe t’i shtrish dorën dikujt kur ka nevojë.
Institucioni Yad Vashem në Jeruzalem, deri më tani ka njohur zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve” në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Lidhja shpirtërore mes popullit shqiptar dhe hebre është unike dhe si e tillë duhet të ruhet sa të ekzistojë jeta mbi Tokë.


Jahja Lluka

2018-01-22

Letër nga New York-u

Peshku në det e tigani në zjarr! 
Nga Mimoza Dajçi Boletini


Janar 2018, SHBA. U hap lajmi se "peshku i madh" do të kapet shumë shpejt. Por nga e thëna në të bërë thotë populli është në mes një det i tërë. Protesta antikorrupsion nga shtresa të ndryshme të popullsisë dhe shoqërisë civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin një karakter të fortë social, kurse në Shqipëri edhe pse ka korrupsion edhe pse SHBA jep sinjalin se aty ka politikanë e pushtetarë, të cilët janë të korruptuar apo vrasës, përsëri populli nuk ndihet, hesht, e nuk proteston ndaj këtyre fenomeneve të rrezikshme që po i marrin frymën e jetën çdo ditë. 
Nëse një organizatë apo shoqatë ngre zërin për një kauzë të drejtë e mbarë njerëzore është mirë që ta përkrahim të gjithë, e jo të qëndrojmë indiferent, apo të protestojme vetëm kur na bëjnë thirrje partitë majtas, djathtas. Çfarë tregon se një masë e popullit tonë është tejet e politizuar e i bashkohet protestave me revolta masive, vetëm me urdhër partie. 
Kur populli i di shumë mirë se kush janë "peshqit e mëdhenj" atëhere pse duhet të huajt të na e kujtojnë sa herë, duke thënë se populli nuk duhet të pajtohet me këtë situatë. Pikërisht duke përfituar nga kjo mjegullnajë hajdutet e kriminelët në Shqipëri korrin e presin çdo gjë që u del përpara, duke u pasuruar apo edhe vrare njerëz të pafajshëm apo bashkëpunëtorët e tyre.
Por siç shikohet "peshqit e mëdhenj" nuk e kanë akoma grepin afër fytit, prandaj edhe vazhdojnë të shijojnë llukset e sarajet e tyre qofshin ujorë, nën ujore, tokësore, nëntokësore, ajrore, ndoshta edhe ndër planetare, ku i dihet...ndërsa populli pret që ti bien nga qielli drejt e në tiganin e hekurt të drejtësisë. 

2018-01-21

DITARI I URREJTJES SË PASKAL MILOS NDAJ IBRAHIM RUGOVËS

REXHEP SHAHU

DITARI I URREJTJES SË PASKAL MILOS NDAJ IBRAHIM RUGOVËS

Lexova në shtyp pak faqe nga ditari i Paskal Milos, si ish ministër i jashtëm i Shqipërisë, për Kosovën. Qesha me vete dhe thashë: varja teneqenë e bjeri legenit.
Por teksa ndiqja një bisedë të tij me Babaramon në “5 pyetje nga Babaramo”, u nervozova dhe mendova se nuk duhet të heshtin të gjithë njerëzit se kështu helmohen të gjithë nga mashtrimet e Milos. Unë nuk dua të merrem me gjithë ditarin e tij, se rrenat e servilizmi i tij të bëjnë me vjellë, por sa lexova e dëgjova, ndjeva se Milo po hakmerret ashpër me Ibrahim Rugovën, i cili fizikisht nuk është më që ta tallë sërish të mjerin Milo.
Një herë në një takim mes Rugovës dhe Milos ka ndodhur kështu: Milo i fliste për Kosovën, për çeshtjen kombëtare, bënte patriotin e madh para Rugovës, bënte politikanin e klasit të lartë para Rugovës, gjeopolitikanin, sufleramerikanin, etj etj. Ai, Rugova, durimmadhi, që kishte si fatkeqësi të tijën patjen e informacioneve të shumta, të kryqëzuara e të verifikuara nga shumë drejtime e sidomos nga miqtë amerikanë të shqiptarëve dhe kancelari të tjera mike të shqiptarëve, teksa dëgjonte llomotitjen e Milos, heshtte e nënqeshte lehtë. Kur i erdhi radha, se ai linte radhë për të folur dhe dinte të priste radhën, fillon dhe i flet Paskalit të Milos, (si Çehovi grave… per reçelin…), për manin, si një pemë shumë e çmuar, një pemë e dobishme, për frutat e manit, për vlerat e tyre, për rakinë e manit, për vetitë e saj edhe kuruese etj etj. Sa më shumë Paskali hapte sytë, aq më shumë Rugova i fliste për manin, frutat e bardha, të zeza e të kuqe të manit dhe rakinë e manit.
Kështu filloi dhe mbaroi biseda e krejt takimi. Milo iku nga sytë këmbët dhe nuk ia harroi kurrë këtë gjë Rugovës. Edhe herë të tjera kur rastësisht dhe kurrë jo domosdoshmërisht janë takuar, Rugova ia ka kujtuar manin e rakinë e manit. Milo priti vdekjen e Rugovës dhe të kalojë do kohë e të bindet taman se Rugova ka vdekë (jo Kosova e jo rugovizmi) dhe del e shet dëngla, përralla e rrena për Rugovën. Ngeli Milo t’ia bëjë portretin Rugovës. Portreti i Rugovës është portreti i Kosovës. Në atë emision të Babaramos (i cili nuk u tregua miqësor me Milon), Milo foli për Demaçin, Qosen, Thaçin, Zekën, për pseudonimsa, shiksa, sigurimsa, anonimë etj. Tha se nuk kanë rëndësi votat, kur Babaramo i tha se politikani matet me vota. Nuk është tregues a të votojnë apo jo qytetarët e tu, por Rugova është i keq e Thaçi e Qosja të mirë, ani se këta dy të fundit dolën qeth e rruar, qose në zgjedhje në Kosovë pas luftës dhe nuk u vertetua teza komuniste se pushtetin e fitojmë me grykën e pushkës. Pasi qe bërë ngaterrese e madhe nga Milo e të tijtë në Shqipëri e Kosovë e ngado dhe nuk u dallua se a u luftua për të çliruar Kosovën apo për t’ia marrë pushtetin Rugovës. Luftë e madhe për Kosovën në hotelet, zyrat e lokalet e Tiranës, me mjekërrruarit, me ata që u veshën si gratë e rruan mjekrat për të ikur nga Prishtina e për t’u fshehur në Tiranë në vilat qeveritare. Dhe që nuk kanë thënë ende qartë se luftën e bënë dhe fituan amerikanët dhe NATO-ja dhe Bill Klintoni na la detyrë në Ferizaj që ne të fitonim PAQEN se luftën e bënë dhe fituan ata vetë e jo shqiptarët, ani pse qejfi ia ka Milos e të tijve të jetë ndryshe, por s’është dot ndryshe, për fat të keq të tigrave të paqes.
Kjo ngatërrese solli që të fitonte Rugova sepse nuk kishte hapur kurrë xhepin e palltos për të vjelë honorare patriotizmi, nuk kishte ikur dhe nuk e kishte braktisur Kosovën kurrë dhe nuk kishte ngritur seli në zyrat e Paskal Milos në Tiranë, në hotelet e Tiranës, Kukësit a ku të them tjetër. Rugova nuk e përfillte Milon dhe ky është shkaku i vetëm i diratit të urrejtjes. Nuk e konsideronte, nuk ia mbushte mendjen. Milo donte dhe i bënte fresk dikujt tjetër që i puthte dorën Janullatosit kur ai fliste keq për shqiptarët, dikujt, që ndërsa populli qante nga dhimbja, para shumë kufomave, u thote njerëzve në miting se unë shoh gëzim e lumturi në sytë tuaj, etj etj. Milo deomos laget sa herë përmend Thaçin, por ama laget dhe nuk e fsheh dot përulësinë mjerane para Thaçit, të cilin Milos ia ka prezantuar dhe ia ka çuar në zyrë ish shefi i shërbimit sekret të Shqipërisë, Fatos Klosi (kështu i rrefeu Milo Babaramos…)  dhe Milo me të tijtë është sjellë ndaj Kosovës, Thaçit e të gjithve si kapterr i Fatos Klosit.
Milo rreket të poshtrojë sa mundet e si mundet Rugovën dhe të lartësojë Thaçin. Rrëfen për takimin me Rugovën në Itali kur i ndjeri sapo ishte liruar nga Milosheviçi. Rrëfen siç don ai dhe për ta bërë të besueshme rrefenjën e tij përfshin edhe dy vartës të tij që mbanin shënime në mënyrë të pavarur. Në këtë takim a ka patur njeri tjetër aty pari apo Rugova ka shkuar i vetëm fillikat në takim me Milon… Rugova paska folur mirë për serbët. Milo ka pritur që Rugova të shajë, thërrasë e ulërasë, t’i vrasë serbët në tavolinë sy Milos, t’ua kalarojë nënat, t’i qahet Milos, dhe ai t’i jepte ndihmë, ta qetësonte, (ah sa vuajtje e ka burri që nuk e ka përfillë aspak ai Rugova…), Milo që për Rugovën ka qenë qysh prej fillimit i padenjë, i papërfillshëm, i padobishëm, i parëndësishëm, për çeshtjen shqiptare, për shkakun e vetëm se Rugova kishte shumë e shumë herë më tepër informacione të gjithëçfarëllojshme për Paskal Milon sa vetë Paskali nuk kishte e nuk dinte e nuk din ende për veten e tij.
Është mënyrë e mirë që për të rritur pjacën tënde, për t’u bërë dikushi dhe për t’i shpëtuar pluhurit të harrimit, të merresh e qoftë edhe të përgojosh figura të mëdha. Milo ka gjetur figurën e duhur për të shënuar emrin e tij. Bjeri Rugovës, pështyj Thaçit e kacavjerru e puthe e kafshojë prej gjoja dashurisë së madhe për të.
Por vetëm kaq do t’i thoja Milos: Po të ishte gjallë Rugova edhe 20 vjet, 20 herë do t’i fintonte zgjedhjet në Kosovë. Sepse e donte populli i tij. Ti Milo nuk je pjesë e popullit të tij. Mos i mashtro njerzit sidomos në Kosovë. Thaçi nuk mund të të dojë ty, sado hero ta bësh ti, sepse ai e kupton se ti e suvaton dhe bojatis si Rama pallatet e Tiranës për të mashtruar votuesit, nuk mund të të dojë ty më shumë se sa e don Ibrahim Rugovën. Sepse edhe Thaçi është rritë me Rugovën, është mëkuar me idetë e tij, është rritë me rugovizmin e tij, është një nga nxënësit e shkollës së tij. Edhe Thaçi s’del dot prej Rugovës. Ndaj mos i përçaj më shqiptarët në Kosovë. Sidomos tash që nuk është ai që të rrëfen ty në takime diplomatiko-politiko-ministrore, për manin, frutat e rakinë e manit.
Promovimi dhe reklama e tipit bolshevik që po i bëhet ditarit të Milos, ka për qëllim që të shuajë e sfumojë Rugovën, epokën e tij, filozofinë e tij, anise çfarë e si e tha ai ndodhi në Kosovë e me Kosovën realisht, si dhe të mitizojë dhe heroizojë kundërshtarët politikë të Rugovës. Në dukje është dëm për Rugovën, por në fakt është dënim që po u jep Milo kundërshtarëve të Rugovës, të cilët kujtojnë se kanë pushtetin në Kosovë. Rugovën s’e cënojnë dot paskalët e as milot e jo më shtetasit e tij sado të pushtetshëm të jenë bërë pas vdekjes së Rugovës. Sepse Rugova është udhërrëfyesi i çdo njeriu që i thotë vetes shqiptar e që jeton në tokën e tij amë, Kosovë, anipse edhe Milo, si serbët, i ndan në kosovarë e shqiptarë dhe u thotë kosovarëve se tokë amë kanë Shqipërinë, duke pohuar e vertetuar si historian tezën serbe se Kosova nuk është tokë shqiptare, siç ua thoshin serbët shqiptarëve të Kosovës kur i dëbonin, ikni shkoni në shtetin tuaj amë.  23.2.2009

2018-01-20

Kryetar i rinjë i LSHK-së me vota të fshehta u zgjod Prof.Dr.Shyqri Galica



Kuvendi i Lidhjës së Shkrimtarëve,në mbledhjën e mbajtur sot, me 20 janar 2018 në Institutin Albanologjik në Prishtinë  zgjodhi Kryetarin si dhe Kryesinë e re të LSHK-së më vota të fshehta.

Kryetar i LSHK më manadt 4 vjeqar zgjodhi Kryetarin dhe Kryesinë prej 10 anëtarëve.


Fotografia e Flori Bruqi

Prof.Dr.Shyqri Galica 

Kryetar u zgjodh Prof.Dr.Shyqri Galica,shkrimtar nga Prishtina ( 27 vota) , ndërsa anëtarë të rinj të Kryesisë së LSHK-së    me vota të fshehta fituan këta shkrimtar :

1.Albina Idrizi( 3 5 vota)

2.Bedri Halimi (35 vota)

3.Flori Bruqi (34 vota)

4.Agim Berisha (31 vota)

5.Xheladin Mjeku (31 vota)

6.Dibran Fylli (26 vota)

7.Adem Zejnullahu (25 vota)

8.Shqipe Hasani( 25 vota)

9.Asllan Qyqalla(24 vota)

10.Ramadan  Oraça (24 vota)


Ndërsa Këshili mbikqyrës i Kryesisë së LSHK -së  është më këtë përbërje : 

1.Zeqir Bekolli

2.Fetnete Ramosaj

3.Ymer Berbati

 



Nga sot Uebfaqja e LSHK-së  mund të shfrytëzohet edhe pse është duke u plotësuar: www.lidhjashk.com

2018-01-15

GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU ASHT I PERJETSHEM !

Nga Fritz RADOVANI


Image result for gjergj kastrioti


17 JANAR 2018 Plot 550 vjet pa GJERGJ KASTRIOTIN – SKENDERBEUN


Isha i vogël kur më tërhiqte vemendjen një kuadër pikture mbi një tabake porcelani per me servirë kafe. Aty ishte një piramidë dikund ka Egjipti.
Një deve, nga pozicioni i kambëve, kuptohej se ishte në ecje…Përpara i printe një harap, që dukej sikur e tërhiqte deven me një litarë…
Dukej sikur edhe dielli binte vetëm mbi atë mjedis, ku rana digjej e të jepte përshtypjen e një tymnaje që ngrihej nalt…
Më dukej një jetë e mënershme. Piramidat, tash sa mija vjet, asnjena nuk lëvizin. Nuk lëvizin as sfinksat, as gurtë, as tullat, madje as faraonët që janë aty ndër ato piramida.

Related image


Ndonjë termet shkapë ndonjë gur aty-këtu, që rrëshqet dhe bie poshtë me shpejtsi,  thërmohet e bahet pluhun. 
Kur frynë erë, rana ngjitët e mbushë zgavrrat e gurëve, po edhe sytë e sfinksave, që qëndrojnë me aq madhështi mbi piedestalet e tyne. Kur bie shi apo breshën, boll rrallë në ata vise, gjithë ai pluhun lahet e rreshqet me ujin poshtë…
Mbas pak orësh dielli i fortë i atij vendi e thanë tokën e nuk mbetë ma asgja mbas atij rrebeshi që mund t’ jenë kenë mjaft i fortë.

Image result for gjergj kastrioti

Asht e vërtetë se edhe aty jeta vazhdon… Harapi e devja, të dy jetojnë… Tjerët nuk jetojnë, nuk kanë jetë, por vazhdojnë me kenë aty, madje edhe kur as harapi as devja nuk do të jenë ma…Për jeten e deves asht vështirë me folë. Thonë se asht mësue me vuejtë e me bajtë…
Në lidhje me “arësyetimin” e kafshëve kam pyetë njerëz me ide ateiste dhe materialiste, që e mendojnë veten trashigimtarë të majmunit, por vërej se e kanë të vështirë me mendue ndryshej, jo pse kanë bindje, por u pelqen ashtu, pse nga pema majmuni hypë ma lehtë mbi shpinën e gungueme të deves, sesa me kenë njeri dhe me kërkue rahatinë tek devja.
Ndërsa për harapin e shkretë çka mundesh me thanë ma parë..?
Jeta e ban njeriun me pranue me kenë i gjallë ndër të vdekun.
Kërkon gjithmonë i shkreti njeri me kenë i gjallë e, shpesh, thuhet se edhe “Shqiptarët janë kenë të vdekun ndër të gjallë…”
Jam i sigurtë se këtë mendim për Shqiptarët e kanë “ata” që kanë jetue të hypun mbi shpinë të deves, se, po t’i takonte me jetue si devja, me u tha etjet si ajo, ose si harapi që i prinë zbathë, tue u djegë kambësh në ranën e nxehtë, tue vrapue me gjetë dy grushta uji me njomë fytin e gojën e shkrumueme, atëherë, me andje të madhe do të çonte sytë kah qiella dhe, ashtu gjysë të verbuem nga lodhja, uja, etja, zharitja e frika e vetmisë, apo nga dajaku e shpata e mumjes së “faraonit”, do të fillonte me vrritë me gjithë forcën e zanit të shkyem, me sy të zgurdulluem, tue shikue drejt tek drita e fortë e diellit, derisa të fillojë me pa në rrethin e tij Kryqin…e, kur i marrakotun do të binte për tokë, e i shkrryem në ranë, do të thërriste:
“Zoti im, Zoti im…pse më lëshove dore..?”
Jo, nuk asht blasfemi kjo, vëllazen e motra!
Këto janë fjalët e Krishtit!
Shqiptarët kanë të drejtë me pyetë…
Se vuejtën gati 550 vjet… si Krishti!



E madje, tue kenë Populli trashigimtar i Gjergj Kastriotit...

Related image

E Ti, o Gjergj Kastrioti, shka i le mangut Golgotës n’ ata 25 vjet lufta?!
Në historinë e Epokës mbas Krishtit, nuk besoj se ka një shtet tjetër në Europë, si Shqipnia, që tue kenë ndër ma të vogjlit e këtij kontinenti, me u përfshi në të gjitha ngjarjet kryesore të tij, madje edhe tue u “diskutue” edhe ekzistenca e kenjes së Saj...
Unë nuk dyshoj se Toka e Saj asht në kontinentin Europë ...Po ka njerëz që nuk e dinë endè, jo nga injoranca, sa nga dëshira mos me kenë edhe sot Shqipnia aty. Historia e shteteve të Europës Perëndimore kurrë nuk mund të jetë e plotë pa emnin e Shtetit Shqiptar, edhe pse e kanë gri e coptue si mos ma keq, tue u mundue me i plotsue qefin e interesat e të gjitha shteteve rreth nesh, njenit ma dashakeq se tjetri.
A mundet Italia me thanë se Popullit Shqiptar na i kemi dhanë një dhuratë të çmueshme, e cila i ka sjellë qytetnim dhe zhvillim të madh njerëzor në të gjitha aspektet, deri tek “liritë dhe të drejtat e Njeriut, një nga bazat e qytetnimit modern”, e kjo dhuratë asht kenë Krishtënimi?
– Jo, po e përsëris: “Jo”! Na jemi të Krishtenë aq ditë para Italisë, sa Shën Pali ka vonue me mbërrijtë nga Durrësi me anije në tokën e tyne.., e, mbas tyne janë kristjanizue vendet tjera mosmirnjohse Europjane...
Kush ma parë se Ilirët u ndodh mes zjarrit të Romës e Bizantit? Këte le të shpjegojnë historianët, dhe atëherë Europa do të “mësojë” se me sa vuejtje e sakrifica Ilirikët e ruejtën prej asaj kohë, pra, që nga viti 67 mbas Krishtit, kur në Iliri fillon edhe përndjekja e pafund e katolikëve.
Prof. Zef Mirdita në librin e Tij të çmueshem, “Krishtënizmi ndër Shqiptarë”(1998), në fq. 159, shkruen: “Kisha e krishterë ndër Shqiptarë, përkundrejt vështirësive e vazhdon kontinuitetin e mëparshëm. Edhe në kohën e skizmës (1054), përkundrejt ndihmave dhe presioneve të përandorve bizantinë dhe të kryepeshkopëve të Ohrit, ajo shpirtërisht mbetët në bashkësi me Romën...” A nuk asht edhe ky një fakt tjetër i Shqiptarve, që nuk u shkëputen as atëherë nga Europa?

Image result for gjergj kastrioti

Kisha Katolike në Shqipni e ritit romak dhe lindor, në shek. XIV e XV, asht faktori kryesor në ruejtjen e identitetit etnik dhe të pavarësisë së Shqiptarëve. Kisha Katolike dhe i Madhi Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, janë ”pararoja e qytetërimit të krishtenë Europjan. Pushtimi otoman dhe përhapja e islamizmit bën që një pjesë e konsiderueshme e popullit shqiptar ta braktisë vendin dhe të strehohet në Itali e Greqi. Kjo kohë është edhe zanafilla e Kishës së Krishterë Arbëreshe...” (fq. 166)
Se kush ishte Gjergj Kastrioti, Flamuri i Tij, Atdheu e Feja e Shqiptarve e tregojnë Malet, shpellat dhe gjaku i shkuem rrëkajë nga maja e Bratilës, luftat e pafund të Dedë Gjo’ Lulit, malësorve e bajraktarve që nenshkruen Memorandumin e Gerçës dhe klerikëve që ua mësuen Atyne Formulen “Fe e Atdhe”, me e shkrue dhe me e ruejt në Gjuhen e bekueme Shqipe.
Ma kjartë se kushdo që asht mundue me tregue figurën e luftat e Gjergj Kastriotit - Skenderbeut flasin dokumentat e Vatikanit, per të cilat disa “shqiptarë” vazhdojnë me ba sikur nuk i njohin...ose, edhe kur i “njohin”, mundohen me i paraqitë aq të gjymtuem, sa edhe vetë Vatikani me dyshue në “pronën” e vet që ruen tash sa shekuj. Madhështia e Kastriotit gjendet e shkrueme nga vetë Papët, e po aty edhe nga anmiqtë e tyne. Skenderbeu në botë njihet si mbrojtës i qytetnimit Perëndimor, por edhe i vetë Kishës Katolike. Papa Kalisti III shkruen: “Nuk ka njeri që i ka të njohura veprat e tua e që nuk i ngritë në qiell me lavdatat më të larta dhe të mos flasë për trimërinë tënde si për një ushtar të vërtetë, për një mbrojtës të emrit të krishterë.” (Prof. Z.Mirdita po aty, fq. 173.).

Image result for gjergj kastrioti

Po Ai Papë vazhdon: “Me të vërtetë shohim se ai pothuajse i vetmi, i cili, i është kundërvenë invadimit t’ egër turk, e nuk e ka lejuar afrimin e tyre.”
Papa Kalisti III shkruen: “Meritat e Tij janë më të mëdha se të të gjithë princërve të tjerë të krishterë!”.
Papa Piu II, shkruen: “Mbrojtësi më i rreptë i Krishtit”.
Plot 25 vjet ishte Gjergj Kastrioti - Skenderbeu që mbrojti Europën e përçame nga invazioni turk. Islamizmi anadollak ka provue në truellin Shqiptar se shuen traditat e vjetra kombëtare dhe shpartallon kulturën shpirtnore të popullit. Aty ku nuk ka veprue me forcën e shpatës apo të vendosjes në hu, aty ka përdorë formën e taksave dhe të nënvleftësimit të njeriut si kenje “e dytë”...Kjo ishte edhe arësyeja e largimit të një sasije të konsiderueshme nga Shqipnia për në Itali dhe Raguzë (Dubrovnik), ku kanë lanë edhe shumë trashigimtarë deri sot.
Kisha Katolike asnjëherë nuk ka mohue identitetin dhe entitetin etnik të Popullit Shqiptar. Kjo vërtetohët edhe me veprat e klerikëve të asaj kohë, kur ata iu mbështetën e u inkuadruen në gjiun e kulturës dhe shkencës së Evropës së asaj kohë, tue mbetë prap sot të pandryshuem që nga gjaja ma elementare, alfabeti latin. Një ndër kolosët e Kishës Katolike në Shqipni të asaj kohë asht edhe prifti Don Gjon Gàzulli, laurue në Padova, n’ Itali me 1430. Ky ishte misionar diplomatik i Skenderbeut, shkencëtar në fushen e astronomisë e të matematikës.
Dokumenti ma i parë i Gjuhës Shqipe, me 1462, nga Imzot Pal Engjëlli, “Formula e Pagëzimit”, asht dëshmia e pakundërshtueshme e të gjithë Shqiptarëve në qëndresën e Tyne kundër pushtimit barbar turk.
Kisha Katolike në Shqipni, mbas vdekjes së Skenderbeut, strehohet ndër shpella e male, ndërsa arbëreshët e Italisë krijojnë Kishën e vet.
Mbas vitit 1622 fillon njëfarë “ringjallje” e Kishës Katolike, që në shek. XIX shpërthen në Shkoder, kohë në të cilën Turkia lejon edhe me u ndërtue Kisha e Madhe Katedrale (1858). Kjo periudhë, edhe pse asht Shqipnia e pushtueme endè nga turqit, dallohet për përpjekjet e Klerit Katolik Shqiptar në hapjen e disa shkollave në Gjuhën Shqipe, ku asht përdorë alfabeti latin, gja që vazhdon me tregue vijushmeninë pa asnjë ndërpremje të rrugës kombtare ndaj kulturës Europjane. Jemi edhe para një fakti: “Asnjë krahinë e Shqipnisë nuk përdorë gjuhën turke!”


Image result for gjergj kastrioti


Në gjysën e dytë të shek. XIX, në Shkoder, kemi edhe shkolla të mesme si dhe seminar për klerikë katolikë Shqiptarë, ku që në bankat e shkolles fillore asht përdorë gjuha Shqipe. Nuk do të përsëris karakterin dhe rolin e këtyne institucioneve arsimore e kulturore në zhvillimin e ngjarjeve të asaj kohë, por do të theksoj se roli që ka luejtë Kleri Katolik Shqiptar në të gjitha aspektet për çeshtjen kombtare dhe kryesisht të primjes së saj në të gjitha kohët me kahun e pandryshueshëm të vetin nga Europa, janë e do të mbetën monumente të pavdekëshme historike të lavdisë së Tij.
Ai me të vërtetë u masakrue, u përndjek, u var, u vue në hujë, u muer zvarrë...dhe, u pështye si Thëmeluesi i Tij, por guximi dhe përpjekja me ruejtë në tiparet shpirtnore të besimtarëve binomin “Fe e Atdhe”, asht një meritë që na endè nuk e gjejmë të vlerësueme në masen që meriton. Vëreni me kujdes se sa asht e lidhun Historia e Shqipnisë me Historinë e Europës, përderisa vetë egzistenca e qytetnimit Europjan mvarej nga fati i luftave të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
Vëreni me kujdes se me sa guxim e pjekuni vepron Kleri Katolik në momentet kyçe të historisë sonë, kur fatet e saj rrezikojnë edhe një zhdukje të përjetëshme, ose gabime të pakorrigjueshme nga vetë politika e ndërthurun e shteteve të tjera.
Hapni arkivat e shihni letrat e dorëshkrimet e At Gjergj Fishtës drejtue sulltanëve dhe politikanëve të Europës, kur të gjithë papërjashtim janë para hartës së Ballkanit tue ba “pazarlleqet” e tyne për kufijtë tonë, për Trojet tona, e për caktimin e “sunduesit” të ri të Popullit Shqiptar! Mos u ndaloni vetëm tek At Fishta, as tek i Madhi Luigj Gurakuqi, as tek Don Ndre Mjedja, por vazhdoni e shfletoni dosjet e “mykuna” të Londres, Parisit, Romës dhe New Yorkut, ku do të gjeni një tjetër kolos të Klerit Katolik Shqiptar t’ “harruem”, Imzot Luigj Bumçin, që di me folë me të gjithë përfaqsuesit e ndryshëm të Lidhjes së Kombëve “pa përkthyes” e, me bindë edhe Papët e Vatikanit për të drejtat e Trojeve tona në 1920, si dhe praninë etnike dhe të vetëdijes sonë kombëtare në Europë.
Mbas vitit 1941, lidhjet e tradhtarëve tanë me sllavokomunistët, dhe “Jalta e 1945”, ishin dhe janë shkatrrimi i plotë i Atdheut Kastriotit...

Image result for KËTU U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU


KËTU U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU

E gjurmët e shkatrrimit i keni nder thëmelet e Kishës së Vaut të Dejës, e hjedhun n’ erë në vitin 1969, në 500 vjetorin e vdekjes së Kastriotit. I keni nder mbeturinat e Vorrit Gjergj Kastriotit në Lezhë, i keni në dokumentat fallco të historisë s’ Akademisë së Shkencave, i keni nder vorrezat greke në Token tonë, i keni në zhdukjen e kolosve të Gegnishtes, që kujtoni se janë zhdukë! Ata janë e kanë me kenë “Gurt’ e Parë, thëmeli i lidhjeve të Pavdekshme me qytetnimin e kulturen e Europës Perëndimore”!
Kjo vetëdije e Shqiptarëve dhe karakteri kulturor i saj, ku vazhdojnë me qendrue edhe doket e zakonet tona, u ruejt dhe u trashigue me sakrifica nga Populli Shqiptar, ndonse sot “historianët” e mohojnë, tue shpërfillë nga gjoksi i vet tinzisht flamurin e “marksizem – leninizmit” me shpifjet e fallsifikimet e tyne të turpshme e të pa baza, e këto “vepra të tyne” janë tradhtia e vjeter dhe e re që para Botës Përparimtare, kanë krijue idenë fallso se “Shqipnia sot anon nga orjenti...”


Image result for KËTU U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU

Po, Shqiptarët e vertetë kudo që janë në rruzullin toksorë sot BESOJNË:


GJERGJ  KASTRIOTI  SKENDERBEU  ASHT  I  PERJETSHEM ! 



Melbourne, 15 Janar 2018.




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...