2018-04-17

Gjon Keka: Libër i ri për Skënderbeun


Gjon Keka.jpg

Në foto:Gjon Keka


Gjon Keka ka lindur më 1981 në Kamenicë të Kosovës. Në vitin 2004 u diplomua për shkencat poltike (politolog), ndërsa në vitin 2006 përfundoi studimet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, ku ka fituar gradën Magjistër me temën "Kanalet direkte dhe indirekte të diplomacisë", në qendër të së cilës është pavarësia e Shqipërisë në 1912 e më pas. Njëkohësisht në 2005 - 2006 është specializuar në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Pastaj në programin e teknikës së avancuar të negociatave 2009 - 2010, UP, IEBA, ADA. Që nga viti 2009 është anëtar i Institutit Shkencor "Urania", i themeluar nga shkencëtarët Max Wilhelm Meyer dhe Werner von Siemens në vitin 1888. Ka punuar me projekte në Wus Austria 2005, me shoqatën "Nënë Tereza", "Pjetër Bogdani" etj. Përveç publikimeve të ndryshme në rrafshin shkencor, politik, teorik, praktik, analitik, si dhe atë publicistik, ka botuar edhe librin "Kosova drejt pavarësisë dhe integrimit". Gjithashtu ka botuar edhe shumë artikuj në shtypin shqiptar, kryesisht për çështjet e politologjisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Keka vazhdon të jetë aktiv në këto fusha duke shkruar shpesh për zhvillimet politike shqiptare, rajonale dhe globale.


Botime

Gabimet politike në Kosovë dhe Shqipëri - 2010
Shqiptarët në prizmin e diplomacisë ndërkombëtare - 2011
Ibrahim Rrugova - Lidership i idealeve të mëdha - 2011
Vetëplotësimi i Kombit - 2012
Skënderbeu, ideator i bashkimit europian - 2012

(Floripress,17.4.2018)


_____________

Gjon Keka: Libër i ri për Skënderbeun


Jemi në vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit dhe ky duhet të shihet parasëgjithash si një vit i bekuar për kombin,sepse nderon figurën kryesore të tij, figurën që është renditur ndër personalitet mbikohore të Europës dhe botës në përgjithësi që la gjurmë të pashlyera në historinë e përgjithshme të Europës.


Libri i ri i imi “Patriotizmi i Gjergj Kastriotit- porositë dhe këshillat e tij”,vjen si rezultat i punës së vazhdueshme hulumtuese mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit heroit të përbashkët të Europës,sepse e mbrojti civilizimin e saj.

Dhe gjatë tërë punës sime shoh se kjo figurë në vetvete ka shumë për të thënë jo vetëm tani në këtë shekull, por i bindur se edhe në shekujt në vijim ,ai do të mbetet figura më e trajtuar në historinë e njerëzimit.

Ashtu si punën e librave tjerë të mëparshëm edhe punën e këtij libri ia ofrojë vlerësimit dhe gjykimit të lexuesit dhe studiuesve të kësaj fushe.

Figura e Skënderbeut në letërsinë angleze

Gjergj Kastrioti.jpg

Figura e Skënderbeut është trajtuar në gjuhën angleze nga një numër autorësh anglofonë, si Edmund Spenser, William Havard, George Lillo, Thomas Wincop, Benjamin Disrael, Clement Clark Moore, H. Longfellow, Agnes Repplier, Lord Byron, etj. Por, unë dëshiroj të veçoj këtu një shkrimtar kanadez, Charles Ewert (Çarlz Juërt), lindur në Saskatchewan të Kanadasë më 1948 dhe banues në Newcastle të Ontarios, i cili më 1981 botoi romanin “SCANDERBEG – Eagle of Albania” për të cilin ai shkruan:

“Është e padiskutueshme që një libër është po aq një dhuratë për autorin sa është dhe për lexuesin. Për dhuratën që më dha “Skënderbeu” i jam shumë mirënjohës. Gjurmimet e mia për historinë e Skënderbeut dhe të popullit shqiptar kanë qenë jo vetëm dritëdhënëse por dhe thellësisht emocionuese. Në personalitetin e Skënderbeut i gjeta ata elementë të humanitetit dhe të shpirtit njerëzor që mund të shërbejnë si drita udhërrëfyese për çfarëdo kulture e qytetërimi. Këtu gjeta një njeri të cilit iu dha shumë, nga i cili u prit shumë dhe nga i cili u muar shumë. Guximi i tij, autoriteti komandues dhe dëshira e rrënjosur thellë për t’i vënë në shërbim aftësitë e tij ishin gjithmonë të veshura me një modesti të veçantë, e cila e ushqen jetën njerëzore me një gatishmëri për të marrë e për të pranuar pushtetin e Zotit”.

Trajtimi i temës mbi bëmat e jetën e Skënderbeut meriton me të drejtë një vëmendje të veçantë.

Në qoftë se para 50 vitesh, në kumtesat e mbajtura në Konferencën Ndërkombëtare organizuar në Tiranë me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut më 1968, përmenden vetëm 10 autorë anglezë e amerikanë që trajtuan figurën e Skënderbeut, mund të themi se tani ekzistojnë të paktën 31 vepra historike dhe letrare (shtatë poema, 3-4 drama, tri romane etj.) të botuara në gjuhën angleze deri më sot.

Mendohet, me mjaft siguri se publiku letrar anglez është njohur me motivet shqiptare, sidomos me bëmat e Skënderbeut, që nga koha e Mbretëreshës Elizabeta I dhe e Shekspirit (William Shakespeare). Botuesi më i famshëm i periudhës elizabetiane William Ponsonby, i cili vdiq më 1604, vetëm një vit pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta I, ishte botuesi i veprave të Edmund Spenserit dhe Philip Sidneyt. Më 1596 ai botoi veprën e famshme “Historia e Gjergj Kastriotit, Skënderbeut” të Marin Barletit të përkthyer në anglisht nga Zachary Jones Gentleman, të shoqëruar si kushtim nga tre sonete, njeri prej të cilëve është soneti i Spenserit për Skënderbeun. Mund të themi se soneti i Spenserit është krijimi i parë letrar për figurën e Skënderbeut në letërsinë angleze. Dhe kjo për dy arsye: Së pari, soneti i Spenserit u kompozua më parë se përkthimi dhe u botua më 12 tetor 1593; pastaj u përdor si epigraf për përkthimin e Gentlemanit. Së dyti, ai sonet është krijim i mirëfilltë i letërsisë artistike angleze, dhe jo një krijim poetik nga ndonjë poet çfarëdo, por nga njëri prej poetëve anglezë më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ndërkohë, libri i Gentlemanit është përkthim në anglisht i një vepre historike.

Përkthyesi anglez Gentleman mori variantin e famshëm frëngjisht të historisë së Skënderbeut të Marin Barletit, të botuar në Paris më 1576 dhe të përkthyer nga origjinali latinisht nga Baroni Jacques de Lavardin, dhe e ktheu në gjuhën e popullit të vet, më 1596-20 vjet pas përkthimit frëngjisht, me titullin “Historie of George Castriot, surnamed Scanderbeg, King of Albinie; containing his Famous Actes, his Noble Deedes of Armes and Memorable Victories against the Turkes for the Faith of Christ” (Historia e Gjergj Kastriotit, të mbiquajtur Skënderbe, Mbret i Shqipërisë, e cila përmban bëmat e tij të famshme, veprat e tij fisnike ushtarake dhe fitoret e tij të paharrueshme kundër turqve për fenë e Krishtit).

Studiuesi Franklin B. Williams, Jr., në studimin e tij “Spenseri, Shakspeare dhe Zachary Jones-i”, argumenton se përkthyesi Zachary Jones Gentleman dhe William Shakespeare janë njohur dhe kanë pasur kontakte me njeri-tjetrin.

Zachary Jonesi ishte bashkëkohës i Spenserit në Kembrixh dhe ia kushtoi veprën e përkthyer “Scanderbeg” kunatit të Spenserit, Sir George Carey (1547-1603), babai i të cilit ishte kushëri i parë i Mbretëreshës Elizabeta I. Në korrik 1596, kur i vdiq i ati, George, u bë Baron Hunsdoni i II-të dhe pastaj “Lord Chamberlain”. Më 1597 iu dha titulli Kalorës i Garterit dhe shfaqja e parë e komedisë së Shekspirit Gratë Gazmore të Uindsorit u dha për të kremtuar këtë rast. Si babai i tij Henry ashtu dhe vetë George Carey ishin “patronët” – mbrojtësit zyrtarë të kompanisë teatrore të Shekspirit të njohur si “Lord Chamberlain’s Men”. George u martua me Elizabeth Spenserin, kushërirën e poetit Edmund Spenser dhe patën një vajzë, gjithashtu të quajtur Elizabeth.

Poeti më i madh i “Plejadës” (Rilindjes Franceze) Pierre de Ronsard (1524-1585), i mbiquajtur “Princi i Poetëve”, shkroi në vend të parathënies një sonet kushtuar Zhak de Lavardinit, në të cilin e portretizon Skënderbeun si më poshtë (cituar nga libri i shqiptaro-francezit Aleksandër Zoto, Ed., Anthologie de la prose albanaise. Fayard, 1984):

[…] Et Scanderbeg, haineux du peuple Scythien
Qui de toute l’Asie a chassé l’Evangile.
O très-grand Epirote ! Ô vaillant Albanois !
Dont la main a défait les Turcs vingt et deux fois […]”

“[…] Dhe Skënderbe, që urreheshe nga populli skithian
Që nga gjithë Azia e kishte flakur tutje Ungjillin.
O, epirot madhështor! O, shqipëtar sypatrembur!
Dora e të cilit i mundi turqit njëzetedy herë[…]” (Përkthimi në shqip nga R.K.)

Për heroin shqiptar poeti i madh rilindas Edmund Spenseri (1552/3-1599) thotë se është ‘tmerri i turqve dhe murtaja e të pafeve / i madh si në emër, ashtu dhe në pushtet e fuqi’; ai ‘mund të matet me më të mëdhenjtë e heronjve’ të antikitetit.

Një version i sonetit të Spenserit në përkthimin shqip:

Pse të ngrejmë kot në qiell Lashtësinë,
Monumentet e zotrave fuqiplotë,
Heronjtë që bota u falte lavdinë
Dhe fëmijve ua mbushnin kokën plot,
Dhe që me bëma të famshme i magjepsën,
Statuja dhe kolosé të mëdha admirojnë,
Sheshe triumfatore që ata ngritën,
Piramida gjigande që qiellin kërcënojnë?
Ja tek është një që më von’ doli në dritë
Që matet me më të mëdhenjt’ e të mëdhenjve
Dhe meriton të lartësohet për triumf e meritë
Tmerri i turqve, kolera e të pafeve;
I madh si në emër dhe në fuqi e pushtet.
Për bëmat e tua, O Skënderbe, ky vëllim flet.

Përveç sonetit të Spenserit, parathënia e përkthimit anglisht të kronikës së famshme të Marin Barletit ka dhe dy sonete të tjerë që i kushtohen këtij përkthimi por dhe vetë heroit të veprës. Pra, në parathënien e përkthimit anglisht kemi gjithsejtë tri sonete. Këta dy sonetet e fundit ka shumë gjasa të jenë kompozuar nga njerëz të afërt të përkthyesit për të lavdëruar punën e përkthyesit. Kjo sugjerohet nga titujt e soneteve, të cilët janë thuajse krejtësisht të njëjtë, si dhe nga katër shkronjat e para të mbiemrit të dy autorëve të soneteve, respektivisht “R. C. GENT.” dhe “C. C. GENT.” Mendojmë se duket qartë që “G-E-N-T” janë katër shkronjat e para të mbiemrit të përkthyesit “Gentleman”. Njëri sonet titullohet “R. C. Gent. Në lavdërim të këtij libri”, kurse tjetri “C. C. Gent. Në lavdërim të kësaj vepre”. Strofa e tretë e sonetit të dytë ngre lart madhështinë e figures së Skënderbeut:

Nëse njerëz të mëdhenj vepra të mëdha kërkojnë
Kush mund të matet me të Madhin, Skënderben?
Nëse për këto ata këshillë pranojnë,
Këtu si bëmat ashtu dhe këshillat e tij i gjen.

Edhe soneti i tretë ngre lart figurën e Skënderbeut duke e krahasuar me Aleksandrin e Madh në trimëri, fuqi e lavdi. Poeti i fton lexuesit që “dëgjojnë për bëmat e ditëve të tij” të “admirojnë vlerat e tij dhe t’ia ngrejnë lart lavdinë”.

Tashmë dihet me siguri se më 3 korrik 1601 u shfaq në Londër një dramë me hero kryesor Skënderbeun, e cila besohet se është shkruar nga dramaturgu i famshëm i kohës së Shekspirit, Christopher Marlowe (1564-1593), autor i dramave të mëdha “Doktor Fausti” dhe “Timurleni” (në të cilën përmendet Shqipëria – Pjesa I, Akti I, Skena II, vargu 164). Duke u mbështetur në disa burime të reja, po jap qasjen time për këtë dramaturg dhe dramën e tij për Skënderbeun. Për fat të keq drama e tij për Skënderbeun nuk e pa dritën e botimit dhe dorëshkrimi nuk është gjetur deri më sot. Por, ajo ekziston e regjistruar nga njëfarë E. Allde në regjistrin e shfaqjeve “the Stationers’ Register” me titullin “The true historye of George Scanderbarge as yt was lately playd by the right honorable the Earle of Oxenforde his servants” (“Historia e vërtetë e George Skanderbargut, ashtu siç u shfaq kohët e fundit nga shërbëtorët e shumë të nderuarit Kont i Oksenfordit”).

Studiuesi amerikan Samuel Claggett Chew (1888 – 1960), në veprën e tij “The Crescent and the Rose, Islam and England during the Renaissance” shprehet me keqardhje për humbjen e kësaj drame: “Nga shumë drama elizabetjane që nuk kanë arritur deri tek ne, për humbjen e asnjë vepre tjetër nuk të vjen keq më shumë se sa për atë që bën fjalë për jetën e heroit luftëtar Xhiorxhio Kastriota, i njohur si Skanderbeg. Kastrioti u lind më 1403, një vit pasi u mund Bajaziti I nga Timurleni. Ai ishte biri i një lordi epirot dhe u muar peng nga Muradi II kur Epiri u pushtua nga turqit më 1423. Ai u bë muhamedan dhe për njëzet vjet qe nën shërbimin ushtarak të otomanëve – anëtar i ‘reparteve luftarake të kristianëve të konvertuar’ për të cilët shkroi Marlou (Timurleni, III, I, 9).”

Humbja e dramës mund të ketë ndodhur edhe për faktin se ajo u shfaq tetë vjet pas vdekjes së dramaturgut të shquar, i cili u vra në rrethana të dyshimta në një tavernë në moshën 29-vjeçare dhe nuk la trashëgimtarë që mund të kujdeseshin për dorëshkrimet e tij.

Disa aluzione të shkurtra e mjaft të çuditshme për emrin e heroit kombëtar shqiptar gjenden në disa vepra dramatike të teatrit anglez të shekullit XVII. Skënderbeu herë lartësohet si simbol i heroizmit, herë përçmohet deri në nivelin e një rufiani. Shprehja popullore angleze “shpata e Skënderbeut ka nevojë për krahun e Skënderbeut” (angl. “Scanderbeg’s sword must have Scanderbeg’s arm”) përdorej shpesh në këtë kohë. Dramaturgu Ben Jonson (1572-1637), mik e pasardhës imediat i Shekspirit, përmend njëfarë “zuzari horson Skander-bag” (angl. “Horson scander-bag rogue”) në komedinë e tij “Every Man in His Humour” (1598) (Akti I, Skena III, vargu 22), e cila u vu në skenë nga trupa teatrore e Shekspirit dhe në të cilën ka interpretuar dhe vetë Shekspiri. Dramaturgu dhe pamfletisti Thomas Dekker (1572-1632) i referohet heroit tonë si “Skanderbag Zuzar” (angl. “Skellum Skanderbag”) në dramën e tij më të njohur “Festa e Këpucarit ose Zanati i mbarë” (angl. “The Shoemaker’s Holiday or the Gentle Craft”). Dramaturgu londinez i periudhës së Neoklasicizmit James Shirley (1596-1666) krijoi figurën e Kapiten Skuanderbegut (angl. Captain Squanderbeg), i cili del në skenë në Aktin IV, Skena I të dramës së tij “Honoria dhe Mamoni” (angl. “Honoria and Mammon”). Shirley i referohet Skënderbeut si luftëtar edhe në dramën tjetër “Zotëria i Venedikut” (angl. The Gentleman of Venice), Akti III, Skena I.

Gjithashtu, poeti kalorsiak Richard Lovelace (1618-1658) evokon Skënderbeun, ose me saktë kockat e tij, në një poezi me titull “Gjenisë së Zotit Xhon Hill, për përkthimin e saktë që i ka bërë Hierokliut, komenteve të tij mbi vargjet e arta të Pitagorës” (angl. “To the genius of Mr John Hill, on his exact translation of Hierocles, his comments upon the golden verses of Pythagoras”). Kjo poezi gjendet në vëllimin e tij “Lucasta”. Poeti anglez tregon për legjendën e dhunimit të varrit të shenjtë të Skënderbeut në Lezhë nga jeniçerët, të cilët ziheshin me njeri-tjetrin se kush e kush të merrte nga një copë kockë të heroit dhe ta mbante si “hajmali” duke besuar se ajo do ta mbronte në betejë:

Zënka e ushtarëve nuk linte asnjë dyshim
Se kush këpuste një Cifël të Kastriotit
Do mbrohej me magji për të sfiduar vetë vdekjen,
Mbi shkëmbinj zhveshur do hidhej me këtë kockë armatosur.

Nga 1601 deri më 1733 Skënderbeu nuk u shfaq në asnjë skenë angleze. Gjatë kësaj periudhe rreth 130-vjeçare nuk u shkrua asnjë vepër letrare e veçantë në Letërsinë Angleze me përjashtim të një romani të përkthyer nga frëngjishtja, vepër e romancieres franceze Anne de la Roche Guilhem (1644 – 1707/1710).

Romancierja dhe përkthyesja franceze Anne de la Roche Guilhem (1644-1707/1710) u lind në Rouen të Francës me 24 korrik 1644. Ajo ishte një protestante (hugenote) e përbetuar. Për bindjet e saj ajo u detyrua të emigronte në Angli (ka shumë mundësi nëpërmjet Hollandës) më 1685 dhe u vendos në Londër ku qëndroi deri sa vdiq më 1710 e rrethuar nga miqtë e saj hugenotë. Ajo u bë e njohur me disa romane që shkroi gjatë qëndrimit në Angli, të cilët shtypeshin në Holandë dhe shpërndaheshin fshehurazi në Francë. Ajo u mor dhe me përkthime nga letërsia spanjolle. Dihet me saktësi se ndër veprat që shkroi gjatë qëndrimit në Londër është dhe romani “Le Grand Scanderberg” prej 178 faqesh. Ky roman për Skënderbeun u shkrua në Londër, u shtyp fillimisht në frëngjisht më 1688, dhe u botua në Amsterdam, Savouret, Hollandë, dhe pastaj, dy vjet më vonë u përkthye në anglisht dhe u botua më 1690 me titullin “The Great Scanderbeg. Translated from the French Original” (Skënderbeu i Madh. Përkthyer nga origjinali frëngjisht) në Londër nga Richard Bentley. Pas 31 vitesh, më 1721, ky roman përsëri u përkthye, u redaktua dhe u botua në anglisht nga John Watts.

Sir William Temple (1628-1699), burrë shteti, diplomat e eseist i shquar anglez, në esenë e tij të famshme “Ese mbi virtytin heroik” (angl. Essay on Heroic Virtue) e radhit Skënderbeun midis shtatë prijësve “të cilët e kanë merituar, pa e vënë në kokë, kurorën mbretërore” (angl. “who have deserved, without wearing, the royal crown”). Shtatë prijësit që, sipas tij, e kanë merituar një kurorë mbretërore janë: “Belisarius, Narses, Gonsalvo i Kordovës, Williami i Parë Princi nga Orange, Alexandri – duka i Parmës, Janos Huniadi dhe Gjergj Kastrioti ose Skanderbegu”.

Në letërsinë angleze të epokës së Neoklasicizmit, gjatë shekullit të XVIII-të u shkruan, fatmirësisht u botuan tri tragjedi (dhe dy prej tyre u vunë në skenë) me hero kryesor Skënderbeun. Jemi munduar të japim një trajtim të dokumentuar për secilin prej tyre.

Kështu, më 1733 në Teatrin “Goddman’s Fields” u shfaq drama “Scanderbeg” e William Havardit (1710-1778). Kjo tragjedi është një dramë në pesë akte me një prolog dhe një epilog dhe me një ndërrim të shpeshtë të skenave – ajo ka pikërisht 58 skena: Akti I ka gjashtë skena; akti II ka 16 skena; akti III ka 13 skena; akti IV ka 13 skena dhe akti V ka 10 skena. Skena e veprimit të dramës është “një vend fqinj pranë Kostandinopojës”.

William Havardi ishte një dramaturg dhe aktor i shquar i kohës, i cili lindi në Dublin në korrik 1710, në familjen e një vreshtari. Fillimisht studioi për kirurgji, por i ndërpreu studimet mjekësore për t’u bërë aktor dhe u angazhua në teatrot e Londrës qysh në fillim të viteve 1730. Suksesin e parë si dramaturg e arriti pikërisht me dramën në vargje “Scanderbeg: A Tragedy” (1732/3), e cila u shfaq në teatrin londinez “Goodman’s Fields” më 15 mars 1733. Pas dramës “Scanderbeg”, Havardi shkroi tragjedinë “King Charles the First” (Mbreti Çarlsi i Parë) (1737), e shkruar duke imituar Shekspirin, e cila pati sukses. Pas shumë vitesh ai shkroi dramën “Regulus” (1774), e cila nuk pati shumë sukses, dhe një farsë me titull “Elopement” (Rrembimi). Më 1737 u angazhua në Teatrin Mbretëror “Drury Lane”, ku punoi gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij, gjersa u largua përfundimisht nga skena më 1769. Sipas Charles Readit, redaktorit të librit “A Cabinet of Irish Literature” (Një etazher i letërsisë irlandeze), botuar në tre vëllime gjatë viteve 1876-1878, “drama në vargje Scanderbeg (1733) u mbështet në dramën ‘Heroi kristjan’ të Lillos, por e tejkaloi atë”. Dramaturgu dhe romancieri ilimunist Henry Fielding ushqente respekt të madh për talentin aktrues të Havardit dhe e rendiste përkrah Garrickut. Havardi vdiq më 20 shkurt 1778, në moshën 68-vjeçare. Në nderim të tij dramaturgu, regjisori dhe aktori i madh anglez i neoklasicizmit, David Garrick, shkroi epitafin “Nderim për kujtimin e një karakteri të njohur e të respektuar për një kohë të gjatë”.

Drama tjetër është ajo e dramaturgut George Lillo (1693-1739) me titull “Heroi kristjan” (angl. “The Christian Hero”), e cila gjithashtu u shkrua, u botua dhe u vu në skenë në Londër në Teatrin Mbretëror “Drury Lane” dhe u botua më 1735. Kjo tragjedi u mbështet në një histori të shkurtër të Skënderbeut me titull “Jeta e Gjergj Kastriotit” (angl. “The Life of George Castriot”), e cila u botua në Londër me 1733.

Shumë pak dihet për biografinë e George Lillos përveç faktit se ishte i biri i një argjendari holandez që jetonte në Londër. Dihet gjithashtu se ai u bë dramaturg e tragjedian shumë i vlerësuar për kohën. Drama e tij më e njohur është “Tregtari londinez”, ose “Historia e Xhorxh Barnuellit” (“The London Merchant, or The History of George Barnwell”, 1731), e cila u vu në skenë në Teatrin Mbretëror “Drury Lane” dhe u shfaq me shumë sukses për njëzet net rresht në periudhën më të nxehtë të vitit me sallën të mbushur plot. Për të shkruar këtë dramë, Lilloja u frymëzua nga drama elizabetiane e pasionit. Në këtë dramë personazhet nga shtresa e mesme zëvendësojnë aristokratët apo anëtarët e familjes mbretërore që ishin heronjtë e zakonshëm të dramave të neoklasicizmit. Drama bën fjalë për një çirak londinez që e grabit tri herë mjeshtrin e tij dhe vret xhaxhain e tij. Më në fund pendohet për krimet, por megjithatë ekzekutohet. Subjekti mbështetet në një baladë të vjetër. Denis Diderot imitoi tragjedinë e Lillos kur shkroi dramën e tij “Biri natyral” (“Le Fils naturel”, 1757). “Tregtari Londinez” pati ndikim të madh në zhvillimin e dramës ”borgjeze” jo vetëm në Angli por dhe në Francë e Gjermani.

I nxitur nga suksesi i kësaj drame, Lilloja ndërmori të bënte një dramë me subjekt më të vështirë e më sublim. Rreth vitit 1734 ai shkroi dramën “Heroi kristjan”. Redaktori i kësaj drame nënvizon: “Subjekti i tragjedisë gjendet në historinë e turqve. Karakteri i Skënderbeut, heroit të dramës, i ngjan “Tamerlanit” dhe kundërvihet mirë përballë Muratit, sulltanit turk. Karakteret e kësaj tragjedie në përgjithësi janë të spikatur qartë; disa skena patetike të dramës ‘Heroi kristjan’ nuk qëndrojnë aspak më poshtë se veprat e shumicës së dramaturgëve tanë më të nderuar. Sjelljet dhe veprimet e turqve dhe të krishterëve dallohen mirë ndërmjet tyre. Drama akumulon tension të lartë dramatik nga dëshpërimi i Skënderbeut, kur e dashura e tij Althea bie rastësisht nga rrethanat e luftës në duart e armiqve të tij”.

Kjo tragjedi ka pesë akte dhe dymbëdhjetë skena (tre aktet e parë kanë nga një skenë, akti IV ka katër skena dhe akti V ka pesë skena); gjithashtu, drama ka një prolog dhe një epilog. Tragjedia “Heroi kristjan” shoqërohet nga një histori e shkurtër prej 15 faqesh për jetën dhe bëmat e Skënderbeut me titull “Jeta e Gjergj Kastriotit (Life of George Castriot) e shkruar nga vetë George Lillo dhe e botuar në Londër më 1733. Kjo histori e shkurtër shërben si bazë për subjektin e dramës. Dramaturgu pohon se “Tragjedia e ‘Heroit kristjan’ mbështetet në atë rrethanë të mrekullueshme e të rëndësishme në jetën e Skënderbeut siç është shpëtimi i Krujës nga rrethimi, pasi kishte qëndruar e rrethuar gati për gjashtë muaj nga trupat e shumta të Sulltanit Turk, Muratit të II-të, i cili vdiq, mbas trazimesh e zhgënjimesh të pafund, nga dëshpërimi dhe tërbimi nën muret e atij qyteti. Prandaj, mendojmë se është e domosdoshme që të japim një përshkrim, të mbledhur nga autorët më të besueshëm për jetën dhe karakterin e këtij princi të shkëlqyer, me qëllim që ata që nuk janë njohur ende me subjektin, kur ta lexojnë këtë, përveç udhëzimeve dhe kurioziteteve që mund të gjejnë aty, do të jenë në gjendje ta gjykojnë dramën më mirë”.

George Lillo vdiq më 1639 në moshën 46-vjeçare. Tragjedia “Heroi kristjan” dhe “Jeta e Gjergj Kastriotit” të këtij autori u botuan përsëri, së bashku me dy drama të tjera më 1775 në Londër në vëllimin “Vepra të Xhorxh Lillos, me disa të dhëna për jetën e tij” (“The Works of Mr. George Lillo, with Some Account of His Life”).

Kurse Thomas Whincopi (1696 – 1730), mik i poetit të madh neoklasisict Alexander Pope (1688-1744), në vitet 1730-të shkroi në Londër tragjedinë “Skënderbeu, ose dashuri dhe liri” (angl. “Scanderbeg, or Love and Liberty”). Kjo vepër mbi Skënderbeun është një dramë lirike e shkruar sipas rregullave të Neoklasicizmit dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nga Skënder Luarasi. Drama e botuar shoqërohet nga një histori e shkurtër e Shqipërisë së kohës së Skënderbeut mbështetur në Historinë e Skënderbeut të Marin Barletit. Kjo dramë nuk u vu në skenë asnjëherë, kjo ndoshta për shkak të vdekjes së papritur të autorit në moshën 34-vjeçare më 1730, pak kohë pasi e kishte shkruar dramën. Bile dhe botimi i veprës u realizua me vështirësi nga e veja e autorit 17 vjet pas vdekjes së tij më 1747.

Vepra dramatike e Whincop-it është një dramë lirike e shkruar sipas rregullave të Neoklasicizmit. Drama shoqërohet nga një histori e shkurtër e Shqipërisë dhe e jetës dhe luftërave të Skënderbeut. Kjo histori e shkurtër prej 17 faqesh titullohet “The Life of George Castriot, commonly called Scanderbeg, King of Epirus and Albania” (Jeta e Gjergj Kastriotit, zakonisht i quajtur Skënderbe, Mbret i Epirit dhe i Shqipërisë). Mendojmë se “historia e shkurtër” e Whincopit mbështetet në veprën madhore të Richard Knollesit, “Generall Historie of the Turkes”. Veprimi dramatik paraprihet nga një prolog prej 38 vargjesh i cili i fton lexuesit të japin një gjykim të paanshëm mbi dramën dhe ta çmojnë heroin, i cili nuk e ndau ndjenjën e dashurisë nga ndjenja e detyrës dhe detyrimi i tij “për ta çliruar vendin e tij” (“I tillë qe Skënderbeu, shpirtin fisnik të të cilit shikojmë/ Ndonëse i betuar në dashuri, mundi ta çlironte vendin e tij”). Vendi i veprimit të dramës është “një luginë e vetmuar pranë Krujës, me një pamje në distancë të kampit të sulltan Muratit”.

Drama në vargje e Thomas Whincopit u përkthye në gjuhën shqipe nga përkthyesi i shquar dhe profesori i nderuar i Letërsisë Angleze Skënder Luarasi dhe u botua në Tiranë më 1968 me rastin e kremtimit të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Përveç të tjerave, në këtë shkrim dëshiroj të vë në dukje shkurt edhe disa të dhëna që më duken me interes për një autore të fundit të shekullit XVI dhe fillimit të shekullit XVII që shkroi një vepër poetike për Skënderbeun, e cila është mjaft e njohur për rrethet akademike në Shqipëri. Bëhet fjalë për poeteshën e shquar të Rilindjes italiane, Margherita Sarrocchi (1560-1617) dhe poemën e saj epike “La Scanderbeide”, në të cilën përshkruhen” në një mënyrë të gjallë ngjarjet e periudhës së parë të veprimeve të Gjergj Kastriotit pas kthimit në atdhe. Poema mbyllet me triumfin e tij mbi sulltan Muratin në rrethimin e parë të Krujës, më 1450. Kam bindjen se për këtë vepër madhore mund të shkruhen monografi. Është e vërtetë se botimi i parë i kësaj vepre i takon vitit 1606, por atëherë ajo u botua e papërfunduar; vepra e plotë u botua në Romë më 1623 nga Andrea Fei gjashtë vjet pas vdekjes së poeteshës (ajo vdiq në Romë më 27 tetor 1617). Vepra e përfunduat “La Scanderbeide” ka 12 këngë, 2251 oktava (strofa tetëshe) dhe 18,888 vargje.

U nxita për të shkruar për këtë poeteshë për disa arsye. Së pari, kam përfshirë në studimet e mia për Skënderbeun gjithçka që është shkruar për të në gjuhën angleze, përfshirë përkthimet në anglisht nga gjuhë të tjera. Vepra e Sarrocchit u përkthye dhe u botua në gjuhën angleze në vitin 2006 nga Rinaldina Russell, profesoreshë emeritus e Letërsisë dhe Gjuhëve Evropiane. Përkthyesja e redaktoi dhe e përktheu poemën “La Scanderbeide” në prozë, duke iu përmbajtur ndarjes strofike të origjinalit italisht.

Së dyti, u nxita për të përmendur miqësinë dhe korrespondencën e poeteshës Margherita Sarrochi me shkencëtarin e madh Galileo Galilein. Tri prej shtatë letrave të saj për Galileon kanë të bëjnë me poemën për Skënderbeun. Këto letra u përkthyen dhe u botuan në gjuhën angleze para një viti e gjysmë, më 2016, nga një studiuese tjetër amerikane, Meredith K. Ray (Margherita Sarrocchi’s Letters to Galileo: Astronomy, Astrology, and Poetics in Seventeenth-Century Italy). Në këtë botim jepet ‘Pasqyra e lëndës’: I. Hyrje II. Astronomia, Astrologjia, dhe Poetika në Italinë e shek. XVII. 1. Sarrocchi dhe Galileo në Romë 2. Shkenca dhe Scnaderbeide-ja. 3. “Scanderbeide”-ja e Sarrocchi-t dhe “Syri i Armikut” e Galileos. 4. Kundërshtitë rreth “Yjeve Mediçejane” të Galileos. 5. Leximi i yjeve 6. Shtigje që ndahen III. Letrat e Margherita Sarrocchi-t dhe Galileos (me tri letra që kanë lidhje me njera tjetrën.).

Letra e parë dërguar Galileit shoqëron dorëshkrimin e poemës epike “Scanderbeide” dhe mban datën 13 janar 1612. (Sarrocchi ishte takuar me Galileon për herë të parë në Romë në shkurt 1611). Ky libër trajton një moment kyç në historinë e shkencës dhe vendit të gruas në të. Meredith Ray na jep studimin e parë shterues dhe përkthimin e plotë në anglisht të korrespondencës së jashtëzakonshme midis Margherita Sarrocchit (1560-1617), një filozofeje të natyrshme dhe autores së një poeme epike, “Skënderbejadës” (1623) dhe astronomit të famshëm, Galileo Galileit. Kjo korrespondencë, e cila zhvillua pak kohë pas publikimit të “Sidereus Nuncius” të Galileos, na tregon se si iu afrua Sarrocchi Galileos për t’i kërkuar që ta ndihmonte për të redaktuar poemën e saj epike, duke i ofruar në këmbim përkrahjen e saj për zbulimet e tij të fundit për teleskopin.

Së fundi, u entuziazmova kur e gjeta botimin e plotë të poemës “La Scanderbeide” të vitit 1623 në fondin e bibliotekës shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Besoj se për këtë merita i takon bibliotekarit të jashtëzakonshëm, me kulturë dhe erudicion të rrallë Vili Kamsi. Falë përkushtimit, këmbënguljes dhe mendjes së tij të ndritur, biblioteka shkencore e këtij universiteti u pasurua me disa vepra të rralla shumë të vyera.

Dushkaja, libri metaforik që pasqyron jetën në Kosovë

Image result for adem lushaj
NGA: Mr.Sci.ADEM LUSHAJ 


Në Gjakovë promovohet libri metaforik "DUSHKAJA" i autorit Jusuf Buxhovi, botuar nga Shtëpitë botuese "FAIK KONICA"-Prishtinë dhe "JALIFAT PUBLISHING"-Houston. Promovimi i këtij libri, kishte zgjuar interesimin e shumë dashamirve të fjalës së shkruar artistike, jo vetëm nga Gjakova, në mesim e të cilëve ishte, edhe Saranda Hyseni, drejtorësh e Drejtorisë për Kulturë në Gjakovë, e cila kishte treguar gatishmëri në përkrahje të promovimeve të tilla, edhe në të ardhmen. Pos drejtoreshës Hyseni, nga Houstoni i largët kishte ardhur edhe Ramiz Tafilaj, shtëpia botuese e të cilit, ka përkrahur shumë botime, jo vetëm të historianit Buxhovi. Tafilaj në fjalën e tij ka thënë se është nderë të botosh librat e të palodhshmit Buxhovi, e që shpejti do dalin nga botimi edhe kompleti tjetër apo vazhdimësia e kompletit i këtij autori, "Kosova 6, 7, 8".


Ndërsa autori i librit " DUSHKAJA", ka treguar se ky libër metaforik (emri i librit muk paraqet toponim), iu kushtohet dy shkrimtarëve të mirënjohur, personaliteteve të njohura, Ali Podrimja dhe Teki Dervishi, e që në faktë paraqet gjendjen reale në shoqërinë tonë kosovare, "kush çka do bën sipas qejfit tij, ku e keqja shitet si e mirë apo e kundërta"!
Historiani Buxhovi, duke shtjelluar tematikën metaforike të librit, kishte zgjuar interesimin e të pranishmëve, duke parashtruar edhe pyetje apo diskutime rreth kësaj tematike. Gjithnjë sipas autorit, kundrimi i jetës në "Dushkajë" është e ftohur, e ngrirë dhe pa buzëqeshje. Jetë me rënie shpirtrore nga kriminaliteti. Jetë e thyer e pa shpresë. Jetë, sikurse që është në Kosovë. Brenda kësaj jete, jetojnë vrasësit, por edhe tjerët që paguajnë për të vrarë. Pra, është jetë ku, i keqi bëhët i mirë apo i dështuari bëhët i suksesshëm.

Profesor Buxhovi, duke folë për jetën politike dhe zhvillimet në Kosovë, ka thënë se është e domosdoshme të kemi një alternativë të re qeverisëse, apo bashkim intelektual të ngjashëm si të viteve '90-ta, edhe pse në shoqëri apo shtet të mirëfilltë, shtresa intelektuale nuk do duhej të merrej fare me politikë. Ai, për ndryshime pozitive ka përmendur dy rrugët, atë të evolucionit dhe revolucionit, e që kjo e dyta nuk do duhej të përdorej në këtë kohë, por edhe nuk do ishte e përjashtueshme.

Gjatë luftës shfarosëse serbe 1998-1999 në Kosovë, Podujeva pësoi shumë në njerëz dhe në ekonomi


Image result for naxhije doçi

Eruditizmi letrar  dhe patriotik 
i Prof.Naxhije Bajraktari-Doçit 

1


Naxhije Bajraktari- Doçi është e lindur në Therandë (Suharekë) në Familjen Bajraktari të Therandës. Kjo familje më së dy shekuj ishte prijetare në luftërat për liri të tokave shqiptare, ndërsa në gjysmën e dytë të shekullit njëzet ishte e përndjekur dhe e burgosur pse vepronte me përkushtim për t’u çliruar nga pushtuesi serb në Kosovë. Babai i saj, Destan Bajraktari, profesor, ishte i anatemuar nga pushtuesi serb, i burgosur politik, folklorist dhe autor i më se 40 veprave poetike e folklorike.
Naxhije Doçi shkollën fillore e kreu në vendlindje, në Therandë, të mesmen, Normalen në Prizren, Fakultetin Filologjik-Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Prishtinë. Është e martuar dhe jeton në Prishtinë me bashkëshortin, prof. dr. Rexhep Doçi dhe ka tre djem me përgatitje të larta shkollore e shkencore. Mbi 30 vjet ka punuar profesoreshë në shkolla fillore dhe të mesme te Prishtinës. Nga viti 2000 Shefe në Drejtorinë për Arsim të Kom. së Prishtinës dhe zëv. drejtor.
Në vitet e 80-ta në shkollën ku punonte, tani Shkolla e Mesm Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë, për shkak të reagimeve të shpeshta ndaj ndëshkimit të nxënëve shqiptarë, që dilnin në protesta kundër pushtimit dhe diskriminimit serb në Kosovë, bije në sy për të keq tek administrata e shkollës dhe më gjërë. Reagimet e saj do të vazhdojnë edhe në kohën e ndryshimit të amandamenteve kushtetuese në vitin 1989 në Kosovë, segregacionit në shkolla dhe helmimit të nxënësve shqiptarë nëpër shkollat e Kosovës, më 1990. Në klasën ku ishte kujdestare e klasës (kl. IV) i helmohen 23 nxënëse nga helmet toksike misterioze serbe dhe me ndihmën e nxënësve të paprekur nga helmimi i bartë me veturën e vet dhe si të mundet nxënëset e helmuara të klasës, as të gjallë e as të vdekura, për t’i dërguar deri në spital, si edhe nëpër shtëpitë e tyre. Angazhimet dhe veprimet e tilla do të kritikohen rrebtë nga administrata diktatoriale e kohës dhe për këtë do të ftohet disa herë në bisedat e ashtuquajtura informative në SUP-in e atëhershëm tmerrues serb në Kosovë, si edhe do të merret vendimi për përjashtim nga puna si profesoreshë. Në vitin 1991 një vendim i tillë makabër do të bastardhohet, se tani të gjithë nxënësit dhe mësimëdhënësit shqiptarë ishin të përjashtuar e të diskriminuar nga e drejta për shkollën shqipe. Edhe gjatë mbajtjes së mësimit nëpër Shtëpitë-Shkolla është torturuar fizikisht e psiqikisht prej policëve serbë, që hynin me barbari të paparë edhe në orët mësimore, në Shtëpinë-Shkollë.
-Nga viti 1989 Naxhije Doçi është marrë intenzivisht me aktivitete të organizuara arsimore e politike në të mirë të Kosovës. Ka punuar shumë për shkollimin dhe emancipimin e femrës shqiptare në Kosovë, si edhe për të drejtat e saj.
-Është themeluese e Degës së IV te Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, ndërsa në vitet 1992-1997 zgjidhet edhe nënkryetare, si edhe kryetare e FGLDK për këtë Degë.
-Pas luftës zgjidhet sekretare gjenerale e FGLDK dhe kryetare e Degës së II të FG, në Prishtinë.
-Nga viti 2010 dhe aktualisht është nënkryetare e Forumit të Gruas të LDK.
-Më 2004-2007 zgjidhet deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës
-Më 2005 shpallet Ambasadore e Paqës Universale në Botë.
-Në Kongresin Mbarkombëtarë të Gruas Shqiptare, mbajtur në Prishtinë
më 2012, shpallet Gruaja Shqiptare e Vitit
-Naxhije Doçi është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK)
-Nënkryetare e PEGASI-KOSOVA dhe anëtare e LNPSHA “PEGASI”-ALBANIA
-Anëtare: Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë - Prishtinë.
-Anëtare e QKPSHA-Gjakova, në Gjakovë.
-Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Elena Gjika-Dora D’Istria” - Therandë
-Naxhije Doçi është shkrimtare dhe ka shkruar këto libra:
1.“Shpirti i dërmuar-Dhuna serbe ndaj femrës shqiptare në Kosovë
1997-1999”,Prishtinë 2001, (330 f).
2. “Destan Bajraktari folklorist, letrar dhe atdhetar ”-Prishtinë -2009, (445 f.)
3. “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”,
Prishtinë -2010, (441 f.).
4.”The Serbian crime and rape against the Albanian Woman in Kosova 1997–1999”
Prishtinë – 2013, (465 f.)
5. Libri me poezi “Kohë flakadanësh të lirisë”, Prishtinë - 2012, (205 f.)
6. “Times of flambeaus of fredoom” - Pristinë, 2012, (205)
7. Libri: “UDHA E KOMBIT-Ëndërr e dehur e rrënjës”-Poezi, Prishtinë -2015, (120 f.).
8. E ka në shtyp librin e tretë me poezi dhe të tetin me radhë
-Ka marrë pjesë në shumë tubime letrare e shkencore në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri,
ku edhe ka marrë shumë Mirënjohje, si edhe ka zënë vende, ndër të cilat edhe:
-Vendi i parë – Konkurs Letrar:Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, në Kastriot, 02.11. 016
-Vendi i dytë – Konkursi Letrar –QKPSHA “Gjakova”- maj 2014 etj.
-Vendi i tretë – Konkursi Letrar - Therandë – 2014 dhe më 2015
-Mirënjohjet:
-Titulli “Krenaria LNPSHA – PEGASI- ALBANIA”, Tiranë 2009.
-Titulli: “Publiciste e vitit 2013 për Kosovë”-“PEGASI”-Albania.
-Mirënjohje “Ulpiana Krenaria jonë”-Kuvendi Komunal-Prishtinë (Drejtoria për Kulturë) -2013
-Mirënjohje “Engjulli i Prishtinës” – 2014, si edhe shumë Mirënjohje të tjera
-Naxhije Doçi është autore e shumë fejtoneve gazetareske për tmerret e luftës në Kosovë,
vlerësimeve shkencore dhe e punimeve etnografike e gjuhësore.
-Është recenzuese veprash letrare dhe autore tekstesh shkollore si:
1. “Fletore pune e gjuhës shqipe”, për kl.e IV.
2. “Fletore pune e gjuhës shqipe”, për kl. e V-të.
3. Libër leximi për kl. e III – “Mësojmë shqip”

Prishtinë - 14.05. 2017(Flori Bruqi,Agjencioni Floripress)

-----------------
2

Naxhije Doçi, krijuese me penë të mirë


Në sintezë filozofia e krijueses Naxhije Doçi qëndron në lidhshmëri me letrat e alfabetit. Naxhije Doçi poemë me theks në zanore në korigjim të ë- ve të bukura shqipe, gjeometria e letrave dhe numrave në gjeografinë e penës dhe orës në shkrime dhe në vlersime të letrave. Shkollare, pedagoge, mësimtare e vargut të jetës në urtësinë e së cilës gjejmë dhe lexojmë artin e kulturës shqiptare. Arsyetohem dhe kuptohem në sinjifikim të realës, identitetit të kësaj "ikone" të përkushtuar që e do shkrimin e jetës!

Një poete, Shqipe Hasani, më tha njëherë: "Naxhije Doçi është profesoresha ime dhe poete e shpirtit tim"!

Letrat janë të domosdoshme, në kohë të lotëve, në kohë të ardhmërive, në kryqëzim të luftrave, në "fluturim" të lirisë. Naxhjie Doçi në takt të intelegjencës së vet e thot fjalën, fjalë që lind shkrime, po edhe fjalë sublime të lindur në Parlament. Depute Zonja Naxhije Doçi ishte vetë!

Intelektuale në ide të reja, në frymë të lirisë Dardania flen në shpirtin e saj. Kur lexon krijuesen Naxhije Doçi qetësia ka nota të melodisë, ka zë të dehur ritmik. Poete e atdheut tim, bota e saj e mbushur me kujtime, me ëndrra të bukura në ushqim të shpirtit, në vokacion ka ardhmërinë e rinisë sonë të mrekullueshme:

"Të punojnë, ta shprehin vullnetin, talentin e tyre".

Duke parë të arriturat, do të arrijnë edhe më shumë"... -Thot Zonja Doçi me besim të plotë për gjeneratën tonë të re.

Me këtë Zonja Naxhije Doçi na udhë-drejton në vullnetin e suksesshëm të gjeneratve të reja për ardhmërinë, por që ne krijuesit që jemi para tyre me moshë duhet t'i informojmë mirë, t'i frymëzojmë në kompasion, në edukim madhështie, thot edukatorja, së cilës edhe i përket titulli!

Kjo Zonjë Ambasadore e Paqës Universale në Botë, shqip e në gjuhë të tjera veprat e saja mbahën në mend, thelbësohen në vetëdijen tonë dhe na mbushin me filozofi urtësie, që ndrisin rrugë për të ardhmen. Krenarja e babait të vet Destan Bajraktari, të vyerit dhe intelektualit të popullit, në këtë libër, “Vargëzim mbi gjurmë” thot:



“Penarti pishtar me syrin zjarr

një jetë në kërkim të dritës

në tërë trinën e trashëguar

në ribashkimin

me gjoks e zemër kërkuar”

Poezia: “Një jetë në kërkim të dritës”

Vargu i saj është jo vetëm mësim e inspirim, por është edhe kohë, “KOHË FLAKADANESH TË LIRISË", që edhe titullohet njëra prej veprave të saja, botuara kohë më parë në shqip e në anglisht dhe shkruar me dashurinë për atdheun. Personazh në këtë vepër që është edhe ajo vetë, por në të e gjejmë veten tonë edhe ne, e gjejme se jemi aty dhe se jemi pjesë e saj, jemi frymëzim nga përkushtimi.

Në veprat voluminoze të shkrimtares Naxhije Doçi, në prozë, por edhe te veprat me poezi, me theks potencues edhe te libri më i ri “Vargëzim mbi gjurmë“ femra shqiptare del personazh tejet i rëndësishëm në ballafaqim me një armik shumë të lig, me armikun shfarosës serb, që di të krijojë vetëm mjegullnajë dhe tmerre mbi dheun e lashtë të shqipeve. Ajo del si një dritare që kërkon dritë edhe mbi pamundësinë. Naxhije Doçi si humaniste e përkushtuar e flaku me tërë fuqinë e saj intelektuale dhe krijuese "perden" e errësirës së trishtë që ua zinte frymën nënave, motrave dhe bijave tona shqiptare:



“Peisazh ndjenjësie nëna heroinë

krenare e paepur në flakërim shpresash

në shthuerje udhëkryqesh jetësore

që sillnin të paqenët me shpirt të djallëzuar,

pushtuesit ardhacak, lugetërit e ferrit

që errësir mbollën

mbi përthekimin tim të thinjur…

“Nëna heroine motesh”, f.33

Pedagoge dhe humaniste e nderuar Naxhije Doçi, mundi yt i pakursyar deri edhe të ndalesa, ku fizikisht përjetove edhe torturime, megjithatë kurrë nuk u ndale, u përqëndrove në qëndresën shpirtërore, vepër jete në angazhim të lirisë së Kosovës, të lirisë së gjithë shqiptarisë. U bëre shqiponjë që ndriqon rrugë për ne, për të ardhmen tonë të lirë e të dinjitetshme, se vrullin dhe shpirtin tënd skofiar e përcillte vetëm dashuria për rreze dielli.

Krijuese e lidur me penë të mirë, në letrat dhe në dashurinë për atdheun në obligim t’u vu edhe politika. Vargu të thirri vetë, shkrimet ta dhanë ideo - filozofinë kombëtare, nga se ato janë trashegimi e kulturës, e besimit dhe e afërsisë me botën e zhvilluar dhe të përparuar në art, në ecuritë dhe në pikëpamjet bashkëkohore.

Dhe kjo është vetë mrekullia. Edhe Viktor Hugo, Jean- Jacques Rousseau, Emil Zola bënin gjithë "politikën" për të ardhmën e vendit të tyre. Më vonë Stéphane Hessel ishte i angazhuar dhe i njohur tejmase me "pamflete" që ngriti në këmbë gjithë intelegjencën evropiane e më larg.

Ajo më e vaçanta e mirësisë është se edhe te ne shqiptarët, fjala është për shqiptarët krijues, reflektonin me vrulle zemre dhe me mençuri idesh dritat ylberore të politikës për të mirën e vendit dhe të popullit, siç ishin dje, Fan Noli, Faik Konica, Gjergj Fishta etj., e sot: Dr. Ibrahim Rugova, Rita Saliu etj.

Ja tani edhe Naxhije Doçi në rënditje të kësaj plejade të së bukurës në art dhe të madhështisë njerëzore!

Naxhije Doçi nuk heshti asnjëherë, dëshmitë e veprave të saja flasin vetë! Arti i Naxhije Doçit është Dardania, dritare Shqipërisë(Musa Jupolli " Vështrim për librin me poezi “Vargëzim mbi gjurmë” të poetes Naxhije Doçi)



3



Gjatë luftës shfarosëse serbe 1998-1999 në Kosovë, Podujeva pësoi shumë në njerëz dhe në ekonomi

Podujeva është qendër administrative e krahinës së Llapit dhe gjendet në pjesën veri-lindore të Kosovës. Gjatë viteve 1998-1999 Podujeva ka përjetuar ofensiva të vazhdueshme serbe dhe ka pësuar shumë në njerëz dhe në ekonomi. Ofensiva e parë serbe në Podujevë është bërë më 15 shtator 1998, në fshatin Dobratin. Gjatë gjithë ofensivave, ushtria e policia serbe ka bërë sulme të tmerrshme në Podujevë dhe në fshatrat e saj, si pasojë e të cilave janë vranë shumë shqiptarë dhe janë djegur e shkatërruan gati krejt shtëpitë e tyre. Njerëzit janë vrarë nëpër shtëpia, në rrugë e gjithkah, si edhe janë përzënë me barbari të paparë për Maqedoni, Mal të Zi dhe kah jo tjetër.

Sipas librit të autores, Sanije Aliaj, “Pasojat e luftës në Kosovë 28 shkurt 1998, 10 qershor 1999”: “Në Komunën e Podujevës janë të vrarë 446 civilë shqiptarë. Dëshmorë nga kjo komunë janë 61, të zhdukur 46 shqiptarë, ndërsa të plagosur 307. Prej 78 fshatrave sa ka kjo komunë, 77 janë të djegura, me 7418 shtëpi të djegura dhe të granatuara dhe më 1632 objekte përcjellëse”.

ImageSaranda në spitalin e Prishtinës
Podujeva me fshatra ka përjetuar shqetësime të vazhdueshme, me rrahje, maltretime, burgosje, si edhe me vrasje të banorëve të saj shqiptarë gjatë dhjetëvjetëshit të aparteidit serb në Kosovë (Dhjetëvjetëshi i fundshekullit njëzet). Helmimi i nxënësve shqiptarë nëpër shkollat e Kosovës më 1990 më së pari kishte filluar në Podujevë, për të vazhduar pastaj edhe në shkollat e Prishtinës e edhe në tërë Kosovën. Pushtuesi serb me aparatin e vet policor e ushtarak për fillim i ka atakuar familjet dhe individët e përzgjedhur shqiptarë të kësaj komuneje, të cilët merreshin me aktivitete atdhetarie në të mirë të Kosovës. Më kalimin e viteve ishte atakuar çdo shqiptarë pa dallim moshe e gjinie, kudo që ishte gjendur.

Personazh i rrëfimit për Podujevën është Saranda Bogujevci, vajzë 14 vjeçe, që më 28 mars 1999 ka parë me sytë e saj, kur forcat serbe ia kanë vrarë me pushkë dhe ia kanë masakruar me thika nënën dhe dy vëllëzërit, si edhe gjyshën. Ka parë kur e kanë vrarë dhe masakruar edhe familjen e xhaxhait të saj, Selatin Bogujevci, bashkë edhe me familjen e Enver Duriqit nga fshati Obrançë e Podujevës, më të cilët kishin qenë bashkë të strehuar në shtëpinë e Halim Gashit, në Podujevë. Saranda, edhe pse gjatë plojës serbe mbi ta kishte qenë edhe vetë e plagosur me 16 plumba në trup, kishte qenë me vetëdije të plotë dhe i kishte parë kur kriminelët uniformistë serbë ishin kthyer për të dytën herë në vendmasakrën e tmerrit të pakrahasuar, që t’i verifikonin të vrarët se mos kishte mbetur ndonjëri prej tyre i gjallë. Të plagosurit që kanë dhënë shënja jete i kanë vrarë për të dytën herë. Saranda më gjithë dhembjet e tmerrshme të plagëve të shumta në trup, kishte arritur të paraqitej si e vdekur dhe kishte shpëtuar. Për aftësitë dhe mundësitë e vrojtimit të masakrës se pakrahasuar serbe dhe për mbijetimin fizik e psiqik të tmerreve mbi vete dhe mbi të tjerët, Saranda mund të radhitët ndër fëmijët më të veçantë të kohës.

SHTJELLIMI I NGJARJES:

Image
Saranda Bogujevci nga Podujeva e mbijetuara e plojës serbe të 28 marsit 1999 në Podujevë me 16 plumba në trup

Saranda Bogujevci është e lindur në vitin 1985 në Podujevë (Besianë). Në ditën e 28 marsit 1999, në Podujevë forcat serbe të njësitit special “Shkorpionët” e kishin qëlluar me 16 plumba në trup krejtësisht gjakëftoftë dhe me pamëshirësi të padëgjuar e të paparë edhe ndokund tjetër si aty. Dhe Saranda atëherë ishte vetëm një e re 14 vjeçe, që nuk i kishte bërë kurrë një të keqe dikujt. Faji i vetëm i saj se ishte vajzë shqiptare dhe se ishte nga Kosova, që më vite e dekada kërkonte të lirohej nga robëria e gjatë dhe e egër serbe. Disa plumba Sarandës i kishin dëpërtuar tejpërtej nëpër trup, e disa i kishin mbetur brenda në organizmin. Plumbat nga trupi ia kishin nxjerrë në spitalin e Prishtinës dhe për këtë ajo nuk kishte pasur fare dijeni se si kishin shkuar procedurat e operimit. Një plumb ia kishin nxjerrë nga trupi forcat e NATO-s, rrugës për në spitalin e uzurpuar të Prishtinës, që thuhet që ishte dalluar dukshëm nën lëkurë. Ky plumb i nxjerrë nga trupi i saj edhe është përdorë si dëshmi bindëse në gjyqin e Hagës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.

Që të mblidhja shënime të sigurta për masakrën serbe të vitit 1999 në Familjen Bogujevci (Në familjen e Safet dhe Selatin Bogujevcit) në Podujevë, më duhej gjithësesi që të kontaktoja me përjetuesen dhe njëherit edhe mbijetuesen e masakrës, vajzen e re, Saranda Bogujevci. Arsyeja që të kontaktoja pikërisht vetëm me Sarandën ishte se vetëm ajo kishte arritur, përkundër plagëve të shumta në trup, që ta shihte rrjedhën e kriminalitetit të pakrahasuar të forcave serbe, ngjarjen tragjike të luftës totalisht të pabarabartë. Vizitën në Familjen Bogujeci të Podujevës e realizova në vitin 2004 me ndihmesën e mikes time, bashkëaktivisten e kohëve të vështira për Kosovën, si edhe bashkëdeputeten në Kosovën e lirë, Znj. Lumnije Kajtazi, nga Podujeva.

Shtëpitë e Familjes Bogujevci ishin në qendër të Podujevës dhe mua gjithësesi që më duhej të thellohesha në rrëfimin rrënqethës të Saranda Bogujevcit kur thoshte: Shtëpitë tona ishin gjithnjë në shënjestër të forcave serbe. Ne ishin në qendër të qytetit dhe se përballë nesh, pak si në kodër, diku nja 200 metra në vijë ajrore, ishte stacioni i policisë serbe dhe pak më tutje dhe Sillosi, ku ishin të përqëndruara forca të shumta militare e paramilitare serbe, që na shihnin si në pëllëmbë të dorës. Ata i përcillnin lëvizjet tona, por edhe lëvizjet e krejt popullatës, se nga Sillosi shihej edhe krejt Podujeva. Edhe ne i shihnim lëvizjet e forcave serbe dhe se si më dukeshin si fantazma të përrallave trishtuese, që m’i tregonte gjyshja Shehide, kur isha e vogël, ende pa shkuar në shkollë – Ishin fjalët e Sarandës!

Kur sulmoi NATO mbi caqet serbe në Podujevë ishte heshtje

Gjithnjë sipas Saranda Bogujevcit, në mbrëmjën e 24 marsit 1999, para sulmit të forcave të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe, në Podujevë (në dukje) kishte mbretëruar një heshtje e madhe dhe e çuditshme. Në familjen Bogujevci, por edhe në të gjitha familjet shqiptare të Kosovës thellësisht kishte gëzim. Mendohej që Kosova do të lirohej brenda një kohe shumë të shkurtër dhe se nuk do të ketë më forca serbe dhe as krisma armësh vrastare serbe. Atë natë të sulmit të forcave të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe, ndër të gëzuarit më të potencuar kishin qenë edhe fëmijët, që kishin thënë se tani do të shkojmë lirisht në shkollë dhe se do të luajmë e lodrojmë pa i parë forcat serbe te kodra rrëzë Podujevës. Atë natë të sulmeve të NATO-s, në Familjen Bogujevci, ashtu si edhe në tërë Kosovën, të gjithë i kishin përcjellë lajmet e Televizionit Shqiptar, se çka flitej për shqiptarët dhe për Kosovën në spektrin ndërkombëtar. Televizioni i Prishtinës, që ishte në duart e pushtuesit serb, që nga suspendimi i autonomisë së Kosovës më 1989, nuk kishte folur as edhe një fjalë të vetme për realitetin e rëndë në Kosovë. Nuk kishte folur asnjëherë dhe asgjë për shqiptarët, të cilët maltretoheshim e keqtrajtoheshin kudo që gjendeshin, në shtëpi e në rrugë, e edhe që vriteshin. Në atë televizion të pushtuar, për shqiptarët flitej vetëm si prishës të qetësisë së pushtuesit serb në Kosovë.

Në ditët në vijim por edhe që nga 20 marsi 1999 popullata shqiptare e Podujevës, por edhe e krejt Llapit të shumtën e kohës kishin ndejtur në shtëpi. Kishin lëvizur vetëm për raste tepër urgjente, siç ishin sëmundjet dhe rastet e mortit që ndodhnin tek të afërmit. Nuk kishin qarkulluar as autobusët dhe ata shqiptarë që kishin qenë të detyruar të udhëtonin për Prishtinë apo nëpër fshatra, kishin përjetuar tmerre të ndryshme prej forcave serbe. Pika të kontrollit serb kishte në udhëkryqe dhe në shumë vende të tjera përskaj rrugës së asfaltuar, si te Kulinat, te Qershijat e Llapashticës, në Lluzhan, te udhëkryqi i Orllanit, te Bardhoshi dhe në çdo vend në hyrje të Prishtinës. Në secilin vendkontrollim kishte pasur nga katër e më shumë tanke, si edhe deri në 10 e 20 ushtarë e policë të armatosur serbë. Postblloqet e forcave serbe dhe dhuna në to ishin shtuar më të madhe ato ditë në Llap si edhe gjithkah nëpër Kosovë, se ishte larguar OSBE-ja nga Kosova. Sa kishte qenë OSBE-ja në Kosovë, gjendja kishte qenë pak më e qetë në dukje dhe vrasjet e masakrimet e shqiptarëve nuk ishin bërë krejtësisht hapats dhe para familjarëve. Në të vërtetë, burgosje e vrasje të shqiptarëve në Kosovë kishte pasur vazhdimisht gjatë gjithë dhjetëvjetëshit të fundshekullit njëzet, edhe sa kishte qenë OSBE-ja, por veprimet e tilla kriminale ishin bërë pak si më fshehtas prej vrojtimeve të jashtme.

MË 28 MARS 1999 SULMI BARBAR I FORCAVE USHTARAKE SERBE MBI POPULLATËN CIVILE SHQIPTARE NË PODUJEVË

Ishte paramëngjes i 28 marsit 1999 kur dëgjuam një ushtimë të madhe në lagjen tonë, që vinte secilën herë duke u shtuar dhe duke u bërë e padurueshme – Thotë Saranda. I mbyllnim veshët nga ushtima e madhe shurdhuese, por edhe gati u tmerruam kur pamë dy tanke dhe tri autoblinda të forcave serbe, që u ndalën edhe para shtëpisë tonë. Tani e merrnim me mend se ata kishin ardhur enkas që të na përzënin me tmerre edhe neve ose edhe që të na mbysnin të gjithëve një nga një. Shumë ushtarë serbë i thyen edhe dyert e dy shitoreve tona dhe hynë në to sigurisht që t’i plaçkisnin gjërat. Ne e dinim që tani do të hynë edhe te ne në shtëpi dhe që t’i shpëtonim më të keqes u bëmë gati shpejt e shpejt dhe shkuam në shtëpi të axhës së babait tim, Qazim Bogujevci. Shtëpia e axhës Qazim ishte dy-tri shtëpi larg nesh dhe nuk ishte në rrugën kryesore si shtëpia jonë. Ishte edhe e pabanuar, se axha Qazim kishte shkuar prej kohësh në Prishtinë me familjen e vet dhe vinte në Podujevë vetëm në raste festash dhe për pushime. Duke jetuar nën krismën e armëve vrastare serbe dhe të dëbimit masovik gjithkah nëpër lagje, tek vonë kemi parë se në shtëpinë e axhës Qazim ishin strehuar edhe familja e Enver Duriqit nga fshati i afërm Obrançë. Ata edhe herave të tjera ishin larguar nga fshati i tyre, që të shpëtonin nga ofensivat e ndërmarra serbe atje në vitin 1998 dhe më 1999. Gjatë zhvendosjes ishin strehuar nëpër shtëpi të ndryshme, herë te të afërmit dhe herë kah kishin mundur nëpër Podujevë dhe gjithherë kishin përjetuar tmerre të shumta. Në shtëpinë e axhës Qazim kishin ardhur kur kishin parë se në atë pjesë të vendstrehimit të tyre forcat serbe iu kishin hyrë shqiptarëve nëpër shtëpi, duke i rrahur e vrarë që t’i përzënin sa më shpejtë nga vendi i tyre – Është rrëfimi i Sarandës.

Familja Bogujevci ishin gëzuar shumë kur e kishin gjetur familjen Duriqi në shtëpinë e axhës së tyre, Qazim Bogujevci, se ato ditë të tmerreve serbe kur e kishin takuar një shqiptar ishin gëzuar shumë, se sikur iu ishte forcuar bindja se do ta mbijetonin më lehtë të keqen dhe se edhe do të fitojnë. Nuk kishte zgjatur shumë gëzimi i tyre dhe as koha për t’u shoqëruar e biseduar me Duriqët e strehuar, se edhe aty kishin erdhur si furi e zezë forca të shumta serbe. Në shtëpinë e Qazim Bogujevcit, në Podujevë kishin qenë të strehuar gjithsej 21 vetë, 7 gra me 12 fëmijë të vegjël dhe dy burra të moshuar. Këta kishin mbetur pa u larguar dikah, ashtu si kishin bërë të tjerët, ndoshta nga dashuria e madhe që e kishin pasur për Podujevën e për Kosovën, e ndoshta edhe nga vetë fati dhe pakuptueshmëritë e padukshme. Si duket ata edhe kishin qenë banorët e fundit të asaj hapësire të Podujevës, që kishin mbetur pa u larguar.

Image


Serbët që kishin hyrë t’i dëbonin nga vendstrehimi në shtëpi të Qazim Bogujevcit kishin qenë të gjithë të uniformuar dhe ndaj tyre kishin ushtruar egërsi kriminale të papërshkrueshme. Ata kishin qenë ushtarë të rregulltë, që kishin ardhur tinëzisht përmes oborrit të fqinjve dhe jo kah rruga kryesore. Uniformat e tyre, thotë Saranda, kishin qenë të ngjyrës së gjelbërt si bari. dhe disa prej tyre kishin qenë edhe të ngjyrosur në fytyrë dhe me koka të rruara. Kishte pasur edhe të atillë që kishin qenë me mjekrra të gjata dhe me shirita të verdhë në krah, si edhe me shamia të lidhura rreth kokës. Që të gjithë kishin qenë të trishtueshëm edhe vetëm për t’i parë. Ata me shirita në krah dhe me shamia të lidhura rreth kokës kishin qenë paramilitarët e njësitit serb “Shkorpionët”. Kishte pasur edhe shumë serbë vendorë të komunës Podujevës, të veshur si ushtarë, që të strehuarit edhe i kishin njohur, ndër të cilët edhe Sasha Cvjetan dhe Dejan Demiroviq, rezervistë të MUP-it të Serbisë. Ata kishin bërë bastisje e maltretime edhe herave të tjera në Podujevë, prandaj edhe shqiptarët e Podujevës i njihnim mirë. Të dytë këta ishin kriminelë ordinerë, që në Podujevë përflitej se kishin bërë vrasje e masakrime të shumta edhe në popullatën boshnjake gjatë luftës së tmerrshme në Bosnje, më 1992.

Të gjithë këta kriminelë uniformistë serbë kur kishin hyrë në shtëpinë e Qazim Bogujevcit, në Podujevë, të strehuarit e pambrojtur shqiptarë i kishin nxjerrë nga shtëpia me sharje të shfrenuara dhe me krisma armësh te këmbët dhe në ajër, pse nuk ishim larguar më herët nga shtëpitë e tyre, si të tjerët. I kishin shtyrë dhe rrahur pamëshirshëm me kundakë të pushkëve e me shufra gome gjithkah nëpër trup, që të dilnim sa më shpejt. Në vrapim e sipër dhe pa kontroll nga tmerri, shumë prej tyre ishin rrëzuar dhe i kishin lënduar keqas gjymtyrët. Çantat me rrobe dhe me ushqime, që i kishim përgatitur t’i merrnim më vete, nëse do t’i përzënin edhe ata si të tjerët, ua kishin shkyer me thika dhe fërfëlluar nëpër oborr, duke i detyruar ata që të shkelnim nëpër to. Në atë katrahur të tmerrit të pakrahasuar, të parën qe e kishin vrarë kishte qenë Shefkati, gruaja e axhës Sarandës, Selatin Bogujevcit. Atë e kishin vrarë duke e shkëputur me barbari kriminale nga duart e fëmijëve të saj.

Të përzënit i kishin detyruar me krisma armësh që të hynin nëpër therra dhe tela më gjemba, që të torturoheshin e të përgjakeshin sa më shumë. I kishin drejtuar jo në rrugë, por nëpër oborre drejt shtëpisë së fqinjit dy-tri shtëpi më larg, në atë të Halim Gashit. Ende pa mbërrirë mirë rendi i të përzënëve te oborri i shtëpisë së Halim Gashit ishin dëgjuar krisma të shumta armësh, që t’i bënin batare të gjithë. Më së 30 uniformistë kriminelë serbë kishin shkrepur rafale plumbash pa ia ndarë mbi familjen Bogujevci të Podujevës dhe mbi familjen Duriqi të fshatit të afërm Obrançë. Dy herë kishin shkrepur rafale pushkësh të shumta dhe krahas kësaj edhe kishin kënduar këngë për zhdukjen e shqiptarëve nga Kosova.

Mbi 30 uniformistë serbë bënë plojë në gra e në fëmijë shqiptarë në Podujevë

Sipas Saranda Bogujevci, në oborrin e shtëpisë së Halim Gashit në Podujevë më shumë se 30 ushtarë serbë kishin gjuajtur rafale pushkësh të pandalura në gra e fëmijë të mbështetur për muri. Dhe të ekzekutuarit kishim qenë vetëm civilë shqiptarë të paarmatosur, që ishin në vendin tyre dhe që nuk kishim bërë kurrnjë të keqe që t’i vrisnin. Kishin jetuar në ankthe e trishtime të vazhdueshme prej disa muajsh, se prej qërshorit të vitit 1998 kishte pasur vazhdimisht krisma e bubullima të përditshme armësh serbe në lagjën e tyre dhe në Podujevë.

-Isha afër nënës sime, kur e vranë gruan e axhës tim, Shefkatin-Thotë Saranda! Dridhësha e tëra nga dhëmbja dhe trishtimi për të dhe mbaj mend kur nëna mundohej të më qetësonte. Ma vuri kryet në krahëror të saj dhe me njërën dorë mundohej të mi mbulonte sytë që të mos i shihja skenat trishtuese që bëheshin mbi ne. Ishte e pamundur të vazhdohej edhe mëtutje përkujdesja e nënës sime ndaj meje, se ngjarjet kriminale ndaj nesh zhvilloheshin me shpejtësi rrufeje dhe askush më nuk mundte ta qetësonte tjetrin në atë katrahurë lemerie. Dy vëllezërit e mij Shpendi (12) e Shpëtimi (9) i ishin afruar, si edhe unë, nënës dhe as zëri nuk iu dëgjohej. Fytyrat e tyre dukeshin të verdha si limoni nga frika, se ishin fëmijë. Kur i kam parë vëllezërit në gjendje të tillë, kam ndier dhëmbje të madhe për ta dhe një si lëkundje e tmerrshme ma përfshiu organizmin tim. Në ato momente kam dashur të bërtas deri në kup të qiellit, që t’i tregoj botës së kuptueshme, se serbët janë popull pa ndjenja njerëzore dhe se ndoshta, nuk përngjajnë edhe fare në njerëz – Thotë Saranda Bogujevci!

Edhe po të bërtiste Saranda Bogujevci, siq thuhet edhe deri në kup të qiellit, nuk kishte pasur kush ta dëgjonte, se nuk kishte mbetur më kund shqiptarë në lagjen e tyre. Të gjithë i kishin përzënë nga shtëpitë e tyre e shumë prej tyre edhe i kishin vrarë. Ushtarët kriminelë serbë iu kishin urdhëruar që të uleshim përskaj murit të oborrit të Halim Gashit dhe fëmijët ishin bërë truq secili te nënat e veta, duke shpresuar se ato do të mund t’i shpëtonin. Nora 16 vjeçe dhe fëmijët të tjerë të Selatin Bogujevcit (Xhaxhait së Sarandës) ishin ulur afër gjyshës së tyre, Shehides, se nënën, Shefkatin, e kishin vrarë kriminelet serbë para syve të tyre vetëm pak minuta më parë. Në të vërtetë anëtarët e familjes Bogujevci ishin tubuar krejt afër njëri-tjetrit dhe gjyshja e tyre, Shehide Bogujevci, ishte munduar me tërë forcën e saj shpirtërore që t’i qetësonte. Fëmijët sikur ishin munduar që të qetësoheshin nga fjalët e gjyshes së tyre, por përnjëherë kishin kërcitur pushkë të tjera të shumta dhe krejt plumbat kishin rënë te këmbët e tyre. Të tmerruar nga ushtima shurdhuese e pushkëve dhe nga plumbat e shumtë që e kishin nxirë tokën para tyre, instiktivisht ishin ngritur në këmbë, duke mos ditur se ku ishin dhe se kah duhet të shkonin. Zatën ata as që kishim pasur se kah të shkonim, se përpara i kishim pasur shkorpionistët krimielë serbë me tyta pushkësh të drejtuara në ta, ndërsa një hap pas e kishim pasur murin e oborrit të lartë dy metra. Thjeshtë kishin qenë të rrethuar me inkriminimin hermetik në të gjitha anët dhe kishin mbetur vetëm në mëshirë të fatit. Dhe fati i tyre në atë ditë të tmerrit të pakrahasuar kishte qenë tepër i rëndë dhe krejt tragjik.

Nëna e Sarandës, Sala 38 vjeçe, e vetëdijshme për vazhdimin e të shtënave të tjera, i kishte fshehur fëmijët pas veti, kah skaji i murit, sigurisht me mendimin që t’i mbronte me trupin e vet nga plumbat. Duart i kishte zgjatur prapa që t’i përthekonte disi fëmijët e vet që të mos i largoheshim, se kishte dashur të qëndronte sypatrembur para tytave. Kishte dashur t’u tregonte kriminelëve sygjakosur serbë se ata edhe duarthatë ishin më e fortë. Kur kishin krisur rafalet e dyta të automatikëve mbi të mbështeturit për muri, nënë Sala e Sarandës kishtë rënë e para përtokë. Krejt gjoksi i ishte qëndisur me plumba. Buzëqeshjen në injorim të uniformistëve vrastarë serbë ia kishte mbuluar vrushkulli i gjakut, që i kishte dalur gurgullimë nga goja dhe që e kishte bër krejt tokën kuq përreth saj. Rafalet e plumbave e kishin goditur edhe Sarandën, dy plumba në këmbë, që nuk e kishin lënë të lëvizte fare nga vendi.

-Në ditën e krimit të bërë mbi ne, forcat serbe pasi më gjuajtën mua me plumba për vdekje, e pushkatuan të renditur për muri edhe nënën time, Salën 38 vjeçe, pastaj vëllezërit e mij, Shpendin 12 vjeç e Shpëtimin 9 vjeç, si edhe gjyshën time, Shehidën 65 vjeçe. E vranë edhe gruan e axhës Selatin, Shefkatin (43), që ishte motër medecinale, si edhe vajzën e tyre, Norën 15 vjeçe. Fat i njejtë e përcolli edhe hallën time, Nefisen (60), që e vranë bashkë me rejen e saj, Fexhrijen 20 vjeçe (nusën e djalit të madh, Bekimit), që veç sa ishin martuar në shtëpinë tonë. Halla Nefise kishte ardhur te ne në Podujevë nga fshati Surkish, me shpresën që të shpëtonin nga bombardimet e shumta që i bënin forcat serbe andejpari. I vranë edhe 7 anëtarë të familjes së Enver Duriqit nga fshati Obrançë i Podujevës, më të cilët na bashkoi lufta e pabarabartë dhe e tmerrshme serbe. Me këtë familje qemë takuar në mëngjesin e 28 marsit 1999 dhe fati i zi na përcolli njëjtë të dyja palëve. Të vrarët e familjes Duriqi janë dy prindërit e Enverit, Hamdiu e Esmaja (70) dhe bashkëshortja e tij Fitnetja me katër fëmijët, Dafinën (9), Arbërin (7), Mimozën (6) dhe Albionin e vogël dy vjeç. Bashkë me ne e vranë edhe axhën e nënës sime, Selman Gashin dhe gjithsej të vrarë në atë kasaphane të tmerrit ishim 16 vetë. Të plagosur ishim, unë Saranda Bogujevci dhe katër fëmijët e axhës Selatin, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genci.

-Kur më kanë goditur dy plumbat e parë në këmbë jam mbështetur për muri që të lëshohem ngadal në tokë, se ndija një lloj plogështie të çuditshme në organizëm. Ndija edhe se më ishin mbyllur veshët nga krismat e shumta me ushtimë, por megjithatë mund të them se isha ende e ktjellët që t’i shihja disa prej skenave tragjike, që bëheshin në atë vend krimi mbi ne. Kam parë, kur binin në tokë gra e fëmijë, si kallinjtë e grurit dhe nuk e di edhe nga më vinte një forcë e tillë që t’i shikoja tmerret e tilla. Vëllai im i vogël, Shpëtimi kishte mbetur i shtrirë krejt afër meje dhe jam tmerruar deri në shkallë paskajshmërie, kur e kam parë se i ishte ndarë përgjysmë koka nga plumbat. Mbaj mend edhe kur mundohesha t’i bashkoja dy pjesët e ndara të kokës së Shpëtimit dhe nuk di edhe si më ishte dhënë të mendoja, që ndoshta mund të kthehet prapë në jetë, shpirti i vogël i motrës - Janë fjalët e Saranda Bogujevcit.

Me t’u ndalë për disa sekonda breshëria e plumbave serbë, sigurisht për ndërrim të karikatorëve të pushkëve, Saranda me shpejtësi rrufeje kishte tentuar të shikoj se çfarë kishte ngjarë edhe me të shtrirët të tjerë përtokë. Nuk kishte mbërritur që t’i përceptojë të gjithë, se kishin krisur batare të tjera mbi ta me ushtimë e me zjarr edhe më të madh se të mëparshmet. Në momente të tilla Sarandën e kishte goditur një plumb në shpinë, pasi ajo kishte qenë në pozitën përmbys, duke e mbajtur këmbën e plagosur. Dhëmbja në shpinë kishte ndikuar që ta ngriste kokën lartë, duke e mbajtur me të dyja duart që të mos alivanosej. Në ato momente e kishin goditur edhe 13 plumba të tjerë. Të 13 plumbat e kishin goditur në dorën e majt, rend prej majës së gishtërinjëve e deri në rrëzë të krahut. Çuditerisht si nuk e kishte qëlluar ndonjëri plumb në kokë. Ky edhe kishte qenë fati i saj i vetëm në atë fatkeqësi të madhe e tragjike.

Image

Autorja e shkrimit me Saranda Bogujevcin


Kishte mbetur e shtrirë në tokë Saranda dhe se si i ishte ngulitur në mendje se ndoshta do të ishte më mirë që të bëhej si e vdekur. I kishte parë vrimat e plumbave në krah, por nuk kishte bërë zë, se kishte vërejtur që kriminelët serbë i kishin hyrë sërish kontrollimit të kasaphanës së bërë, se mos kishte mbetur ndonjë i gjallë. I kishin rrotulluar me këmbë të vrarët, por edhe i kishin shkelur dhe ai që kishte gjëmuar nga dhembjet, apo që kishte dhënë shenja jete, kishin shkrepur sërish batare plumbash në të, ose e kishin therrur me thika. Kur ishin afruar afër Sarandës, ajo nuk kishte merrë frymë dhe sytë i kishte mbajtur të mbyllur, që për të kishte qenë roli më i vështirë dhe më i pazakontë për jetë të jetëve. Fat i madh për të kishte qenë edhe se nuk e kishin shkelur si edhe shumë të tjerë dhe për këtë edhe nuk kishin mundur që ta dallonin që kisha qenë e gjallë.

Të bindur për kryerjen me sukses të misionit kriminal, njësiti special “Shkorpion” ishte larguar nga oborri i shtëpisë së Hilm Gashit dhe në ato momente kishte rënë një heshtje varri në atë nënqiell të vrarë të Podujevës dhe të Kosovës. Atmosfera e tillë kishte qenë tepër e rëndë për Sarandën, se kishin filluar me të madhe t’i errësoheshin edhe sytë. Për një moment se si i kishte ardhur një forcë e çuditshme që të këthjellej nga përfshirja e agonisë dhe atëherë ishte përpjekur që të shikonte se mos ishte i gjallë edhe ndokush tjetër si ajo. Ishte përpjekur edhe që të ngritej në këmbë, por kishte qenë e pamundur nga plumbat në këmbë dhe nga goditja e një plumbi tjetër në shpinë. Në momente të tilla të trishtimit kulmor e kishte parë duke lëvizur djalin e axhës, Gencin 6 vjeç dhe se si i ishte dukur sikur kishte ndrit një yll në qiell. Kishte kërkuar me sy se mos do ta shihte duke lëvizur edhe ndokënd tjetër, apo se mos do ta dëgjojë edhe ndonjë zë duke gjëmuar, por nuk kishte parë dhe as dëgjuar më asgje! Kishte parë vetëm njerëz të vdekur, me vrima plumbash të shumtë të renditur në trup dhe të larë krejt në gjak. Të gjithë të vrarët dukeshin të verdhë si limoni në fytyrë dhe vende-vende edhe me shenja nxirjeje. Pamjet e tilla i kishin shkaktuar dhembje deri në rrënqethje trishtuese dhe kishte thënë më vete, se a është e mundur vallë që të ndryshojnë njerëzit deri në atë gjendje, kur vetëm 10-15 minuta më parë kishin qenë të gjallë dhe kishin lëvizur e shpresuar për jetën.

Norën e axhës Selatin të saj e kishin bërë shoshë me plumba, se ia kishte dalluar montin (pallton) krejt vrima-vrima. Norës i kishin mbetur sytë të çelur dhe në ato momente se si i ishte dhënë Sarandës të mendonte, se ndoshta Nora ishte vetëm e plagosur. I ishte dukur edhe sikur Nora e kishte shikuar, që t’i thoshte asaj: “A po e sheh Sarandë, që nuk më dolën fjalët e tuaja, kur më thoje se ditëlindjen do ta festosh një herë tjetër, atëherë kur do të ndalen krismat dhe bombardimet serbe mbi Kosovë! Shikimi i ngrirë i Norës sikur ia kishte bërë me dije, se për të ishte ndalur për jetë të jetëve festimi i ditëlindjes.

-O Zot i Madh, pse e vranë Norën?! Pse ia ndalën rritën dhe vullnetin për jetë, kur ishte aq e re dhe kur aq e pafajshme ishte?! –Kishte thënë më vete dhe zemërplasur Saranda!

Në insistimin që t’i afrohej Norës së vrarë, e kishte parë gjyshën e vet, Shehiden krejtësisht të zverdhur në fytyrë dhe që nuk lëvizte fare. Në krahun tjetër e kishte parë Arbërin 7 vjeç të Enver Duriqit, që në vend të syve i ishin formuar dy gropa të mëdha, si shpella, prej nga i kishte rrjedhur gjak me vrushkuj. Edhe motrat e Arbërit, Dafinën (9) dhe Mimozën (6), si edhe vëllanë e tij të vogël, Albionin (2) bashkë edhe me nënën dhe gjyshën e tyre i kishin bërë blozë me plumba kriminelët serbë. Të shtatit kishin mbetur të vrarë dhe afër njëri tjetrit. Kishte shpresuar Saranda se ndoshta ndonjëri prej të shtrirëve përtokë do të ipte shenja jete, që të ishin numër i shtuar i të mbijetuarëve të masakrës së paparë. I ishte krijuar edhe një trishtim tjetër tepër i papërballuar, trishtimi që mund të ishte e gjalla e vetme në mesin e të vrarëve të shumtë dhe me plumba shumë.

Shkuan “Skorpionistët”, ndërsa ushtarët serbë i larguan të vrarët

Pas plojës tmerruese serbe të 28 marsit 1999, oborrin e shtëpisë së Halim Gashit në Pëdujevë e kishte përfshirë heshtja prej varri. Kishte qenë beteja më e pabarabartë mbi 21 anëtarët e familjes Bogujevci e Duriqi. Kishin shpëtuar të gjallë, por të plagosur rëndë: Saranda Bogujevci dhe katër fëmijët e axhës së saj, Genci, Fatosi (12), Jehona (10) dhe Liria (8),. dhe në 15 minutat e parë trishtues, nuk kishte vërejtur që kishte edhe të gjallë të tjerë. Shpëtimi i tyre kishte qenë vetëm çështje e fatit.

E shtrirë në tokë nga plogështia prej dhëmbjeve të plagëve dhe prej gjakut që i ishte derdhur pa ndalur nga dora dhe këmba, ia kishte bërë me dije Gencit, që e kishte pasur afër, që si të vinin ushtarët serbë afër tij, të bëhej si i vdekur. Pas largimin të njësitit “Shkorpion”, ushtarët serbë kishin ardhur mënjëherë në vendmasakrën e tmerrit. Kishin ardhur sikur t’i kishin bërë marrëveshjet me kriminelët paraprakë serbë dhe Saranda i kishte vërejtur se veshja e tyre kishte qenë pak më ndryshe prej të parëve. Uniforma e ushtarëve të rregulltë serbë kishte qenë e gjelbërt dhe me lara si në të kaftë dhe qëllimi i tyre kishte qenë që të shtireshin si shpëtues dhe sanues të gjendjes para syrit të botës. Ushtarët i kishin verifikuar sërish të pushkatuarit dhe kur i kishin vërtetuar se ishin pa jetë i kishin mbuluar me disa çarçafa të bardhë,

Kur ushtarët serbë e kishin tërhiqur zvarrë Sarandën, që ta rendisnin më të vrarët, ajo kishte ndier se i kishte kërsitur dora e majtë e plagosur me 13 plumba dhe nga dhëmbjet e mëdha si duket edhe kishte lëvizur dhe gjëmuar. Më të kuptuar ushtarët serbë se ishte e gjallë, e kishin tërhequr sërish rrëshqanas për ta shtrirë, tani sigurisht, në anën e kundërt, në atë të të plagosurve. Gjatë tërheqjes së dytë zvarrë i ishte dukur sikur i ishte këputur krahu. Në momente të tilla kishte rënë një shi i vrullshëm dhe kishte bërë edhe shumë të ftohtë dhe ajo nuk kishte mundur kurrqysh që ta ngriste asnjërën dorë që ta mbronte fytyrën nga rrapticat e shiut përzier me borë. Kishte dëgjuar pastaj rreth vetës zëra ushtarësh serbë, që kishin folur më zë shumë të lartë dhe që i kishin sharë shqiptarët pa ia ndarë. Kishte dëgjuar edhe zhurmë shurdhuese të makinave, që i kishin sjellë aty për bartjen e të plagosurve të masakrës, që e kishin kryer vetë. Automobili ku e kishin vendosur Sarandën kishte qenë i madh dhe si duket kishte qenë automobil i ndihmës së shpejtë, se kishte ndier aty Saranda erë barërash. Kishte ardhurher herë-herë edhe një erë e rëndë e gjakut, që gati ia kishte zënë frymëmarrjen, se si duket nuk ishte pastruar kurrë nga bartja e vazhdueshme e civilëve të vrarë e të plagosur shqiptarë, që i kishin plagosur e vrarë pamëshirshëm vetë. Të vrarët i kishin bartur me automobila të tjerë, për t’i dërguar në morgun e spitalit të Prishtinës, kinse për obduksion dhe më vonë i kishin kthyer sërish në Podujevë, sigurisht që t’i varrosnin përskaj hekurudhës.

-Gjatë bartjes sime me veturën-ambulantë për në spitalin e Prishtinës, kur më kalonte herë pas herë agonia, dëgjoja copëza bisedash të atyre që më bartnin, që sigurisht ishin magjup, se flisnin në një shqipe të ngatërruar. Në një moment se si dëgjova prej tyre, se në plojën e kryer në Podujevë, pos meje Sarandës dhe Gencit, kishin shpëtuar edhe tre fëmijë të tjerë. Shumë qesh gëzuar për atë që dëgjova, por doja që të dija edhe se cilët ishin ata që kishin shpëtuar – Thotë Saranda Bogujevci.

Mjekimi i Saranda Bogujevcit në spitalin e Prishtinës me mjekë e personelë serbë

Vendosja në spitalin e Prishtinës nuk i kujtohet krejt mirë Saranda Bogujevcit se si ishte bërë, se të shumtën e kohës kishte qenë në kllapi tepër të rënda, që nuk e kishin lënë as sytë t’i çilte. Dhëmbjet e plagëve i kishte ndier të papërballueshme sidomos kur motrat serbe dhe personeli tjetër mjekësorë serbë e kishin pezulluar pa kurrfarë kujdesi dhe mëshire. Sa herë e kishin luajtur nga pozita e të qëndruarit shtrirë, shtroja nën trupin e saj ishte ulur e tëra në gjak. Pas endjeve të shumta nëpër reparte të ndryshme të spitalit, më në fund e kishin vendosur në shok-dhomë të repartit kirurgjik të fëmijëve dhe pjesën më të madhe të kohës kishte qenë në agoni. Kur i kishte dalë kllapia i kishte vërejtur rrobet e veta që i kishte pasur krejt të prera dhe të përlyera me gjak. Nuk e kishte ditur fare nëse e kishin operuar që të ia nxirrnin plumbat e shumtë nga trupi, apo se çfarë kishte ngjarë me të. Në të vërtetë Saranda e kishte pasur dyshimin se mjekët serbë nuk e kishin kontrolluar fare se në çfarë gjendje ishte dhe as nuk ia kishin nxjerrë plumbat trupi, se nuk kishte parë kund ndonjë fashë të lidhur, apo ndonjë interevenim tjetër mjeksor.

Mjekët serbë ia kishin ndërruar dhomat e spitalit vazhdimisht, por nuk ia kishin shëruar plagët, që i ishin keqësuar e pezmatuar secilën ditë e më shumë. Një herë bile edhe kishin vendosur që të ia prenin krejt krahun, se i kishin thënë që të është kalbur mishi në krah dhe se nuk mund të ketë më shërim për të. I kishin thënë edhe se nga krahu mund t’i infektohej edhe gjaku dhe pastaj t’i paralizohet edhe krejt trupi. Këtë ia kishin thënë në një shqipe të ngatërruar përmes një njeriu të tyre, kinse mjekësor, që ishte deklaruar se dinte të fliste shqip. Në të vërtetë ai nuk kishte ditur të fliste mirë shqip dhe përmes tij gjithçka ishte bërë edhe më e ngatërruar.

-Më thonin për gjendjen time shëndetësore, se unë kisha mbetur e palëvizshme nga plagosja në shpinë e në këmbë dhe se nuk kam për t’u shëruar kurrë. Krahas të gjitha të këqijave, më e rëndësishmja ishte se krahun nuk ma këputën dhe ky ishte fati im më i madh në tërë atë fatkeqësi të madhe dhe tragjike për mua. Pas një kohe fillova që ’i mësoj disa fjalë në gjuhën serbe dhe kështu edhe të kuptoja nga pak se çfarë thoshte personeli mjeksorë për mua – Thotë Saranda

Në spitalin e Prishtinës, mjekët serbë nuk ia kishin shëruar plagët dhe as nuk i kishin dhënë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë. Me kalimin e ditëve edhe zorrët kishin nisur t’i tkurreshin prej pangrënies së vazhdueshme, sa dikur i ishte dukur sikur edhe nuk kishte fare dëshirë dhe as shije që të hante asgjë. Kishte pasur pastaj momente kur kishte pasur uri të tmerrshme dhe atëherë se si e kishte shtyrë diçka e brendshme që të kërkonte nga infermieret serbe që t’i sillnin diçka për të ngrënë. Kur kishte rastisur që t’i sillnin ushqim, zakonisht një rriskë bukë, ose dy këksa, qëllimshëm ia kishin lënë larg shtratit që të mos i mbërrinte, se ato e kishin ditur që ajo nuk kishte mundësi lëvizjeje nga plagët dhe nga infektimi marramendës i tyre. Ishte përpjekur Saranda me tërë forcën që ta mbërrinte rriskën e bukës, por nuk kishte mundur ta merrte dhe nga lëvizja e shtratit rriska e bukës kishte rënë në tokë. Në momente të tilla ishte shqetësuar jashtë mase dhe se si i ishte bërë që t’i ndukte edhe flokët e kresë. Kishte pasur raste kur infermieret serbe edhe nuk e kishin përfillur fare kërkesën e saj që t’i sillnin bukë, e ndonjëherë edhe i kishin bërtitur më të madhe pse kishte pasur guxim që të kërkonte ushqim prej tyre. Kishte pasur raste edhe kur i kishin thënë se ajo ishte armikja e tyre, prandaj edhe më qëllim e linin të uritur.

Sipas Sarandës, në spitalin e robëruar të Prishtinës, në atë pranverë 1999 kishin ndodhur skena të lloj-llojshme trishtuese dhe të turpshme, se mjekët dhe infermieret serbe kishin pirë tërë natën raki dhe kishin bërtitur e sharë me shfrenime të pakontrolluara. Kah mesi i natës në spital kishin ardhur edhe ushtarë e paramilitarë të shumtë serbë që kishin pirë raki bashkë me personelin mjekësorë dhe që kishin këndonin edhe këngë shoviniste për heqjen e kokave shqiptare dhe për shfarosjen e tërësishme të tyre nga Kosova. Kishin shkrepur edhe me armë të shumta. Ushtarët dhe mjekët serbë edhe nëpër dhomat e të sëmurëve kishin shkrepur, duke i sharë shqiptarët, që e kishin kërkuar NATO-n të vinte në Kosovë dhe që e kërkonin edhe ndarjen e Kosovës nga Serbia. Ushtimë i kishte shkuar spitalit nga krismat e shumta të armëve serbe dhe pacientët shqiptarë ishin trishtuar deri në skajshmëri, pos nga dhembjet prej sëmundjes dhe nga plagët në trup, edhe nga tmerret që i kishin parë prej krismave të armëve. Nuk kishim pasur çfarë të bënin, se nuk kishim pasur ku të shkonin. Kishin mbetur në duart e mjekëve kriminelë serbë pa dëshirën e tyre dhe si preventivë vetëm e kishin mbuluar kokën me plafa, që të kurseheshim sado pak nga shurdhimi i veshëve.

Saranda Bogujevci dhe pesë fëmijët e plagosur të xhaxhait Selatinë të saj, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genci, në Plojën e e 28 marsit 1999, në Podujevë, nuk ishte shëruar në spitalin e Prishtinës. Gjendja e tyre ishte keqësuar përtej çdo mase në atë spital të robërua. Trupi i tyre ishte mavijosur në shumë vende nga plumbat dhe ishin bërë si thotë populli asht e lëkurë edhe nga mungesa e ushqimit.

Para gazetarëve të shumtë ndërkombëtarë, në spitalin serb të Prishtinës kishin kërkuar nga Saranda që të thoshte se e kishin plagosur aeroplanët e NATO-s dhe jo forcat serbe. Nga se Saranda nuk kishte pranuar që ta bënte një dezinformatë të tillë shpifëse dhe plotësisht të pavërtetë, personeli serb e kishte dënuar në mënyra të ndryshme, herë me mosdhënie të ushqimit, e herë me mospastrim të plagëve edhe me nga dy-tri ditë. Herë-herë edhe me brima e me sharje tepër vështirë të përballueshme.

Forcat ushtarake të NATO-s e kishin shpëtuar dhe shëruar Saranda Bogujevcin dhe pesë fëmijët të tjerë Bogujevci

Në ditët e para të pasluftës së rëndë të vitit 1999 në Kosovë forcat ushtarake të NATO-s ishin gjendur në çdo pëllëmbë të Kosovës. Si vëzhgues që ishin kishin hyrë edhe në spitalin e Prishtinës. Me të kuptuar për gjendjen shëndetësore dhe për tragjedinë e Sarandës dhe të pesë fëmijët të tjerë të plagosur të Familjes Bogujevci të Podujevës, ushtarët britanikë nuk e kishin lënë babain dhe xhaxhain e Sarandës, që t’i dërgonin fëmijët në Podujevë, por menjëherë i kishin marrë dhe i kishin dërguar në bazën ushtarake të tyre, që kishte qenë e përqëndruar në Fushë Kosovë, dhe konkretisht në Qendrën e tyre mjekësore, që aty. Pas kontrollimit dhe trajtimit të duhur, që ua kishin bërë në atë Qendër mjekësore, pas dy-tri ditësh do t’i dërgojnë edhe në Lipjan, ku e kishin formuar një Qendër më të madhe njekësore të tyre.

Mjekët britanikë kishin bërë edhe shumë mrekullira të tjera për ta. Përmes internetit kishin konkurruar në Angli për dërgimin atje për shërim. Përkushtimi i sinqertë i mjekëve britanikë kishte bërë që të hapeshin dyert e shërimit dhe të qetësimit për Saranda Bogujevcin dhe për pesë fëmijët e plagosur të xhaxhait Selatin të saj, në plojën e 28 marsit 1999, në Podujevë.

-Përzgjedhje fragmenti nga rrëfimi “Saranda Bogujevci nga Podujeva i sfidoi vdekjes me 16 plumba në trup”, marrë nga libri “Krimi dhe përdhunim serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999” – Botim –2010 (465f.)– Autore - Naxhije Doçi

2018-04-16

Fran Tanushi poet mërgimtar me librit e tij me të ri me poezi

Fotografia e profilit të Hasan Hasanramaj


NGA: HASAN HASANRAMAJ


Tanushi autor i katër librave të botojua dhe promovuar, njërën prej tyre e ka të përkthyer dhe të shpërblyer në gjuhen italishteKa ngulitur thellë në tokën e të parëve tanë ...


Fotografia e profilit të Fran Tanushi

Fran Tanushi, është një poet mërgimtar që jeton, punon dhe vepron në qytetin Augsburg të Gjermanisë. Është anëtare aktiv i shoqatës së shkrimtareve mërgimtar. Autor i katër librave të botojua dhe promovuar, njërën prej tyre e ka të përkthyer dhe të shpërblyer në gjuhen italishte. Rreth librit me të ri, me titullin “Shkalla e Diellit”, recensuesi Ndua Dedaj tha:” Ky poet i këtij librit me të ri ka një metaforë të veten dhe ajo siç mund të merret me mend është dielli. Për diellin poetët Tanushi ka kënduar gjithmonë dhe poezia pa diell si duket nuk mund të ngrohë. Simbolika e diellit të këtij poeti nuk do rreshta, por zotësia e poetëve është që ata të mos bien në të thënën, duke përsëritur atë çka është shqiptuar më parë e që ky poet ia ka dalë mbanë në vëllimin poetik që kemi nëpër duar. Ky poet i vyeshëm, ka emigruar herët në Gjermani, duke fituar kësisoj poezia e tij dhe një frymi të re, përpos atij amë të dheut të lindjes me të cilin është mëkuar që në djep. Ka shkruar e akumuluar pareshtur gjendje dhe motive, por librat ka nisur t’i botojë disi vonë.


Libri i tij i parë poetik me titullin “Jetë e censuruar”, pastaj radhazi dhe dy libra të tjerë, “Ishulli im” dhe “Shkarpa” , libra të mirëpritura dhe të vlerësuar nga kritika letrare si libra që përvijojnë bindshëm rrugëtimin e poetit. “Shkarpa”, siç del dhe nga titulli, ka metaforën autentike të shkarpës, si lëndë, si toponim, si eshkë, si unë zjarrndezëse e caranit, si vibrim lirik e komunikim poetik. Tanushi ngre në nivelet e ligjërimit poetik shkarpën, që duket se e ka pas fort për zemër, si një prurje të veten.
Për poezinë e tij ka pas recensues dhe shqyrtime poetike interesante nga shumë krijues dhe studiues të letërsisë. Poezia e këtij poeti lirik është poezi e tokës, hapësirës, lirisë, kujtimeve, dashurisë, shpresës, thirrjes për ta dashur atdheun, pa kërkuar ndonjë çmim për dashurinë ndaj tij. Poeti e njeh mirë arën që lëron, duke e përdor mjeshtërisht fjalën e figurshme dhe kërkuar forma të reja shprehëse. Poezia e tij tashmë ka shtratin e vet. Poezia që hap librin është një himn origjinal gjithë ndjenjë dhe muzikalitet për bjeshkën, nënën, amësinë, kohën: kur dielli puthte atë rrëzimë vendësit thoni erdh dita e verë‘s
Fotografia e Fran Tanushi


Poezia e këtij poeti janë poezi të tokës, të hapësirës, të lirisë, të kujtimeve, të dashurisë, të shpresës të thirrjes për ta dashur atdheun

Lirikë e thurur me ndjeshmëri të hollë, që tingëllon si një shpallje madhore e gjithë jetën e njeriut të maleve. Vargu “Erdhi dita e verës” të fton për një muzikë të re, për një stinë të re me diell. Jo rastësisht dhe njëri nga nëntitujt e librit është “Ti ke diell mbi krye”, që të kujton vashat që nusërojnë me kurorën e stringlave të margaritar mbi ballë. Edhe “Shtegtari”, mërgimtari i Kosovës, e merr diellin e vendlindjes më vete ngado që shkon, atë diell që në vendlindjen e tij si për paradoks po soset prej braktisjes së trojeve nga njerëzit. Drama ndodh bash aty ku ka pulsuar jeta për qindra e mijëra vjet: në atë oborr të gjerë me dyer nga lind dielli, ku ftillon kujtimet e tij të brishta “një poet i bjerrë fatit”. Aq e brishtë është pamja e atyre trojeve, ngaqë: ëndrrat u mbytën mëngjesin që shkoi gjarpinj e hardhuca lodrojnë rreth shtëpisë. Nuk kemi të bëjmë assesi me një metaforë diellore parake, pasi poeti nuk ekzaltohet dhe vargëzon si soditës, por ravijëzon kontrastin mes diellit ndriçimtar në hapësirën qiellore dhe rrënimit të pashembullt në tokë.

Fotografia e Fran Tanushi
Në një tjetër poezi kemi përsëri kumtin e diellit dhe për diellin, me një poetikë origjinale, ku dielli është ai që jo vetëm ndrit ditën, por mbulon dhe natën, duke i vënë yjet në gjumë. Përndryshe, është një poezi e fatit të shqiptarit. Poeti që e ka ndjekur më dorë në zemër e drithërimë në shpirt fatin e vendit të tij, ndaj shpërthen me një sarkazëm të pazakontë: ky vend nuk është i bukur vetëm për të vdekur. Vargje të tilla ndjehen, përjetohen, kumbojnë së brendshmi, duke mos lënë vend për koment. Secili lexues mediton gjatë rreth një vargu të tillë që është një thirrje që vendi të jetë i bukur pikë së pari për jetën. Është gjithnjë fjala për atë që poeti e quan “Toka e diellit”, një sinonim i Kosovës dhe Shqipërisë: të jap tokën e diellit të ta shndris ballin. Dielli nuk ka të kryer në këtë tufë poezish refleksive, meditative, filozofike, plot ndjesi njerëzore. Në njëfarë mënyre ai është motivi brenda njeriut. Poeti është në kërkim të njeriut, fatit të tij, të cilit qëllon që ia thyejnë zemrën e atëherë ai vihesh në kërkim të vetvetes.
Fotografia e Fran Tanushi
Në këtë hulli është dhe poezia e bukur “Motiv qershori”, që fshikullon me qytetari dhe patos atë që i fshin pa e vrarë mendjen gjurmët e të parëve, duke ua prerë pemët që ata kanë mbjellë, teksa vetë poeti ndjen nderim për çka kanë mbjellë paraardhësit në tokë, në letra, në kujtesë, që është dhe “kopshti” i historisë së një populli. Kopshti është një lajtmotiv në poetikën e Tanushit, ai është as më pak e as më shumë, por “një Planet” mbi të cilin fjala mbartet në kohë dhe hapësirë. Nga poezia në poezi libri fiton një frymëmarrje të gjerë, që rrok çdo ind, detaj e ngjarje të Kosovës.


Fotografia e Fran Tanushi

Poeti Tanushi në poezitë e tij e ka kristalizuar profilin e tij krijues, duke shkruar një poezi me nerv shqiptar

Shqiptarët janë flijuar vite me radhë, ndaj poeti i cili ka marrë vendimin që të mos ia mësojë askujt ndër të sotmit ritualin e flijimit, siç del nga poezia “Riti i flijimit”, ndër më të arrirat e poetit, që ky rit të mos vazhdojë, aty “ku jeta vdes dhe vdekja lind”. Edhe pse për Trojën si simbol i dashurisë janë shkruar qindra poezi në rreth tre mijë vjet, poezia “Troja” e këtij vëllimi mbart një dramë të brendshëm dhe një kumt të vetin. Poeti e ndjen tokën e tij nga brenda dhe nga jashtë trojeve, në emigracion. Mjafton për këtë të citosh poezinë e bukur “Dy dashuri”, që tregon dhe jetën e poetit mes dy dashurive, Gjakovës dhe qytetit Augsburg në Gjermani, duke hequr paralele në mes dy kulturave, që në thelb janë një identitet evropian.

Fotografia e Fran Tanushi

Poezia vjen si një dialog i poetit me të birin, pasardhësin, teksa më lart kemi vënë në dukje raportin e poetit me paraardhësit. Poeti Tanushi në poezitë e tij e ka kristalizuar profilin e tij krijues, duke shkruar një poezi me nerv shqiptar, ku spikasin mjaft figura të një plani poetik-filozofik të veçanta dhe plotësisht autoriale, që e afirmojnë dhe më shumë atë, si “ku jeta vdes e vdekja lind”, “për tokë e për qiell”, “stinëve të bardha iu fala shpirtërisht”, “mbi hijen time/ e kërkoj vetveten”, “varkë e plasaritur vazhdon lundrimin”, “kufirin e fluturimit zogjve ua kam shkelur”, “hije që ndjek hijen/ dritë pas dritës”, “Lumturohu që u (ri) gjetëm” etj.

Fotografia e Fran Tanushi

Mund të qëmtohen disa elemente risisë të kërkimit të autorit në aspektin e stilit, si në poezitë e ciklit të parë, ku pos titullit që siç dihet që është gjithnjë shënjues, poeti ka nënvizuar dhe nga një fjalë tjetër në tekst, si për ta bërë shprehësinë poetike edhe më dom thënës. Edhe pse poezia e Tanushit ka diellin si lajtmotiv, ngrohtësinë dhe emocionin e shpresës, ajo sërish ka pengjet e saj, njeriu i poezisë së tij është i arratisur: mbështjella shtatë palesh me lëkurën time
mes detit dhe bjeshkës arratisur...


KLITHMA E SHPIRTIT

Klithmë shpirti e fshehur në dhimbje
re të dendura e hijezuan diellin mbi krye
rrufe vetëtimash theri mes brinjëve
në baltën e pistë zvarriten gjarpërinjët
Strukur mes dhimbjeve plagë e hapur
midis brinjve të fshehura kohët
përcjellin dritën e diellit
mbas dushkut të blirit t’moqem
Mbi germadhat ngrehinë e rrënuar
retë e fryera e zbrazen deshperimin
rreshqitas mbi moçalin e rreshëjeve të stinës
varkë e plasaritur vazhdon lunderimin

PA TITULL

Se di se si sonte me lindi deshira
te shkruaj poezi
Si gjithe atyre qe ngarendin me ngut
te behen poet
Por meq frymezimi kahere
me kishte ikur gjetiu
Gjurmet e deshires (pa)dituria
i rrembeu

Se di se sa bjeshke e detera me nguti
e shkreta i kaloj
Ne kerkim te adeses se humbur
ne sketerre
Ndersa une u mbeshtjella disi
ne levozhgen e time
Dhe ne enderr pashe
se si „gjeniu“lindi ne terr.

Fran Tanushi

Sot përurohet libri për krimet serbe në QKUK ,nga Dr.Salih Krasniqi

Fotografia e Riza Krasniqi


URIME TË PËRZEMËRTA VIJNË EDHE NGA KRYETARI I AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO AMERIKANE AKADEMIK PROFESOR DR. SKENDËR KODRA PËR LIBRIN  E POSA BOTUAR TË DR.SALIH KRASNIQIT I CILI NJË EKZEMPLAR IA DËRGOJ  STUDIUESIT SHKENCOR SKENDËR KODRA.

LIBRI I SALIH KRASNIQIT PËRUROHET SOT ME 17.04.2018 NË ORA 11 NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE PROMOVON LBRIN PËR KRIMET DHE GJENOCIDIN SERB KUNDËR PACIENTËVE SHQIPTARË.




Fotografia e profilit të Salih Krasniqi


Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës promovon librin “Krimet dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga forca policore dhe ushtarake të Serbisë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999”, të autorit Dr. Salih Krasniqi.

Fotografia e Salih Krasniqi

Ndryshe, gjatë luftës në Kosovë mbetën të vrarë rreth 14 njerëz.


Fotografia e Salih Krasniqi

VRASJET DHE ZHDUKJET E MJEKEVE GJATE LUFTES 

1998-1999


Agjencioni Floripress  më dt.24.12.2017 ka botuar copëza të fejtonit :
http://floripress.blogspot.com/2017/12/drsalih-krasniqikirurg-flete-ditari-nga.html


Flori Bruqi


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...