2018-04-19

Shkodra budallaqe apo budallenjtë e Shkodrës



Nga Bedri Islami 

Rrallëherë kam njohur një qytet të mençur si Shkodra. Kam shkruar më herët se Shkodra është kryeqyteti i mendjes. Në qytetet e ndryshme të Kosovës kam dëgjuar shpeshherë se, si thoshin të vjetrit, perëndia kur i ndau mendtë njerëzisë, tri hise i la në Shkodër dhe pjesën tjetër në të gjithë dynjanë.
Shkodra është e bukur gjithnjë, sidomos në pranverë.

Ndoshta ka dhuntitë e falura bujarisht; tre lumenjtë që e rrethojnë e pak më tej liqeni, të gjitha nën gjelbërimin e stinës të duken se kanë bërë rrethimin e gjelbër; ndërsa Maranai e Cukali, ende të zbardhur kanë ende pjesën e tyre në ditët e pranverës.

Të gjitha këto ia dhashë vetes këto ditë në Shkodër. I thashë edhe shumë gjëra të tjera, por fjalën nuk e kam për një reportazh. Ndoshta koha ua përpiu hapësirën reportazheve.

Është budallaqe Shkodra që ndryshe nga shumë qytete të tjera vazhdon të quajë veten bastion i vetëm një force politike, apo si ndodh rëndomë, kjo është një sëmundje politike e budallenjve të Shkodrës?
Vërtet është Shkodra skajmërisht e djathtë, e palëvizur nga e djathta, strehë e çdo lëvizje politike në të kundërtën e saj, apo një dorë jashtë saj, e barazlarguar nga “Sheshi i Dëshmorëve” e kërkon këmbulshmërisht këtë qytet si një peng i mendimit të shumëllojshëm, të lirë dhe plot dritë?

Ky nuk është një mendim i tashëm. E kam bluar prej kohësh: më saktë e kam pasur në vete që nga 2 prilli i vitit 1991, kur në njërin nga sheshet e qytetit mbetën të vrarë katër veta, tre djem të rinj dhe një burrë, dy nga të cilët i kisha njohur e njërin prej tyre, Arben Brocin, i kishim dritaret ballë njëri-tjetrit; më saktë, dritaret e fisit të Brocërve binin në oborrin e shtëpisë ku unë banoj edhe sot e kësaj dite, ashtu si fisi i tij banon ende aty.

Më 2 prill të vitit 1991 isha një kohë në atë shesh. Jo si demonstrues, sepse edhe ata që e quajtën veten të tillë, vetëm demonstrues nuk ishin. Asaj dite pata njohur nga afër Ded Kasnecin, i cili i tha të njohurit të tij se “o do e djegim sot Komitetin e Partisë, ose unë do të varrosem”. I njohuri i tij, Shaqir Vukaj, me të cilin isha, i pat thënë se nuk është nevoja as të digjet dhe as ai të varroset, se gjërat mund të zgjidhen me mend e jo me zjarr, por fitili ishte ndezur me kohë dhe pritej vetëm shpërthimi.

Në këtë 2 prill isha përsëri në Shkodër. Megjithëse zakonisht nuk jam njeri i kafeneve, isha ulur në mjediset luksoze Grand Hotel Europa, pronë e deputetit të LSI-së, Agron Çela. Isha ulur dhe nuk e dija se pas pak aty do të mbahej një meting, ritual i çdovitshëm dhe se do të kisha “fatin” të ndiqja nga larg “liderin” pëdëist, Basha.

2 prilli i këtij viti ishte një suroggato e 2 prillit të vitit 1991. Një pamje e turpshme e mjerimit politik dhe e braktisjes. Një shesh që nuk ishte mbushur as në një të dhjetën e tij, përgjithësisht njerëz të lodhur, të shtyrë nga një tufë deputetësh, që tashmë nuk kishin as forcën dhe as energjinë për të përkrahur liderin e ardhur nga Tirana.

I shihja ata njerëz që prisnin në shesh, ishte vapë e parakohshme, por gjithsesi asgjë nuk i ngrohte. As zëri i sforcuar i Bashës, që u premtonte se, ja, edhe pak ditë qeveria Rama do të përmbyset, se, ja, edhe pak do të duronin…se Shkodra ishte themel e shkuar themelit, se nga Shkodra ka nisur gjithnjë fitorja e revolucioni dhe se, ja…mbaroi.

Kujt i fliste ai njeri me atë zë të lodhur nga padija? Jam i bindur se menjëherë pasi ka kaluar urën e parë të qytetit as nuk është kujtuar më për Shkodrën e as për heronjtë e demokracisë, ashtu si jam i bindur se nëse dikush e pyet sot për emrat e tyre, shumë – shumë, ai mund të sjellë ndër mend vetëm dy prej tyre.

E megjithatë, ai e grishte qytetin të ngrihej, të shpallte revolucionin e tij, të marshonte drejt Tiranës, ku rrinë këllqet e lodhura të tij dhe të plakut politik renegat; ai kërkonte rishtas nga Shkodra kurbanët e tjerë, të tjerë emra, dhe, përmes tyre, si ndodhi me të rënët e 2 prillit, të ndërtojë pushtetin e tij.
Shkodra e mençur qëndronte nën hijen e blirëve, një tufë metingashësh, mes tyre deputetët metingashë, kërkonin budallallëkun e saj.

Kisha qeshur me vete kur kisha dëgjuar një drejtues të deleguar komune, pas përmbytjeve, se Shkodra duhet të veprojë si Katalonja. Të jetë e mosvarme nga pushteti dhe, ai, karabush i thonë në Shkodër, kishte renditur se, Shkodra ka hidrocentralet, sikur të ishin në xhepin e tij, ka minierat, sikur të jenë korpusi i pasurisë së tij. Kisha qeshur, sepse kudo mund të gjesh të tillë.

Në prillin e vitit 1991, kur kisha dëgjuar thirrjet , “Shkodra – Republikë”, që filmoheshin vetëm nga kamarat e mediave malazeze e serbe, nuk kisha qeshur. Kam pasur brenda vetes një peng dhe shtrëngim, pasi e dija se në atë çast, numri metingash po sundonte mbi mendjet e zgjuara të Shkodrës. Kisha pritur gjatë që kjo dalldi e paguar jo keq…pas 2 prillit lindën shoqata të fuqishme pro serbe….të kisha fundin e saj dhe jo rastësisht qesha me vete, kur dëgjova se një anamalas donte ta bënte Shkodrën si Katalonja.

Dhe kur mendova se mençuria ishte më e fuqishme se sa mediokriteti, dhe në fakt është, pashë në qendrën e qytetit një grusht njerëzish, ndoshta 50 vetë a diçka më shumë që të mbledhur rreth deputetësh dhe Zonjës së Parë të Bashkisë, bërtisnin “Rama ik”, kur ai ende nuk kishte ardhur, dhe në fund xhevahiri bashkiakes se “Shkodra e ka shpallur Edi Ramën person non grata”.

E dëgjuar në rrugë nga të mllefosur edhe hahet. Mllefi është këshilltar i keq, por vjen një ditë dhe bie. E thënë nga kryetarja e Bashkisë, me atë seriozitetin e budallshëm në të tilla raste, e ngrefosur sikur kishte dhënë gjëmën për pushtetin, më erdhi keq. Jo për qytetin tim, i cili përmes bojkotit, e kishte shpallur “non grata” kryetaren e tij, por për vetë atë, Zonjën, që e kisha marrë në mbrojtje publikisht në një debat të saj me shefin e qeverisë.

E di se tani në pragun e zgjedhjeve bashkiake, duhet dëshmuar besnikëri, por, pyetja e parë që i bëhet: kush jeni ju që, për hir të politikës, me cilin tagër, shpallni “nën grata”, shefin e qeverisë?
Cilët qytetarë keni pyetur? Cili referendum është bërë?

Matematika e thjeshtë e dy zgjedhjeve të fundit parlamentare ka nxjerrë forcë të parë linjën e së majtës në hartën elektorale të Shkodrës, por edhe nëse do të ishte ndryshe, cilën kërrabë tërheq pas vetes?
Thirrjet halucionante për t’ ia mbyllur dyert shefit të qeverisë, se mos iu pyet njeri se kur vjen e kur shkon, ngazëllimi se ja nuk po vjen, sonetat nën dritën e hënës për fitore, cilën?, përpjekja e dëshpëruar për të krijuar për banorët e qytetit imazhin e njerëzve antishtet, të gjitha janë me një fillesë të vitit 1991 dhe katër vrasjet ende të mbetura nën hijen e dyshimit.

Thirrjet për të ndarë veriun nga jugu, krijimin e një ndasie të re, jo vetëm politike, nuk janë pjesë e qytetit. Ka qenë gjithnjë një qytet i mençur që e ka ditur të vërtetën.
Vërtet Shkodra ju ka zgjedhur, por që të jeni me mend, jo të bëni një lojë faqekeqe deri sa edhe harresa do të ishte e largët.

Shkodra nuk është budallaqe. Edhe nëse ajo një ditë, që nuk do të vijë kurrë, do të votonte e gjitha për të djathtën, përsëri ajo mbetet një rilindje e mendimit të hapur.

Budallenjtë duan ta tërheqin pas vetes. Të zemëruar se gropa e hapur në vitin 1991 është drejt mbushjes, duan me çdo kusht, ta përplasin edhe një herë mendjen e qytetit me budallallëkun e verbërisë së tyre.
Do të jetë e kotë. Ujërat nuk rrjedhin dy herë në të njëjtin vend.
Vetëm budallenjtë dhe të shiturit rrahin në të njëjtin ujë.
Shoh edhe tani, në këtë çast, lulet e qershive që kanë çelur.

Shkodra nuk është e vitit 1991. Asaj kohe ishte derdhur dufi i një epoke që pritej ndaj asaj që po shkonte.
Shkodra atëherë bëri zgjedhjen e saj. Nuk kishte qenë as qyteti më i vuajtur, as më i prangosur, as më antikomunisti, as më desidenti, as më hekakeqi.
Kishte qenë një qytet nën diktaturë, si e gjithë Shqipëria.
Tani, 27 vjet më pas, raportet kanë ndryshuar. Kush nuk e di këtë të vërtetë, ka ende rrugë për të bërë drejt mendjes.


(Bedri Islami, i cili njihet për angazhimin e tij në LPK, ka kryer studimet e larta në gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka diplomuar edhe në gazetari.

Ai është autor i 14 librave me poezi, publicistikë, romane, drama dhe tregime.



Për luftën çlirimtare në Kosovë, Bedri Islami ka botuar edhe 6 libra me publicistikë.


Nga janari i vitit 1994 dhe deri në qershor të vitit 1999, me publicistikën e tij ishte vënë në shërbim të lëvizjes çlirimtare, duke botuar tek “Zëri i Kosovës” dhe tek media të ndryshme në Shqipëri.

Gjithashtu, në fillet e para të luftës së UÇK-së, Islami njihet si organizator i disa prej mitingjeve më të rëndësishme të LPK-së në mbështetje të luftës, si në Mynih, Bon, Këln, Shtutgart, Londër, Gjenevë, Rambuje, etj.



Në maj të vitit 1998, në mënyrë unanime Islami ishte zgjedhur drejtues i LPK-së.

Ndërsa, në qershor të vitit 1999, në Prizren ai kishte drejtuar mbledhjen e përgjithshme të Lëvizjes Popullore të Kosovës, ku në emër të Këshillit të Përgjithshëm kishte bërë propozimin për kalimin e LPK-së në një organizatë politike legale.



Pas vitit 1999, me miratimin e bashkëveprimtarëve të tij, ai ishte tërhequr nga jeta aktive politike, duke u kthyer tash sërish, por si këshilltar i jashtëm i presidentit  Hashim Thaçi.)



)

Sali Çekaj, jurist, politikan, diplomat, ushtarak, vizionar…


Shkruan: Musa Gjakova

19 Prilli dita e rënjës së heroit të kombit Sali Çekaj – Veterani njëherit edhe dita e veteranëve të luftës së Koshares.


Sali Çekaj ishte figurë poliedrike, ku personaliteti i tij ngërthen vlerat tradicionale të vulosura nga oda me fjalët burrërore e të urta shqiptare por edhe një profil me cilësitë moderne të fituara nga studimet dhe kontaktet më njerëz të ngritur botëror.

Përvoja e tij si jurist, politikan i denjë por edhe diplomat ku veproj në Gjermani, “Veterani” nuk hezitoj për të vepruar si ushtarak, në veçanti në Betejën e Koshares ishte kurora e lavdisë së jetës dhe veprës së tij…


Aktiviteti i tij njihet me guximin për të jetësuar Kushtetutën e Kaqanikut ku fuqishëm qëndroi në mbrojtje të të gjitha veprimeve që kundërshtonin sundimin e administratës diskriminuese serbe të asaj kohe në Kosovë, deri tek mobilizimi i diasporës dhe kontributi në organizimin e strukturave ushtarake në kuadër të UÇK-së.

Kur po përgatitej Kuvendi i Kosovës, Sali Çekaj inkurajoj shokët e vet delegat që të hartonin dhe shpallnin Deklaratën e Pavarësisë. Pas shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut Sali Çekaj më Rrustem Bruqin dhe shokët e tij jurista hartuan statutin e komunës në bazë të Kushtetutës së Kaçanikut.

Deçani ishte komuna e vetme në Kosovë që kishte statutin, që përfaqësonte interesat e popullit të vet. Për shkak të aktivitetit të tij të dendur patriotik, prokuroria serbe kishte lëshuar fletë arrest për Sali Çekaj.

Sali Çekaj, padyshim është ndër figurat më kohërente dhe ndër prijëtarët e UÇK-së. Organizator i ushtrimeve përgatitore ushtarake, së bashku me KOMANDANT Adem JASHARIN, heroin e kombit Zahir Pajazitin dhe me 34 shokë në grup në Shqipëri gjatë viteve 1990-1991.

Kjo analogji ndriçon të vërtetën se në grupin e të ushtruarve në Shqipëri, konsiderohej si themelimi i njësiteve të para të armatosura të mbrojtjes së Kosovës si dhe themelues të qendrës së parë stërvitore për përgatitjen e ushtrisë së Kosovës, fillimisht për luftë guerile e më vonë për luftë të rregullt.

Pas përgatitjeve të para të nevojshme, në vitin 1991 Salihu u inkuadrua menjëherë dhe më grupin e parë shkoi në Shqipëri ku së bashku më 34 shokë të uniformuar dhe të armatosur kaluan kufirin dhe futen në Kosovë duke sjellë armatim edhe për 30 luftëtarë të tjerë.

Në Shqipëri themeloi dhe konsolidojë infrastrukturën teknike të qendrave stërvitore ushtarake në rrethin e Tropojës si; Viçidol, Kullat e Berishës, Papaj, Babinë, Rragam.

Sali Çeku ishte njeri që gëzonte respektin dhe besimin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë, sikur edhe veprimtarëve patriotë dhe intelektualë në Kosovë dhe në diasporë. Në Kosovë, u rikthye në qendrat e Prapaçanit, Lug të Baranit me themelimin e të cilave ishte marrë vetë.

Mori përsipër strukturimin dhe udhëheqjen strategjike të brigadave.

U mor për së afërmi me riorganizimin e forcave në qendrën stërvitore ushtarake Papaj dhe strukturimin e forcave te brigades 131, brigades 134 qe komandonte vet dhe forcat komando Delta, në Grupin Operativ 3, me mision heqjen me luftë të kufirit mbi parimin “lufta çlirimtare fillon në njërin skaj të kufirit dhe përfundon në skajin tjetër me lirinë e plotë të vendit”.

Për të lufta ishte e shqiptarëve dhe për shqiptarët, pavarësisht rajonit apo pikëpamjeve të tyre ideologjike-politike. Shqiptarët atëbotë kishin një parti, UÇK-në, dhe bënin një politikë, luftën për çlirimin e vendit. Për këtë arsye, ai ishte dhe do të mbetet një figurë e rrallë, frymëzuese, pajtuese, unifikuese e çështjes kombëtare.

Është figura më emblematike që shquan këto vlera supreme të një kombi që synoi dhe arriti lirinë. Do të mbahet mend përherë si njeri, i cili bashkëpunoi me të gjithë njerëzit të cilët ishin të gatshëm të ndihmonin luftën heroike në kërkim të lirisë. Ishte Sali Çekaj ai i cili do të kujtohet përherë si një njeri i cili besonte se harmonizimi i forcave të gatshme të UÇK-së në të gjitha rajonet e Kosovës do të përbënte armën e fitores së madhe ndaj okupimit të Serbisë.

Lufta e Koshares do të mbetet një nga faqet e ndritura të historisë më të re të Kosovës. Lufta e Koshares do të mbetet përherë vulë e trimërisë së pashembullt të projektuesve dhe trimave si Sali Çeku, Agim Ramadani, Abaz Thaqi, KOM. Xhemajl Fetahu e 113 dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Sali Çekaj “Veterani” me bashkëluftëtaret e tij do të na shërbej si udhërëfyes i fuqishëm për gjeneratat se si punohet dhe luftohet për atdhe dhe se si duhet atdheu.

I PËRJETSHËM QOFT KUJTIMI PËR HEROIN SALI H ÇEKAJ!

Lavdi jetës dhe veprës së Heriot të Kombit Salih Çekaj.

(Autori është bashkëluftëtar i “Veteranit”)

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë nuk lë vend pa u përpjekur për të fshehur krimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë



Publicisti Bardhyl Mahmuti ka deklaruar se në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë nuk lë vend pa u përpjekur për të fshehur krimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, ambasadorë, konsuj, deputetë, veprimtarë politikë dhe intelektualë janë duke e shpërndarë librin që zhvesh gjenocidin serb në Kosovë.


Ai në një shkrim në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ka të tillë që kanë marrë instruksione për të sabotuar shpërndarjen e të vërtetës për gjenocidin serb në Kosovë dhe kanë fshehur në depot e kësaj ministrie librin që zhvesh gjenocidin serb në Kosovë.

Postimi i plotë i tij:
Fotografia e Bardhyl Mahmuti
Fshehja e të vërtetës për krimet serbe në depot e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk lë vend pa u përpjekur për të fshehur krimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe duke e paraqitur veten si viktimë e agresionit të NATO-s, ambasadorë, konsuj, deputetë, veprimtarë politikë dhe intelektualë janë duke e shpërndarë librin që zhvesh gjenocidin serb në Kosovë.

Fotografia e Bardhyl Mahmuti
Në dy fotot e para shihet afaristi dhe politikani shqiptar në Gjermani (anëtar i CDU-së), me origjinë nga Kosova, Ilir Hajzer Seferi duke ia dhuruar zonjës Lunaçek librin “Mashtrimi i Madh” në gjuhën angleze. Një mirënjohje e veçantë për të gjithë ata që shpërndajnë në botë të vërtetën për Kosovën. Fatkeqësisht, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ka të tillë që kanë marrë instruksione për të sabotuar shpërndarjen e të vërtetës për gjenocidin serb në Kosovë dhe kanë fshehur në depot e Ministrisë në fjalë librat në gjuhën angleze që u janë dhënë falas. Tri fotot e fundit janë dëshmi për fshehjen e botimit në gjuhën angleze të librit “Mashtrimi i Madh”.


Fotografia e Bardhyl Mahmuti
Kam bindjen e plotë se krimin e gjenocidit serb nuk do të mund ta fshehin në depot e asnjë ministrie dhe se e vërteta do të dalë në shesh.



Dhembja dhe krenaria në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend


Shkruan: prof. Rexhep Abazi

Ditë e premte, 12 janar 2018, duhej të ishte e ftohtë dhe me dëborë. Por, jo. Ishte një ditë e cila i ngjante fillimpranverës, kohë me diell dhe temperaturë të lartë mbi zero.

Profesori, veprimtari dhe luftëtari i lirisë, Behram Hoti, një ditë më parë më ftoi për të shkuar në një fshat të Drenicës për të shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të një ish-luftëtari të UÇK-së. Nuk e pyeta ku? Por, vetëm në orën sa nisemi dhe nga cili vend? Sepse unë kur përmendet Drenica edhe natën nuk pretoj të nisem. Më tha nesër, ora 9.00, tek rrethi i Flamurit.

U takuam në kohën e caktuar dhe së bashku edhe me dy profesorë të tjerë, prof. Nexhat Ballancën nga Dibra dhe prof. Ibrahim Kuçin nga Dukagjini dhe u nisëm për në fshatin Baks, tek familja Salihu, djali i të cilëve kishte ndërruar jetë para ca ditësh dhe ishte dita e fundit për shprehje ngushëllimesh, apo siç themi ne në Medvegjë, e të pamës.

I ndjeri, Sabri (Ahmet) Salihu ishte luftëtar i UÇK-së deri në çlirimin e Kosovës, sipas traditës së trashëguar nga babai, gjyshi e stërgjyshërit e tij, të cilët kurrë nuk kishin ngurruar ta kapnin pushkën në mbrojtje të atdheut. Por, ja jeta e ka fillimin dhe mbarimin, mbase kjo është përcaktim i Allahut të Madhëruar. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

E pamja mbahej në xhaminë e fshatit sepse siç e pamë edhe ne dhe siç treguan njerëzit e vendit, nuk kishte pasur vend tjetër që do t’i zinte njerëzit që vinin për ngushëllime.

Në oborrin e xhamisë pritnin e përcillnin afro njëqind burra (shumica të rinj) dhe unë mendova se të gjithë kishin dalë në pritje…por jo, kur hymë në xhami, ajo ishte e mbushur përplot me njerëz, ndoshta dyqind veta, familjar, shokë, miq e dashamirë të rrethinës.

Me dinjitet të lartë pritjen e bënin: haxhi Ahmet Salihu (babai i të ndjerit Sabri Salihut), islamologu Beqir (Rrahman) Salihu, prof. dr. Abdyl Salihu, mulla Hajrullah Hoxha, Haki (Ahmet) Salihu, Fahri A. Salihu, Skender Rr. Salihu, Hajzer Rr. Salihu, Idriz (Smajl) Banjaku (dajë i të ndjerit), Bekë Galica (nip i Heroit Azem Galicës), Jashar (Zymer) Likoci (këshilltar në K.K. Skenderaj), mësimdhënës të shkollës së Çirezit e shumë familjarë, shokë, miq e bashkëfshatarë të tjerë.

Profesor Bajram Hoti (mik i kësaj familje), duke kërkuar falje nga të pranishmit, i njoftoi se sot për ngushëllime në familjen Salihu kanë ardhur tre profesorë nga pjesë të ndryshme të trojeve shqiptare, nga Dibra, nga Dukagjini e nga Medvegja (prof. Nexhat Ballanca, prof. Ibrahim Kuçi dhe prof. Rexhep Abazi), moment i cili bëri përshtypje të veçantë tek të pranishmit ku gjendej për ngushëllime edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me bashkëpunëtorët e tij dhe i cili u ofrua dhe na përshëndeti me një respekt të kultures së familjes së shenjtë e heroike të Jasharajve të Prekazit.

Mbase, nga respekti kërkuan që ne të ulemi në krye të vendit, siç i thoshin ata dhe në emër të grupit më autorizuan që unë t’i shprehu ngushëllimet familjes Salihu, që unë e bëra sipas zakoneve të shqiptarëve të Medvegjës, e që ishte e njëjtë me këto që i pashë këtu.

Por, duke respektuar momentin dhe rastin për se kishim ardhur, unë ceka edhe një veçanti të Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila si institucion i vetëm deri tani ua ka shtrirë dorën vëllazërore shqiptarëve të Medvegjës, duke qenë gjithnjë prezentë në ato treva, e në veçanti me dërgimin e një imami që nga viti 2004, që përkujdeset për besimtarët e fesë islame në Medvegjë. Më motivoi prezenca e Efendi Hajrullah Hoxhës, meritë e madhe e të cilit, përveq të tjerëve, ishte që Medvegja të jetë në vëmendjen e përhershme të BIK-së, prandaj atij dhe nëpërmes tij BIK-së dhe kryetarit Efendi Naim Tërnavës dhe bashkëpunëtorëve të tij, u shpreha falënderimet më të sinqerta për këtë mirëkuptim vëllazëror.

Kuptohet që çdo veprimtari ka rregullat e veta, andaj edhe kjo postmortore gjithashtu, por në shenjë respekti familjarët na lutën për të drekuar, por ne duke i falënderuar, nuk kishim nevojë për dreke, atëherë ata e bënë një precedent, nuk na lëshuan pa pirë kafe, që nuk praktikohet në këso rastesh.

Mbase, për ngushëllime vinin njerëz pandërprerë, ne u kërkuam “izën” për t’u larguar. Për të na përcjellë dolën gati se të gjithë me në krye islamologun Efendi Beqir Rr. Salihun, duke na falënderuar për nderin dhe rrugën që kishim bërë për ngushëllime.

Ishte kjo pjesa e parë dhe qëllimi i shkuarjes në Drenicë, por në të kthyer, profesori, veprimtari, luftëtari dhe veteran i UÇK-së, i palodhuri z. Behram Hoti, për të cilin në një fjalë rasti Efendi Hajrullah Hoxha tha: “vetëm prof. Hoti di, mundet dhe i bën bashkë intelektualët shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare…” na bëri edhe befasi të shumta duke na treguar momente të lavdishme nga e kaluara e largët dhe e afërt në këto treva heroike shqiptare.

Fillimisht na ndali tek përmendorja e dëshmorit të parë nga lufta e fundit çlirimtare, e mësuesit Jonuz Lladrovcit, i pushkatuar nga forcat armike, në afërsi të Gurit të plakës.

Me të hyrë në Albanën e Madhe, mbi kokë na rrinin Bjeshkët e bukura të Drenicës krenare, Çiçavica, Zonja e Madhe dhe Zonja e Vogël, Guri i Plakës, fshati heroik Likoshan, ku më 28 dhe 29 nëntor të vitit 1997 u bë masakra e parë e 52 të masakruarve në Drenicë (burra, gra, pleq e fëmijë, të cilët u varrosën me pjesëmarrjen e njëqind e pesëdhjetë mijë shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare.

Po në këtë vend edhe plasi beteja e parë e UÇK-së kundër forcave policore, ushtarake e paramilitare të Serbisë thotë prof. Hoti dhe vazhdon…në të cilën u vranë një tog armiqsh por edhe nga radhët e UÇK-së u plagosën luftëtarët: Sabit Lladrovci, Sabit Geci, Sahit Jashari…dhe situata ishte shumë e vështirë deri sa në ndihmë u erdhi komandanti i përjetshëm Adem Jashari më luftëtarët e tij dhe i nxori të plagosurit që gjendeshin në rrezik, për t’i dërguar në shërim në Ticë të Rrezes së Hotit, nën përkujdesjen e kirurgut legjendar të UÇK-së Dr. Fadil Bekës. Beteja u zhvillua tek Gjashtë lisat binjakë të Likoshanit.

Në vazhdim, në anën e djathtë të rrugës dukej fshati Gradicë i trimit Mehmet Gradica, kurse në të majtë, para se të hyhet në Çirez, dukej Kalaja e Lladrovcit, në të cilën ranë heroikisht Xheva dhe Fehmi Lladrovci.

Në fshatin Çirez dukeshin gërmadhat e xhamisë së rrënuar në të cilën ishin bërë masakrat e këtij fshati e në dalje të tij pamë varrezat e të vrarëve e të masakruarve, simbol i rezistencës dhe vuajtjes shqiptare të kësaj treve heroike.

Dhe kështu, dalëngadalë i ofroheshim Prishtinës, nga ky rrugëtim shumë interesant dhe i paharruar, të cilin profesor Hoti na bëri aq impresionues saqë do të mbetet shumë gjatë në kujtesën tonë.

Medvegjë, 20 janar 2018

2018-04-18

O moj Shqypni, e mjera Shqypni

Nëqoftëse në komunizëm propaganda e tillë e shfrytëzoi postulatin e Pashko Vasës “feja e shqiptarit është shqiptaria” për të shprehur ateizmin dhe normalisht kombëtaritetin mbi religjionin, sot në mënyrë jo realiste në kthim të besimit të praktikuar janë disa tipa që e sulmojnë pikërisht për idenë e përçuar.

Image result for mops kqyrni kisha e xhamija se feja e shqiptarit eshte shqiptaria


Por as sot nuk kanë për t’i hequr qoftë dhe një presje dhe një gërmë kësaj të drejte të madhe për një popull, i cili në shekuj, u detyrua të pësojë si religjione dhe kultura të ndryshme, por që në fund të fundit, ruajti një diçka të përbashkët që ishte kombi dhe raca shqiptare.


Pse dhe sot vlen “feja e shqiptarit është shqiptaria”?!


Dikush mund të fjalosë dhe të bëjë modernin e të përmendë anën fetare dhe atë racore në akuzë të pjesës së racës shqiptare, por e ka gabim. Kur komiteti i Stambollit donte me gjithë shpirt të bënte gjuhën e shkruar shqip dhe me shkronja latine, por dhe me drejtim nga kultura perëndimore, sot mund të kenë lindur ide të tilla që i thonë dhe gabim, por ja që ato atëhere dhe deri më tani, janë modernë dhe të pa gabueshëm.

Image result for mops kqyrni kisha e xhamija se feja e shqiptarit eshte shqiptaria

 “Pse nuk lind diell nga perëndon” dilte nga goja e një tjetri rilindas dhe është e saktë dhe sot. Kur Kristoforidhi bënte bashkë me shumë të tjerë alfabetin dhe Pashko Vasa i jepte modelin e duhur, sot nuk kanë më ç’të bëjnë, por vetëm të pranojnë se kanë qenë në të drejtë të tyre dhe të kombit.

Image result for mops kqyrni kisha e xhamija se feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Nuk kanë kaluar kaq shumë vite sa ne ti bëjmë të vjetra si postulatet dhe të bërat e këtyre gjigandëve dhe pse diktatura shfrytëzonte nuk duhet të bëjmë “të bukurin dhe të aftin” për ti riparuar-ndrequr së paku në të thëna të tillë gjigandë.

Image result for mops kqyrni kisha e xhamija se feja e shqiptarit eshte shqiptaria

 Në ç’kushte i thanë dhe në ç’kushte i praktikuan dhe ngritën koshiencën kombëtare të tillë njerëz të mëdhenj, nuk përbën akoma një gjë të vjetër, por një diçka që akoma nuk ka përfunduar dhe nuk do të përfundojë deri sa kombi të jetë një në çdo konceptim themelor dhe përcaktues.

Image result for mops kqyrni kisha e xhamija se feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Ky nuk është nacionalizëm idiot dhe i pa fre, por është patriotizëm që mbi të gjitha vendos kombin dhe racën shqiptare dhe unë e përsëris fort dhe racën shqiptare, sepse është e përveçme dhe e jashtëzakonshme në historinë e kombeve dhe racave në Europë.


Related image


Pse doli kjo shprehje e madhe dhe kur? Sigurisht kur kombi ishte në rrezik. Sigurisht kur dasia religjionare nuk lejonte si gjuhën e përbashkët dhe bashkimin në troje dhe njësi të përbashkët. Sigurisht kur në Ballkan po fitonin të gjithë lirinë dhe shqiptarët ishin më të vonuarit si për njehsim gjuhësor dhe ndarje religjionare. Kurse vjersha e madhe ishte e tillë:

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht da.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë.
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.

Nuk ka poezi më të qartë dhe të saktë dhe për kohën e sotme.

Image result for adem jashari


 Megjithëse sigurisht, shumë përparime janë bërë dhe arritur. Kanë ndryshuar kohët, por nuk ka ndryshuar veprimi dhe racionalizmi dhe në kohë të vështira kur ekzagjerimi me religjion të bën gabimisht të vendosësh në plan të dytë kombin.


Nuk është aspak pozitive që mbas marrëzisë me ateizmin vrastar të Enverit, largimit me ligj të praktikës religjionare të shmangemi në krahun e kundërt, kur çdo ideal, kulturë dhe veprim qytetërues të shikohet me fe.

Image result for mops kqyrni kisha e xhamija se feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Kjo është një nga budallallëqet e kohës tonë dhe sigurisht ka bërë keq dhe ka dalë jashtë kontrollit mbi ndjesinë kombëtare.

Image result for tahir zemaj

 Njeriu, fenë e ka të shtrenjtë dhe të dashur, por atë ai mund dhe ta ndryshojë dhe ta praktikojë në mënyra të ndryshme. Por shqiptari ka një diçka të pandryshueshme dhe të pa tjetërsueshme që është kombi i tij.

Related image

Ka ndodhur me shqiptarin të ndryshojë fe, dhe këtë mund ta vërtetojnë shumë shekuj dhe shumë pushtues apo dhe kultura pa pasur nevojë të pushtimit, por kombi është ruajtur dhe këtu ka qenë dhe baza e të bërit bashkë të shqiptarëve.



Image result for vellezerit haradinaj

Edhe sot është imperativ kjo gjë. Të gjitha ndajnë në grupe si politika ashtu dhe religjioni sa do që janë, pjesë e të ndryshmes që në shoqëritë moderne vepron dhe është e drejtë demokratike, por një diçka dhe shumë e shtrenjtë, i barazon njerëzit dhe kjo është shqiptaria të cilën nuk mund ta ndërrojnë dhe po të duan.


Image result for tahir zemaj

Mund të ndërrojnë fenë, ju lejohet, mund dhe kanë ndërruar shtetësinë dhe ju lejohet, ndërrojnë partitë dhe është e drejtë, por nuk mund të ndërrojnë kombin dhe racën e tyre.

Image result for mops kqyrni kisha e xhamija se feja e shqiptarit eshte shqiptaria


Jo këtë nuk e ndërrojnë dot në jetë të jetëve dhe po mallkuan se nuk janë shqiptarë atëhere meritojnë dhe një përçmim të madh.


Related image

Por as ligjërisht nuk e bëjnë dot, sepse kombëtariteti është ...automatizëm dhe në botën moderne. Në këtë pikë dhe sulmi nga disa tipaçë qoftë religjionarë, qoftë dhe politikë, apo dhe modernistë kundrejt Pashko Vasës është i kotë dhe i pafuqishëm në respekt të kombit.


Related image

Mbi fenë shqiptarët kanë pasur dhe akoma duhet të kenë kombin.

Image result for mops kqyrni kisha e xhamija se feja e shqiptarit eshte shqiptaria

Vetëm më këtë gjë janë të fituar dhe të bashkuar. Absolutisht vetëm më këtë cilësi, dhe tashmë në brendinë jetike të tyre ato që duan ta kuptojnë e kanë kuptuar.

Image result for flamuri shqiptar valon

 Të tjerët sigurisht kanë shkuar në periferi të mendimit kombëtar shqiptar, dhe rrezikojnë të dalin jashtë nga forca centrifugale që të gjitha cilësitë e tjera ushtrojnë mbi të.

Image result for adem jashari


Flori Bruqi

Në Tiranë u përkujtua dhe u përurua veprimtaria e historianit kroat Milan Shuflaj

Më dt.13.04.2018 nën patronatin  e Akademik  Prof.Dr. Skendër Kodra, nga Akademia e Shkencave dhe Artit në New York  u përurua veprimtaria letrare dhe shkencore e historianit Kroat Milan Shuflaj-it.

Po kush është Milan Shuflaj:

Image result for milan shuflaj


Milan Shuflaj ka lindur në vitin 1879, në Lepoglavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaron në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Studion shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit. Doktoron në vitin 1901. Menjëherë pas doktoratës, Shuflaj i futet punës për sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare dalmatinase për “Codex Diplomaticus”.

Këtu ishin kontaktet e para të studiuesit të ri me lëndën e vëllimshme dhe të pahulumtuar fare, që i takonte Shqipërisë. Në vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin për profesor në shkencat ndihmëse të historisë, në Universitetin e Zagrebit. Në vitet 1902-1903 specializohet në Vjenë, në “Österreichische Institut für Geschichtsforschung”, në fushat e paleografisë latine, diplomacisë, kronologjisë dhe notariatin, te profesorët O. Redlicha dhe A. Dopscha.

Në këtë vit, regjistron te prof. K. Jireçeku “Studimet albanologjike në Kolegjin e Vjenës”, të cilat nuk ka arritur t’i përfundojë. Në vitet 1904-1908, dr. Shuflaj punon si asistent në bibliotekën kombëtare “Szeczeny” të Budapestit. Këtu thellon njohuritë në fushën e ballkanologjisë dhe sidomos albanologjisë. Vendos kontakte të shumta me intelektualë dhe shkencëtarë me famë botërore, kontakte këto që do t’i shfrytëzojë më vonë, gjatë gjithë punës së tij shkencore.

Në Budapest, Shuflaj botoi në revista dhe gazeta të ndryshme një numër të madh punimesh shkencore me vlera të jashtëzakonshme. Në revistën “Szazdok” boton dy punime për mesjetën kroate, ku me argumente shkencore tregon se dokumentet e Rabit të shekullit XI dhe XII, për Mbretin kroat Zvonimir, ishin falsifikat. Kjo gjë më vonë do t’i kushtojë shumë, sepse do të shpallet tradhtar i popullit kroat, dhe studentët e tij do t’ia bojkotojnë leksionet! Në vitin 1908 emërohet profesor i rregullt për shkencat ndihmëse të historisë në Universitetin e Zagrebit. Së bashku me Talocin dhe Jireçekun, në vitin 1913 dhe 1918, boton në dy vëllime kryeveprën “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”. Në vitin 1918, me kërkesën e tij pensionohet, e pastaj boton pjesën e tretë të Historisë së Shqipërisë, të cilën kishte planifikuar ta shkruante në tetë vëllime, me titull: “Die kirchenzustände im vortürkischen Albanien.

Die ortodoxe Durchbruchszone im katolischen Damme”, për të vazhduar, pastaj në vitin 1920 me romanin me temë nga mesjeta shqiptare, “Konstantin Balsha”, të firmosur me pseudonimin Alba Limi. Në dhjetor të vitit 1920, burgoset. Dënohet me tre vjet e gjysmë burg, të cilat i bën në Mitrovicën e Sremit. Në vitin 1925 boton studimin: “Srbi i Arbanasi, njihova simbioza u srednjem vijeku”. Në vitin 1928 botoi librin me ese: “Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike”.

Po këtë vit emërohet profesor i rregullt në Universitetin e Budapestit. Për shkak se nuk kishte pasaportë, detyrohet ta refuzojë këtë emërim. Në vitin 1929, Akademia Vjeneze e Shkencave i propozon dr. Shuflajt që të vazhdonte vjeljen e lëndës arkivore për vazhdimin e botimit të ”Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, vëllimet III-V. Këtë iniciativë e përkrahu edhe qeveria e Mbretërisë Shqiptare, e cila shprehu gatishmërinë e saj që të hiqte shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme. Dr. Milan Shuflaj ftohet të vizitojë Shqipërinë.

Pas shumë peripecish rreth pajisjes me pasaportë, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. Vritet nga dora e kriminelëve serbë më 18 shkurt të vitit 1931, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, duke lënë pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb. Për vrasjen e dr. Shuflajt kanë reaguar shumica e intelektualëve të kohës, në mesin e të cilëve edhe shkencëtari i njohur Ainshtain.

Vepra

Hrvatska i zadnja pregnuća istočne imperije pod žezlom triju Komnena (1901)
Die Dalmatinische Privaturkunde (1904)
Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia (së bashku me Jireçekun dhe Thalloczy, Vjenë, 1913. dhe 1918. përmbledhja e dytë)
Kostadin Balšić (1392-1401): historijski roman u 3 dijela – roman historik (1920)
Srbi i Arbanasi (1925)
Na Pacifiku god. 2255.: metagenetički roman u četiri knjige – znanstvenofantastični roman (shtypur pë herë të parë 1998)
Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike : dvanaest eseja (1928, ribotim 1999)
Hrvati u sredovječnom svjetskom viru (1931)
Izabrani eseji, prikazi i članci (1999)
Izabrani eseji, rasprave, prikazi, članci i korespondencija (1999)
Izabrani politički spisi (në edicionin Stoljeća hrvatske književnosti, 2000)



SHKENCA DHE SHKENCËTARËT : AKADEMIKU DHE PROFESORI BEDRI TAHIRI,ME NGULMË LËVRON HISTORINË TONË TË LAVDISHME !

Fotografia e profilit të Bedri Tahiri

Bedri Tahiri u lind në Galicë të Drenicës më 1956. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Gjimnazin e Skënderajt. Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Që nga janari i vitit 1980 ligjëron lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë.

Krahas punës edukativo-arsimore dhe veprimtarive të tjera shoqërore, merret edhe me artin letrar. Me shkrime ka zënë të merret qysh herët. Shkrimet e tij letrare-historike- dokumentare-publicistike mund t’i gjesh nëpër faqet e revistave e të gazetave shqipe që dalin në Prishtinë, në Tiranë e në mërgatë. Merr pjesë nëpër Simpoziume e Sesione shkencore me tema hulumtuese shkencore. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, nënkryetar i Art Clubit “Rifat Kukaj”, i cili u themelua më 2014, bashkëthemelues i Klubit Letrar “Latif Berisha” në Vushtrri etj.

Fotografia e Flori Bruqi

Gjatë tërë kohës së luftës sonë çlirimtare qëndroi në shkrepat e Arbërisë së Vogël, përkrah luftëtarëve të lirisë, duke mbajtur shënime e ditar lufte dhe gëzon statusin e Veteranit të UÇK- së. Për suksese dhe të arritura në punën me nxënës, në krijimtari dhe në hulumtime shkencore, ka marrë shumë Dekorata, Mirënjohje, Falënderime e Plaketa. Më 27 Nëntor 2007, Kompleksi Përkujtimor “ADEM JASHARI” i ka lëshuar një Falënderim për kontributin e dhënë, diku mbi 27. 000 euro, nga librat e shitur...Nërkaq, më 26 gusht 2012, nё Poetika mbarёkombёtare “Ndue Bytyçi 2012”, organizuar nё Malin e Dajtit, gjegjësisht në Tiranë, u vlerësua me çmimin ”HASAN PRISHTINA”.

Në Ditën e Çlirimit, më 17 qershor 2015, Komuna e Vushtrrisë e nderoi me çmimin PENA E ARTË, ndërkaq, më 2017, Klubi letrar “Latif Berisha” i Vushtrrisë e nderoi me Çmimin special PENA E FJALËS.

Fotografia e Flori Bruqi

Në fundvitin 2017, Bashkimi i Shoqatave të Shkrimtarëve Shqiptarë, në amfiteatrin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në AKADEMINË E ÇMIMEVE VJETORE 2017, librin “AZEM BEJTË GALICA” (Botim i dytë i plotësuar) u vlerësoi: Vepra më e mirë monografike.

Deri sot, pa përmendur librat si bashkautorë, ka botuar këta libra:

Azem Bejtë Galica, 1995,
Përmendorja që mungon, 1997,
Hys Popova- një yll në Yllësinë shqiptare, 1998,
Adem Jashari- legjendë e legjendave, 1999,
Përjetësia, 2000,
Agu i lirisë (e ribotuar dy herë), 2001,
Drenica- një shekull trimërie (u ribotua tri herë),
2002,
Përtëritja, 2002,
Flakadanët e lirisë1, 2004,
Drejtësia në sprovë, 2005,
Azem Bejtë Galica (botimi i dytë i plotësuar),
2005,
Flakadanët e lirisë 2, 2006,
Nga Shqipëria në Shqipëri, 2007,
Flakadanët e lirisë 3, 2007,
Adem Jashari- legjendë e legjendave (botim i
nëntë), 2008,
Hasan Prishtina- Truri i Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare, 2008,
Abdyl Krasniqi- frymëzes brezash, 2009,
Diferencimi (Tregime), 2010,
Për Flamurin kuqezi, 2010),
Vesel Galica atdhetar dhe mentar i shquar, 2010,
Nё Grykё tё Valbonёs, 2011,
Flakadanёt e lirisё 4, 2012,
Ramadan Bajraktari...,2012,
Përsiatje recensionale, 2013,
Gur i diellit shenjëtor, 2013,
Atdhetarizmi jeton në përjetësi, 2013,
Përmendorja që mungon, 2014,
Toponimia e Galicës, 2014,
Jashar Jashari- Komandant DURAKU, 2015,
Ligjërime e përimtime, 2015,
Lufta e Drenicës..., 2015,
DRENICA- DJEPI I TRIMËRISË, 2015,
Përshtypje nga Franca, 2016,
Dimensione letrare, 2017,
Metamorfoza, 2017,
ADEM JASHARI- legjendë e legjendave, botimi i 10-të, 2018…


Fotografia e Flori Bruqi


Gjeografia e veprave të Bedri Tahirit është e plotë, ajo përfshin gjithë Trojet Etnike Shqiptare. Edhe idetë e veprave bartin mesazhe të qarta dhe të gjitha nënkuptojnë synimet tona shekullore që konsistojnë në ribashkimin tonë kombëtar. Ky krijues i palodhur nuk pushon për asnjë çast. Pena e tij e mprehtë nuk i lëshon lehtë as dukuritë negative të aktualitetit tonë shoqëror. I ka të gatshme për botim edhe këta libra:

Fehmi e Xhevë Lladrovci- të pandarë edhe në përjetësi,
Flakadanët e lirisë 5,
Xhemë Tërnafci- Sugari i Çetës,
Çaste shpirti (Poezi),
Rrëfime në veten e parë, etj.

Në vitin 2008 doli nga shtypi libri “Opusi krijues i Bedri Tahirit- lapidar për dëshmorët e lirisë”, përgatitur nga Zenun Gjocaj e Xhavit Aliu, ndërkaq, vjet, në korrik 2015, u botua edhe libri “Pena e Bedri Tahirit përjetëson lavdinë tonë kombëtare” të autorëve Xhemail Peci e Xhevahir Cirongu.

 Në fundvitin 2016, studiuesi i njohur Xhemail Ali Peci nxori në dritë librin “Zemër-thirrja e Bedri Tahirit: Atdhetarizmi jeton në përjetësi”.

Aktivitetet e tij mësimore, edukative, studimore, shkencore, letrare e kulturore janë përditshmëri e zakonshme dhe nuk kanë të ndalur.

Është anëtar i rregulltë i Akademisë së shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York

(ASHASHA)



Departamenti i informimit pranë ASHASHA në New York,Tiranë Prishtinë,Shkup

Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D.

Drejtor i Departamentit të   informimit pranë ASHASHA 









Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...