2018-08-07

INTERVISTË ME SALI ZEKAJ | Një jetë me gazetarë!

Gazetari ynë nga Prishtina, Isa ILAZI

Teksa mendoja për konceptin e këtij shkrimi, m’u kujtua se dikur, në kohën kur isha fëmijë, në odat me burra më pat rënë të dëgjoj tek thoshin se ai që rri me hoxhë-hoxhë bëhet, ai që rri me mësues-mësues bëhet. E, kjo i ndodhi edhe personazhit të shkrimit tim, Salih Zekajt, i cili 43 vjet i kaloi me njerëz të penës, të shkrimit, të dijes në revistat tona. Andaj, nuk habit fakti se ai ditë më parë nxori nga shtypi librin publicistik me titull “Dy shekuj të një familjeje me origjinë malësore”.


Të paktë janë ata gazetarë që nuk kanë pasur bashkëpunim me personazhin e këtij shkrimi. Ka pasur shumë fotografi me ta, me shumëkënd. I ka ruajtur me kujdesin më të madh të gjithë numrat e të gjitha revistave. Në bibliotekën e tij kanë zënë vend pothuajse edhe të gjithë kompletet e shkrimtarëve tanë, por edhe të atyre me renome botërore, e që, mjerisht, ia dogji lufta bashkë me shtëpinë në Fierzë të Pejës. Çdo gjë u bë hi… Por, jo edhe kujtimet e shumta, e që, siç tha: “Po t’i përmendja vetëm një pjesë të tyre do mbusheshin faqet e “Kosovares”, madje nuk do të mjaftonin”.

Shkurt e shqip: Kush është Salih Zekaj, ish-sekretari i Revistave, i cili punoi 43 vjet me përkushtim dhe bashkëpunoi me shumë njerëz të penës e të dijes?


Një prezantim tuajin, ju lutem?

– Jam i lindur më 1934 në Fierzë (ish-Novosellë) të Pejës. Isha bir i një familjeje të madhe 68 anëtarë. Në atë kohë të rralla ishin ato familje që i dërgonin fëmijët në shkollë, sepse botëkuptimi i kohës ishte se shkolla ua prishte fenë… Edhe pse fillova me vonesë në shkollë, me anë të kurseve arrita të kryej kursin e daktilografit, i cili edhe më mundësoi më vonë të gjej punë. Së pari, u punësova në Malishevë, por komuna u shkatërrua dhe personeli i komunës u shpërnda në komuna të tjera. Në Klinë punova pak kohë, por nga aty më larguan shkaku i biografisë familjare, e që nuk ishte në vijë të pushtetit të kohës. Më pas ia mësyva Prishtinës, të cilin qyte
t nuk e kisha parë asnjëherë në jetë. Një i njohur imi, Sali Sefaj, më tha se me daktilografi mund të gjeja punë në Revistën “Jeta e Re”, të cilën aso kohe e drejtonte Esad Mekuli.

Si ishte takimi i parë me Esad Mekulin?

– Kisha lexuar për Esad Mekulin dhe, thënë të drejtën, kur emri i tij përmendej isha në gjendje të ngrihesha në këmbë. Ishte viti 1966, kohë kur edhe u paraqita në zyrën e Esad Mekulit. Pas një trokitje të lehtë në derë, hyra brenda, në zyrën e tij. Ishte ulur. I ngriti pak syzet dhe më shikoi habitshëm. Shikimi i tij më çorientoi edhe më shumë, aq më keq kur edhe pa një shikim të tillë kisha njëfarë treme. Pasi iu prezantova dhe ia thashë qëllimin e vizitës sime, tundi kokën dhe më tha: “Do të të provojmë nja 20 ditë sa di të daktilografosh”. U habita, trupi m’u rrëqeth, sepse nuk e prisja t’më ndalte në punë menjëherë. Të nesërmen, por edhe ditëve të tjera më lavdëronte se punën e bëja si duhet. Por, nuk kaluan as dy javë dhe “dikush” i kishte folur keq për mua. Më ftoi në zyrën e tij. Kur hyra brenda aty ishte edhe Tajar Hatipi, kryeredaktor i Revistës “Pionieri”. Tajarin e kisha për herë të parë përballë, sepse deri atëherë e kisha takuar vetëm në korridor. Pasi i përshëndeta, Esadi më tha: “Neve na duhet një njeri me fakultet, letrar”. U habita me fjalët e tij, sepse binin ndesh me ato që m’i kishte thënë ditëve të tjera. Ofshana thellë. Dhe, në moment më erdhën fjalët me mllef: Sa herë e kam pasur në dorë “Jetën e Re” ëndërr imja ka qenë t’u takoja, t’u njihja. Por, ja që qenkam mashtruar!”. Në ato çaste ndërhyri Tajari: “Shuj, shuj, mos fol ashtu!”, më tha. I zhgënjyer dola nga zyra dhe nuk dija as ku të shkoja…

Çka tutje?

– Hë, në atë kohë në Revistën “Zani i Rinisë” ishte drejtor Ali Sutaj. Ia mësyna zyrës së tij. Pranoi të dëgjonte hallin tim. Xheladin Potoku, që unë e njihja, i tha: “Drejtor, ky djalë është i anës suaj. Ishte pak ditë në punë në “Jeta e Re” dhe aty e njoha. Unë edhe pak kohë pensionohem, andaj, të lutem, ta pranoni në vendin tim”. Aliu më tha: “Ulu, merr makinën e shkrimit dhe fillo të shkruash!”. I bëra 6 muaj punë provuese dhe më në fund u shpall konkursi dhe u pranova i rregullt në punë…

Dhe?

– Ndërkohë, të katër revistat e kohës: “Jeta e Re”, “Përparimi”, “Zani i Rinisë” dhe “Pionieri” u bashkuan nën një kulm, e mua më caktuan me punë administrate.

A ke kujtime të tjera me Tajar Hatipin?

– Tajari ishte njeri interesant. Sa herë që dilte Rexhep Hajdari, redaktor teknik, nga zyra, Tajari i thoshte: “A kthehesh?”. Sepse, e dinte se Rexhepi më nuk kthehej atë ditë…

Si ishte njohja me Ali Hadrin?

– Me Ali Hadrin kam shumë kujtime. Punonte shumë. Shumë herë flinte në zyrë. I kam shtypur shumë materiale për Revistën shkencore “Përparimi”. Thënë të drejtën, më paguante honorar të mirë.

Të kthehemi edhe një herë te Ali Sutaj. Thatë se u pranoi në punë. Raporti juaj me Ali Sutajn tutje?

– Njeriu që më ka ndihmuar më së shumti në jetë është Ali Sutaj. Edhe pse ka kohë që ka vdekur e falënderoj shumë. Pa ndihmën e tij nuk do të isha ky që jam sot. Kam kaluar shumë kohë me të: në zyrë, në kafene, në udhëtime… E them me ndërgjegje të plotë se Ali Sutaj ishte “babai” i revistave në gjuhën shqipe në Kosovë. Në kuadër të revistës “Zani i Rinisë”, drejtor i së cilës ishte ai, në fillim në formë shtojce, më vonë u bën revista të pavarura: “Kosovarja”, “Shkëndija”, “Fjala”, “BAT-i”, “Gazeta e Pionierëve” dhe “Thumbi”. Andaj, të gjitha këto revista që i ceka, e që disa dolën me dekada e disa dalin edhe tash, siç është “Kosovarja”, janë “pjellë” e Ali Sutajt.

Di se keni kaluar një kohë të gjatë edhe me Ali Jasiqin. Kur dhe si e njohët?

– Ali Jasiqi, së pari, u punësua në “Rilindje”. Shoqërohej me Ali Sutajn. Ishin të pandashëm. Kur të gjitha revistat u bën nën një kulm, u themelua Ndërmarrja e Revistave e Ali Jasiqi u bë drejtor. Ai, njëherësh, ishte edhe kryeredaktor i Revistës “Jeta e Re”. Në atë kohë mua më emëruan sekretar të ndërmarrjes, meqë ndërkohë kisha kryer edhe shkollën e mesme ekonomike, por edhe Fakultetin Juridik pak më vonë. Edhe me Ali Jasiqin kam pasur një bashkëpunim të ngushtë, i cili bashkëpunim ka zgjatur deri në vdekjen e tij.

Sa më kujtohet, drejtor i Revistave ka qenë edhe Rexhep Zogaj, apo jo?

– Po, pas një kohe Ali Jasiqin e ndërruan dhe në vend të tij udhëheqës vjen Rexhep Zogaj, shkrimtar i njohur, por që ishte i kyçur edhe në politikë. Aso kohe ishte anëtar i Komitetit Krahinor të Kosovës. Para se të emërohej Rexhep Zogaj drejtor, Asllan Fazlija, drejtor i “Rilindjes”, më tha në telefon: “Organizo tubimin e punëtorëve që të pajtohen për ardhjen e Rexhep Zogajt drejtor. Kjo duhet të jetë punë e kryer!”. Pat reagime të disa punëtorëve të revistave, ndërkohë Ali Sutaj, e që ndodhej ulur afër meje në mbledhje, ma shkeli këmbën, duke më thënë me zë të ulët: “Ti mos fol asgjë! Le të flasin të tjerët…”. Dhe, ndodhi si ndodhi, Rexhep Zogaj u bë drejtor i Revistave dhe në post qëndroi deri në pension. Është meritë e Rexhep Zogajt që të ardhurat personale në kohën e tij si drejtor i kemi pasur mjaft të majme. Por, erdhën edhe vitet e suprimimit të Kushtetutës së Kosovës dhe financimi u ndal, ndërkohë që Rexhep Zogaj shkoi në pension. Postin e drejtor në atë kohë e mori Jonuz Fetahaj.

Në këtë kohë vjen edhe te largimi i punëtorëve nga Pallati i Shtypit, a?

– Jonuz Fetahaj u emërua drejtor i Revistave në kohën më të keqe. Financimi nga shteti u ndal. Na larguan nga Pallati i Shtypit. Mbetëm në rrugë. 6 muaj jemi takuar në kafenenë “Koha”, e cila ndodhej afër Pallatit të Shtypit. Më pas arritëm ta merrnim një lokal me qira, pronar i të cilit ishte Alirizai, i ardhur nga Lugina e Preshevës, edhe pse s’kishte kushte pune. Ia bëmë me dije pronarit të shtëpisë se kush jemi dhe se mund të ketë probleme me policinë. Por, ai u shpreh haptazi: “Edhe unë dua të jap kontributin tim për Kosovën”. Andaj, me vetorganizim, me gjetjen e donatorëve, e të cilët i falënderoj përzemërsisht, arritëm ta ringjallim “Kosovaren”, “Pionierin” dhe “Shkëndijën”. Por, shpërndarja e tyre ishte e vështirë, meqë tash duhej ta bënim vetë dhe kudo hasnim në pengesa nga policia serbe. U shtua presioni i policisë serbe ndaj kryeredaktorëve, redaktorëve dhe gazetarëve në maksimum…

Ka shumë vite që Gani Dili është kryeredaktor i Revistës “Kosovarja”. Në takime të mëhershme keni thënë se Ganiun e njihni që nga koha kur ishte gjimnazist. Më konkretisht?

– Gani Dili dhe Nexhat Halimi që në kohën kur ishin nxënës gjimnazi sillnin poezi në revistat tona. Ishin të qetë, të prajshëm, por gjithnjë me një droje se a do u botohen poezitë e më vonë edhe shkrimet e ndryshme, kryesisht se ishin të rinj. Mbaj mend si sot Ali Sutaj i priste mirë. Ai edhe ua hapi dyert që ta gjenin veten me shkrime në revistat tona. Dhe, talenti e entuziazmi i Ganiut triumfoi: tash e shumë vite me sukses e boton revistën më të lexuar dhe më të kërkuar shqiptare – “Kosovaren”.

E, në kohë lufte?

– Arritëm t’i shpërndanim revistat, edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, më vonë edhe në kohë lufte në Drenicë e Dukagjin deri me fillimin e bombardimeve të NATO-s. Kur filloi lufta masive në Kosovë, më nuk dihej kush ku ishte… Pas lufte u kthyem në Pallat të Shtypit, por çdo gjë ishte shkatërruar…

Edhe pas lufte punuat?

– Po. Punova dhe kontribuova aq sa munda edhe pas lufte, deri në vitin 2009, kur stafi i Revistës “Kosovarja” më bëri një përcjellje të paharruar, siç i ka hije një punëtori shumëvjeçar.

Çka nuk u tha?

– Edhe shumëçka… Kjo intervistë do të ishte e mangët po të mos i përmend edhe disa emra të tjerë të gazetarisë, me të cilët kalova një pjesë të jetës: Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Abdyl Bunjaku, Vehbi Kikaj, Jusuf Selimaj, Jak Mita, Qamil Batalli, Hasan Hasani, Ymer Shkreli, Nebih Muriqi, Nazmi Rrahmani, Sali Bashota, Milazim Krasniqi, Nafije Latifi, redaktore dhe gazetare e mrekullueshme, Arif Demolli, Demë Topalli dhe shumë të tjerë nga të gjitha viset shqiptare, sepse të gjithë i lidhte puna me mua, qoftë duke i marrë honorarët, qoftë me rishtypjen e materialeve të tyre, të lëshimit të vendimit të vendit të punës, të kërkimit të ndonjë ekzemplari të cilësdo revistë, të marrjes së ndonjë vërtetimi si dëshmi bashkëpunimi apo…

Tjetër, për fund?

– Tërë jetën jam munduar të jem pedant në punë dhe korrekt. E, sa kam arritur e dinë konkretisht ata me të cilët i kalova 43 vjet bashkë…

Jetë të gjatë dhe harmoni në familje!

– Faleminderit! Juve punë të mbarë, të suksesshme dhe gjithë të mirat…

P.S.

Me dhembje them se personazhi i shkrimit tim ndërroi jetë në tetor të vitit 2016, dy muaj pas realizimit të kësaj interviste, në Prishtinë.






Nga Akademia përkujtimore i përjetësimi në bronz : Skënder Tafaj( 1947-2017).

Nga  Flori Bruqi 



Fotografia e Flori Bruqi



Skënder Tafaj aktor i njohur shqiptar do mbahet mend gjatë në trojet tona shqiptare dhe më gjërë për role të ndryshme në Teatrin Popullor Krahinor të Kosovës në Prishtinë deri kur emigroi në Zvicër.






Disa prej roleve ku ai është i njohur janë në filmat: “Era dhe Lisi”, “Kur Pranvera vonohet”, “E kafshoja terrin”,”Njeriu prej Dheut” etj.etj. Ai nda nga jeta më 4 gusht 2017 dhe sot në shënjë përkujtimi u mbajt Akademi përkujtimore dhe u vu busti i skalitur në bronz në oborrin e Shtëpisë së kulturës në fshatin Isniq të Deçanit.

Fotografia e Flori Bruqi

Më një akademi të organizuar nga Komuna e Deçanit , është përkujtuar jeta dhe vepra e Artistit më shpirt të madhe , njeriut të vërtet shqiptar , atdhetar në shërbim të vendit gjatë gjithë jetës Skender Tafaj.

Fotografia e Donika Tafaj


Në këtë Akademi përkujtimore ishin të pranishëm familjar,bashkëfshatar,artist nga të gjitha trojet shqiptare etj., i pranishëm ishte kryetari i Komnës së Deçanit zt.Bashkim Ramosaj ,Deputeti i Kuvendit të Kosovës zt.Rasim Selmanaj etj. etj.


Fotografia e Donika Tafaj



Se Artisti i madh shqiptar Skënder Tafaj ishte njeri me vlera u u pa dhe u tha edhe nga të pranishmit e ksaj akademije përkujtimore.

Nuk është e lehte të flasësh për jetën e dhe veprën e Artistit Skender Tafaj i cili la pas vetes gjurmë të thella në Artin Shqiptarë si dhe kujtime të pa shlyera tek të gjithë ata që e njohën e sidomos tek familja e tij të cili sot e la në dëshpërim të thellë duke i mbyllur sytë për në amshim. Por për të flet shëmbëlltyra e tije .


Fotografia e Flori Bruqi

Aktori Skënder Tafaj u lind më 8 Maj 1947 në fshatin Isniq nga një familje Atdhetare Shkollën Fillore e kreu në Vendlindje e tije në Isniq , për të vazhduar më shkollën normale në Pejë e vazhdoi tutje në fakultetin pedagogjik drejtimi i dramaturgjisë në Universitetin e Prishtinës .Pas përfundimit të fakultetit filloi punën në Teatrin Kombëtarë në Prishtinë deri në Vitin 1989 ku ishte përndjekur nga UDB-ja Serbe për aktivitete e tije ilegale për krijimin e shtetit të Pavarur të Republikës së Kosovës ku dhe u detyrua të migroi në Zvicër.

Gjatë kësaj periudhë sa punoi në teatër ishte pjesë e qindra shfaqjeve , teatrore , filmike në rolet kryesore që kishin mesazh patriotik , ku mund të thuhet lirshëm se ka qenë periudhe e artë e dramaturgjisë asaj kohe. Pos teatrit të Prishtinës ishte pjesë e Shoqërisë Kulturo Artistike Mehmet Riza në ISNIQ-dhe SHPRESA në Deçan , ku i bashkoi të rinjtë e këtij fshati ku bashkë realizuan shume projekte dramaturgjike më të cilat arriti që të fitoi vende të para në Ish Jugosllavin e atëhershme në teatrin amatorë ku prezantoi artin tonë para kombeve tjera të asaj kohe më që raste vendlindjen e tij Isniqin e ngriti në piedestalin më të lartë më punë dhe të arriturat e tije në kulturë.



Aktori Skender Tafaj luajti së bashku më aktor të mëdhenj në role të ndryshme të regjisoreve të ndryshëm si Ekrem Kryeziu në filmin televiziv ,,E kafshoja Terrin’’ në RTP-TV Prishtina , mandej në rolet kryesorë në filmat ,,Kosova Përcaktimi im 1999 , Në filmin,, Në Shijen time ‘’, Gjurmët e bardha në vitin 1980 , kur pranvera vonohet në vitin 1980 , Lumi i Fryere 1983 të Shtëna në ajër 1976 , lule pjeshka e dashurisë 1988, Migjeni në vitin 1990 Njeriu prej dheut , Si të vdis , Gjurmë të bardha dhe të tjera.


 Gjatë viteve në migracion Skënderi nuk pushoi më aktivitete e tije duke qen çdo here afër më bashkatdhetarët në organizime të ndryshme në të mirë të vendit. Ai bashkë më shokë krijoj shoqatën ,,Agim Kukleci’’ ku dhjetar familjeve arritën që të ju ndihmoin duke përkrahur edhe luftën e fundit të UÇK-së ku ishte pjesë e grupit nga migracioni për furnizim më armatim.


Fotografia e Flori Bruqi

Aktori i madhe Skënder Tafaj pas përfundimit të luftës vendosi të jetoi në vendlindje e tije dhe ti rikthehet teatrit duke përgatitur me dhjetar skenarë për ti realizuar, për shkaqe subjektive që u krijuan në teatrin e Kosovës nuk arriti qe ti realizojë . Pos veprimtarisë së bujshme Skender Tafaj la pas vetes një familje të kompletuar bashkëshorten Fanen , vajzat ,Valentina , Violeta dhe Donika , djemtë Malsori dhe Leonisi nipa dhe mesa të shumtë.



(Botuar në Floripress, Facebook,Twiter,Stërkala etj më dt. 5 gusht 2018)

Flori Bruqi

IMAZHI DHE JETA REALE E GJERGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEUT

Image result for gjergj kastriot skenderbeu


Skënderbeu ose Skënderbej ,lindi në vitin 1405 dhe vdiq të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve. Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. 

Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Dibër. U mor peng si nizam pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e quan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër).

Pas mbarimit të shkollës, Skënderi "(Gjergj Kastrioti)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik.

 Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por nëfakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.

Image result for gjergj kastriot skenderbeu


Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik.

Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. 

Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve.

Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu.

Related image
Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë.Vdiq me 17 janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht.

E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.
Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

Related image

Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre.
Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

Në kulmin e pergatitjeve të kryqëzatës së vendeve europiane, kundër pushtuesve osmanë, vdiq më 14 Gusht 1464 ne menyre te papritur dhe te mistershme( thuhet qe u helmua), Papa Piu II, frymëzuesi dhe organizatori i saj. 




Ai ishte papa i 210 i kishes katolike, Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 19 gusht 1458 dhe deri më 14 gusht 1464. Paraardhës i tij ishte papa Kalisti III ndërsa pasardhësi papa Pali II.


Ai e shpalli fillimin e kryqëzatës, në nëntor 1463 dhe ushtritë kryqëtare po grumbulloheshin në skelat e Italisë, për tu nisur kundër turqve.

Po atë vit midis Skënderbeut dhe Venedikut u përfundua Traktati i Miqësisë dhe aleanca në luftë kundër pushtuesve turq. Edhe Venediku me Hungarinë, përfunduan një lidhje ushtarake. Në Shqipëri Skënderbeu u pajtua me Dukagjinët dhe u bënë aleat të ngushtë.

Image result for gjergj kastriot skenderbeu

Të gjitha këto si dhe nxitje e presionet e ushtruara nga Papa dhe nga Venediku e detyruan Gjergj Kastriotin të prishë marrëveshjen e Paqes me Mehmetin e II në Prill të vitit 1463 dhe të solidarizohet me kryqëzatën, duke kryer një varg aksionesh ushtarake në zotërimet turke.
Por shpresa e Skënderbeut për t’a lidhur rezistencën shqiptare, me luftën e popujve europianë, u fashit me vdekjen e Papës, që pruri në dështimin e kryqëzatës.


 Me dështimin e saj, shqiptarët mbetën përsëri të vetëm përballë furisë turke, barrikadë e vetme, në mbrojtje të civilizimit europian.

Ishte Dhimiter Frângu (dhe jo Dhimiter Frëngu) qe shkroi i pari jetën e Skënderbeut, realisht si u 

zhvillua, sepse Frângu ishte bashkëshoqërues i gjithë jetës dhe luftërave të Skënderbeut, arkëtar e shoqërues në udhëtimet e Princit Shqiptar, ndrysh nga Marin Barleti ku ka edhe trillime.


Shkrimet latinisht të Frângut të vitit 1480, 12 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, mjerisht u përvetësuan nga të tjerë, dhe përkthimi dhe botimi i saj italisht u bë më vonë, pas vdekjes së Frângut.

Related image

Patjetër se vepra e Barletit qe u botua latinisht ne fillim të shek të XVI (1504) kushtuar luftës heroike të arbërve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës) pati jehonë të madhe.
Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510.

Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës.
Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Frângut. 


Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit.
Siç e thame një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frângu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut.

Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka.

Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.

Related image

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (6 maj 1405- 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV).
Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më
vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë.

Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. 



Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta.


Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.


Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera.
Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. 

Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme. 

Related image



Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij.


Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane.
Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë Marin Barleti, Fan Noli, Sami Frashëri, Sabri Godo, Fatos Daci e shumë të tjerë.


Thuhet se në një rast Ballaban Pasha i dërgoi Skënderbeut një dhuratë: katër kuaj arab së bashku me një pajisje të shkëlqyer për të nderuar Skënderbeut si një komandant, ndërsa Skënderbeu si përgjigje ia kthen me një dhuratë të e përbërë nga një shkop bariu dhe një gunë, duke i dhënë të kuptoj Ballaban Pashës se do të kishte qenë më shumë i nderuar të ishte një bari i thjeshtë në fshatin e tij, sesa të tradhtonte vendin e tij.

Për popullin shqiptar Skënderbeu bënte mrekulli me shpatën e tij. Ishte menduar se duheshin tre burra të  ngrinin shpatën e tij dhe se ai mund të copëtonte shkëmbinj ose shponte male me të.
Në një ngjarje tjetër popullore është thënë gjatë negociatave për paqe se Sulltan Mehmedi i II, që kishte dëgjuar për shpatën e Skënderbeut i kërkoi atë si një nder Skënderbeut.

Image result for gjergj kastriot skenderbeu


Skënderbeu pranoi dhe dërgoi shpatën e tij si një dhuratë për sulltanin. Njerëzit e Skënderbeut pas dëgjimit të lajmeve ishin të shqetësuar.

Ata i dolën Skënderbeut në lidhje me frikën e tyre se ai i dorëzoi shpatën e tij legjendare, por Skënderbeu qeshi dhe u përgjigj se ai i dorëzoi shpatën e tij, por jo krahun e tij.

Gjatë një betejë të furishme kundër turqve që zgjati përtej muzgut, Skënderbeu urdhëroi disa nga ushtarët e tij të gjenin një tufë me dhi, e u lidhën pishtarë të ndezur brirëve të tyre dhe dërgohen në drejtim të rreshtave të ushtarëve turq gjatë natës. 


Turqit besuan se u sulmuan nga trupa të shumta shqiptare dhe u larguan me mendimin se u mundën që në numër.

Për shërbimin e rëndësishëm të marrë nga ana e këtyre kafshëve, heroin ynë vendosi të përvetësojë imazhin e kafshës si emblemë të tijën, në përkrenaren e tij.

Skënderbeu në shtrat të vdekjes së tij urdhëroi djalin e tij për t'i shpëtuar hakmarrjes turke të largoheshin  për në Itali, tha se sa më shpejt të zbarkojë në ranishte të gjente një pemë ku të lidhë kalin e tij dhe shpatën e tij, dhe sa herë që të frynte era turqit të dëgjonin shpatën e tij në ajër dhe hingëllimën e kalit të tij dhe nga frika se nuk do t'a ndiqnin.


Me të përhapur lajmin e vdekjes së Skënderbeut, Turqit vendosën të sulmonin forcat shqiptare sa më shpejt që të përfitonin nga morali i ulët që ngjarja kishte prodhuar.

Komandantët shqiptar vendosën të përdornin një dredhi të pazakontë: morën nga shtrati i vdekjes trupin e pajetë të kreut të tyre dhe e hypën mbi kalin e tij, nxitur në luftë me të gjithë ushtrinë e tij prapa. Turqit, u ndien të mashtruar me lajmin e rremë rreth vdekjes së tij dhe u tërhoqën.

Skënderbeu mblodhi mjaft reputacion një postum në Evropën Perëndimore në shekujt e 16 dhe 17. Me shumë e Ballkanit nën sundimin otoman dhe me turqit në portat e Vjenës në 1683, asgjë nuk mund të ketë lexues të mahnitur në Perëndim më tepër se një përrallë plot aksion e rezistencës heroike të krishterë për të "një luzmë mysliman".

Image result for gjergj kastriot skenderbeu

Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën Perëndimore në fillim të shekullit 16. Një nga më të hershme të këtyre historive që kanë qarkulluar në Evropën Perëndimore në lidhje me veprat heroike e Skënderbeut ishte Historia de Vita et j.



Zoterinj Zachary Jones. Ajo është botuar në fund të shekullit 16, nën titullin, Historiku i George Castriot, i mbiquajtur Skenderbej, Mbret i Shqipërisë; përmbajnë Actes famshme të tij, Deedes Fisnik e tij e Armës dhe fitoret paharrueshëm kundër Turkes për Besimi i Krishtit.


Gibbon nuk ishte i pari që e vënë re se Barleti është nganjëherë i pasaktë në favor të heroit të tij, për shembull, Barleti pohon se Sulltani i kishte ngordhur nga sëmundja nën muret e Krujës.


Portreti i Skenderbeut, ca. Biografia e 1648. Kastrioti 's ishte shkruar edhe nga Franciscus Blancus, një peshkop katolik i lindur në Shqipëri. Libri i tij "Georgius Castriotus, Epirensis vulgo Scanderbegh, Epirotarum Princeps Fortissimus" është botuar në latinisht në vitin 1636.

Voltaire nis kapitullin e tij "Marrja e Konstandinopojës" me frazën: "Sikur Perandoret grek ka vepruar si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes ende mund të ketë qenë ruajtur."

Skënderbeu është protagonist i tri tragjedive të shekullit XVIII –të britanik, Skenderbeu William Havard-së, një tragjedi (1733), George Lillo's Hero i krishterë (1735), dhe Skënderbeu Thomas Whincop-së, Ose, Dashuria dhe Liberty (1747).

Një numër i poetë dhe kompozitorë gjithashtu kanë tërhequr frymëzim nga karrierën e tij ushtarake


Frëngjisht poeti i shekullit të 16 Ronsard shkroi një poemë rreth tij, ashtu si edhe të shekullit të 19 poeti amerikan Henry Wadsworth Longfellow.



Për Gibbon, "John Huniades dhe Skënderbeut... janë të dyja të drejtë për njoftim tonë, që nga profesioni i tyre i Osmane armëve vonuar rrënojat e perandorisë greke." Në 1855, Camille Paganel ka shkruajtur Histoire de Scanderbeg, i frymëzuar nga Krime të Luftës. … 

Shkrimtari dhe filozofi danez Ludvig Holberg, pohoi se Skënderbeu është një nga gjeneralët më të mëdhenjë në histori.



Ndërsa Sir William Temple konsideron se Skënderbeu ishte një nga të shtatë krerët më të njohur sië janë Belisarius, Flavius Aetius, Gjon Huniadi, Gonzalo Fernández de Cordoba, Farnese Aleksandër si dhe William Heshtur.

Kompozitori i njohur italian Antonio Vivaldi shkroi opern e njohur Skënderbeu (e interpetuar për të parën here me 1718).

Operën tjetër për Skendërbeun me titull “Skenderbeu” e shkroi në shekullin 18 kompozitori franqezë François Francoeur (që është interpretuar për here të pare në vitin 1763). 

Edhe pse shumë studiues nuk kanë qenë shumë të fokusuar në detajet e jetës së Gjergj Kastriotit 

Skënderbeut, kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë qenë të interesuar, por mbi të gjitha ata e kanë njohur Gjergj Kastriotin si një personalitet të madh, vizionar dhe trim e mbrojtës të civilizimit të përbashkët evropian.


Prandaj, detajet se sa ka qenë i madh, çfarë imazhi apo si ka ngrënë e si është veshur, nuk u kanë interesuar aq shumë autorëve që kanë shkruar për të, se sa vepra dhe gjurmët që ai ka lënë gjatë lidershipit të tij dhe luftës kundër pushtuesit barbar osman.


I vetmi që ka shkruar ka qenë Marin Barleti në veprën e tij me disa detaje, për shkak se ai ishte bashkëkohës, dhe se vetëm bashkëkohësit mund ta dinë se si ishte në tërësi ai personalitet.
Për të parë më mirë imazhin e plotë të këtij personaliteti mbikohor të kombit tonë, do të veçoj këtu fjalët e një nga bashkëkohësit e tij i quajtur Petruzi, nga letra dërguar Senatit Venecian.
Këtu janë përzgjedhur disa nga karakteristikat që i nënvizon mbi Gjergj Kastriotin dhe jetën e tij si më poshtë :

“Një hundë butësisht e lakuar si shqiponjë, një fytyrë të bardhë e përzier me pamje të skuqur dhe të shëndetshme, si rezultat i aktiviteteve te tij në diell, ballë të lartë të gjerë, sy të zi në të kaftë dhe mjekër të stilit të heronjve të vjetër me reputacion… 


Kastrioti është i madh më tepër se madhësia e zakonshme e njeriut, i fuqishëm, muskuloz… me dhunti dhe fisnikëri që nga lindja e tij…


Ai ka një trup të fuqishëm dhe të pazakontë fizik dhe unë e kam parë disa herë atë në beteja…
I veshur me të gjelbër me një rrip shumë të mirë në mes… pantallona të gjera me shtrese tek këmbët të çorapeve ne të kuqe dhe çizme te verdha janë stolia e tij e zakonshme…

Natën, shpata e tij gjithmonë duhet të qëndrojë tek shtrati.

Në paqe ai shkon shpesh i veshur, në bazë të veshjes kombëtare (artit të veshjes se vendit)…
Ai është jashtëzakonisht i masës në të ngrënë dhe në të pirë… ndërsa, për nga morali ai mund të shërbejë si shembull (model)…
I pastër, i devotshëm, i butë, orator dhe bujar…

Me pak fjalë, bota është shpirti i tij, nga zemra e tij njihet vetë ai.

Ai zotëron një kujtesë të paimagjinueshme, në mënyrë që ai si Pirro, paraardhësi i tij i madh, emrat e pothuajse të të gjithë luftëtarëve të tij i njeh…


I urtë dhe i kujdesshëm në këshillat e tij, ai i shqyrton planet e sukseseve ose dështimeve të tij, por kur ai i dizajnon planet njëherë, ai i ekzekuton ato me vendosmëri dhe shpejtësi si rrufeja. 

Përveç gjuhës së tij amtare, ai flet plotësisht turqishten, tatarishten, sklavonishten, latinishten, persishten dhe Velshisten; po ashtu ai e njeh mirë historinë e lashtë greke dhe romake: librat më të preferuar të tij janë jetëshkrimet e Plutarkut dhe komentaret e Cezarit.



Ai përdori historinë e vjetër të Livit dhe përshkrimet(direksionet)e tij duke i nxjerrë ato si rregulla për qeverinë e tij dhe mënyrën e jetës prej tyre.

"Provokatorët realë të Skënderbeut!"

"Vjet për Kurban Bajram pati një histeri qysh në mëngjes.
E kishin kapur me Skënderbeun. Qysh herët në mëngjes, të njëjtët njerëz që sot kanë vënë kujën për Skënderbeun e “mbuluar”, po krenoheshin që gjunjëzuan myslimanët besimtarë të Tiranës, dhe i “detyruan” t’i faleshin Skënderbeut.


E postuan e ripostuan një foto të besimtarëve në gjunjë para kalit të Skënderbeut, ndërkohë që mua nuk më dukej e tillë. Myslimanët falen duke u drejtuar andej nga u thotë feja e tyre, çka koincidon me pozicionin e monumentit të Skënderbeut.

Aq e neveritshme u bë zhurma që “myslimanët ishin gjunjëzuar” para Skënderbeut, që edhe mua që jam ateist dhe kam një bezdi nga këto ritet fetare kolektive nëpër sheshe, filloi të më vijë keq që ua paskan bërë me hile këtyre myslimanëve dhe i kanë “gjunjëzuar”. Sot në mëngjes që në orën 06:00, ma nxori gjumin një prej këtyre tipave. Kishte pritur se si do t’ua “dhiste” Skënderbeu prapë myslimanëve. Por pa që dhjetë metra para Skënderbeut, tabela elektronike e reklamave pengonte pamjen e Skënderbeut.




Në pozicionet e tjera Skënderbeu dukej normalisht, por me rëndësi ka fotua që nuk duket, e që quhet se është “mbuluar” Skënderbeu. Dhe nisi një histeri e re.

Nga Kosova, një miku më shkruan se i kanë vënë burkë, një tjetër thotë i kanë mbuluar dhe koqet kalit. Në fakt, ato duken po të ulesh poshtë, siç falen ata (me një fjalë, i kanë rrujt koqet, siç thotë populli në këtë rast).

Kjo është një histeri e shëmtuar, nga ato provokacionet e ndyra që duan doemos konflikt mes myslimanëve dhe feve të tjera në Shqipëri.

Nuk e vë në dyshim që dikush është kujdesur për skenografinë që edhe Skënderbeu të mos mbulohej, por dhe të mos shikohej nga të gjithë, duke e penguar skena. Ka aty brenda një zell politiko-fetar kundër tij, duke kujtuar natyrisht dhe “triumfalizmin” e vitit të kaluar, të atyre që i “tallën” se ju gjunjëzuan Skënderbeut. 


Por këta histerikët që bëjnë si “gardistë” të Skënderbeut, janë në fakt autorët e vërtetë të kësaj beteje false.

E donin vitin e kaluar, duke “u tallur” me besimtarët se ua kishte futur Erion Veliaj dhe i kishte vënë të faleshin para Skënderbeut dhe po i provokojnë sivjet kur shpikin sikur kanë mbuluar Skënderbeun.

Më e neveritshme është pastaj që gjithë llumi i shoqërisë, ata që duan të bëhen protagonistë, ata që duan të bëhen “pro-perëndimorë” me Skënderbeun, dhe pro turq në grabitje të vendit, vazhdojnë histerinë.

Ky është një rast i mirë për të hartuar një rregullore të përdorimit të sheshit “Skënderbej” për festa fetare, manifestime politike, apo festa kombëtare, dhe këtu merr fund debati.

Skënderbeu nuk ka nevojë as të “gjunjëzojë” besimtarët myslimanë, as të gjunjëzohet prej tyre. 


Atij i janë gjunjëzuar gjithë shqiptarët duke e pranuar si simbolin unifikues kombëtar dhe jo si drejtues meshash apo Kurban Bajramesh. Ai është aty për të na kujtuar historinë dhe rrënjët e kombit dhe i ka mbyllur betejat me të gjallët më 1468, gati 550 vjet më parë.

Ndaj figurave të tilla të mëdha, do ketë gjithnjë njerëz që do hedhin gurë, apo njerëz që do t’i ngjiten pas bishtit të kalit, që të duken si ai, por kjo nuk e prek atë. 



Ata që gëzojnë dhe vajtojnë, duke përmendur emrin e tij, thjesht kanë axhendën e tyre, ku Skënderbeu është i keqpërdoruri i madh.


Nëse i bën keq dikush Skënderbeut në këto kohë, janë pikërisht këta që e duan Skënderbeun, anti-mysliman, katolik apo ortodoks.

Lëreni të qetë majë kalit dhe altarit të kombit shqiptar, se as ata që ulin kokën poshtë tij, e as ata që duan të rrijnë në krah të tij, si “Skënderbej” të rinj, thjesht e bezdisin. Siç bezdisnin në të gjallë mizat kalin e tij, kur i hynin nga poshtë"! 



Fotografia e Flori Bruqi


BIOGRAFIA LETRARE DHE ARTISTIKE E SHKRIMTARIT DHE STUDIUESIT FLORI BRUQI

Flori Bruqi ulind më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.

Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004).
Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.

Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë. 

Në punimin shkencor të magjistraturës nga lëmia e “Kineziologjisë fiziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar të Weiner-it dhe Louri-esë; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.

Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.

Flori Bruqi, ka botuar qindra mija punime në shtypin e kohës dhe në internet.Në vitin 2016 është pranuar si Anëtar i rregullt i Akademisë së shkencave dhe arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof. Dr. Flori Bruqi, PH.D. Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emruar Drejtor për mardhënie me publikun pranë ASHASHA për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Amerikë. 

Deri më tash ka botuar këta libra :

1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.
7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004. 

15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.
19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.
24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.
26. 26.Olimpi shqiptar, Rugova-Art, Prishtinë, 2009.
27. Triumfi shqiptar, Rugova-Art, Prishtinë ,2009.
28. Polemika shqip, Rugova-Art, Prishtinë 2009.
29. “Antika greke”- Homeri, Eskili, Sofokliu, Aristofani dhe Aristoteli, Albemigrant, 2009.
30. Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art, Prishtinë , 2012
31. Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004, Prishtinë, 2012
32. Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”, Prishtinë, 2013.
33. Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”, Prishtinë 2013.
34. Diademë letrare, Rugova-Art, Prishtinë 2013.
35. Diademë letrare II, Tiranë, 2014.
36. Atdheu im s’më vret, poezi, Tiranë, 2015.
37. Diademë letrare III, Tiranë, 2015.
38. Vademecun për dezinfektues 1, Prishtinë, 2016.
39. Vademecum për dezinfektues 2, Prishtinë, 2016
40. Moderniteti në letrat shqipe, Tiranë,2016.
41. Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë, Prishtinë 2017.
42. Dëshmi të krimit të pandeshkuar, Tiranë-Prishtinë, 2017.
43. Shtëpia e verdhë, Tiranë, Prishtinë, 2018.

Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974
-1982, si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2016).


Nga viti 2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web faqës elektronike “Agjencioni Floripress”.

Flori Bruqi, mban titullin shkencor Prof. Dr. Ph. D dhe është Drejtor për mardhënie me publikun në ASHASHA si dhe anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SH.B.A.


(Marrë nga libri i posabotuar i Flori Bruqit "Shtëpia e verdhë"
Tiranë-Prishtinë,faqe 323-348)

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

ISBN 978-9928-271-03-7

323.1(=18:497.115) (081 821.18(497.115) -92

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...