2018-08-07

Nga Akademia përkujtimore i përjetësimi në bronz : Skënder Tafaj( 1947-2017).

Nga  Flori Bruqi 



Fotografia e Flori Bruqi



Skënder Tafaj aktor i njohur shqiptar do mbahet mend gjatë në trojet tona shqiptare dhe më gjërë për role të ndryshme në Teatrin Popullor Krahinor të Kosovës në Prishtinë deri kur emigroi në Zvicër.






Disa prej roleve ku ai është i njohur janë në filmat: “Era dhe Lisi”, “Kur Pranvera vonohet”, “E kafshoja terrin”,”Njeriu prej Dheut” etj.etj. Ai nda nga jeta më 4 gusht 2017 dhe sot në shënjë përkujtimi u mbajt Akademi përkujtimore dhe u vu busti i skalitur në bronz në oborrin e Shtëpisë së kulturës në fshatin Isniq të Deçanit.

Fotografia e Flori Bruqi

Më një akademi të organizuar nga Komuna e Deçanit , është përkujtuar jeta dhe vepra e Artistit më shpirt të madhe , njeriut të vërtet shqiptar , atdhetar në shërbim të vendit gjatë gjithë jetës Skender Tafaj.

Fotografia e Donika Tafaj


Në këtë Akademi përkujtimore ishin të pranishëm familjar,bashkëfshatar,artist nga të gjitha trojet shqiptare etj., i pranishëm ishte kryetari i Komnës së Deçanit zt.Bashkim Ramosaj ,Deputeti i Kuvendit të Kosovës zt.Rasim Selmanaj etj. etj.


Fotografia e Donika Tafaj



Se Artisti i madh shqiptar Skënder Tafaj ishte njeri me vlera u u pa dhe u tha edhe nga të pranishmit e ksaj akademije përkujtimore.

Nuk është e lehte të flasësh për jetën e dhe veprën e Artistit Skender Tafaj i cili la pas vetes gjurmë të thella në Artin Shqiptarë si dhe kujtime të pa shlyera tek të gjithë ata që e njohën e sidomos tek familja e tij të cili sot e la në dëshpërim të thellë duke i mbyllur sytë për në amshim. Por për të flet shëmbëlltyra e tije .


Fotografia e Flori Bruqi

Aktori Skënder Tafaj u lind më 8 Maj 1947 në fshatin Isniq nga një familje Atdhetare Shkollën Fillore e kreu në Vendlindje e tije në Isniq , për të vazhduar më shkollën normale në Pejë e vazhdoi tutje në fakultetin pedagogjik drejtimi i dramaturgjisë në Universitetin e Prishtinës .Pas përfundimit të fakultetit filloi punën në Teatrin Kombëtarë në Prishtinë deri në Vitin 1989 ku ishte përndjekur nga UDB-ja Serbe për aktivitete e tije ilegale për krijimin e shtetit të Pavarur të Republikës së Kosovës ku dhe u detyrua të migroi në Zvicër.

Gjatë kësaj periudhë sa punoi në teatër ishte pjesë e qindra shfaqjeve , teatrore , filmike në rolet kryesore që kishin mesazh patriotik , ku mund të thuhet lirshëm se ka qenë periudhe e artë e dramaturgjisë asaj kohe. Pos teatrit të Prishtinës ishte pjesë e Shoqërisë Kulturo Artistike Mehmet Riza në ISNIQ-dhe SHPRESA në Deçan , ku i bashkoi të rinjtë e këtij fshati ku bashkë realizuan shume projekte dramaturgjike më të cilat arriti që të fitoi vende të para në Ish Jugosllavin e atëhershme në teatrin amatorë ku prezantoi artin tonë para kombeve tjera të asaj kohe më që raste vendlindjen e tij Isniqin e ngriti në piedestalin më të lartë më punë dhe të arriturat e tije në kulturë.



Aktori Skender Tafaj luajti së bashku më aktor të mëdhenj në role të ndryshme të regjisoreve të ndryshëm si Ekrem Kryeziu në filmin televiziv ,,E kafshoja Terrin’’ në RTP-TV Prishtina , mandej në rolet kryesorë në filmat ,,Kosova Përcaktimi im 1999 , Në filmin,, Në Shijen time ‘’, Gjurmët e bardha në vitin 1980 , kur pranvera vonohet në vitin 1980 , Lumi i Fryere 1983 të Shtëna në ajër 1976 , lule pjeshka e dashurisë 1988, Migjeni në vitin 1990 Njeriu prej dheut , Si të vdis , Gjurmë të bardha dhe të tjera.


 Gjatë viteve në migracion Skënderi nuk pushoi më aktivitete e tije duke qen çdo here afër më bashkatdhetarët në organizime të ndryshme në të mirë të vendit. Ai bashkë më shokë krijoj shoqatën ,,Agim Kukleci’’ ku dhjetar familjeve arritën që të ju ndihmoin duke përkrahur edhe luftën e fundit të UÇK-së ku ishte pjesë e grupit nga migracioni për furnizim më armatim.


Fotografia e Flori Bruqi

Aktori i madhe Skënder Tafaj pas përfundimit të luftës vendosi të jetoi në vendlindje e tije dhe ti rikthehet teatrit duke përgatitur me dhjetar skenarë për ti realizuar, për shkaqe subjektive që u krijuan në teatrin e Kosovës nuk arriti qe ti realizojë . Pos veprimtarisë së bujshme Skender Tafaj la pas vetes një familje të kompletuar bashkëshorten Fanen , vajzat ,Valentina , Violeta dhe Donika , djemtë Malsori dhe Leonisi nipa dhe mesa të shumtë.



(Botuar në Floripress, Facebook,Twiter,Stërkala etj më dt. 5 gusht 2018)

Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...