2018-11-18

Kadareja dhe shpirti rebel i ditëve tona





Albatros Rexhaj

Si gjimnazist, atëbotë ende fanatik i njomë i idesë se RPSSH-ja mishëronte diellin e të gjitha arritjeve historike të popullit shqiptar, prej të cilit buronin rrezet e shpresës për ne shqiptarët e mbetur jashtë kufijve, edhe pse i dehur me esencën e Kadaresë si një mit i gjallë, e kam përjetuar shumë rëndë largimin demonstrativ nga atdheu të shkrimtarit tim të preferuar. E ndjeva si shmangie nga përgjegjësia e kapitenit moral të anijes që po mbytej.

Natyrisht, si shumë të tjerë asokohe, ende nuk kisha informacion të gjithanshëm për atë se çfarë vërtet ishte RPSSH-ja dhe rrjedhimisht e kisha krejt të pamundur që të kuptoja shumanshmërinë e motiveve që e patën shtyrë shkrimtarin drejt këtij veprimi ekstrem, vetëm pak kohë para se regjimi totalitar të jepte shpirt njëherë e mirë. U deshën të kalonin dy dekada e gjysmë të dramave të pareshtura të peripecive shqiptare, të ndërvarura në një cikël vicioz shkak-pasojë në turbinën e tranzicionit të pafund, që të sintetizoja një ide të kthjellët mbi shkaqet e këtij veprimi.

Sot jam i bindur se me veprimin e tij, Kadareja u bë pararendës i rënies së regjimit, për shkak se arratisja kuptimplotë e shkrimtarit – që për dekada kishte shërbyer si reklamë ndërkombëtare e regjimit, por që, në të njëjtën kohë, pati qenë edhe i adhuruar nga masat, të cilët te vepra e tij gjenin një shteg të rrallë lirie – shënoi falimentimin përfundimtar moral të një regjimi që moralin kolektiv e kishte ngritur në piedestalin më të lartë, pavarësisht se në vetvete ishte thellësisht amoral.

Komoditeti i distancës kohore na jep mundësinë që të pohojmë se Kadare u arratis vetëm disa muaj para se të binte regjimi dhe të spekulojmë për motive të mundshme jofisnike, por, pavarësisht ngjarjeve të 2 korrikut të po atij viti, atëherë rrallëkush nga shqiptarët e kishte sigurinë të guxonte të shpresonte se regjimit vërtet do t’i vinte fundi brenda një kohe të shkurtër. Largimin e Kadaresë nuk dua ta mistifikoj me nuanca profetike, por nuk mund t’ia mohoj dot sensin e largpamësisë, që realisht përbën një virtyt themelor të artistëve që shënjojnë epokën e tyre.

Në një rrafsh krejt njerëzor, gjykoj se, i vetëdijshëm për rolin e tij si reklamë ndërkombëtare e regjimit, në një kontekst krejt personal, ikja shënoi aktin e divorcit, në të gjitha nivelet, me sistemin monist të kohës. Reagimi i regjimit ndaj këtij divorci unilateral, sidomos ajo pjesa e shoqëruar me një përdëllim patetik me nuanca mallëngjyese, përngjante me reagimin tipik të bashkëshortit të dhunshëm që më nuk mund ta fshehë natyrën e vet mizore. Vlerësoj se nuk është detyrë e artistit që të mbajë qëndrime politike, por një artist duhet të frymëzojë perceptuesit e artit të tij. Ikja e Kadaresë, si një akt që tejkalon suazat e një veprimi privat, pati përbërë një kushtrim të qartë zgjimi për të gjithë ata që akoma hamendeshin nëse duhej të ngrinin krye kundër regjimit.

Konsideroj se thurja e kohëpaskohshme e teorive konspirative, si dhe akuzat për flirt me regjimin janë të pabaza dhe tërësisht jashtë kontekstit. Edhe shqiptari më naiv e di fort mirë se regjimi nuk linte shumë hapësirë veprimi dhe të gjithë, pa dallim, përveç atyre që dergjeshin në burgje, bashkëjetonin me regjimin. Një intelektual i kohës, kushdo qoftë, është dashur të bëjë kompromise, shpeshherë të dhembshme, për të qëndruar në sipërfaqe, aq më tepër të krijojë art dhe letërsi të mirëfilltë. Parashtroj pyetjen: Sikur të mos ishte ajo që sot disa e cilësojnë si “flirt” me regjimin, a thua do ta kishim Kadarenë si shkrimtar të përmasave botërore çfarë e njohim sot?

Personalisht, mua më intereson vetëm shkrimtari, vepra dhe veprimet që ndërlidhen me trashëgimin e tij artistike dhe jo jeta private, përfshirë edhe ato detajet jopërmbajtjesore, krejtësisht personale, tipike për njëvdekatar si çdo njeri tjetër. Është jo etike që të rrekemi të gjykojmë trashëgimin artistike të kujtdo, aq më tepër të Kadaresë, mbi bazën e historive dhe detajeve për gjëra nuk kanë të bëjnë fare me veprën. Konsideroj se marrja me jetën private, tërheqja e vëmendjes drejt çështjeve të tjera, tërësisht jashtë kontekstit artistik, paraqesin vazhdimësi të logjikës së kohës së regjimit kur “mëkatet” private dhe njerëzore janë përdorur për të rrënuar autoritetin e dikujt, në mënyrë që t’i zhvlerësohet vepra apo trashëgimia. Fushatat e pamungueshme, një tymnajë e një histerie idiopatike, prodhim tipik vendor, kundër Kadaresë, paraqesin një hakmarrje, të shtrirë në kohë, të eksponentëve dhe ithtarëve mendjengushtë të së shkuarës. Fatkeqësisht, një pjesë e elitave tona aktuale, të mbytura në dritëshkurtësinë e tyre, nuk pranojnë që ne botërisht të njihemi si vendi i dy fituesve të çmimit “Nobel”, Kadaresë dhe i Nënë Terezës, por vetëm si “popull trim dhe liridashës”.

Një çerekshekulli pas rënies së regjimit: Kadareja iku, sipari ra, diktatura u shkërmoq, por mendësia totalitariste ende frymon ndër ne. Dhe në këtë mbrëmje të ftohtë, pak të pazakontë për një fundshtatori, ndërsa shkruaj këto rreshta, e ndiej se, edhe pse i kamufluar me petka progresiste, për shqiptarët “Pallati i ëndrrave” vazhdon të jetë një makth edhe sot. Personalisht, si një bashkëkohës modest i letrave, vijoj të gjej te Kadareja shkëndija të filozofisë së domosdoshme të rebelimit, të cilat, në krijimtari, më janë mveshur si një lëkurë e dytë.

“Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”


Promovimi i librit “Kalvari i diplomatik”, autor i së cilit është diplomati i shquar Shaban Murati, ka mbledhur në ambientet e Bibliotekës Kombëtare personalitete të shquar të vendit nga jeta akademike dhe shoqërore. Qartësia e paraqitjes së zhvillimeve diplomatike me një njohuri të thella e bënë librin mjaft interesant. Libri përmbledhë 64 artikuj ku trajtohen të gjithë skenarët e mundshëm diplomatik dhe demaskimet e të gjitha prapaskenave diplomatike serbe në proceset e krijimit të shtetit të ri. Me një laps të hollë në librin e tij Murati analizon gjithë aspektin diplomatik, historik e deri në atë social me të cilat është përballur shteti i Kosovës, shkruan AktivPress.

Në fjalën e hapjes Beqir Ismaili, drejtor i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, tha se ky libër përbëjnë një gamë të gjerë të njohurive shkencore historike dhe diplomatike. Mehdi Gurra, kryetar i Fondacionit “Alsar”, ka vlerësuar lart vëzhgimin kritik të diplomatit Murati në këtë libër i cili përmbledhë 64 artikuj përgjatë 20 viteve. “Kosova ka shumë për të mësuar nga diplomacia e përplasjes së këmbëve që ka ndjekur me sukses Serbia gjatë faktorit ndërkombëtar në Ballkan gjatë 25 viteve të fundit. Ka ardhur koha që diplomacia e Kosovës ti jap përparësi me forcë kërkesës për trajtimin e çdo veprimtarie të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Sot ai flet për një humnerë diplomatike dhe strategjike që Prishtina po hap me duart e veta nën këmbët e saja për vendosjen kokë bosh të rendit dhe prioriteteve në tentativat me Serbinë. Ai nuk ngurron të thotë se Serbia po i ngutet nga që e di që diplomacia shqiptare në ngutje hutohet dhe humbet përherë ndeshjet diplomatike. Me daljen e tezës së korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve autori shkruante pak muaj të shkuar se nxjerrja në plan të parë e kësaj çështjeje ishte një gabim, madje gabim i madh. . aq kritik është zoti Murati në këtë aspekt sa shkruan se vetë presidenti serb nuk duket i dehur në këtë katrahurë diplomatike ballkanike. Derisa flet për korrigjim kufijsh midis shqiptarëve dhe serbëve e jo midis dy shteteve duke e llogaritur ende Kosovën “provincë” të Serbisë. Në faqet e fundit të librit diplomati me emër i thotë Prishtinës se rend ii prioriteteve diplomatike dhe strategjike të Kosovës është i thjeshtë: prioritet i prioriteteve është njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia”, tha Gurra.

Profesori, Ibrahim Gashi, tha se libri i diplomatit të shquar të karrierës që njihet si mjeshtër i madhi diplomacisë shqiptare erdhi në duart e lexuesit shqiptar një studim analitik mjaft kompetent dhe shtjellues kushtuar analizës situatës diplomatike dhe çështjeve më të mprehta nëpër të cilat kaloi shteti i Kosovës në dhjetë vitet e fundit. Libri është një përmbledhje e shkrimeve autoriale me tematikë Kosovën të botuara gjatë dy dekadave të fundit. “Autori ka bashkë ndjerë trajektoren historike të çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë dhe ngritjes së shtetit të Kosovës. Me kapacitetit e një eksperti të marrëdhënieve ndërkombëtare të një diplomati me një përvoje pothuaj 50 vjeçar në politikën e jashtme Murati ka prekur temat më kruciale temat që kanë të bëjnë me sfidën e forcimit dhe afirmimit ndërkombëtarë të shtetësisë së Kosovës. Çështjet e trajtuara në këtë botim kapin si pikënisje kohore kulmin e angazhimit të diplomacisë euro atlantike që përmes bisedimeve ndërkombëtare të Rambujesë ta cojnë drejt zgjidhjes çështjen e Kosovës duke përdor si mjet presioni edhe diplomacinë e kërcënimeve”, tha Gashi.

Profesori, Memli Krasniqi, tha se largpamësia e autorit shihet në analizën që i bënte deklaratë të shtetarëve amerikanë në prag të Rambujes. Të gjitha propozimet lidhur me Kosovën ishin rezultat i diplomacisë amerikane. ”Interesant është analiza e planit 6 pikësh të vitit 2008 të sekretarit të përgjithshëm të OKB Ban Ki Munit sipas së cilit Serbisë në një mënyrë i legalizohej prania dhe drejtimi i pjesës veriore të Kosovës”, tha Krasniqi.

Autori i librit rëndësi të madhe i kushton edhe vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë sipas së cilës shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. rrjedhimisht hezitimi i pesë shteteve evropiane për mos pranimin e Kosovës nuk ka mbështetje juridike. Kurse lidhur me propozimet e shpeshta që raportet Kosovë–Serbi të rregullohen sipas shembullit të dy Gjermanive nga viti 1972 Murati i konsideron të rrezikshme sepse kjo do të mbante të gjallë ëndrrën serbe të një bashkimi të ardhshëm me Kosovën.

Ndërsa autori Shaban Murati, tha se është emocion i veçantë të jetë në këtë mjedis sepse Kosova për të ka qenë dashuri edhe profesionale. “Nuk ka në Tiranë njeri qe ka shkruar për Kosovën më shumë se unë sepse ka mbi 50 vit, përfshirë këtu edhe punën si analist i politikës së jashtme në radio Tirana. Në laboratorin tim krijues nuk është thjeshtë se unë kam shkruar artikuj për Kosovën dhe i kam mbledhur këto artikuj. Nga përvoja ime e gjatë qoftë në publicistik qoftë diplomaci pra kam pasur një parim në krijimtarinë time të zbatojë parimin e mozaikut. Ky libër nuk është thjeshtë një përmbledhje e artikujve por unë kam dhënë portretin diplomatik të problematikës së Kosovës, të problemeve, tezave kjo hyn në disiplinën e mendimit diplomatik i cili për fat të keq nga eksperienca e shtetit tonë është nga disiplinat më të varfra në shkencat shqiptare”, tha Murati.

Ai në fund e quan të rëndësishëm jo krijimi por forcimi i një kohezioni midis Shqipërisë dhe Kosovës për të cilën tha se vet nuk është i kënaqur për ato ritme dhe ato përmasa dhe dimension që do të kishte.

Prostituta: Pozicioni i preferuar i meshkujve në akt intim


Men’s Health kanë kryer një anketim me mbi 800 meshkuj ku kanë treguar se cili është pozicioni i tyre i preferuar gjatë seksit.

Pozita e qenushit, e njohur edhe si doggy style.
Disa nga komentet e meshkujve për këtë pozitë: “Gruaja ime gjithmonë përjeton orgazëm me këtë pozicion, dhe pamja është e përsosur”. “Penetrimi është më i thellë, dhe pamja thjesht e mahnitshme”.

2. Pozita e kaubojit

Disa nga komentet e meshkujve për këtë pozitë: – “Më pëlqen ta shoh atë tek udhëheq. Gjithashtu, kjo pozitë më mundëson mua që në të njëjtën kohë ta stimuloj me gishtërinj”. “Pamja e mrekullueshme. Veç kësaj, mund t’ia prekë edhe gjokset”. “Më pëlqen kur një femër është në kontroll sepse ia mundëson asaj të relaksohet dhe të argëtohet më shumë”.

3. Pozita e misionarit.

Disa nga komentet e meshkujve për këtë pozitë: “Kjo pozitë është kombinimi më i mirë i komoditetit dhe intimitetit”. “Është pozitë e thjeshtë, intime dhe nëse e din se çfarë i pëlqen të dashurës tuaj mund të jetë e mahnitshme për të dy”.“Mund ta puthë të dashurën dhe të luaj me gjokset e saj…”.

Kuvajti ndalon Dostoyevskyn, Hygonë dhe Markezin…


Autoritetet e Kuvajtit censuruan pothuajse njëmijë libra në një festival letrar që nisi të mërkurën, përfshirë edhe veprën “Vëllezërit Karamazov” të gjigantit rus të letërsisë, Fyodor Dostoyevsky.

Novela paraqet Rusinë e shekullit 19 dhe ngre pyetje për moralin, vullnetin e lirë dhe ekzistencën e Zotit.

Saad al-Anzi, i cili udhëheq Festivalin Letrar Ndërkombëtar të Kuvajtit, i tha AFP-së se Ministria e Informacionit ka ndaluar 948 libra.

Dostoyevsky i bashkohet një liste në rritje të shkrimtarëve të ndaluar në këtë vend, ku trendi konservativ në politikë dhe në shoqëri po ashtu po rritet.

Mbi 4,000 libra janë ndaluar nga Ministria e Informacionit të Kuvajtit gjatë pesë vjetëve të fundit, përfshirë vepra të Victor Hugosë dhe të Gabriel Garcia Marquezit.

Aktivistët kanë protestuar dy herë në muajin shtator kundër censurës.

Në vitet 1970 dhe 1980, Kuvajti ka qenë qendër e botimeve letrare dhe shkencore të rajonit.

Mësim britanik— Si trajtohen shpifjet ndaj personave publik?


Ndërsa në Shqipëri Kryeministri Rama po harton paketën anti-shpifje, si zgjidhje për të gjitha denoncimet në median sociale apo në median tradicionale ndaj përfshirjes në krim, shkeljes së ligji dhe korrupsionin të deputetëve dhe ministrave socialistë — në një vend demokratik, politikanët, ofendimet në median sociale i quajnë thjesht ‘liri e fjalës’ dhe zgjedhin t’i shpenzojnë paratë e policisë dhe gjykatave për ndjekjen e autorëve të krimeve të vërteta ndaj qytetarëve.

Shembull i kësaj është një bisedë e zhvilluar dy ditë më parë në emisionin e BBC-së “Koha e Pyetjes”, drejtuar nga gazetari i famshëm britanik David Dimbleby.

Gazetari britanik David Dimbleby kishte postuar në Twitter temën e emisionit dhe emrat e të ftuarve në panel për të diskutuar rreth temës, ku një ndër të ftuarit ishte edhe drejtoresha e Institutit të Çështjeve Ekonomike Kate Andrews, në drejtim të së cilës kishin vërshuar komente ofenduese në Twitter.

Këto komente, gazetari zgjodhi t’i shfaqë përpara se të fillonte emisioni, duke i quajtur ato si “banale, të shpifura, të neveritshme” dhe “tejet të tmerrshme”. Më pas ai ju drejtua të ftuarës dhe e pyeti nëse ajo do të merrte ndonjë masë kundër këtyre komentuese.

Zonja Andrews iu përgjigj se të të ofendojnë dhe të kryesh një krim janë dy gjëra të ndryshme, dhe se ajo do të zgjidhte që paratë e policisë të shpenzohen mbi gratë të cilat janë viktima të dhunës në familje.

Për të kuptuar se si respektohet liria e fjalës në një vend demokratik, lexoni bisedën e mëposhtme ndërmjet gazetarit dhe të ftuarës.

Gazetari —Përpara se ju të vinin këtu, shfaqa disa komente të shkruara për ju në profilin në twitter të emisionit.

E ftuara — Ato nuk ishin shumë të pëlqyeshme.

Gazetari – Unë do të thojë se ‘jo shumë të pëlqyeshme’ është t’i kategorizosh ato në mënyrë të edukuar. Më shumë unë do të thoja se ato ishin “banale, të shpifura, të neveritshme”, të bëra nga persona të cilët fshihen pas mbulesës së anonimatit dhe ato ishin “tejet të tmerrshme”.

Por ajo që ju po thoni është se ju mendoni se policia nuk duhet t’i kushtojë vemendje atyre apo të përpiqet të gjej autorët. A ndodh kjo sepse ju besoni në lirinë e fjalës? Apo është sepse ju mendoni që është një shpenzim i kotë parash?.

E ftuara — Unë besoj me gjithë shpirt në lirinë e fjalës. Për të qënë e sinqertë unë ndjej trishtim për këto njerëz. Unë do të zgjidhja t’i përgjigjesha atyre me humor. Nëse ato njerëz fillojnë të më persekutojnë, të më kërcënojnë ose të më sulmojën, atëherë çështja ndryshon. Tani, thjesht do të preferoja t’i tregoja atyre mendimin tim./exit.al/


Proza e Kadaresë, një prej më të mëdhenjve të Europës


Miljenko Jergoviç*
Ismail Kadare, shkrimtar i madh ballkanik, një prej më të mëdhenjve të Europës ende i gjallë. Jeton kryesisht në Francë dhe shkruan në një gjuhë e cila në kroatisht nuk ka përkthyes letrarë, madje as në Zagreb në ekziston Katedra për gjuhën shqipe. Romani “Kukulla” është libri i parë në prozë i Ismail Kadaresë që botohet në kroatisht.
Tregimin shumë të shkurtër, jo më shumë se një faqe e gjysëm, të titulluar “Vdekja e ruses”, Ismail Kadareja e botoi në vitin 1981, kohë në të cilën Enver Hoxha ishte ende gjallë, ndërsa shteti në të cilin ai mbretëronte i mbyllur si kuti sardelesh. Është historia e një ruseje, nga fundi i jetës së saj dhe nga perspektiva e varrit, e cila në vitin 1959 u martua me një oficer të ushtrisë shqiptare. Udhëtuan për muaj mjalti në atdheun e tij, marrëdhëniet mes vendeve vëllazërore u ndërprenë, Shqipëria u mbylldhe ajo mbeti përsosmërisht e vetme. Pikërisht për këtë vetmi shkruan Kadareja, dhe për kunatat, motrat e bashkëshortit të saj, të cilat e qajnë me hidhërim rusen e gjorë, “qajnë para së gjithash për vetminë e tyre. Por me siguri edhe për të sajën”.
Antarja e Kryesisë së Frontit Popullor të lagjes mban një fjalim mbi varrin e saj ende të hapur, por në asnjë fjali nuk përmend kombësinë e saj, “për të cilën edhe i ra mbi kokë vetmia më e madhe që mund të mendohej”. Në fund thotë: “Mirupafshim Nina!”. Dhe këto fjalë, pohon përkthyesi, janë të vetmet fjalë të natyrshme që foli. “Por akoma më të natyrshme ngjajnë grushtat e dheut dhe gurët që kërcasin mbi arkivol me një gjuhë universale, shumë më të kuptueshme sesa të gjitha gjuhët njerzore, megjithëse varrin për këtë grua të vdekur nuk e dha Rusia e pamatë, por toka e ngushtë e shqiptarëve, e cila mezi është e mjaftueshme për varret e njerëzve të saj”.
Kjo histori është e pazakontë jo vetëm për mënyrën e të shkruarit të Kadaresë, sepse në të duket sikur ka diçka autobiografike. Sikur, Zot më faltë, është vetë shkrimtari Nina që po e varrosin, sikur bëhet fjalë gjatë gjithë kohës vetëm për të. I kufizuar dhe i murosur me gjuhën që askush në botë nuk e kupton, në vendin në të cilin- përveç ndonjë miku anonim gjithsesi të parëndësishëm-kjo nuk ka rëndësi, i fshirë nga konteksti stilistiko-gjuhësor, shoqëror, imagjinativ për letërsinë e tij, shkrimtari ia krijon vetvetes konteksin, përshkruan historinë dhe historinë e letërsisë së tij, nëpërmjet së cilës do të mund të kuptohen tregimet e tij.
“Vdekja e ruses” është publikuar para disa javësh në përkthimin serbisht dhe e botuar nga Samizdati B92 i Beogradit, në kuadrin e një libri me novela të zgjedhura, të titulluar “Bisedë mbi brilantet një pasdite dhjetori”. Në të njejtën kohë, ndoshta në të njejtën javë, doli në përkthimin kroatisht romani i shkurtër autobiografik i Kadaresë “Kukulla” botim V.B.Z-së. Çudia është e dyfishtë: në njërën anë çudia përbëhet nga fakti se në të njejtën kohë janë botuar dy libra të një shkrimtari veprat e të cilit janë botuar shumë pak dhe në mënyrë të varfër në gjuhët tona, megjithëse puna për përkthimin e tyre ka filluar që prej më shumë se tridhjetë vitesh. Deri tani kryesisht në Sarajevë dhe në Beograd, ndërsa “Kukulla” është- po të mos marrim parasysh një pamflet politiko-kultutor, është libri i parë i Kadaresë që është publikuar në Zagreb. Ana tjetër e çudisë është akoma më e çuditshme: përkthimi serb i novelave dhe përkthimi kroat i romanit është bërë i njejti përkthyes, Shkëlzen Maliqi.
Në Zagreb, që nga kohët e Shuflait, nuk ka patur interes për kulturën dhe letërsinë shqipe, kështuqë nuk ishte e mundur të gjendej përkthyes nga kjo gjuhë, ndërsa në Beograd, pavarësisht nga armiqësia e thekur ndaj shqiptarëve, gjithsesi ekziston fakulteti për studime në gjuhën shqipe, e për pasojë, është krejt e logjikshme, ka edhe përkthyes letrarë nga gjuha shqipe. Shkëlzen Maliqi, shkrimtar, folozof, dhe kritik arti, madje edhe politikan i përkohëshëm, është beogradas i dikurshëm dhe pa dyshim përkthyesi më i mirë letrar i poezisë dhe prozës nga gjuha shqipe. Duke pranuar përkthimin e tij, në vend që të kërkohej më kot një përkthyes nga Kroacia, ose, çfarë është më e keqja, të vazhdojnë edhe më tej ta anashkalojnë Kadarenë dhe tërë korpusin letrar shqiptar, në Shtëpinë botuese V.B.Z, ndërmorën një veprim që në kushtet kroate mund të themi se është pothuajse revolucionar. Me këtë veprim u krye një precedent, le të shpresojmë, që do të shpjerë në ndryshimin e zakoneve, e kështu në të ardhmen do të zëvendësojë mungesën e përkthyesve letrarë jo vetëm të atyre nga gjuha shqipe, por edhe nga disa gjuhë të tjera. Përkthimi në serbisht i Maliqit, është i përpunuar pjesërisht dhe redaktuar brenda gjuhës standarte kroate, gjë e cila për nga pikëpamja e letërisë dhe e së vërtetës mbi tekstin, atë origjinal dhe në përkthim, janë pakrahasimisht autentikë, të drejtë dhe të vërtetë, ndryshe nga ato përkthimet çalamane dhe të çuditëshme nga një gjuhë e tretë, kur, le të themi, veprat nga arabishtja apo ato të shkrimtarëve norvegjezë përkthehen nga përkthimi në anglisht apo gjermanisht (gjë e cila në botimet kroate këto vitet e fundit është rast i shpeshtë).
Kukulla është nëna e Kadaresë. Grua e ftohtë dhe e distancuar, me fytyrën e lyer të ngjashme me ato të kukullave japoneze. Tregimi për të është historia e të rriturit në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, vendosjes së rregjimit komunist, dallimet klarore dhe gjinore, e pastaj edhe historia mbi shtëpinë, e cila sikur të ishte një organizëm e gjallë, transformohet sa nga vitet e sa nga ndryshimet e epokave.
Janë të paqarta dhe të pasigurta dallimet mes Partiaktatit dhe Matriakatit. Në bashkësitë fisnore, në territorin e maleve Dinarike, në vende si puna e Malit të Zi dhe Shqipëri, ku burrat vriteshin në luftë ose shkonin në kurbet, shpesh herë mbizotëronte figura e Nënës së madhe mbi tërë familjen e madje edhe mbi tërë fisin. Megjithëse te Kadareja nuk kemi të bëjmë me një rast të tillë, bëhet fjalë për një famile qytetare aristokrate të varfëruar por e cila ende mbahet disi në gjendje të mirë, ku fryma e Matriakatit ndjehet në mos asgjë tjetër, së paku në po atë kultin e nënës që përshkruan gjithashtu edhe Luan Starova në romanin “Erveheja”. Sepse të dy djemtë, presin më shumë nga nëna sesa nga babai. Në këtë pritmëri poetika e jetës dhe e rritjes në vetë agun e erës enveriane. Vetëm se njëra prej këtyre familjeve mbeti e mbyllur hermetikisht në Shqipëri, ndërsa tjetra u arratis në Jugosllavi, në Maqedoni. Do të ishte interesant leximi i krahasuar i këtyre dy romaneve…
Raporti mes nënës dhe të birit është tejet i poetizuar, i reduktuar gati në lojë. Kështu ndodh në jetën për të cilën flet ky libër. Në ndryshim nga nëna e tretë shqiptare, historinë e së cilës e kemi lexuar, në atë prozën e madhërishme “Shkëlqim dhe tmerr” të aktorit Bekim Fehmiu, Kukulla jeton jetën e saj e cila në një masë të madhe edhe jashtë jetës. Ajo në thelb nuk është e detyruar të bëjë asgjë, përeçse të mbajë parasysh me kujdes raportet e saj tejet të ndjeshme me familjen e të shoqit dhe kryesisht është e paaftë për çfarëdolloj pune serioze. Ose atij i duket kështu teksa rritet. Një ditë, pasi i ishte botuar libri i tij i parë, dhe ky një libër me poezi, ajo fillon të pyesë e shqetësuar nëse ai është bërë i famshëm. Kurrsesi nuk do të donte të ishte i tillë, sepse diku kishte pas dëgjuar, se djali kur bëhet i famshëm ndryshon nënën. Ajo mendon se djemtë e famshëm nuk duhet të kenë të njejtat nëna të zakonshme.
“Kukulla” është një libër i pazakontë, mjaft atipik, në korpusin e librave të përkthyer të Kadaresë. I shkruar pothuajse me lehtësi, pa shqetësim të madh për faktin se çfarë do të thotë bota për të, apo si do ta lexojnë kritikët, është libër i një shkrimtari i cili është afër fundit të rrugës. Sepse me të vërtetë që, shkrimtarit të lavdishëm që jo vetëm ia ka krijuar vetes kontekstin dhe traditën, por edhe është aq i njohur në botë, saqë nuk i nevojitet më asnjë lëvdatë për ta ngritur dhe as një kritikë për ta ulur. Krahas kësaj, ai, fiksionalisti i vjetër, ëndërrimtar, krijues legjendash dhe shkatërrues i tyre, nuk ka më nevojë për të shpikur dhe shkruar, shpjegon sikur gjithçka ka ndodhur dhe jeta tashmë ka kaluar.
Libri fillon në muajin prill të vitit 1994, kur i vëllai nga Shqipëria e lajmëron shkrimtarin për vdekjen e nënës. Përfundon pesë vite më vonë, kur avionët e NATO-s fluturojnë mbi detin Adriatik dhe bombardojnë Shqipërinë. Shkrimtari ka në mend njëfarë ngashnjimi fëmjëror ndaj bombarduesve dhe historia nga Lufta e Dytë Botërore kur vetëm një bombë ishte e mjaftueshme për të shkatërruar shtëpinë e tyre të madhe. Se çfarë do të ndodhë atëherë do ta marrë vesh ai që do të lexojë „Kukullën”. Ky detaj nuk duhet t’i prishë përjetimin exuesit.
Libri me tregime, përkthimi i të cilit është botuar në Beograd, dhe të cilin ia vlente ta lexojë krahas me “Kukullën”, titullin e ka marrë nga historia e tij më e rëndësishme, e cila flet për ardhjen e një francezi si mik. Në darkë arrin edhe Zonja Vuksani me të bijën, emigrante, e afërt me oborrin e Mbretit Zog. Pason jë prej tregimeve më të bukura që kam lexuar këto vitet e fundit dhe në të cilin ka dy episode. I pari, më shumë violina në një ditë janë shkatërruar gjatë bombardimit në Dresden në vitin 1945, kohë në të cilën në më pak se një gjysëm ore janë bërë copë e çikë gjashtëmbëdhjetë ‘Stradivari’ dhe ‘Guarneri’, që të gjitha pronë e viruozit të violinës Fric Krejsler, çifut i dëbuar, i cili në atë kohë ishte shtetas amerikane. Dhe e dyta. Në njëfarë kohe, në gazetat shqiptare ia filluan të duken fraza dhe fjali latine. Njerëzit e afërm me intelektualët e burgosur dhe elementët antishtet, menduan se nëpërmjet tyre, të burgosurit, fshehurazi, lajmëronin se së shpejti do të liroheshin dhe në njëfarë mënyre i informonin për këtë. Por asnjë prej tyre nuk u lirua. U liruan vetëm kriminelët, të cilët latinizmat i kishin dëgjuar në burg dhe u kishin pëlqyer. I nxorrën jashtë këto fjalë dhe fjali dhe ato u përhapën gjithandej. Në këtë mënyrë përfunduan edhe në faqet e gazetave.
Ja pra, ky është Ismail Kadare.
*Botuar te ‘Jutarnji List”, 19.11.2017.
 
Përktheu nga origjinali Xhelal Fejza
https://www.jutarnji.hr/komentari/ruskinja-u-zemlji-jedva-dovoljno-sirokoj-za-grobove-svojih-ljudi/6757788/

Sulejman Mato: Kadare, ky demiurg i letërsisë shqipe!

Rezultate imazhesh për sulejman mato

E kam thenë dhe herë të tjera dhe po e përsëris, dalja në dritë e çdo libri të Kadaresë ka qenë dhe mbetet për mua një ditë feste. Për Kadarenë është shkruar shumë në vite dhe mbase Kadareja për kohën dhe moshën që jeton nuk ka nevojë për lëvdata dhe analiza, por kemi nevojë ne, elexuesit e sidomos krijuesit, të kuptojmë thelbin e suksesit të krijimtarisë së tij.

Përse letërsia e tij është kaq e veçantë dhe rrezaton një sukses të paparë në një hapësirë kaq të madhe gjeografike? Ku konsiston e veçanta e kësaj letërsie? Pse ka mëse gjashtëdhjetë vjet që kritika letrare dhe lexuesi shqiptar përmend vetëm një emër shkrimtari në letërsinë shqipe, ndërkohë që letërsia shqipe ka dhe shumë krijues të tjerë me tematikën dhe origjinalitetin e vet të veçantë? Pse ndodh që krijimtaria e këtij shkrimtari rritet e rritet, duke kapërcyer kufijtë e Shqipërisë dhe të Europës?

Kritika jonë letrare, në kohë të ndryshme nuk e ka zbërthyer këtë fenomen pasi herë ka qenë e politizuar, hera- hesës e papërgatitur për të kuptuar esencën e këtij suksesi, në disa raste ka qenë ziliqare dhe e paaftë për t’i bërë një analizë të thellë këtij fenomeni letrar. Si politizimi, ashtu dhe paftësia dhe zilia, ‘pinë ujë në të njëjtin burim’ dhe janë prodhim i klimës mediatike “Made in Albania”. Kështu ende dhe sot e kësaj dite studjuesit e letërsisë sonë, pavarësisht lavdeve, me kuptim dhe pa kuptim, i kanë një borxh të pashlyer krijimtarisë së këtij shkrimtari të madh.

Rrëfimet e Kadaresë të fusin në mendime dhe të detyrojnë të kuptosh se çfarë është në të vërtetë letërsia dhe pse kjo letërsi diferencohet vetvetiu nga krijimtaria e shkrimtarëve të tjerë, duke e cilësuar si letërsi e nivelit botëror.

Sekreti i këtij suksesi nuk mund të kuptohet pa talentin e veçantë dhe modernitetin. “Modernia dhe postmodernia janë fjalë në kuptim të identitetit të vet”, thotë nobelisti E. Paund. “Teoritë, thotë Borghes, s’janë gjë tjetër veç ngacmime”. “Kërkimi për modernitet, thotë nobelisti Oktavio Paz, është një lëvizje për te origjina. Moderniteti më çoi tek burimi i fillesës sime”.

Nuk ka teori që mund të zbërthejnë çfarë quhet moderne dhe postmoderne. Mania për të shpikur një realitet letrar i ka shoqëruar në shekuj shkrimtarët botërorë. Nobelisti Pessoa thotë: “Unë përshkruaj personazhe që jetojnë në jetën time të brendshme”; këtë gjë ka bërë dhe Ismail Kadare në gjithë krijimtarinë e vet, duke nxjerë nga kujtesa, histori e personazhe bashkëkohorë që jetojnë në jetën e tij të brendshme. Veçanërisht kjo gjë vihet re tek romanet e tij me tema të qëmtuara nga vendlidja, si “Kronikë në Gur”, ”Breznitë e Hankonateve”, “Qyteti pa reklama”, “Darka e Gabuar” e së fundi te romani i tij i mrekullueshëm “Kukulla”.

Mbase nuk do të kishte shumë nevojë për studime, hamendësi e zhbirime, pasi eksperiencën e vet letrare Kadareja e ka treguar qysh herët, në librin teoriko-praktik “Ftesë në studjo”, të cilën mund ta quajmë dhe si një guidë në hyrjen e sekreteve të letërsisë.

I të njëjtit mendim është dhe nobelisti Clezio kur thotë: “Kur shkruaj unë rrekem të përkthej marrëdhënien time me të përditshmen. Jetojmë në një kohë të trazuar dhe të bombarduar nga një kaos idesh. Roli i letërsisë ndoshta është reflektimi i këtij kaosi”.

Shkrimtarët e mëdhenj, nobleistë ose kandidatë potencialë për këtë çmim, kuptohen në misionin e tyre modest.Me sa duket, teoria e vetme letrare dhe e pagabueshme, është zbërthimi i një vepre sipas parimeve: çfarë është kombëtare dhe shoqërore, sa është sociale dhe shoqërore, sa është kohore dhe jashtëkohore, sa është intime dhe universale, sa është e vertetë dhe iluzionale. Të gjitha këto prerje duhet të konvergjohen në një vepër.

Letërsia e Kadaresë, ndryshe nga letërsia e shkrimtarëve të tjerë shqiptarë është “pika imagjinare ku përplasen ëndrra dhe zgjimi, realja dhe fiksioni, objektivja dhe dhe subjektivja, konfuzioni dhe sinteza”.

Objekti i letërsisë së Kadaresë është ajo e një shkrimtari të madh, që thotë nobilisti Pessoa: “Një lloj përjetësie e patregueshme e cila në thelbin e vet ka lidhje me realizimin e të parealizueshmes”.

Kadareja nuk i shpik vendet që përshkruan, as personazhet, por siç thotë një tjetër nobelist, Konradi, Kadareja “huazon disa elementë nga realiteti”.

Duke hedhur në letër këto shënime, unë vetë si shkrimtar, jam përpjekur të kuptoj thelbin e vërtetë të letërsisë që rrezaton jetëgjatësi dhe jeton gjatë… dhe kam mbërritur në përfundimin që, ajo duhet të jetë e tillë, si ajo që ka realizuar Kadareje në gjithë këto vite eksperiencë letrare. Ajo duhet të rrokë me guxim temat e kohës, siç ka rrokur me guxim dhe në kohë Ismail Kadareja tema të tilla, Kjo gjë më ka bërë përshtypje, qysh me botimin e romanit të tij të të parë: “Përbindëshi” i cili rrezatonte aq bukur artistikisht ankthin dhe shqetësimin e vitit 1961, pas prishjes së marrëdhënieve të vendit tonë me Bashkimin Sovjetik. Siç e ka përmendur dhe vetë ai më vonë, në poemën “Viti Gjashtëdhjetë”, vetë shkrimtari është një antenë e lartë, e ngritur në kryqëzim të erërave, që kap në çdo kohë lajmet e fundit të kohës. Qysh në vitin 1965, në moshën 29 vjeçare, Kadareja me romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, iu përgjigj me art të veçantë dhe flakë për flakë, atmosferës në të cilën po kalonte vendi ynë, duke dhënë mesazhin universal se çdo gjeneral pushtues i çdo vendi të madh, një ditë do të kthehet në një “Gjeneral të ushtrisë së vdekur”.

Habi të madhe më ka bërë romani ‘”Dasma” pasi në atë vit isha dhe vet pranë Ismailit, duke i kaluar ditët plot limonti në qytetin e Beratit. Mirëpo, poeti dhe shkrimtari Kadare, në ato ec e jake, mbrëmjeve, anës lumit të Osumit, bluante në kokë romanin më të çuditshëm dhe më pa fat, i cili do të vinte në qendër vrullin e punës rinore, aksionet, njerëzit e vërtetë të klasës punëtore të quajtur “Dasma”, ndërkohë që letërsia jonë vuante nga n gjarjet dhe personazhet realë, vuante nga romantizmi, akademizmi dhe formalizmi letrar, Kadareja do të fuste në letërsi njerëz të gjallë dhe të vërtetë që të ngjallnin besim dhe frymëzim për jetën. Me këtë roman shkrimtari i përgjigjej flakë për flakë kërkesës së kohës, por, mbi të gjitha ai i përgjigjej flakë për flakë kërkesës së popullit , për të parë veten e tij në qendër të letërsisë dhe për t’i ngjallur shpresat lexuesit të thjeshtë, se po lindtte nje letërsi e re e cila formalisht do të quhej letërsia e realizmit socialist, po që në fakt, fjala “socialist” do të ishte galvanizmim me fjalë vetëm për ata që dëshironin ta politizonin këtë letërsi të re, me njerëz të vërtetë dhe bashkëkohorë.

Ajo që e shquan letërsinë e Kadaresë dhe e diferencon nga shkrimtarët e tjerë, është futja me guxim e elementit bashkëkohor, si në personazhe ashtu dhe në mjetet stilistike,shto gjuhën e re, zhargonet, imazhe të freskëta poetike, …një letërsi e cila është pritur gjithmonë me entuziazëm dhe që u pëlqente të gjitha shtresave e të gjithë tipave, madje u pëlqente dhe vet militantëve partiakë.

Ato që do ta theksonin dhe më tepër këtë ide, ishin poezitë aktuale si “Fillrojtësi”, Poezia për Fuat Celën, “Mësueset e fshatit” etj..tema aktuale, persona të vertetë… Në këtë rrugë do të vazhdonin dy romanet madhorë “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Koncert në fund të dimrit”, të cilët ishin një suprizë e kohës dhe një çudi për të gjithë lexuesin shqiptar të asaj kohe. Së pari pasi ishin tema tabu. E së dyti pasi ishin tema madhoore, të cilat askush s’do të mund të guxonte t’i prekte.

Për mendimin tim Kadareja, me këto dy romane, u shndërrua në një demiurg të letërsisë shqipe, duke u ngritur papritur, mbi veten mbi kohën, mbi politikën dhe mbi shoqërinë… Ngjitja e tij e beftë i ngjante një avioni që do të ngrihej papritur, mbi Ballkan dhe mbi Europë nga një vend i izoluar, në kohën e duhur.

Duke kaluar në përfytyrimin tim gjithë krijimtarinë e Ismail Kadaresë, në poezi, në prozë, në studime, kam krijuar bindjen se ky shkrimtar, i vetëm dhe pa ndonjë përkrahje, në fakt ka shkruar në letërsi historinë e Shqipërisë. Mund të donin dhe të tjerë ta bënin këtë gjë, por do t’u duhej talenti i madh i Kadaresë, guximi i madh i Kadaresë dhe kultura e madhe e Kadaresë, mbi të gjitha do t’u duhej përkushimi i këtij shkrimtari të madh.

Dhe prap, kur përmend arritjet e tij shumëdimensionale në shumë fusha letrare, shkencore, filozofike e politike, mendoj se, talente të tilla jo vetë lindin rrallë, por dhe janë të vetëdishëm për misionin e vet në jetë, ashtu siç janë të vetëdijshëm që vetëm ata mund t’i përmbushin këto misione.

E gjithë kjo lëndë letrare, filozofike e shkencore nuk mund të shpërdahej rastësisht në botë, pa atë që Lermontovi i madh do ta përkufizonte me një fjalë ruse e cila nuk gjendet në asnjë fjalor: “çut-çut!” e cila në shqip mund të përkthehej “diç-diç…”. Diç- diç është ajo diçka e pashjegueshme të cilën e posedojnë vetëm disa talente të mëdha…Kadareja, siç e ka shprehur më mirë dikush para meje, është një magjistar i fjalës…Kjo magji shprehet në poezi e në prozë. Kjo magji buron nga ajo veçanti intuitive e përthyerjes së lëndës reale branda imagjinatës impresioniste…

Veç kësaj është tek Kadareja luan një rol të rëndësishëm dhe gjetja e temave të veçanta, dhe intrigimi i saj, dhe ritmi dhe muzikaliteti i frazës, dhe ironia, dhe sentencat filozofike, dhe personazhet realë, dhe impresionizmi figurativ etj, etj. për të cilat dëshiroj të flas më gjatë një herë tjetër.



Demiurgu i mitit paltonik është një forcë urdhëruese që pason materjen, i jep formë e mbi të gjitha i jep jetë, e shpirtëzon atë. Në kuptimin filozofik demiurgu ka një forcë universalë, dualiste, midis botës së ideve dhe realitetit të ndjeshëm. Është një mediator, midis botës së ideve dhe materjes, ose e thënë më ndryshe, është intligjenca që projekton dhe modelon botën reale.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...