2019-01-12

“Për përkthyesin e Enver Hoxhës dhe disa rrëfime të pabotuara”*

Intervista e plotë – Prof. dr. Eshref Ymeri



Disa raste të pozitës së vështirë kur udhëheqësit komunistë përdornin gjuhën banale

Si e kam njohur Myfit Mushin



Një specialist i shkëlqyer i artit të përkthimit gojor ka qenë Myfit Mushi (1927). Me Myfitin jam njohur në pranverën e vitit 1966, kur isha student i vitit të fundit në degën e gjuhës ruse të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Më pati prezantuar me të profesoresha e letërsisë ruse, pedagogia ime e nderuar Shpresa Zenelaj. U miqësuam shpejt. Por miqësia jonë do të forcohej edhe më shumë më vonë, kur do të ishim kolegë punë në Redaksinë e botimeve në gjuhë të huaja të Shtëpisë botuese “8 Nëntori”, ku unë fillova punë si përkthyes në vitin 1979. Në sektorin e përkthimit në gjuhën ruse të letërsisë politike, punuam së bashku gjatë dymbëdhjetë vjetëve. Aty e njoha Myfitin si një përkthyes dhe redaktor mjaft të talentuar, por edhe si një mjeshtër të vërtetë të përkthimit gojor. Dukej që për artin e përkthimit gojor, ai kishte një talent të jashtëzakonshëm. Më bënte shumë përshtypje kujtesa dhe shkathtësia e lindur në manovrimin me gjuhën ruse, si me shkrim, ashtu edhe me gojë. Këto ishin tipare që binin menjëherë në sy në formimin e tij, si një intelektual me një vullnet mjaft të admirueshëm.

Myfiti ka qenë oficer i xhenjos dhe në vitet e para të pasluftës e patën dërguar për specializim në Bashkimin Sovjetik, në Leningrad. Megjithëse atje kishte qëndruar për specializim vetëm dy vjet, rusishten e kishte përvetësuar në një mënyrë të shkëlqyer.

Në mesin e viteve ’50, Myfitin e patën emëruar në Komitetin Qëndror të Partisë, në detyrën e përkthyesit të udhëheqjes komuniste. Aty ai pati punuar kryesisht si përkthyes i Enver Hoxhës. Gjatë atyre viteve që punoi në Komitetin Qëndror, ai vazhdoi ta studiojë me themel gjuhën ruse dhe arriti të bëhej një specialist i klasës së parë. Pas prishjes së marrëdhënive me Bashkimin Sovjetik, Myfitin e kaluan në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitin 1975, kur u shtua së tepërmi volumi i punës për përkthimin e veprave të Enver Hoxhës, atë e transferuan në Shtëpinë Botuese “8 nëntori”, ku punoi si përkthyes dhe si redaktor në Redaksinë e botimeve në gjuhë të huaja, derisa doli në pension në vitin 1987.

Në një intervistë që i ka marrë para do kohësh gazetari Xhevdet Shehu dhe të botuar në faqen e internetit të gazetës “Dita” të datës 02 tettor 2016, Myfiti ka deklaruar:

“Në fillim të nëntorit 1960 u thirra urgjentisht në Moskë, ku kishte mbërritur delegacioni i PPSH-së, i kryesuar nga Enver Hoxha. Ditën e mbërritjes kam bërë këtë bisedë me Kryeministrin Mehmet Shehu.

Mehmeti më tha:

“Erdhe? Ti je përkthyesi i delegacionit!”…

Kurse të nesërmen, gjatë një bisede në këmbë, Mehmeti më thotë prapë:

“Enveri ka thirrur Andropovin…” (ku i tha se nuk do të takohet me Hrushovin, pasi kishte lexuar materialin e PK të BS ku Shqipëria nuk figuronte si vend socialist)”.

Mehmeti më tha:

“Shkruaj. Do përgjigjesh para historisë për ato që shkuan apo flet”.

Ai takim u zhvillua në zyrën e Enverit në Zareçje, ku nga udhëheqja sovjetike morën pjesë 4-5 veta, edhe nga delegacioni ynë po aq, plus mua si përkthyes. Takimi vazhdoi për afro tre orë… Sepse mbledhja e përgjithshme në sallën Georgievskaja në Kremlin u bë pas mbledhjes së Komisioneve gjatë muajit tetor për përgatitjen e projekt-deklaratës. Ishte një punë e përbindshme dhe tejet e ngarkuar. Komisioni ynë kryesohej nga Hysni Kapoja. Më kujtohet një moment. Një ditë të atij tetori më thirri urgjentisht Hysni Kapoja e më thotë:

“Nesër unë do mbaj fjalim në komisionin e përgatitjes së deklaratës së mbledhjes së 81 partive. Duhet përkthyer sonte natën fjalimi…”.

Dhe ishte një fjalim prej 30 faqesh. Mirëpo të nesërmen përsëritej thuajse e njëjta gjë. Në mbarim të mbledhjes së komisionit, delegacionet u kthyen në vendet e tyre në përgatitje të mbledhjes së madhe…

***
mao



Përgjegjësia e përkthyesit është maksimale… Unë kam qenë përkthyes i Enverit që nga viti 1955. Po përktheja një fjalim të Hrushovit në vitin 1959 para popullit të Tiranës, para bashkisë së Tiranës. Hrushovi fliste shpesh pa letër. Më afrohet Mehmet Shehu e më thotë:

“Përkthe, por mbaj edhe shënime se ky fjalim do të botohet nesër në gazetë”.

E kupton se çfarë përgjegjësie ka përkthyesi në këtë rast? Merre me mend tani, të përktheje ato takime të mprehta në Kremlin, ku ndodhi përplasja e madhe midis nesh dhe Bashkimit Sovjetik dhe ku mund të themi se mori fund miqësia që dukej e pathyeshme midis dy vendeve. Mirëpo atë përplasje dhe rrokullimë të madhe nuk mund ta ndalte përkthyesi apo përkthyesit”

Në atë intervistë, gjithashtu, Myfiti ka deklaruar:

“Herë-herë, në momente shumë të veçanta dhe të mbyllura, përkthente Ramiz Alia ose Mehmet Shehu, sipas rastit”.

Edhe Ramizi, edhe Mehmeti e zotëronin rusishten. I pari kishte përfunduar Shkollën e Lartë të Partisë në Moskë, kurse i dyti, po aty, kishte studiuar në një akademi ushtarake.

Myfitit i kërkova të më jepte mbresat e veta, si përkthyes, jo vetëm nga Konferenca e Moskës që u përmend më lart, por edhe nga takimet e tjera të Enver Hoxhës dhe të udhëheqësve të Partisë së Punës të Shqipërisë me personalitete të huaja. I jam shumë mirënjohës që pranoi me kënaqësi. Mbresat e tij po i përcjell në vazhdim.

I dashur Eshref,

Sipas kërkesës tënde dhe siç e lamë fjalën në telefon, po të dërgoj mbresat e mia nga koha kur kam punuar përkthyes gojor i gjuhës ruse në Komitetin Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë prej vitit 1956 deri në vitin 1961.

Të uroj shëndet, mbarësi dhe punë të mbarë në përgatitjen e librit që ke nëpër duar.

Myfiti

Tiranë, 03 nëntor 2013

Tregon Myfiti: Mbresa nga ankthet e përthimit gojor

Përkthyesit i qëllon të përkthejë si me shkrim, ashtu edhe në mënyrë të improvizuar, me gojë. Kjo e fundit ka vështirësitë e veta specifike.

Pozita e vështirë e përkthyesit

gjatë përkthimit të banaliteteve

Mua më ka ndodhur që vështirësinë e ka pasur jo vetë përkthimi, si i tillë, por përdorimi i banaliteteve.

Po sjell disa shembuj.

Në Konferencën e Partive Komuniste e Punëtore që u mbajt në Moskë në nëntor 1957, e mori fjalën edhe Kryetari i delegacionit kinez Mao Ce Duni. Duke folur për luftën e popullit vietnamez kundër kolonizatorëve francezë, ai përdori një shprehje të rëndë. Unë isha ulur në një karrige prapa Enver Hoxhës dhe i përktheja në vesh variantet e rusishtes. Në një çast, Mao Ce Duni bëri një pauzë: dy përkthyesit e tij po konsultoheshin, me sa duket, si ta përkthenin një shprehje të tij. Më në fund, ata vendosën ta përkthejnë tekstualisht:

“Ushtria e Ho shi Minit i bëri francezët të dhiten në brekë”.

Unë po vrisja mendjen si t’i a thoja Enverit, ndërsa ky më thotë:

– Hë, si është puna?

– Përkthyesi e përktheu tekstualisht, – i them unë. – Maoja tha që “ushtria e Ho Shi Minit i bëri francezët të… mbushin brekët”. U ndala ca sekonda dhe shtova: “Maoja e tha atë fjalën troç.., siç e thotë populli”.

E kisha shumë zor të shqiptoja fjalë të tilla kur i përktheja Enverit.

Një tjetër shembull lidhet me Hrushovin, Kryetarin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, dhe pikërisht në Moskë, dhe në muajin nëntor, por tre vjet më vonë, në Mbledhjen e Partive Komuniste dhe Punëtore. Nja dy ditë pasi Enveriu mbajti fjalimin e vet me plot akuza e sulme kundër udhëheqjes sovjetike, Hrushovi reagoi kundër këtij fjalimi, por shkurt. Ai kishte një zakon të çuditshëm. Kur donte të përforconte ndonjë mendim apo shprehje, hiqte syzet: të pranishmit prisnin se çfarë xhevahiri do të nxirrte nga goja. Ai tha:

“Enver Hoxha oblill nas gavnóm” (Enver Hoxha na hodhi mut përsipër).

Unë u stepa. Enveri më thotë:

– Hë mo, fol!

Unë i them: “Hrushovi tha: “Enver Hoxha na leu me… të pëgërë” dhe pastaj shtova: “Ai e tha troç, siç e thotë populli”. Më dukej se fjala turqisht do ta zbuste ca atë fjalë.

Detyra e përkthyesit – përkthimi,

jo ndërhyrjet personale me komentim

zhukov




Më ka qëlluar, vetëm një herë, të bëj një ndërhyrje gjatë përkthimit, për të saktësuar një shprehje të Enverit. Në Mbledhjen e Moskës, për të cilën sapo fola, para fillimit të saj, në vilën ku ishte vendosur delegacioni shqiptar, erdhi për një takim paraprak një delegacion i partisë sovjetike. I kryesuar nga Mikojani. Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë tepër të tensionuar. Enver Hoxha, herë pas here, përdorte shprehjen:

– Ne jemi marksistë-leninistë dhe problemet duhet t’i trajtojmë në këtë frymë.

Qysh në rastin e parë Mikojani e ndërpreu:

– Pra, ju qenkeni marksistë-leninistë, kurse ne jo!

Pak më vonë, Enveri përdori të njëjtën shprehje. Edhe Mikojani përsëriti të njëjtin reagim.

Duhet të kujtoj që deri atë ditë partia jonë ende nuk i kishte quajtur revizionistë udhëheqësitë sovjetikë. Pas reagimit të përsëritur të Mikojanit, unë u ndodha shumë ngushtë. Duhet të bëja një sqarim. Mora parasysh edhe pasojat e rënda, por e kisha detyrë si përkthyes. Ndërhyj:

– Shoku Mikojan, me sa duket, e kam unë fajin. Po sqaroj që kur shoku Enver thotë “ne jemi marksistë-leninistë”, ka parasysh jo vetëm palën shqiptare, por të dyja palët”.

Me bisht të syrit, vura re fytyrat e Enverit dhe të Mehmetit: asnjë lëvizje. Vazhduan bisedimet, por këtë që bëra unë, do ta shohim, se dardha e ka bishtin prapa.

Bisedimet morën fund. Të gjithë ngrihen më këmbë. Më afrohet Mikojani, më vë dorëm mbi sup e më thotë:

– Ju jeni marksistë-leninistë.

Menjëherë reagon Mehmet Shehu:

– Jo, ky është oportunist!

Për fat të keq, ky ishte edhe bishti i dardhës. Me sa duket, ndërhyrja ime nuk u quajt me vend.

Kama e heroit të Luftës së Vlorës Kanan Maze –

dhuratë për mareshalin sovjetik!!!

Përkthyesit mund t’i qëllojë të vërë në dyshim një shprehje të thënë para publikut nga një personalitet i lartë. Kam pasur vetëm një rast të tillë me mareshalin e Bashkimit Sovjetik G.K. Zhukov, gjatë vizitës së tij në vendin tonë.

Jemi në Vlorë. Autoritetet e vendit organizojnë për nder të tij një pritje madhështore. Më afrohet dikush e më njofton se kanë hequr nga muzeu kamën e Kanan Mazes (heroit të luftës së Vlorës kundër pushtuesve italianë në vitin 1920), për t’ia dhuruar mysafirit të lartë. Kërkohej pëlqimi i Zhukovit. Ia njoftova atë dëshirë. Ishte dakord. Pas pak, vjen i ngarkuari me këtë detyrë dhe ia dorëzon reliken me ceremoni. Mareshali e merr kamën, e kap me të dyja duart dhe thotë:

– Ju falënderoj për këtë dhuratë shumë të çmuar, por sot nuk është epoka e kamave, është epoka e atomit.

Këto fjalë u dëgjuan me një ndjenjë të zymtë nga vlonjatët. Asnjë lëvizje. Pastaj mysafiri i rrallë vazhdon:

– Po sikur Dallesi të më cyste, me këtë kamë do t’ia hiqja kokën.

Unë duhet ta përktheja, por mendova: mos vallë këtu ka folur jo Zhukovi, por rakia? Të thotë se i heq kokën një personaliteti amerikan, si Dallesi! Dhe i them:

– Shoku mereshal, nuk ju kuptova mirë, a mund ta përsërisni atë që sapo thatë?

Ai më përgjigjet:

– Unë rusisht jua thashë, Si s’e kuptuat? Përkthejuani”.

Unë e përktheva. Brohoritjet e publikut s’kishin mbarim.

Përkthyesi në ndihmë të folësit, për ta nxjerrë nga situata

Këtë të vërtetë, shpesh të pakuptuar nga auditoret e mbledhjeve apo takimeve të rëndësishme, Myfit Mushi e argumenton me një shembull nga përvoja e tij e gjatë si përkthyes.



Përkthyesi mund të gjendet edhe në situata krejt të paimagjinueshme. Kështu më ndodhi me një mongol.

Kishte ardhur në vendin tonë një delegacion mongol për vizitë zyrtare, madje delegacion i nivelit të lartë. Sipas programit, ai shkoi edhe në Vlorë. Ishte mbledhur populli në mitingun e miqësisë.

Pasi mbaroi fjalimin e mirëseardhjes përsonaliteti shqiptar, u njoftua që fjala e përshëndetjes i jepet Sekretarit të Partisë Mongole. Ky i afrohet mikrofonit. Populli vazhdon brohoritjet, por oratori më kot kërkon nëpër xhepa tekstin e fjalimit. Më në fund, më drejtohet mua:

– Ku është fjalimi im?.

Unë, nga përvoja që kisha, fjalimet e përkthyera i mbaja në dy kopje, në xhepa të ndryshëm. I them:

– Po ju jap këtë material. Bëni sikur lexoni atë dhe thoni çfarë të doni se këtu askush nuk e di gjuhën tuaj.

Kjo ishte zgjidhja.





Kodi i përkthyesit –

ruajtja e sekretit



Përkthyesi zyrtar shpesh ndodhet para një kërkese të padiskutueshme, dhe kjo është ruajtja e sekretit. Shkelja e saj mund t’i kushtojë jetën. Ja si e arsyetonm këtë përkthyesi Myfit Mushi:



Në vitet e para të Shqipërisë së çliruar, në s’gabohem, në vitin 1946, në ujërat tona territorial u hodhën në erë dy luftanije angleze. Anglia ngarkoi me përgjegjësi Shqipërinë. Qeveria shqiptare e hodhi poshtë këtë akuzë: s’kishte gisht në këtë incident. Akuzat dhe hedhja poshtë e tyre vazhduan pa mbarim.

Në nëntor 1960, Në Konferencën e Moskës të Partive Komuniste e Punëtore, dy delegacione, ai shqiptar dhe ai sovjetik, zhvilluan në Moskë bisedime nga më të tensionuarat. Enver Hoxha, duke folur për qëndrimin pajtues të udhëheqjes sovjetike ndaj Jugosllavisë, si edhe për qëndrimin e vendit tonë ndaj saj, deklaroi se edhe luftanijet angleze ne i hodhëm në erë me ndihmën e Jugosllavisë, pasi nuk kishim minavënës. Specialistët jugosllavë i mësuan minavënësit tanë si ta kryenin këtë akt.

Unë u shokova. I thashë vetes: “Kyçin gojës, përndryshe…”. Dhe “kyçin” e hoqa vetëm kur në vitet ’90, Bedri Spahiu, ish-anëtar i Byrosë Politike dhe i dënuar si “tradhtar” i partisë, njoftoi median se cila është e vërteta lidhur me luftanijet angleze…



Përkthyesi – kokë turku e Enver Hoxhës për faj të Fadil Paçramit


enverhrushovi

Rrëfen më tej Myfit Mushi njw rast nga kongresi i partisw komuniste tw Bullgarisw nw vitin 1958:



Gjatë kohës që kam qenë përkthyes i Enver Hoxhës, ai kurrë nuk më pati bërë as vërejtjen më të vogël, me përjashtim të një rasti që do ta përmend më poshtë.

Në vitin 1958, një delegacion i Partisë së Punës, i kryesuar nga Enveri, mori pjesë në Kongresin e 8 të Partisë Komuniste të Bullgarisë. Në përbërje të delegacionit ishte edhe Fadil Paçrami, anëtar i plenumit të Komitetit Qëndror të Partisë, publicist, njeri i njohur si korrekt edhe në marrëdhëniet me të tjerët.

Delegacioni bëri vizita në qytete dhe në objekte të ndryshme të vendit. Pothuajse kudo, Enveri mbante fjalime. Një ditë më porositi të përgatisja dhe të merrja me vete materialet se do të shkonim në një qytet tjetër. I mblodha të gjitha fjalimet e tij, përfshirë edhe ato të përdorurat. Ndërkaq, më afrohet Fadil Paçrami dhe më pyet se çfarë po bëja. I shpjegova se isha duke sistemuar materialet, fjalimet e Enverit. Ai më tha se nuk duhen marrë ato fjalime që janë përdorur. Unë i thashë që do t’i marr të gjitha, kurse ai ma përsëriti që nuk duhen marrë të përdorurat. Unë ngula këmbë në timen, por ai, edhe si anëtar i delegacionit, përsëriti në formë të prerë që nuk duhet t’i merrja. S’kisha ç’të bëja: bëra siç më tha ai.

U nisëm, s’më kujtohet se për në ç’qytet. Në mbrëmje, aty nga ora 22-00 ose 23-00, më njoftojnë se më kërkonte Enveri. Hyra në dhomën e tij të punës. Më këmbë, jo shumë afër tryezës së punës së Enverit, po qëndronte Fadili. Enveri më kërkoi njërin nga fjalimet e tij. Ishte fjala për njërin nga ato fjalime, për të cilat kisha bërë fjalë me Fadil Paçramin. I them:

– Më falni, shoku komandant, por atë nuk e kam marrë.

– Si nuk e ke marrë? Pse s’e ke marrë?!

– Po ja, mendova që nuk do t’ju duhej meqë e kishit përdorur.

– Pse të kam marrë këtu, që të më shesësh mend?! Lipsu!

kryeminstri-i-bullgarise


U ktheva mbrapsht, i hodha një vështrim Paçramit që po rrinte më këmbë gjoja si indiferent dhe u largova. Shkova në dhomën time, u ula në një kolltuk dhe, i brengosur thellë për gafën që kisha bërë, rashë në mendime sikur të kisha bërë ndonjë krim.

Vjen Paçrami, më afrohet dhe më thotë si me një ton ngushëllues:

– S’ke ç’të bësh, kështu e kanë këto punë, po mos u shqetëso.

– Si të mos shqetësohem, ç’do të thotë “kështu e kanë këto punë”? Ju duhet të kishit ndërhyrë menjëherë dhe t’i thonit Enverit: “s’ka faj Myfiti, unë i thash të mos e merrte atë fjalim. Kësaj i thonë “larg bythës sime”, apo jo?”.

Pikërisht atëherë e mora vesh se “ç’ burrëri” kishte Fadil Paçrami. Sidoqoftë, atë natë nuk vura gjumë në sy. Të nesërmen Enveri vazhdoi të më vështronte plot inat. Padashur, në Bullgari unë u bëra “kokë turku”.

Ne themi “kokë turku”, rusët thonë “cjapi i shlyerjes së mëkateve” (kozjoll otpushenjija). Këto shprehje përdoren në rastet kur ndokush, në përpjekje për të çliruar veten, ia hedh dikujt tjetër fajin apo mëkatet e veta. Nuk më kishte shkuar ndonjëherë ndër mend që ndokush do të orvatej të më bënte mua “kokë turku” apo “kokë cjapi”.



Hrushovi në kërkim të kokës së turkut në figurën e përkthyesit

kryeminstri-i-bullgarise3

Por kështu më ndodhi në Moskë në vitin 1960. Atje kishin ardhur delegacione të partive komuniste e punëtore nga e gjithë bota, për të diskutuar probleme të lëvizjes komuniste botërore. Midis tyre, edhe delegacioni i Partisë së Punës të Shqipërisë, i kryesuar nga Enver Hoxha. Ky delegacion kishte mosmarrëveshje të thella me delegacionin sovjetik, të kryesuar nga Nikita Hrushovi. Ky i fundit kishte kërkuar të bëhej një takim i të dy delegacioneve, me qëllim që, me anën e presioneve dhe të shantazheve, ta detyronte Hoxhën të ndryshonte fjalimin që do të mbante më 18 nëntor në mbledhjen e partive dhe që përmbante akuza të forta kundër udhëheqjes sovjetike.

Takimi (në fakt, kacafytja) u bë më 12 nëntor, në Kremlin. Në një çast, kur Hrushovi e ngriti shumë zërin, duke e akuzuar Hoxhën se edhe këtu është duke folur si tradhtar i kampit socialist, Enveri, me aq sa e dinte rusishten, deklaroi:

– Unë flas në emër të partisë sime, të popullit tim, të atdheut tim, – duke i shoqëruar këto fjalë me tri goditje të fuqishme mbi tryezë.

Jam i sigurt se nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një i huaj të përplaste grushtin mbi tryezë në Kremlin, prandaj ky veprim e tërboi Hrushovin, i cili reagoi:

– Kështu ka dashur të bisedojë me mua Makmilani!

Reagon ashpër Mehmet Shehu:

– Enver Hoxha nuk është borgjezi Makmilan, por revolucionar marksist-leninist, prandaj t’i merrni mbrapsht ato që thatë.

– Si t’i marr mbrapsht?!

– T’i merrni mbrapsht, përndryshe unë do t’i propozoj delegacionit tonë t’i ndërpresim bisedimet.

– Po ku t’i vë?

– Ja atje, në xhepin tuaj.

Në këto e sipër, Mehmet Shehu çohet më këmbë dhe zgjat dorën në drejtim të xhepit të vogël të xhaketës së Hrushovit.

Kryetari i delegacionit sovjetik nuk ishte aspak i interesuar për dështimin e takimit, sepse donte ta vazhdonte presionin për të arritur qëllimin e mësipërm. Me sa dukej, në ato çaste i shkoi mendja për të lëvizur një tjetër kartë, të gjente një “kokë turku” dhe pikërisht përkthyesin, pra, mua. Dhe, në një moment, më drejtohet mua që më kishte ballë për ballë:

– Po ju a e kuptoni rusishten?!

Me këtë rast, dëshiroj t’i kujtoj lexuesit se unë Hrushovin e pata përkthyer shumë herë, jo vetëm në Moskë, por edhe kur qe për vizitë në vendin tonë prej 25 majit deri më 03 qershor të vitit 1959.

Unë i përgjigjem:

Njemnozheçko (pakëz).


kryeminstri-i-bullgarise3
Ndërhyn Enveri me aq sa e dinte rusishten:

– Përkthyesi im e zotëron shumë mirë rusishten, por unë edhe vetë e kuptova atë që thatë ju!

Ndërhyn Mehmet Shehu:

– Në qoftë se ju nuk i tërhiqni ato që thatë për shokun Enver, unë do t’i kërkoj delegacionit të braktisim sallën.

Hrushovi u hodhi një vështrim anëtarëve të delegacionit të tij dhe, si me zor, tha:

– Njet, nje mogu (jo, nuk mundem).

Ndërhyn Hysni Kapua:

– Unë jam dakord me shokun Mehmet, të braktisim sallën.

Delegacioni shqiptar largohet nga salla jomikpritëse dhe këshu unë, fatmirësisht, nuk u bëra as “kokë turku”, as “kokë cjapi”.



Përballja edhe e të papriturave nga ana e përkthyesit



Përkthyesit i duhet ndonjëherë të përballojë edhe dhunën fizike, sidomos kur palët nuk janë në marrëdhënie të mira midis tyre. Në vijim, Myfit Mushi tregon për një rast të tillë rreth katër muaj pas përplasjes së madhe në mbledhjen e 81 partive në Moskë. Ishte koha kur miqësia shqiptaro sovjetike kishte marrë fund…



Më ka ndodhur vetëm një herë të has në dhunë fizike, gjatë kryerjes së detyrës si përkthyes. Dhe pikërisht përsëri në Moskë.

Më 25 mars 1961, një delegacion shqiptar, i kryesuar nga ministri i mbrojtjes Beqir Balluku, shkoi në Moskë për të marrë pjesë në mbledhjen e Traktatit të Varshavës. Mbledhjen e drejtonte mareshali Greçko, komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Traktatit në fjalë. Ai i pati dërguar delegacionit shqiptar një kërkesë ultimative, sipas së cilës, ministri i mbrojtjes Beqir Balluku, brenda 24 orëve, të urdhëronte trupat shqiptare të bazës ushtarake të Pashalimanit, t’ua kalonin bazën trupave sovjetike që ndodheshin atje. Balluku e hodhi poshtë vendosmërisht atë kërkesë, me notën e përgjigjes që i dërgoi mareshalit Greçko rreth orës 24:00 të asaj dite.

Tani le të kalojmë te dhuna që u përdor ndaj përkthyesit të delegacionit, pra, kundër meje.

Pasi drekoi në një vilë të caktuar për të, delegacioni ynë vendosi të pushojë ndonjë orë. Të njëjtën gjë bëra edhe unë. Por më zgjoi nga gjumi një kameriere: më kërkonin në telefon nga ambasada jonë në Moskë. Më thonë të nisem urgjentisht për në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë sovjetike, ku po më priste delegacioni ynë, i cili, i thirrur urgjentisht në takim me mareshalin Greçko, u nis, duke harruar të më merrte mua me vete. Nisem pa vonesë. Ngjitem në sallën ku ndodhej delegacioni ynë për të bërë takimin. Te dera e sallës së takimit po rrinin dy majorë, roja të forta. Unë u prezantova: jam përkthyesi i delegacionit, – dhe bëj një hap përpara.

– Ndal! Kemi urdhër të mos lejojmë askënd!

– Ju thashë që jam përkthyesi i delegacionit, i cili nuk mund t’i zhvillojë dot bisedimet pa praninë time.

– Ju thamë që kemi urdhër të prerë: asnjeri!

Shtangem. Hyrja është bllokuar. Delegacioni më priste. U afrova edhe ca te doreza e derës që ruhej nga njëri prej majorëve. S’kishte zgjidhje tjetër. Po i vështroja i heshtur rojat ushtarake. Befas kapa një çast të volitshëm: majori sesi e hoqi dorën nga doreza dhe unë e kapa atë rrufeshëm dhe e shtyta derën, por aq sa munda të fus fare pak kokën, e cila befasisht u gjend e shtrënguar fort midis derës dhe kasës. Por kjo, sidoqoftë, mjaftoi: dëgjoj zërin e Ballukut:

– Po hajde, more djalë, ç’u bëre?

Majorët sovjetikë mbetën me gisht në gojë. Dhuna kërkonte dhunë.

Mirënjohje për profesorin e gjuhës shqipe në Universitetin e Shën Peterburgut


Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri,Ph.D


“Akademiku rus Aleksandër Rusakov deklaron se Rusia duhet ta njohë patjetër Kosovën. I ardhur në Tiranë me ftesë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës në një konferencë shkencore për shkrimtarin Ismail Kadare, Rusakovi dha një intervistë të gjatë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”.

Një njohës shumë i mirë i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe, Rusakovi deklaroi për gazetarin Qafoku se nuk ka asnjë arsye që Rusia të vazhdojë të mos e njohë shtetin e Kosovës. “Kjo duhet të bëhet patjetër dhe nuk mund të ketë më hezitime”, tha Rusakovi që një pjesë të studimeve të tij për gjuhën dhe kulturën shqipe i ka bërë në Kosovë” (Citohet sipas: “Akademiku rus: Rusia të njohë Kosovën”. Faqja e internetit “VOAL”. 20 dhjetor 2016).

Mendoj se çdo shqiptar të ndershëm, për të cilin çështja kombëtare është yll karvani në jetën e tij, duhet ta ketë gëzuar një deklaratë e tillë, e cila del nga goja e një përfaqësuesi të botës akademike ruse. Do të dëshironim që të ishin të shumtë intelektualët rusë që kanë sadopak informacion për kombin shqiptar dhe për trojet e tij etnike. Mirë do të ishte që profesorati i degës së gjuhës shqipe në Universitetin e Shën Peterburgut, i cili me siguri që është në një mendje me profesorin Aleksandër Rusakov, në mjetet e informimit masiv rus, të dilte me një kërkesë publike, drejtuar Presidentit Putin, Kryeministrit Mevedjev dhe Ministrit të jashtëm Llavrov, për njohen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Ky do të ishte një kontribut me të vërtetë mjaft i ndjeshëm i profesoratit të degës së gjuhës shqipe në universitetin e lartpërmendur, me qëllim sensibilizimin e mjeteve ruse të informimit masiv për emancipimin e politikës zyrtare ruse në qëndrimin ndaj kombit shqiptar në tërësi dhe në qëndrimin ndaj Republikës së Kosovës në veçanti. Kjo për arsye se politika ruse, tradicionalisht, që prej kohës së carizmit rus të shek. XIX dhe deri në fundin e shekullit XX, ka mbajtur një qëndrim tejet armiqësor ndaj kombit shqiptar. Profesorati i degës së gjuhës shqipe në Universitetin e Shën Peterburgut, me siguri që e ka informacionin e duhur se ishte pikërisht diplomacia ruse ajo që luajti rolin vendimtar për fillimin e copëtimit të trojeve etnike shqiptare, së pari, në Kongresin famëkeq të Berlinit të vitit 1878.

Para nënshkrimit të Traktatit të Berlinit në atë kongres, sipas dispozitave të një projekti franko-austriak, përfaqësuesit e Gjermanisë, të Austro-Hungarisë, të Francës, të Britanisë së Madhe dhe të Italisë, i rekomanduan Portës së Lartë që krejt trevat etnike shqiptare t’i bashkonte në një vilajet të vetëm, çka krijonte kushte për shpalljen e autonomisë së tyre në kuadrin e Perandorisë Otomane. Por agjenti diplomatik rus Hitrovo interpretoi “qëndrimin e përgjithshëm të qeverisë së tij që ishte kundër çdolloj autonomie shqiptare” (Citohet sipas: Arben Puto.“Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”. Shtëpia Botuese “8 nëntori”, vëll.I (1867-1912). Tiranë, 1984, f.34).

Së dyti, kur të katër vilajetet shqiptare ishin në prag të shpalljes së pavarësisë dhe kur vendeve fqinje nuk u ishin ndezur ende epshet shoviniste për copëtimin e tyre, pikërisht diplomacia Rusia ishte ajo që kishte marrë në dorë hanxharin për një copëtim të tillë dhe për zhdukjen e tyre nga harta e Evropës. Kështu, më 27 tetor (9 nëntor) 1912, në një telegram sekret që i dërguari rus në Beograd, N.G. Hartvig, i dërgonte Ministrisë së Jashtme Ruse në Sankt Peterburg, thuhej:

“Për shkak të zgjerimit të ardhshëm të territoreve të të katër aleatëve, një Shqipëri autonome do të dukej si një anomali, si një vatër e përhershme trazirash, të cilat do të ngjallnin shqetësime për paqen në Ballkan… Shqipëria do të duhet të copëtohet mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë” (Citohet sipas librit: “Allbanskij faktor v razvitii krizisa na teritorii bëjvshej Jugosllavii. Dokumentëj. Tom pjervëj (1878-1997)”. Izdatjelstvo “INDRIK”. Moskva 2006, f. 57).

Së treti, menjëherë pas këtij njoftimi, vjen edhe reagimi i ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Sazonov. Në kujtimet e veta, ky ministër, si armik i betuar i kombit shqiptar, shkruan:

“Kuptohet vetvetiu se nga ana e Rusisë copëtimi i Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste në kurrfarë kundërshtimesh (Citohet sipas: Sergej Dmitrijeviç Sazonov. “Vospominanjija”. Izdatjelstvo “Harvest”. Minsk 2002, f.77).

Së katërti, dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, Rusia që mbante në dorë hanxharin për zhdukjen e Shqipërisë nga harta e Evropës, kishte vendosur të kënaqte përfundimisht epshet shoviniste grekosllave.

Moris Paleologu, ish-ambasador i Francës në Rusi prej korrikut të vitit 1914 deri në maj të vitit 1917, në kujtimet e veta përmend një audiencë që ka pasur asokohe në Carskoje Sjello më 21 nëntor 1914, me kërkesë të carit rus Nikollaj II. Ai shkruan:

“Perandori më pret me mirësjelljen e tij karakteristike, me përzemërsi dhe paksa me druajtje… Mandej, pasi shpalosi hartën e Gadishullit të Ballkanit, ai, në vija të përgjithshme, më parashtron këndvështrimin e vet se cilat duhet të jenë ndryshimet territoriale, të cilat ne, sipas vlerësimeve të tij, duhet t’i dëshirojmë: Serbisë t’i aneksohen Bosnja, Hercegovina, Dalmacia dhe pjesa veriore e Shqipërisë. Greqia të marrë Shqipërinë e Jugut, përveç Vlorës, e cila do t’i lihet Italisë” (Citohet sipas: Moris Paleologu. “Carskaja Rossija v hodje mirovoj vojnëj”. Izdatjelstvo “Mezhdunarodnëje otnoshenjija. Moskva 1991, f. 129).

Së pesti, sipas vendimit që mori Konferenca famëkeqe e Londrës më 30 maj 1913, u njoh pavarësia e Shqipërisë së sotme, jashtë së cilës, me këmbënguljen e jashtëzakonshme të diplomacisë ruse, mbetën ¾ e trojeve tona etnike.

Profesorati i gjuhës shqipe i Universitetit të Shën Petrërburgut, le të marrë mundimin dhe të shfletojë Fjalorin enciklopedik rus, botim i Akademisë së Shkencave të Shën Peterburgut të vitit 1896, të ndalet në zërin “Albania” dhe të njihet me shtrirjen e territoreve etnike shqiptare prej Artës e Prevezës dhe deri në Tivar.

Së gjashti, në Traktatin e fshehtë të Londrës më 26 prill 1915, u vendos që edhe ajo ngastër Shqipërie që kishte mbetur pas copëtimit që Perëndimi evropian u bëri trojeve tona etnike në Konferencëne Londrës, të zhdukej tërësisht nga harta e Evropës. Në marrjen e atij vendimi kriminal, diplomacia ruse luajti violinën e parë.

Së shtati, në një bisedë që J.V. Stalini ka pasur në muajin shkurt të vitit 1948 me një delegacion të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, të përbërë nga M. Gjilasi, K. Popoviçi dhe V. Tempoja, është zhvilluar një dialog. Me këtë rast, M. Gjilasi kujton deklaratën e Stalinit:

“- Në Shqipëri ne nuk kemi interesa të veçanta. Ne jemi dakord që Jugosllavia ta gëlltisë Shqipërinë!

Dhe ai mblodhi gishtat e dorës së djathtë dhe i afroi te goja, sikur po kapërdihej. Mua më çuditi, pothuajse më turbulloi kjo mënyrë shprehjeje e Stalinit dhe gjesti i tij”. [Citohet sipas: Shaqir Vukaj. “Rusia dhe Kosova. (Shënime të një diplomati)”. Tiranë 2007, f. 104).

Pra, Stalini e ka deklaruar shkoqur se Shqipëria nuk paraqiste kurrfarë interesi për Rusinë, prandaj ajo duhej gëlltitur prej Jugosllavisë.

Së teti, Ma fatet e Republikës së Shqipërisë, diplomacia ruse ka tentuar të luajë edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Profesor Beqir Meta shkruan:

Më 7 korrik 1948…përfaqësuesi sovjetik në Greqi (Çernjishev – E.Y.), kishte propozuar fillimin e bisedimeve midis qeverisë sovjetike dhe qeverisë greke për zgjidhjen e problemeve që kishin dalë… Ishte lënë të kuptohej se sovjetikët ishin përgatitur të diskutonin jo vetëm marrëdhëniet e përgjithshme të Greqisë me fqinjët veriorë, por gjithashtu edhe çështjen e Epirit të Veriut… Kjo ofertë e Bashkimit Sovjetik për qeverinë greke, nxjerr në pah si mungesën e sinqeritetit të qeverisë sovjetike në marrëdhëniet me Shqipërinë, ashtu edhe rëndësinë e papërfillshme që kishte Shqipëria në planet dhe në objektivat sovjetike…” (Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949”. GEER. Tiranë 2002, f. 612- 613).

Së fundi, edhe pas vdekjes së Stalinit, diplomacia ruse i vazhdoi pazaret me shovinizmin grekomadh, në dëm të tërësisë tokësore të Shqipërisë. Kështu, Venizellosi, më 5 qershor 1960, “i kërkoi Hrushovit ndërmjetësimin e tij që udhëheqja shqiptare të pranonte autonominë e “Epirit të Veriut”… Ai (Hrushovi – E.Y.) u angazhua se do t’ia transmetonte këto gjëra E. Hoxhës kur ta takonte në Bukuresht. Këtë bisedë me Hrushovin, Venizellos e bëri atëherë publike në shtypin grek dhe ajo nuk u përgënjeshtrua nga ndonjë burim sovjetik” (Prof.dr. Beqir Meta. “Shqipëria dhe Greqia. 1949-1990. Paqja e vështirë”. Shtëpia Botuese “Koçi”. Tiranë 2004, f. 165).

Gjithsesi, qëndrimin më flagrant ndaj kombit shqiptar, diplomacia ruse dhe mbarë klasa drejtuese ruse (establishment rus) e mbajti gjatë luftës në Kosovë, kur u rreshtua totalisht përkrah shovinizmit gjakatar serbomadh millosheviçian dhe krejt mjetet ruse të informimit masiv villnin vrer kundër shqiptarëve dhe mbronin me zjarr kriminelin Millosheviç. Madje asokohe, në Moskë, në ministrinë e mbrojtjes, u regjistruan 70 mijë vullnetarë për t’u nisur për në Serbi dhe për t’u rreshtuar përkrah bandave kriminale të Arkanit dhe të Sheshelit për vrasjen e shqiptarëve.

Pra, diplomacia ruse, kombit shqiptar i ka një borxh të madh politik se ka mbajtur ndaj tij qëndrime kriminale, duke ndikuar fuqimisht për copëtimin e trojeve të tij etnike. Ajo duhet të gjejë forca në vetvete dhe të dalë me një pendesë publike para opinionit publik ndërkombëtar për këto krime të rënda, të cilat sollën si pasojë rrudhosjen tragjike të trojeve të tij deri në 28 mijë km², paçka se ato zinin faktikisht një sipërfaqe prej më shumë se 100 mijë km².

Këto të vërteta tragjike, me vërtetësi historike, që u renditën më lart për qëndrimin tradicionalisht armiqësor të diplomacisë ruse ndaj kombit shqiptar, do të ishte mirë që t’i bëheshin të njohura mbarë opinionit publik rus përmes mjeteve të informimit masiv. Por kjo është e pamundur, sepse ai që do të kuturiste ta bënte një gjë të tillë, ku ta dish, mund të pësonte edhe fatin e gazetares Politkovskaja ose të politikanit Boris Njemcov.

Si një qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë, Profesorit të nderuar të gjuhës shqipe në Universitetin e Shën Peterburgut, zotërisë Aleksandër Jurjeviç Rusakov, dëshiroj t’i shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time të thellë për deklaratën e tij, me të cilën, tërthorazi, i bën thirrje politikës ruse të njohë Republikën e Kosovës. Me rastin e festave të fundvitit, atij dhe profesoratit të gjuhës shqipe në Universitetin e Shën Peterburgut, u përcjell urimet më të mira: shëndet, mbarësi dhe suksese në veprimtarinë shkencore.

PUTINI APO 'DEMOKRATI' I DHUNËS


Nga  Akademik Prof. dr. ESHREF YMERI



Ngarjet e muajve të fundit në Ukrainë, të cilat ende nuk kanë shkuar drejt finalizimit të tyre, nxorën në pah përsëri një tipar karakteristik të shtetit rus dhe pikërisht natyrën e tij militariste. Qëndrimi ndaj Ukrainës ishte dhe vazhdon të mbetet dëshmia më domethënëse e thelbit militarist të politikës ruse.

Para pak kohësh, përmes faqes së internetit, u njoha me intervistën e prof. Nina Hrushovës, stërmbesës së ish-udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushov (1894-1971), të cilën ia kishte dhënë gazetarit Oleg Sulkin, korrespondent i “Zërit të Amerikës” në Moskë. Prof. Hrushova i ka mbaruar studimet e larta në fakultetin filologjik të Universitetit Shtetëror të Moskës. Mandej i ka vazhduar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka mbrojtur doktoratën në Universitetin e Pristonit. Është anëtare e Këshillit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i cili vlerësohet si njëri nga institutet studimore shkencore politike më me ndikim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tani është profesore e Universitetit “The New School” në Nju Jork.

Në intervistën e vet Prof. Hrushova deklaron:

“Rusia… po sillet si një vend renegat. Putini po vepron pikërisht si një sherrak hesapi në oborrin e ndonjë pallati, si ndonjë trimosh, domethenë në një mënyrë krejtësisht të jashtligjshme” (Citohet sipas: “Rusia po sillet si një vend renegat”. Intervistë e Nina Hrushovës, dhënë Oleg Sulkinit, korrespondentit të Shërbimit Rus të “Zërit të Amerikës”. Marrë nga faqja e internetit “golos-ameriki.ru”. 07 prill 2014).

Gjatë intervistës, gazetari Oleg Sulkin bën këtë ndërhyrje për të vjelë mendimin e Prof. Hrushovës:

“Siç vërejnë vëzhguesit, shtrëngimi i vidave dhe sulmi kundër lirive demokratike, Rusinë po e kthejnë ca nga ca në një vend totalitar, sipas Oruellit”.

Dhe prof. Hrushova vazhdon:

“Po ne gjithmonë kemi vërtetuar atë që thotë Oruelli. Domethënë, ne nuk po kthehemi në epokën e amullisë, nuk po kthehemi te Brezhnjevi, sepse ne prej andej nuk kemi dalë ende plotësisht, prandaj edhe vazhdojmë të sillemi vërdallë… Në qoftë se ne do ta lejojmë Putinin të vazhdojë rrugën në këtë drejtim, kjo do të jetë turp dhe faqja e zezë për Rusinë. Në rast se ne, tashmë jo për herë të parë në histori, do ta lejojmë carin të bëjë me ne si t’i dojë qejfi, atëherë ne jemi me të vërtetë bagëti” (po aty).

Në mars të vitit 2012, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doli në qarkullim libri i gazetares Masha Gessen, me titull “The Man Without a Face: The Unlikely Rise of Vladimir Putin” (Njeriu pa fizionomi: ngritja e pabesueshme e Vladimir Putinit).

Në moshë të re, Masha Gessen, me prejardhje hebraike, emigroi familjarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më vonë u kthye në Moskë, ku ka punuar si kryeredaktore e revistës “Vokrug svjeta” (Rreth botës).

Në librin që i ka kushtuar presidentit Putin, autorja është përpjekur të analizojë se cilat ishin arsyet që i krijuan mundësinë atij në vitin 2012, për t’u rizgjedhur për të tretën herë në krye të vendit, për t’i çimentuar mirë pozitat e veta në pushtet, duke filluar që prej fundit të viteve ’90.

Zonja Gessen, së bashku me zonjat Hilari Klinton, Angela Merkel dhe ish-presidenten e Kirkizisë Roza Otunbajevava, më herët ka qenë përfshirë në listën e 150 zonjave më me ndikim në mbarë botën, sipas versionit të botimit të Newsweek Daily Beast.

Gjatë prezantimit të librit në mjediset e Universitetit të Kolumbias në Nju Jork, zonja Gessen iu përgjigj edhe pyetjeve të të pranishmëve, të cilët më shumë ishin të interesuar për situatën në Moskë pas zgjedhjeve presidenciale. Ajo, ndër të tjera, e pranoi se pati shpresuar për zhvillimin e demonstratave më të fuqishme të nesërmen e asaj dite kur Putini pati shpallur fitoren në ato zgjedhje. Ajo deklaroi:

“Duke qenë edhe vetë njëra nga organizatoret e protestave, unë pata biseduar me shumë njerëz. Shumë njerëz patën shpresuar për një çudi dhe qenë vrarë keq shpirtërisht nga përmasat e falsifikimit të zgjedhjeve” (Citohet sipas: Valentin Makov. Doli në qarkullim libri i Masha Gessenit për Vladimir Putinin”. Marrë nga faqja e internetit “newsland.com”. 25 prill 2012).

Për dijeninë e lexuesve, Putini ka një përvojë të pasur në falsifikimin e zgjedhjeve, prandaj nuk ka asgjë për t’u çuditur që edhe mandatin e tretë si president i vendit në vitin 2012, ai e rrëmbeu nëpërmjet falsifikimeve, siç deklaron gazetarja e mirënjohur Masha Gessen. Po t’i hedhim sytë prapa dhe të flasim me gjuhën e fakteve, do të shikojmë se Putini edhe mandatin e parë, si president i Federatës Ruse, e pati siguruar pikërisht përmes falsifikimit që i ka bërë procesit zgjedhor.

Putini erdhi në krye të Rusisë pas një dekreti të presidentit Jelcin të 31 dhjetorit të vitit 1999, kur ky, pa pritur e pa kujtuar, dha dorëheqjen dhe e caktoi si president të përkohshëm, deri në zgjedhjet presidenciale të 26 marsit të vitit 2000, zgjedhje këto që u dekretuan që atë ditë.
Me sa duket, kur lufta në Çeçeni kishte arritur në përmasa të paparashikueshme, presidenti Jelcin vendosi të largohej nga skena politike, në mënyrë që të shpëtonte paq nga fushata çeçene, e cila po zbulonte lakuriq gërmadhat e sistemit federal rus, të ngritur mbi themele dhune që nga periudha carosovjetike. Prandaj Putini, ende pa u zgjedhur president përmes votës së popullit, zbriti në tapetin e karatesë për t’i treguar popullit të vogël çeçen modelin e dhunës së tij, si njeriu i KGB-së.

Alternativa e vetme që ai afroi për zgjidhjen e nyjes çeçene, ishte thjesht dhuna që u demonstrua në një mënyrë shembullore përmes vrasjeve, djegieve, përdhunimeve dhe bastisjeve mizore.

Në gazetën “Shekulli”, 27 tetor 2002, f. 17, ishte botuar një fotografi rrëqethëse me këtë diçiturë:

“Kufomat e dy luftëtarëve çeçenë, duke u tërhequr zvarrë pas një kamioni ushtarak rus”.
Dhe pranë dy kufomave duket një ushtar entuziast rus që është duke i goditur ato me shkelma. Më tutje, në një plan të dytë të fotografisë, këtë skenë makabre janë duke e soditur dy ushtarë të tjerë. Kurse pak më thellë, në planin e tretë të fotografisë, tre të tjerë ushtarë të ngeshëm rusë, hipur majë një autoblinde, vazhdojnë ta ndjekin me kënaqësi skenën e mësipërme. Sigurisht që kjo skenë rrëqethëse ishte vetëm maja e aisbergut të krimeve të përbindshme që shovinizmi rusomadh dhe makina ushtarake e Putinit pati kryer asokohe kundër popullit liridashës të Çeçenisë. Poshtërimi i kufomave të dy luftëtarëve çeçenë nga ana e ushtarëve agresorë rusë, zbulon fytyrën vërtet gjakatare të shovinizmit rusomadh dhe përmbajtjen e kodit moral të ushtarëve rusë (kopje e kodit moral të ushtarëve serbë), të cilët Kremlini, në kuadrin e fushatës së dhunës putiniane, i kishte lëshuar si bisha të tërbuara kundër një populli të vogël, por heroik.

Putini e prezantoi veten si një pasardhës i zellshëm i politikës së dhunshme që ka ndjekur Rusia ndaj popullit çeçen, sidomos që prej vitit 1743, kur ajo nisi fushatën për futjen e popujve të Kaukazit nën zgjedhën e robërisë cariste.

Dhuna, të cilën Putini e ka pasur si yll karvani në ngjitjen e shkallëve të karrierës politike, pati shoqëruar edhe zgjedhjet presidenciale të 26 majit të vitit 2000. Atë vit më pati rënë në dorë një editorial i posaçëm i gazetës “The Moscow Times” të datës 09 shtator, që ma kishte dhënë drejtori i një gazete të mirënjohur të Tiranës. Editoriali mbante titullin “Kush i fitoi zgjedhjet, që ta marrim vesh?” dhe analizonte me hollësi zgjedhjet e 26 marsit.

Materiali përmbante fakte tronditëse për ecurinë e procesit zgjedhor. Në dispozicion të gazetës qenë vënë dëshmi boll të dokumentuara për falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, falsifikim ky që vinte në dyshim ligjshmërinë e të dhënave përfundimtare të votimit.
Gazetarja e mirënjohur, Evgjeni Borisova, pati përgatitur një sërë reportazhesh nga Dagestani, Saratovi, Tatarstani, Ingushetia, Bashkorostani dhe Moska. Me shumë interes ishin informacionet e saj telefonike nga Novosibirsku, Kursku, Njizhnjij Novgorodi, Kabardino-Balkaria dhe Mordovia. Veç asaj, mjaft interesante ishin edhe reportazhet e Hari Piçit nga Kaliningradi, të gazetares Nona Çernjakova nga Vladivostoku dhe të Majerbek Nunajevit nga Çeçenia.

Ushtrimi i dhunës dhe falsifikimi i rezultatit të votimeve qenë dukuri fort të pranishme gjatë procesit zgjedhor. Faktet e shumta që sillnin korrespondentët e gazetës, dëshmonin katërcipërisht se ç’hendek i thellë e ndan Federatën Ruse nga standardet demokratike të zhvillimit të proceseve zgjedhore. Nga moria e fakteve të shumta që dëshmojnë për batërdinë e falsifikimit të zgjedhjeve të 26 marsit të vitit 2000, këtu po mjaftohem vetëm me dy-tre prej tyre.

Alhat Zaripov, pensionist 65-vjeçar nga qyteti i Kazanit (Tataristan), rruga Fuçik, pallati 107, tregon:

“Shkova për të votuar, por sakaq vura re se në listën e zgjedhësve, ku firmosim dhe shënojmë të dhënat e pasaportave të gjithsecilit, qenkeshin shënuar adresa shtesë, sipas apartamenteve përkatëse, apartamente këto të paqena. Pallati ynë ka 180 apartamente, kurse në listë ishin shënuar 209 të tilla. Pra, 29 apartamente të paqena, në të cilat gjoja banuakeshin 70 zgjedhës të shpikur nga mendja apo “shpirtra të vdekur”, me sa duket, ishin produkt i fantazisë së komisionit të qendrës së votimit. Kurse në listën e zgjedhësve të pallatit fqinj, i cili ka 108 apartamente, figuruakeshin faktikisht 125 apartamente. Ky është mashtrim! Pse, zgjedhje demokratike janë këto?!” (Citohet sipas “The Moscow Times”, 09 shtator 2000, f. 7).

Ildus Sulltanov, njofton për qendrën e votimit nr. 372 të qytetit të Kazanit:

“Vëzhguesit tanë ishin duke verifikuar listat zgjedhore mu në prag të votimit dhe vunë re një dukuri befasuese: në njërin nga apartamentet e pallatit 25A, në rrugën Dubravnaja, qendra e votimit nr. 326, na qenkeshin regjistruar tre pleq, që të tre të lindur në vitin 1901, të cilët na jetuakeshin me një çift. Vëzhguesit u nisën drejt atij apartamenti, për t’u bindur për praninë e atyre pleqve, të cilët duhet të ishin rreth njëqind vjeç. Dhe çfarë zbuluan se? Në të vërtetë, rezultoi se, në vend të pleqve, vëzhguesit gjetën tre fëmijë të vegjël të çiftit në fjalë. Në listën zgjedhore të atij pallati qenkeshin shënuar edhe emrat e disa “pleqve” të tjerë. Pati edhe shumë raste të tjera si ky dhe sado paradoksale që tingëllon një dukuri e tillë, të gjithë këta “shpirtra të vdekur”, të hallakatur nëpër qendra të ndryshme votimi, paskeshin lindur në vitin 1901” (po aty).

Nga analizat e shumë fakteve të pamohueshme që kanë bërë gazetarët e organit “The Moscow Times”, rezulton se autoritetet e Kremlinit, në bashkëpunim të ngushtë me guvernatorët, nuk patën lënë mjet presioni pa përdorur mbi njerëzit e thjeshtë, në mënyrë që president të zgjidhej Putini detyrimisht. Shumë zgjedhës qenë detyruar nga pushtetarët lokalë të votonin për Putinin, nën kërcënimin e pushimit nga puna ose të ndërprerjes së ndihmës sociale. Madje në jo pak raste, ata zgjedhës, të cilët nuk pranonin të votonin për Putinin, qenë kërcënuar jo vetëm me pushim nga puna, por edhe me shpërngulje të detyrueshme nga vendbanimi i tyre i përhershëm (po aty, f. 3).

Për të krijuar një ide më të plotë për falsifikimin e zgjedhjeve dhe për psikologjinë e dhunës që mbizotëron në vetëdijen e kastës pushtetore të Kremlinit për zhvillimin e tyre, i ftoj lexuesit e nderuar të njihen me pikëpamjet e publicistit liberal rus Jakov Krotov (1957). Ja se si i analizon ai zgjedhjet në Rusi:

“Fryma antidemokratike e “shpirtit rus” qëndron jo në paaftësinë për të zgjedhur lirisht, por në dëshirën për të zgjedhur jo vijimisht, por një herë e përgjithmonë dhe të zgjedhë jo përfaqësuesin e vet, por shefin e vet, të zgjedhë jo përmes konkurrencës dhe votimit, por përmes kacafytjes së militantëve. Likuidimi i zgjedhjeve në Rusi që iu vu vula në tërësi në vitin 2006 me vendosjen e një morie kufizimesh të ashpra, ashtu si edhe shumica e bëmave “politike” të pushtetit, kishte një karakter deklarativ, shpresëkotë (iluzor). Zgjedhje të lira nuk ka pasur edhe më parë. Pas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917, të vetmet zgjedhje relativisht të lira kanë qenë zgjedhjet që u zhvilluan në vitin 1990, në çastet e agonisë së regjimit gorbaçovian. Por edhe ato zgjedhje nuk ishin fort të lira, përderisa zgjedhësi mund të votonte jo për demokratët, por vetëm për ata komunistë që kishin më shumë tendenca antikomuniste. Edhe më të palira kanë qenë zgjedhjet e mëvonshme. Historia e luftës rreth zgjedhjeve reduktohej në luftën e nomenklaturës së lartë dhe rajonale për të gëzuar të drejtën e falsifikimit të zgjedhjeve. Heqja e lirisë së sipërmarrjes private që sapo mori jetë në pranverën e vitit 1992, gjatë kohës që zëvendëskryeministër ishte Jegor Gajdari (1956-2009), kur u shfuqizua dekreti për lirinë e plotë të tregtisë, ishte goditja e parë e fuqishme kundër lirive politike. Kësisoj u shkulën themelet ekonomike të zgjedhjeve të lira. Goditja e dytë ishte ruajtja e varësisë nga pushteti të gjykatave dhe të policisë së fshehtë. Në këtë sfond, pasuan masat që mori Putini: u anuluan zgjedhjet në dhomën e lartë të parlamentit, u anulua zgjedhja e guvernatorëve, u hoq pragu i poshtëm i numrit të votuesve. Këto ishin masa thjesht kozmetike, pa të cilat edhe mund të dilej mbanë, pa të cilat ia pati dalë mbanë diktura komuniste. Ky është demonstrim i seriozitetit të qëllimeve të diktaturës së re, po nuk është aspak shenjë që të tregojë se sistemi paraardhës i zgjedhjeve ta kishte kërcënuar sadopak këtë diktaturë. Kurse si bazë psikologjike e zgjedhjeve antidemokratike, shërben psikologjia e natyrës ushtarake që mbizotëron në Rusi. Ushtria nuk pranon votim personal. Kjo është edhe arsyeja që madje njeriu i arsimuar rus, rezulton që është i paaftë të arsyetojë për zgjedhjet në një mënyrë racionale. Ai nuk kuturis t’i njohë zgjedhjet e palira për ndofarë konideradash të çastit, siç ndodhi me përkrahësit e Jelcinit në vitet ’90, të cilët, duke u nisur nga koncepti i së keqes më të vogël, refuzonin me këmbëngulje ta pranonin faktin e falsifikimit të zgjedhjeve. Njeriu i arsimuar rus, në parim, nuk arrin ta kuptojë se votën çdokush e hedh në mënyrë personale. Ai i kupton zgjedhjet si një lëvizje që mbarë vendi e kryen njëkohësisht. Kështu, në vitin 1993, “liberali antigorbaçovian” tipik, Juri Karjakin (1930-2011), revoltohej për faktin që “Rusinë e mbyti budallallëku”, sepse atë ditë paskej votuar kundër partisë së Kremlinit, kurse votë quhej ajo e atyre që kishin votuar për pseudoliberalët e Zhirinovskit dhe për komunistët. Në vitin 2006, po një i tillë “liberal i Kremlinit” i krahut të Jelcinit, Boris Pankin (1931), shkruante se respekti ndaj rezultateve të zgjedhjeve të lira “është pikërisht ai që “ne në Rusi” nuk mundemi dhe, besoj, nuk duam ta mësojmë kurrsesi”. Ndërkohë, demokracia nuk fillon atje ku respektojnë rezultatet e zgjedhjeve të lira, por atje ku mbajnë qëndrim të qetë ndaj diskutimit të çështjes se sa të lira ishin zgjedhjet dhe nëse liria e zgjedhjeve ishte garantuar në mënyrë të mjaftueshme. Të respektosh rezultatet e zgjedhjeve, të cilat kanë formatuar mbretërimin e Putinit, do të thotë të shkelësh parimet demokratike, të pranosh falsifikimin e tyre” (Citohet sipas: Jakov Krotov. “Rusia ushtarake. Një vend ushtarak: ç’do me thënë kjo?”. Marrë nga faqja e internetit “e-reading.ws”).

Psikologjinë e dhunës, Putini, si “demokrat” i dhunës, e manifestoi dhe vazhdon ta manifestojë fare açik në qëndrimin ndaj Ukrainës. Por jo vetëm kaq. Ai ka krijuar një rrjet të fuqishëm propagandistik, duke u zënë frymën mjeteve private të informimit masiv. Gazetarja Masha Gessen thotë:

“… Putini u ngrit si njeri dhe si politikan, me prirje për dhunë… E vërteta e thjeshtë që duket sheshit, qëndron në faktin se Rusia e Putinit është një vend i tillë, në të cilin kundërshtarët politikë dhe kritikët e vendosur, vriten shpeshherë, madje, në disa raste, së paku, urdhri për vrasjen e tyre vjen drejtpërdrejt nga administrata presidenciale” (Citohet sipas: Valentin Makov. Doli në qarkullim libri i Masha Gessenit për Vladimir Putinin”. Marrë nga faqja e internetit “newsland.com”. 25 prill 2012).

Në pikësynimet e tij të dhunshme kundër Ukrainës, Putini kërkon t’i tregojë muskujt Perëndimit, duke iu hakërruar dhe madje edhe duke e kërcënuar haptas fare. Për këtë qëllim, ai ka ngritur rreth vetes një ushtri të tërë me puthatorë (sevilë) profesionistë, të cilët janë bërë zëdhënësit e tij të drejtpërdrejtë. Njëri nga këta puthadorë me paha të madhe është Dmitri Kiselovi (1954), gazetar, drejtues emisionesh televizive, drejtor i përgjithshëm i agjencisë informative ndërkombëtare ruse “Rossia sevodnja” (Rusia Sot) dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm i KSHTRM (Kompanisë Shtetërore Televizive dhe Radiopërhapëse Mbarëruse). Në veprimtarinë e vet gazetareske, Dmitri Kiselovi, për puthadorësinë (servilizmin) e tij karakteristike ndaj Putinit, ka rënë në sy jo vetëm në sytë e opinionit publik rus, por edhe në radhët e opinionit publik ndërkombëtar.

Kështu, me rastin 60-vjetorit të lindjes së Putinit (07 tetor 2012), gjatë zhvillimit të programit me temë “Lajmet e Javës”, Dmitri Kiselovi pati përgatitur një koment që zgjati 12 minuta dhe 41 sekonda. Në atë koment, ai deklaroi:

“Për nga përmasat e veprimtarisë, Putini-politikan, në krahasim me paraardhësit e tij të shek XX, është i krahasueshëm vetëm më Stalinin” (Citohet sipas: “Zemrat e tyre duhen groposur ose duhen djegur, si të papërshtatshme për vazhdimin e jetës”. Marrë nga faqja e internetit “slon.ru”. 09 dhjetor 2013).

Ndërsa në një tjetër shfaqje puthadorësie, Dmitri Kiselovi i drejtohet Putinit me një tjetër deklaratë, këtë herë vetëposhtëruese:

“Vladimir Vladimiroviç, mua më ke besnik, çizmet do të të pastrohen me floknajën time, më pas do t’ju thur dhe këngë” (Citohet sipas: Helena Rikovceva. “Ishte Kiselovi ai që tha për Putinin: mua më ke besnik”. Marrë nga faqja e internetit “svoboda.org”. 13 dhjetor 2013).
Por, çuditërisht, ky Dmitri Kiselovi, ky puthador i regjur i Putinit, në një tjetër deklaratë, shpalos dyzimin e personalitetit të vet dhe kalon nga roli i poshtëruesit të vetvetes, në rolin e një ngrehaluci agresiv që bëhet karagjoz në sytë e opinionit publik rus dhe atij ndërkombëtar.
Në emisionin përmbyllës të lajmeve të javës të kanalit televiziv “Rusia 1”, të datës 16 mars 2014, Dmitri Kiselovi deklaroi:

“Federata Ruse, po të jetë nevoja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i kthejë në hi radioaktiv, duke përdorur armët bërthamore” (Citohet sipas: Rusia mund t’i kthejë në hi radioaktiv Shtetet e Bashkuara të Amerikës - drejtuesi i emisioneve televizive Kiselov”. Marrë nga faqja e internetit “news.liga.net”. 16 mars 2014).

Pra, nga deklaratat e mësipërme, rezulton se në vetëdijen e Dmitri Kiselovit bashkëjetojnë dy ndjenja të kundërta: ndjenja e puthadorësisë ndaj agait të tij në Kremlin dhe ndjenja agresivitetit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë mënyrë, lakeu i Putinit, brenda qenies së vet, ka krijuar një të tillë mjedis moral që e ka çuar drejt shpërbërjes së vetëdijes së tij, një dukuri kjo, të cilën, shkrimtari anglez Xhorxh Oruelli (George Orwell - 1903 - 1950) e quan dyzim të vetëdijes, çka përbën një dyzim të personalitetit.

Dhe dyzimi i personalitetit të njeriut shpërfaqet fare kthjelltazi sa herë që këtij, sipas fjalëve të poetit dhe të publicistit të shquar polako-amerikan Çeslav Milosh (Česlav MiloŠ - 1911-2004), laureat i çmimit Nobel në letërsi për vitin 1980, i duhet “të thotë “kjo është e bardhë”, kur ajo është e zezë, të qeshë brenda vetes, kur, në dukje, i duhet të heshtë,.. të dijë të vërtetën dhe të shtiret si budalla hesapi…”.

Nëse në Rusi do të ishte ndërtuar me të vërtetë një shtet ligjor dhe nëse president i vendit do të ishte një tjetër individ, me një tjetër format intelektual, sigurisht që gazetari puthador i Putinit, me emrin Dmitri Kiselov, do të përfundonte pas hekurave për këtë kërcënim që u ka bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por këtij gazetari, të brumosur me ideologjinë e dhunës putiniane, pas kësaj deklarate prej krekacori të kulluar, nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, sepse pas tij fshihet vetë Putini.

Putini në gjurmët e Gebelsit

Rezultate imazhesh për Dmitri Kiselovi
Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri,Ph.D

Ngjarjet dramatike që u zhvilluan në Ukrainë kohët e fundit, gjetën një pasqyrim të deformuar djallëzisht në mjetet e informimit masiv rus. Shtrembërimi i së vërtetës, dezinformacioni në radhët e publikut të gjerë rus mori përmasa të papërfytyrueshme deri në atë shkallë, saqë të kujtonte propagandën e Gebelsit (Paul Joseph Goebbels 1897-1945), ministër i arsimit dhe i propagandës në hierarkinë qeverisëse të Hitlerit prej vitit 1933 deri në vitin 1945.
Në një artikull me titull “Tërmetet politike mes Kievit dhe Moskës me prapavijë shumëshekullore. Pse ukrainasit kanë urrejtje për rusët?”, që e pata botuar në internet më 24 shkurt 2014, unë theksoja:

“…në mënyrë që të mos i lë shteg vetes të bëj vlerësime që ndokujt mund t’i tingëllojnë si subjektive.., e quajta me vend t’u drejtohem ca shënimeve mjaft interesante të një analisti ukrainas, i cili, duke u mbështetur mbi fakte historike, hedh mjaft dritë mbi arsyet e vërteta se pse ukrainasit kanë urrejtje për rusët”.

Ishte fjala për analistin ukrainas Vadim Guntarenko.

Edhe në këtë rast, për të nxjerrë në pah natyrën gebelsiane të propagandës së Putinit kundër Ukrainës, unë po i lë mënjanë vlerësimet personale dhe po ia lë fjalën një personaliteti të shquar të gazetarisë ruse, zotërisë Jevgjeni Kiselov (1956), me shtetësi ruse, i cili, që prej qershorit të vitit 2008 jeton dhe punon në Kiev, ku edhe vazhdon të ushtrojë artin e tij të gazetarisë.

Tani së fundi, poeti, prozatori dhe përthyesi rus, zotëria Dmitri Volçek (1964), që është edhe botues, i ka marrë një intervistë gazetarit Jevgjeni Kiselov pikërisht për zhvillimet dramatike të ngjarjeve të paradokohshme në Ukrainë dhe në vazhdimësi. Intervistës i paraprin parathënie e mëposhtme e zotërisë Dmitri Volçek:

“Kanalet televizive shtetërore ruse e reklamojnë revolucionin ukrainas si një përmbysje banditeske, pjesëmarrësit në protesta në Sheshin Majdan i prezantojnë si nazistë, pushtetin e ri e quajnë të paligjshëm, rrëfejnë orë e çast për vuajtjet e popullsisë rusishtfolëse, sikur gjoja po lënguaka nën thundrën e “banderasve”

*.

 Për mënyrën se si është organizuar kjo propagandë, mund të gjykohet jo vetëm nga instruksionet e sapo bëra publike për gazetarët e televizioneve. Në të ashtuquajturat “kthina të fshehta”, atyre u jepen këshilla për të rrëfyer për “shpërthimin e shfrenuar të krimit” në Ukrainë, për “kacafytjet në rritje për pushtet”, për “kriminalitetin nën maskën e Majdanit” dhe mandej për të reklamuar qetësinë çlodhëse në Krime. Jevgjeni Kiselov, gazetar rus dhe analist politik që punon në Kiev, ish-drejtor i përgjithshëm i TPR (televizion publik rus - E.Y.) dhe kryeredaktor i gazetës “Moskovskije Novosti” (Lajme të Reja nga Moska - gazetë e përditshme politiko-shoqërore - E.Y.), metodat e telepropaga-
ndistëve rusë i krahason me punën e bashkëpunëtorëve të Jozef Gebelsit. 

A janë të justifikuara vendimi për ndërprerjen e transmetimeve të kanaleve televizive ruse në Ukrainë dhe përfshirja e emrit të njërit nga gazetarët më të neveritshëm, Dmitri Kiselovit, në listën e funksionarëve që e kapin sanksionet ndërkombëtare? 

Këtyre pyetjeve u ka dhënë përgjigje Jevgjeni Kiselovi në efirin e programit “Përfundimet e Javës” të Radios Svoboda”.

Për dijeninë e lexuesve të nderuar, Dmitri Kiselov është gazetar rus, drejtues emisionesh televizive, drejtor i përgjithshëm i agjencisë informative ndërkombëtare ruse “Rossia sevodnja” (Rusia Sot) dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm i KSHTRM (Kompanisë Shtetërore Televizive dhe Radio përhapëse Mbarëruse). Në veprimtarinë e vet gazetareske, Dmitri Kiselovi, për puthadorësinë (servilizmin) e tij karakteristike ndaj Putinit, ka rënë në sy jo vetëm në sytë e opinionit publik rus, por edhe në radhët e opinionit publik ndërkombëtar.

Kështu, me rastin 60-vjetorit të lindjes së Putinit (07 tetor 2012), gjatë zhvillimit të programit me temë “Lajmet e Javës”, Dmitri Kiselovi pati përgatitur një koment që zgjati 12 minuta dhe 41 sekonda. Në atë koment, ai deklaroi:

“Për nga përmasat e veprimtarisë, Putini-politikan, në krahasim me paraardhësit e tij të shek XX, është i krahasueshëm vetëm më Stalinin” (Citohet sipas: “Zemrat e tyre duhen groposur ose duhen djegur, si të papërshtatshme për vazhdimin e jetës”. Marrë nga faqja e internetit “slon.ru”. 09 dhjetor 2013).

Ndërsa në një tjetër shfaqje puthadorësie, Dmitri Kiselovi i drejtohet Putinit me një tjetër deklaratë, këtë herë vetëposhtëruese:

“Vladimir Vladimiroviç, mua më ke besnik, çizmet do të të pastrohen me floknajën time, më pas do t’ju thur dhe këngë” (Citohet sipas: Helena Rikovceva. “Ishte Kiselovi ai që tha për Putinin: mua më ke besnik”. Marrë nga faqja e internetit “svoboda.org”. 13 dhjetor 2013).

Prandaj edhe emri i Dmitri Kiselovit, në pjesën e dytë të listës së Bashkimit Evropian që u hartua për shkak të krizës së Krimesë, figuron mes emrave të personaliteteve politike dhe shtetërore ruse, ndaj të cilëve janë vendosur kufizime në marrjen e vizave dhe kufizime të natyrës financiare.
Në intervistën e mëposhtme që Dmitri Volçek e ka botuar në faqen e internetit, del në pah me tërë spikamën e vet mashtrimi skandaloz i makinerisë propagandistike të Putinit, të përfaqësuar nga Dmitri Kiselovi e kompani, për zhvillimin e ngjarjeve në Ukrainë, në ballafaqim me të vërtetën që pasqyron gazetari i shquar Jevgjeni Kiselov, si dëshimtar i drejtpqërdrejtë i atyre ngjarjeve. Pra, kemi të bëjmë me dy gazetarë me të njëjtin mbiemër - Kiselov - por me pikëpamje krejtësisht të kundërta në raport me të vërtetën: njeri noton në detin e mashtrimit, kurse tjetri rrezaton vetëm të vërtetën. Intervista titullohet:

“Mua më vjen turp të jem qytetar rus”

Në vijim i ftoj lexuesit të ndjekin intervistën:

Pyetje: Jevgjeni Aleksejeviç, le të hamendësojmë se ekziston një dikushi kureshtar që jeton në Rusi dhe që e di se çfarë ndodhi në Kiev vetëm nga transmetimet e kanaleve televizive ruse dhe ju lutet t’ia shpjegoni kuptimin e revolucionit ukrainas. Si do t’i përgjigjeshit ju atij?

Përgjigje: Druaj se ai njeri që ka ndjekur vetëm transmetimet e televizionit rus, do ta ndiente veten shumë ngushtë për të folur, meqenëse me një njeri të tillë (nëse ai e beson atë që i thonë) duhet biseduar si me një të rrjedhur nga trutë. Sepse ajo që është transmetuar në ekranet e kanaleve shtetërore ruse, ishte një çmenduri propagandistike. Për fat të keq, duke gjykuar nga treguesi i miratimit të politikës së Putinit, kjo propagandë e ka ushtruar tashmë ndikimin e vet. E megjithatë, unë do të mundohesha që bashkëbiseduesin tim ta bindja për faktin se duhet t’i vërë kryqin gjithçkaje që i kanë rrëfyer njeriu, të cilin unë, të shumtën e herëve e quaj “madje jo njeriu me të njëjtin mbiemër me mua” ( e ka fjalën për Dmitri Kiselovin - E.Y.), si edhe propagandistë të tjerë rusë. Unë do t’i kallëzoja atij se shpërtheu durimi i popullit ukrainas, në Ukrainë u krye një revolucion që përmbysi një regjim të korruptuar. Në pushtet ishte Vladimir Janukoviçi, i rrethuar nga njerëzit e “familjes” në kuptimin e dikurshëm të kësaj fjale në gjuhën ruse, ishte një e tillë byro politike që përbëhej nga njerëz, të pleksur me miqësi ose me lidhje biznesi me djalin e madh të presidentit, i suksesshëm ky deri në pabesueshmëri, sidomos gjatë vitit të fundit të qëndrimit të të atit në pushtet, me biznesmenin Aleksandër Janukoviç. Prandaj edhe protesta kundër këtij “kapitalizmi për të vetët”, kundër këtij korrupsioni marramendës, ishte edhe arsyeja që shkaktoi shpërthimin e revoltës popullore që çoi në përmbysjen e regjimit. Shumica e njerëzve që morën pjesë në këtë revolucion, shumica e qindra mijë qytetarëve paqësorë që dilnin për të protestuar në rrugët dhe në sheshet qëndrore të Kievit, ishin njerëz të zakonshëm, krejtësisht normalë, herë-herë krejtësisht të largët nga ndonjë veprimtari politike në të kaluarën e paradokohshme, ishin kështu si puna ime e jotja, klasë e mesme.

Pyetje: Ne e nisëm bisedën për faktin se propagandistët rusë, para së gjithash, punonjësit e televizionit, krijuan një tablo plot fantazira që nuk kishte asgjë të përbashkët me realitetin. Ju a e miratoni idenë e shkyçjes së transmetimeve të kanaleve tekevizive ruse për Ukrainën.

Përgjigje: Qëndrimi im në këtë rast është i ndërlikuar. Gjithsesi, kanalet televizive ruse përcjellin jo vetëm lajme të reja, të cilat tani është vështirë t’i quash të reja, jo vetëm programe informative, të cilat janë shndërruar nga informative në propagandistike. Herë-herë ato transmetojnë edhe programe, seriale jo të këqija të natyrës jo politike, kinodokumentarë. Në ekran shikoj miq dhe kolegë të mi që nuk kanë bërë asnjë faj në qëndrimin ndaj popullit ukrainas. Gjithçka që transmetohet në ekranet e televizioneve shtetërore ruse është një çmenduri propagandistike. Prandaj qëndrimi im në këtë rast është i ndërlikuar. Nga ana tjetër, natyrisht, është e pamundur ta përfytyrosh që, gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, gazeta [i]“Folkisher Beobahter” [Völkischer Beobachter (Komentator Popullor_ - organ i Partisë Nacional-Socialiste Punëtore Gjermane (Nationalsozialistische Deutsche Arbeiterpartei (NSDAP), gazetë kjo që u botua në periudhën mes viteve 1920 deri në vitin 1945 [/i] - E.Y.] të botohej në territorin e Britanisë së Madhe ose të Shteteve të Bashkuara, me përkthim në anglishte. Këtu e kam fjalën për Russia Today (Rusia Sot - Kompani Televizive Informative Ndërkombëtare Ruse Shumëgjuhëshe, institucion shtetëror, E.Y.). Për mua është interesante të di se çfarë do të bëjnë në të ardhmen lidhur me këtë çëshje autoritetet e atyre shteteve anglishtfolëse, ku mund të pranohen programet e Russia Today. Sepse Russia Today, më falni, përfaqëson në vetvete, në një shkallë të konsiderueshme, versionin bashkëkohor të gazetës “Folkisher Beobahter”… Pra, për sa i përket Russia Today, këtu kemi të bëjmë me versionin e sotëm të “Folkisher Beobahter”. Sipas vëzhgimeve të mia, në vitet e fundit në Rusi ka ardhur e është krijuar një shumicë çuditërisht pasive, shpërfillëse, e heshtur, së cilës as që i bëhet vonë për të ardhmen e vendit dhe që gjatë një përmbysjeje të situates, zë e ngre supet dhe thotë: po ne nuk kemi ditur gjë, neve askush s’na ka kallëzuar gjësend, ne nuk kemi dyshuar se paskemi një të tillë regjim në pushtet. Këto janë shfajësime që përdoren në rastet po të qëllojë mandej, si puna e popullit gjerman, për t’u përgjigjur para botës për ato gjëra që mund të ndodhin me Rusinë

Pyetje: Tani të gjithë druhen se Rusia po përgatitet të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë. Vazhdon përqendrimi i trupave në kufi, përgatitja informative e kësaj ndërhyrjeje. Sipas ndjesive tuaja, a do të ndodhë një gjë e tillë?

Përgjigje: Kjo, për fat të keq, mund të ndodhë. Unë nuk dua të bej parashikuesin e keq, por një gjë e tillë nuk përjashtohet absolutisht. Shenjat e zbulimit të një ndërhyrjeje të tillë duken sheshit. Mua, fjala vjen, po më shqetëson seriozisht dislokimi i spitaleve fushore, mua po më shqetëson shfaqja e makinave të posaçme ku janë instaluar altoparlantë të fuqishëm, radiostacione fushore, të cilat duhet të transmetojnë ca thirrje drejtuar kundërshtarit në rrethim apo në tërheqje e sipër, apo që është fortifikuar në mbrojtje dhe që nuk ka dëshirë të dorëzohet në mëshirë të fitimtarit. Mua më ngjallin dyshime premtimet këmbëngulëse të personave zyrtarë të Federatës Ruse se gjoja nuk do ta kalojnë kufirin, se gjoja nuk janë duke përgatitur kurrfarë ndërhyrjeje të armatosur. Të gjitha këto të kujtojnë së tepërmi ato llafe që u thanë në prag të aneksimit të Krimesë se nuk do të ndërmerreshin kurrfarë operacionesh ushtarake në Krime, se nuk do ta aneksonin Krimenë, se nuk paskeshin ndër mend ta bashkonin Krimenë me Federatën Ruse. Siç e dimë të gjithë, tërë ato premtime të bujshme nuk përputheshin absolutisht me realitetin… Unë nuk dua të jem bashkëfajtor me një vend që kryen agresion kundër Ukrainës, mua më vjen turp të jem qytetar rus… (Citohet sipas: Dmitri Volçek. “Mua më vjen turp të jem qytetar rus”. Intervistë me gazetarin Jevgjeni Kiselov. Marrë nga faqja e internetit “svoboda.org”. 30 mars 2014).
Propaganda e shfrenuar gebelsiane e Putinit kundër Ukrainës, për fat të keq, më sjell në kujtesë shfaqjen e urrejtjes së tërbuar që mjetet e informimit masiv rus dhe sidomos kanali televiziv shtetëror rus, patën shpërthyer kundër kombit shqiptar, që nga Kamçatka deri në Peterburg, veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës, gjatë periudhës që NATO-ja po bombardonte Serbinë në pranverën e vitit 1999. 


Asokohe, përmes postës elektronike, ambasadës sonë në Moskë i dërgoheshin kërcënime anonime, në të cilat merrej në mbrojtje barbaria shoviniste e Millosheviçit dhe sulmohej egërsisht etnia shqiptare. 

Ja njëri nga ato kërcënime, në të cilin shkruhej:

“Shqiptarë të ndyrë! Ju duheni mbyllur në Shqipëri si në kafaz dhe në rast se doni të dilni, duheni vrarë si qen të tërbuar. Gratë tuaja duhen sterilizuar, që të mos mund të lindin më si lepujt. Dhe në qoftë se ju do të vendosni të vini në Kosovën serbe, do të ngordhni. Toka do t’ju helmojë. Kombi juaj duhet zhdukur. Le t’ju marrin amerikanët atje, në Amerikë. Ngordhni sa më shpejt në Rusi. Juve do t’ju therim” (Citohet sipas: Shaqir Vukaj. “Rusia dhe Kosova. (Shënime të një diplomati)”. Tiranë 2007, f. 415).

Kërcënime kaq të egra, deri edhe me zhdukjen tonë nga faqja e dheut, ambasadës sonë në Moskë i dërgoheshin me faks pikërisht në një mjedis rus, të mbarsur me urrejtje kundër nesh dhe ku shkenca e urrejtjes kundër kombit shqiptar kishte arritur në kuota të papara ndonjëherë.
-------------------------
*Ёshtë fjala për simpatizantët e Stepan Banderës (1909-1959), njërës nga figurat më kryesore të nacionalistëve ukrainas, të cilin, në Mynih, më 15 tetor 1959, e vrau me cianur agjenti ukrainas i KGB-së, Bogdan Stashinski, sipas urdhrit që kishte marrë nga kryetari i KGB-së Aleksandër Shelepini (1918-1994). Vrasja e Stepan Banderës shkaktoi skandal në mbarë botën, meqenëse Bashkimi Sovjetik, në vitin 1956, në Kongresin XX të Partisë, kishte marrë vendim për heqjen dorë nga terrorizmi ndërkombëtar.

Në gjurmëtenjë kërcënimitë dikurshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës


Rezultate imazhesh për eshref ymeri


Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D



Puthadori shembullor i presidentit Putin



Një gazetar i njohur rus, Dmitri Kiselovi (1954), gatipesë vjet më parë, bëri një kërcënim publik për Shtetet eBashkuara të Amerikës. 


Për dijeninë e lexuesve të nderuar, Dmitri Kiseloviështë drejtues emisionesh televizive, drejtor ipërgjithshëm i agjencisë informative ndërkombëtareruse “Rossia sevodnja” (Rusia sot) dhe zëvendës
drejtor i përgjithshëm i KSHTRM (Kompanisë ShtetëroreTelevizive
 dhe Radiopërhapëse Mbarëruse). 

 Në veprimtarinë e vet gazetareske, Dmitri Kiselovi, për
puthadorësinë (servilizmin) e tij karakteristike ndaj Putinit, ka rënë në sy jo vetëm në sytë e opinionit  publik rus, por edhe në radhët e opinionit publik ndërkombëtar.

Në një emision televiziv përmbyllës të programit“Vjesti njedeli” (Lajmet e javës), asokohe Dmitri Kiselovipati deklaruar se Rusia është i vetmi vend, i cili “ka aftësinë t’i shndërrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëhi radioaktiv". 

 (Citohet sipas: “Dmitri Kiselovi : “Rusiaështë e aftë t’i shndërrojë Shtetet e Bashkuara tëAmerikës në hi radioaktiv”. 

 Faqja e internetit“echo.msk.ru”. 16 mars 2014). 

Pra, kjo deklaratë e këtij puthadori të regjur tëpolitikës së Kremlinit bëhej në një kohë kur Rusia kreupushtimin e Krimesë nën maskën e një të ashtuquajturi referendum dhe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës qenëpozicionuar prerë kundër atij pushtimi.


Për mënyrën se si ishte organizuar propaganda e Kremlinit për “të mirat” e pushtimit të Krimesë, mund të  gjykohej jo vetëm nga instruksionet e bëra publike për gazetarët e televizioneve. 


Në të ashtuquajturat “kthina tëfshehta”, atyre u jepeshin këshilla për të rrëfyerpër “shpërthimin e shfrenuar të krimit” në Ukrainë,

për “kacafytjet në rritje për pushtet”, për “kriminalitetin nën maskën e Majdanit” dhe mandej për të reklamuarqetësinë çlodhëse në Krime.

 Jevgjeni Kiselovi, gazetar rus dhe analist politik që punon në Kiev, ish-drejtor ipërgjithshëm i TPR (televizion publik rus) dhe kryeredaktor i gazetës “Moskovskije Novosti” (Lajme të Reja nga Moska), metodat e telepropagandistëve rusë ikrahasonte me punën e bashkëpunëtorëve të Jozef Gebelsit.

 Prandaj edhe emri i Dmitri Kiselovit qe përfshirë asokohe në listën e funksionarëve rusë që e kapnin sanksionet ndërkombëtare.2



Në një intervistë që Dmitri Volçek (1964), poet,prozator, përkthyes dhe botues rus, kryeredaktor i sajtit“Radio svoboda” (Radio liria), i ka marrë Juri Kiselovit dhe që e pati botuar në internet, del në pah me tërë spikamën e vet mashtrimi skandaloz i makinerisë propagandistike të Putinit, të përfaqësuar nga Dmitri Kiselovi e kompani, për zhvillimin e ngjarjeve në Ukrainë, në ballafaqim me të vërtetën që pasqyron gazetari i shquar Jevgjeni Kiselov, si dëshmitar i drejtpërdrejtë i atyre ngjarjeve.

 Pra, kemi të bëjmë me dygazetarë me të njëjtin mbiemër - Kiselov - por mepikëpamje krejtësisht të kundërta në raport me të vërtetën: njëri noton në detin e mashtrimit, kurse tjetri rrezatonvetëm të vërtetën. 


 Në atë intervistë, Juri Kiselovi patideklaruar: “Mua më vjen turp të jem qytetar rus” (Citohetsipas: Dmitri Volçek.


 “Mua më vjen turp të jem qytetarrus”. Intervistë me gazetarin Jevgjeni Kiselov. Faqja einternetit “svoboda.org”. 30 mars 2014). 


Dmitri Kiselovi, brenda dhe jashtë Rusisë, ka rënë nësy për servilizmin e tij të pështirë para Putinit. 

Me rastin e 60-vjetorit të lindjes së Putinit (07 tetor 2012), gjatëzhvillimit të programit televiziv me temë “Lajmet e javës”, ai pati përgatitur një koment që zgjati 12 minutadhe 41 sekonda. 


Në atë koment, ai deklaroi:“Për nga përmasat e veprimtarisë, Putini-politikan,në krahasim me paraardhësit e tij të shek XX, është ikrahasueshëm vetëm më Stalinin”.3


Ndërsa në një tjetër shfaqje puthadorësie, Dmitri Kiselovi i drejtohet Putinit me një tjetër deklaratë, këtëherë vetëposhtëruese:“Vladimir Vladimiroviç, mua më keni besnik, çizmetdo t’ju pastrohen me floknajën time, më pas do t’ju thurdhe këngë” 


(Citohet sipas: Helena Rikovceva. “IshteKiselovi ai që tha për Putinin: mua më keni besnik”.

Faqja e internetit “svoboda.org”. 13 dhjetor 2013).Pas deklaratës së mësipërme kërcënuese të Dmitri Kiselovit në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,ca kohë më pas qe publikuar reagimi i  zëvendës kryeministrit të Federatës Ruse Dmitri Rogozin(1963), doktor i shkencave filozofike.


 Në një dalje publike ai pati deklaruar:“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, brenda disa orëve,mund të zhdukin deri në 90% të potencialit tonë bërthamor. 


Gjatë më shumë se dhjetë vjetëve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpunohet koncepti i një goditjeje globale të rrufeshme.   


Sipas atij koncepti,parashikohet dhënia e goditjes me armatim jobërthamornë çdo pikë të planetit brenda një ore. 

 Në bazë tërezultateve të lojës luftarake që u zhvillua në Pentagon në fund të vitit të kaluar, me ndihmën e 3,5-4 njësive të armëve të precizionit të lartë, Shtetet e Bashkuara tëAmerikës janë në gjendje që brenda gjashtë orëve tëshfarosin objektet kryesore infra strukturore të kundërshtarit dhe t’i heqin atij mundësinë për të rezistuar”


 (Citohet sipas: Dmitri Popov. “Rusia do ta4 humbasë luftën
 me Amerikën brenda gjashtë orëve”.Faqja e internetit “mk.ru”. 28 qershor 2014).

Kërcënimi i gazetarit-puthador të Putinit në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është pasojë errënjosjes së “universitetit” të servilizmit politik në Rusi,për të cilin vetë kreu i Kremlinit ka treguar dhe vazhdontë tregojë një kujdes të jashtëzakonshëm për lulëzimin etij. 


Në “auditoret” e këtij “universiteti” të servilizmit janëedukuar dhe edukohen jo vetëm breza gazetarësh tëshumtë servilë, por edhe politikanë. 


Madje servilizmi indonjë figure politike ndaj agait të Kremlinit, ka arriturderi në përmasa sa skandaloze, aq edhe qesharake.


Le t’u flasim lexuesve me gjuhën e fakteve. 

Deputetja e Dumës Shtetërore Elena Mizulina(1954), kryetare e komisionit parlamentar për çështjet egrave, të fëmijëve dhe të familjes, doktore e shkencavejuridike, me titullin “profesor”, u propozoi grave ruse tëlindin fëmijë me Putinin. 


Një propozim të tillë ajo e patibërë më 05 tetor të vitit 2014, në një tryezë tërrumbullakët, kushtuar problemeve demografike në Rusi.


Le të njihen lexuesit me propozimin e saj:“Thelbi i propozimit tim është i thjeshtë: çdo qytetaree Rusisë do të ketë mundësi të marrë me postë materialingjenetik të presidentit të Federatës Ruse, të ngeletshtatzanë me spermën e tij dhe të lindë fëmijë. Nëna tëtilla do të marrin një asistencë të posaçme nga shteti.


Fëmijët e lindur me presidentin, në të ardhshmen do tëpërbëjnë elitën ushtarake dhe politike të shtetit” 


(Citohet5 sipas: “Ushtria e klonimeve të Putinit”.

 Faqja e internetit“motivnews.com”. 09 nëntor 2014).


Si u komentua asokohe në mjediset ndërkombëtareky propozim i politikanes ruse?Në sajtin e “New York Observer” thuhej:


“Kjo do të thotë se këta “bij putinianë” do të jenëshkurtabiqë dhe tullacë? 

 Mos dashkeni gjë të keni njëfëmijë, i cili do të gënjejë, do t’ju futë thikën në shpinëdhe do t’ju rrëmbejë shtëpinë?”.

Radiostacioni amerikan “Fox News Radio”transmetonte:

“Ligjvënësja ruse kërkon të zgjerojë madhështinë e Rusisë nëpërmjet përhapjes së spermës së Putinit”.

Gazeta “New York Daily News” njoftonte:“Rusia shumë shpejt mund të ketë një ushtri të tërëPutinësh shkurtabiqë”.

Agjencia angleze e informacionit “Inquisitr”shkruante:“Kemi dëgjuar se me rrugë postare dërgohen nuseruse.


 Prandaj porositë postare për lindje fëmijësh nukjanë kaq joreale. Dërgimi i spermës së Putinit për gratëruse tani duket i shpifur.


 Por nëse pas 20 vjetësh do tëshfaqet një ushtri e tërë kalorësish tullacë me gjoks tëzbuluar, atëherë kemi për ta vlerësuar këtë informacion tëgazetës ruse”.

Gazeta zvicerane “Blick” nënvizonte:“Politikania ruse kërkon: sperma e Putinit për tëgjitha gratë!”.6


***


Sa për kujtesë njerëzve pa vetëdije kombëtare,nostalgjikëve të Rusisë në Shqipëri.


Propaganda e shfrenuar gebelsiane e Putinit kundër Ukrainës, që zbulonte urrejtjen e Dmitri Kiselovit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më sjell në kujtesësh faqjen e urrejtjes së tërbuar që mjetet e informimitmasiv rus dhe sidomos kanali televiziv shtetëror rus,patën shpërthyer kundër kombit shqiptar, që ngaKamçatka deri në Peterburg, veçanërisht kundër popullitshqiptar të Kosovës, gjatë periudhës që NATO-ja pobombardonte Serbinë në pranverën e vitit 1999.


 Asokohe,siç njoftonte ambasadori ynë në Moskë, zotëria Shaqir Vukaj, në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë uregjistruan 70 mijë vullnetarë për t’u nisur drejt Serbisë dhe për t’u radhitur në formacionet kriminale serbe për vrasjen e shqiptarëve të Kosovës.


 Përveç kësaj, personelittë ambasadës sonë në Moskë, përmes postës elektronike, idërgoheshin kërcënime anonime, në të cilat merrej nëmbrojtje barbaria shoviniste e Millosheviçit dhe sulmohejegërsisht etnia shqiptare.


 Ja njëri nga ato kërcënime, në tëcilin shkruhej:“Shqiptarë të ndyrë! 

Ju duheni mbyllur në Shqipërisi në kafaz dhe në rast se doni të dilni, duheni vrarë siqen të tërbuar. 


Gratë tuaja duhen sterilizuar, që të mosmund të lindin më si lepujt.


 Dhe në qoftë se ju do tëvendosni të vini në Kosovën serbe, do të ngordhni.


 Toka7 do t’ju helmojë. Kombi juaj duhet zhdukur. 


Le t’ju marrinamerikanët atje, në Amerikë. Ngordhni sa më shpejt në Rusi. 


 Juve do t’ju therim” (Citohet sipas: ShaqirVukaj. “Rusia dhe Kosova. (Shënime të njëdiplomati)”. Tiranë 2007, f. 415).Tiranë,


 12 janar 20198



Akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri,Ph.D , ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. 

Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. 

Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse.

 Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. 

Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs.

 Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

Ka botuar mija artikuj dhe dhjeta libra shkencorë nga gjuhësia si dhe disa fjalorë.

Është anëtar i rregulltë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.




******

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...