2019-01-15

Hipokrizia ndërkombëtare dhe gjenocidi në Kosovës


Fotografia e profilit të Bardhyl Mahmuti


Nga Bardhyl Beqir Mahmuti 

Në 20 vjetorin e aktit gjenocidar në Reçak, nënkoloneli serb Goran Radosavljeviq-Guri dhe kriminelët tjerë që kryen gjenocidin kundër shqiptarëve jetojnë të lirë në Serbi. Ndërsa në Hagë, prokurorë ndërkombëtarë të bazuar në dosjet e sajuara prej Shërbimit Sekret të Serbisë marrin në pyetje gjeneralë të UÇK-së!

 Kjo është hipokrizi ndërkombëtare ndaj krimit të gjenocidit!

Po sjell për lexuesin pjesë nga dy artikujt e gazetarit Pierre Hazan, i cili në janar të vitit 1999 ishte i dërguari special në Kosovë i gazetës franceze “Libération”.

Në artikullin e titulluar “Masakra e Reçakut: rrëfimi i një dëshmitari çelës....”, Pierre Hazan-i sjell rrëfimin e dëshmitarit: “Rreth orës 15:45, një çerek ore pas përfundimit të të shtënave, forcat serbe u larguan nga fshati (...) 

Ne vendosëm të hynim në Reçak. Një duzinë civilësh ishin aty në një gjendje tronditëse. Njëri nga ta na zgjati diçka. Njëri nga njerëzit e mi e mori.

 Papritmas konstatuam se ishte pjesë kafke. Përkthyesi ynë na shpjegoi se ky njeri sapo kishte gjetur kufomën e vëllait të vet, me kokë të copëtuar. Ne pamë një trup. Plumbi i kishte krisur mbi kokë dhe tërë kafka ishte copëtuar. 

Fshatarët na thanë se nja njëzet burra ishin arrestuar (...) Ora ishte rreth 17:30. Bënte terr i zi. I mora 5 të plagosur. Të gjithë civilë. Këtë të premte, për herë të parë dhe të vetme, një grua na tha se burrat ishin dërguar për ekzekutim. 

Ajo ishte në gjendje tejet të shqetësuar. Vajza e saj ishte e plagosur. Jemi afruar rreth 400 ose 500 metra afër përroit, por nuk pamë gjë. Në orën 18:00 u larguam nga Reçaku...”

“Të shtunën në orën 8:45”- vazhdon tregimin vëzhguesi i OSBE-së, që gazetari e paraqet vetëm me emrin «Mike»- “ne u kthyem përsëri në Reçak. Ushtarët e UÇK-së ishin aty. 

Ata i zbuluan të vdekurit në të njëjtën kohë me ne (...). Disa media pretendojnë se ata kanë organizuar një inskenim për ta bërë të besueshme masakrën.

 Duhet të kishin qenë gjeni të inskenimit, të pajisur me një talent të jashtëzakonshëm për aktrim (...). I morëm gëzhojat si prova. Ndoshta nja dy duzina gëzhoja dhe karikatorë. Ushtarët e UÇK-së i morën 9 shokët e tyre. 

Kufoma pa koka. I pashë nja njëzet kufoma në përrua, të ekzekutuara me nga një plumb në kokë. Mandej kufoma të tjera përreth. Këta, sipas asaj që shihej, kanë tentuar të iknin.

 Pastaj zbrita në fshat, aty ku viktimat ishin vrarë me nga një plumb në kokë ose duke u përpjekur të iknin. 
Fotografia e Bardhyl Mahmuti
Pashë trupin e një djaloshi 12-vjeçar, i vrarë me një plumb pas qafe, pranë kufomës së babait të vet. 

Pashë kufomën e një burri pa kokë, të cilën e gjeti vëllai i tij. I kishin mbetur flokët e hequra me lëkurën e kafkës. A janë gjymtuar këta trupa apo kafshët ua kanë ngrënë mishin? Nuk e di! 

Vëllai i vuri ndërmjet shpatullave atë që kishte mbetur nga koka…”
Në artikullin “Ishim të sigurt se të gjithë do të vdesim”, Pierre Hazan-i filloi dëshminë e fshatarëve të Reçakut me thëniet e një fëmije të vrarë në këtë aksion.

 “Kujdes mami, ata do të vrasin!”, ishin fjalët e fundit të Halim Beqirit, 12-vjeçar. Një plumb e goditi pas qafe.

 Kishte gjak në gojë. Isha dy metra larg. Serbët shtinin nga të gjitha anët. Nuk mund të afrohesha. ‘Ata e vranë edhe burrin tim. Ai ishte pranë djalit tonë’” rrëfente nëna e tij, Eminja.

“Burrat u ndanë në disa grupe. Nja 20 veta u dërguan mbi fshat. Na thanë se do të na çonin në stacionin policor. Por dëgjoheshin krisma nga të katër anët”, tha Rama, një burrë rreth dyzet vjeç. 

Fotografia e Bardhyl Mahmuti

“Pjesa tjetër e grupit u dërguan në përrua. Policët serbë i prisnin që t’i vrisnin.”

“Të shtunën, trupat e këtyre njëzet burrave ishin ende njëri mbi tjetrin, në pozicionin që ishin vrarë. 

Ishin ekzekutuar nga afër. Një vdekje e përgatitur dhe e ekzekutuar me gjakftohtësi. 

Në orën 17:00 serbët u tërhoqën. Të mbijetuarit filluan të lëvizin. Një nga shtëpitë e para të fshatit, afër xhamisë, ishte ajo e Banush Azemit, 62-vjeçar.

 Kufoma e tij, pa kokë, ishte pranë shtëpisë së tij. Vëllai i tij, Bedriu, 55-vjeçar, kërkonte kokën. Fshatarët e gjetën më vonë. Në fshat ishte edhe një kufomë e një burri të gjymtuar.

 Një adoleshent sapo kishte gjetur kufomat e tre vëllezërve të tij...” “E shtunë pasdite”, vazhdon Pierre Hazan-i.

“Ora ishte gati 15:00 kur erdhi gjenerali Walker, shefi i Misionit të OSBE-së. Të mbijetuarit nga kjo ngjarje e dërguan Walker-in te përroi ku ishin të shtrira mbi njëzet viktima”. “Janë vrarë me nga një plumb në kokë ose pas qafe”, deklaroi pa asnjë dyshim William Walker-i...

Më gjerësisht Kapitulli i Tretë i librit «Mashtrimi i Madh»

RAUL MARKOT E DIASPORES DREJT MBLEDJES FINALE TE KOMITETIT QENDROR TE PARTISE KOMUNISTE TE RINDERTUAR….



ZEF PERGEGA

Vazhdojne intesivisht pergatitjet per mbedhjen perfunditare te komitetit qendror te partise sllavo komuniste ne diasporen shqiptare ne Amerike, mbsai ato kane arritur keto pese vitet e fundit te fashisin punen dhe veprimtarite e 250 shoqatave dhe te futen ne isntitucionet e kultit katolik, duke ushtruar nen hundet e liderve fetar veprimtari te hapur politke dhe destructive sidos duke fyer inteligjencen dhe njerezit mediatike.

Komiteti qendror do te zgjedhe organet drejtuese dhe byrone politike.

 Qe tani pretenduesit kane filluar jo vetem te lene mjekerr si marksite, por eshte te sillen si shallkuqet e guerileve. Tani mediat komuniste jane hedhur ne sulm mbasi jane financuar jo vetem nga shteti shqiptar e serb, por ne sinkron kane arritur te marrin shume te konsiderueshme nga kultet. 

Madje ne nje liste kemi pare shpenzimet ku ishin 10 mije e 900 dollare shpenzime per miqte, ndersa kishin dhene 100 dollare per ndihme humanitare, kur ka rreth 7 mije pleqe e plaka neper shtepite e pleqeve, qindara neper spitale dhe asnje object ndihme humanizmi apo tjeter ne jeten e tyre nuk u eshte dhene, 

Shume prej tyre kane kontribute ne humanizem , atr, culture, patriotizem etj.

Qellimisht organizata te partise komuniste ne Amerike ne bashkepunim me ndoje lider fetar kane minuar perpjekjet e diaspores per hapjen e shkolles shqipe, ngritjen e qendres se cultures, te mbeshtetura nga dy shtetet te cilat nuk kane mundesuar as celjen e konsullatave respective ne Amerike.

Me ke eshte e lidhur ministria e diaspores?! 

Ministri ka bere vizita pikerisht ne shtepite dhe lokalet e ketyre eksponeteve shume te rrezikshem per demokracine, po ashtu shume te thekur ne porjektet e fshehta per asimilimin e virtytit patriotik te shqiptareve.

 Ditet e fundit mberriti dhe nje ekip i televizionit shqiptar, i cili ka spikatur njerezit e vet, per ti promovuar sipas listes te hartuar nga ministria e diaspores. 

Po keta te ministrise a kane lare ndonje pjete ne restorantet e Amerikes, kur ka te tille edhe me grada shkencore qe e kane bere nje gje te tille?!. 

Si mund te punesohen ne kete ministri njerez , te cilet vijne nga familjet e bimbasheve te krimit dhe droges.

Kush do ta pefaqesoje diasporen ne samitin e diaspores qe syri.net na e deshmon se do te mbahet me 28 skur deri me 2 mars, 2019?!

 Arma e rrepte e sigurimit te shtetit ne diaspore e ka mpreh shpaten edhe njehere per situaten. 

Delegatet e saj do te zgjidhen ne komitetin qendror sipas listes se ministrise se diaspores.

Ministria e diaspores nuk ka asnje kontakt me grupet dhe specialistet e diaspores ne hartimin e krijimit të një strukturë të plotë dhe efikase për realizmin e platformës së programeve që do të transmetohen në RTSH Diaspora, 

Cfare emisionesh mund te krijohem kur tv shqiptar nuk ka kontakte me mediat ne komuntete por me strukturat e sigurimit te shtetit?!

BIOGRAFI PRAPASHTESASH



Ardian Vehbiu


Të gjithë i njohim fjalët rekordmen, kongresmen, biznesmen: shqipja i ka huazuar relativisht vonë nga anglishtja. Të tjera të ngjashme qarkullojnë, në hapësira më të ngushta të ligjërimit. Shqipfolësi është në gjendje t’i analizojë këto si rekord-men, kongres-men, super-men, biznes-men dhe të faktorizojë që andej morfemën -men, për ta interpretuar si prapashtesë. Arsyeja për këtë, është se fjalë si rekord, kongres, super dhe biznes kanë hyrë gjithashtu në shqipe. Prandaj edhe kongres-men do të analizohet njëlloj si qeveri-tar. Prapashtesa -men, e distiluar nga një numër i vogël huazimesh nga anglishtja, vjen e përdoret pastaj për të krijuar ndonjë fjalë të re brenda shqipes, të tillë si bllokmen. Kjo e fundit, bllokmen, nuk është huazuar nga ndonjë anglishte *blockman që nuk ekziston; prandaj, edhe pse duket si huazim, është në të vërtetë pseudo-huazim, ose pseuo-anglezizëm: të tilla i gjen edhe në gjuhë të tjera. Dhe bllokmen në shqipe u krijua pikërisht atëherë kur ligjërimi, veçanërisht diskursi publicistik dhe politik, kish nevojë për të – zyrtarisht në fillim të viteve 1990, për të shënjuar hierarkët e lartë të pushtetit, PPSH-së dhe shtetit totalitar, që jetonin në “bllok” – ose lagjen rezidenciale të Tiranës të rezervuar për “udhëheqjen” dhe familjet përkatëse. Dëgjoje atëherë të flitej për “gjyqet e bllokmenëve”.

Gjithsesi, me kalimin e viteve, fjala ndërroi disi kuptim, për të shënjuar jo aq ish-rezidentët e bllokut, sesa të gjithë ata njerëz që mbeteshin të lidhur, në një mënyrë ose në një tjetër, me hierarkitë e bllokut të dikurshëm. Kjo e ka lejuar, mes të tjerash, Berishën, të quajë bllokmen edhe Edi Ramën, që në bllok nuk ka jetuar ndonjëherë; dhe pikërisht ngaqë te Rama ai do të vëjë në dukje të mësuarit me privilegjin që i vogël, titullimin dhe kompleksin e superioritetit. Për arsye të ngjashme, edhe Berishën e kanë quajtur bllokmen – ai u ka shërbyer, me cilësinë e mjekut, familjeve të bllokut të dikurshëm. Atij blloku që vijon ta kushtëzojë politikën shqiptare.

Njëlloj si kongresmen dhe biznesmen, edhe kjo bllokmen e sjell me vete një aromë të lehtë amerikanizmi, si produkt i një këndvështrimi të jetës që do t’i shkonte një amerikani “tipik” ose, përndryshe, një të amerikanizuari. Ajo e-ja, në prapashtesën -men, i përgjigjet megjithatë -a-së të origjinalit -man (congressman, businessman); nuk është e shumësit, por vetëm sa rimerr me një farë besnikërie shqiptimin e /æ/-së të amerikanishtes. Çfarë dëshmon se fjala ka hyrë nëpërmjet ligjërimit të folur, dhe kushedi është përdorur edhe para 1990-ës, në ligjërimin privat, ndonjëherë subversiv, si një fjalë për të emërtuar “ata të bllokut”, ose kastën sunduese në Shqipërinë totalitare (e cila përfshintë jo vetëm hierarkët e lartë, por edhe familjarët e tyre). Përndryshe, e njëjta prapashtesë, del si -a në fjalët kameraman, ombudsman e ndonjë tjetër, që kanë hyrë në shqipe me rrugë librore (kameraman, me gjasë, jo nga anglishtja).

Shqipja e sotme njeh edhe të paktën dy prapashtesa të tjera -man: E para ndeshet në fjalë librore si megaloman, mitoman, kleptoman, kokainoman, grekoman, piroman, etj. dhe ka hyrë në shqipe nga gjuhët neolatine, me fjalë librore, me prejardhje, në analizë të fundit, nga greqishtja e vjetër, edhe pse fjalët që e bartin janë sot ndërkombëtarizma. Të dytën e gjen në fjalë të ligjërimit popullor, si fjalaman, qaraman, laraman, gjataman leckaman, zhelaman, trashaman, shurraman, pordhaman, çalaman, frikaman; Xhuvani dhe Çabej, në monografinë e tyre për prapashtesat e shqipes, e japin si të toskërishtes dhe, me gjasë, të huazuar nga sllavishtja. As njëra as tjetra nga këto dy prapashtesa homonimike nuk kanë lidhje gjenetike me -men të kongresmen-it e të biznesmen-it.

Një prapashtesë e tretë, që vetëm sa përvijohet në emra njerëzish me prejardhje në thelb orientale si dragoman, terxhuman, ataman, dushman, otoman (dragoman dhe terxhuman vijnë nga e njëjta fjalë burim, e gjuhëve semite), nuk ka fituar produktivitet në shqipe (në kuptimin: nuk është përdorur për të formuar fjalë të reja), ngaqë tema e atyre huazimeve nuk veçohet dot nga folësi i zakonshëm: drag-, terxh-, ata-, dush- nuk duan të thotë gjë në shqipe.

Sikur bllokmen të mos mjaftonte, ia ku ia ka behur edhe një tjetër pseudo-anglezizëm, këtë herë më shumë e ligjërimit bisedor: drogmen – e formuar nga shqipja drogë, me kuptimin “lëndë narkotike ose stimulante”, dhe prapashtesa ­-men: sërish, pa ndonjë anglishte *drugman përgjegjëse. Këtë fjalë e ka analizuar Xhevat Lloshi (Ndërhyrja e huazimeve angleze), duke vënë në dukje se një fjalë si drogaman është përfshirë në Fjalorin e 1980-ës, por “kjo është një trajtë që nuk përdoret në gjuhën shqipe” – këtu do të shtoja se, me gjasë, autorët e fjalorit kanë bërë një përpjekje për ta përfshirë këtë drogaman në grupin fjalaman, çalaman, etj. Lloshi vetë e nxjerr nga italishtja drogomane (që edhe në italishte është e rrallë, krahasuar me tossicomane, narcomane, etj.); dhe përmend pastaj edhe drogaxhi, si fjalë të ligjërimit të shkujdesur, përndryshe sinonime.

Më tej, duke e krahasuar shqipen drogë me sinonimin narkotik, ai vëren se e para është specializuar në fushën tematike të vesit, nën ndikimin e anglishtes drug, edhe pse e ka ruajtur formën drogë, që i përgjigjet italishtes; ndërsa narkotik është “ngulitur në fushën e mjekësisë”, ku “lidhet kryesisht me narkozën.” Lloshi ka pa dyshim të drejtë kur e cilëson fjalën drogë si të fushës tematike të vesit (krahas me fjalët e tjera të lidhura me të si bëj drogë, shes drogë, drogohem, i droguar), por nga konstatimet e tij të tjera vështirë se mund qëndrojnë: italishtja drogomane është tepër e rrallë, për të depërtuar edhe në shqipe dhe për të dhënë atje drogaman; në një kohë që edhe mbiemri narkotik, sidomos në togfjalëshin lëndët narkotike, mbizotëron në ligjërimin formal, gjithnjë në referim ndaj “vesit”. Me fjalë të tjera, situata është më fluide se ç’i rezulton atij studiuesi dhe diferencimi mes drogë dhe narkotik priret të shprehet më shumë në regjistër, sesa në semantikë.



Me këto të dhëna parasysh, duket sikur drogmen të jetë formim i brendshëm i shqipes, sipas modelit të bllokmen: një pseudo-anglezizëm i lindur brenda ligjërimit të shkujdesur ose bisedor, për të shënjuar dikë që ose përdor drogat, ose ka krijuar varfëri prej tyre, ose i trafikon sipas modelit “amerikan” të vesit – të konsumuar kryesisht nga filmat dhe televizioni. Tek e fundit, karakteristikë e ndikimit të anglishtes së Amerikës dhe kulturës amerikane në shqipe nuk është vetëm hyrja e huazimeve të reja, por edhe madje sidomos përftimi i pseudo-huazimeve, nga ata përdorues të shqipes që duan të duken si të amerikanizuar. Merret vesh se kjo realizohet lehtë nëpërmjet atyre morfemave produktive që ndeshen rëndom në huazimet e mirëfillta nga anglishtja, si -men.


*****

Ardian Vehbiu (Tiranë, 1959) është një autor dhe publicist shqiptar. Ka mbaruar studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe të fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës. Gjatë viteve 1983-1990 ka punuar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.Më pas ka qenë mësues i shqipes në Institutin Oriental të Napolit... Që prej vitit 1996 jeton në New York.


Gjatë viteve ka botuar: “Zhargonet e Kombit” (Sejko, Elbasan 2004); “Kuzhinat e Kujtesës” (Sejko, Elbasan 2006); “Kulla e Sahatit” (K&B, Tiranë 2003); “Fraktalet e Shqipes” (Excipere, Çabej, Tiranë 2007); “Midis zhgënjimit dhe mitit”, kushtuar ballafaqimeve amerikane me realitetin botëror pas 11 shtatorit 2001 (Max, Tiranë, 2007); dhe “Folklori i elitave” (Morava, Tiranë 2009).etj.

ETIKA E GAZETARIT



Shpresoj që lexuesi i këtyre radhëve ta ketë ndjekur se çfarë ndodhi me gazetaren televizive Kozeta Kurti, e cila u përfshi në një incident ende të pasqaruar, në një qendër tregtare në Itali; dhe pastaj u përbalt nga mediat dhe rrjetet sociale si “hajdute.”

Nuk është hera e parë që një personi i ndodh kështu: ndryshe nga sistemi gjyqësor, i cili ndjek rregulla të caktuara për të vendosur fajësinë e dikujt, mediat kanë prerogativën për ta ekzekutuar dhe varrosur dikë pa gjyq. Në Shqipëri ato gëzojnë edhe pandëshkueshmërinë kur e bëjnë këtë.

Nuk e njoh Kurtin, nuk di se çfarë ka ndodhur pikërisht në Itali, por i dal pa ngurrim në krah, për ta mbështetur kundër linçimit publik që ia bënë mediat. Askush, dhe aq më pak shtypi i lirë, nuk ka të drejtë t’ia përdhosi kështu dinjitetin një qytetari, për çfarë mbetet tani për tani hipotezë.

Kurti reagoi me forcë të madhe kundër këtij linçimi dhe bëri mirë; duke përfituar edhe nga ekspozimi i saj publik si gazetare. Megjithatë, më tërhoqi vëmendjen kjo thënie e saj, që në fillim të deklaratës për mediat:

Kur dikujt i përlyhej emri pa të drejtë dhe i bëheshin gjyqe publike përpara se drejtësia të thoshte fjalën e saj të fundit, i thoja vetes e të tjerëve: Ah, veç mos më ndodhtë mua, por Zot mos më vër në provë se nuk e di çfarë do bëj.

Sepse është një deklaratë që shpreh, në mënyrën më elokuente të mundshme, çfarë nuk shkon me gazetarinë e sotme shqip dhe angazhimin e saj etik. Në fakt, nga një gazetar do të pritej që, kur “dikujt t’i përlyhej emri pa të drejtë dhe t’i bëheshin gjyqe publike para se drejtësia…”, të dilte menjëherë në mbrojtje të viktimës.

Nuk di nëse Kurti e ka bërë këtë ndonjëherë; por nga çfarë ka thënë tani, shoh se nuk i ka shkuar mendja që pikërisht kjo kërkohet prej saj – si gazetare: t’i dalë në mbrojtje personit, individit, qytetarit që i shkelen të drejtat elementare, nga një pushtet çfarëdo.

S’më mbetet veç të shpresoj që ajo ta përmbushë këtë imperativ etik në të ardhmen – tani që e pagoi shtrenjtë dhe në kurrizin e vet atë lloj linçimi të cilin shumë kolegë të saj e kanë shndërruar sot në profesion.

Burimi : https://peizazhe.com/

Etika në gazetarinë shqiptare

Etika dhe përgjegjësia kapitale e gazetarëve dhe publikut!



Rezultate imazhesh për gezim mekuli

Shkruan, Gëzim MEKULI*, Oslo



Nevoja për "instalimin" e etikës në shkencat e komuniakcionit, sot është më se akute. Bordet apo Shoqatat e shumta të shtypit të Kosovës (në Kosovë, ka më shumë borde të shtypit "të pamvarura e apolitike", se sa ne Gjermanine 90 milionëshe!?), në kodeksin e tyre, këta, kane formuluar "rregullat për një gazetari të pastër"…"rrespektim të jetës private dhe sferës intime", por për shkak të pamundësisë dhe mungesës së aplikimit të sanksioneve ky pressekodeks etik trajtohet e përqeshet, nga shumë institucione, grupe e individ, si "ujk i pa dhëmbë".

Shiquar në aspektin juridik, gazetarët dardan "lundrojnë" në mes "të lrisë së shtypit" në njëren anë, dhe "të drejtës mbi pacenushmërinë e personalitetit", në anën tjetër. Sidoqoftë një studim i kënaqshëm apo mundësisht "një shkollë fillore të gazetarisë" do të ishte, padyshim, me rëndësi për "një gazetar e gazetare" të sotshme dardane… Pasiqë fjala "gazetar/gazetare" është tërsisht i pambrojtur,… gjithsecili, ("nëse i teket") mund të vetquhet "gazetar/gazetare", dhe, natyrisht, të punësohet si i/e tillë!

Mediabërësit daradan dhe etika e tyre

Pushteti, ndikimi dhe me këtë edhe pergjegjesia etike, kruspullohet e mblidhet rreth botuesve dhe kryeredaktorëve. Gazetari "nuk mundet dhe nuk duhet" të vetvendosë, sepse (deri sa ai nuk është gazetare i lire) ai gjatëvepron sipas interesave të botuesit të tijë. Ky botues, parimisht, ka shumë më tëpër para, fuqi, dhe prestigj, se sa punëtori i tij. Numri i egzemplarëve dhe kyqja e recipicientëve janë më të rëndësishmet dhe preokopuese për punëdhenesin (botuesin). Sepse, detyrimisht, ky është i detyruar që mediaproduktin e tij t’a stërshes dy herë: në publik dhe "në sytë" e marketingklientëve.

Në mes gazetarit dhe publikut qëndron akoma "mediaberesi/mediandërtuesi", pra kryeredaktorët dhe botuesit. Përgjegjësia e madhe ndaj opinonit publik i "përket" këtij, e jo gazetarit. Dhe, është detyrë e botuesit "dhe (pa)kryeredaktorit", që këtij "punëmarrësi" t'i ndërmjetësoj e "ta veshë" me vlera etike.

Etika dhe përgjegjësia kapitale e publikut dardan

Në debatet mbi etikën në gazetari, opinioni publik luan një rol të vecantë. Përderisa publiku, vazhdimisht, konsumon e "thithë" produktin medial, i takon recipicientit, pra opinionit publik, të këndellet" e të analizoj se kush e si po e keqëpërdor, kush po e instrumentalizon atë; pra, do të duhej të merte mbi vete përgjegjësinë etike që i takon. Mediat masive, pra gazetarët, ofrojnë dhe me pompozitet" servojnë mallin" e vet, dhe është shiquesi, ndëgjuesi dhe lexuesi ai që vendosë, nëse e pëlqen apo jo këtë "mall". Mediat masive, po të ballafaqoheshin me një opinion të tillë të vetëdieshëm, me siguri se do të luftonin për cilësi, oferta të shëndosha dhe objektive mediale. Pra, nëpërmes pjesëmarrjes aktive në procesin komunikativ dhe pjesërisht nga opinioni publik, m’varet se c’farë cilësie dhe në c’farë shkalle do të bëhet ndërmjetësimi i etikës gazetareske dhe informimit të vet opinionit në përgjithësi.

Deri vonë kishte "shumë sy" që shifnin publikun si të pambrojtur dhe të pandihmë,… pra, pasiv. Por, së voni shkencat e komunikacionit "zbuluan recipicientin aktiv". Recipicienti aktiv, i cili mediat masive i shfrytëzon nga nevoja dhe nga "duhet", ka mundesi të vetkryej sondazhe dhe grafikacione…Në këtë mënyrë pedagogjia e komunikacionit, tenton dhe dëshiron që recipicientin "ta detyroj" që të emancipohet dhe "të mbushet mend", sepse në mesin e tijë qëndrojnë edhe shumë mafioz e rrugaq analfabet "medial"; pra që të mirëorientohet e vetëdijësohet në (mos)përdorimin, (mos)konsumimin dhe (mos)shfrytëzimin e mediave masive.

Si do të konsiderohej dhe dukej një publik me përgjegjësi të vetëdishme etike!? Në lidhje me këtë profesori i shkencave të kominikacionit, amerikani Kliford Christians shkruan: "Sikurse mbijetësa njërezore që varet nga mbrojtja dhe kujdesi i natyrës, po ashtu, dhe ne të njëjtën shkallë kërkohet një "ekologji e kulturës", (ku e dhe mediat masive bëjnë pjesë), një përkujdesje dhe një mbrojtje e saj". Christians, guximshëm e profesionalisht, "fajëson dhe gjykon" opinionin publik për përgjegjësi kolektive. Me "përgjegjësin kolektive" nënkuptohet; detyrimi dhe obligimi moral i publikut, dhe proceseve sociale në përgjithësi, se si do të duhej të "përcillej dhe të monitorizohej" komunikacioni e informimi i shoqërisë.

Nëse publiku do të ishte përgjegjës dhe bashkëfajtor për degjenerimin dhe "c’pordhjen" e gazetarise etike, atherë do duhej që këtij "ti kristalizohet dhe sqarohet", se si do të duhej të zhvillohej procesi i mediakonsumimit. Sipas profesorit të shkencave të komunikacionit Christians, konsumimi me përgjegjësi i mediave masive duhet të ndodh jo vetëm për të nxitur cilësin e mallit gazetaresk, por për vehten e tij dhe për të mirën e gjeneratave të reja.

Studimet empirike të kryera në Gjermani në vitin 1994 treguan se, shiquesi qëndron gjdo ditë nga 3 orë para televizionit; pra gjdo vit nga 1100 orë, ose 46 ditë (24 ore), apo një muaj e gjymse në vit. Për një 70 vjeqar kjo don të thot hiq më pak se 9 vite qëndrim para televizionit! Po në Kosovë, di kush, se sa gjatë qëndron një shiques para televizionit? Jo, "askush s’di gjë"! Por, duke pasë në konsideratë papunësinë, krizat politike e sociale, krizen e luftës dhe nivelin e ulët të vetëdijes dhe arsimit, padyshim dhe fatkeqësisht, dardanasi ynë "i virgjër" gjatqëndron së pakut 4 orë në ditë para televizionit! Opinioni ynë, të rinjët janë duke "u keqhelmuar"…!

Siq po shifet struktura topografike e mediave masive dardane nuk është aq e thjeshtë, përkundrazi, shumkomplekse; "plot male e kodra të larta, gropa e humnera të thella", ku gara për tu ngjitur në këto "male e kodra të larta", nganjëher, për ndonjëri, është e lodhshme, e mundimshme dhe e paarritshme; shumkush në këtë ngjitje humbë fuqinë, energjinë dhe koncentrimin, stërlodhet dhe… "humbë rrugën".

Por, kjo ngjitje në këto "male e kodra të etikës" nuk duhet të ndalohet, …pavarsisht lodhjes dhe sakrificës!



*Gëzim Mekuli Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë angleze. Në Mainz të Gjermanisë studioj shkencat politike. Në Norvegji (Oslo) studioj shkencat e Filmit, Mediave dhe Komunikimit. Magjistroj në shkencat e Mediave (në drejtimin e Retorikës) në Universitetin e Bergenit, (Norvegji). Mekuli eshtë kritiku i parë i mediave në Kosovë. Gëzim Mekuli është i gjallë në debatet publike; në rrethin intelektual respektohet si kritik i paanshëm dhe si intelektual që solli frymë të re në fushën e kritikës së shkencave të medias.

Gëzim Mekuli eshte autor i librit kritik "Mediat dhe Politika".  Mekuli jeton dhe vepron në Oslo të Norvegjisë.

Etika e gazetarisë në portalet informative



Siç edhe e dini agjencitë e lajmeve kanë qenë dhe janë njëra prej elementeve ma të rëndësishme në rrugëtimin e zhvillimit të shoqërive nacionale e internacionale.

 Të lindura në gjysmën e shekullit XVII, në kulmin e revolucionit të parë industrial.

Sot në shekullin XXI agjencitë e lajmeve kanë edhe ueb sajtat e tyre duke i shndërruar ato edhe në agjenci apo gazeta elektronike apo shkurt Portale informative. 

Me transformimin e zhvillimin shkencor janë bërë transformime edhe në media.

Cili pra është sistemi gjeneral i tyre – dje, sot dhe nesër - Agjencitë e lajmeve kanë katër faza të punës: Mbledhjen e informatave, selektimin dhe kontrollimin e informatës, rregullimin në bazë të etikës së informatës, dhe vërtetësinë e tyre. 

Pavarësisht nga pengesat që kanë agjencitë e lajmeve, gazetarët që punojnë në to janë të detyruar t`i verifikojnë sa herë që kanë mundësi të dhënat e përdoruara në shkrimet e tyre. 

Këtu punën dhe rolin e vet duhet ta bëj me përpikëri edhe redaktori i cili është i detyruar që ta lexojë dhe rilexoj, qoftë ai lajm, temë apo gjetiu që më mos rrëshqas ndonjë shkelje eventuale e etikës gazetareske. 

Faza , puna dhe klasifikimi i informatave në agjencitë e lajmeve është shumë delikate. Norma e parë shikon shkrimin, normë kjo që i drejtohet publikut e në këtë rast publikut mbar shqiptarë në të gjitha trevat ku flitet gjuha shqipe. 

Ne e dimë tashmë se kemi një standard gjuhësor të unifikuar në 1972, ai standard gjuhësor mund ti ketë mangësitë dhe boshllëqet e veta mirëpo përderisa është në fuqi ne si gazetar duhet ta respektojmë. Ka shumë gjëra që duhet të shtrohen e diskutohen ndërmjet ne gazetarëve e me pastaj edhe ndërmjet gazetarëve në raport me publikun e gjerë.

 Një problem gjeneral, që nuk e shikon vetëm agjencitë e lajmeve por të gjithë gazetarinë: është problemi i etikës e deontologjisë. Për shumë aspekte agjencitë e lajmeve janë ma shumë të zhytura në këtë problem e për disa aspekte më pak.

 Mungesa e ekuilibrit dhe ndershmërisë nganjëherë mund të jenë të pavetëdijshme. Struktura dhe shkrimi i një teme apo lajmi e qet në kurth gazetarin at`herë kur ai ka simpati për X-Y politikanin dhe këtu mandej hyn në valle edhe emocionet e që në etikën e mirëfilltë gazetare nuk guxojmë në asnjë rast të bimë pre e të ashtuquajturave emocione.

 Detyra e gazetarit në agjencitë informative në këtë rast duhet të jetë se ai/ajo është i detyruar të raportoj drejt dhe të përshkruaj drejt se çka ka thënë dhe ç`ka ka bërë X-Y politikani dhe në fund ta lërë të qetë lexuesin që ta nxjerr vetë konkluzionin. 

Dukuri të shumta kemi ne këtu në Kosovë sidomos pas luftës ku një pjesë e konsiderueshme e gazetarëve, gazetave e, e medieve kanë ra pre e politikës dhe qarqeve të ndryshme politike e që në fakt kjo është shkelje e etikës gazetareske. 

Një tjetër problem që duhet shtruar është edhe ai i ashtuquajturi “Copy – Paste” (Kopjimi i materialeve të ndryshme) qoftë ai lajm, temë apo fotografi, dhe mos citimi i burimit se nga dhe ku është marr. 

Kjo është një problem që e shikon mbarë agjencitë e lajmeve botërore, ku plagjiatura ditë e ma andej po bëhet e pa shmangshme. Etika e gazetarisë është etika e gazetarit, si edhe për kënd do qoftë tjetër, njohja e moralit, si qytetar si profesionist etj. 

Për atë që punon në kampin e informativ duhet të jetë mirë i vetëdijshëm nga konsekuencat e mundura morale, sociale, politike etj.

 Më shumë se kushdo tjetër gazetari duhet të jetë i denjë në profesionin e tij, duke u nisur çdoherë nga arsyeja e jo vetëm nga respekti i kodeve etike e morale, po gjithashtu mbi të gjitha korrektësia, respekti dhe realiteti duhet ta përcjellin në punën e tij informative. Nëse një formë e etikës është e drejta e të gjithëve, për një gazetar është e domosdoshme edhe një informatë etike, që do të thotë një njohje e mirë e kodit penal të gjyqësorit për gazetari dhe njohja e kodeve deontologjike e stabile. Si shembull të kësaj unë do ta marr Evropën e në veçanti Italinë dhe të ashtuquajturën “Karta e Trevizos”.

Një dokument i auto - disiplinës për mbrojtjen dhe të drejtën e fëmijëve në portalet informative nga mbrojtja e materialeve erotike që është bë një dukuri tashmë e brishtë. 

Në asnjë mënyrë dhe asnjë formë nuk guxon X-Y Portali apo agjenci On Line në internet ti fus në një faqe këndin për fëmijë dhe fotot e informatat erotike, këto domosdoshmërish duhet të janë të ndara. Duhet respektuar i ashtuquajturi “Children`s Bill of Rights fort the Internet”.

 Si dhe “Karta e të drejtës”, që gazetarët në agjenci duhet do e mos ta respektojnë, që kujton obligimin e mos diskriminimin e racave, religjionit, gjinisë, aftësive fizike e mentale, opinionet politike, e drejta për ta ruajtur privatësinë e personave, respekti i jo - fajësisë nga personi që është nën proces gjyqësor, transparenca e burimeve etj. Për gazetarin e drejtë e të vërtet Melvin Mensher e ka një vlerësim, ku thotë se ai është vlerësimi më i lartë i gazetarit. 

T`i thuhet “është gazetar i kujdesshëm,”. Këto fjalë nënkuptojnë që gazetari duhet të kujdeset shumë për të qenë ma i sakët, edhe nëse punon në kushte të egra kohore e hapësinore, ai (Lexo: gazetari) duhet të jap maksimumin nga vetja e tij që ta nxjerr saktësinë e informacionit, vërtetësinë dhe verifikimin e tij e që kjo do të ishte një respektim fondamental i etikës dhe vërtetësisë gazetareske. 

Duke marrë parasysh se agjencitë e lajmeve janë burim i shumë medieve tjera qofshin ato të shkruar vizive e elektronike, ekipa drejtuese e tyre duhet të jetë korrekte dhe respektuese ndaj etikës. Agjencitë e lajmeve në këtë kamp, pra të etikës kanë një përgjegjësi ma të madhe se këto që i cekëm më lart. 

Një gazetari korrekte m`varet shumë edhe nga njohja morale e që me do e mos këtë të fundit duhet ta kenë ata gazetar që punojnë në portalet informative. Unë në fund dua vetëm ta citoj një thënie që e thotë gazetari dhe shkrimtari amerikan Xhon Hersei: Gazetari, në përpjekjet e tij të hershme për të shprehur të vërtetën ka tri detyrime: ndaj lexuesit, ndaj ndërgjegjes dhe ndaj subjekteve njerëzore.

Burimi: https://www.gazetaexpress.com/

Flet mjeshtri i gazetarisë shqiptare: Reportazhin “Një fener ndriçon rrugën”, ma pati pëlqyer dhe vlerësuar shkrimtari i shquar Dritëro Agolli







NGA: ALBERT Z. ZHOLI


Ahmet ShqarriAhmet Shqarri: Edhe në një jetë tjetër, do zgjidhja prapë gazetarinë sportive

Për gati gjysmë shekulli, Ahmet Shqarri me zërin e tij të veçantë, karakteristik dhe tepër emocionues përcolli gjatë transmetimeve ngjarjet e shumta sportive që i realizonte plot pasion e profesionalizëm.




 Ai ka mbërthyer pranë aparateve të radios dhe televizioneve gjithë bashkëkombësit shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit. Së bashku me pionierin e transmetimeve sportive, Anton Mazreku dhe vazhduesin e denjë të tij, Ismet Bellovën, krijuesi dhe drejtuesi për 20 vjet rresht i emisionit të famshëm radiofonik “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, Ahmet Shqarri, bën pjesë tashmë tek të ashtuquajturit “Tre musketierët”, që në historinë e këtij zhanri do të mbeten të papërsëritshëm, duke u kthyer kështu në emblema që koha vazhdon t’i përcjellë si figura referimi për gazetarinë e vërtetë shqiptare...


Duket se të jesh gazetar sportiv bëhesh shumë më popullor, gjë që vihet re edhe tek ju. A ishte një rastësi, pasion i hershëm? Si nisi rruga juaj në gazetarinë sportive, që më vonë do t’ju bënte një personazh shumë të njohur në të gjithë vendin?

Asnjëherë nuk e kisha menduar apo ëndërruar të bëhesha gazetar sportiv. Po t’u kthehem viteve të hershme të rinisë, do t’ju kujtoja se atëherë në Shqipëri ekzistonte vetëm një radio shtetërore dhe vetëm një gazetë sportive, gjë që nuk të bënte entuziast për t’i hyrë rrugës së gazetarit sportiv dhe as të shkonte mendja ndonjëherë që ti të mund të bëje pjesë midis atyre njerëzve të njohur të asaj kohe që punonin në këto institucione për sportin. Gjithsesi, ishte pasioni për letërsinë dhe inkurajimi i mësuesit tim të shkollës së mesme, Ismet Bellova, që më shtynë drejt kësaj rruge të paimagjinuar më parë dhe që nisi të marrë formë konkrete gjatë studimeve universitare që kreva për gjuhë-letërsi dhe gazetari, teksa praktikën dhe botimet e para i realizova pranë gazetës “Sporti Popullor”.

I dashuruar me letërsinë, me siguri që pedagogët tuaj kanë ndikuar për të nxitur më shumë dëshirën e zhvillimit të mëtejshëm të krijimtarisë në fushën e gazetarisë.

Image

Pedagogët e asaj kohe ishin dhe mbeten legjendë në profesionin e tyre. Me veprën e tyre të mrekullueshme, ata u bënë një shembull i madh frymëzues për ne, por edhe për brezat e ardhshëm. Shaban Demiraj, Jakov Xoxe, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Vangjush Gambeta, Hamit Boriçi, janë disa nga më të shquarit prej atyre pedagogëve të gjuhësisë, letërsisë dhe gazetarisë së asaj kohe, leksionet e të cilëve i ndiqnim me shumë vëmendje dhe që kanë ndikuar së tepërmi për formimin tonë profesional.

Cilët shkrimtarë apo poetë shqiptarë lexoje më shumë në atë kohë dhe cila ishte gjinia gazetareske që ndiqje më me interes?

Në atë kohë dolën dhe po bënin bujë, jo vetëm këtu, por edhe jashtë vendit, shkrimtarë të tillë si Ismail Kadare, por edhe Dritëro Agolli, poeti i ri Xhevahir Spahiu, apo Koçi Petriti, veprat e të cilëve përpiheshin nga lexuesi sapo dilnin në qarkullim. Por siç përmenda, dhe pedagogu tjetër Jakov Xoxe qe bërë edhe ai i famshëm në atë kohë, sidomos me romanin “Lumi i vdekur”. Ishin vepra që na mrekullonin atëherë dhe që vazhdojnë të mbeten edhe sot e kësaj dite si kryevepra të letërsisë shqiptare. Sa për shkrimet gazetareske, më pëlqente veçanërisht reportazhi, një gjini që sot gati është harruar (?!), por që atëherë lëvrohej me mjeshtëri të rrallë nga pedagogët tanë Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, por më vonë edhe nga të rinj të tjerë të talentuar si Xhevahir Spahiu apo Spiro Dede. Ishte kënaqësi kur shkrimet tona të para si studentë, analizoheshin e komentoheshin në orët e seminareve dhe nën kujdesin e mjeshtrave të gazetarisë që pastaj na vlerësonin me notë. Mbaj mend dhe ka qenë një kujtim i bukur për mua që një reportazh të botuar në gazetën “Puna” të atyre viteve, me titull “Një fener ndriçon rrugën”, ma pati pëlqyer dhe ma pati vlerësuar para shokëve të kursit të gazetarisë, vetë mjeshtri i madh i këtij zhanri, poeti dhe shkrimtari i shquar Dritëro Agolli!

Dhe menjëherë pas diplomimit në Universitetin shtetëror të Tiranës në vitin 1969, nisi rruga juaj e vërtetë e gazetarit të parë sportiv profesionist në Radio-Tirana…

Në fakt, një rrugë e gjatë që vazhdoi në Radio Televizionin Shqiptar deri në fillim-vitet ‘2000, derisa me daljen në skenë të mediave private, nisa të jap përvojën time në disa prej tyre, sidomos në Radio +2 dhe Tv A1, ku startova me emisione të rinj që larg modestisë, po ju them se i sfiduan emisionet sportive të RTSH-së, si e vetmja media elektronike që ishte në atë kohë në vend dhe ku unë isha rritur e formuar si gazetar; për të vazhduar pastaj si analist e komentator edhe tek TV Klan, Alsat, etj, ku më së shumti kam luajtur rolin e komentatorit dhe të analistit për ndeshjet e kampionateve tona të futbollit.

Duke u rikthyer tek puna e juaj në Radio-Tirana, por edhe në TV, mes asaj morie transmetimesh, emisionesh e ndeshjesh të të gjitha llojeve, të futbollit, volejbollit, basketbollit apo edhe të mundjes, peshëngritjes, çiklizmit, atletikës, përfshi këtu intervista të panumërta dhe qindra e mijëra shkrime të gjinive të ndryshme në gazeta dhe revista të kohës, cilën konsideroni si arritjen tuaj më të madhe?

Të gjitha kanë vlera për mua. Sepse ato kanë qenë si një shkallë ngjitjeje, për të kapur pastaj majat, nëse mund të shprehem kështu. Por që në fillim, dua të them se emisioni “Nga njëra ndeshje në tjetrën” ka qenë kurora më e bukur e karrierës sime gazetareske, në mbi 30 vite punë në RTSH. Në librin me kujtime të botuar para shumë vitesh nga shtëpia botuese prestigjioze “Onufri”, kam përshkruar me hollësi detajet për ideimin dhe pastaj realizimin e këtij emisioni që e drejtova për 20 vite rresht, duke mbetur ky si një rekord për jetëgjatësinë e tij në mediet tona, por mbi të gjitha për famën dhe interesimin e jashtëzakonshëm që ngjallte në të gjithë Shqipërinë, aq sa unë, sot e kësaj dite thuajse identifikohem me këtë krijim timin. Të më kuptoni drejt, kur i hyra asaj pune që nisa ta realizoj që nga 2 tetori i vitit 1983, në Shqipëri nuk kishte tjetër veç Radio-Tiranës, ndërkohë që për televizione të tjera as që bëhej fjalë, kështu që sytë dhe veshët për sportin ishin përqendruar tek mikrofoni i vetëm i asaj kohe, që për fatin e mirë timin e drejtoja unë. Ndihem fatlum për faktin se isha i pari që kam krijuar një emision të tillë, gati i ngjashëm me të famshmin italian “Il tutto calcio, minuto per minuto”, kur u bë i mundur transmetimi në të njëjtën kohë, pra në të njëjtën ditë dhe orë, nga të gjithë qytetet ku zhvilloheshin ndeshjet e javës së kampionateve shqiptare të futbollit. Sot, kur ka shumë media dhe kur teknologjia ka arritur caqe të paimagjinuara, mund të mos bëjë ndonjë përshtypje ajo për të cilën po flasim, por në atë kohë të largët, kur në kampionatin tonë luanin futbollistë të nivelit të lartë dhe kur stadiumet dhe pallatet e sportit mbusheshin për çdo javë nga mijëra e mijëra spektatorë, emisioni “Nga njëra ndeshje në tjetrën” ishte dritarja e vetme, nga ku përcillej jehona e futbollit shqiptar. Aq më tepër që transmetimi i ndeshjeve nga zëra të shquar e me personalitet si Ismet Bellova, Aleko Gjergo, Veli Rada, Ymer Striniqi, Frederik Fico, etj, nisi të shoqërohej, për herë të parë në historinë e gazetarisë sportive, me analiza e komente në studio ku për çdo javë ftoja në studio-nëpër stadiume, mjeshtra të mirënjohur të botës së futbollit, titullarë të Kombëtares sonë si, Sabri Peqini, Refik Resmja, Skënder Begeja, Gëzim Kasmi, që për kohën ishin të famshëm e tepër bindës për opinionin publik.

Folëm vetëm për transmetimet e ndeshjeve të futbollit brenda vendit, ndërkohë që mbajmë mend se me ju kanë nisur edhe transmetimet për herë të parë nga jashtë vendit, madje edhe për sporte të tjerë të përparuar për kohën…

Transmetime të tilla në atë sistem, për vetë kushtet e vendit tonë, ishin shumë të vështira për t’u realizuar, për shumë arsye. Megjithatë, ju kujtohet të gjithëve ai transmetim i parë nga Spanja, më 1 tetor 1986, kur për ngjarjen në fjalë, në parathënien e librit tim, “Kujtimet e një gazetari sportiv”, shkrimtari i shquar Vath Koreshi, ndër të tjera pat shkruar:

“ …atë mbrëmje në stadiumin “Kamp Nou” kur luante Barcelona ndaj Flamurtarit të Vlorës, gazetari Ahmet Shqarri u kthye në një perandor, duke sunduar në të gjithë Shqipërinë, nëpërmjet transmetimit të tij të drejtpërdrejtë në radio...”.

Në fakt, ai transmetim ishte i bujshëm. Jo vetëm që shqiptarët dëgjonin për herë të parë një kronikë direkte nga jashtë vendit për një skuadër tonën, por edhe sepse bëhej fjalë për një kundërshtar si Barcelona, një ekip me famë botërore dhe me trofe të fituar në Europë, ndërkohë që interesimi bëhej edhe më i madh kur dihej që në ndeshjen e parë në Vlorë Flamurtari kishte dalë në barazim 1-1 ndaj skuadrës me yje të tillë si portieri Zubizareta që në atë kohë mbronte edhe portën e përfaqësueses spanjolle, apo sulmuesi i famshëm i Kombëtares angleze, Geri Lineker, golashënuesi më i mirë i finaleve të Botërorit të vitit 1986. Jehona e asaj ndeshjeje të përfunduar në barazim 0-0 dhe ku Barcelona u kualifikua vetëm nëpërmjet golit të shënuar në fushën kundërshtare, u përforcua në Shqipëri pas dy ditësh edhe nëpërmjet transmetimit televiziv të saj, të regjistruar e komentuar gjithashtu prej meje, duke vazhduar për shumë kohë me diskutime, kundërshtime, si dhe me inkurajime të shumta, gjë që më shtynë për iniciativa të tjera po kaq të guximshme për kohën…

Kështu, ai transmetim i parë u shoqërua më vonë edhe nëpër stadiume të tjerë të Europës, me klube dhe me Kombëtaren, ndërkohë që nga e gjithë kjo larmi transmetimesh nga jashtë kujtoj si ndër më interesantët edhe atë të finaleve të kupës së kampionëve të Europës në volejboll për femra, ku merrte pjesë për të tretën herë, si asnjë skuadër shqiptare deri tani, “Dinamo”e trajnerit Kreshnik Tartari. Ai transmetim nga Italia bëri përshtypje për vetë vlerat e jashtëzakonshme të paraqitura prej skuadrës sonë në ato ndeshje, të cilat unë përpiqesha t’ua përcillja dëgjuesve nëpërmjet transmetimit tim pasionant dhe shpesh herë të ekzaltuar! Mes katër skuadrave finaliste, “Dinamo” pat zënë vendin e tretë në Europë, pas kampiones së Bashkimit Sovjetik, “Uralocka” dhe kampiones vendase të Italisë, “Ravena”, duke lënë pas kampionen e Francës-”Rasing” të Parisit, ndaj së cilës yjet e skuadrës sonë me Ela Tasen në krye fituan me rezultat bindës…Po kështu, mbresëlënëse kanë qenë radiokronikat e transmetuara nga jashtë të peshëngritësve tanë, ku mjeshtra të mëdhenj si Pirro Dhima nëatë kohë përfaqësonte vendin tonë. Ndërkohë, emra të tjerë të mëdhenj të sportit shqiptar si basketbollisti i pakrahasueshëm për nga niveli tepër i lartë që zotëronte, Agim Fagu, apo mjeshtri tjetër i madh, volejbollisti Asllan Rusi, për të vazhduar pastaj me yjet e futbollit shqiptar si Panajot Pano, Fatmir Frashëri, Safet Berisha, Agustin Kola, Petrit Dibra, Mir Hima, Shyqyri e Haxhi Ballgjini, Arben Minga, Ilir Pernaska, Vasillaq Zëri, Petro e Vasil Ruci, Rrapo Taho, Kreshnik Cipi, e shumë e shumë të tjerë, ishin personazhet e mi më të nderuar që mbushnin me jetë transmetimet dhe kronikat e panumërta të asaj kohe.

Të flasësh për një karrierë kaq të gjatë dhe shumë të pasur do të thotë të kesh pasur rreth e rrotull shokë dhe miq e kolegë të tillë me të cilët ndiheshe mirë, apo jo?

Kjo është një temë më vete dhe mjaft interesante. Mjedisi ku punoja ishte tepër frymëzues e ndërkohë tepër konkurrues. Të kujtoj vetëm zyrën ku punoja që në fillimet e mia, ku në krah të tavolinës kisha dy “shpikësit” e radio-kronikës shqiptare, Agron Çobani dhe Alfons Gurashi, që u plotësua më vonë me Timo Luton, një tjetër personalitet në këtë fushë. Ndërkohë, në redaksitë e tjera, krahas nesh, punonin të tjerë njerëz të shquar që më vonë u bënë të njohur si shkrimtarë dhe artistë me emër të madh në Shqipëri. I tillë ishte p.sh. regjisori Ylli Pepo që unë e kam quajtur si “babain” e telenovelës shqiptare, Nasi Lera, Ruzhdi Pulaha, Kiço Blushi, Reshat Arbana, Zhani Ciko, dhe sidomos shoku dhe një nga miqtë më të mirë e më të dashur, ndërkohë edhe patrioti im peqinas, Ferdinand Deda, që do të mbetet në histori si krijuesi i muzikës së lehtë shqiptare dhe i festivaleve të këngës në radiotelevizion, nëpërmjet dirigjimeve të tij ekspresive dhe kompozimeve të paharruara, të shoqëruara me fitimin e trofeve të panumërt! Ka qenë kënaqësi e jashtëzakonshme të punoje me këta njerëz apo të frymoje së bashku me ta tek shkëmbeheshe gjatë ditëve të ndryshme të punës nëpër katet e korridoret e shumta plot dritë të asaj godine të re e të bukur të RTSH-së, kur ne sapo kishim nisur një rrugë të gjatë, pse jo dhe të panjohur më parë.

Jeta dhe karriera juaj kaq e pasur, me siguri njeh edhe shumë krijime të tjera po kaq interesante nga ato që përmendëm dhe që mund të përbëjnë kapituj të një libri tjetër interesant, si ai që keni botuar më parë; ndërkohë si jeni shpërblyer dhe cilat kanë qenë kënaqësitë e përftuara prej jush në gati gjysmë shekulli që keni punuar në këtë profesion?

Po të rikthehesha edhe njëherë në rininë e hershme dhe të më pyesnin se çfarë rruge do doja të zgjidhja në jetë, zgjidhja e vetme dhe e menjëhershme do të ishte gazetaria sportive. Vetëm ky fakt duhet t’u mjaftojë të kuptoni se sa bukur ka qenë për mua t’i kushtohem këtij profesioni dhe kënaqësitë që kam marrë prej tij në këtë gjysmë shekulli punë. Edhe sot i kujtoj me shumë nostalgji dhe dashuri ato transmetime të garave çiklistike, aq të vështira dhe gati të paimagjinueshme për t’u realizuar, kur mendon se me një magnetofon UHER rreth 7 kg peshë, hipur në një motor apo makina garash, mes vapës, pluhurit dhe përshkimit për çdo ditë të qindra e mijëra kilometrave nëpër rrugët e atëhershme plot gropa të Shqipërisë, ndiqja për çdo vit të gjithë rrethet e Shqipërisë. Një transmetim i përditshëm i këtyre garave, aq sa zgjaste Rrethi, por që u jepte kënaqësi të gjithëve kur u përcillja emocionet e garës që kishin për protagonistë mjeshtra të tillë të shquar dhe të paharrueshëm të pedalimit si Agim Tafili me shokë. Ishte sikur të ndiqje “Xhiron e Italisë” apo “Turin e Francës”, për vetë interesimin që ngjallnin transmetimet e asaj kohe për garat tona çiklistike! Dhe në përfundim të tyre kënaqësia ishte e madhe kur shihja që bashkë me mjeshtrat e asaj kohe, në një farë mënyre bëhesha edhe unë protagonist, nëpërmjet kronikave që kisha transmetuar apo dhe reportazheve që botoja nëpër faqet e gazetave që drejtonte kolegu dhe miku im i hershëm i gazetarisë, Besnik Dizdari. Mund të kujtoj edhe shumë episode dhe ngjarje të tjera që më kanë dhënë kënaqësi të shumta dhe për të cilat edhe jam shpërblyer, natyrisht me stimuj moral, si çmime të ndryshme të shoqatës sportive “Anton Mazreku”, disa medalje, ku dua të veçoj atë të “Mirënjohjes” së Presidentit të Republikës, Bamir Topi; atë të “Mirënjohjes” së qytetit tim të vendlindjes, Peqinit, apo çmimi i Karrierës, që mora së fundmi nga “Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë”, që ma dorëzoi vetë Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, i cili më dha ndërkohë një kënaqësi të veçantë kur u kujtoi të pranishmëve të shumtë në ceremoni edhe bashkëpunimin e tij si radiokronist në emisionin tim “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, vite më parë, kur ende nuk i kishte hyrë rrugës politike…! Dhe, dua ta mbyll këtë histori të shkurtër për vete, me një pjesë të marrë nga një shkrim i gazetarit, shkrimtarit dhe poetit Demir Gjergji që, duke dashur të vërë në pah bilancin e karrierës sime të gjatë gazetareske, përmend ndër të tjera se, “…po të kërkoni në arkivin e pafund të RTSH-s, do të gjeni mijëra kilometra shirit me zërin dhe figurën e Ahmet Shqarrit, ku në një farë mënyre do të njiheni me vetë historinë dhe sukseset e sportit shqiptar në vite”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...