2019-01-27

Qerim Vrioni zbulon thesaret e Kolë Macës, fotografit të “pikëllimave”


Në librin e ri “Pikëllim në një foto të vjetër”, studiuesi i njohur i fotografisë prezanton ekzemplarët e vitve 1912-1913 të zbuluara në librat dhe gazetat Italiane.



Nga Dhurata Hamzai


“Emrin e Kolë Macës (diku Niccolo Mazza, italisht e diku tjetër edhe Kolec Maca) e kam hasur fillimisht disa vite më parë në një album fotografik, me pamje të hershme nga qyteti i Vlorës, të botuar nga miku im, arkitekti Pirro Stefa. Ishin vetëm dy foto, njëra dokumentare, funerali i Ismail Qemalit në Vlorë (1919), ndërsa tjetra paraqiste disa gra fshatare të ngarkuara me dru.”, shkruan Qerim Vrioni.


Qerim Vrioni

Kjo temë e veçantë e grave të munduara nga barra e druve dhe fakti që Kolë Maca (1882-1945)ka punuar si fotograf prej 5 vjetësh në Vlorë, koha kur kulmonin ngjarjet e pavarësisë së Shqipërisë dhe pasojat që rrodhën pas shpalljes së saj, e ka nxitur studiuesin e fotografisë Qerim Vrioni për të gjurmuar ekzemplarët e rrallë të fotove të 1912-s e më pas.
Kështu e ka nisur studiuesi i pasionuar i fotografisë kërkimin e krijimtarisë me autorësinë e Kolë Macës , të cilat tashmë prezantohen në librin më të ri “Pikëllim në një foto të vjetër”. Libri studimor i prezanton fotot e rralla përmes një këndvështrimi dokumentar, historik, etnografik dhe estetik.
“Fatkeqësisht emri i Kolë Macës, jo vetëm para viteve ’90, por edhe 20 vjet pas rrëzimit të diktaturës, nuk ishte përmendur në shtypin shqiptar, sikur të mos kishte jetuar e krijuar fare në këtë vend”, shprehet studiuesi i fotografisë Qerim Vrioni. Ajo që e ka çuar studiuesin në rrugën e kërkimit të këtij autori të fotografisë shqiptare ka qenë një shkrim i tij, botuar në shtypin shqiptar “dy fotografë shkodranë në Vlorë”, ku përveç Kolë Macës përfshihet edhe Gjon Rrota, i cili kishte punuar si fotograf në Vlorë.
Libri më i ri studimor “Pikëllim në një foto të vjetër”, i studiuesit të fotografisë, Qerim Vrioni na paraqet disa thesare artistike si “Gjon Pali dhe e bija” të realizuar në vitin 1913 në Shkodër nga fotografi Kolë Maca.
“Periudha e realizmit të fotos i takon gjashtë muajve (tetor 1912-prill 1913-s) të Rrethimit të Shkodrës (që atëherë ndodhej nën administrimin ushtarak turk) nga ushtria e Malit të Zi. Qyteti u dorëzua në prill 1913, po vetëm për 2-3 javë sepse me ndërhyrjen e trupave ndërkombëtare, Shkodra i kaloi sërish Shqipërisë dhe në të u ngrit Flamuri Kuq e Zi.”, shkruan Qerim Vrioni.
Ai rrëfen se “Kjo foto është botuar sëpari në një gazetë italiane (La Domenica del Corriere”) të datës 25 maj-1 qershor 1913, në një artikull redaksional me titull: “La fine della Guerra Balcanica”, (Fundi i Luftës Ballkanike). Pak ditë më pas, në qershor 1913, fotoja u botua sërish në Itali, në ballinë dhe në brendësi të librit “L’assedio di Scutari”, (Rrethimi i Shkodrës) të gazetarit italian Gino Berri, korrespondent shtypi në Shkodër gjatë rrethimit të qytetit.”
Vrioni kujton ndër të tjera se Kolë Maca ka bashkëpunuar me gazetën italiane “La Domenica del Corriere”). Kjo faqe gazete shënon për herë të parë një foto me renditje kohore, ku bëhet fjalë për fundin e luftës ballkanike më 10 maj 1912.
Vrioni pasi ka studiuar rrethanat historike, në të cilat u bë kjo foto, autori i librit “Pikëllim në një foto të vjetër” ka hulumtuar gjatë mbi këtë foto, ai ka gjetur, ndër të tjera, emrin e të plagosurit (Gjon Pali) si dhe fshatin nga është ai (Shllak), por edhe paraqitjen e saj në 2-3 botime të tjera. Po ashtu Qerim Vrioni e analizon foton.
“Gjatë kësaj periudhe në qytet e rrethina pati luftime të ashpra midis sulmuesve dhe mbrojtësve të qytetit me shumë të vrarë e plagosur nga të dy krahët. Njeri prej tyre, sipas shënimeve të gazetës është edhe i plagosuri që paraqitet në foto. Ai është dëmtuar rëndë në kokë e në dorë dhe pranë i qëndron e bija, ndoshta në çastet e fundit të jetës së tij, (siç e përcakton libri i Berri-t).”, shkruan studiuesi.
Qerim Vrioni para se të hyjë në kapitullin ku analizohen fotografitë e ralla të Kolec Macës prezanton edhe një kolokium të rrallë të fotografive boëtrore që kanë mbetur në histori. Ky paralelizëm me krijimtrainë e fotografit shqiptar u jep edhe më shumë vlerë fotove.
Në fund të librit autori ka paraqitur edhe një album të vogël me foto të zgjedhura nga krijimtaria e Kolë Macës që ngërthejnë gjini të ndryshme të fotografisë, një pjesë të botuara për herë të parë. Libri dallohet edhe për gjuhë të pastër e të pasur shqipe dhe është botim i Shtëpisë Botuese EMAL.
Bashkëpunëtorë të afërt të autorit për librin janë: konsulent është Dr.Zef Paci, redaktor është shkrimtari Pandeli Koçi, ndërsa ballina u realizua nga Dr.Shpend Bengu.
Ky është libri i katërt i këtij studiuesi, pas “Fotografia-një grusht diell” (2005), “150 vjet Fotografi Shqiptare”(2009) dhe “Fjalor i Fotografisë“ (2013).

****

Ruajtja e kulturës shqiptare në Mal të Zi, pa mbështetje institucionale

Kultura e shqiptarëve në Malin e Zi, si pjesë e kulturës mbarëkombëtare, paraqet një pasuri të veçantë, që sipas analistëve duhet mbrojtur dhe zhvilluar sa më shumë.



Ata mendojnë se një mbështetje të duhur ndaj kësaj kulture duhet të shfaqin edhe institucionet përkatëse nga Tirana dhe Prishtina. (voa)

30 intelektualët më të mëdhenj të Europës bëjnë thirrje për shpëtimin e saj


E quajnë vetën Patriotët e Europës: Mes tyre edhe shkrimtari Ismail Kadare e kolegët e tij nobelistë Milan Kundera; Ian McEwan, Herta Müller, Salman Rushdie, Svetlana Alexievitch dhe Elfride Jelinek, autorë të shquar si Roberto Saviano, Anne Applebaum, Mario Vargas Llosa, Eugenio Scalfari, historianë e intelektualë publikë si Adam Michnik dhe Simon Schama, ej


Një manifest i nisur nga filozofi francez Bernard-Henri Lévy ka gjetur mbështetjen e 30 autorëve nga më të shquarit në Europë, mes të cilëve edhe Ismail Kadare.
Manifesti i botuar sot në gazetën “Liberation”, në Francë, me titullin “Ka rënë zjarr në Shtëpinë e Europës” jep alarmin për rritjen e populizmit në Europë, si një pararendës i rrezikut të ri fashist.
Mes emrave që kanë nënshkruar tekstin janë edhe nobelistët si Milan Kundera, ; Ian McEwan ; Herta Müller, Salman Rushdie, Svetlana Alexievitch dhe Elfride Jelinek, autorë të shquar si Roberto Saviano, Anne Applebaum, Mario Vargas Llosa, Eugenio Scalfari, historianë e intelektualë publikë si Adam Michnik dhe Simon Schama, ej.
“Viti 2019 është një vit kyç për demokracinë në Europë”, komenton për manifestin gazeta e johur amerikane “The New York Times”. “Me 14 zgjedhje politike, më e rëndësishmja mes tyre mbase ajo në fund të majit për Parlamentin European”.
Një rritje alarmante e të djathtës ekstreme dhe populiste mund të jetë fatale për të ardhmen e Europës
“Europa po sulmohet nga profestët fallco të dehur me inat dhe delirantë nga mundësia për të dalë në skenë. Ajo është braktisur tani nga dy aleatet e mëdha që e kanë shpëtuar dy herë nga vetëvrasja në shekullin e kaluar, njëra prej tyre përtej Kanalit dhe tjetri përtej Atlantikut. Kontinenti është i brishtë përballë ndërhyrjeve brutale nga pushtuesi i Kremlinit.Europa si një ide po copëtohet përpara syve tanë”, thuhet në manifestin që është përshkruar si një këmbanë alarmi e Patriotëve të Europës.
Më tej vijon teksti i letrës
Kjo është klima e helmatisur në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj. Nëse nuk ndryshon diçka; nëse nuk shfaqet diçka për të zmbrapsur baticën këmbëngulëse në rritje; nëse nuk del ndonjë shpirt i ri rezistence, këto zgjedhje premtojnë të jenë më katastrofiket që kemi parë ndonjëherë.
Ato do t’u japin fitoren shkatërruesve.
Për ata që ende besojnë në trashëgiminë e Erasmusit, Dantes, Goethes e Comeniusit, do të ketë vetëm disfatë të turpshme.
Do të ketë triumfuar një politikë që nuk denjon inteligjencën e kulturën. Do të ketë shpërthime ksenofobie dhe antisemitizmi.
Katastrofa do të ketë rënë mbi ne.
Ne, të nënshkruarit, jemi midis atyre që refuzojnë t’i dorëzohen kësaj katastrofe që po vjen.
Ne e fusim vetëm midis patriotëve evropianë (një grup më i madh nga sa mund të mendohet, por që shpesh është tepër i heshtur e i tërhequr), të cilët e kuptojnë se çfarë është në lojë këtu. Tre çerekshekulli pas mposhtjes së fashizmit dhe 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit vjen një betejë e re për qytetërimin.
Besimi ynë qëndron në idenë e madhe që trashëguam, për të cilën besojmë se ka qenë forca unike mjaftueshëm e fuqishme për të ngritur popujt e Evropës mbi veten e tyre dhe të kaluarën plot luftëra.
Ne besojmë se ajo mbetet forca unike sot, mjaftueshëm virtuoze për të parandaluar shenjat e reja të totalitarizmit që tërheqin zvarrë pas vetes mizerjen e vjetër të epokave të errëta. Ajo çka është në rrezik nuk na lejon që të dorëzohemi.
Ndaj edhe ju ftojmë të bashkoheni në një lëvizje të re. Ndaj ju bëjmë thirrje për veprim në prag të zgjedhjeve të cilat ne refuzojmë t’ua lëmë në dorë varrmihësve të idesë evropiane.
Ndaj ju nxisim të mbani edhe njëherë pishtarin e një Evrope që, pavarësisht gabimeve të saj, lapsuseve dhe akteve të herëpashershme të dobësisë, mbetet një rreze drite për çdo burrë e grua të lirë në planet.
Brezi ynë gaboi. Ashtu si ndjekësit e Garibaldit në shekullin e 19-të, të cilët përsërisnin si motiv “Italia se farà da sè” (Italia do të bëhet vetë), ne besuam se kontintenti do të bashkohej vetë, pa qenë nevoja të luftonim për të, apo të punonim për të. Ky, i thoshim vetes, “është kursi i historisë”.
Ne duhet të ndahemi plotësisht nga kjo bindje e vjetër. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Tani duhet të luftojmë për idenë e Evropës ose ta shohim të vdesë nën valët e populizmit.
Në përgjigje të ofensivës nacionaliste dhe identitariane, ne duhet të rizbulojmë shpirtin e aktivizmit ose të pranojmë që hidhësia dhe urrejtja të na rrethojnë e mbytin.
Ne duhet të japim urgjentisht alarmin kundër këtyre zjarrvënësve të shpirtit, të cilët, nga Parisi në Romë, me ndalesa gjatë rrugës në Barcelonë, Budapest, Dresden, Vienë e Varshavë, do të ndezin zjarre me liritë tona.
Në këtë disfatë të çuditshme të “Evropës” që shfaqet në horizont; në këtë krizë të re të ndërgjegjes evropiane që premton të shembë gjithçka që i bëri shoqëritë tona të mëdha, të nderuara e të begata, ka një sfidë më të madhe se gjithçka tjetër që nga vitet ’30: Një sfidë kundër demokracisë liberale dhe vlerave të saj“.

Vassilis Alexakis ; Svetlana Alexievitch ; Anne Applebaum ; Jens Christian Grøndahl ; David Grossman ; Ágnes Heller ; Elfriede Jelinek ; Ismaïl Kadaré ; György Konrád ; Milan Kundera ; Bernard-Henri Lévy ; António Lobo Antunes ; Claudio Magris ; Adam Michnik ; Ian McEëan ; Herta Müller ; Ludmila Oulitskaïa ; Orhan Pamuk ; Rob Riemen ; Salman Rushdie ; Fernando Savater ; Roberto Saviano ; Eugenio Scalfari ; Simon Schama ; Peter Schneider ; Abdulah Sidran ; Leïla Slimani ; Colm Tóibín ; Mario Vargas Llosa ; Adam Zagajeëski.

Shqipëria u shpall “Shtëpi e Jetës” nga fondacioni ndërkombëtar “Raoul Wallenberg”, për kontributin që ka dhënë në shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.



Në shenjë nderimi të viktimave të Holokaustit, në lulishten pranë Presidencës u zbulua një pllakë përkujtimore.

Në ceremoninë e zbulimit të pllakës ishin të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik, deputetë të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael, anëtarë të kabinetit qeveritar, krerë të bashkësive fetare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe znëtarë të familjeve shqiptare që kanë shpëtuar dhe mbrojtur hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Presidenti i Shqiupërisë, Ilir Meta, tha se shpallja “Shtëpi e Jetës” është mirënjohje për të gjithë shqiptarët që morën në mbrojtje qytetarë hebrenjë kur ishte në rrezik qenësia e tyre si komb.

“Dëshiroj të përgëzoj e të falënderoj Fondacionin Ndërkombëtar ‘Raoul Wallenberg’ për shpalljen e Shqipërisë ‘Shtëpi të Jetës’. Kjo ngjarje, jashtëzakonisht kuptimplote, nderon dhe respekton të gjithë shqiptarët. Në mënyrë të veçantë, ky akt nderon ata burra dhe gra shqiptare që, të udhëhequr nga kodi ynë shumëshekullor zakonor i mikpritjes dhe Besës, nën parimin se ‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’, strehuan bujarisht e pa u kursyer, vunë në rrezik jetën e tyre dhe të familjeve, duke shpëtuar nga përndjekja dhe shfarosja e sigurt, qindra e mijëra hebrenj gjatë Holokaustit, njërës prej periudhave më të errëta të njerëzimit”, u shpreh Meta.



“Shqipëria, edhepse një vend nën pushtimin nazist, është cilësuar si një ‘parajsë tokësore dhe strehë shpëtimtare’ jo vetëm për qytetarët e saj hebrenj, që ishin gati 200, por edhe për ata hebrenj të cilët lanë shtëpi e katandi anembanë Europës, për të shpëtuar kokën, familjet dhe fëmijët e tyre nga ‘Zgjidhja përfundimtare’ e shtazërisë së pamëshirshme hitleriane. Muzeu i Jad Vashemit në Jeruzalem ka vërtetuar historikisht se Shqipëria u bë shtëpia e përkohshme e atyre, të cilët ishin arratisur nga vatrat e veta dhe i vetmi vend evropian që në vitin 1945 në territoret e veta numëronte dhjetëfishimin e hebrenjve në krahasim me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, më 1939-n. Talmudi, libri i shenjtë i hebrenjve, mëson: ‘Të shpëtosh qoftë edhe një jetë të vetme njerëzore, është njësoj sikur ke shpëtuar botën mbarë!’”, shtoi më tutje Meta.

“Fondacioni Ndërkombëtar ‘Raoul Wallenberg’, që mban emrin e një diplomati të jashtëzakonshëm e zemërmadh, njeh dhe vlerëson aktin e pashembullt humanist dhe fisnik të popullit shqiptar, duke e shpallur vendin tonë ‘Shtëpi të Jetës’, nëpërmjet vendosjes simbolike të pllakatës që po përurojmë sot në Tiranë. Nëpërmjet këtij akti solemn, ne jo vetëm i bëjmë sërish me dije gjithë njerëzimit historinë frymëzuese dhe unike të bashkatdhetarëve tanë, por edhe zotohemi që këtë trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore t’ua përçojmë e t’ua mësojmë edhe fëmijëve tanë dhe brezave që do të vijnë pas. Fatkeqësisht ne u bëmë, vetëm dy dekada më parë, dëshmitarë të masakrave në Ruanda, në Bosnje e Hercegovinë, dhe për më tepër, të masakrave dhe të spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës”, theksoi Meta.

“Genocide dhe veprime të tilla çnjerëzore ndaj kujdo që i përket një feje, etnie apo kombësie të ndryshme, nuk mund të ndodhin dhe mbi të gjitha, nuk duhen lejuar të ndodhin kurrsesi në botën ku jetojmë të gjithë sot! Kurrë më!. Ky është apeli i të mbijetuarve të Holokaustit, disa prej të cilëve shpëtuan në këtë truall, pikërisht falë shpirtit altruist të shqiptarëve dhe ky është edhe mesazhi ynë sot, nga Tirana, kryeqendra e ‘Shtëpisë më të re botërore të Jetës!’”, u shpreh Presidenti Meta.

Zëvendëspresidenti i Fondacionit Ndërkombëtar “Raoul Wallenber”, Daniel Rainer, në fjalën e tij, tha se asnjë vendi tjetër nuk i është njohur ky vlerësim, por ka theksuar se “Heroizmi i popullit shqiptar duhet t’i shpaloset e bëhet me dije mbarë botës”.

“Në Shqipëri nuk është dëgjuar të ketë pasur as edhe një rast të vetëm denoncimi. Mësuam se kjo përpjekje shpëtimi nuk ishte rastësi. Përkundrazi. Ky gjest fisnik është pjesë e kodit gjenetik shqiptar, të njohur si BESA, fjala e nderit që shpjegon mikpritjen njerëzore të shfaqur nga populli shqiptar ndaj të përndjekurve, pa pritur e pa kërkuar asgjë në këmbim dhe duke u përballur me rrezikun e madh për jetën e shpëtimtarëve si dhe familjet e tyre. Kjo është arsyeja pse Fondacioni ynë e shpall Shqipërinë, vendin dhe popullin e saj, si ‘Shtëpia të Jetës’. Asnjë vendi tjetër nuk i është njohur kurrë kjo njohje e vlerësim. Heroizmi i popullit shqiptar duhet t’i shpaloset e bëhet me dije mbarë botës”, u shpreh Rainer, transmeton Balkanweb.

Shpallja e Shqipërisë “Shtëpi e Jetës” dhe vendosja e pllakës përkujtimore për viktimat e Holokaustit u bë me rastin e Ditës së Holokaustit.(http://illyriapress.com)

GAZETARJA KOZETA BRUÇI PËR ALBDREAMS TV - MICHIGAN SHBA






ALBDREAMS TV “Amerika dhe Shqiperia për familjen Martini në Grude të Re,Shkoder” biseda me Kolen,Lulen dhe Agen.. nga gazetarja Kozeta BRUÇI -Drejtuese emisionit “ME SHTEGTARET”..ADTV Michigan SHBA



ALBDREAMS TV ” Si u priten pergjigjet e Lotorise Amerikane në Shkoder?”Biseda me qytetaret nga gazetarja Kozeta BRUÇI -Drejtuese emisionit “ME SHTEGTARET”..ADTV Michigan SHBA



ALBDREAMS TV ” Isha në Amerike dhe nuk qëndrova dot.Çdo gje une e shikoja dhe e shijova nga dritarja.Me vjen keq per njerzit e mije qe nuk i rezistova dot vetmise” keto dhe te tjera ka kallzuar permetari Perparim Hasanaj per gazetaren Kozeta BRUÇI (Drejtuese e emisionit ME SHTEGTARET) ….për ADTV


ALBDREAMS TELEVIZION : “Për mua është shumë vështirë të rri në Amerike. Atje duhet të punosh forte.Të çohesh heret e të kthehesh vonë në shtepi.Nuk ka kohe për të humbur” keto dhe të tjera për gazetaren Kozeta BRUÇI …nga këngetari Hajro PEPA…posaçerisht për ADTV




ALBDREAMS TV “Historia e arratisje në Liqenin e Shkodres 1984.Intervistat e bujshme në Televizionin e Titogradit. Jeta në Amerike dhe kthimi në Shkoder”..të gjitha keto rrefyer nga Myzafer Arifi për gazetaren Kozeta BRUÇI..ADTV MICHIGAN



Gazetarja Kozeta BRUÇI “Çfarë mendojne shkodranet per mergimin dhe mergimtaret”


Gazetarja Kozeta BRUÇI “Çfarë mendojne nxenesit shkodrane per studimet në evrope apo amerike”


“Nje kafe me Antonin..” telereportazh nga Kozeta Bruçi,kushtuar jetes e veprimtarise se Anton Grishaj.Realizuar ALBDREAMS TV me qender Michigan SHBA



ALBDREAMS TELEVIZION : Gazetaria Kozeta Bruçi “Çfarë thone te rinjet shkodrane per martesat në SHBA?”

ALBDREAMS TV : “Jeta e shqiptarve te amerikes sipas Fadil Krajes e bashkeshortes se tij ” nga gazetaria KOZETA BRUÇI

Shkrimtari dhe mediet


Rezultate imazhesh për agim vuniqi


Shkruan: Agim Vuniqi

Mediat e shkruara:”Illyria”që botohet në New York dhe “Dielli” që botohet në Boston, dhe ato pamore: “Zëri i Amerikës”;“AA New York TV”; “Albanian Culture NY”; ALBTVUSA; ACTV-Michigan; AA Vision; ATV Chicago; “Albdreams TV” në gjuhën shqipe, në Amerikë, janë dhurata më e vlefshme për komunitetin shqiptaro-amerikan, por edhe ata në vend, nga ato mund të mësojmë dhe studjojmë përvojat e caktuara dhe të vështira të autorëve të shumtë, të vetmuar, pa ndonjë përkrahje të veçantë të komunitetit por as institucionale, edhepse benefitet e grumbullimit të materialit dokumentues, si dëshmi e kohës, janë të shumëfishta.


Ndriçimi publik është lajmëtar i drejtësisë dhe themeli i demokracisë. Detyra e intelektualit-gazetarit në SHBA është e interesit të shumëfisht, për të çuar më tej të mesazhin kohor për ecuritë socio-politike dhe kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe për të pasqyruar denjësisht format e organizimit të brendshëm si synim, duke kërkuar të vërtetën dhe sigurimin e një vlerësimi të drejtë dhe të plotë të çështjeve dhe të ngjarjeve. 

Gazetarët e ndërgjegjshëm nga të gjitha mediat dhe specialitetet përpiqen për t’i shërbyer publikut me ndërgjegje dhe ndershmëri. Integriteti profesional është themeli i besueshmërisë së një gazetari. Këtë përpiqen ta thonë shumë autorë, përmes librave të shumtë të botuar….

Pretendimi i tyre që ia sjell lexuesit është përpjekje jo vetëm për të pajisur lexuesin me njohuritë themelore të historisë së mërgimtarit, por edhe për të hapur debatin e munguar socio-politik për historinë e përbashkët në vendin e origjinës dhe jashtë vendit si standard, duke shoqëruar atë me formulime adekuate që janë të pranueshme në botë, të plotësuara me shembuj praktik të ecejekeve të gazetarisë vendore por edhe asaj esenciale hulumtuese perëndimore, edhe si kritikë; e para është shquar më tepër me burokraci të vendimeve, sesa e hulumtimit të fakteve dhe guximit intelektual për t’ia transmetuar të vërtetën lexuesit.

Parimet etike të gazetarisë shqiptaro -amerikane mbi të cilat vlera është bazuar kjo janë të dizajnuara si udhërrëfyes kohor nëpër vështirësitë e shumta, të tilla çfarë ishin më heret të natyrës ideologjike, dhe këto të tashme të procesit tranzitor dhe institucional shtetëndërtues në vendin nga ata vijnë, si konfliktet e interesit, korrupsioni.., për të ndihmuar gazetarët por edhe lexuesit e vëmendshëm të bëjnë dallimin kohor dhe për t’i pasur më të qarta dilemat etike.

Nëse gazetarët në Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë çuar në formulimin dhe miratimin e standardeve në gazetari, ato bukur i ka vërejtur autori, të tilla mund të gjenden në redaksitë e ndryshme të raportimit të lajmeve, analizat ë komenteve në shumicën e vendeve, ku ka jetuar edhe vet, e cila me ligjet e saja ka sankcionuar ligjërisht lirinë e shtypit.

2019-01-26

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro –Amerikane ngushëllon Akademik Prof.dr.Nexhat Dacin për vdekjen e djalit Arianit.-

Rezultate imazhesh për skender kodra

Skendër Kodra


Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane ,Akademik Prof.Dr.Skender Kodra,Ph.D,Bordi ,Senati Akademik dhe anëtarë tjerë Akademisë në New York,Prishtinë, Tiranë dhe Shkup e ka ngushlluar Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ,Akademik Prof.Dr.Nexhat Dacin dhe familjen e tij,pas humbjës së djalit të tij,Arian Dacit,sot në Brezovicë.

Rezultate imazhesh për nexhat daci

Nexhat Daci 


“I nderuari Akademik Prof.Dr. Nexhat Daci,

Me dhembje të thellë u njoftuam për lajmin e hidhur dhe tragjik të djalit tuaj të ndritur Mr.Ph.Arian Dacit.

Rezultate imazhesh për arian Daci

Arian Daci 

Në emër të ASHASHA,ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta juve dhe mbarë familjës për këtë humbje të papritur dhe të madhe, thuhet në ngushëllimin e ASHASHA-së.

Kryetari i ASHASHA
Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra ,Ph.D

New York,Tiranë,Prishtinë ,Shkup:26.01.2019.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...