2019-03-09

Iliri Shaqitri : Këngët janë si fëmijët!

Nga Flori Bruqi 

Ilir Shaqiri është një ndër këngëtarët më të njohur në Kosovë dhe në Shqipëri. Për 40 dhjetë vjetë   me rradhë, zëri i tij ka kumbuar fuqishëm në skenën shqiptare, duke ngritur peshë zemrat e shqiptarëve dhe duke e çuar në një stad shumë më të lartë këngën shqiptare. 



Rezultate imazhesh për ilir shaqiri ka botuar dy libra



Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LSHK), në vitin 2018 ka  botuar poemën “Adem Jashari”, nga këngëtari dhe poeti Ilir Shaqiri.

Poema “Adem Jashari” e shkrimtarit Ilir Shaqiri  është nga të rrallat (në mos e vetmja gjerë më tani) që trajton temën e heroit nacional të Kosovës në letërsi.

Ka disa vite që kur Ilir Shaqiri i është rikthyer pasionit të tij të hershëm për letërsinë. Deri tash ka botuar dy romane, “Tan Temali” dhe “Lemza e dheut”, ndërkaq ka botuar po ashtu edhe një libër me studime nga fusha folkloristikës dhe estetikës me titull “Estetika dhe semiotika në krijimtarinë e nënës”.

Rexhep Qosja në parathënie të librit "“Tan Temali”


  ka shkruar se romani i Ilir Shaqirit "Tan Temali" është në roman për ngjarje historike dhe kulturore që kanë shënuar jetën e brezit tonë: jetën e brezit që e krijoi lëvizjen kombëtare e cila, më në fund, solli atë që aq gjatë është ëndërruar prej gjithë brezave shqiptarë: solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


Në kuadër të Festivalit të Këngëve Arbëreshe dhe aktiviteteve të tjera kulturore të komunitetit arbëresh në Kalabri, kohë më parë  u promovua   romani i  Ilir Shaqiri, me titull “Lemza e dheut”.

“Aroma deradiane pushton pjesën më të madhe të romanit, që peshon më tepër nga poezia sesa nga proza, në fakt të një romani poetik, ku shfaqen personazhe dhe klithma nga mitologjia klasike shqiptare, njohuri historike e letrare që Ilir Shaqiri i vendos hijshëm në këtë roman; skena kinematografike të jashtëzakonshme, ngjyra të fuqishme të panelit nga vepra që autori i sjell bindshëm nga e shkuara tek modernia.Ilir Shaqiri i tregon botës, me një kurajë shumë të madhe, udhën e pasosur edhe kur ajo merr flakë para syve tanë, duke i vënë në sfida të çuditshme personazhet, në lëvizje të përhershme, në çdo moment, duke manifestuar fuqi të jashtëzakonshme të udhës që ndjek si autor”, ka shkruar në një shkrim më të gjatë për romanin “Lemza e dheut”, poeti arbëresh, Zef Kakoca.
****

Disa këngë të tij si, "Jam Evropë", "Jam shqiptar", etj, janë bërë hite dhe kushtrim për Kosovën dhe patriotizmin kosovar, duke nxitur urrejtjen ndaj pushtuesit serb.


 Pothuajse në të gjitha këngët e tij, i këndohet atdhetarisë, patriotizmit, mallit për vendlindjen, si dhe dramës së kurbetit, ku mijëra kosovarë, të detyruar për shkak të pushtimit serb, kanë braktisur vendlindjen. 


Ndër këngët që ka më përzemër, është krijimi i parë mbi vargjet e Naim Frashërit, e cila u krijua në një kohë të vështirë për Kosovën.Fjalët e Naimit dhe muzika që krijoi ai mbi këto vargje, hyn thellë në shpirtin e shqiptarëve


Ilir Shaqiri është një ndër këngëtarët më të njohur në Kosovë dhe në Shqipëri. 



Ai ka lindur në Burojë të Drenicës më 6.12.1960. Aty ka mbaruar shkollën fillore, pastaj të mesmen për farmaci, në Prizren.


 Studimet e larta i ka mbaruar në Prizren dhe Prishtinë për Gjuhë-Letërsi. Eshtë magjistruar në Letërsi Shqipe (Estetikë dhe Semiotikë).



Për herë të parë para publikut doli në vitin 1978 në Shtëpinë e kulturës në Prizren. 

Në vitin 1983 në festivalin "Rapsodët Këndojnë" në Drenicë merr çmimin e parë nga juria profesionale. 

Me Shoqërinë Kulturore "Akumulatori" të Mitrovicës në festivalin e Kaçanikut, në vitin 1984, vlerësohet si interpretues i shkëlqyeshëm.
Së bashku me heroin e kombit shqiptar Hamëz Jashari në vitin 1985 kanë formuar Ansamblin folklorik "Drenica", dhe të njëjtin ansambël e kanë udhëhequr deri në vitin 1990. 

Në festivalin "Theranda 85" vlerësohet për interpretim.  Në vitet 1988-1989, mbaroi dy kurse për solokëndim në Tiranë, ndërsa në festivalin "Festarb 1992" në Shkup, festivali i parë ku bashkoi të gjithë krijuesit shqiptarë, ka marr çmimin e parë të publikut.
Morri pjesë në Festivalin e 33-të të Këngës në RTSH (1994) me këngën e Naim Gjoshit, Jam Evropë.

 Në të njëjtin vit morri pjesë në festivalin ndërkombëtar "Folkmoot USA 1994" në Karolinën e Veriut dhe është nderuar me një çmim special. Në vitin 1995 në festivalin "Kënga Shqiptare" në Prishtinë merr dy çmimet e para, atë të jurisë dhe të publikut, ndërsa në vitin 1997 realizoi filmin televiziv "A.D. – Vite të rëndësishme", me regjisorin Isa Qosja.

Gjatë vitit 1998 mbajti 109 koncerte në përkrahje të UÇK-së nëpër Evropë: Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri. 

Më 6 mars 1999, si anëtar e Trupës Ushtarake Artistike në kuadër të UCK-së, morri pjesë në përvjetorin e parë të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, gjatë luftës kundër pushtuesit serb,. 

Ka fituar shumë çmime nëpër festivale dhe konkurse të ndryshme. Ndër çmimet mund të veçojmë, "Çmimin e parë të Jurisë dhe të Publikut", më 1983 në festivalin “Rapsodët këndojnë”, i cili u zhvillua në Drenicë. 

Në vitin 1984 në "Festivalin e Kaçanikut" vlerësohet si, “Zëri më i mirë", në vitin 1985 “Interpretimi më i mirë” në festivalin e Therandës, në vitin 1992 merr "Çmimin e parë të Publikut" në "Fest Arb Shkup", në vitin 1995 "Çmimin e parë dhe të publikut"te “Kënga Shqiptare” në Prishtinë dhe në vitin 2000, merr "Çmimin Special",  në "Festivalin Ndërkombëtar të Brukselit".Etj


 Është martuar në vitin 1984 dhe ka tre djem. Ka pasion të veçantë pikturën dhe mbledhjen e gjërave antike.


Si të duket ecuria e këngës popullore tradicionale kosovare?


Kënga tradicionale në Kosovë, ka një trend të kënaqshëm, posaçërisht këngët e krijuara mbi bulzën e këngës tradicionale shqiptare. 


Tendencat e globalizimit edhe në muzikë, hetohen gjithandej. 


Një gjë të tillë shpejtojnë të bëjnë mediat elektronike, por edhe të shkruara, duke favorizuar vlerat e dyshimta dhe muzikë ballkanike me tekste në gjuhën shqipe, por që më vete nuk përmbajnë asgjë. Këto këngë unë i quaj “këngë për një përdorim”, sepse edhe në radiot dhe televizionet e Kosovës, nuk jetojnë më gjatë se një muaj.


Kënga hyri tek ju si pasion, apo si mision?


Fillimet e mia drejt këngës kanë qenë një pasion, por në kohën e vështirë që po ecte Kosova, ky pasion mu bë mision.


 Me këngët atdhetare që interpretoja, thoja gjithçka që ndjeja për popullin tim. 


Jam shumë i gëzuar, që çdo gjë që ndodhi në Kosovë, deri në çlirimin e saj, e kam shënuar përmes këngës sime. 


Pas çlirimit të Kosovës, i kam kënduar gjakut të derdhur për liri dhe dëshmorëve të kombit.


 Sot i këndoj përsëri jetës, dashurisë dhe mërgimit, duke mos harruar asnjëherë këngët për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri që unë të jetoj i lirë në Prishtinë dhe të këndoj lirshëm shqip.



Në rrugën e këngës hyre rastësisht, apo je nxitur nga dikush?


Më kanë nxitur shokët dhe shoqet e klasës. 


Ata më kanë dhënë krah, që unë të drejtohem drejt këngës. Ishte viti 1979, kur për herë të parë hipa në skenë dhe këndova këngën,”O zambaku i Prizrenit”, pikërisht në Pallatin e Kulturës në Prizren.


Si jeni lidhur me vajzën, që më vonë u bë krahu juaj i djathtë?


Me Florën jam njohur në vitin 1981. Në vitin 1984, vendosëm të martoheshim. 


Të dy jemi njohur krejt rastësisht. Unë punoja në farmaci në qytetin Skënderaj dhe ajo pati ardhur disa herë tek tezja e saj, e cila punonte me mua. 


U lidhëm bashkë, u martuam dhe sot kemi tre djem, të cilët janë rritur dhe sot më ndihmojnë në punët e mia artistike. 


Në këtë rrugë më ka ndihmuar shumë edhe bashkëshortja, e cila ka sakrifikuar shumë për artin tim.


Keni shumë albume muzikore dhe videoklipe, cilat janë disa nga këngët e tua më të dashura?


Këngët janë si fëmijët! Në secilën prej tyre kam derdhur nga një copëz shpirti, por krijimi i parë mbi vargjet e poetit tonë të madh Naim Frashëri, është këngë që më mbërthen në një emocion të veçantë. 


Ndoshta edhe pse ajo këngë u krijua në një kohë të vështirë të Kosovës dhe fjalët e Naimit të madh dhe muzikës që krijova mbi këto vargje, hyn thellë në shpirtin e shqiptarëve.


 Sot, besoj se kjo këngë dhe shumë këngë të tjera të mia, kanë shërbyer në edukimin patriotik të brezit, i cili filloi ashpër t?i kundërshtojë pushtuesit serb.


 Këngë të tjera, që kanë lënë gjurmë të kohës janë edhe, "Falë të qoftë gjaku Kosovë", "Minatori", "Udhët e mia", "Zëri i atdheut", "Jam Evropë", "Jam shqiptar", "Shkëlqimi i plisit", "Bilbili i Kosovës", "Sërish vjen marsi", "Princesha e Dukagjinit", "Moj e rritur në Kosovë" , "Dridhe Shkup e Shkodër".Etj.


Keni kënduar në shumë shtete të botës, ku jetojnë shqiptarët, në cilin nga turnetë tuaja jeni ndjerë më i emocionuar?


Kam kënduar gjithandej, ku jetojnë Shqiptarët, por turneu, i cili u organizua në kohën e luftës së Kosovës nëpër Evropë e që ishte një koncert homazh për Kosovën, ka qenë turneu më mbreslënës në karrierën time. 


Shumë vajza dhe djem të rinj shqiptarë, janë nisur pas koncertit në luftë për Kosovën. Në këtë rast, duhet t'i falenderoj artistët shqiptarë, që për katër muaj rresht dhanë 6mbi 70  koncerte, mjetet e të cilave u derdhën në ndihmë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Artistët, Mirush Kabashi, Çun Lajçi, Liri Lushi, Edmond Zhulali, Arif Vladi, Agim Doqi, Manjola Nallbani, Kastriot Tusha, Ledina Celo dhe një mirënjohje të veçantë për organizatorin e këtij turneu “Eurokohën”, Remzi Ejupi.


Po çasti më emocionant për ju, cili ka qenë?


Çasti më emocionant i përket vitit 1993, gjatë një koncerti në Regensburg të Gjermanisë. 


Unë dola në skenë, si gjithmonë i mirëpritur dhe tek refreni i këngës së dytë në fund të sallës, hyri vëllai im më i vogël. 


Ai kishte ikur nga Kosova, që të mos bëhej ushtar i ushtrisë jugosllave. 



Imazh i ngjashëm


Kisha tre vjet pa e parë dhe nuk besoja, që ai mund të vinte në Gjermani, pasi ishte vendosur në Zvicër.

 Ai ndaloi në fund të sallës, ndërsa mua mu pre kënga në fyt. 


Publiku ktheu kokën nga fundi i sallës dhe unë tashmë nuk isha në skenë, por përqafuar me vëllanë e vogël tri vjet pa u parë.


Nga këngëtarët shqiptarë, kë keni më përzemër?


E kam dashur dhe vazhdoj ta dua shumë të papërsëritshmen Vaqe Zela, pastaj Arif Vladin dhe Aurela Gaçen. Ndërsa nga Kosova, idhulli im është bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha. 


Ajo ka qenë dhe mbetet institucion i kulturës kosovare.


Nisur nga hyrja e rrymave të huaja në muzikën tradicionale popullore shqiptare, ju si e gjykoni këtë gjë?



Rezultate imazhesh për librat e ilir shaqirit

Edhe në Shqipëri, tendencat e globalizimit të kulturës, janë gjithmonë e më të ashpra. 

Unë mendoj që, përmes këngës së bukur shqiptare, mund të bëhemi pjesë e këtij globalizimi e jo të krijojmë e të këndojmë si tjetri, sepse atëherë nuk je ti!


Jeni i vetmi këngëtar kosovar, që i keni kënduar më shumë atdhedashurisë, patriotizmit dhe emigracionit kosovar, përse keni zgjedhur këtë tematikë?


Esenini ka një thënje të bukur, “këndo po deshe edhe me zërin e bretkosës, veç këndo me zërin tënd”.



Rezultate imazhesh për librat e ilir shaqirit

Kur ishe i vogël, për çfarë ëndërroje më shumë?

Ëndërroja të bëhesha piktor. E doja shumë pikturën, por babai im dëshironte, që unë të studioja në Akademinë Ushtarake për aviacion. Kur u rrita, kjo dëshirë e babait tim, nuk u realizua, sepse këto lloj akademish, ishin në duart e armiqve të Kosovës, ndaj këto studime nuk mund të bëheshin as në Shqipëri.


 Dëshira e dytë e babait, ishte që unë të studioja për farmaci, sepse në Drenicë ishte vetëm një farmacist dhe ai nuk ishte shqiptar.

Keni ndonjë mesazh në përfundim të kësaj interviste?

Dua ta falenderoj nga zemra popullin vëlla të Shqipërisë për sakrificën, që ka bërë në luftën e Kosovës. 


Posaçërisht me këtë rast, dua ta përshëndes, ta falenderoj dhe t?i ulem deri në gjunjë, gjeneralit Kudusi Lama dhe ushtarëve të tij, për heroizmin që kanë treguar në luftën çlirimtare të Kosovës.


 Me burra si Kudusi Lama, Shqipëria do të bëhet një dhe e pandarë.


 Mos vdeksha pa i parë trojet Shqiptare të bashkuara në një shtet, që quhet Shqipëri. 




Rezultate imazhesh për librat e ilir shaqirit

Albumet, veprat

Djem petrita ka rritë Drenica (1988)

Luma e kuqe ka lidhë besë (1989)

Falë të qoftë gjaku Kosovë (1989)

Fjalët e Qiririt (1990)

Plisat udhëtojnë kah dielli, video-projekt (1990)

Këngë e rrallë (1991)

Kthehu, video-projekt (1991)

Këtu kam folenë (1992)

Liri, audio dhe video-projekt (1993)

Ta shoh blerimin në sy (1996)

AD, Vite të rëndësishme (1997)

Tingujt e zjarrtë (1994)

Këtu shkëlqen plisi (1998)

Thirrja e shpirtrave (1999)

Clirimtari (1999)

Garda e Kosovës (2000)

Këngët e Përndritjes (2001)

Bota e rinisë (2002)

Kujdes lirinë (2003)

Ringjallje (1998)

Dridhe Shkup e Shkodër (2004)

Lugina e dashurisë (2005)

E di një këngë për ty (2006)

100% SHQIP (2008)

Pranë diellit (2007)

Ka botuar 100 këngë, në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (2012)

Eshtë autor i shumë krijimeve muzikore për filma dokumentarë dhe teatër

Herizëm dhe dashuri, autobiografi nga Gjenerali Kudusi Lama

Ka krijuar dhe interpretuar mbi 600 këngë në frymën e muzikës së lehtë dhe popullore, shqiptare

Ka botuar studimin "Estetika dhe semiotika në krijimtarinë e nënës" (2014)

Ka botuar romanin "Tan Temali", me shtëpinë botuese Toena, në Tiranë (2014)

Romanin "Lemza e dheut", me LSHK , në Prishtinë (2016)

Eshtë skenarist i filmit të gjatë artistik "Kangjelet" (2016 - 2017)

Ka botuar poemën "Adem Jashari" (2018).




Këngëtari Ilir Shaqiri ka thënë se nuk është befasuar se ka marrë statusin e veteranit të UÇK-së.

 Këtë thotë ta ketë merituar për shkak të kontributit të tij në ngritjen e moralit, si pjesë e Trupës Artistike Ushtarake të UÇK-së.

“Dhënia e moralit përmes artit muzikor për ushtrinë dhe popullin në përgjithësi, ishte kontributi im”, ka thënë Shaqiri.


“Ushtria Çlirimtare e Kosovës në atë kohë ka pasur tri struktura shumë të rëndësishme që kanë qenë: KosovaPress, Radio Kosova e Lirë dhe Trupa Artistike Ushtarake. E si pjesë e Trupës Artistike Ushtarake, kam qenë edhe unë në të gjitha aktivitetet në zonat ku zhvillohej lufta”, theksoi Shaqiri.

I pyetur se a e priste këtë, Shaqiri ka thënë se “dihet kush kanë qenë anëtarët e Trupës Artistike Ushtarake dhe ata që kanë qenë, është pritë që të jenë në këtë listë”.


Sipas tij, dëshmi për këtë janë xhirimet e asaj kohe të përgatitjeve me mundësi tepër të vogla dhe të vështira.....

Paul Kurti, një film ruso-amerikan me temë shqiptare




Regjisori vizionar Paul Kurti, sjell për publikun botëror filmin “Right To Love” (E drejta për të dashuruar). Filmi pati një sukses të jashtëzakonshëm në premierat në New York në dhjetor 2012 dhe janar 2013. Më 2 mars 2013 filmi do shfaqet dhe në Moskë, Rusi. Flitet për personalitet famoze dhe VIP-at që do marrin pjesë në këtë premierë.

Skenari u shkrua nga aktorja dhe producentja e njohur Amina Zhaman, me origjinë Çerkeze, nga Kaukazi Verior. Filmi është i pari produksion rus i një filmi amerikan në anglisht. Filmi ka dhe dialog në shqip dhe shumica e aktorëve janë emra të njohur të kinematografisë shqiptare dhe të huaj. Pavlina Mani, Luan Bexheti, Omar Chaparro, Karina Ivanova dhe Theodor Buloukos interpretojnë në këtë film me regji të Paul Kurtit.). “Më kontaktoi Amina pasi kishte dëgjuar dhe parë filmat e mi të shkurtër. Ajo kishte shkruar një skenar dhe muzikën për një film, një histori mjaft personale për të. Një nga personazhet kryesore të filmit është shqiptaro-amerikan dhe meqë dhe unë jam nga Shqipëria mund ta kuptoja më mirë këtë kulturë,” shpjegon regjisori Paul Kurti.
Paul Kurti është një regjisor shqiptaro-kanadez. Nipi i aktores shqiptare Tinka Kurti, ai rritet me një interes të thellë në forma shprehëse vizuale, duke përfshirë vizatimin, arkitekturën dhe filmin. Ka studiuar regji në New York Film Academy. Ka krijuar disa video muzikë dhe filma të shkurtër, duke përfshirë filmin "Restless Wanderer" me të cilin ka fituar çmimin Yobi Film. Filmat e tij janë shfaqur në festivale si WILDsound (Kanada), Dreambox (Japoni), Tirana International Film Festival (Shqipëri) etj. Në vitin 2012 drejton filmin e tij të parë me metrazh të gjatë "E Drejta për të Dashuruar", i cili përfshin një grup të larmishëm e ndërkombëtar aktorësh.
Një pasion tjetër i tij është udhëtimi, ka udhëtuar në mbi 25 vende, për të njohur kultura, pejsazhe dhe njerëz të ndryshëm. Ndikimi i tij më i madh në fushën e filmit është regjisori gjerman Werner Herzog. Ai beson në krijimin e imazheve dhe tregimeve që nxisin diskutimin dhe shqyrtojnë nivelet më të thella të së vërtetës.

Cila është historia e filmit “Right to Love” (E Drejta Për të Dashuruar)?
Filmi tregon historinë e Aminës (Amina Zhaman), një aktore Çerkeze-muslimane, e cila shkon në New York me ambicie për të interpretuar në skenat e Broadway. Ajo bie në dashuri me Tonin (Shpend Xani), një biznesmen Shqiptaro-Katolik, por familja e tij nuk e pranon dhe mundohet ta prishë lidhjen e tyre.
Në sipërfaqe duket si një histori moderne e Romeo dhe Xhulietës, por ka shumë elemente që e bëjnë këtë histori të veçantë dhe unike. Filmi bën shumë pyetje - sa jemi ne të gatshëm të sakrifikojmë për të ndjekur ëndrrat tona? Do sakrifikonim familjen, karrierën, dashurinë tonë? Pse disa njerëz vazhdojnë të gjykojnë të tjerët në bazë të kombësisë dhe të fesë së tyre? A është një mentalitet grupi apo ndryshon në çdo individ në bazë të përvojës së tyre? Do ndryshojnë ndonjëherë këto paragjykime?
Historitë që më interesojnë mua janë ato të cilat nuk japin përgjigje, por bëjnë pyetje. Unë përpiqem të analizoj një histori nga të gjitha pikëpamjet e personazheve, madje edhe atyre që s'janë pozitive. Më pas është në dorë të publikut të formulojë mendime në bazë të çfarë u paraqit në ekran. Nëse filmi nxit bisedime, atëherë për mua ka arritur sukses. 


Ku është xhiruar filmi?
Filmi u xhirua në New York gjatë verës së vitit 2012. U deshën përafërsisht 2 muaj përgatitje, 6 javë filmime dhe 5 muaj montazh. New Yorku është qyteti ku personazhi kryesor vjen me ëndrrën për të interpretuar në Broadway, dhe është gjithashtu një qytet që është ndërtuar mbi ëndrrat dhe punën e brezave të shumtë të emigrantëve nga prejardhjet e kombësi të ndryshme. Ky qytet është i përshtatshëm për këtë film.
A mund të na flisni për zgjedhjen e aktorëve?
Amina Zhaman shkroi historinë dhe gjithashtu interpreton rolin kryesor. Në audicionet për rolin e Tonit, provuam disa aktore të ndryshëm, por kur pamë Shpend Xanin, menduam se ishte zgjedhja më e përshtatshme për rolin. Interpretimi i Shpendit është ndryshe nga Toni i skenarit, ai ka një prani shumë më intensive në ekran. Megjithatë, mendova se ishte një ide interesante për personazhin, dhe kam kaluar mjaft kohë me Shpendin duke folur dhe përpunuar Tonin. Theodore Buloukos luan rolin e John Fisher, producenti që ndihmon Aminën të interpretojë në skenë. Ai është një aktor me shumë përvojë dhe mjaft profesional dhe ishte një kënaqësi të punoja me të. Aktorë të tjerë janë Luan Bexheti, Omar Chaparro, Ariot Myrtaj, Karina Ivanova dhe shumë të tjerë. Meqë ishte një film indipendent, dhe koha dhe buxheti ishin të kufizuar, shpesh nuk kemi pasur shume kohë për prova. Por të gjithë aktorët e filmit e kuptuan këtë sfidë shfaqën gjithë aftësitë e tyre para kamerës.
Çfarë momentesh të veçanta të filmit ju kanë lënë mbresa?
Skena kur Toni ballafaqohet me nënën e tij Maviola, më ka ngelur në mendje. Kam qenë me fat sepse kam pasur mundësi të punoj me Pavlina Manin, një aktore e madhe që kam parë dhe admiruar në televizor. Mendoj se Pavlina Mani dhe Shpend Xani interpretojnë marrëdhënien nënë-bir në një mënyrë shumë të fuqishme dhe të ndershëm. Mendoj se përvojat e tyre personale i kanë ndihmuar gjatë interpretimit të kësaj skene. Është një skenë intensive, ku publiku herë e përbuz dhe herë e mëshiron personazhin e Maviolës. Kjo ishte një nga skenat e pakta që kam shkruar dhe jam shumë krenar për rezultatin përfundimtar.
Cila është pjesa juaj e preferuar e regjisë?
Deri më sot, mendoj se akoma s'kam gjetur diçka tjetër që më bën të ndihem vetvetja aq sa kur po bëj një film. Regjia është si të gjesh elementet e përshtatshme për të zgjidhur një mister, ama të gjithat elementet duhet t'i përshtaten skenarit dhe filmit. Kjo përfshin vendet, aktorët, dialogun, lëvizjen e kamerës etj. Gjithashtu besoj se filmi është i përbërë nga ato momente të papritura dhe të paplanifikuara që ndodhin gjatë xhirimeve. Mund të jetë një ide, një fjali e re, një vend interesant, etj. Një regjisor duhet të jetë i aftër t'i kuptojë këto momente dhe t'i përdorë për të mirën e filmit. Mua më pëlqejnë mjaft këto sfida. Megjithatë, sado që më pëlqen filmimi, mendoj se montazhi është vendi ku krijohet “magjia” e filmit, dhe gjithmonë e pres me padurim periudhën e montazhit.
Çfarë projektesh keni për të ardhmen?
Kam shkruar dy filma me metrazh të gjatë, dhe jam duke kërkuar financime për t'i xhiruar. Tregojnë histori njerëzish që për arsye të ndryshme janë disi të izoluar nga shoqëria. Ne të gjithë njohim njerëz të tillë, mund të jetë ai fqinji i çuditshëm që banon në kat të fundit, me të cilin nuk i kemi folur kurrë, por unë besoj se çdo person ka një histori interesante qe ja vlen të tregohet. Kjo është gjithashtu arsyeja pse më interesojnë dhe filmat dokumentare, dhe ndoshta një ditë me një subjekt dhe histori të përshtatshme, do mund të bëj një dokumentar. Ëndrra ime më e madhe ama është që një ditë të bëj një film me gjyshen time. Bisedoi: Ermira Babamusta, New York

Trashëgimitë gjenodicidale të luftës në Kosovë duhet të marrin fund me denime drakonike të fajtorëve , në mënyrë që të hapet një kapitull i ri mes Kosovës dhe Serbisë....

Rezultate imazhesh për flori bruqi

Nga Flori Bruqi


Këshilltari politik i Kryeministrit të Kosovës : Jahja Lluka: Do të kërkojmë që informacionet e arkivave të ushtrisë serbë t’i jepen Komisionit për të pagjeturit 


 “Kërkesa është shumë e qartë. Serbia ka informacione për njerëzit tanë. Asnjë njeri në Kosovë nuk është marr aty për aty, nuk është dërguar në Serbi pa ndonjë plan. Arkivat e ushtrisë serbe dinë saktë për çdo njeri tanë ku është. Ne do të jemi këmbëngulës që informacionet nga arkivat e ushtrisë serbe dhe të policisë, të jenë në dispozicion të komisionit dhe delegacionit, që të mund të zbardhet fati i njerëzve tanë”, ka thënë Jahja Lluka.



Kosova dikur ishte vetëm një ëndërr!

Kuvendi i Kosovës në  seancën e jashtëzakonshme, e ka miratuar Platformën për dialogun me Serbinë.

Në këtë platformë përveç temave të tjera që do të bisedohen me Serbinë, në fokus do të jetë edhe çështja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj në një intervistë për medie zt.Jahja Lluka  ka thënë se pas miratimit të kësaj platforme kanë arritur që me delegacionin t’i koordinojnë punët.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

“Të gjitha informatat ne ua kemi dhënë delegacionit dhe tani më dihen kërkesat tona, por gjithashtu edhe atë çka mundet pala tjetër të kërkoj. Ne jemi shumë të hapur për çdo lokacion në Kosovë, nuk kemi asnjë tabu. Kemi qenë në Landovicë, pastaj në Zallç, të hënën do të shkojmë në Gjakovë në Piskotë, të martën diku tjetër, vazhdon puna. Në urdhëresat e prokurorit, edhe Instituti edhe ne si Komision përgjigjemi menjëherë, nuk ka asnjë problem për ne”, ka thënë ai.



Sipas tij çështja e zbardhjes së personave të pagjetur do të jetë njëra ndër prioritetet e dialogut.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

“Unë besoj që me këtë punë që e ka bërë delegacioni, komisioni qeveritar, dhe të gjithë ata që janë angazhuar e kemi një material të rëndësishëm. Të mos e quaj prioritet numër një, por ndër prioritetet kryesore është çështja e zbardhjes së fatit të njerëzve tanë”, ka theksuar ai.

Jahja Lluka ndër të tjera tha se në dialog do të kërkojnë nga Serbia që informacionet nga arkivat e ushtrisë serbe t’u jepen delegacionit dhe komisionit.

****
Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

Çështja e personave të pagjetur tash 20 vjet pas luftës së fundit në Kosovë, ende mbetet njëra ndër temat kryesore për familjarët e tyre.

Zyrtarisht në Kosovë ende figurojnë mbi 1 mijë e 650 persona të zhdukur.

Kjo çështje ende nuk ka marr fund për familjarët të cilët presin dita ditës ndonjë lajm për ta.

Ankthi dhe ëndrrat që kanë për të afërmit e tyre ende nuk është shuar.

Ndërsa institucionet vendorë nuk kanë bërë aq sa duhet për procesin e personave të zhdukur, bile ky problem nuk ka  arritur ende në tryezën e bisedimeve në Bruksel me palën serbe.


E gjithë kjo vihet në kundërshtim nga faktori ndërkombëtar për të kaluar si rend diskutimi në Bruksel. Kështu së paku thotë kryesuesi i Komisionit Qeveritar për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj.

Ai kohë më parë për medie ka thënë se, Komisioni ka dërguar disa herë kërkesë Kryeministrisë, që në Bruksel të bisedohet edhe për personat e pagjetur, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

“Ne kemi paraqitur kërkesat tona që kjo temë të vihet në bisedimet me palën serbe në Bruksel, por deri më tani nuk ka ndodhur. Nuk është e gjitha nga ana jonë kur në këtë proces, mbikëqyrje ka edhe nga faktori ndërkombëtar, ata janë të cilët nuk po i kushtojnë vëmendje kësaj çështje”, ka deklaruar Gjeta.

Ndër të tjera, Gjeta thotë se komisioni po bënë punën e tij duke vlerësuar disa pika lokacioni si të dyshuara për varreza masive.

Sipas tij, Veriu i Mitrovicës mbetët si vend i dyshuar si dhe Zubin Potoku.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

Ne jemi duke dhënë maksimumin tonë për këtë çështje, jemi duke vlerësuar disa vende të dyshuara në Kosovë dhe po presim vlerësimet finale. Ne dyshojmë se në Veri të Mitrovicës mund të ketë varreza masive dhe në Zubin Potok. Shpresojmë që të reflektohet në këtë drejtim”, ka thënë Gjeta.

Ndërsa familjarët dhe shoqatat, procesin e personave të pagjetur e shohin si të neglizhuar dhe të lënë pas dore.

Bajram Qerkini nga shoqata “ Zëri i Prindërve”, thotë se fajin kryesor për këtë proces e kanë patur Qeveria  e Kosovës  si dhe faktori ndërkombëtar.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

“Problemi jonë që ne e kemi në shpirt për të afërmit tanë, nuk po merret parasysh dhe ndihemi të neglizhuar. Pak është duke u punuar në çështjen e të pagjeturve, faktori ndërkombëtar nuk po merret aspak bile as vendorët. Si duket po u konvenon kjo punë dy palëve, por ne jemi ata që po pësojmë me tërë këtë ankth qe 16 vite”, ka thënë Qerkini.

Rezultate imazhesh për krimineli sllobodan millosheviqi

Qerkini ndër të tjera thotë se kanë bërë disa kërkesa në adresë të institucioneve dhe në adresë të departamentit të mjekësisë ligjore duke kërkuar nga këta të fundit të raportojnë për personat e pagjetur.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

“Me të gjitha format jemi duke u mundur të kërkojmë të drejtat tona, qe 6 muaj nuk ka asnjë gërmim apo diçka të ngjashme, ne jemi duke pritur duke qenë të lënduar në shpirt për këto zvarritje”, ka thënë Qerkini duke shtuar se gërmimet që janë bërë së fundmi në Bajtanicë, Kozicë dhe Novi Pazar, janë mbetur gjysmë të papërfunduara.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves


Behxhet Shala, nga Këshilli Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, procesin e zvarritjes së personave të pagjetur e sheh si shkelje e të drejtave të familjarëve pasi që sipas tij, po bëhet e padrejtë ndaj të së vërtetës.

Ai thotë se edhe Bashkësia Ndërkombëtare duhet t'i bëj më shumë presion Serbisë, që familjarët e të zhdukurve të mos presin aq gjatë.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

“Është shqetësuese se si deri më tani nuk ka asnjë reflektim në këtë proces, familjarët e gëzojnë të drejtën e tyre të garantuar për të marr informacione dhe të kërkojnë të afërmit e tyre. Po luhet me ndjenjat e familjarëve dhe kjo është e pamoralshme dhe në kundërshtim më të drejtat njerëzore. Mendoj që edhe ndërkombëtarët do të duhej të bënin më shumë presion tek Serbia që ti kthej personat e zhdukur dhe të hiqet ankthi tash e sa vite për familjarët”, ka thënë Shala për medie.


Rezultate imazhesh për krimineli sllobodan millosheviqi

Vlen të theksohet se Kosova ka arritur marrëveshje me Malin e Zi për shkëmbim informacione mes dy vendeve për fatin e shumë personave të zhdukur.

Gjithashtu edhe disa vende të rajonit si Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar në përpilimin e listave për persona e pagjetur në këto vende që mund të jenë.

Imazh i ngjashëm

Kosova e përkujton në vazhdimësi  tragjedinë gjenodicidale  të shkaktuar nga asgjësimi i paramenduar dhe sistematik i qytetarëve të saj, nga regjimi i  kriminelit serb Sllobodan Millosheviqit.

Ekzistojnë fakte të qarta dhe bindëse se regjimi diktatorial millosheviqjan  është përpjekur të fsheh krimet kundër njerëzimit, duke angazhuar forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe në fushatën e tyre çnjerëzore në Kosovë, gjatë periudhës 1998/1999.


Imazh i ngjashëm

Duke iu referuar konventave dhe akteve të tjera ndërkombëtare mbi të drejtat universale të njeriut, Kosova përsërit apelin për Qeverinë e Serbisë që të jetë më bashkëpunuese në adresimin e fatit të qytetarëve të kidnapuar gjatë luftës së Kosovës, më 1998/1999.


Imazh i ngjashëm

Për më shumë se dy dekada, ka ekzistuar një shmangie e vazhdueshme nga autoritetet në Serbi, që të adresojë trashëgiminë e krimeve të luftës që kanë ndodhur në Kosovë. Dështimi i Serbisë që të iniciojë hetime të plota dhe të paanshme në lokacionet e identifikuara në Serbi, ka krijuar një kulturë të mos ndëshkueshmërisë, dhe ka pamundësuar t’i ofrojë drejtësi të afërmve të të gjithë komuniteteve të zhdukur nga forcat serbe, që i është  dërguar shteteve të BE-së dhe vendeve të tjera mike të Kosovës.

Rezultate imazhesh për krimineli sllobodan millosheviqi

Qeveria fashiste e  Beogradit, si Kryesi e shtetit që ka kryer krimet në Kosovë dhe në rajon, janë adresa për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.

Prandaj, është e rëndësishme që Beogradi seriozisht të adresojë kërkesat e familjeve të Kosovës për personat e pagjetur, e cila nëse adresohet siç duhet, do të kontribuojë pozitivisht në pajtimin dhe në raportet ndërmjet dy anëve. Komuniteti ndërkombëtar(BE-ja dhe SHBA-të)  në këtë aspekt mund të luajë një rol të rëndësishëm që të lehtësojë dhe të bëjë presion mbi Qeverinë e Serbisë, që të sigurojë zgjidhjen e shpejtë të çdo rasti individual të personave të pagjetur të Kosovës.


Imazh i ngjashëm


Pranimi i krimeve të kryera gjatë luftës është esencial për familjet e viktimave dhe për vendin në tërësi.

Kultura aktuale e mohimit dhe indiferencës morale duke e shtrembëruar, mohuar dhe manipuluar të kaluarën është e papranueshme dhe e dëmshme. 

Serbia ka përgjegjësi morale që të kërkojë falje për përpjekjet për të kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë. 

Thaçi: Mbledhja e jashtëzakonshme e KS të OKB-së në situatë krejt të zakonshme në Kosovë

Prandaj, trashëgimitë e luftës duhet të marrin fund, në mënyrë që të hapet një kapitull i ri që sa më parë të zgjidhet  fati i të pagjeturve të sqarohet , ku  gjasat për pajtim ndëretnik dhe ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë më të përafërta duke i kompenzuar dëmin që ka shkaktuar regjimi çetnik dhe komunist serbo-malazez gjatë dhe pas luftës kur dihet fare mirë çtha presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në New York:

Imazh i ngjashëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbyllur fjalimin  e tij(17.12.2018) në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, duke ia numëruar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, krimet e Serbisë në luftën e Kosovës.



Duke përmendur masakrat, numrin e grave të dhunuara, civilëve të vrarë e shumë krime të tjera, Thaçi ka thënë se “Dihet viktima dhe dihet agresori”. Këtë e tha duke iu përgjigjur Vuçiqit që akuzoi palën e Kosovën, për spastrim etnik ndaj serbëve.

Rezultate imazhesh për krimineli sllobodan millosheviqi

“Dihet viktima, dihet agresori. S’ka dhe s’do të ndodhë rishkrim i historisë. Lufta ka ndodhur në shekullin e shkuar. Duhet ta numëroj disa fakte para jush sepse detyrohem. I pëlqeu dikujt apo jo, shteti i Serbisë ka vrarë 13500 civilë shqiptarë. Aparati shtetëror i tyre, formacionet ushtarake, kanë dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare. 13500 civilë shqiptarë të vrarë, asnjë i akuzuar e lëre më i dënuar. As për 20 mijë gratë e dhunuara, asnjë i dënuar. Një milion shqiptarë të dëbuar. 40 për qind e infrastrukturës e shkatërruar. 400 masakra kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar lëre më i dënuar. Izbicë, 160 të vrarë, të moshuar, gra, fëmijë.

Rezultate imazhesh për krimineli sllobodan millosheviqi


 Në Krushë, 250 civilë të vrarë, gra, pleq fëmijë. 64 të pagjetur, askush i akuzuar e i dënuar. 360 në Mejë. Asnjë i akuzuar e asnjë i dënuar. Studime, Reçak, Rezallë, Obri e masakra të tjera. Theksoj se luftëtarët e Kosovës kanë kaluar nëpër procedura të drejtësisë të misionit të OKB-së, UNMIK-ut, paralelisht me Tribunalin e Hagës, EULEX-it tash e 20 vjet. 

Imazh i ngjashëm

Kosova duke dashur të tregojë përgjegjësinë e lartë shtetërore, duke besuar në të vërtetën, në drejtësi, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, me BE-në, ka themeluar vet Dhomat e Specializuara, që t’u përgjigjen thirrjeve të tyre. 

Imazh i ngjashëm

Edhe pse jemi viktima, sot në Kosovë, më tepër ka të dënuar shqiptarë për krime lufte sesa serbë. 

Rezultate imazhesh për krimineli sllobodan millosheviqi

Në Serbi s’ka asnjë të dënuar për spastrimin etnik e për kryerjen e 400 masakrave në Kosovë. Madje s’ekziston fare zyra për këto çështje”, tha presidenti Hashim  Thaçi.

2019-03-08

Qëndrimi amerikan për marrëveshjen e Kosovës e Serbisë



Hale në takimme VuçiqinState Departmenti do të angazhohet që marrëveshja të arrihet ashtu që të vendoset një model i bashkëpunimit sipas parimit të dy Gjermanive – Gjermania Lindore ka qenë anëtare e OKB-së...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditët e ardhshme do ta bindin Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, që përkohësisht ta suspendojnë vendimin për shtimin e taksës në qind për qind në mallin nga Serbia e BeH-ja.

Uashingtoni angazhohem për korrigjimin e kufijve si zgjidhje e çështjes së Kosovë, e kjo, siç qëndrojnë gjërat aktualisht, do të thotë se Serbisë i takojnë para së gjithash ato pjesë të Kosovës – Leposaviqi e Leshaku, të cilat në vitin 1959 i janë bashkuara Krahinës së atëhershme autonome të Kosovës.


State Departmenti do të angazhohet që marrëveshja të arrihet ashtu që të vendoset një model i bashkëpunimit sipas parimit të dy Gjermanive – Gjermania Lindore ka qenë anëtare e OKB-së, ambasadori i Gjermanisë Perëndimore ka shërbyer në Berlin, porse Gjarmania Perëndimore kurrë në tërësi nuk e ka njohur Gjermaninë Lindore, i kanë thënë gazetës beogradase “Danas” jozyrtarisht burime diplomatike nga Pëerëdimi, duke folur për planet e Amerikës në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Bashkëbiseduesit e gazetës theksojnë se ShBA-të kundërshtojnë përfshirjen e Rusisë e Kinës në bisedime për Kosovën dhe konsiderojnë se Moska e Pekini rolin e tyre e kanë përfunduar me panimin e Rezolutës 1244 të OKB-së në vitin 1999, “sipas të cilës, Serbia, me pajtimin e tyre është tërhequr nga Kosova”.


ShBA-të shohin pengesë për marrëveshje në veprimin e shërbimeve sekrete në Serbi dhe në veprimegt e deklaratat e disa ministrave në Qeverinë e Serbisë, të cilët i konsiderojnë zëdhënës të ministrive të punëve të jashmt ruse. Nëse bisedimet nën patronatin e ShBA-ve dështojnë, Uashingtoni për këtë do ta akuzojë Beogradin dhe atëherë do të ngadalësohet e vështirësohet integrimi i Serbisë në BE”, shkruan “Danas” t’i kenë thënë diplomatët.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...