2019-03-16

Nga Flori Bruqi : Si janë të shpërndarë shqiptarët në botë ?

Ky shkrim  nuk ka për qëllim të përcaktojë me saktësi se sa shqiptarë ka në botë, por të dhenat janë marrë nga burime të huaja që sipas statistikave të tyre kanë përcaktuar se sa shqiptarë mund të kenë afërsisht këto vende, dhe për numrin e madh të tyre të shpërndarë nepër botë .

Shqiptarët janë komb kryesisht i vendosur në Gadishullin Ballkanik: në Shqipëri, ku përbën rreth 83% të popullsisë, në Kosovë rreth 93% dhe në Maqedoni rreth 25%.





Shqiptarë ka pothuaja në mbarë botën .


Shqiptarët janë të shtrirë pothuaja në tërë rruzullin toksor :


 Shqipëri  2.800.000

Kosovë ka rreth 1.700.000 shqiptar

 Maqedoni (rrth 1.000.000)

Serbi (65.000)

 Mal të Zi (32.000)

Kroaci (18.000)

Slloveni(8.000)

Finlandë(9.000

Greqi(1.200.000)

 Itali (800.000-1.000.000)

Turqi(5.000.000  deri 20.000.000)

 Bullgari(300)

Argjentinë(50.000)

Rumani(10.000)

Danimarkë(12.000)

Kanada (35.000)

Ukrainë(50.000)

Belgjikë(60.000)

Suedi(70.000)

Francë(75.000)

Britani(100.000)

(Zvicra(300.000)

Gjermania(450.000)

Siri(10.000) si dhe në vende të ndryshme të mërgatës.Etj.

Flasin gjuhën shqipe, e cila i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane. Sipas fesë, krysisht janë myslimanë ose të krishterë (ortodoksë ose katolikë).

Ata flasin gjuhën shqipe dhe e kanë origjinën në territoret antike të Ilirisë dhe Epirit në Ballkanin perëndimor (Evropë). Shqiptarët janë rreth 13 milionë , megjithëse sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre jeton në Ballkan.

Ka komunitete historike shqiptarë në Itali (Arbëreshët), Greqi (Arvanitët), Mali i Zi, Ukrainë, Serbi, Turqi, Egjipt, Bullgari, Bosnja, Kroacia, Rumania, Sllovenia, Republika e Maqedonisë, dhe më shumë kohët e fundit në Evropë në Austria, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia, Zvicra, dhe në Amerikë në Argjentina, Brazili, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.




Në shtetin e Maqedonise, po ashtu edhe shtetet përreth Shqiperise dhe Kosoves, si Serbia, Greqia, dhe Mali i Zi, janë munduar që ta zvogëlojne numrin e banorëve Shqiptarë, dhe shumë prej tyre janë asimiluar dhe identifikohen si Turq, Boshnjak apo kombesi të tjera.Shkaku i ndaljes së shkollimit në gjuhën Shqipe në shtetet përreth Kosoves dhe Shqipërise.



 Ne Maqedoni janë se paku rreth 1.000.000 banorë Shqiptarë , dhe kjo do të thotë se numri me rreth 500,000 banorë në Maqedoni është genjeshter e madhe, kurse ne vitin 1981 janë regjistruar se paku 600,000 banore te etnisë Shqiptare. 




Ne disa vende numri i Shqiptareve krejtesisht është shpallur mbi 15,000.000. 

Ne Turqi  thuhet se banojne  më se paku  rreth 20.000.000 Shqiptare, po ashtu edhe ne Greqi, populli Arvanitas është mbi 2000,000 banore, dhe nuk kane asnje shkoll te fillore apo te mesme qe zhvillohen ne keto dy shtete për popullin Shqiptare (Arvanitasit).

 Po ashtu edhe ne Presheve, Bujanovc dhe Medvegje, qe janë pjese e Kosoves Lindore, ka banore me probleme te arsimit dhe te drejtave te tyre te barabarta, qe janë drejta njerëzore.

Shqiptarët dhe vendi i tyre Shqipëria, janë identifikuar prej shumë etnonimesh. Endonimi më i zakontë sot është "shqiptar", shumës "shqiptarë", kurse emri i vjetër i shqiptarëve ka qenë (tosk.) arbër, (geg.) arbën. 

Mërgimtarët masiv në Itali që datojnë prej shekullit XIV, e quajnë veten arbëreshë[10], emër që përdoret edhe nga mërgimtarët e Greqisë me prejardhje toske, apo të Dalmacisë me prejardhje gege dhe që lëvizën më vonë krahasimisht.

 Për Çabejn apelativi vjen me gjasë nga reduksioni i -a-së ose -e-së së patheksuar (nga apelativi i moçëm arban e arben) u bë rregullisht arbën, e toskërisht me rotacizëm arbër.

Duke qenë se Grekët nuk mund ta flasin shkronjën b, fjala "Arbenia" kthehet në "Arvania" kurse popullsinë e saj e quajtën "Arvanit". Otomanët gërmën "V" e këmbyen me 'N' dhe formuan fjalën 'Arnevit' ose 'Arnaut'.

Fjala 'Arë' shqip do të thotë "dheu ku mbillet", dhe fjala "Ban" në shqip është si në gjuhën persiane, do të thotë ai që bën. Atëherë kuptohet se "Arban" (Ar-ban) do të thotë "bujk". 

Ata që kanë sjellë për herë të parë mjeshtrinë e bujqësisë në Evropë janë kombet ariane të ardhura nga Azia e Mesme. 

Kjo mund të shpjegojë një lidhje të mundshme mes shqiptarëve dhe arianëve të Azisë së Mesme dhe si rrjedhojë kombi shqiptar mund të jetë më i vjetri i vendeve Evropiane.


Imazh i ngjashëm
Shqiptar është një person me prejardhje nga trojet e Shqipërisë, Kosovës se sotme dhe Maqedonisë perendimore, por edhe atyre të minoriteteve në zonën e Ballkanit, meqenëse e ndjen veten se i takon këtij kombi ose populli. Shoqëria shqiptare dallohet nga aftësia e shprehjes në gjuhën Shqipe dhe lidhet nga vazhdimësia e traditave të larmëta dhe të historisë të personave të saj, që nga lashtësia e deri në periudhën e sotme. Konkretisht, kjo shoqëri nuk bën dallime fetare dhe politike, apo klasifikime të tjera që nuk vijnë vetvetiu nga gjaku (gjenet) dhe gjuha Shqipe.

Shqiptarët merren si pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe një pjesë e popullsisë së Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.


Rezultate imazhesh për shqiptaret ne bote


Shqiptarët janë themelues të shtetit të quajtur Shqipëri, Kosovë dhe Greqi. 

Në Maqedoni çështja ende nuk është e qartë, ndërsa në Serbi dhe në Malin e Zi ata konsiderohen si pakica kombëtare.
Si shtetas shqiptarë quhen banorët e Shqipërisë.

Rrënjët e Shqiptarëve

Barbarët e parë që u shfaqën në trevat e banuara nga ilirët ishin gotët, të cilët zbritën me një flotë përmes Dardaneleve në vitin 260. Pasi u thyen në një betejë detare, si dhe para mureve të Athinës, ata u dyndën drejt veriut nëpër Epir dhe pastaj në Ilirik, ku u shkatërruan nga perandori Galien (253 - 268).


Rezultate imazhesh për shqiptaret ne bote

 Gjatë sundimit të perandorit Klaud (268 - 270) gotët u dyndën përsëri së bashku me fise të tjera, si tervigët, galët etj, por u thyen gjatë përpjekjes për të kaluar Danubin, si dhe në rrethimin e Thesalonikut. Vetë perandori e drejtoi këtë fushatë, siç njoftohet në "Historinë e Perandorëve":

 Në këtë luftë që udhëhiqte Klaudi u dallua jashtëzakonisht shumë guximi i kalorisë së dalmatëve, pasi Klaudi linte të kuptohej se ishte me prejardhje nga kjo provincë, megjithëse të tjerë thonë se ishte dardan dhe se rridhte nga mbreti i trojanëve Ili dhe nga Dardani vetë." 

Një numër i madh robërish u shitën në provinca, siç thotë i njëjti burim: "...nuk ka asnjë krahinë, në të cilën të mos ketë skllevër gotë si rrjedhim i ndonjë fitoreje" (Hist. Aug.,XXV,11,9).


Rezultate imazhesh për shqiptaret ne bote
Një tjetër perandor ilir, Probi, në përpjekjen për ta ringjallur ekonominë e rrënuar të perandorisë, pasi i mundi sarmatët dhe fiset e tjera që ishin dyndur në Ilirik, i dha atyre të drejtën të vendoseshin në tokat shtetërore. 

Paqja nuk u ruajt gjatë dhe siç mësojmë nga një dokument i kohës "...kur Probi ishte i zënë me luftë me uzurpatorët, ata (barbarët) i ranë kryq e tërthor nëpër tokë e det pathuaj gjithë perandorisë..." (Hist. Aug., XXVIII,18,2).

Që nga gjysma II e shek.IV, perandorisë romake iu desh të përballej jo më me turma të çorganizuara barbarësh, por me formacione shtetërore të tyre, të organizuara mbi baza etnike nga prijës që e njihnin artin luftarak romak. 

Në vitin 378 ushtria romake e drejtuar nga vetë perandori Valens (365 - 378) u asgjësua nga ostrologët në Handrianopol të Thrakisë. Vetë perandori u vra në fushën e betejës dhe asgjë nuk mund t'i pengonte më turmat barbare të gotëve, alanëve dhe hunëve që u lëshuan duke grabitur nëpër gjithë Ballkanin. 

Është kjo kohë kur ata arritën në brigjet e Adriatikut në Dalmaci, duke rrënuar qytetet e duke vënë në ikje popullsinë vendëse, e cila merrte me vete edhe eshtrat e martirëve. 



Imazh i ngjashëm


Dëshmitë e kësaj katastrofe njerëzore, që na i kanë lënë Shën Hieronimi dhe poeti Klaudian, i kemi përmendur më sipër. 

Kujtimi i tyre është ruajtur edhe në legjendat popullore të vendit tonë, që e lidhin rrënimin e qyteteve të lashta me sulmet gote. Kështu Barleti, kur bën fjalë për rindërtimin e Elbasanit, shkruan se kështjella ka qenë rrënuar nga galogrekët, me të cilët duhen kuptuar ato sulme të para barbare.

 Gjithashtu, për kalanë e Prishtës në Skrapar, legjenda thotë se ka qenë rrënuar nga gotët.

Rezultate imazhesh për shqiptaret ne bote


Pas shumë vjet kaosi dhe pas ndarjes së Perandorisë Romake në Perandorinë e Lindjes dhe atë të Perëndimit nga perandori Teodos, i arrit të frenoheshin për disa vite sulmet gote dhe ata të dëboheshin nga Trakia. 

Në vitet e fundit të sundimit të Teodosit, duke përfituar nga sëmundja e tij, siç na njofton Jordani, "...gotët morën guxim dhe pasi e ndanë ushtrinë, Fritigerni u sul për të plaçkitur Thesalinë, Epirët dhe Ahenë" (Jord., 140).

 Në vitin 398 u nënshkrua një marrëveshje midis perandorit të Bizantit, Arkadit dhe prijësit të visigotëve, Alarikut, sipas së cilës ai merrte komantën e ushtrisë bizantine në Ilirik.

 Në vitin 401 Alariku e prishi marrëveshjen dhe ju drejtuar rrethinave të Dyrrahut, ku kishte plasu një kryengritje e taulantëve ilirë. Sipas Prokopit të Cezaresë, kishte dyshime se ishte vetë perandori i Perëndimit, Honori, i cili e thirri Alarikun për të shtypur kryengrintjen.

Rreth mesit të shek. V jo vetëm provinca e Prevalit kishte rënë nën kontrollin e gotëve, por edhe Epiri i Ri ishte populluar në disa vende prej tyre.



Rezultate imazhesh për shqiptaret ne bote


 Qeramikë tipike gote është gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në kështjellën e Symizës, pranë Maliqit, ndërsa shpata të tipit got janë gjetur në Elbasan dhe në nekropolin e Krujës. 

Për një rastësi mbretëria gote nuk zgjodhi si qendër Dyrrahun, por Ravenën në bregun tjetër të Adriatikut.

Që nga Dyrrahu u nis edhe një fushatë e ushtrisë bizantine për t'i dëbuar gotët nga Dalmatia dhe për të çliruar kryeqytetin e saj, Salonën. 

Më 536 ushtria bizantine dhe flota u përqëndruan në Dyrrah nën drejtimin e komandantit të kaloris perandorake, Konstantinianit.

 Që aty me anë të flotës ushtria u transportua në Epidaur (Cavtat pranë Dubrovnikut) dhe mori pa vështirësi Salonën, të cilën e rifortifikoi. 

Një pjesë e gotëve u largua për në Ravenë, ku gjendej kryeqyteti i mbretërisë gote, ndërsa pjesa tjetër e instaluar prej disa dekadash në Dalmati iu nënshtrua sundimit bizantin. 

Që nga kjo ngjarje nuk dëgjojmë më për gotët në Iliri, ndërkohë që shfaqet një armik i ri, shumë më i egër e barbar, sllavët.

Në Afrikë ka shumë shqiptarë që jetojn në Egjipt ose e kanë prejardhjen nga Shqipëria. Në Afrikën Jugore ka gjithashtu shqiptarë, rreth 2 000.


Shqiptarët flasin gjuhën shqipe, e cila përbën një degë të veçantë në familjen e gjuhëve indo-evropiane. 

Gjuha shqipe ka dy dialekte: gegërishten dhe toskërishten. Për shkrimin e gjuhës shqipe përdoret alfabeti shqip me 36 shkronja, i cili është një lloj i alfabetit latin.

Gjuha shqipe është gjuha zyrtare e Shqipërisë. Gjithashtu, me gjuhën serbe, është një nga dy gjuhët zyrtare të Kosovës. 

Në Republikën e Maqedonisë shqipja është gjuhë zyrtare në komunat ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 20% të popullsisë. Gjuha shqipe është në përdorim zyrtar në tre komuna në Mal të Zi (Ulqin, Plavë e Tuz) dhe në tre në Serbi(Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).

Shqiptarët kryesisht i takojnë besimit islam apo të krishterë. Shumica e shqiptarëve myslimanë janë synitë, ndërsa një pakicë janë bektashinjë.

 Të krishterët shqiptarë janë kryesisht katolikë ose ortodoksë. Përveç besimeve të lartëpërmendura, ka shqiptarë protestantë, ateistë dhe agnostik.

Sipas burimeve historike bizantine të fundit të shekullit XI, shqiptarët ishin pothuajse plotësisht të krishterë.

 Të gjithë shqiptarët ishin të krishterë ortodoks deri në mesin e shekullit XIII, kur gegët u konvertuan në katolikë, si mjet rezistues ndaj sllavëve.

 Krishterimi më vonë u zëvendësua nga Islami si feja më e përhapur ndër shqiptarë gjatë periudhës osmane nga shekulli XV deri në vitin 1912. Krishterimi katolik dhe ai ortodoks vazhduan të praktikoheshin në masë më të vogël.

Sipas censuseve të vitit 2011 në Shqipëri 58.79% e banorëve ishin myslimanë, ndërsa në Kosovë 95.60%, duke e bërë Islamin fenë më të përhapur në dy vendet shqiptare.


Përkatësia fetare Shqipëria Kosova Shqiptarët
në Maqedoni 
Shqiptarët
në Mal të Zi 
Shqiptarët
në Kroaci
Popullsia%Popullsia%Popullsia%Popullsia%Popullsia%
Myslimanë
1,646,236
1,587,608
58,628
58.79
56.70
2.09
1,663,412

95.60

502,075

98.62

22,267

73.15

9,594

54.78

Të krishterë
Katolikë
Ortodoksë
Evangjelistë
Të tjerë të krishterë
475,629
280,921
188,992
3,797
1,919
16.99
10.03
6.75
0.14
0.07
64,275
38,438
25,837

3.69
2.20
1.48

7,008
7,008


1.37
1.37


8,027
7,954
37

36
26.37
26.13
0.12

0.12
7,126
7,109
2

15
40.69
40.59
0.01

0.09
Ateistë69,9952.501,2420.07350.113161.80
Preferuan të mos përgjigjen386,02413.799,7080.55580.194142.36
Besimtarë të pacaktuar153,6305.49
Jo pëkrakëse apo nuk u deklaruan68,0222.431,1880.06480.16630.36





Referencat :


^ https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/al.html

^ (PDF) https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/kv.html. Mungon ose është bosh |title= (ndihmë)
^ Ragionieri 2008, p. 46.

^ Deliso 2007, p. 38.

^ "Türkiyedeki Kürtlerin Sayısı!" (në Turkish). Milliyet. 2008. Marrë më 2008-06-07.

^ "Albanians in Turkey celebrate their cultural heritage". Todayszaman.com. 21 August 2011. Arkivuar nga origjinali më 31 October 2015. Marrë më 4 November 2015.

^ Saunders 2011, p. 98. "Përveç emigrantëve të fundit, ka edhe komunitete më të vjetra diasporike në mbarë botën. Ka më shumë se 20 milionë shqiptarë etnikë në Republikën Turke; Megjithatë, shumica dërrmuese e kësaj popullate është asimiluar dhe nuk ka më rrjedhshmëri në gjuhën, megjithëse një komunitet i gjallë shqiptar mban identitetin e tij të veçantë në Stamboll sot. Egjipti gjithashtu pretendon për rreth 18,000 shqiptarë, gjoja mbetje të ushtrisë së Muhammed Aliut"

^ Cuneyt Yenigun. "GCC Model: Conflict Management for the "Greater Albania"" (PDF). Süleyman Demirel University:Faculty of Arts and Sciences Journal of Social Sciences. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 September 2015. Marrë më 4 November 2015.

^ FIELD LISTING: ETHNIC GROUPS – CIA World Factbook
^ Pipa, Arshi (2010) [1989]. Politika e Gjuhës në Shqipërinë Socialiste. Tiranë: Princi. f. 239. 978-99956-732-4-6.

^ Çabej, Eqrem (2006). Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes. Tiranë: Çabej. f. 11–15. 99927-33-72-1.

^ Sami Frashëri, (Shkrim biografik i Rexhep Mitrovicës për Sami Frashërin, botuar në gazetën " Flamuri", nr 23-24, 1951, 25-26,1952 dhe 31-36 1952). Fazli Hajrizi, Rexhep Mitrovica në Lëvizjen Komëtare, Libri Shkollor, Prishtinë, 2008. ISBN 987-9951-07-690-6, faqe 586

^ Ilirët deri te Shqiptarët. Shtëpia Migjeni. f. 457. 978-9928-40-74-7-4. Marrë më 16 janar 2016.

^ Comnena, Anna. The Alexiad, Book IV.

^ Leften Stavros Stavrianos (January 2000). The Balkans Since 1453. C. Hurst & Co. Publishers. f. 498. 978-1-85065-551-0. Marrë më 17 July 2013. Religious differences also existed before the coming of the Turks. Originally, all Albanians had belonged to the Eastern Orthodox Church... 

Then the Ghegs in the North adopted in order to better resist the pressure of Orthodox Serbs.

^ Hugh Chisholm (1910). Encyclopaedia britannica: a dictionary of arts, sciences, literature and general information. Encyclopaedia Britannica. f. 485. Marrë më 18 July 2013. The Roman Catholic Ghegs appear to liave abandoned the Eastern for the Western Church in the middle of the 13th century

^ Ramet, Sabrina P. (1989). Religion and Nationalism in Soviet and East European Politics. Duke University Press. f. 381. 0-8223-0891-6. Prior to the Turkish conquest, the ghegs (the chief tribal group in northern Albania) had found in Roman Catholicism a means of resisting the Slavs, and though Albanian Orthodoxy remained important among the tosks (the chief tribal group in southern Albania

2019-03-15

Nga Flori Bruqi : Misteri i vdekjës së skizofrenikut Sllobodan Millosheviq?!!!

                    


 Sllobodan Millosheviqi,  vdiq më 11 mars 2006 në Tribunalin e Hagës, i akuzuar, por i pa dënuar, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë.

Medie në Beograd sot e kanë përkujtuar atë si një hero serb: Në Hagë ka mbrojtur Serbinë, veten dhe gjithë planetin e ka folur edhe për “shpërthimin e terrorizmit të ndezur në Kosovë” ,ka shkruar për të gazeta e Beogradit “Veçernje novosti” e cila për ndihmë në shënimin e këtij përvjetori e ka ftuar edhe eksperten ruse për Ballkanin, Jelena Guskovën.


“Nuk është dënuar për krim e gjenocid. Popullit dhe atdheut të vet nuk ia la vulën e fajësisë.


 Pas vdekjes së Millosheviqit asgjë nuk ka ndryshuar. Ata që kanë bërë faturat janë po në ato adresa, interesat e tyre janë të njëjta, pas vdekjes së Milloshevoqit vetëm sa është shtyrë copëtimi i territoreve serbe, por nuk jam e sigurt se a do të ketë kërkesa të reja pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të cilën e ka ndihmuar e ashtuquajtura bashkësi ndërkombëtare “ , ka thënë Guskova për këtë gazetë.

“Me atë që është ballafaquar Millosheviqi, po ballafaqohen edhe sot liderët e Serbisë. Me rëndësi është që të ndalet erozioni. 


Por pyetem se a është e mundur kjo”, ka shtuar Guskova duke theksuar se çfarë ka ndryshuar tash pasi Serbia sërish kërcënohet me luftë për shkak të Kosovës.

Duke e shënuar ditën e kësaj vdekjeje, janë përkujtuar edhe zërat që përpiqen që Sllobodan Millosheviqit t’i ngrihet përmendorja në Beograd sepse “ai,me punën e vet, për së gjalli ia ka ngritur përmendoren vetes”, kanë thënë ata.


****


Publicisti serb Miroslav Lazanski ka bërë një postim “shokues” përmes të cilit thotë se ish-kryetari i Serbisë dhe i akuzuari i Hagës për krime lufte në Kosovë, Sllobodan Millosheviq, i është shitur Tribunalit të Hagës për 10 milionë dollarë!


Këto deklarime janë bërë në rts, përcjell portali “kurir”. Këtë informatë, po në këtë televizion e ka konfirmuar edhe avokati i njohur Toma Fila, i cili ka theksuar se njerëz nga kreu i shtetit shumë herë i kanë thënë se më 28 qershor 2001 është shitur dhe nuk është dorëzuar.


Lazanski në duelin televiziv me liderin e Partisë Liberale Demokratike të Serbisë Çedomir Jovanoviqin ka thënë se “është krejtësisht e qartë se dikush ka marrë para për kokën e Millosheviqit.


“E kanë shitur kryetarin Millosheviq! Ka ekzistuar çmimi 10 milionë dollarë. Kush i ka marrë ato para s’e di, por është e qartë se dikush i ka marrë, sepse po të mos i merrte do të bëhej i marrë. Milosheviqi është shitur kur e arriti çmimin më të lartë. 


Mu sikur është shitur Mlladiqi, mu sikur është shitur Karaxhiqi”, ka theksuar Lazanski pa përmendur se në kë dyshon nga ish-kreu i shtetit për shitje.

Këto pohime i ka bërë edhe avokati Toma Fila, duke theksuar se Millosheviqen “me shpejtës e paketuan dhe shitën“.


“Kam qenë me Millosheviqin në natën e arrestimit. Jam përpjekur t’ia shpëtoj kokën. 


Tre kryetarët, Millutinoviq, Gjingjiq dhe Koshtunica kanë nënshkruar se kurrë nuk ta dorëzojnë për shkak të Hagës. Kjo nuk të vlen për sonte, këta njerëz po të rrejnë i thashë … 

Nuk di nëse dikush ka marrë para, por kam dëgjuar nga rusët që Millosheviqi është shitur. Disa herë më kanë thënë: Kryetari juaj është shitur, nuk është dorëzuar”, ka thënë Fila.

Miroslav Lazanski, siç përcjell ky portal, ka përkujtuar se Departamenti amerikan i Shtetit, kishte shpallur shpërblim milionësh për kokën e Millosheviqit.


Nuk shtrohet pyetja nëse e ka marrë dikush, por kush i ka marrë paratë.


 Pos kësaj, Millosheviqi është dorëzuar 24 orë para se Kongresi amerikan të vendoste për ndihmë financiare ish – Jugosllavisë. Kusht për këtë ndihmë ka qenë që të dorëzohet Milloshqeviqi. 

Kjo ndihmë nuk ka lidhje me shpërblimin i cili ishte për disa individë në krye të pushtetit. 10 milionë dollarë janë ndarë ndërmjet disa vetave nga kreu i atëhershëm i DOS-it (Demokratska opozicija Srbije).

Çedomir Jovanoviq i ka përgënjeshtruar të gjitha këto:



“Millosheviqi i ka ditur të gjitha. Askush s’e ka mashtruar dhe nuk ka mundur ta mashtrojë kështu”, ka thënë Jovanoviq.



Sipas mediumit britanik këtë e kanë konfirmuar shumë njerëz të cilët kanë folur për këtë çështje korridoreve të tribunalit pas vdekjes së Sllobodan Millosheviqit.

“Trupi i është dorëzuar familjes, por truri është i mbyllur në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Holandës në Hagë”, thuhet në shkrim.


Pas vdekjes truri i Milllosheviqit i ishte nënshtruar autopsisë si pjesë e hetimit që ishte kryer nga autoritetet holandeze të Tribunalit të Hagës.


Megjithatë për një analizë më të thellë që patologët holandez dëshironin të kryenin, thuhet se e kishin ndalur trurin e Sllobodan Millosheviqit në Institut.


“Mbaj mend se trupi i Millosheviqit në mars të vitit 2006 u kthye në Serbi pa tru”, ka thënë Crhstian Chartier për BBC, që në atë kohë ishte zëdhënës për gjykatën.


“Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur më pas, nëse truri ose një pjesë e tij i janë kthyer familjes apo kanë mbetur në Institut, apo ndoshta është shkatërruar”, ka shtuar ndër të tjera Chartier.


Edhe Florans Artman i cili ishte zëdhënëse e kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Karala Del Ponte, pohon përafërsisht të njejtën gjë.


“Për shkak të ligjeve strikte holandeze për pvrivatësinë, ne nuk kemi qenë në gjendje për të verifikuar nëse kanë mbetur në Hagë vetëm truri apo edhe disa pjesë të tjera të trupit.


 Një informacion i tillë mund të merret vetëm tek autoritetet holandeze ose ato shtetërore serbe, apo anëtarët e familjes”, ka thënë ajo.

Lidhur me këtë çështje, zëdhënësja e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Holandë thotë se


“Për fat të keq ne nuk jemi të lejuar të japin informacione për raste të veçanta, përveç me kërkesë të personave juridik të autorizuar”, ka thënë ajo për BBC.


“Në përgjithësi, megjithatë, Instituti ka të drejtë të mbajë disa pjesë për hulumtime të mëtejshme, për shembull, për analiza toksikologjike,” ka shtuar tutje Jansen.


Sllobodan Millosheviq kishte vdekur nga një sulm në zemër në mëngjesin e 11 marsit të vitit 2006 në Tribunalin e Hagës në Holandë. 


Ai po gjykohej për krimet makabre të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë


******

Shumë persona që në kohën e vdekjes së Millosheviqit që kanë punuar në Tribunalin ndërkombëtar të Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, kanë konfirmuar për BBC në gjuhën serbe rrëfimin që qarkullonte dhe përflitej nëpër korridoret e Tribunalit: që trupi i është dorëzuar familjarëve të tij, por jo edhe truri që ka mbetur në institutin e forenzikës holandeze në Hagë.


Trupi i Millosheviqit në kuadër të hetimeve të udhëhequr nga autoritet holandeze dhe ato të Tribunalit, i është nënshtruar autopsisë. 


Më pas trupi është mbyllur në arkivol dhe i është dorëzuar birit të tij Markut, i cili kishte udhëtuar nga Moska për ta marrë.

Megjithatë për të kryer analiza më të thella toksikologjike të trurit që patologët holandezë dëshironin t’i kryenin, atyre u është dashur më shumë kohë, dhe për këtë arsye truri thuhet se ka mbetur në institut.


“Më kujtohet që në mars të vitit 2006 trupi i Millosheviqit është kthyer në Serbi, por pa trurin”, ka deklaruar për BBC, Christian Chartier, i cili asokohe ishte zëdhënës i Tribunalit.


“Nuk e di çfarë ka ndodhur më pas – nëse truri i është kthyer familjes i plotë apo më copëza, apo ka mbetur në institut, apo është shkatërruar”, ka shtuar ai.


Edhe Floranse Artman, që në vitin 2006 ishte zëdhënësja e kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, ka pohuar diçka të ngjashme.


“Për shkak të rregullave strikte holandeze të privatësisë nuk kemi mundur ta kontrollojmë nëse në Hagë ka mbetur vetëm truri, apo disa copëza. 


Një informacion të tillë mund ta kenë holandezët apo edhe organet shtetërore serbe, por edhe anëtarët e familjes”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq në pyetjen e gazetarit të BBC në gjuhën serbe, Nikki Jenssen, zëdhënësja e institutit holandez të forenzikës është përgjigjur: “Për fat të keq, nuk na lejohet të japim informacione për raste të veçanta, përveç me kërkesë të personave të autorizuar juridik”.


“Megjithatë, në përgjithësi, instituti ka të drejtë të mbajë disa pjesë për hetime të mëtutjeshme, për shembull, për analiza toksikologjike”, ka shtuar Jennsen.



*****




Kështu ka deklaruar Florence Hartmann, ish-zëdhënësja e ish-kryeprokurores së Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, Carla del Ponte, gjatë vizitës së Lidhjes së ish-të burgosurve në kampe në Bosnjë e Hercegovinë.
“Me rëndësi është që sërish të mblidhemi kur të shqiptohet dënimi për Ratko Mladiqin, që të pengojmë të ndodhë transferimi i tij në Rusi ose ndonjë marrëzi tjetër. Do të jemi vëzhgues këmbëngulës dhe nuk do të lejojmë që të përsëriten disa gjëra”, porositi Hartmann nga Sarajeva.
Deri te konstatimi për Mladiqin, lënia e mundësisë që Milosheviqi të jetë i gjallë merreshin si teori të konspiracionit dhe argëtim për publikun. Por, tregimi për Slobodan Milosheviqin bëhet gjithnjë e më pak argëtues… shkruan Croative.net.
Faktet flasin se më 11 mars 2006, sipas informatave të Tribunalit të Hagës, në njësinë e paraburgimit të burgut në Sheveningen ka vdekur ish-presidenti i Serbisë dhe RF të Jugosllavisë Slobodan Milosheviq.
Pas këtij lajmi funksionarët më të lartë ndërkombëtarë, por edhe zyrtarët e Gjykatës së Hagës, reaguan në mënyrë tejet të painteresuar ndaj këtij fakti.
Realisht, një përfundim i tillë i përgjigjej shumëkujt, sepse ndërprerja e procesit në Hagë përveç Serbisë – e cila gjendej para akuzës për gjenocid, u shkonte për shtati edhe shumë qendrave të tjera botërore të fuqisë, të cilat ishin të përfshira në konfliktin në ish-Jugosllavi, e të cilave u kërcënohej zbulimi, sepse po dilnin në dritë sekretet e arkivave jugosllave.
Natyrisht, të gjitha këto me kohë i dhanë krahë tregimit se Milosheviqi s’ka vdekur në qelinë e burgut në Sheveningen, porse vdekja e tij është kurdisur, për çka jepeshin prova të shumta.
Askush s’e ka parë kufomën e Milosheviqit
Pasi që Milosheviqi u varros në një vend mjaft të pa rëndësishëm, në vendlindjen e tij në Pozharevac, dhe meqë askush s’e kishte parë trupin e tij të vdekur (përveç patologëve zyrtarë) dhe duke marrë parasysh se varrin e tij sot askush nga familja apo nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt nuk e viziton, nuk është e pamundur që edhe Milosheviqi, si dhe tërë familja e tij (gruaja, vajza, djali dhe vëllai), të jetojënë në Rusi.
Në fakt, si shkaktar i vdekjes së tij llogaritej infarkti, i cili u zbulua një ditë pas vdekjes, pas obduksionit në të cilin, krahas mjekëve holandezë, morën pjesë edhe patologë rusë, si dhe nga Akademia ushtarake-mjekësore në Beograd, kolonelët Sërbislav Iliq dhe Ivica Milosavleviq. Me rezultatet e tyre të obduksionit menjëherë u pajtuan autoritetet shtetërore në Serbi, u organizua transport urgjent dhe varrim i shpejtuar.
Raporti zyrtar i patologëve kurrë s’u publikua, ndërsa është i pabesueshëm fakti se emrat dhe adresat e patologëve nga Beogradi, kolonelëve Iliq dhe Milosavleviq, nuk gjenden në asnjë regjistër emrash apo adresash në Serbi. Katër muaj para vdekjes së befasishme Milosheviqin në Hagë e vizitoi një ekip prej tre mjekëve – kardiolog nga Franca, specialist për damarët e gjakut nga Rusia dhe otorinolaringolog nga Beogradi, i cili në seancën gjyqësore ishte dëshmitar i mbrojtjes së Milosheviqit.
Ata propozuan që Milosheviqi të shkojë për kontroll në Rusi në Institutin e njohur Bakulev, por këshilli gjyqësor në fund të shkurtit këtë e refuzoi. Pak ditë më vonë u shpall se Milosheviqi ka vdekur, ndërsa indikativë është se Borislav Milosheviqi vetim disa ditë pas vdekjes së vëllait të tij shkoi në Moskë në Institutin Bakulev.
Mjeku holandez i burgut dy javë para vdekjes në gjakun e Milosheviqit gjeti gjurmë të ilaçit rifampicin, i cili e ul efektin e barnave kundër shtypjes së lartë të cilat i përdorte Milosheviqi. Super-ekzaminimi toksikologjik i Institutit për mjekësi ligjore të Universitetit në Bon ka zbuluar praninë edhe të një bari, droperidol, i cili sipas farmacistëve hyn në grupin e anti-psikotikëve, të cilët organizmin e njeriut e çojnë në një gjendje të mpirjes, një lloj të gjumit të thellë – ngjashëm me vdekjen!
Droperidoli prodhohet në Francë, ndërsa njëri nga mjekët që e kontrolloi Milosheviqin ishte pikërisht nga Franca. Kësaj duhet shtuar edhe faktin se kamerat e burgut, sipas interpretimit zyrtar, kanë qenë të shkyçura në kohën kur Milosheviqi gjoja ka vdekur.
Dhe mjaft indikativë, askush asnjëherë s’ka kërkuar zhvarrosjen e tij, në mënyrë që këto teori njëherë e përgjithmonë – të rrëzohen ose të konfirmohen...
****

Veprat e tij ç’njerëzore kanë treguar se Sllobodan Millosheviq ka pasur probleme psiqike. Por, sëmundjet e tij tashmë janë vërtetuar edhe me letra.


Radmilo Bogdanovic, ish zyrtar i Republikës Federale Jugosllave ka zbuluar dokumente që vërtetojnë sëmundjen e ish presidentit Sllobodan Millosheviq.


Në raportin shëndetësor thuhet se Sllobodan Millosheviq vuante nga shizofrenia dhe Diabeti.


Raporti mjekësor ishte lëshuar dy vite pasi ish krimineli serb ishte shpallur president ndërsa raporti mbahej konfidencial nga pushteti i atëhershëm.



****

Regjimi i Sllobodan Millosheviqit, edhe pas komplotit kundër autonomisë së Kosovës, vazhdoi me burgosjen e udhëheqësve, intelektualëve, mësuesve, si dhe mbarë popullsisë shqiptare. 

Duke mos u mjaftuar me kaq, ky regjim më 23 mars të vitit 1989, më ndihmën e forcave policore dhe ushtarake, duke ia imponuar votën deputetëve shqiptarë, si dhe me një numërim të votave në mënyrë jodemokratike dhe jotransparente, Kosovës ia hoqi autonominë, e cila ia garantonte popullsisë së Kosovës disa të drejta, duke e kthyer kështu Kosovën në pjesë përbërëse të Serbisë. Shuarja e autonomisë shënonte fillimin e serbizimit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë paraqiste hyrje në një periudhë tepër të rëndë për shqiptarët, të cilët po trajtoheshin jo vetëm si qytetarë të rendit të dytë, por edhe po u nënshtroheshin torturave sistematike nga regjimi kriminal serb.

Po në ketë vit forcat e armatosura serbe hynë në Kosovë, duke e mbajtur atë të pushtuar për dhjetë vjet më radhë.

Në kushtet e okupimit serb, më 2 korrik 1990, deputetët e KSA të Kosovës, të ndaluar të hyjnë në godinën zyrtare, e lexuan Deklaratën e Pavarësisë, duke e shpallur kështu Kosovën Republikë, anëtare të federatës jugosllave.

 Shpallja e pavarësisë u pasua edhe me miratimin e Kushtetutës më 7 shtator të po atij viti. Ishte kjo koha kur në horizont tashmë dukej shpërbërja e qartë e ish RSFJ-së, krijesë kjo artificiale dhe krejtësisht antishqiptare, e dominuar nga ambiciet dhe politika hegjemoniste serbe.

 Në këto procese rol kyç luajtën forcat politike të Kosovës, që sapo ishin themeluar, në veçanti Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e udhëhequr nga Dr. Ibrahim Rugova. Në tetor të vitit 1991 u zhvillua referendumi mbarëpopullor, që zyrtarisht e shpalli Kosovën shtetet të pavarur dhe sovran, ndërsa president i parë i Republikës së Kosovës u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova. Ndërkaq qeveria ishte në mërgim në krye me kryeministrin Bujar Bukoshi. 

Më 24 Maj 1992 u zhvilluan zgjedhjet presidenciale, ku president u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova, që ishte edhe kryetar i LDK-së. Rugova zgjodhi rrugën e rezistencës paqësore për të arritur deri te pavarësia e shtetit të Kosovës.

Prej shpalljes së pavarësisë e deri në fillimin e luftës së viteve 1997-1999 në gjithë Kosovën u organizuan demonstrata popullore. Kjo kohë për popullsinë shqiptare ishte shumë e vështirë, për arsye se çdo ditë u arrestuan, torturuan, burgosën dhe u vranë, në mënyrën më çnjerëzore, me dhjetëra civilë të pafajshëm shqiptarë. Në këtë kohë u mbyllen shkollat, u larguan punëtorët shqiptarë nga administrata shtetërore dhe publike, si dhe nga fabrikat, duke e vështirësuar tejmase jetën e popullsisë shqiptare. 

Kjo ishte një politikë që shqiptarët të largoheshin nga Kosova. 

Në gusht të vitit 1997, UÇK-ja merr mbi vete përgjegjësinë kundër sulmeve serbe dhe bashkëpunëtorëve të tyre, ndërsa më 28 nëntor të po këtij viti në fshatin Llaush të Skënderajt për herë të parë UÇK-ja del publikisht. 

Më 28 shkurt të vitit 1998, ushtria dhe paramilitaret serbë organizuan sulmin në fshatrat Likoshan dhe Qirez të Drenicës. Kjo datë njihet edhe si fillimi i luftës në Kosovë. 

Në vitet 1998-1999 ushtria serbe kreu gjenocid të tmerrshëm, duke vrarë dhe masakruar rreth 15 mijë civilë shqiptarë, shumica gra e fëmijë, duke dëbuar me dhunë edhe rreth 1 milion civilë. Gjatë kësaj kohe janë zhdukur edhe rreth 5,000 njerëz. 

Fati i shumicës së tyre është zbardhur, mirëpo edhe shumë të tjerë nuk dihen. Për ta ndaluar këtë luftë të përgjakshme e jo të drejtë, më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë, afër kryeqendrës franceze Parisit.

 Pasi që këto bisedime përfunduan pa sukses, pas refuzimit të presidentit të RSFJ-së, Sllobodan Millosheviq, që ta pranonte marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare, më 24 mars të vitit 1999 forcat e NATO-s fillojnë bombardimet kundër trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. 

Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare. 

Po në këtë vit Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, që juridikisht Kosovën e mban si pjesë të Jugosllavisë, mirëpo nën protektorat ndërkombëtar. 

Sipas kësaj rezolute, OKB-ja ka përgjegjësinë për administratën civile, kurse NATO-ja për sigurinë në Kosovë. 

Që prej vitit 1999 e dreri më 2008 Kosova u drejtua nga qeveria vetëqeverisëse e Kosovës, mirëpo nën protektoratin ndërkombëtar UNMIK (Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë).

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës në Prishtinë dhe Beograd.

Më 17 shkurt  2018 Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia. 

Një ditë pas shpalljes filluan edhe njohjet e para nga shtetet e ndryshme, të botës të cilat janë anëtare në OKB-së.

 Shteti i parë që e ka njohur është Afganistani, i pasuar nga Shqipëria, Turqia, SHBA-të, Gjermania etj. 

Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është bërë anëtare në shumë organizata ndërkombëtare, siç janë Banka Botërore, FIFA, UEFA etj. 

Procesi i njohjeve dhe anëtarësimi nëpër organizata ende vazhdon, pra edhe pas 11 vjetëve të shpalljes së pavarësisë Kosova nuk është pranuar në OKB dhe "Interpol" dhe "Europol".

Prishtinë, 14.3.2019

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...