2019-06-09

Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezisë kushtruese

Rezultate imazhesh për ALBERT VATAJ
Nga : Albert VATAJ

Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë.
Ngrehu mbi veten në do t’rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd.
N’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,
jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë.

Këto nuk janë psalme të librave të shenjtë, as teksteve apokrif, por “Katër këshilla vetes” që i papërsëritshmi Azem Shkreli bënte asokohjen e vitit 1969, kur ai “E di një fjal prej Guri”. 

Kush ishte ai që i ka shkrepëtirë në ëndjen për të gjetur shtegun e për të hyrë në botën magjiplotë të poezisë, që si njeh këto vargje, këtë regëtimë të hovshme shpirti, që ka udhëtuar nëpër vite për të patur gjithnjë diçka për të thënë, “për të mos mësuar se si hesht e pathëna”.

Goditja e shpirtit të tij të ndjeshëm, e ka fërgëllyer dhe shkundur poetin nëpër ëndje dhe përkundur dëshirimeve, nëpër qiej e ka flakëruar, para se ta zbresë “me kangë t’gurgullimtë ndër buzë…”, e ta përmend atje ku “…lugjet me hije njomen, e drujt’ n’çdo vend/ rriten e lëshojnë freski…”.

 Azem Shkreli anipse nuk i’u gjegj poterës dhe bujës mediatike, nuk u përfshi në kryelistime emrash të vjershërimit shqip, me gjas ishte dhe mbëti kumbimi ma i zashëm që ka mujt me u flakëru në eterin shqiptar të asokohjes që e skaliti me penë e me zjarr gjaku.

 Ishte një kushtrim jehues brezash, si një kandje e pashoqe përjetimi të fjalës si energji jetëdhënëse e asaj ç’ka shpirtin e mundon. Në vetvete ishte çlire prej panevojës për të kumtuar dishepullin e ndokujt, veç solemnitetit idilik dhe epikës kreshnike që i’a kishte injektu në vena vendlindja, ajo tokë e vaditur me gjak dhe e lëruar me varre, ai vend i hyjshëm me tokësor ëndërrtar e flakatar ndër ngulme lirie, që i’u dha me mish e me shpirt me gjak e me asht.

 Si një feksje shkundullitëse behu ai në poezinë shqipe, për të qenë pena dhe parmenda e vjershërimit, vlaga e thellë në tokën e varrueme vrragësh të kahershme, britma e thekshme në plisin e mbjellur varresh, varresh që i shumon era e gjakut, duhma e lirisë. Në atëkohje djerrinash që i rreshkte hija e luftës së mbetur pezull, krahët dhërëpërveshur, shpirti i dlirë e gjaku i shulmuar në flakë, do të mbillnin tokën e këndimit të shpirtit.

 Ai ishte “poet idesh dhe gjykimesh të thella” kumton Agim Vinca. Ndërsa për kritikun Ali Aliu, Shkreli ishte “mjeshtër i vargut dhe i fjalës poetike”. Për Robert Elsie “Azemi është poet i mendimit”. Për Ali Podrimjen, Shkreli “njihet si fanatik i vargut, i latimit të tij, i ritmit, i muzikalitetit tekstor, i ironisë që shpesh na shfaqet në sarkazmë. Me pak mundohet të thotë shumë. Kjo është veti e krijuesve të mëdhenj, të cilët dinë përse shkruhet dhe artin e kuptojnë punë mjeshtërore”. 

“Azem Shkreli jetonte shpejt, dhe shkruante ngadalë”, kështu e ndërmend një mik i tij, i cili kujton ç’ka poeti i kish mëtuar një here se: “Poezia, aq sa don mjeshtëri për ta shkruar, po aq mjeshtëri don për ta lexuar, do kondicion, durim”. 

Përgjatë gjithë rrugëtimit të tij krijues ai hovet tue lëshu shtat kumtimi dhe mëtimi bjeshkëve dhe krojeve, ky fërgëllejnë kallinjtë, e plisat zgjojnë ëndrrën e tokës, ku blegërimat i këndojnë ninulla yjesh bashtinave, ku gurët kanë një fjalë me thanë, gjaku ka një amanet, e liria “.. krahnorin po ma shtyn si dem…”. 

Ai erdhi kur fjala e shpirtit kishte nevojë për një ëmë me e përkund, një dashuri me e flakëru ndër ëndrra dhe dëshirime, dhe vdekja tue lyp amshimi me e përtëri jetën. Këtë fara hedh në lavrën e lëruar të poezisë shqipe, Azem Shkreli.

Ndër do kumtime, dy fjalë për poetin

Azem Shkreli datëlindi më 10 shkurt 1938 në Shkrel-Rugovë të Pejës. Në vendlindje do të merrte mësimet e para, ndërsa në Prishtinë ai do të kryente shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën Gjuhë Letërsi Shqipe. 

Ndër shumë vjet ai ka dhënë një kontribut si kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, gjithëpoaq ka drejtuar Teatrin Krahinor të Prishtinës dhe njihet si themelues dhe drejtor i “Kosova Filmit”. U shua në pranverën e vitit 1997, për të mbetur i pashlyer në kujtesën e të gjithëve që e njohën, dhe i gjithmonshëm në panteonin e letrave shqipe, si poet, prozator dhe dramaturg.

Kumtim i këtij shkulmi të zëshëm

Azem Shkreli si fenomen i tekstshkrimit shqip shënon kthesën e themeltë në mëtimit poetik. Ndoshta letërsia shqipe nuk shënon në atëkohje ndonjë hendek cilësor, por ajo që vjen me Shkrelin kishte sosh që e panë si një urë komunikimi dhe përbashkimi me shpërthimin shqipshkrues të viteve ’30.

 Krijimtaria e tij në poezi rreket të çlirojë gulçin e kaplimit lirik prej të vetvetishmes personale duke e eksploduar si një diell përtëritës për të gjithë ata që rroken prej nevojës së vjershërimit si dëshirim. Dashuria amtare e buluar në gemat e pranverave të Rugovës e mbush me ëndje e shkulme jete, krejtkah gurron shpirti i tij krijues. 

Kësisoj u end ky yll e flakëroi në qiell si rrugëtim drejt lajmit të premtuar. Krijoi për të mos mbetur një relike por gjëndje, emocion. Kjo vringëllimë e pagjasë këngësh shpirti u shkund si balsam në dhimbje, asohere kur kapërcyelli i historisë e zhagitja e hijeve të së keqes, kërcitnin dhëmbët e mosbesimit, shpresëhumbjes. 

Me fjalë e me varg, me penë e me parmendë, ai nuk u ep për gjithëçmos.

Krijimtaria letrare

Rrugëtimin e përnjimëndtë nis më 1960 me “Bulzat”, për të vazhduar me “Engjujt e rrugëve”, 1963; “E di një fjalë prej guri”, 1969; “Lotët e maleve”, 1974; “Nga bibla e heshtjes”, një vit më vonë, më 1975. Më 1977 Rilindja në Prishtinë, nxjerr në dritë “Vjersha” të Azem Shkrelit, për tu pasuar nga “Pagëzimi i fjalës” më 1981; “Poezi” del nga “Naim Frashëri”, Tiranë,1984; “Kënga e hutinit” 1986; “Nata e papagajve” 1990; “Muri përfundi shqipeve”, 1993), “Shtatë nga ata” 1993, “Lirikë me shi”, 1994; “Zoti nuk është shqiptar” 1997, “Zogj dhe gurë”, po atë vit. “Rrënjë të gurta” vjen më 2001 si një botim i dytë i rishikuar. Vijnë njëri pas tjetrit këto zëra e jehona e tyre në kushtrim i kthen. Kolanën e e tij krijuese e vazhdon “Karvani i bardhë, “Sytë e Evës”, “Muri përfundi shqipeve” botuar në Cyrih, 1993; “Karvani i bardhë (i riu) 1997. Për të shku tek dramat: “Fosilet”, 1968 e “Varri i qyqes”, 1983. Gjithë ky zell e kjo kushtrimore krijuese, beh e regëtim atëditë e sot për të shuar etjen që e zhurit nëpër kroje e bunare andjeje estetike, shpirti shqiptar.

Përmbi gjithçka, mbetet poezia

Një ndër shtresime më të qenësishme, aty ku çmos gatoi ky shkulm i epshëm është padyshim poezia. Kjo gjini e letërsisë ku bota e brendshme, ndjenjat më sublime, frymëzimi hyjnor. Që prej te Matrënga e Budi, Bardhi e Bogdani, atëkohjen e këndej kjo dritë nuk ka reshtur së mëkuari dritën dhe hovet, këndimin shqip e kungimin e lirisë. 

Ai, Azem Shkreli e përjetësoim emrin dhe veprën duke u bërë mëkuisi i zjarrit, një Promete që do të çonte nga një gjenerat në tjetrën këtë pishtar. Është në radhën e etërve që skalitën me shpirt e pasion faqet e tyre të historisë, Naimi, Çajupi, Mjeda, Asdreni, e Shiroka… për të cytur më tej me kolosët Fishta, Konica, Noli, Migjeni e deri në tashmen e hambareve të shpirtit që e dengin pambarim. Ardhja e Azem Shkrelit në poezinë shqipe, përpos që përputhej me bëhjen e talenti të fuqishëm, kungon sakaq një tjetërçka. Në formën shprehëse shënonte ndryshesë të ngutshme të fjalës dhe muzikalitetit, tempit dhe shkulmit zjarmëtar të gjakut dhe limfës. Shpalon saora një përvojë, një nevojë për tjetërqysh, një vetevete që dilte nga magja e gjenive për të promovuar modernitetin.

 Feksi një shpirt të shpenguar prej normës. Sillte një zë që kumton një skizëm nga rregulli dhe akademizmat hijerëndë. Frymëmarrja e zorshme e poezisë dhe myku i trashë i mureve të së kahershmes që gulçonte nën peshën e nevojës për çlirim rrëmbëjnë ngulmin e tij. Krejt kjo përpjekje ngadhnjimi do të kthente këtë penë në një ngadhënjim spartan, sprova e solemnitetit të fitores do ta kurorëzonte në katet e naltësimit deri te “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997.

Para elegjisë

Një ditë do t’i marrësh në gji gjethet e rëna të stinëve tua
dhe do kërkosh kot veten shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere as shikim ylberi
të matësh fillin dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.

Një ditë do t’i shpalosh vjetët tua si pajën e nuses së vdekur
e do të numërosh flutrat e shkruara t’agsholeve t’prenduara
e s’do të kesh më as zjarr në buzë e as lot në sy
të qeshësh ngrohtë, të qajsh rrejshëm dhe t’i mahnitësh djelmoshat.


Një ditë do t’i hash buzët e tua, gjurmët e tua do t’i pështysh
dhe sejcilin muzg do ta pagëzosh me një pendim që dhëmb
e s’do të kesh më as sy deti as hap të hedhur sorkadheje
të shohësh si t’përqeshin gonxhet dhe të ikësh prej hijes sate.
Ruaju, moj, se vashat më të bukura i vret bukuria e vet.

Azem Shkreli

“E di një fjalë prej guri”, Prishtinë 1969

“Shqipëria, vetmia e një fati”


Shkruan : Sulejman GJANA


 Studiuesi francez Sébastien Vilmot më dërgoi, nëpërmjet mikut tonë të përbashkët z. Skënder Zogu, një kopje të librit të tij: “Albanie, la solitude d’un destin”. Vetëkuptohet se e lexova këtë libër me shumë vëmendje dhe interes.


Edhe pse nuk jam dakord me disa këndvështrime, pikëpamje dhe analiza të autorit (ku duket qartë se bibliografia dhe referencat zyrtare të kohës së diktaturës komuniste e kanë influencuar punimin në disa aspekte) libri në fjalë ofron një përmbledhje të balancuar dhe plot nuanca të historisë dhe ngjarjeve më të rëndësishme në Shqipëri.

Në këtë libër, autori ka përzgjedhur dhe cituar disa filozofë dhe i ka përdorur si referencë analoge me vendin tonë. Për shëmbull, kur trajton zhvillimet e pas ‘90-s, autori citon me plot domethënie sociologun gjerman Ralf Dahrendorf kur shprehej se : “duhen gjashtë muaj për të ndryshuar një regjim politik, gjashtë vjet për të vendosur një sistem të ri ekonomik dhe gjashtëdhjetë vjet për të krijuar një shoqëri civile”.

Në konkluzionin e librit, autori thekson me të drejtë se : “…Shqipëria ofron një ilustrim të përkryer të limiteve të sistemit komunist. Deri në vitet ‘80, ky regjim që ende konsiderohej nga shumë intelektualë europianë si një model pararoje humanizmi, kishte kryer krime të panumërta. Enver Hoxha ka eliminuar një nga një të gjithë iniciatorët e levizjes dhe pastaj ua ktheu shpinën të gjithë aleatëve të vet: jugosllavë, rusë e kinezë. Ai zhduku me një brutalitet të madh çdo lloj opozite dhe më pas e reduktoi popullin e vet në shkallën e urisë fizike dhe sidomos të asaj shpirtërore. Kur ra regjimi, shqiptarët ishin aq të deshpëruar saqë as nuk u shkonte mendja për hakmarrje; asnjë prej pushtetarëve komunistë nuk u gjykua. Ata vazhduan të jetojnë paqësisht në Shqipëri edhe pas rënies së regjimit, kur nuk integruan tinëzisht partitë opozitare”…

Një libër që vlen të lexohet dhe që ua rekomandoj ngrohtësisht të gjithë miqëve të mi frankofonë. Një libër që çel dyer të reja për të parë se si shqiptarët mund ta shohin veten në pasqyrë, por mbi të gjitha çel edhe një temë të rëndësishme për studiuesit shqiptarë : Pse regjimi, edhe pas demaskimit të krimeve të Stalinit, shihej dhe ende konsiderohej nga shumë intelektualë europianë si një model pararoje humanizmi?

Krimet e përdhunshme komuniste në botë, dhe veçanërisht në Shqipëri, duhet të sendërtojnë një memorie kolektive te shqiptarët, pasiqë trauma e tyre ende godet fort në mendjen dhe ndjenjat e shqiptarëve. Pa mundur që ta trajtojmë këtë genocid ashtu si duhet, autori na bën me dije se “do e reduktojmë popullin në shkallën e urisë shpirtërore” dhe do të shtoja, në kundërshti sloganesh: dikur ngarendnim kah internacionalizmi socialist, sot kah globalizmi.

Të ndalemi një çast për të reflektuar, të ndërtojmë një politikë autentike, si shqiptarë krenarë, evropianë të denjë dhe qytetarë të botës.

Ditëlindjet e mija!



Nga:Parashqevi STEFA

Marre nga libri “Kostaq Stefa, Martir i Demokracise” shkruar nga Mesuesja e Popullit Eleni Stefa dhe pjese nga rrefimet e femijeve te saj.
A ka gjë më të dhimbëshme se ajo, që ditën kur ti mbush një vjeç, kur e gjithë familja pret të festojë ditëlindjen tënde të parë, kur ti s’je veçse një foshnjë njëvjeçare, një pafajësi e gjallë dhe ja pikërisht atë ditë, që do të ishte një ditë gëzimi i madh për familjen tënde, vjen lajmi kobzi që atin tënd të shtrenjtë, kryetarin e familjes tënde, e kanë pushkatuar barbarisht, duke qenë i pafajshëm dhe për mëse gjashtëdhjetë vjetë e lanë pa varr dhe pa emër! Që nga ajo ditë, për ty s’do të kishte më ditëlindje, sepse ajo datë në familjen tënde do të thoshte ditëvdekje e atit tënd tejet i pafajshëm.


Kjo më ndodhi mua, Tinës (Parashqevi Kostaq Stefa) fëmijës më të vogël të bashkëshortëve Kostaqi dhe Eleni Stefa. U rrita pa njohur atin tim të shtrenjtë. U rrita pa përkëdheljet e tij, pa thirrur njëherë fjalën e shtrenjtë “baba”. U rrita duke patur në sy portretin e tij të ëmbël prej shenjtori vetëm nga një fotografi e madhe aty, në dhomën e gjumit, ku flinim ne të dyja, unë dhe nëna ime Eleni. Është ajo fotografi e fiksuar ditën e martesës së tyre. Qysh se isha fëmijë, përditë rrija çaste të tëra duke e parë atin tim dhe më dukej se edhe ai vetë ishte aty me mua. bashkëmoshtatarët e mi i kishin etërit e tyre, të cilët i sillnin çdo ditë në kopësht dhe më vonë, në ditln e parë të shkollës ata ishin përsëri pranë fëmijëve të tyre. Kurse unë? Unë kurrë s’do ta njihja atin tim të dashur.
Kur fillova të ndërgjegjësohem dhe të kuptoj se mungesa e atit tim vinte, sepse ishte shpallur “armik” dhe ishte pushkatuar barbarisht nga diktatura komuniste shqiptare si “armik i popullit”, atëhere qendroja më shpesh para portretit të tij dhe e përlotur pyesja: “Pse të vranë o baba?!”
Ai, me vështrimin e tij tejet të ëmbël sikur më thoshte: “Dije mirë moj bijë, kam qenë dhe mbetem i pafajshëm!”
Për pafajësinë e tij isha e bindur nga fjalët e nënës sime, por atë m’a përforconin edhe më shumë njerëz të ndryshëm, bashkëqytetarët tanë beratas.
Kanë kaluar shumë vjetë dhe ata njerëz kurrë s’i harrojmë; ndonëse nën zë, ata sikur ma lehtësonin atë brengë kur më thoshin: “Vajza e Kostaqit je ti? Ah i shkreti Kostaq… iku kot…” Dhe unë fëmija, shkoja në shtëpi, hyja në dhomën e gjumit, i afrohesha fotografisë, ku im atë qendronte si një dhëndër i bukur, e puthja në buzë nga malli që s’e njoha kurrë dhe nga dashuria.
Ditëlindjet e mija! E mjera unë, që s’u gëzova dot si duhej!
Ku ikët ju, ditëlindjet e mija nëpër vite?! Ju ikët pa u festuar. Për vite e vite të tëra në datën e lindjes sime çdo 3 Mars, unë dhe e gjithë familja ime do ta “festonim” me dhimbje dhe lot, datëvrasjen e atit tonë të shtrenjtë, që e kishin lënë pa varr dhe pa emër.
Në vitin 1993 atij iu gjetën eshtrat dhe sot varri i tij është në mes dëshmorëve, ku emri i tij ndrit mes Martirëve të tjerë të Demokracisë, ku çdo ditëlindje time unë kam ku të shkoj të vendos buqetën me lule të freskëta të vesuara nga lotët e vajzës së tij, që s’pati fatin ta njohë kurrë.
Ndonëse unë nuk e njoha kurrë atin tim të shtrenjtë Ai jeton me mua dhe unë jam krenare, që jam bija e Kostaq Stefës, Martirit të Demokracisë…!

Kostaq Stefa – kur bukuria shndërrohet në provë materiale të krimit


Nga Shpend Sollaku Noé

Në shtetin e shëmtuar që vriste atdheun e bukur. 

Të metamorfozës së medaljeve të ringjallura si pranga, të zinxhirëve e drynave me çelësa të hedhura në lumë. Të damkosjes së trurit me vula inkandeshente.

 Të rrënqethjes së barit. Të llurbës që dërgoi nën trikëmbësh auditorin. 
Featured Image
Të plumbit pas veshit që përdrodhi besën. Të ligjit të pjellë prej urrejtjes që vuri nën thembër të brishtën e mbetur pa mbrojtje. Të thikës pas shpine që theri përqafimin.

Kostaqi i bukur

Këto rreshta janë diçka nga historia e një bojskauti të inteligjencës së re shqiptare, të flijuar në altarin e tiranisë. Shiheni me vëmendje këtë zotëri të vitit 1927: është Kostaq Stefa.

 Vetëm 22 vjeçar – tashmë qysh prej një viti pedagog në Shkollën Teknike të Harry Fultz-it, në Tiranë, pasi kish mbaruar në të njëjtën shkollë aq mirë sa të emërohej po aty.
Rezultate imazhesh për KOSTAQ STEFA
 Një beratas modern, i bukur në mendje, i bukur në moral. 

Zotësia dhe pastërtia e shpirtit do ta shpinin po atë vit, në fatlumin 1927 të zgjidhej kryetar i organizatës së parë shqiptare të bojskautasve. Formimi fizik, moral e shpirtëror i rinisë së gjithandejme ishte qëllimi i këtij organizmi botëror. 
Këndvështrim i mbetur modern edhe sot për ata që kanë lindur të bëhen prijësa. Sepse beratasi i bukur Kostaq Stefa i kishte të gjitha premisat për të qenë një prijës.

Si të gjithë ata që kanë ardhur në këtë botë që të bëjnë mirë, ai djalosh beratas iu kushtua edhe Kryqit të Kuq.

Si pothuaj të gjithë djemtë modernë, ishte edhe sportiv i zellshëm, në tenisin prej tij të preferuar.

Kostaqi kish qenë edhe me fat, sepse kish lindur në një familje që asnjëherë nuk i ishte shmangur detyrës ndaj atdheut. 

Tradita familjare i nguste patriotizmin pa kushte. Që do të ishte edhe një tjetër nga bukuritë e këtij djali të përzgjedhur qysh prej lindjes për t’u bërë i shquar.

Që ajo bukuri të ishte e plotë mungonte diçka që rasti e solli krejt natyrshëm: Leni.

Eleni e bukur

Bijë e Jançeve, bukuri tipike e viteve ‘30. Po të kish lindur gjëkundi tjetër, mund të ishte bërë aktore e dëgjuar. Elegante, me vështrim depërtues, e veshur sipas modës së fundit, nuk kish sesi t’i shpëtonte një tjetër syri të mençur, atij të Kostaqit. 

S’pati nevojë për shkuesi. Ai e ftoi në shtëpi sapo e pa me motrën e tij, Elpiniqin. Nuk qe e domosdoshme t’i deklaronte shuarjen e yjeve nëse ajo nuk do të pranonte: mesazh i shpirtit u bënë ca biskota në formë zemre. Që bojskauti ynë sapo i kish sjellë prej Londre. 

Ishte bërë një djalosh i bukur, do ta pëshkruante më vonë Kostaqin ajo. Kish flokë të dredhura e të ndara në mes, hundën e drejtë, faqet në të cilat gjendej gjithmonë një tis i kuq; buzët të plota…Sjelljet prej zotërie të trashëguara.

Ajo ishte ende nxënëse e Normales së Korçës në vitin më të bukur të bojskautit mangalemas, në të papërsëritshmin për ta: 1927. 
Syrit të saj të mençur e të mprehtë nuk do t’i shpëtonte ai ngazëllim i brendshëm i djaloshit ndërsa i ofronte herë pas here kutinë e biskotave londineze.

 Një zemër këtu, një zemër atje, përcjellja dhe propozimi i lumtur për një jetë të përbashkët që u bë edhe alfa e krijesave që sollën në jetë.

Familja e bukur – shtylla kurrizore e atdheut të ardhshëm

Alfredoja, Vangjushi, Elda, Vitorja dhe Parashqevia – camërdhokja që sapo kish mbushur një vjeç.

 Këta pesë fëmijë, të gjithë si yje, i krijoi çifti i bukur Taçi e Leni. Për ta ngritja e familjes qe një art i vërtetë. Atdheu kishte nevojë të rritej. Si mund të zhvillohej më tej nëmos nëpërmjet fëmijëve të bukur?


Çfarë duhej t’u kish kërkuar më shumë shteti shqiptar shtetasve të tij?

 Eleni e Kostaqi i kishin plotësuar e tejkaluar të gjitha detyrimet ndaj Shqipërisë: ishin inteligjentë, kishin studjuar në shkollat më të mira shqiptare dhe të Evropës, kishin lozur pa hezitim rolin e tyre kur atdheu kish qenë në nevojë, e shihnin orientimin e vendit të tyre drejt Perëndimit si diçka të natyrshme, të lindur me ADN e shqiptarit.

Një skenar i një filmi të mohuar, i zhvilluar kokëposhtë

Ia kish kërkuar atdheu edhe atë sakrificë të lartë: shoqërimin drejt shpëtimit të tridhjetë amerikanëve të rënë andej nga Belshi. Mjekë, infermiere, ekuipazh i avionit. Ishim miq me amerikanët, ishim aleatë.

 Kishin qenë korrierët partizanë ata që i kishin përcjellë nëpër dhiare deri në Berat, për të mos rënë në dorën e gjermanit. Shtabi partizan i Beratit ia kërkoi Kostaqit atë detyrim. 

Boyskauti ynë e quajti nder. Dy prej infermiereve ushtarake amerikane u strehuan tek Stefët. Për t’u nisur sa më parë drejt shpëtimit. Rrugëtim i pashkelur ndonjëherë as prej Kostaqit.

Në librin “Ikja nga Shqipëria” të Anjes Mangeriçit, përshkruhet me besnikëri të fakteve sesi nën drejtimin e atij profesori mangalemas, u përshkrua itenerari pothuaj i pamundshëm: Berat – Dobrushë – Vërzhezhë – Leshnije – Zhulat – Progonat – Dhoskat – Gjirokastër – Tërbaç – Dukat. 

Ndarja pranë bregdetit. Kthimi i vetëm i Kostaqit për në Berat meriton një vepër letrare më vete. Por ai nuk e kish mendjen tek lavdia, por tek Leni e fëmijët. 

Dhe as që i shkonte ndërmend që sapo kishte përcjellë armiqtë e ardhshëm.

Ajo që duhet të ish bërë pika e tyre e forcës e familjes së Bukur Stefa, sipas logjikës së mbrapshtë të tiranisë u kthye në sferën e tyre të Sifizit.

Flamujt që nuk u shpalosën më

Ishin tre në mbledhjen e Beratit, atë të stërtrumbetuarën e tetorit të 1944-ës.

 Në rrjedhën e zhvillimeve të mëvonshme dy prej atyre flamurëve – Union Flag dhe Stars and Stripe – do t’i merrnin vorbujt, do të mbetej vetëm ai i mesit, me drapër e çekan. Askush brenda kufirit të shtetit nën yllin që kullonte gjak nuk duhej më të shihte miqësinë dhe krenarinë në valëvitjen e tyre.

Ajo që së pari përflitej, fatkeqësisht ndodhi.

Në mbëmjen e 8 shtatorit të 1947-ës, në portën e Stefajve dikush troket me këmbë. Në emër të popullit. Të popullit të kujt, kërkon të kuptojë gjuhën e terrorit Kostaq Stefa. Të popullit të tyre, sigurisht, jo të popullit tim. Janë tre. Ushtarakë. 

I shquari djalë mangalemas nuk kish dashur t’i besonte si të vërteta lajmet e marra në Tiranë sipas të cilave amerikanët, britanikët dhe gjithkush që kishin punuar me ta, sipas gjykimit sllav të cilit atdheu i shqipeve po i nënshtrohej, tashmë ishin të gjithë armiq.

Ku ishte vendosur arrestimi i tij, në Moskë apo Beograd?

Profesor Stefa detyrohet t’i kthejë shpinën shtëpisë. Leni e tij dhe të katër fëmijët më të rritur – Tina ishte vetë disa muajshe – do të mbajnë përgjithmonë në paradhomat e kujtesës atë kurriz atësor që e përpiu errësira.

Pjelladreqët e territ dhe akuzat e sajuara

As që i kishin kaluar ndërmend Eleni Jançe Stefës se të gjitha ato veçori të mrekullueshme të Taçit të saj do të konsideroheshin krime. Krim sepse fliste e shkruante shkëlqyer anglishten? Krim sepse shpëtoi mjekë e infermierë nga asgjësimi i sigurtë prej nazistëve? 

Krim sepse kish mbaruar Tekniken e Herri Fullcit? Krim sepse kish qenë 22 vjeçar pedagog? Krim sepse kish studjuar në Firence? 

Krim sepse kish qenë profesor edhe në Qytetësen e Beratit? Krim sepse kish ndërtuar një familje sipas traditës patriotike të prejardhësve? 

Krim sepse ishte i pastër si pika e vesës në Tomor?

Sa herë do t’ia kish përsëritur vetes këto pyetje kur u sekuestruan pasurinë dhe nuk u lanë asnjë kuvertë, kur i përzunë edhe nga streha e tyre – kështjellë e shumëbrezave Stefa – , për ta përplasur me 5 fëmijë në furrën e pjekjes poshtë shtëpisë; kur pa në dorën e policit sahatin e Taçit prej 500 napolonësh flori as edhe të regjistruar në letrën e konfiskimit; kur do ta pushonin nga mësuesia; kur të pesë engjëjt e saj dhe ajo vetë do të mbeteshin në dorën e miqve e farefisit.

E mendoj shpesh atë zonjë të çmuar Eleni Stefa, sa herë që më kujtohet nëna ime. 

Ne ishim gjashtë fëmijë kur na e dënuan babanë. Dhe na u bënë shpëtimtarë dajat krutanë, i miri kushëri Gani Duro në Berat, por edhe miqtë e shumtë. 

Nuk mund të harroj sidomos një Vit të Ri, kur shoqërova mamanë nga Lushnja, në muzg, nëpër shi, bubullima e llucë, deri në Plug, tek një mikeshë e saj të internuar atje – Nebaet Kollçinaku – për të kërkuar borxh, pasi nuk kish mbetur asnjë lek edhe për të blerë ca portokalle! Për të tjerat as që bëhej fjalë. Sido që ndodhi, babi ynë të paktën doli i gjallë prej minierës së kromit. Të pesë fëmijët e Kostaqit nuk do ta shihnin më të jatin.

Nuk qenë lëmosha ato që njerëzit e mirë u ofruan Elenit e të bijve, por mbijetesa me kokën lart. Mbijetesë që nuk ndoti aspak veçoritë e vyera familjare të Stefëve deri në 18 janarin e vitit 1993.
Ish gjendur gropa ku kishin hedhur Kostaqin dhe tre beratasit e tjere. Elenit i erdhi ora të ballafaqohej me të hamendurën. Sidoqoftë, mendoi se mund të konsiderohej “me fat”.

 Burbuqe Haxhiademi nuk arriti ta mbushte me substancë mermerin e Ethemit të saj. Aldo Renato Terrusi e kërkon akoma dëshpërimisht të jatin e groposur në burgun e Burrelit e sa të tjerë. E sa të tjerë… që bredhin nëpër eter pa asnjë banesë të fundit.
Në shtetin e shëmtuar që vriste atdheun e bukur. 

Të metamorfozës së medaljeve të ringjallura si pranga, të zinxhirëve e drynave me çelësa të hedhura në lumë. Të damkosjes së trurit me vula inkandeshente. 

Të rrënqethjes së barit. Të llurbës që dërgoi nën trikëmbësh auditorin. Të plumbit pas veshit që përdrodhi besën. 

Të ligjit të pjellë prej urrejtjes që vuri nën thembër të brishtën e mbetur pa mbrojtje. Të thikës pas shpine që theri përqafimin.
Rëndësia e gjetjes së eshtrave të Taçit të saj të hijshëm, sidoqoftë, e kish përfshirë të gjithën. Ajo e mendoi gjatë atë çast të pushkatimit, atje, buzë përroit në Uznovë, në vitin e murgët 1948. 

Me të qeshurën e plasaritur përjetë, me lotin e shkretuar. Ajo, Eleni kokonë, i dëgjoi përsëri e përsëri ato krisma. 

U ngjeth. Në buzë të gropës së përbashkët. Mbylli sytë. Në vesh përceptonte qartë psherëtimën e Kostaqit të bukur: “Ah, Leni im, më pushkatuan, o shpirt, më 3 mars, pas mesnatës. Qemë katër ne të mbyturit në gjakun tonë. 

I kisha njohur. Ishte Tajfur Haznedari, nëpunësi i bashkisë, ishte edhe avokati Hamit Myftiu, ishte edhe Babai i Teqesë Bedri Cakranji. Nuk po ta rrëfej sesi ramë pranë njeri-tjetrit. U përpoqëm të ishim bashkë, që të katër. 

Nuk u përqafuam dot. Njërin krah ma kishin thyer. Duart i kishim të lidhura me zinxhirë. Zinxhirët të mbyllyr me dryn. Të mbyllur edhe përtej vdekjes. Me çelësin të hedhur larg, drejt trojeve ku flitej sllavisht.

 Ky dryn që shihni tani në mes të eshtrave të parakrahëve të mi. Sa më kanë dhembur ato eshtra! Dhe bënte ftohtë, shumë ftohtë pasi na mbuluan me baltë. Ndieja të dridhura vazhdimisht… Deri sa u ngjita atje lart, përmbi Taben e Kalasë.

 Ju shihja si në pëllëmbën e dorës. Ju kam ndjekur çdo çast, por nuk zbrisja dot deri tek ju. Kishte shumë egërsira nëpër rrugë, qenër që pëllisnin, dosa që lehnin. 

Më piku malli për ty, Leni im e shtrenjtë. U dogja shkrumb për fëmijët tanë. Si ia bënin pa përkëdheljet e mia Fredoja, Elda, Toti dhe Tina? Vangjo a ia arriti të mësohej pa mua? 

Qemë shumë të lidhur”. “Ah, Taçi im, asnjëhere nuk u mësua Vangjo me humbjen tënde, as të tjerët. Qe ai, bashkë me Fredon që t’u gjendën të parët kur të zbuluan nga nënbalta”.

Qiell që rrotullohet rreth syve të Elenit të bukur; tokë që trandet që prej përbarqeve. Meteorë që rrëshkasin e përthyhen sikur të ishin bij vetëtimash. 

Qiell i rrafshët që përkulet mbi baltë. “Po të shpjemë në një vend me dritë, Taçi. Nuk ke për të pasur më ftohtë”.

2019-06-08

NJOFTIM NGA LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS

Fotografia e Lidhjae Shkrimtarëve e Kosovës

Aktivitetet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të poezisë "Drini poetik" do të zhvillohen sipas programit - me këtë ndryshim: "Ora e Lidhjes" mbahet në Sheshin e Lidhjes Shqiptare në Prizren në orën 14:00.

Fotografia e Lidhjae Shkrimtarëve e Kosovës


Autobusi nga Prishtina me anëtarë të LSHK-së niset në orën 11, kurse dreka në orën 12:00 në restorantin "Jeta" në Vërmicë. 

Në orën 18:00 është ora letare "Valët e Drinit" në Kukës, ku shpallen edhe fituesit e çmimeve letrare të "Drinit poetik".

Mysafirët vendosen më 09.06.2019 në hotelin "Grand" të Prishtinës.

FNP "Drini poetik" më 09.06.2019 nis punimet në Prishtinë, vazhdon më 10.06.2019 në Prizren e Kukës. 

Në Prishtinë, pos sesionit letrar, përurimit të librave dhe "Lirës magjike", shpallen edhe emrat e anëtarëve të rinj të pranuar në LSHK.

Festivali mbahet në patronazhin e ministrit të MKRS të Kosovës, z. Kujtim Gashi.

2019-06-07

“LISI I TAMLIT” NJE LIBER I VEÇANTE KUSHTUAR MALESORES SE MALESISE MADHE

Fotografia e Flori Bruqi


…kesaj radhe nga Zef Pergega



Ne muajin prill 2019 doli nga shtypi dhe u vu ne qarkullim libri i Zef Pergegges “Lsi i Tamlit” kushtuar heroizmit dhe fisnikerise se lokeve malesore te Malesise Madhe ne disa periudha historike. Autroi me nje shtjellim brilant, me fakte e metafora, me krahasime dhe ngjyrime emocionale te fjales i ka pershkruar disa nga figurat me te spikatura te Malesie, te cilat gati sa burrat e kaluar atyre u dalluan ne jeten e veshtire te maleve, jo vetem si model i trashegimise se traditave, por edhe ne pejesmarrje ne ngjarje historike te malesoreve, po te kemi prasyshe se sani i tyre kishte mberritur edhe ne Amerike per shkak te kontributit te tyre ne lufte per clirimin e vendit nga pushtimo osman
Nё traditёn shqiptare, por sidomos nё atё veriore katolike femra ёshtё quajtur Lisi i Tamlit nё familje dhe me tej. Ajo qё e ka manifestuar mrekullisht deri nё ditёt e sotme ёshtё malёsorja e Malёsisё Madhe, madje edhe nё mёrgim nё botёn e lirё e veçanёrisht ndёr malёsorёt nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs. Lashtёsia e tipareve mendore dhe trupore tё rracёs shqiptare gjёnden sot nё portretin e hyjnueshem tё malёsores, qё lind sokola edhe jashtё shtetit tek nёnat dhe burrat arbёresh nё Italinё e jugut, nё ato troje kur nё kohёn e Ilirikut disa teritore u pёrkisnin atyre, ku mё shumё se 500 vjet e ruajten gjuhёn, kuturёn, flamurin, mallin, veshjet tradiconale shqiptare dhe kujtimin pёr Shqipёrinё dhe tё heronjёve tё saj! Malёsoret e Malёsisё Madhe dhe arbёreshёt e Italisё janё sot i vetmi shenj i bekuar i rracёs tonё pellazgjike me xhubletё, deri nё preher tё historisё! Nder te tjera ne nje paragrafet e librit lexojme:

Malёsia nё pamje tё parё tё duket si njё perandori, qё lashtёsia e ka mbёshtjellё me qindra shalle tё bardhё. A nuk i mbёshtollёn kёshtu plagёt e Jezuzit nё kryq?! Kur i prek pemet e saj origjinale, tё cilat e kanё qendisur supin legjendar te heroizmit, yjet vetёm sa heqin vallen e mikpritjes. Aty mikpritja pёr udhёtarin e largёt ёshtё si flaka pёrmbi prushin e lisit, qё me mijra imazhe ledhatojnё gurin e kullёs dhe çuditesh si ato e bёjnё gurin tё flasё pas njё heshtje tё gjatё. Gёzimi nё kullёn e tij ёshtё i papёrshkrueshёm. Piktorёt e lashtё i mbushnin tabllotё e tyre pёr çmimin e madh qё sot fle me themelet e olimpit tё kёsaj perandorie tё races tonё tё pastёr…

Kam shkruar pёr Malёsinё dhe sa mё shumё bёhen nё numёr aq mё shumё ndjej boshllek nё thellёsinё e dijeve. Ata vetёm çelin edhe nё dimёr nё mёnyrё tё papritur.

 Me petale tё urojnё mirёseardhjen. Dhe kur duan tё shfaqin respektin dhe kur duan tё tё ndihmojnё nё nismen tёnde, ato e çelin shtegun me jehonёn. 

Duhet tё ecesh qё tё arrish aty, nё kёmbёt e statujёs sё priceshёs Malёsi. 

Kopёshtin e madh tё Lisit nё Tamlit nё Malёsi ende nuk e ka pёrshkruar njeri.

 Ata qё jetojnё atje u duhet te bёjnё rolin e kopshtarit dhe tё kujdesen si vreshtarё tё mirё pёr pjergullat e perandorisё qё mushti tё jetё i ёmbёl pёr mikun. 

Tё huajt dhe miqtё e largёt nuk e kanё patur kohёn dhe as mundёsinё tё jenё banorё tё thesareve qё ka nёntoka e Malёsisё.


Botuesi,Spiro Dede dhe redaktori Marash Mirashi


Njerёzit, larg ia çuan zanin kёsaj treve qё tё duket sё u lind e mbijetoi nga shkrepje rrufeje e Zeusit perёndi.

 Kush e prek apo kush ka provuar t’a prekё, kёmbёt i ndeshin nё zjarrin e kёsaj rrufeje qё rri ndezur nё unurin e eshkёn e diellit. Edhe Amerika ka kureshtje pёr kёtё qiell e pёr kёtё dhe!

Libri eshte shume i pasur me kronika historike dhe jetesore si dhe me fotografi me ngjyra dhe bardh e zi.

 Mendojme se eshte nje vazhdim i librit “Malesoret” edhe si kontribut i vyer i ketij autori per treven e Malesise mbasi ai ne kolanen e librave e ka trajtuar me se shumti Malesine e Madhe.

 Zef Pergega eshte mirditori i dyte qe ka shkruar aq shume libra per Malsine me nje dashuri dhe respekt per kete treve dhe njerezit e saj.

Interesant nje nga vargjet poetike te Pergegs qe i drejtohet malesores:

Ejani ju nana malёsore

E mblidhuni nё votrёn tuaj

Qё tё mos na kёndojё

Qyqja pa emёr vorr nё vorr

Nё Dhe tё huaj

Ejani tё madhёrushme si hije tё bekueme

Se keni qenё e jeni tё lume!

Një këshillë për Sandër Lleshin!

Rezultate imazhesh për enver bytyqi
Nga  Prof.Dr.Enver Bytyci

I dashur Sander,

Une dhe ti njihemi. Jemi takuar ne rrethana te tjera dhe na kane bashkuar miq te perbashket. 

Me beso se nuk te paragjykoj, edhe per faktin se njihemi!

 Ndaj dhe kam nje keshille te sinqerte per ty, mik i dashur.

Qeverite vijne dhe ikin, shteti mbetet! 

Shqiperia mbetet!

 Nderi mbetet! 

Lere shefin tend ne fatin e vet dhe mbroje shtetin, nderin dhe Shqiperine!

Rezultate imazhesh për sander lleshi

E di se ne maloket kemi nje ves te keq e te mire njekohesisht: – Jemi me tepri mirenjohes!

 Dhe eshte mire qe jemi mirenjohes, por mos u komplekso nga “ndera” qe kryeministri te beri, duke ju derguar madje me force ne krye te ministrise se Brendshme!

 Nuk e ka bere per ty! 

E ka bere per te shfrytezuar dobesine tende te “besnikut” ne “mirenjohje”!

Mbaje kontraten, i dashur mik, me qytetaret e Shqiperise dhe jo me nje kryeminister tiran te shqiptareve!

Nese do ma marresh parasysh kete keshille, te siguroj se do te jesh i suksesshem dhe do dalesh me faqe te bardhe nga kjo beteje, e cila do te perfundoje me ikjen e shefit tend, kryeminister! 

Sigurisht do ikesh dhe ti bashke me shefin. 

Por se paku, nese ndryshon sjellje, do ndjehesh i lire te dalesh shetitje rrugeve te Tiranes. 

Ndryshe as Tiranen nuk do ta shijosh!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...